You are on page 1of 21

DËMTIMET NGA

TRAUMAT ASFIKTIKE
Ligjërues: Dr. Naim Uka, Md,FMD
Lënda: Mjekësi Ligjore
Dëmtimet (Lëndimet)
• Varësisht nga mjeti që shkakton dëmtimin
ato ndahen në:
1. Dëmtime nga trauma fizike;
2. Dëmtime nga traumat asfiktike;
3. Dëmtime nga traumat termike;
4. Dëmtime nga traumat elektrike;
5. Dëmtime nga traumat kimike;
Dëmtime nga trauma Asfiktike
• Ndahen në:
1. Asfiksia nga mbytja (sofokimi);
2. Asfiksia nga shtrëngimi (strangulimi);
3. Mbytja në lëngje (submersio);
 Me asfiksi nënkuptojmë gjendjen e
pamjaftueshmërisë ose mungesën e oksigjenit
në organizmin e njeriut;
Dëmtime nga trauma Asfiktike
1. Asfiksia nga mbytja (sofokimi);
 Ndodhë kur oksigjeni nuk arrin në gjak dhe
është disa llojesh:
A. Mbytja mjedisore;
B. Mbytja nga mbyllja mekanike e vrimave të
hundës dhe gojës;
C. Mbytja nga zënia e rrugëve të frymëmarrjes;
D. Asfiksia traumatike;
Dëmtime nga trauma Asfiktike
1. Asfiksia nga mbytja (sofokimi);
A. Mbytja mjedisore;
• Kur në një mjedis per shkaqe ambientalistike,
oksigjeni është I pamjaftueshëm ose mungon.
• Puset e zbrazura, hambarët e anijeve, tunelet
me oksigjen të pamjaftueshëm etj;
• Gjatë autopsive të këtyre rasteve gjenden shenja
të asfiksisë së përgjithshme, pa shenja specifike;
Dëmtime nga trauma Asfiktike
1. Asfiksia nga mbytja (sofokimi);
B. Mbytja nga mbyllja mekanike e vrimave të hundës dhe
gojës – mund të jetë aksidentale (fëmijët e moshës së
gjirit dhe të djepit – nga gjiri I nënës së pakujdesshme
dhe me gjumë të rëndë), vetëvrasëse (janë shumë më të
rralla dhe ndodhin zakonisht te njerëzit me sëmundje të
ndryshme psiqike) ose vrasje ( me duar, me jastëk etj);
 Përveq shenjave të përgjithshme të asfiksisë,
konstatohen edhe ekhimoza dhe hematoma perreth
gojes dhe hundes.
Dëmtime nga trauma Asfiktike
1. Asfiksia nga mbytja (sofokimi);
C. Mbytja nga zënia e rrugëve të frymëmarrjes;
 Te vrasjet jane te rralla (kidnapimet);
 Aksidentale – paraqiten zakonisht me rastin e
rënies së trupave të huaj në faringsin e pasëm
apo larings, te fëmijët, pleqt apo të semurit
psiqik dhe shumë rrallë te të rriturit në
momentet e haresë, alkoolistët;
 Në autopsi nuk ka shenja specifike;
Dëmtime nga trauma Asfiktike
1. Asfiksia nga mbytja (sofokimi);
D. Asfiksia traumatike – shumica jane
aksidentale;
 Vetura kur kalon neper barkun e personit te
caktuar, prinderit e zënë nën vete fëmijën e
vogël gjatë gjumit etj;
Dëmtime nga trauma Asfiktike
2. Asfiksia nga shtrëngimi (strangulimi);
 Nënkupton bllokimin e enëve të gjakut të
qafës si pasojë e shtypjes së tyre nga jashtë.
 Kemi 3 tipe shtrëngimi:
1. Varja;
2. Mbytja me lak;
3. Mbytja me duar;
Dëmtime nga trauma Asfiktike
2. Asfiksia nga shtrëngimi (strangulimi);
1. Varja – Në rastet e mbytjes nga shtrëngimi, zakonisht mekanizmi I
vdekjes nuk ka të bëjë me mbylljen e rrugëve të frymëmarrjes.
