You are on page 1of 33

Fakulteti EKONOMIK

DREJTIMET: MENAXHEMENT DHE INFORMATIKË


Lënda:

MENAXHIM I BURIMEVE
NJERËZORE
ushtrime
BAKI REXHEPI

Ferizaj, 2015/16
Java e parë

HYRJE NË MENAXHIMIN E BURIMEVE


NJERËZORE

(Kapitulli I.)

bakirexhepi@universitetiaab.com 2
ZHVILLIMI HISTORIK I MENAXHIMIT
TË BURIMEVE NJERËZORE

 Zhvillimi i Menaxhimit të burimeve njerëzore MBNJ


 Menaxhimi Shkencor dhe ndikimi i tij ne MBNJ

 Ndikimi i shkollës se marrëdhënieve humane

 Koncepti i sjelljes në punë


 Dallimi në mes të koncepteve “menaxhimi i
personelit “ dhe i “menaxhimi burimeve njerëzore”
 Procesi i menaxhmentit të resurseve njerëzore

bakirexhepi@universitetiaab.com
3
Zhvillimi i Menaxhimit të Burimeve
Njerëzore
Menaxhmenti si përvojë
Shprehja menaxhment është bartur nga gjuha angleze.
Kjo fjalë e paraqet konceptin e qeverisjes, udhëheqjes
se punëve, përkatësisht qeverisjes me sistemet.
Menaxhmenti dhe nevoja për të paraqitet kur ekziston
ndonjë punë apo aktivitet i caktuar, që për nga
kompleksiteti i tejkalon mundësitë e individit.

Me zhvillimin e mëtutjeshëm të shoqërisë dhe të


prodhimit fillon të ndërtohet koncepti i ri - koncepti
për menaxhmentin.
bakirexhepi@universitetiaab.com
4
Zhvillimi i Menaxhimit të Burimeve
Njerëzore

Bazë në të cilën mbështetet dhe nga i cili zhvillohet ky


koncept është njeriu. Prandaj edhe shkrimet e
hershme për menaxhmentin i gjejmë në qeverisjen me
njerëz.

Si përvojë e hasim te : egjiptasit e vjetër, Hamurabi


(mbret i babilonëve), Romakët, etj. nga shihet se
civilizimet e hershme e kanë praktikuar
menaxhmentin.

bakirexhepi@universitetiaab.com
5
Menaxhimi shkencor dhe ndikimi i
tij në MBNJ
Menaxhimi shkencor përmbledh një tërësi studimesh të
kryera për here të parë në fund të shekullit të 19-të dhe në
fillim të shekullit të 20-të. Ky përfaqëson një rrymë që sot
konsiderohet si baza e menaxhimit modern .
Menaxhimi shkencor është qasje në teorinë e menaxhimit
klasik që fokusohet në studimin shkencor të metodave të
punës për përmirësimin e efikasitetit të punëtorit.
Kriza ekonomike amerikane 100 vjet më parë i detyroi njerëzit
që të mendojnë forma të reja organizative, në mënyrë që të
motivojnë njerëzit që të punojnë me efikasitet.
Nga ky angazhim lindi një qasje e re menaxherike—
menaxhmenti shkencor. Themelues të këtij drejtimi ishin
Fredrik Tejlor dhe Henri Fajol.
bakirexhepi@universitetiaab.com
6
Menaxhimi shkencor dhe ndikimi i
tij në MBNJ
Tejlori, për tejkalimin e krizës, u mor me analizimin dhe
ndarjen e vendeve të punës, filloi të bëjë matjen e kohës së
nevojshme për kryerjen e këtyre punëve, zgjedhjen e
njerëzve për kryerjen e këtyre punëve.

