You are on page 1of 1

Femijet me aftesi te kufizuar

Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë të njëjtat të drejta si të gjithë


fëmijët. Duke pasur të njëjtat mundësi për të lulëzuar si çdo fëmijë
tjetër, ata kanë potencialin për të bërë jetë të përmbushur,
dinjitoze dhe për të kontribuar në vitalitetin social, kulturor dhe
ekonomik të komuniteteve të tyre. Megjithatë, të mbijetosh dhe të
lulëzosh mund të jetë veçanërisht e vështirë për fëmijët me aftësi
të kufizuara.

Pavarësisht nga shumë hapa pozitivë të ndërmarrë nga qeveria deri


më sot, UNICEF-i mbron që sfidat kryesore me të cilat përballen
fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre duhet të
adresohen

duke përfshirë:

-Akses i pamjaftueshëm në programet e identifikimit dhe


ndërhyrjes së hershme, shërbimet mbështetëse në komunitet,
kujdesin shëndetësor dhe arsimin vërtet gjithëpërfshirës.

-Diskriminimi i rrënjosur social dhe stigma, të cilat janë veçanërisht


të rënda për fëmijët me aftësi të kufizuara që janë gjithashtu nga
grupe të tjera të margjinalizuara, si refugjatët apo komuniteti rom.

-Një rrezik i lartë i rrëshqitjes së familjeve në varfëri pasi


përballojnë kostot e larta të kujdesit.

-Harmonizimi i pamjaftueshëm i legjislacionit me traktatet


ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, përfshirë Konventën për të
Drejtat e Fëmijëve dhe Konventën për të Drejtat e Personave me
Aftësi të Kufizuara, si dhe zbatimi i dobët i politikave përkatëse.

-Të dhëna jo të besueshme për fëmijët me aftësi të kufizuara.

-Mungesa e mbrojtjes për fëmijët me aftësi të kufizuara nga


rreziku i shtuar me të cilin përballen dhuna dhe abuzimi.

You might also like