 Hipoksia e trurit nga mbyllja e enëve që e ushqejn me gjak (a.karotide)
është mekanizmi I vdekjes te rastet e shtrëngimit (strangulimit);
 Komprimi i arterieve karotide dhe venave jugulare (brenda 10-15
sekondave);
 Komprimim I v.jugulare – truri mbingarkohet me gjak dhe nuk mund të
zbrazet, qka I jep shkas krijimit te maskës ekimotike dhe petekieve
hemoragjike në konjuktiva dhe sklera;
 Varjet e plota - fytyra e zbehtë; Varjet jo të plota (kur një pjesë e trupit
prek tokën – Fytyra e nxirë, me pika hemorragjike, sepse shtypen
plotësisht vetëm venat jugulare;
Dëmtime nga trauma Asfiktike
2. Asfiksia nga shtrëngimi (ssuspensio);
 Nënkupton shtrëngimin e qafës me lakun të
kapur për objekt të fiksuar, që tërhiqet nga vetë
pesha e trupit;
 Vdekjen në varje të tilla e shkaktojnë 3 faktorë:
1. Shtypja e enëve të gjakut;
2. Ngacmimi i tufës së nervave në këtë zonë;
3. Shtypja e rrugëve të frymëmarrjes;
Dëmtime nga trauma Asfiktike
2. Asfiksia nga shtrëngimi (suspensio);
 Pesha e kokës 5-7kg, mjafton në shtypjen e
a.karotide, që të shkaktojë hipoksin - vdekjen;
 Vetëvrasjet paraqesin pjesën dërmuese të
këtyre vdekjeve;
 Aksidentale – janë shumë të rralla;
 Materialet që përdoren më shpeshë: Litari,
kordonët elektrik, çarçafët, rripat etj:
Dëmtime nga trauma Asfiktike
2. Asfiksia nga shtrëngimi (suspensio);
 Shenjat tipike: Brazda e strangulacionit –
trajtë të shkronjës “U”, nga poshtë – lartë,
mbi Mollën e Adamit; Gjuha e thatë e
nxjerrur jashtë, e kafshuar me dhëmbë; Në
sy, sklera dhe konjuktiva – pikëza
hemoragjike; Në hundë – sekrecione
shkumoze;
Dëmtime nga trauma Asfiktike
2. Asfiksia nga shtrëngimi (suspensio);
 Vetëvrasjet me karakter autoerotik;
 Hasen më shpeshë te meshkujt se sa te
femrat;
 Nëse zgjat më tepër se 10-15 seconda ,
ekscitimi autoerotik perfundon me vdekje;
Dëmtime nga trauma Asfiktike
2. Asfiksia nga shtrëngimi (strangulacio funalis);
 Nënkupton shtrëngimin e qafës përmes një laku që tërhiqet jo nga
pesha e trupit të viktimës, por nga një forcë tjetër, që kryesisht janë
duart – Kryesisht janë me karakter - Vrasje;
 Si rregull Brazda e strangulacionit ka drejtim horizontal ne nivelin
poshte molles së Adamit, me ngjyrë të verdhë, që kur thahet merr
ngjyrë kafe;
 Njollat e Tardieu-t – fryrje të mushkërive, pikëzime hemoragjike në cipat
e organeve, që shoqërohen jo rrallë me thyerje të kockave të fytit (oss
hyoide), dhe gjaku është I zi, I lëngshëm;
 Aksidentale – janë shumë më të rralla – Kur shalli, kravata apo laku
tërhiqet aksidentalisht nga ndonjë pjesë e makinerisë;
 Vetëvrasjet – janë shumë të rralla
Dëmtime nga trauma Asfiktike
2. Asfiksia nga shtrëngimi (strangulacio manualis);
 Nënkupton shtrëngimin e qafës përmes duarve, parakrahut apo
pjesë të gjymtyrëve (këmbëve);
 Vetëvrasja nuk është e mundur të realizohet, pasiqë humbja e
ndërgjegjes bën çlirimin e shtypjes së gjakut;
 Vrasje - % më e madhe te femrat, nën kanosjen nga dhuna
sexuale;
 Karakteristikë – Fytyra e fryrë, e mavijosur; Petekiet hemoragjike
në sklerat dhe konjuktivat; Gërvishje dhe ekimoza në lëkurën e
qafës dhe nënlëkurën e nofullave; Gërvishje gjysëmharkore në
qafë nga thonjët; Hemorragji në muskujt e qafës, me fraktura të
kërceve dhe kockave të fytit;
Dëmtime nga trauma Asfiktike
3. Asfiksia nga mbytja në lëngje (submersio);
 Nënkupton vdekja e ardhur nga asfiksia si rezultat I
hyrjes së lëngjeve në rrugët e frymëmarrjes;
 Pyetjet e shtruara: Viktima a ka qenë I gjallë apo I
vdekur para se të gjendej në mjedisin ujor? ;Dëmtimet
e viktimës (nëse ka) a janë shkaktuar me mjete të
ndryshme apo gjatë mbytjes në mjedisin ujor?; A ka
shenja në trup?, që të mund të përcaktohet mënyra e
vdekjes, aksidentale apo e dhunshme; Sa kohë ka
qëndruar trupi I viktimës në ujë?
