You are on page 1of 1

Search

Bashkesite

Uploaded by qazed444

 100% (8) · 5K views · 20 pages


AI-enhanced title

Document Information 
. Bashkesite

OriginalDownload
Title now 
. Bashkesite

Copyright
© Attribution Non-Commercial (BY-NC)

Available Formats
PDF, TXT or read online from Scribd

Share this document


Facebook

Twitter

Bashkësitë

Email
1. Bashkësitë. Kuptimet elementare
Bashkësia është kuptim elementar në matematikë. Tek kuptimi i
Did you bashkësisë,
find this është
document useful?
me rëndësi të dijmë elementet (anëtarët) që përmban
ajo. Bashkësitë do t’i shënojmë me shkronjat A, B, C, D,... Elementet e
bashkësive do t’i shënojmë me shkronjat a, b, c, d ,... Nëse elementi a i
takon bashkësisë A, simbolikisht shënohet a ∈ A (lexohet: a element i A –
së). Nëse elementi a nuk i takon bashkësisë A, simbolikisht shënohet
a ∉ A (lexohet: a nuk është element i A – së).

Zakonisht bashkësitë i përshkruajmë me njërën nga mënyrat vijuese:


1) Duke përshkruar elementet, p.sh. bashkësia {a, b, c, d } përbëhet nga
Is this content
elementetinappropriate?
a, b, c, d. Report this Document
2) Duke përshkruar vetitë e elementeve me anë të ndonjë shprehje
p ( x ). P.sh. nëse dëshirojmë të paraqesim bashkësinë e numrave
njëshifror natyrorë kemi A = {x |1 ≤ x < 10, x ∈ }.
Bashkësia të cilës i takojnë të gjitha elementet, përfshirë edhe vetveten
quhet bashkësi universale. Simbolikisht shënohet ∪ .

AD Download to read ad-free.

2 Bashkësitë

Bashkësia që nuk ka asnjë element quhet bashkësi boshe. Simbolikisht


shënohet me ∅.
Disa nga bashkësitë numerike:
 = {1,2,3,4,5,...} - bashkësia e numrave natyrorë
 = {... − 2, −1, 0,1, 2,...} - bashkësia e numrave të plotë
⎧m ⎫
=⎨ | m, n ∈ , n ≠ 0 ⎬ - bashkësia e numrave racionalë
⎩n ⎭
I = {x | x nuk mund të shkruhet si thyesë}- bashkësia e numrave
iracionalë
 =  ∪ I - bashkësia e numrave realë

Shembulli 1. Të paraqiten elementet e bashkësive


A = {x | x ∈ , 3 < x < 12} , B = {x | x ∈ , x – çift, x < 15},

C = {x | x ∈ , x + 4 = 3}.

Zgjidhja. Është e qartë se A = {4,5,6,7,8,9,10,11}. B = {2,4,6,8,10,12,14}.


Meqë zgjidhja e barazimit x + 4 = 3 është x = −1∉  përfundojmë se
bashkësia C nuk përmban asnjë element. D.m.th. C = ∅.

Shembulli 2. Janë dhënë bashkësitë


X = {4,2} , Y = {x | x 2 − 6 x + 8 = 0} , Z = {x | x ∈ , x–çift, 1 < x < 5}.
Cila prej tyre është e barabartë me B = {2,4}?

Zgjidhja. Për të caktuar elementet e bashkësisë Y zgjidhim barazimin


kuadratik x 2 − 6 x + 8 = 0 . Pas zgjidhjes merret x1 = 2, x2 = 4. Pra Y = {2,4}.
Është e qartë se Z = {2,4}.
Pra, që të tri bashkësitë X ,Y , Z janë të barabarta me bashkësinë {2,4}.

Shembulli 3. Janë dhënë bashkësitë


X = {x | x 2 = 9 dhe 2x = 4} , Y = {x | x ≠ x} , Z = {x | x ∈ , x + 8 = 8}.
Cila prej tyre është boshe?

©Armend Shabani

AD Download to read ad-free.

Ad served by
Ad options

Send feedback

Why this ad?

MATEMATIKA DISKRETE 3

Zgjidhja. Lexuesi le të arsyetojë se bashkësitë X dhe Y janë boshe.

Përkufizimi 1. (NËNBASHKËSIA). Bashkësia A është nënbashkësi e


bashkësisë B, nëse çdo element i bashkësisë A njëkohësisht i takon edhe
bashkësisë B. Simbolikisht shënojmë A ⊆ B. Pra,
A ⊆ B ⇔ x ∈ A ⇒ x ∈ B.

