You are on page 1of 87

Leksion mbi mjekimin e

pakujdesshem
Dëmtimet e shëndetit nga kequshtrimi i profesionit
mjekësor (shkeljet mjekësore)
Profesioni dhe përgjegjësia
“Të jesh njeri do të thotë të jesh i përgjegjshëm”

Zhan GITON
 “Sa e thellë, sa ngushëlluese e nganjëherë
sa e frikshme, sa e thjeshtë e nganjëherë sa e
paqartë, sa juridike dhe në të njëjtën kohë sa
magjike që është fjala me katër rrokje:
Përgjegjësi”.
Antuan dë SENT-EKZYPERI
…vazhdim…
 "Që një njeri të deklarohet “përgjegjës” për një veprim
të kryer në profesionin e vet, duhet që në veprimet e tij
të ketë një gabim, domethënë duhet që ai të ketë pasur
mundësi të mbrohet, duke treguar më shumë kujdes
për veten dhe veprimet e tij".

Prokurori i përgjithshëm i Francës-DYPEN - 1835


Përkufizimi i shkeljeve mjekësore
Shkeljet mjekësore ose Medical Malpractice do të
konsiderohen të gjitha defektet ose të metat që
vërehen gjatë ushtrimit të profesionit mjekësor nga
ana e mjekëve ose personelit tjetër shëndetësor
Përkufizimi, natyra dhe origjina e shkeljeve mjekësore
të evidentuara gjatë veprimtarise klinike janë faktorë
të domosdoshëm kundrejt parandalimit me efikasitet
të tyre.
Kushtetuata e Rep. së Shqipërisë në funksion
të mbrojtjes së jetës
Jeta e njeriut mbrohet me ligj.
 Në këtë mënyrë është sanksionuar koncepti
juridik i mbrojtjes së jetës njerëzore në Kushtetuten e
Republikës së Shqipërisë. Ky formulim shpreh qartë
dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë mbrojtjen e jetës së
njeriut, e cila përbën një vlerë kushtetuese.
 E drejta për jetën paraqitet në Kushtetutë, si
një vlerë, nga e cila burojnë të gjitha të drejtat e tjera.
Legjislacioni shqiptar është në funksion të
mbrojtjes së jetës njerëzore…
Jeta është një e drejtë, atribut fondamental i qenies njerëzore dhe kur
kjo e drejtë cënohet me anën e mjekimit të pakujdesshëm ose
“neglizhencës”, apo merret në çfarëdolloj mënyre, njeriu në të njëjtën
kohë eleminohet si mbartës të drejtash dhe detyrimesh. Është kontributi
i ekspertimit mjeko-ligjor në hetimin dhe gjykimin e procedimeve
penale, si dhe në procesin civil me objekt padinë “Për dëmshpërblim”
procese të cilat janë të inicuara për “Mjekime të Pakujdesshme” ose
“Neglizhenca në trajtimin e të sëmurit”. Mbi këto koncepte të drejta
është ndërtuar legjislacioni ynë dhe në fakt, ky është kuptimi kushtetues
e ligjor, mbi të cilën realizohet mbrojtja e jetë së njeriut. Ky legjislacion
i përgjigjet kushteve të një shoqërie moderne, të emancipuar dhe me një
demokraci solide.
 Në këtë aspekt legjislacioni shqiptar paraqitet shumë më pararendës se
mentaliteti shoqëror dhe tradicional.
A është shteti shqiptar në gjendje të garantojë
jetën e personit?...të drejtat e kufizueshme…
Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm dhe e kuptojmë mjaft
mirë se të drejtat dhe liritë nuk mund të respektohen
dhe të gëzohen pa asnjë lloj kufizimi. Një mbrojtje
absolute dhe e njëllojtë e të drejtave në të gjitha
aspektet dhe në përgjithësi për çdo shtetas, do të ishte
praktikisht e pamundur.
 Prandaj ekzistojnë kufizimet në të drejtat dhe liritë
themelore të individit, që kushtetutat dhe aktet
ndërkombëtare i kanë klasifikuar si kufizime të
lejueshme.
…A është shteti shqiptar në gjendje të garantojë jetën e
personit?..të drejtat dhe liritë e pakufizueshme..
Pavarësisht nga ky kuptim, ekzistojnë disa të drejta, që
janë absolutisht të pacënueshme, për të cilat as vetë
kushtetutat nuk e kanë mundesinë e lejimit të
kufizimit të tyre.
E drejta për të jetuar dhe e drejta për kujdes
shëndetësor, janë të drejta kushtetuese shumë të
rëndësishme!
Kodi Penal neni 96; 97