Mirëpo, si qasje e re e organizimit të punës, ajo zgjoi


reaksione tek njerëzit, për shkak se njerëzit filluan ta
konsiderojnë veten si pjesë te makinës, përkatësisht të
konsiderojnë se kjo formë e organizimit ua merr
individalitetin e tyre.
Marrëdhëniet e caktuara ndërnjerëzore duhet të ruhen në
mes të punëdhënësve dhe punëtorëve. Nuk bën që
udhëheqësi me punëtorë të flasë nga distanca.
bakirexhepi@universitetiaab.com
7
Menaxhimi shkencor dhe ndikimi i
tij në MBNJ
Henri Fajol, thekson se ekzistojnë principet e
menaxhmentit sipas të cilave menaxherët duhet
të menaxhojnë :
• planifikimi,
• organizimi,
• komandimi,
• koordinimi dhe
• kontrolli.

bakirexhepi@universitetiaab.com
8
Menaxhimi shkencor dhe ndikimi i
tij në MBNJ
Studiues të ndryshëm në studimet e tyre lidhur me MBNJ
theksojnë se njeriu është pasuria më e madhe në biznes. Ata
e paraqesin këtë si çelësin kryesor të suksesit. Pra, roli i tij
është i pazëvendësueshëm, edhe nëse teknika dhe
teknologjia janë të përparuara. Ato i përparoi njeriu, i
aktivizon njeriu dhe rezultatet-autputet i shfrytëzon njeriu.

Shkenca bashkëkohore njeriun e njeh si resurs.

Për këtë MBNJ është një funksion bazë organizativ, që jep një
kontribut të rëndësishëm për arritjen e objektivave, jo
vetëm në fushën e biznesit, por edhe në sferat tjera të
aktiviteteve njerëzore".
bakirexhepi@universitetiaab.com
9
Ndikimi i shkollës së marrëdhënive
humane
Në fund të viteve 20 dhe në fillim të viteve 30 sociologët e
punës sinjalizojnë karakterin pjesor, përsëritës dhe
tjetërsues të punës ne linjat zinxhir dhe efektet e saj në
kënaqësinë e punëtorit.

Një rrymë kërkimi dhe reflektimi për vendin e individit në


organizatë u krijua me punimet dhe mësimet e Shkollës së
Marrëdhënieve Humane.

Nga vitet 1927 deri në vitet 1934, psikologet amerikan, Elton


Mayo dhe Mary Parker Follet, zhvilluan ne uzinat
Hawthorne të Western Elektric, eksperimente për ndikimin
e kushteve të punës ne produktivitetin e punonjësve.
bakirexhepi@universitetiaab.com 10
Ndikimi i shkollës së marrëdhënive
humane
Duke u interesuar fillimisht për ambjentin fizik të punës
dhe ndikimin e tij ne rendimentin e punëtorëve,
studiuesit zbuluan rëndësinë e faktorit njeri në
nivelin e rendimentit.

Ata arriten në përfundimin që punëtori është i


motivuar edhe nga nevoja e përkatësisë sociale.
 Pra, nevojave fizike dhe të sigurisë ekonomike iu shtuan dhe nevojat per
marrëdhënie ndërpersonale domethënëse, nevojat për t'u ndjerë anëtar i
një kolektivi pune.
 Ata në të njëjtën kohë zbuluan që kjo nevojë mund të plotësohet
pjesërisht nga mundësia e kontakteve jozyrtare në vendin e punës dhe
nga një stil i përshtatshëm mbikëqyrje.
bakirexhepi@universitetiaab.com
11
Ndikimi i shkollës së marrëdhënive
humane
Douglas McGregor, Rensis Likert etj., të cilët insistojnë
në qeverisjen e resurseve njerëzore si detyrë themelore të
menaxhmentit, dhe kërkojnë që struktura organizative dhe
menaxhmenti t'i përshtaten nevojave të zhvillimit të
njerëzve.

Ideja qendrore e shkollës së marrëdhënieve humane ishte


theksimi i marrëdhënieve sociale informale dhe i
moralit të punonjësve si kontribuues në efiçencën
organizative.

bakirexhepi@universitetiaab.com
12
Koncepti i sjelljes në punë
Koncepti i sjelljes në punë paraqitet më vonë:

 Sjellja e të punësuarve në punë hulumtohet me qëllim


që të studiohen aksionet, qëndrimet të cilat njerëzit e
punësuar i shprehin në punë.