Nëse A nuk është nënbashkësi e bashkësisë


B simbolikisht shënojmë A ⊆ B.
B

P.sh. nëse
A = {1, 2,3}, B = {1, 2,3, 4,5}, C = {2,3, 4,5} x
atëherë A ⊆ B, A ⊆ C.
Në Figurën 1, me anë të diagramit të Venit A
janë paraqitur bashkësitë A, B ku A ⊆ B.
Është e qartë se për çdo bashkësi A vlejnë: Figura 1.
A⊆ A dhe ∅ ⊆ A.
Le të sqarojmë pohimin:
∅ ⊆ A për çdo bashkësi A ,
që nëse e shprehim me fjalë do të thotë:
“Çdo element i bashkësisë ∅ i takon bashkësisë A ”.
Është e qartë se një bashkësi, le të themi X nuk është nënbashkësi e një
bashkësie tjetër Y , nëse në bashkësinë X gjendet një element që nuk
gjendet në bashkësinë Y .
Për shembull, bashkësia {1,3,5,7} nuk është nënbashkësi e bashkësisë
{1,2,3,4,5,6} , sepse 7 është në bashkësinë e parë por nuk është në
bashkësinë e dytë.
Kështu pohimi ∅ ⊆ A do të ishte i pasaktë nëse e gjejmë një element në
bashkësinë ∅ i cili nuk është në bashkësinë A. Por, një element të tillë
nuk mund ta gjejmë sepse bashkësia ∅ nuk ka asnjë element.
Konkludojmë se vlen ∅ ⊆ A , për çdo bashkësi A.

AD Download to read ad-free.

4 Bashkësitë

Përkufizimi 2. (BARAZIA E BASHKËSIVE). Nëse A ⊆ B dhe B ⊆ A,


atëherë themi se bashkësitë janë të barabarta. Simbolikisht shënojmë
A = B.

Pra, bashkësitë A, B përmbajnë të njëjtat elemente.

Përkufizimi 3. (NËNBASHKËSIA E MIRËFILLTË). Nëse A ⊆ B dhe


A ≠ B atëherë themi se A është nënbashkësi e mirëfilltë e bashkësisë B.
Simbolikisht shënojmë A ⊂ B.

Shembulli 4. Janë dhënë bashkësitë


A = {x | x ∈ , x > 1}, B = { y | y ∈ , y plotpjesëtohet me 2} ,
C = {z | z është numër çift më i madh se 10}.
Cila prej tyre është nënbashkësi e bashkësisë W = {2,4,6,...}?
A është ndonjëra nënbashkësi e mirëfilltë e bashkësisë W ?

Zgjidhja. Vërejmë se:


A = {2,3,4,5,...}, B = {2,4,6,8,...}, C = {12,14,16,18,...}.

Tani është e qartë se bashkësitë B, C janë nënbashkësi të bashkësisë W .


Bashkësia C është nënbashkësi e mirëfilltë e bashkësisë W . Mund të
shkruajmë B ⊆ W , C ⊂ W .

2. Veprimet me bashkësi
Përkufizimi 4. (PRERJA- ∩ ) Prerja e bashkësive A, B është bashkësia e
elementeve të përbashkëta të tyre. Pra,
A ∩ B = {x | x ∈ A dhe x ∈ B}.

Në Figurën 2 është paraqitur diagrami i Venit për prerjen e bashkësive


A, B .

©Armend Shabani

AD Download to read ad-free.

MATEMATIKA DISKRETE 5

A
B

A∩ B

Figura 2.

Kështu nëse A = {4,5,6,7,8,9,10,11}, B = {2, 4,6,8,10,12,14}, atëherë


A ∩ B = {4,6,8,10}.
Në përgjithësi, prerja e ndonjë familje të bashkësive, është bashkësia e
elementeve që i takojnë secilës prej bashkësive të asaj familje. Pra
∩ A = { x | x ∈ A , për çdo i ∈ I } .
i i
i∈I

Përkufizimi 4. (UNIONI- ∪ ) Unioni i bashkësive A, B është bashkësia e


elementeve që i takojnë së paku njërës prej bashkësive të dhëna. Pra,
A ∪ B = {x | x ∈ A ose x ∈ B}.

Në Figurën 3 është paraqitur diagrami i Venit për unionin e bashkësive


A, B .

A
B

A∪ B

Figura 3.

Kështu nëse A = {4,5,6,7,8,9,10,11}, B = {2, 4,6,8,10,12,14}, atëherë


A ∪ B = {2,4,5,6,7,8,9,10,11,12,14}.