Mosdhë
nia e
ndihmës

Mjekim i
pakujdesshë
m,
“neglizheca”
-sot
…neni 96 i K.Penal
“Mjekimi i pakujdesshëm” aktualisht ndryshuar
(korrik 2019) me “neglizehnca” në trajtimin e të
sëmurëve nga ana e mjekut ose e personelit tjetër
mjekësor, si dhe moszbatimi i terapisë ose i
porosive të mjekut nga personeli mjekësor apo
farmacist, kur ka shkaktuar dëmtimin e rëndë të
shëndetit, ka rrezikuar jetën e personit ose ka
shkaktuar vdekjen e tij, dënohet me gjobë ose me
burgim gjër në pesë vjet”.
..neni 97 i K.P.Penale..
“Mosdhënia e ndihmës, pa shkaqe të arsyeshme nga
ana e personit që me ligj ose për shkak të detyrës
detyrohej ta jepte atë, kur si pasojë e saj është
shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit, rrezikimi i jetës
ose vdekja, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me
gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”.
..neni 96 i K. Penal-nga moskryerja e detyrës-pasoja..
..neni 97 i K.Penal-mosdhënia e ndihmës..
Krimi mjekësor
Baza Juridike e koreluar me të dhënat
mjekësore
Baza juridike për të kualifikuar një vepër penale të kequshtrimit
profesional mjekësor e cila e ngarkon mjekun ose personelin tjetër
shëndetësor me përgjegjësi penale, është pakujdesia dhe dashja
kriminale, që do të thotë: Mjeku ose personeli ndihmës (infermier,
farmacist etj) të kenë kryer një veprim a mosveprim nga pakujdesia ose
me dashje; Si pasojë e këtyre shkeljeve (mjekësore) mund të kemi një
dëmtim (pasojë) si të shëndetit (dëmtim i rëndë), ashtu edhe të rrezikimit
apo humbjes së jetës së pacientit.
 Për këtë duhet të ketë një lidhje shkakësore midis dëmtimit (pasojës)
dhe veprimit a mosveprimit të pakujdesshëm ose të kryer me qëllim.
 Dëmtimi i rëndë i shëndetit, rrezikimi i jetes ose shkaktimi i vdekjes të
të sëmurit, është nje kusht i domosdoshëm i anës objektive të figurës së
krimit të mjekimit të pakujdesshëm.
….vazhdim…
Shkeljet mjekësore të kryera nga pakujdesia ose me dashje, konsiderohen krime mjekësore
dhe personeli shëndetësor që i kryen këto vepra merret në përgjegjësi penale dhe ndaj tij
zbatohen masat e dënimit ligjor nga ana e gjykatës.
Kriteret në të cilat referohet jurisprudenca, për vlerësimin e ekzistencës së fajit në sjelljen e
mjekut, janë kriteri i parashikimit dhe shmangies, si në fazën e diagnostikimit ashtu edhe në
atë të trajtimit.
 Në rast se ka qënë objektivisht e pamundur të parashikohet rreziku dhe shmangia e tij,
përgjegjësia e mjekut përjashtohet.
Nga pikëpamja juridike pakujdesia, kequshtrimi apo shkelja mjekësore paraqitet në dy
forma”
 a) Forma e vetbësimit të tepruar, kur mjeku ka kryer një veprim a mosveprim nga i cili
ka parashikuar se nga këto mund të vinin pasoja shoqërisht të rrezikshme, por që, me
mendjelehtësi ka shpresuar t’i ndalojë;
 b) Forma e nënvlerësimit-(neglizhenca), kur nuk i ka parashikuar këto pasoja,
ndonëse, sipas rrethanave të çështjes, duhej t’i parashikonte ose pakujdesinë ne formën e
“neglizhencës” ose te kundërtën e atyre që sapo shprehëm më lart “mungesën e përgjegjësisë
juridike ndaj ligjit”.
…kequshtrimi i profesionit..
Në bazë te praktikës mjeko-ligjore të vendit tonë njëkohësisht duke u
bazuar edhe në eksperiencën e huaj mjeko-ligjore çështjet për të cilat
mund të shtrohet problemi i marrjes në përgjegjësi penale i
punonjësve të mjekësisë mund të ndahet:
 Dëmtimet e shëndetit dhe vdekjet në rastet e fatkeqësive;
 Dëmtimet e shëndetit dhe vdekjet në rastet e gabimeve mjekësore;
 Dëmtimet e shëndetit dhe vdekjet në rastet e veprimeve ose të
mosveprimeve të pakujdesshme.
“Kriteret në të cilat referohet jurisprudenca, për vlerësimin e ekzistencës
së fajit në sjelljen e mjekut, janë kriteri i parashikimit dhe shmangies,
si në fazën e diagnostikimit ashtu edhe në atë të trajtimit të të sëmurit.
Në rast se ka qënë objektivisht e pamundur të parashikohet rreziku dhe
shmangia e tij, përgjegjësia e mjekut përjashtohet. Praktika gjyqësore e
huaj ka pranuargjithashtu se duhet të vlerësojë profesionalitetin e
mjekut, pra faktin nëse është mjek i përgjithshëm apo specialist”.
…malpractic…dëmtim të rëndë
 Me dëmtimin e rëndë te shëndetit nënkuptohet prishja
e rëndë e tërësisë anatomike ose funksionale e indeve
apo organeve, humbja përgjithnjë e një organi, qoftë
ky i jashtëm apo i brëndshëm, çrregullimi i
përhershem i funksionit të një organi të rëndësishëm,
aftësisë seksuale, aftësisë për të parë, për të folur, për të
dëgjuar, për të lëvizur etj, dëmtimet në fytyrë që lënë
shëmtim të përhershëm si dhe çdo tjetër tronditje që
ka patur për pasojë një pakësim me rëndësi të aftësisë
për punë.
…malpractic…dëmtim të rëndë
 Me dëmtimin e rëndë te shëndetit nënkuptohet prishja
e rëndë e tërësisë anatomike ose funksionale e indeve
apo organeve, humbja përgjithnjë e një organi, qoftë
ky i jashtëm apo i brëndshëm, çrregullimi i
përhershem i funksionit të një organi të rëndësishëm,
aftësisë seksuale, aftësisë për të parë, për të folur, për të
dëgjuar, për të lëvizur etj, dëmtimet në fytyrë që lënë
shëmtim të përhershëm si dhe çdo tjetër tronditje që
ka patur për pasojë një pakësim me rëndësi të aftësisë
për punë.
….shkelje mjekësore…rrezikim jete.
 Me rrezikimin e jetës së personit nënkuptohet ai dëmtim
që e ka rrezikuar jetën e personit në çastin e ngjarjes.
Rrezikshmëria për jetën, në çastin e shkaktimit të
dëmtimit, duhet të jetë reale dhe jo e supozuar. Kemi
rrezikshmëri për jetën vetëm atëherë kur gjendja e të
sëmurit karakterizohet me simptoma të rënda dhe
serioze, të cilat dëshmojnë se po vihet me të vërtet në
rrezik jeta e të sëmurit. Dëmtime të rrezikshme për jetën
konsiderohen të gjitha gjendjet shokante të natyrave të
ndryshme, gjëndjet komatoze, dëmtimet anatomike dhe
funksionale të organeve me rëndësi jetësore e të tjera.
..shembull..dëmtim i shëndetit…
ose….rrezikim jete
Kështu për shembull, në qoftë se një mjek kirurg gjatë një
operacioni nga pakujdesia i dëmton rëndë një veshkë ose një
mushkëri një të sëmuri dhe për pasojë humbet përgjithnjë
funksioni i tyre, në këtë rast do të kemi dëmtim të rëndë të
shëndetit dhe jo rrezikimin e jetës së personit, sepse i dëmtuari
me veshkën ose mushkërine tjetër jeton për tërë jetën.
 Ndryshe qëndron çështja kur kirurgu nga pakujdesia
gjatë operacionit i dëmton të sëmurit një enë gjaku të
rëndësishme dhe që për pasojë nga hemoragjia e madhe të
dëmtuarit në çast i rrezikohet në mënyrë serioze jeta nga
shoku hemoragjik.
…shkak…..pasoja
 Ardhja e pasojave shoqërisht të rrezikshme, si tipar i
rëndësishëm i anës objektive të figurës së krimit të
mjekimit të pakujdesshëm, del i kuptueshem vetëm
atëherë kur personi në gjëndje shëndetësore të mirë,
nga veprimi ose mosveprimi i pakujdesshëm i
personelit shëndetësor i është shkaktuar dëmtim i
rëndë i shëndetit ose i është rrezikuar jeta e tij.
..paraqitje rasti me pakujdesi
Çështja “J.G” (procedim penal me nr 1272/2011 i Prokurorisë të Rrethit të Durrësit dosja e të cilit është Gjykuar
në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës dhe ne Gjykatën e Apelit Durrës”
 Shtetasi me inicialet J.G. 22 vjeç nga qyteti i Durrësit u dëmtua me thikë në regjionin e kofshës mesnatën e
datës 13.09.2011, transportohet në Spital ku ekzaminohet nga mjeku kirurg i cili i përpunoi plagën në kofshë dhe
e shtroi per mjekim të mëtejshëm në repartin e reanimacionit nën vëzhgimin e mjekut reanimator-anestezist.
 Pacienti gjendet në komë i decerebruar nga mosfurnizimi me gjak i trurit nga humbja e gjakut, si pasojë e
dëmtimit të arteries femorale e cila nuk ishte konstatuar nga mjeku kirurg që i kishte suturuar plagën e lëkures
të dëmtuar sipër saj, ndërsa reanimatori nuk e kishte ekzaminuar pacientin dhe nuk kishte bërë bilancin
hemodinamik.
 Ekspertët evidentuan se diagnoza e mjekut kirurg ka qenë e gabuar pasi plagët janë prerëse të shkaktuara
nga mjet i mprehtë prerës shpues, thikë dhe jo me mjet të fortë mbretës.
 Në ekzaminimin objektiv nuk përshkruhet statusi neurovaskular periferik i nervave dhe enëve te gjakut
të anësive të poshtme siç jane pulsi në arterien dorsale pedis, cianoza e këmbës dhe enjtjen e saj.
Riparimi i enës së gjakut duhet të realizohet brënda gjashtë orëve të para pas dëmtimit, pasi anësia
gangrenizohet siç ndodhi konkretisht nga mosfurnizimi me gjak.
Ne rastin konkret nuk është realizuar asnjëra prej kërkesave elementare të kirurgjisë vazale, eksplorimi i plagës i
sëmuri vazhdonte me hemoragji dhe ajo ishte evidente (edema e shprehur e kofshës së djathtë, etja, zbehja,
rënia në gjëndje shock-u dhe kome ).
Nuk është bërë asnjë përpjekje për dhënien e ndihmës së nevojshme mjekësore për shpëtimin e jetës së shtetasit
i cili në rastin konkret do të ishte ndalimi i hemoragjisë dhe dhënia e sasive te gjakut të humbura nga rrjedhja.
…..vazhdim…
Në dinamikë gjëndja e të sëmurit është përkeqësuar me cianozë periorale pa refleks pupillar që tregon se i sëmuri
është dekortikuar kur nuk kishte prani të mjekut të rojes, pa asistencëmjekësore.
Përgjigjet e ekzaminimeve laboratorike tregojnë humbje të madhe të vëllimit qarkullues të gjakut (Eritrocitet
1.800.000 dhe Hemoglobina 6.3 gr/dl).
Në trajtimin mjekësor të shtetasit J.G. vërehen elementë të mjekimit të pakujdesshëm të formës së neglizhencës
 Prokuroria kërkoi: Deklarimin fajtor të mjekëve për kryerjen e veprës penale "Mjekimi i pakujdesshëm".
 Të pandehurit nëpërmjet avokatëve përfaqësues të tyre kërkuan pafajësi.
Pasi administroi provat shkresore Gjykata nëpërmjet vendimit me nr 436 (11-2012-5879) datë 13.07.2012 vendosi
të deklarojë fajtor kirurgun dhe reanimatorin sepse janë treguar neglizhent në vlerësimin e gjendjes shëndetësore
të të ndjerit, nuk kanë kryer veprime të caktuara mjekësore, në lidhje me ndjekjen në vazhdimësi të pacientit
duke mos vlerësuar në dinamikë, problematikën që shfaqte shëndeti i pacientit dhe si rrjedhojë, ata kanë
konsumuar secili në mënyrë të pavarur nga njëri tjetri, elementët e figurës së veprës penale të “Mjekimit të
pakujdesshëm” parashikuar nga neni 96/1 i K.Penal.
Si rezultat i këtyre veprimeve të mjekëve, ka ardhur në lidhje të drejtpërdrejtë shkakësore pasoja, e cila
në rastin konkret është pasoja më e rëndë e parashikuar nga dispozita, midis tre të tillave.
Për këto arsye: Gjykata bazuar ne nenin, 96/1 e 49, të Kodit Penal dhe nenin 379, 485 e 390 te K.Pr.Penale
vendosi: Deklarimin fajtor të të pandehurve me 1 (një) vit burgim për secilin.
Kundër këtij vendimi apeloi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Durrës e cila kërkoi dënim më të rëndë dhe të
paditurit që kërkuan pafajësi. Vendimi i Apelit ka rënduar më tej pozitën e mjekëve duke rrëzuar vendimin e
Gjykatës së Faktit, duke dhënë dënim më të rëndë ndaj mjekëve
…Rasti është …neglizhencë?, gabim? apo
fatkeqësi?….
Rasti në shqyrtim përshkruan vdekjen e shtetases M. B. 26 vjeçe
rreth 22 orë pasi ajo kishte lindur fëmijën e saj të parë nga një
shtatzani 40-41 javë me ecuri normale.
ecuria e barrës ka qenë e mire, me rrisk obstetrikal të ulët pa
prezence të patologjive (sëmundjeve) të sistemeve apo të
organeve të ndryshme të organizmit
Lindja e fëmijës u realizua në rrugë natyrore e potencuar me
oxytocinë e ndjekur në dinamikë në repartin e paralindjes dhe
atë të lindjes nga ana e personelit të lartë dhe të mesëm
mjekësor i cili e përshkruan çdo 30 (tridhjetë) minuta gjendjen
e gruas
 