 Ky koncept ka për qëllim që t'i ndihmojë njerëzit duke


u sqaruar, duke paraparë dhe kontrolluar sjelljet e
njerëzve.

bakirexhepi@universitetiaab.com
13
Koncepti i sjelljes në punë
Në të shumtën e rasteve kur, bëhet fjalë për teorinë e
sjelljes, menaxherët fillojnë t'i numërojnë
problemet rreth sjelljes së njerëzve, siç janë:

 jo i mirë mes punëtorëve dhe udhëheqësve,


 mungesa e motivimit të vartësve,
 konfliktet ndërmjet punëtorëve dhe udhëheqësve,
 mbizotërimi i rezistencës së punëtorëve,
si dhe një varg çështjesh të cilat lidhen me zhvillimin e
resurseve"

bakirexhepi@universitetiaab.com
14
Koncepti i sjelljes në punë
Douglas McGregor në vitet e 60-ta shkroi librin: "Ana
humane e ndërmarrjes", në të cilin ai bart përvojat e tij
menaxherike. Krijoi
 teorinë X (teorinë pesimiste) dhe
 teorinë Y (pozitive) për njerëzit.

Me këto teori ai deshi të krijojë një bindje se


menaxherët mund të bëjnë më shumë për resurset
njerëzore, duke i nxitur ata, duke i motivuar dhe duke
u dhënë përgjegjësi gjatë kryerjes së punëve.

bakirexhepi@universitetiaab.com
15
Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i
Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve
Njerëzore
Koncepti i menaxhimit të burimeve njerëzore, në mënyrë
më të theksuar, ka filluar të paraqitet në vitet e 80-ta, ku
deri atëherë në përdorim ishte koncepti menaxhmenti i
personelit.

Dallimet
Menaxhmenti i personelit është i orientuar në realizimin
e strategjisë së ndërmarrjes nëpërmjet personelit,
zgjedhjes se problemeve afariste, në realizimin e punëve
cilësore, kënaqjen e konsumatorëve, suksesin e
përgjithshëm organizativ dhe zhvillimor.
bakirexhepi@universitetiaab.com
16
Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i
Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve
Njerëzore
Këto koncepte dallojnë me njëri tjetrin lidhur me mënyrën e
qasjes, menaxhimin, organizimin dhe angazhimin -
përdorimin e njeriut.
Krahasuar me funksionin e menaxhmentit të personelit,
menaxhmenti i burimeve njerëzore fut ndryshime cilësore
në këtë kuptim.
Ndërkaq, ngritja dhe edukimi plotësues dhe permanent,
ngritja profesionale, motivimi më i lartë, participimi në
menaxhim, puna ekipore, trajnimi, janë aktivitete të
menaxhmentit të resurseve njerëzore,

bakirexhepi@universitetiaab.com
17
Tabela e ndryshimeve në mes
të personelit dhe burimeve njerëzore
KUPTIMI FUNKSIONI I FUNKSIONI I
PERSONELIT RESURSEVE NJERËZORE
Filozofia afariste Njerëzit- mjet i faktorit të prodhimit Njerëzit- Kapital, resurs zhvillimor

Qasja Tekniko-administrative Dinamike -zhvillimore

Filozofia menaxherike Mjet për realizimin e qëllimeve Përparesi strategjike

Qasja afariste Shpenzim që duhet të minimizohet Investimi më rentabil në zhvillim

Natyra e veprimtarisë Parciale Integrative

Mënyra e vepërimit E standardizuar, e kolektivizuar E llojllojshme, e individualizuar

Orientimi Afatshkurtër Afatgjatë

Synimi i aktiviteteve Evidentimi, planifikimi, programimi, Rekrutimi, zgjedhja, zhvillimi,


kontrolli motivimi
Vendi i aktivitetit Sektori i personelit Menaxheri dhe sektori i resurseve
njerëzore
Përgjegjësia Sektori i personelit Menaxhmenti

Qëllimet Minimizimi i shpenzimeve Maksimizimi i potencialit dhe


përdorimit të tij, rritja e suksesit të
përgjithshëm organizativ dhe
bakirexhepi@universitetiaab.com
fleksibiliteti
18
Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i
Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve
Njerëzore
Definimi -çka kuptojmë me fjalën burim/resurs:
Burimet/Resurset do t'i definojmë si fuqi ose aftësi për
t'i arritur qëllimet si në prodhim, në shërbime dhe në
plotësimin e nevojave të njerëzve. Këto resurse mund të
jenë :
 resurse natyrore,

 resurse në para,

 resurse fikse,

 resurse për një shfrytëzim,

 resurse për përdorim të caktuar dhe

 resurse njerëzore.
bakirexhepi@universitetiaab.com 19
Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i
Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve
Njerëzore
 Ndërsa, kur flasim për burimet/resurset njerëzore
mendojmë në njerëz te cilët i kryejnë punët, kryerja e të
cilave kërkon organizimin, i cili paraqitet si përgjigje
nevojave të njerëzve për realizimin e qëllimeve.