AD Download to read ad-free.

6 Bashkësitë

Në përgjithësi, unioni i ndonjë familje të bashkësive, është bashkësia e


elementeve që i takojnë së paku njërës prej bashkësive të asaj familje.
Pra
∪ A = { x | x ∈ A , për ndonjë i ∈ I }
i i
i∈I

ose
∪ A = { x | ekziston i ∈ I , x ∈ A } .
i i
i∈I

Shënimi 1. Bashkësia I paraqet bashkësi indeksash.

Shembulli 5. Nëse
A1 = {1,2,3,4,5}, A2 = {2,3,4,5,6}, A3 = {3,4,5,6,7}, A4 = {4,5,6,7,8},

A5 = {5,6,7,8,9}
atëherë
5

∩ A = A ∩ A ∩ A ∩ A ∩ A = {5}.
i 1 2 3 4 5
i =1

∪ A = A ∪ A ∪ A ∪ A ∪ A = {1, 2,...,8}.
i 1 2 3 4 5
i =1

Bashkësitë A, B quhen disjunkte nëse A ∩ B = ∅.

P.sh. nëse A = {x ∈ N | x − numër çift}, B = {x ∈ N | x − numër tek}, atëherë


A ∩ B = ∅.

Në rastin e përgjithshëm, bashkësitë Ai , i ∈ I janë disjunkte nëse

∩ A = ∅. i
i∈I

Bashkësitë në një familje bashkësish themi se janë në dyshe disjunkte


(ose reciprokisht disjunkte) nëse çdo dyshe e bashkësive në atë familje
është disjunkte.

Shembulli 6. Le të jenë dhënë bashkësitë


A1 = {1,2,3,4,...}

A2 = {2,3,4,5,...}

©Armend Shabani

AD Download to read ad-free.

MATEMATIKA DISKRETE 7

A3 = {3,4,5,6,...}

An = {n, n + 1, n + 2,...}

Atëherë, qartë se
∩ A = ∅. i
i∈

∪ A = . i
i∈

Nga shembulli i mësipërm kuptojmë se edhe pse bashkësitë Ai , i ∈  janë


disjunkte ato nuk janë disjunkte në dyshe.
P.sh. A1 ∩ A2 = {2,3,4,...} .
Përmes shembullit vijues do të shohim se nëse bashkësitë janë në dyshe
disjunkte ateherë ato janë disjunkte.

Shembulli 7. Le të jenë dhënë bashkësitë.


A1 = {x ∈ N | x = 4 k , k ∈ N }
A2 = {x ∈ N | x = 4 k + 1, k ∈ N }
A3 = {x ∈ N | x = 4k + 2, k ∈ N }
A4 = {x ∈ N | x = 4k + 3, k ∈ N }.

Bashkësitë A1 , A2 , A3 , A4 janë në dyshe disjunkte sepse Ai ∩ Aj = ∅, për


i ≠ j , i, j ∈ {1,2,3,4}.
Po ashtu edhe
∩A =∅. i
i∈

Pra, bashkësitë Ai janë disjunkte.

AD Download to read ad-free.

8 Bashkësitë

Përkufizimi 3. (NDRYSHIMI, DIFERENCA- \ ) Ndryshimi i bashkësive


A, B është bashkësia që përmban elementet që i takojnë bashkësisë A
por jo bashkësisë B. Pra,
A \ B = {x | x ∈ A dhe x ∉ B}.

Në figurën vijuese është paraqitur diagrami i Venit për ndryshimin e


bashkësive A \ B.
A
B

A\ B

Figura 4.

Kështu nëse A = {4,5,6,7,8,9,10,11}, B = {2, 4,6,8,10,12,14}, atëherë


A \ B = {5,7,9,11}.
Përkufizimi 4. (NDRYSHIMI SIMETRIK- Δ ) Ndryshimi simetrik i
bashkësive A, B është bashkësia e përkufizuar si vijon
AΔB = ( A \ B) ∪ ( B \ A).

Në figurën vijuese është paraqitur diagrami i Venit për ndryshimin


simetrik të bashkësive A, B .
A
B

AΔB

Figura 5.

©Armend Shabani

AD Download to read ad-free.

MATEMATIKA DISKRETE 9

Kështu nëse A = {4,5,6,7,8,9,10,11}, B = {2, 4,6,8,10,12,14}, atëherë


AΔB = ( A \ B ) ∪ ( B \ A) = {5,7,9,11} ∪ {2,12,14} = {2,5,7,9,11,12,14}.