..vazhdim…
 Gruaja lindi nje femije te seksit mashkull me nje xhiro kordon rreth qafës.
nga ana e personelit të lartë dhe atij të mesëm mjekësor nuk referohen procedura apo
manovra obstetrikale gjate asistencës së lindjes
Pas lindjes së bebit gruaja ka qene në gjendje te mire, nuk ka patur hemoragji, uterusi
pershkruhet i kontraktuar, p
Papritur në oren 18:00 te dates 01.09.2014 gruaja ka bërë një episod me gjendje
lipotimie, me djersë ju kerkuan ekzaminimet laboratorike të cilat rezultuan erit.
2.960.000, Hgb 8.5%, Htc 26.1%, krahasuar me ato ne shtrimte cilat rezultonin erit
3.530.000, hb. 10.1 gram/dl, htc 31.2%, TA 90/70mmHg, nuk evidentohet hemoragji
vaginale.
Gjatë natës nuk ka përshkrime në kartelë në lidhje me gjendjen e gruas. Në oren 06:45
rreth 22 orë pas lindjes gruaja ka rëne në gjendje të shockut hemoragjik duke gjetur
për pasojë vdekjen. Diagnoza klinike. Suspekt: Aksident cerebrovascular.
Me vendim të Prokurorit gruaja ju nënshtrua autopsisë mjeko-ligjore. Në autopsi
rezulton: përmbajtje hemoragjike në sasi të madhe (hemoperitoneum)., dëmtim i
shpretkes, anemizim i organeve.. …
….në vijim…hetim dhe gjykim..