Dëmtime nga trauma Asfiktike
3. Asfiksia nga mbytja në lëngje (submersio);
 Mekanizmi I vdekjes – anoksia cerebrale e parikthyeshme;
1. Stadi I ndërgjegjshmërisë: Kur viktima e mban
frymëmarrjen në mënyrë të vullnetshme, deri sa e humb
atë;
2. Stadi I pandërgjegjshmërisë: Me çrast viktima bën
frymëmarrje të pavullnetshme, uji do të fillojë të thithet
në rrugët e sipërme të frymëmarrjes;
 Viktima e humb ndërgjegjen zakonisht 3-5 min nga
momenti I zhytjes në ujë;
Dëmtime nga trauma Asfiktike
3. Asfiksia nga mbytja në lëngje (submersio);
 Karakteristikat:
 “Këpurdha shkumore”- shkuma nga edema pulmonare I mbush vrimat e
hundës dhe gojës;
 Emfizema pulmonare – shtimi I vëllimit të mushkërive me pikëzime
hemoragjike dhe njolla me ngjyrë blu të kuqrremtë (njollat e Paltauf-ës);
 Lëkura e trupit (krahët dhe kofshët, me pamje kokrrizore – “lëkura e
patës”;
 Nëse qëndrimi në ujë ka kaluar 1-2 orë konstatojmë “duart e
rrobalarëses” – lëkura e duarve dhe shputave të këmbëve e rrudhosur
dhe e zbehur;
 Më gjatë se 4-6 orë – fenomeni I macerimit – rrudhat më të theksuara
dhe më të zbardhura;
Dëmtime nga trauma Asfiktike
3. Asfiksia nga mbytja në lëngje (submersio);
4. Organet e brendshme, staza venoze , evidente,
edema e trurit mjaft e shprehur dhe gjaku I
lëngshëm (pa koagula), me ngjyrë të errët, si zift;
 Diagnoza e mbytjes mund te ndihmohet nga
laboratorët ne caktimin e diatomeve – alga
njëqelizore, që thithen në mushkëri dhe përmes
alveolave, në septumet e çara kalojnë në
qarkullimin e gjakut duke u depozituar në organet e
brendshme.
Dëmtime nga trauma Asfiktike
3. Asfiksia nga mbytja në lëngje (submersio);
 Në temperatura të ujit relativisht të ngrohta (verës),
kufoma e mbytur në ujë, në thellësi 2 m mund të
dalë në sipërfaqe pas 14-24 orësh; në 4-5 m – pas 1-
2 ditësh; në 7-8m – pas 2 ditësh; 30m – pas 3-7
ditësh;
 Mbytjet në ujë, në shumicën e rasteve janë
aksidentale, më pak janë vetëvrasje (personat
depresivë, të sëmurët psiqik, pleqt e sklerotizuar)
dhe fare rrallë janë vrasje;

You might also like