 "Resurset njerëzore paraqesin diturinë e tërësishme,


shkathtësinë, aftësitë, mundësitë kreative, motivimin dhe
marrëdhëniet që disponon një ndërmarrje (shoqëri).

 Kjo është energjia intelektuale dhe psikike të cilën


ndërmarrja mund ta angazhojë me qëllim të realizimit të
qëllimeve dhe të zhvillimit.
bakirexhepi@universitetiaab.com 20
Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i
Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve
Njerëzore
Menaxhmentin e burimeve/resurseve njerëzore e
përbëjnë një mori aktivitetesh dhe detyrash menaxherike
dhe organizative te orientuara dhe të ndërlidhura në mes
veti për sigurimin e numrit dhe strukturës adekuate të
punëtorëve, me njohuri, shkathtësi, interesa dhe motiv, si
dhe mënyrat e sjelljes për realizimin e qëllimeve aktuale
dhe strategjike të ndërmarrjes.

Termi personel përfshin krejt atë që deri tani e kemi quajtur


kuadër. Rrjedh nga gjuha frenge (le cadare), që nënkupton
personat e zënë ne punë, në rend të parë ekspertët dhe
udhëheqësit.

bakirexhepi@universitetiaab.com
21
Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i
Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve
Njerëzore
Termi personel mund ta shprehim në dy kuptime:

 Në kuptim të gjerë, i cili nënkupton të gjithë njerëzit e


zënë në punë ne ndërmarrje, njerëzit të cilët janë në
procesin e përgatitjes dhe njerëzit të cilët janë të papunë
dhe janë potencialisht të gatshëm për t'u angazhuar në
mënyrë efektive në procesin e punës.

 Në kuptim të ngushtë, personeli i ndërmarrjes përfshin


krejt atë që ndërmarrja e punëson, pa marrë parasysh
përgatitjen e tyre profesionale, vendet e punës, funksionet
etj.
bakirexhepi@universitetiaab.com
22
Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i
Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve
Njerëzore
 Kuptimin punëtor, (është identik me kuptimin e
personelit në kuptim të ngushtë) nënkupton njerëzit
të cilët gjenden në marrëdhënie pune, pavarësisht
punën të cilën e kryejnë në zyrë, fabrike apo gjetiu.

 Me fuqi punëtore kuptojmë aftësitë fizike dhe


mendore të cilat i posedon njeriu, të cilat i shfrytëzon
në proceset e prodhimit për krijimin e vlerave të reja.

Në ekonominë e tregut fuqia punëtore ka cilësinë e mallit


dhe i nënshtrohet ligjeve të tregut.
bakirexhepi@universitetiaab.com 23
Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i
Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve
Njerëzore
Pra, për ta kuptuar më mirë fuqinë punëtore :

 mund ta emërtojmë edhe si energji, nëpërmjet së cilës


punëtori këtë energji e bart në mjetet e punës për
prodhimin e produkteve;

 kjo energji (fuqi punëtore) paraqet aftësinë fizike dhe


mendore të tij;

 nëse ka cilësitë e mallit fuqia punëtore, atëherë duhet të


ekzistojnë edhe blerësit e fuqisë punëtore, tregu ku bëhet
shitblerja.
bakirexhepi@universitetiaab.com
24
Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i
Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve
Njerëzore
Termi "menaxhimi i burimeve njerëzore" përdoret sot në
vend të termit "menaxhimi i personelit“ (të përdorur në të
kaluarën, që në thelb është e njëjta gjë), veçse termi i ri
thekson se punonjësit nuk janë thjesht një shpenzim por një
burim i firmës, ashtu sikurse janë kapitali apo pajisjet e
tjera, madje burim më i rëndësishëm i saj.

Menaxhmenti i personelit në fokus të vetin ka personelin,


burimet e tij, zgjedhjen, shpërblimin për punën e bërë, ndërsa
procesin e planifikimit të nevojave për personel,
organizimin, ushtrimin, zhvillimin dhe përparimin e
personelit e quajmë menaxhment të burimeve humane.
bakirexhepi@universitetiaab.com
25
Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i
Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve
Njerëzore
… se menaxhmenti i resurseve njerëzore është njëri ndër
funksionet kryesore të menaxhmentit. Gjithsesi, funksionet
menaxherike nuk mund të shkojnë të ndara njëra nga
funksionet e tjera.