Prani e gjakut në kavitetin e barkut


(hemoperitoneum)
 Rupturë e shpretkës
…duhet bërë kujdes..atëherë???!!
……..Lind pyetja, po në ato raste kur një i sëmurë në gjëndje të rëndë ose i
traumatizuar në gjëndje të rëndë shtrohet në spital dhe aty nga veprimet ose
mosveprimet e pakujdesshme te mjekut ose të personelit tjetër shëndetësore
gjëndja e tij rëndohet edhe më tepër, duhet bërë fjalë për ardhjen e një dëmi të
rëndësishëm për shëndetin e të sëmurit? A duhet konsideruar thellimi i
rëndimit të gjëndjes së të sëmurit si një dëmtim i rëndë i shëndetit apo
rrezikim i jetës së tij? Kjo çështje ka rëndësi sepse shumë të sëmurë ose të
aksidentuar shtrohen në spital në gjendje të rëndë ose relativisht të rendë.
 Qënia e të sëmurit në gjendje të rëndë për shkak të vet sëmundjes ose
të traumës që ai kishte përpara veprimit ose mosveprimit mjekësor të
pakujdesshëm konsiderohet në vetëvete si një gjendje e rrezikshme për jetën
dhe nuk duhet të themi se thellimi i mëtejshëm i gjendjes së rëndë të të
semurit nga veprimet ose mosveprimet e mjekut ose të personelit tjetër
shendetësor e ka rrezikuar jetën e të semurit, mendojmë se çështja duhet parë
në menyrë individuale dhe në çdo rast konkret.
..legjislacioni Italian…
 Në shtetin Italian interpretimi historik i neglizhencës mjekësore cilësohet si mospërfillje flagrante
nga ana e mjekut kurues ndaj të sëmurit dhe sëmundjes nga e cila ai vuan. Kjo filozofi e ka kufizuar
numrin dhe shtrirjen e rasteve të keqpërdorimeve të paraqitura kundër mjekëve
Neglizhenca përbëhet prej mungesës së kujdesit, dhe nënkupton sjellje pasive që është pasqyruar në
mosmarrjen e masave të nevojshme. Për shembull, kur kirurgu lë (harron), instrumentet, ose garzë në
brendesi të një plagë kirurgjikale, vepron duke ndërhyrë në një gjymtyrë të shëndetshme në vend të
asaj të sëmurë, nuk e kontrollon datën e skadimit të medikamenteve.
 Pamaturia përbëhet nga një veprimi të caktuar mjekësor pa marrë të gjitha masat që
eksperienca e përbashkët sugjeron se është e nevojshme, dhe nënkupton sjellje aktive që përkthehet
në një sjellje të pamatur, që është sjellje e pandërgjegjshme dhe me pasojë të rrezikshme. Pamaturia
ndodh kur kirurg, për shembull, kryen një ndërhyrje kirurgjikale komplekse dhe delikate, pavarësisht
se e dinte se pacienti nuk ka qenë në gjendje të përsosur fizike, ose pa pasur pajisje të përshtatshme,
ose kryen një operacioni veçanërisht sfidues pa pasur kapacitet tekniko-profesional për të bërë
kështu.
 Paftësia nënkupton një qëndrim të dobët në ato aktivitete të cilat kërkojnë njohuri të posaçme
teknike dhe nënkupton një mangësi te përgatitjes profesionale, eksperiencës, kulturës, intuites
praktikës, dhe kapacitetin e vëzhgimit në dinamikë të të sëmurit, ka aftësi minimale dhe ekspertizë
teknike në përdorimin e instrumenteve, të cilat ai duhet të jetë i sigurt për ti përdorur saktë
…legjislacioni Anglez…
Në këtë aspekt, praktika angleze pranon se në rastet kur nuk ka praktikë
të pranuar të mëparshme për një trajtim të caktuar, gjykata vendos në
bazë të kriterit të “sjelljes së arsyeshme” bazuar në të gjitha rrethanat e
çështjes.
 Një mjek nuk duhet të mbajë përgjegjësi penale për mjekim të
pakujdesshëm në rastin kur ekzistojnë dy teori (shkolla të ndryshme) për
llojin e trajtimit mjekësor dhe mjeku zbaton njërën prej tyre.
 Gjithsesi vlerësimi i “standartit të trajtimit të duhur mjekësor”
është çështje e gjykimit mjekësor.
Kriteret në të cilat referohet jurisprudenca, e huaj në përgjithësi për
vlerësimin e ekzistencës së fajit në sjelljen e mjekut, janë kriteri i
parashikimit dhe shmangies, si në fazën e diagnostikimit ashtu edhe
në atë të trajtimit.
….U.S.A……
Në Shtetet e Bashkuara, një pretendim i suksesshëm
për mjekim te pakujdesshëm kërkon katër elementë
ligjore: (1) detyrë e mjekimit; (2) moskryerje e detyrës;
(3) dëmtim; (4) shkaku pasues, lidhja shkakësore……..
Në rast se ka qënë objektivisht e pamundur të
parashikohet rreziku dhe shmangia e tij, përgjegjësia e
mjekut përjashtohet.
 Praktika gjyqësore e huaj ka pranuar se duhet të
vlerësohet profesionaliteti i mjekut, pra fakti nëse
është mjek i përgjithshëm apo specialist.
….U.S.A-neglizhenca-detyra……
Në Shtetet e Bashkuara, një pretendim i suksesshëm për
mjekim te pakujdesshëm kërkon katër elementë ligjore:
(1) detyrë e mjekimit; (2) moskryerje e detyrës; (3) dëmtim;
(4) shkaku pasues, lidhja shkakësore……..
(1)Detyra e mjekimit: Në lidhje me këtë në fillim është e
nevojshme marrëveshja midis pacientit dhe mjekut i cili
merr përsipër detyrimin për të mjekuar të sëmurin
(diagnostikim-mjekim) sipas standarteve të caktuara,
përvojës dhe kualifikimit të tij (çdo mjek duhet të shfaqë
një nivel të caktuar dhe normal dijesh, shkathtësie, kujdesi
dhe njohurish në trajtimin e pacientit), kur është i
përgjithshëm standarti i kërkuar është i nivelit të
mjekësisë të përgjithshme, për një kirurg duhet të jetë i një
niveli të kirurgut të përgjithshëm etj
…U.S.A-neglizhenca-moskryerje e detyrës..
Në Shtetet e Bashkuara, një pretendim i suksesshëm për
mjekim te pakujdesshëm kërkon katër elementë ligjore:
(1) detyrë e mjekimit; (2) moskryerje e detyrës; (3) dëmtim;
(4) shkaku pasues, lidhja shkakësore……..
(2)Moskryerje e detyrës: Që të provohet neglizhenca duhet të
konstatohet një shkelje e detyrimit të kujdesit mjekësor
sipas standarteve të nevojshme e ardhur nga mosveprimi
(pasiv-nënvlerësim) i një veprimi që duhej kryer ose kryerja
gabim (forma aktive) e një veprimi. Ushtrimi i profesionit
ka qenë i një niveli të ulët në krahasim me detyrimin ose
marrëveshjen mjek-pacient në rrethana të caktuara të cilat
janë të ndryshme në një shërbim spitalore, spital rajonal
ose qendër Spitalore Universitare
…U.S.A-neglizhenca-pasoja ”dëmtim”..
Në Shtetet e Bashkuara, një pretendim i
suksesshëm për mjekim te pakujdesshëm
kërkon katër elementë ligjore: (1) detyrë e
mjekimit; (2) moskryerje e detyrës; (3) dëmtim;
(4) shkaku pasues, lidhja shkakësore……..
(3) Pasoja-Dëmtimi: Personeli mjekësor i paditur për
neglizhencë pavarësisht edhe kur ajo ka qenë e
dukshme (flagrante) nuk do të ketë përgjegjësi penale
nëse pacienti paditës nuk do të ketë pësuar dëmtim,
rrezikim jete ose vdekje.. Dëmtimi veçse fizik
nënkupton edhe një vuajtje mendore si dhe çdo prekje
tjetër të të drejtave dhe privilegjeve të pacientit ankues
…U.S.A-neglizhenca-lidhja shkak pasojë..
Në Shtetet e Bashkuara, një pretendim i suksesshëm
për mjekim te pakujdesshëm kërkon katër elementë
ligjore: (1) detyrë e mjekimit; (2) moskryerje e detyrës;
(3) dëmtim; (4) shkaku pasues, lidhja shkakësore……..
(4) Lidhja shkak-pasojë: Do të thotë që dëmtimi i
shëndetit (pasoja) ka ardhur nga shkelja e detyrimit
mjekësor ose neglizhenca dhe nga asnjë faktor tjetër.
Paditësi duhet të provojë në ndjkejen civile ose prokurori
(bazuar në ekspertizën) që mjeku kurues jo vetëm që i
padituri e ka trajtuar nën nivelin e duhur të kontratës
detyruese por nga pakujdesia (neglizhenca) ju
shkaktuan atij dëmtime të cilat nuk do të kishin
ardhur (pasojat) po të mos kishte ngeglizhim
Krimi mjekësor, shpërdorimi I detyrës (neni
248), dështimi kriminal (neni 93, 94, 95)
“Krimi mjekësor”, i kryer me qëllim përmes dashjes së
drejtpërdrejtë, konsiderohet atëherë kur mjeku ose personeli
tjetër shëndetësor i përdorin njohuritë profesionale për të
kryer akte kriminale në dëm të shëndetit dhe jetës së
njerëzve, çka bie ndesh me vetë interesat e shoqërisë.
 Krime që hyjnë në kategorinë e krimeve mjekësore janë,
për shembull, shpërdorimi i detyrës, i cili kryhet në sajë të
pozitës zyrtare dhe profesionale (mjek, farmacist, infermier,
edukatore etj.) dhe që nuk diktohet prej nevojave të
shërbimit dhe bie ndesh me kërkesën e përmbushjes së
rregullt të detyrës
pa nënvlerësuar fatkeqësinë dhe gabimin
për arsye se…
..”… distancat në mes të gabimit dhe të fatkeqësisë si dhe të
mjekimit të pakujdesshëm janë shumë të vogla, por për nga
përgjegjësia penale shumë të mëdha dhe me rëndësi te
posaçme “
fatkeqësia mjekësore, (rasti fatkeq, i njohur në teorinë e së drejtës
penale) konsiderohet ai përfundim jo i mirë dhe me rezultate të
pafavorshme të mjekimit që nuk vjen nga pakujdesia, ose gabimi në
mirëbesim i mjekut ose i personelit tjetër mjekësor, pa elementë të
pandërgjegjshmërisë, por si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, e
veçorive individuale të organizmit, i rrethanave jo të mira, për të
cilat nuk ka qënë e mundur objektivisht të parashikohen pasojat e
veprimeve. Pra, ajo është një ngjarje e paplanifikuar e papritur dhe e
padëshiruar, që zakonisht ka përfundim të pafavorshëm
..fatkeqësia…
 Shkenca mjekësore, pavarësisht nga zhvillimet
marramendëse, ende nuk është në gjendje të parashikojë
ndërlikimet që mund të zënë vend gjatë procedurave të ndryshme
mjekësore dhe në mënyrë disi të veçantë, gjatë ndërhyrjeve
kirurgjikale.
 Kështu, për shembull, në praktikën mjekësore janë tejet të
njohura rastet e vdekjeve të papritura në tryezën e operacionit nga
shoku operator, shoku emocional, nga mbindjeshmëria e
organizmit ndaj preparateve anestetike etj. Po ashtu, jo pak
manipulime të ndërlikuara mjekësore kanë natyrë “rrezikshmërie”,
siç janë, për shembull, arteriografia, koronarografia, intubimi dhe
ekstubimi, të cilat provokojnë spazma të fuqishme të pemës
bronkiale etj.
Vazhdim…fatkeqësia..
 Ndërlikimet e shpeshta që mund të ndodhin gjatë
ndërhyrjeve kirurgjikale të ndryshme me përfundim jo të
favorshëm që nuk varen nga veprimet e pakujdesshme të
personelit mjekësor çfarëdo niveli te kenë qenë ato, nga
gabimi mjekësor apo nga “dëshira”, por pasoja e rëndë në
shëndetin e të sëmurit apo vdekja e tij ndodh si rezultat e
problematikës se rëndë shëndetësore, i veçorive
individuale te organizmit ose i rrethanave jo të
favorshme. Për shembull ndërhyrjet që kryhen në një
qendër të specializuar terciare nuk mund kryhen në një
qendër shëndetësore rurale ku koha e transportimit të të
sëmurit nuk e lejon që ai të mbijetojë nga patologjia ose
trauma etj.
..në vijim… ….
Shkaqet e këtyre vdekjeve janë të ndryshme dhe në
më të shumtën e rasteve nuk kanë lidhje me qëllimin
qe i janë nënshtruar ndërhyrjes operatore psh:
Pamjaftueshmëria kardiovaskulare akute e ndikuar
nga veçoritë fiziologjike dhe anatomike të zemrës,
sëmundjet kanceroze, shoku anafilaktik, embolitë
amniotike, tromboembolitë pulmonare akute nga
shkëputja e një formacioni trombotik nga venat
varikoze te këmbëve…..
…analiza

