You are on page 1of 4

Universiteti i Shkodrës

Fakulteti i Ekonomisë

Dega: Mastër Profesional në Administrim Biznes

Viti II

RAST STUDIMOR

TEMA: Shpjegoni arsyet që pengojnë karrierën e grave në menaxhim.

Punoi: Arlinda Zaja


ABSTRAKT

Ky rast studimor ka për qëllim të analizojë konceptin e barazisë gjinore, që është tregues esencial
social, me të cilin mund të “matet” dhe vlerësohet niveli i emancipimit të shoqërisë shqiptare,
qëndrimi i saj ndaj femrës dhe roleve të saj gjinore dhe qytetare.
Barazia gjinore në punë është një çështje e rëndësishme që ka ndikim në zhvillimin në karrierë.
Meqënëse burimet njerëzore në ditët e sotme konsiderohen si burimi më i çmuar në organizata,
trajtimi i tyre si të tillë dhe sidomos trajtimi i barabartë për nga ana e gjinisë dhe moshës është
një çështje që ka ngritur polemika në të gjithë botën.

MODELI KONCEPTUAL

Pyetja e hulumtimit

Pyetja fillestare e hulumtimit tim është: Cilat janë arsyet që pengojnë karrierën e grave në
menaxhim?

Identifikimi i koncepteve

Karrierë
Menaxhim karriere
Organizatë biznesi

Përkufizimet dhe Operacionalizimi i koncepteve

Koncepti karrierë (rishikim i literaturës)

Përkufizime të karrierës

Sipas autorit John Arnold (1997), koncepti tradicional mbi karrierën ka patur fokus progresin
sipas një hierarkie (shkalle) brenda një organizate ose profesioni.

Sipas Oxford English Dictionary, karriera është definuar si "kursi apo përparim i një personi
përgjatë jetës ose një pjesë të dallueshme të jetës".

Përkufizim operativ. Karriera është tërësia e faktorëve psikologjikë, sociologjikë, shkollimit,


fizik, ekonomik dhe faktorëve të fatit që kombinohen për të influencuar natyrën dhe rëndësinë e
punës në jetëgjatësinë e çdo individi. Si e tillë, zhvillimi i karrierës përfshin krijimin e një modeli
karriere, një stili vendim-marrjeje, integrimi në rolet e jetës, dhe vetë konceptet për rolin e jetës.

Koncepti menaxhim i karrieres (rishikim literature)

Menaxhimi i karrierës ka të bëjë me orvatjet/përpjekjet e bëra nga individi ose organizata për të
drejtuar karrierën e dikujt.

Përkufizimi operativ. Menaxhimi i karrierës është procesi i marrjes së vendimeve lidhur me


pranimin apo refuzimin e oportuniteteve të punës, në varësi të perceptimit të vlerës që kanë ato
për arritjen e objektivave të karrierës. Ai përfshin jo vetëm vendimet e një individi por edhe ato
të menaxherit apo të njerëzvetë tjerë që kontrollojnë oportunitetet e punës për individin, për të
realizuar qëllimin e vendosjes së njerëzve të duhur në vendin e duhur, në kohën e duhur.

Koncepti organizata biznesi (rishikim literature)

Një nga përkufizimet e mirënjohuar të biznesit është; biznesi ka të bëjë me të gjitha llojet e
punëve që bëhen për ti siguruar njerezit me të mira materiale dhe shërbime me synim realizimin
e fitimeve.

Organizata e biznesit mund të përcaktohet si një arenë vend ku individët mblidhen së bashku për
të kryer detyra komplekse me qëllim që të plotësojnë synime të përbashkëta.

Përkufizimi operativ. Organizata e biznesit është një arenë ku individet bashkëveprojnë dhe ka
të bëjë me të gjitha llojet e punëve komplekse që bëhen për tu siguruar njerëzve të mira dhe
shërbime me synim realizimin e fitimeve të përbashkëta.

Koncepti Përcaktimi Operacioni

Karriera Si nisi karriera?

Menaxhimi i karrierës
Organizata biznesi Problemet që hasen bizneset
në këto vite.

Pyetjet e kerkimit

Pyetja kryesore

 Si ka ndikuar roli i grave në menaxhimin e karrierës?


Pyetje ndihmese

 Si e menaxhojnë gratë karrierën e tyre brenda dhe mes organizatave të ndryshme?


 Si strukturon organizata progresin në karrierë për anëtarët e saj dhe mund të lidhet edhe
 me planifikimin e burimeve njerëzore?

Strategjia e kerkimit

 Informacion nga te dhena sekondare


 Website
 Artikuj
 Eksperience personale

You might also like