You are on page 1of 4

MASTER PROFESIONAL:ADMINISTRIM DHE MENAXHIM ARSIMI KURSI:ORGANIZIM I SHKOLLES PROJEKT ORGANIZIMI I VEPRIMTARISE DREJTUESE RTE SHKOLLES Punoi: Elmerina

SINA Pranoi: Ph.D.SOFOKLI GARO

HYRJE Mund te mos kesh lindur lider,por ti mund tebehesh I tille.

Kur flasim per shkolla te suksesshme kuptojme qe ka nje mori elementesh qe e bejne ate te quhet e tille,keta jane tregues te tille si rezultate te larta ne provimet kombetare,regjistrimi ne fakultete ne dege te mira,suksesi I metejshem ne jete I nxenesve te asaj shkolle. Pa perjashtuar nivelin intelektual te femijes dhe bekgraundin familjar arrijme te kuptojme qe ai femije a nxenes ka marre nje edukim te mire shkollor,rrjedhimisht eshte pergatitur ne nje shkolle efektive dhe nga mesues efektive. Cfare e ben nje shkolle efektive? Shkollat efektive ndonese kane forma te ndryshme kane karakteristika te perbashketa.keto shkolla fokusohen ne 7 atribute : Fokusi i perbashket Pritshmerite e larta Personalizimi I mesimnxenies dhe mjediseve Respekti dhe pergjegjshmeria Vleresimi ne baze te performances Bashkepunimi Teknologjia

Bashkerendimi i nje teresie elementesh si:mesues te pergatitur,nivel shkencor,klime positive,jete sociale e shendetshme brenda shkolles,marredhenie te mira,shembuj positivedhe sigurisht nen drejtimin efikas te drejtorit . Drejtori eshte njeriu qe ka autoritetin per te qene ne krye te nje organizate. Ai ka detyren e ngarkuar ose te fituar me aftesite qe ka e kriteret qe permbush. Autoriteti eshte baza ligjore permes se ciles drejtori ka te drejten e perdorimit te pushtetit dhe te burimeve te ndryshme te nje organizate. Lidershipi eshte forma e ushtrimit te autoritetit per te drejtuar anetaret e nje organizate.

Ekzistojne teori qe thone se lideret lindi me cilesi qe I dallojne ata nga te tjeret,ata spikatin ne oratori, kane karizem dhe I bejne njerezit per vete. Ka te tjere qe thone se lider behesh. Por ka studiues qe bien ne nje mendje kur thone se lideri ka nje mori tiparesh te cilat nuk ndahen dot ne me te rendesishme e me pak te rendesishme per vete specifiken e detyres se tyre,marredhenien me shume njerez qe I drejton drejt qellimeve te caktuara jo rralle te veshtira per tu arritur. Megjithate disa nga karakteristikat e drejtorit dhe tiparet qe ai duhet te kete per te qene I sukseshmem: Pergatitja shkencore dhe psikopedagogjike Aftesi shume te mira verbale Aftesi teknike Organizim Gjykim I drejte Ideator Vendosmeria Optimizmi Karizma Energjia Sipermarres

Flitet per drejtimin modern dhe drejtuesin modern,per kete ka dhe filozofi te ndryshme.Sipas Ronald T.Hyman drejtimi modern e sheh drejtuesin sin je person largpames ,vazhdimisht ne kontakt me mesuesit,duke u preukupuar per tane menyre qe te gjithe nxenesit te ndjehen mire,te mesojne dhe te zhvillojne ne maksimum mundesite e tyre ;ai udheheq personelin drejt vetepersosjes,per tI kuptuar ata dhe per te perdorur forma rezultative komunikimi Sipas tij drejtuesi duhet te sherbeje si model duke u transmetuar te tjereve me fjale e me veprimet qe kryen mesazhe te qarta sesi duhet te trajtojme njeri-tjetrin dhe ne vecanti nxenesit. Perceptimi I Hyman per drejtuesin modern eshte ai I nje drejtuesi qe nuk mban distance si drejtuesi tradicional qe jemi mesuar te kerkojme ne figuren e tij,si drejtori hijerende qe rri vetem ne zyre e qe nuk I drejtoheshe dot pa droje. Drejtuesi modern eshte mes mesuesve dhe nxenesve,I hapur,komunikues e me nje qendrim. Ato qe thote edhe ti zbatoje,ato qe kerkon ti kete edhe vete.

______________________________________________________________ 1) Administrimi dhe menaxhimi i arsimit.Nr 5. 2003. Fq.44 2) Po aty.

Pergjegjesite e drejtorit jane jo te vogla,ai duhet: Te kryeje lidershipin instruktiv edukativ dhe te permiresoje kurrikulen duke duke e implementuar ate sipas kushteve te shkolles; Te menaxhoje personelin dhe te administroje ne menyre efikase burimet materiale qe disponon; Te planifikoje dhe te organizoje veprimtari te shumta ne shkolle; Te perkujdeset per marredheniet brenda shkolles dhe lidhjet e saj me komunitetin; Te angazhohet ne zhvillimin profesional ,personal dhe kulturor te stafit; Te monitoroje dhe te vleresoje arritjen e objektivave te vendosura;

You might also like