e kujdesshme=parandalim
Sidoqoftë, pavarësisht se mjeku nuk mban asnjë lloj
përgjegjësie, rastet e fatkeqësive mjekësore duhet të analizohen
me kujdes, për të përjashtuar kësisoj mundësinë e ndonjë
pakujdesie, paaftësie apo gabimi mjekësor.
 Përgjegjësia mjekësore bazohet në nocionin e gabimit. Të
sëmurit të pakënaqur i takon të provojë gabimin, kurse gjyqtari
e ka për detyrë ta vlerësojë dhe ta provojë atë. Por ka raste, kur
nuk ka mundësi të provohet që është kryer një gabim.
 Në fakt, mjekësia nuk është shkencë ekzakte. Sipas
formulës klasike, ajo përcaktohet si një “art që bazohet në
njohuritë shkencore”, ku ka një pjesë të madhe pasigurie, edhe
pse në teknikat mjekësore aktualisht janë bërë përparime të
jashtëzakonshme. Kjo pasiguri e cila shoqëron çdo veprim
mjekësor, kthehet në një pjesë rreziku
..ngjarja terapeutike duhet
dëmshpërblyer
 “Ngjarje e papritur terapeutike do të thotë shkatërrim i shëndetit të një të sëmuri,
që nuk erdhi si pasojë e ndonjë gabimi të kryer nga mjeku ose nga institucioni
privat apo publik, të cilit iu drejtua i sëmuri dhe që atë e la me një gjymtim të
rëndë, që s’kishte asnjë lidhje me ecurinë normale të sëmundjes nga e cila vuante”.
 Megjithëse mjekimi ose ndërhyrja kirurgjikale është bërë në përputhje me
rregullat dhe protokollet mjekësore dhe në përshtatje me gjendjen e pacientit,
përsa i përket treguesve operatorë, ashtu edhe të teknikës së përdorur nga ana
tjeter duhet pohuar se kjo ngjarje e papritur terapeutike, që nuk përbënte gabim
të rëndë shkaktoi nje aksident.
 Duke pranuar lidhjen shkak-pasojë ndërmjet procesit të veshtirë të
lindjes dhe dëmtimit, gjykata duhet të vlerësojë juridikisht se ky aksident p.sh i
tromboembolisë ishte krejtësisht i jashtëzakonshëm .
 Në rastet e mësiperme, gjykata duhet te marrë parasysh llogaritjen e
elementëve të mundshëm: sa më i vogël të jetë një rrezik sipas të dhënave
statistikore, aq më i paparashikueshëm bëhet në rrafshin individual. Dhe në
këto dy raste, rreziqet ishin praktikisht të paparashikueshme. Ngjarja e papritur
terapeutike gëzon të drejtën e dëmshpërblimit sistematik dhe të plotë.
..paraqitje rasti fatkeq…
D.G. 45 vjeçe e cila u paraqit per ndihmë mjekësore rreth mesnatës të datës
29.01.2010 ne repartin e Urgjences Kirurgjikale prane Q.S. U. T “Nënë Tereza“ e
diagnostikuar Suspect subocluzion intestinal. Në shtrim pacientja ankohej për
mos eleminim gazrash dhe feçesh, dhimbje barku në të gjitha kuadratet, të
vjella, dobësi trupore me një histori te sëmundjes prej 24-orësh.
 Shtetasja D.G bëri exitus megjithë ndihmën mjekësore. Konkluzioni
autoptik: Trombozë akute e enëve të mezenterit. Infarkt akut hemorragjik i
zorrëve të holla dhe të trasha me nekrozë masive të tyre.
Shkaku i vdekjes insufiçienca kardiovaskulare akute në terren të trombozës së
arteries mezenterika superior. Bazuar në literaturën kirurgjikale ku theksohet se
në patologjite e ileusit dinamik nje vend te vecantë e zë forma trombotike në të
cilën zhvillohet kuadri klinik i ileusit intestinal akut i tipit paralitik në mungesë
të pengesave mekanike te tranzitit gastrointestinal. Në rastin e shtetases D.G.
është konstatuar forma arteriale me trombozë të arteries mezenterica superior.
Shkak për çrregullimin arterial bëhet embolia dhe trombangiti primar i vazave
mezenteriale.
 Vdekja e shtetases D.G. në këndvështrimin mjekoligjor u trajtua si rast
fatkeqësie mjekësore për shkak të sëmundjes së rëndë.
…..gabimi…..
gabime mjekësore konsiderohen të gjitha veprimet ose
mosveprimet e gabuara të mjekut ose të personelit
mjekësor, të cilat janë kryer në mirëbesim, nuk janë të
paramenduara, të pritshme ose të dëshiruara dhe që nuk
përmbajnë elementë pakujdesie, shkeljeje mjekësore në
rastin konkret të “pakujdesisë mjekësore” Nuk ekziston
elementi i fajit të gabimit në ndryshim nga pakujdesia.
“gabimi klinik” përkufizohet si dështimi i një veprimi për të
përfunduar me “sukses” ose përdorimi i nje plani të gabuar për
të arritur një qëllim te caktuar,
gabimi mund të jetë human (individual) ose nga afrimi i
sistemit (kushtet në të cilat punohet)
…nocioni juridik dhe moral i
gabimit….
 Sipas ligjeve përgjegjësia e ka bazën kryesisht në nocionin e gabimit,
pavarësisht nga juridiksioni të cilit i përket .
Pra, “gabimi paraqitet si një përdorim i gabuar i lirisë”.
A ekziston një formulë e saktë për të përcaktuar të gjitha
karakteret e gabimit mjekësor? Kjo pyetje nuk gjen përgjigje në
librat juridike. Nuk ka as ligje të veçanta për përgjegjësinë mjekësore,
por nuk ka as edhe ndonjë përcaktim të veçantë për gabimin mjekësor.
Në fakt, ka një ndryshim pikëpamjesh ndërmjet mjekut dhe juristit.
Mjeku që është i shqetësuar për anën teknike të problemeve të veta
dhe si njeriu që kryen veprimin, mjeku e peshon përgjegjësinë para se
ta marrë atë mbi vete, ndërsa, juristi që zbaton ligjin dhe ka si detyrë
dëmshpërblimin e viktimave e vlerëson përgjegjësinë mjekësore kur
kërkohet nga një paditës, pra me pak vonesë.
..nocioni mjekësor i gabimit…
Për një mjek shumë të ndërgjegjshëm, shpesh herë përgjegjësia morale është
më e madhe se përgjegjësia juridike. Por sipas juristit, që është skllav i ligjit,
bazë duhet të jetë përgjegjësia juridike.
Me një fjalë, në emër të lirisë së vet, mjeku ndjehet përgjegjës vetëm për
veprimet e kryera prej tij. Ai nuk mban përgjegjësi as për ngjarje të
paparashikuara (sëmundje, invaliditet) dhe as për ato të vërtetuara (vdekja), që
ia imponon jeta.
 Sigurisht mjeku dhe juristi janë dakord me këtë këndvështrim, veçanërisht kur
sjellin ndërmend thënien e famshme të një juristi: “Jeta është një aventurë nga
e cila askush nuk del i gjallë”(Sartri).
 Kuptimi që përçojnë thëniet e mësipërme është krejt i qartë: jemi qenie
njerëzore, të kufizuara jo vetëm në kohë dhe hapësirë, por edhe në aftësi
logjike dhe njohëse.
 Kjo nuk mund dhe s’duhet të shërbejë aspak si një pretekst për të përligjur
moskujdesin, kequshtrimin dhe neglizhencën; përkundrazi, është një ftesë për
të mësuar prej përvojës dhe gabimeve të mundshme, me qëllim që të
shmangen ndjeshëm mundësinë për të gabuar sërish, apo për të rënë në të
njëjtin gabim, çka në rastin e një mjeku do të ishte vërtet fatale.
…a është gabimi aksident???!!
 Një gabim në spital nuk mund të krahasohet kurrsesi me rastet e një aksidenti
automobilistik apo me ato të një aksidenti në fabrikë. Në rrugë ose në fabrikë,
nuk do të ndodhnin aksidentet, nëse të gjithë do të tregoheshin të kujdesshëm.
 Ndërkohë që spitali është vendi i “rrezikut”, pasi të sëmurët vijnë aty të lënduar
nga vetë sëmundja dhe aksidenti; qoftë edhe gabimi më i vogël bëhet tepër i
dukshëm në sytë e familjarëve, që në ato çaste janë tepër të vëmendshëm ndaj
çfarëdo lloj veprimi të personelit mjekësor.
 Gabimi mjekësor është gabimi më i zakonshem por edhe i parandalueshëm
 Një raport i një Instituti të Mjekësisë-Ligjore në USA renditi ngjarjet e
padëshiruara të evidentuara gjatë dhënies së medikamenteve të kundërindikuar
(dhënia pacientit e ilaçit të gabuar ose të dozës së gabuar të ilaçit, dhënia e ilaçit
tek pacienti i gabuar në mënyrën e gabuar dhe në kohën e gabuar), transfuzionet
e pavend të gjakut ose trasfuzionet me gjak te papajtueshëm ose të infektuar,
vdekjet, dëmtimet gjatë trajtimeve në klinika të ndryshme, gabimet kirurgjikale
etj. Në përfundim të studimit rezultoi se numri më i lartë i gabimeve me pasoja të
rënda, serioze ka më shumë mundësi të ndodhë në repartet e terapisë intensive
(reanimacion), shërbimet e urgjencave dhe në dhomat e operacioneve.
 Provat tregojnë që 3-16 % e pacientëve të hospitalizuar, vuajnë si pasojë e vetë
kujdesit mjekësor.
..shkaqet e gabimeve
Pamjaftueshmëria e dijeve dhe e përvojës, niveli i sotëm ende i papërsosur i shkencës
mjekësore dhe i metodave ekzaminuese.
Niveli i shkencës së mjekësisë të sotme dhe i metodave të ekzaminimit e të mjekimit, të cilat
mund të çojnë në rrugë të gabuar dhe mjekë me përvojë. Pamjaftueshmëria e dijeve dhe e
përvojës, Mungesa e barnave, aparaturave, instrumentave të ndryshme të nevojshme.
Gabimet mjekësore mund te kenë aspekt diagnostik dhe terapeutik.
 Të gjitha çështjet penale apo civile që ngrihen kundër mjekëve në lidhje me veprimet apo
mosveprimet e tyre gjatë trajtimit mjekësor, kërkojnë gjithmonë një ekspertim mjekoligjor të
kualifikuar dhe mjaft të kujdesshëm. Me qëllim zgjidhjen e këtyre çështjeve, organet e hetimit
dhe të gjykates u drejtohen ekspertëve mjekoligjorë.
Është detyrë e ekspertit mjekoligjor të bëjë vlerësimin e veprimeve apo mosveprimeve të
mjekëve nëse ato kanë për bazë pakujdesinë, paaftësinë, papërsosmërinë e sotme të shkencës
mjekësore apo rastin fatkeq .
Në një raport të një Instituti të Mjekësise Ligjore në USA “gabimi klinik” përkufizohet si
dështimi i një veprimi për të përfunduar me “sukses” ose përdorimi i nje plani të gabuar për
të arritur një qëllim te caktuar. Përkufizuar ndryshe ose me pak fjalë gabimet mund të
lindin në momentin e planifikimit të veprimit mjekësor po ashtu edhe në vënien në
jetë të tij ose ekzekutimin e veprimit .
 