Përkufizimi 5. (KOMPLEMENTI) Nëse A është nënbashkësi e


bashkësisë I , atëherë komplementi i bashkësisë A në lidhje me I është
bashkësia e elementeve që i takojnë bashkësisë I por jo bashkësisë A.
Pra
AI = {x | x ∈ I dhe x ∉ A}.

D.m.th. AI = I \ A. 1

AI
I

P.sh. Nëse I = {1, 2,3,...,10}, A = {2, 4,6,8,10} atëhere AI = {1,3,5,7,9}.


Shembulli 10. Është dhënë bashkësia S = {0,1,2,...,10}.
a) Të caktohen bashkësitë
⎧ ⎛x x⎞ ⎫ ⎧ ⎛ y⎞ ⎫
A = ⎨x | x ∈ S ∧ ⎜ − ⎟ ∈ S ⎬ , B = ⎨ y | y ∈ S ∧ ⎜ y − ⎟ ∈ S ⎬.
⎩ ⎝ 2 4 ⎠ ⎭ ⎩ ⎝ 3 ⎠ ⎭
b) Të caktohen: A ∪ B, A ∩ B, A \ B , B \ A, AΔB, A S .
Zgjidhja.
a) Duhet të caktojmë të gjithë numrat x nga bashkësia S për të cilët
x x x x x
− ∈ S . Meqë − = mjafton të caktojmë numrat x∈S që
2 4 2 4 4
plotpjesëtohen me 4, pra A = {0,4,8}. Ngjashëm veprojmë me
bashkësinë B. Merret B = {0,3,6,9}.
b) A ∪ B = {0, 3, 4, 6,8, 9}, A ∩ B = {0}, A \ B = {4,8}, B \ A = {3, 6, 9}

1 Komplementi i bashkësisë A ndonjëherë shënohet me AC .

AD Download to read ad-free.

10 Bashkësitë

AΔB = ( A \ B ) ∪ ( B \ A) = {3, 4, 6,8, 9}, AS = S \ A = {1, 2, 3, 5, 6, 7, 9,10}.


Shembulli 11. Le të jetë Z bashkësia e numrave të plotë. Le të
shënojmë me ZC , ZT bashkësitë e numrave të plotë çift dhe tek,
përkatësisht.
Të caktohet Z C ∪ Z T , Z C ∩ Z T , Z C \ Z T , Z T \ Z C, Z C ΔZ T , (Z T ) Z , (Z C ) Z .

Zgjidhja. Lexuesi le të vërejë se:


Z C ∪ Z T = Z , Z C ∩ Z T = ∅, Z C \ Z T = Z C , Z T \ Z C = Z T ,

Z C ΔZ T = (Z C \ Z T ) ∪ (Z T \ Z C ) = Z , (Z T ) Z = Z − Z T = Z C , (Z C ) Z = Z \ Z C = Z T .

Shembulli 12. Të vërtetohet se A \ B = A ∩ B.

Zgjidhja. Duhet të tregojmë se x∈ A\ B atëherë dhe vetëm atëherë nëse


x ∈ A ∩ B. Vërtetë

x∈ A\ B ⇔ x∈ A ∧ x∉B ⇔ x ∈ A ∧ x ∈ B ⇔ x ∈ A ∩ B.
Përkufizimi 6. (BASHKËSIA PARTITIVE) Bashkësia e të gjitha
nënbashkësive të bashkësisë A quhet bashkësi partitive dhe shënohet
me P ( A). Pra,
P ( A) = { X | X ⊆ A}.

Meqë ∅ ⊆ A dhe A ⊆ A atëherë ∅ ⊆ P ( A), A ⊆ P ( A) .


Shembulli 13. Le të jenë dhënë bashkësitë A = {1, 2} , B = {1, 2,3} dhe
C = {1, 2,..., 64} . Të caktohet P ( A) , P ( B ) , P (C ) .

Qartë se
P ( A) = {∅,{1},{2}, A} ,

P ( B ) = {∅,{1},{2},{3},{1, 2},{1,3},{2,3}, A} .

Nëse provojmë të caktojmë P (C ) do të vërejmë se ‘praktikisht’ një gjë e


tillë është e pamundur.
Vërejmë se kur A kishte 2 elemente P ( A) kishte 4 = 22 elemente. Në
rastin e dytë, bashkësia B kishte 3 elemente kurse P ( B) kishte 23

©Armend Shabani

AD Download to read ad-free.

AD Download to read ad-free.

AD Download to read ad-free.


Download

You might also like