MBNJ si funksion menaxherik merr pjesë në secilin prej


tyre, nëpërmjet faktorit njeri si:
 organizator,

 planifikues,

 si zgjedhës dhe i zgjedhur,

 si udhëheqës i këtyre proceseve dhe, në fund,

 si zbatues dhe kontrollues i këtyre proceseve.


bakirexhepi@universitetiaab.com 26
Dallimi midis koncepteve "Manaxhimi i
Personelit"dhe "Manaxhimi i Burimeve
Njerëzore
Në kushtet e biznesit bashkëkohor … menaxheri i BNJ -
specialist
Menaxhmenti i burimeve njerëzore ka për detyrë që në
ndërmarrje apo ndonjë institucion tjetër të:
 planifikojë resurset humane,
 të bëjë rekrutimin e tyre,
 ta bëjë seleksionimin,
 të organizojë zhvillimin
(trajnimin, përparimin në profesion),
 të bëjë zgjedhjen,
 ta organizojë adaptimin në punë
bakirexhepi@universitetiaab.com
27
Procesi i menaxhmentit te burimeve
njerëzore
MBNJ është një proces për sigurimin e njerëzve të duhur në
vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Është procesi i
zakonshëm, i cili zhvillohet me :
 planifikimin e njerëzve të duhur,

 rekrutimin,

 seleksionimin,

 orientimin,

 trajnimin,

 zhvillimin,

 punësimin dhe

 promovimin e tyre.

bakirexhepi@universitetiaab.com
28
Procesi i menaxhmentit te burimeve
njerëzore
Procesi i MBNJ duhet të mbështetet në disa parime:

Së pari, në strukturën organizative të ndërmarrjes dhe


veprimtarinë e saj, përkatësisht aspektet e ndryshme të
cilat ndikojnë në MBNJ, sikur:

 Fusha e veprimtarisë,
 Niveli teknologjik i ndërmarrjes,

 Madhësia e saj,

 Ndërlikueshmëria e saj etj.

bakirexhepi@universitetiaab.com
29
Procesi i menaxhmentit te burimeve
njerëzore
 Së dyti, në vështrimin e MBNJ si proces i të gjitha
aktiviteteve menaxherike me rëndësi për resurset njerëzore
në ndërmarrje të cilat e pasojnë njëra tjetrën, duke filluar
nga procesi i identifikimit të nevojave e deri te procesi i
zgjedhjes dhe përshtatjes në punë.

 Së treti, MBNJ konsiderohet si proces për shkak se njëra


fazë- aktivitet ushqehet nga aktiviteti i mëparshëm, me të
dhëna të nevojshme, të cilat shërbejnë në të mirë të
menaxhimit të resurseve njerëzore.

 Së katërti, vështrimi i MBNJ si proces i jep atij kuptimin e


funksionit menaxherik.
bakirexhepi@universitetiaab.com 30
Procesi i menaxhmentit te burimeve
njerëzore
MBNJ konsiderohet proces edhe për atë se aktivitetet e
tij janë të orientuara drejt realizimit të qëllimeve për të
cilat menaxherët e hierarkisë më të lartë të
ndërmarrjes angazhohen.

Procesi i menaxhmit të resurseve njerëzore është proces


kontinuel në ndërmarrje, aktivitetet e të cilit janë të
orientuara në sigurimin e njerëzve të duhur në vendin
e duhur, me arsimim, cilësi dhe shkathtësi të
nevojshme duke u përpjekur që çmimi dhe shpenzimet
për realizimin e këtyre qëllimeve të jenë sa më të ulëta
bakirexhepi@universitetiaab.com
31
Procesi i menaxhimit të burimeve
njerëzore
Menaxhimi i
Burimeve Njerëzore

Planifikimi Rekrutimi Seleksionimi

Trajnimi Orientimi
dhe zhvillimi ne pune

Performansat Promovimi

. bakirexhepi@universitetiaab.com 32
Ju faleminderit për
vëmendjen!

Baki Rexhepi
bakirexhepi@universiteti.com

You might also like