..gabimi dhe kriminalizimi i tyre
Gabimet gjatë veprimtarisë klinike dhe deklarimet për kequshtrim profesioni në
mjekësi janë aspekte të rëndësishme dhe me një dinamikë në rritje në ditët e sotme.
Shqetësues ngelet fakti për rrezikun e sëmundjeve paralizuese për arsye të ndërhyrjeve
gjatë qëndrimit ne Spitale të cilat në mënyre direkte dhe indirekte ndikojne në rritjen e
kostos financiare për shërimin apo dëmshpërblimin e pacientit të dëmtuar nga
veprimtaria e kequshtrimit.Kjo gje shpeshherë ka krijuar kosto gjigande financiare për
Institucionet Shëndetësore dhe shoqërine, në shumë raste te paperballueshme.
Kriminalizimi i gabimeve klinike: Aspekti më shqetësues i ndryshimeve të fundit është
tendenca për kriminalizimim të gabimeve fatale mjekësore.
 Holbrook raportoi një rritje dramatike të përdorimit të akuzave për vrasje në
Mbretërine e Bashkuar kundër mjekëve në periudhën 1970-1979 (113).
Dënimi i doktorëve për vrasje mund të përmbushë një dëshirë për hakmarrje, por përsëri
nuk i parandalon tragjeditë që do të ndodhin. Italia ka shkallën më të lartë të
procedimeve penale kundër personelit të lartë mjekësor (doktorëve) në konteksin e
gabimeve klinike.
 Në këtë aspekt ështe për tu përmendur Tajvani, gabimet mjekësore i trajton si gabime
kriminale. Një mjek tajvanez u gjykua si fajtor dhe u dënua me tre muaj burg dhe akuzat
ishin formuluar: Diagnozë e vonuar dhe komplikacione kirurgjikale të evitueshme .
….mënyrat e marrjes në përgjegjësi..
 Për të diskutuar në lidhje me përgjegjësinë e mjekut, duhet
të ekzistojnë tre elementë të domosdoshëm:
• një gabim i kryer nga mjeku ose ekipi mjekues,
• një dëmtim që i është shkaktuar pacientit,
• një lidhje shkakësore (kauzale) ndërmjet gabimit dhe
dëmtimit.
Viktima duhet të provojë ekzistencën e lidhjes shkakësore
(kauzale) ndërmjet gabimit, që pretendon se e ka kryer
mjeku dhe dëmtimit që ai ka pësuar. Përveç kësaj, një
gabim, edhe kur është i dukshëm, nuk mund të gjykohet kur
nuk ka sjellë pasojë.
…marrja në përgjegjësi e personelit
mjekësor
Përgjegjësia mjekësore mund ta detyrojë mjekun të kompensojë
dëmin që i ka shkaktuar të sëmurit duke i dhënë të holla: Këtu kemi
të bëjmë me◄ përgjegjësi civile.
Përgjegjësia mjekësore mund të çojë në dënimin e mjekut me gjobë
ose me burgim: Këtu kemi të bëjmë me ◄përgjegjësi penale.
Përgjegjësia mjekësore mund të gjykohet nga instancat publike
sipas rregullave të veçanta: Këtu kemi të bëjmë me ◄përgjegjësi
administrative.
Së fundi, përgjegjësia mjekësore mund të gjykohet nga një organ
administrativ jo nga gjykatat, por nga një instancë profesionale, siç
është Këshilli i Urdhërit të Mjekut: Këtu kemi të bëjmë me
◄përgjegjësi disiplinore.
Rezultatet e një studimi mbi
mjekimin e pakujdesshëm
Për të realizuar këtë studim u morën në shqyrtim gjithsej 163 raste
të proceduara penalisht nga ana e organit të Prokurorisë ose të
gjykatave për ”Mjekim të Pakujdesshëm”, si dhe raste të proceduara
bazuar në bazë të Kodit Civil jo vetëm persona të vdekur por edhe
ata të cilët jetojnë dhe që kanë ngritur një padi penale ndaj
personelit mjekësor. Periudha kohore e studimit përfshin një
periudhë nga viti 2007-2012 duke përfshirë dhe muajt e parë të vitit
2013. Në këtë punim u studiuan të dhënat sociodemografike siç janë
gjinia, mosha, shpërndarja gjeografike, shpërndarja sipas qendrave
Spitalore dhe nën specialiteteve të Spitaleve.
Vazhdim…
Në studim u pëfshi gjinia e personelit mjekësor, mosha, puna
në ekip apo si individ, hetimi i parë apo i përsëritur, i dënuar
apo jo, vjetërsia në punë dhe gjinia e personelit mjekësor,
statusit i personit të ekspertuar. U vlerësua shkaku autoptik i
vdekjes, si dhe shpërndarja e vdekjeve sipas periudhës
kohore, sëmundjeve, dëmtimit trupor apo vdekjes të
shkaktuar nga mjekimi i pakujdeshëm pakujdeshëm. Në bazë
të të dhënave të studiuara dhe të përfituara u ndërtuan edhe
grafikët përkatës, që po i pasqyrojmë si më poshtë, të dhënat
e të cilëve janë esenciale dhe domethënëse.
Paraqitje grafike e shpërndarjes
gjeografike të procedimeve penale për
“mjekim të pakujdesshëm”
Tabela 1: Të dhënat sociodemografike
të rasteve në studim
Variablat N %
Gjinia
Femra 67 40.9
Meshkuj 97 59.1
Mosha, (m±SD) 39.5 21.5
Grupmosha
0-10 20 12.3
11-20 13 8.0
21-30 23 14.2
31-40 21 13.0
41-50 29 17.9
51-60 27 16.7
60+ 29 17.9
…vazhdim i tabelës 1
Rrethi N %
BERAT 3 1.8
DURRES 5 3.1
ELBASAN 8 4.9
FIER 5 3.1
GJIROKASTER 3 1.8
KORCE 17 10.4
KRUJE 4 2.5
KUCOVE 1 0.6
KUKES 1 0.6
LAC 3 1.8
LEZHE 3 1.8
LIBRAZHD 3 1.8
…vazhdim i tabelës 1
Rrethi N %
LUSHNJE 6 3.7
MAT 1 0.6
MIRDITE 1 0.6
PEQIN 2 1.2
PERMET 3 1.8
POGRADEC 3 1.8
SARANDE 6 3.7
SHKODER 2 1.2
TEPELENE 1 0.6
TIRANE 72 44.2
TROPOJE 1 0.6
VLORE 9 5.5
Paraqitje grafike e shpërndarjes gjeografike të
procedimeve penale për “mjekim të pakujdesshëm”
Shpërndarja e rasteve sipas gjinisë: Në studim janë
përfshirë 67(41%) femra dhe 97(59%) meshkuj.
Meshkujt mbizotërojnë ndaj femrave me ndryshim të
rëndësishëm ndërmjet tyre, p=0.02
Tabela 2: Statistikë e
përmbledhur e moshës
Madhësia e kampionit 164
Mosha më e vogël 0

Mosha më e madhe 87

Mosha mesatare 39.5

95%CI për mesataren 36.1- 42.8

Mediana 44

Varianca 465

Deviacioni Standart 21.5


Histogrami i moshës:
Mosha mesatare e rasteve është 39.5
vjeç,95% CI (36.1-42.8). Mosha i nënshtrohet
shpërndarjes normale.
Shpërndarja e rasteve sipas grupmoshës: Vërehet
mbizotërim i grupmoshës 41-50 vjeç dhe mbi 61 vjec me
29 (17.9%) raste. Në vend të dytë renditet grupmosha
51-60 vjeç me 27(16.7%) të rasteve ndjekur nga
grupmosha 21-30vjeç me 23 (14.2%) të rasteve.
Shpërndarja e rasteve sipas dënimit penal: Vërehet se 143
(87%) raste nuk janë futur në burg, ndërsa 21 (13%) prej tyre
janë burgosur. Ka ndryshim statistikisht të rëndësishëm
ndërmjet tyre (p<0.01).
Shpërndarja e rasteve sipas vdekjeve:
Vërehet se 130 (80%) raste kanë vdekur,
ndërsa 33 (20%) prej tyre nuk kanë vdekur.
Shpërndarja e vdekjeve sipas grupmoshës: Vërehet se
numri më i madh i vdekjeve është në moshën mbi 40 vjec; 69
(54%) vdekje.
Tabela 3: Lidhja e
vdekjeve me dënimin
(burgimin)
Vdekje

Po Jo

Po 19 111
Burgim

Jo 2 31
Shpërndarja e rasteve sipas vdekjeve dhe burgimeve: Vërehet se
nga 130 (80%) raste që kanë përfunduar me vdekje,19 (15%) janë futur
në burg, ndërsa 111 (85%) nuk janë futur në burg. (OR=2.6, 95%CI=0.5-
1.2) Vërehet se pacientët e burgut kanë 2.6 herë më shumë gjasa të
përfundojnë me vdekje, në krahasim me pacientët e tjerë, por pa
ndryshim sinjifikant ndërmjet tyre, p=0.6.
Shpërndarja e rasteve sipas traumave trupore të shkaktuara:
Vërehet se 119 (74%) raste nuk kanë dëmtime trupore, ndërsa 42
(26%) kanë dëmtime trupore, me ndryshim statistikisht të
rëndësishëm ndërmjet tyre (χ2= 130.1 p<0.01).
Shpërndarja e rasteve sipas traumave trupore të
shkaktuara dhe vdekjeve: Nga 42 (26%) raste që kanë
dëmtime trupore, 26 (62%) kanë përfunduar me vdekje,
ndërsa 16 (38%) nuk kanë përfunduar në vdekje.
Shpërndarja rasteve sipas patologjisë: Vërehet se pjesa më e
madhe e rasteve, 132 raste, janë raste urgjence, 75 prej tyre janë raste
interne, 71 janë raste kirugjikale, 27 janë raste obstetrikale dhe vetëm
20 prej tyre janë raste pediatrike.
Shpërndarja rasteve sipas vendimit të gjykatës: Vërehet
se 73 (45.3%) raste janë ende në pritje të vendimit gjyqësor,
ndërsa 57 (35.4%) janë shpallur të pafajshëm dhe 31 (19.3)
janë shpallur fajtorë.
Tabela 4: Lidhja e gjinisë
me vdekjet
Vdekje

Po Jo

Femer 54 13
Gjinia

Mashkull 76 20

OR=1.08, 95%CI=0.5-2.3, p=0.8 Vërehet nga tabela se gjinia nuk


është një faktor që ndikon në numrin e vdekjeve. Gjasat e vdekjeve
janë të njëjta në të dyja gjinitë, p=0.8
Tabela 5: Lidhja e gjinisë me
dëmtimet trupore
Demtime trupore

Po Jo

Femer 18 49
Gjinia

Mashkull 24 70

OR=1, 95% CI=0.5-2.1, p=0.8 Nga tabela vërehet se gjinia dhe


dëmtimet trupore nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Gjasat e
dëmtimeve janë të njëjta në të dyja gjinitë, p=0.8
Tabela 6: Lidhja e dëmtimeve
trupore me moshën
Demtimet trupore OR 95% CI P
Grupmosha Po Jo

0-10 6 14 ref
11-20 3 9 1.3 0.2-6.4 0.7

21-30 8 15 0.8 0.2-2.9 0.7

31-40 7 14 0.8 0.2-3 0.7

41-50 6 23 1.6 0.4-6.1 0.4

51-60 5 22 1.8 0.4-6.1 0.4

61+ 5 22 1.8 0.4-6.1 0.4


Shpërndarja e rasteve sipas traumave trupore të shkaktuara:
Vërehet se 119 (74%) raste nuk kanë dëmtime trupore ndersa 42
(26%) prej tyre kanë dëmtime trupore, me ndryshim statistikisht të
rëndësishëm ndërmjet tyre (χ2= 130.1 p<0.01).
Numri më i madh i rasteve të proceduara është regjistruar në vitin 2010 me 28 të
tilla ose 17.2%.
Bazuar në shpërndarjen gjeografike Tirana zë vendin e parë me 44.2% të rasteve
të studiuara e ndjekur nga Korça dhe Vlora ndërsa Peshkopia nuk ka asnjë rast.
Meshkujt mbizotërojnë shpërndarjen e rasteve sipas gjinisë me 59% kundrejt 41%
të femrave.
Mosha mesatare e rasteve të studimit është 39.5 vjeç (95%). Vërehet mbizotërim i
grupmoshës 41-50 vjeç dhe mbi 61 vjeç me 29 raste (17.9%) e ndjekur nga
grupmosha 21-30 vjeç me 23 raste (14.2%).
Bazuar në shpërndarjen e rasteve sipas dënimit penal ose jo vërehet se 143 raste
ose 87% e tyre të shprehur në përqindje nuk janë dënuar me burg, ndërsa 21 raste
ose 13% janë dënuar me burg.
Bazuar në shpërndarjen e rasteve sipas vdekjeve vërehet se 130 raste ose 80 e tyre
kanë vdekur, ndërsa 33 prej tyre ose 20% nuk kanë vdekur. Numri më i madh i
vdekjeve evidentohet në moshën mbi 40 vjeç, 69 raste ose 54% e vdekjeve.
Numrin më të madh të pacientëve të vdekur e zënë pacientët e burgosur.
Bazuar në shpërndarjen e rasteve sipas patologjive vërehet se numrin më të
madhe të rasteve e zënë rastet urgjente të ndjekur nga sëmundjet interne,
kirurgjikale, obstetrikale dhe në fund sëmundjet pediatrike.
Bazuar në shpërndarjen e rasteve sipas vendimit të gjykateve vërehet se 57 raste
(35.4%) janë shpallur të pafajshëm, 31 raste ose 19.3% janë shpallur fajtor nga
gjykata, ndërsa 73 raste ose 45.3% janë në pritje të vendimit gjyqësor.
Bazuar në shpërndarjen e rasteve sipas vjetërsisë në punë dhe përsëritjes së
akuzës për shkelje mjekësore vërehet se 68 raste ose 42.5% e mjekëve të cilët
kanë 11-20 vite punë.
Diskutim teorik
Ky material ka në thelb të diskutimit
rritjen e vëmendjes të publikut ndaj
gabimeve mjekësore gjatë veprimtarisë
klinike, pasojat dhe modelet e tyre. Është
një kapërcim mes gabimeve klinike dhe
padive të neglizhencës mjekësore.
Ecuria në diagnostikim
 Është e rëndësishme të njohim që shumë padi për neglizhencë nuk do të shiheshin
nga ushtruesit e profesionit në fushën e mjekësisë sikur ato të lindnin nga ngjarje të
kundërta sepse faktorët që parashikojnë që një pacient do të çojë në gjykim, përfshin
një mardhënie të dobët me klinicistin dhe ndjesinë qe pacienti nuk po mbahet i
informuar prej klinicistit.
Ecuria e jurisprudencës në fushën e gabimit në diagnostikim ka njohur përparësi në
vendet e zhvilluara perëndimore. Në fillim të shekullit XX flitej për përgjegjësinë e
mjekut në një gabim diagnostikimi vetëm në rast se ai ishte shumë i dukshëm dhe
sillte dështim të madh, sepse në përcaktimin e diagnozës nuk të mbrojnë nga gabimi
një kontroll më i vëmendshëm dhe njohuritë më serioze. Duhet nënvizuar se mjetet
diagnostikuese në atë kohë ishin të kufizuara. Ndërsa tani është krejt e kundërta pasi
në mjekësi përdoren mjete diagnostikuese, të avancuara.
 Një nga meritat e proceseve mbi përgjegjësinë mjekësore ka qenë zyrtarizimi i
përgjegjësive individuale të çdo mjeku të ekipit kirurgjikal dhe sidomos atij
reanimator roli i të cilit gjykohej dhe vlerësohej si “sekondar”. Shumë vendime të
Gjykatave aktualisht kanë njohur autonominë e anestezistit reanimator.
Çfarë thonë Gjykatat
Aktualisht, numri i madh i kontrolleve e ndihmon mjekun në diagnostikim, por ky
numër e rrit detyrimin e tij për të arritur synimin e caktuar. Sipas gjykatave,
“gabimi në diagnostikim nuk sjell përgjegjësi në rast se nuk mbështetet në shkeljen e
të dhënave mjekësore plotësisht të sakta. Nga ana tjetër, një diagnozë e përcaktuar
pa kujdes, duke lënë pas dore mbledhjen e të dhënave të nevojshme ose thjesht të
dobishme, pa përdorur procedurat që të detyron shkenca, është burim përgjegjësie”.
 Në kohën e sotme mjeku ka në dispozicion mjete dhe metoda të për të
përcaktuar diagnozën dhe trajtuar sëmundjen. Ai duhet të përdorë teknikat, të
dhënat e nxjerra për diagnostikim në përputhje me arritjet shkencore
bashkëkohore. Mjeku duhet të marrë të gjitha masat e mundshme që të shmangë
akuzën për pakujdesi. Në kundërshtim me atë që thuhet shumë shpesh, mjeku
është i lidhur me detyrimin për të përdorur të gjitha mjetet e nevojshme, por jo për
të arritur sukses. Le të nënvizojmë se gjykatat kanë gjykuar me rreptësi dy situata:
nxitimin (aksident i ndodhur gjatë një operacioni jo urgjent) dhe mungesa e
dukshme e kontrollit.
Konkluzione
Ekspertimi i rasteve penale të
proceduara për mjekimi të
pakujdesshëm është kompleks dhe
delikat. Këtu gjithnjë duhet dalluar
gabimi mjekësor, fatkeqësia nga
mjekimi i pandërgjegjshëm ku në të
vërtetë duhet kujdes shumë i madh.
Konkluzione
Numri më i madh i rasteve të proceduara është regjistruar në vitin 2010 me 28 të tilla ose 17.2%.
Bazuar në shpërndarjen gjeografike Tirana zë vendin e parë me 44.2% të rasteve të studiuara e ndjekur nga
Korça dhe Vlora ndërsa Peshkopia nuk ka asnjë rast.
Meshkujt mbizotërojnë shpërndarjen e rasteve sipas gjinisë me 59% kundrejt 41% të femrave.
Mosha mesatare e rasteve të studimit është 39.5 vjeç (95%). Vërehet mbizotërim i grupmoshës 41-50 vjeç
dhe mbi 61 vjeç me 29 raste (17.9%) e ndjekur nga grupmosha 21-30 vjeç me 23 raste (14.2%).
Bazuar në shpërndarjen e rasteve sipas dënimit penal ose jo vërehet se 143 raste ose 87% e tyre të shprehur
në përqindje nuk janë dënuar me burg, ndërsa 21 raste ose 13% janë dënuar me burg.
Bazuar në shpërndarjen e rasteve sipas vdekjeve vërehet se 130 raste ose 80 e tyre kanë vdekur, ndërsa 33
prej tyre ose 20% nuk kanë vdekur. Numri më i madh i vdekjeve evidentohet në moshën mbi 40 vjeç, 69
raste ose 54% e vdekjeve. Numrin më të madh të pacientëve të vdekur e zënë pacientët e burgosur.
Bazuar në shpërndarjen e rasteve sipas patologjive vërehet se numrin më të madhe të rasteve e zënë rastet
urgjente të ndjekur nga sëmundjet interne, kirurgjikale, obstetrikale dhe në fund sëmundjet pediatrike.
Bazuar në shpërndarjen e rasteve sipas vendimit të gjykateve vërehet se 57 raste (35.4%) janë shpallur të
pafajshëm, 31 raste ose 19.3% janë shpallur fajtor nga gjykata, ndërsa 73 raste ose 45.3% janë në pritje të
vendimit gjyqësor.
Bazuar në shpërndarjen e rasteve sipas vjetërsisë në punë dhe përsëritjes së akuzës për shkelje mjekësore
vërehet se 68 raste ose 42.5% e mjekëve të cilët kanë 11-20 vite punë.
Pasojat e proceseve mbi përgjegjësinë e veprimtarisë mjekësore
kanë ndikim pozitiv në rritjen e përgatitjes profesionale dhe
përgjegjshmërinë e personelit mjekësor. Është e rëndësishme të
theksohet se, duke reaguar ndaj rrezikut të madh të ndjekjes
penale, mjekët dëshirojnë të shtojnë njohuritë e tyre mjekësore
dhe të kenë një përgatitje më të mirë me qëllim të përmirësojnë
vazhdimisht përgatitjen e tij profesionale. Meqënëse ka merak për
rritjen e kualifikimit, mjeku nuk pret proceset për shkelje
mjekësore për të ecur përpara.
Rekomandime
Më poshtë paraqesim në mënyrë të shkurtuar disa
rekomandime si rezultat i zhvillimit të studimit.
Rekomandime
Gabimet mjekësore sipas studimit të materialit tonë ndodhin te mjekët e rinj nga
mungesa e përvojes dhe është në përputhje krahasuar me literaturën botërore. Për këtë
del e nevojshme qëndrimi pranë mjekëve të rinj, këshillimi dhe asistimi i tyre nga
personeli më i vjetër dhe me përvojë, kualifikimi me përvojën më të mirë bashkëkohore.
Shpenzimet për proceset për "Mjekim te Pakujdesshëm’ dhe për kujdesin shëndetësor do
të shtohen dhe mjekët shqiptarë të akuzuar janë të detyruar për tu mbrojtur përpara
proceseve të tilla duke u siguruar financiarisht kundër procesit gjyqësor, i cili synon
përfitim për pacientin. Për të zvogëluar praktikën e mjekësisë mbrojtëse dhe koston e
kujdesit shëndetësor, një zgjidhje e mundshme do të jetë futja e një rezolute
jashtëgjyqësore gjyqësore, si në vendet e tjera dhe një reformë e sistemit gjyqësor shqiptar
për çështjet e procesit gjyqësor të inicuar per neglizhencë mjekësore.
Në Qendrat Spitalore Universitare, Spitalet Rajonale dhe ato të rretheve duhet të
funksionojnë shërbimet e “Anatomisë Patologjike” të cilat japin një ndihmesë
jashtëzakonisht të madhe në drejtim të ngritjes tekniko-profesionale të personelit
mjekësor.
Është e nevojshme rekomandimi i formulimit zyrtar të protokolleve klinike për të qenë të
mbrojtur nga paditë e malpraktikës
FALEMINDERIT PËR
VËMENDJEN!

You might also like