You are on page 1of 11

EKZAMINIMET

MJEKO-LIGJORE
Ligjërues: Dr. Naim Uka, Md,FMD
Lënda: Mjekësi Ligjore
Ekzaminimet Mjeko-Ligjore
Objektet e Ekzaminimeve
• Kufomat (të vdekurit);
• Personat e gjallë (të lënduarit);
• Provat materiale biologjike;
• Materialet e shkruara (dokumentacioni i
shkruar mjekësor)
Ekzaminimet Mjeko-Ligjore
Objektet e Ekzaminimeve - Kufomat
1. Kur një individ ka vdekur nga shkaqe të
dhunshme, si pasojë e një vrasje, vetëvrasje
apo aksidenti;
2. Kur një person ka vdekur papritur dhe në
rrethana të paparashikueshme;
3. Në kufomat e fëmijëve të
porsalindur, që kanë lindur
jashtë shtëpive të lindjes;
Ekzaminimet Mjeko-Ligjore
Objektet e Ekzaminimeve - Kufomat
4. Në kufomat e personave që duke qenë në një trajtim
mjekësor, nga familjarët e viktimës pretendohet se
vdekja ka ardhur si pasojë e një kequshtrimi mjekësor
profesional;
5. Në kufomat e të sëmurëve që vdesin në institucionet
shëndetësore brenda 24 orëve të para të shtrimit,
ende pa iu përcaktuar diagnoza;
6. Në kufomat e personave
të panjohur, të paidentifikuar,
të copëtuar apo të kalbëzuar;
Ekzaminimet Mjeko-Ligjore
Objektet e Ekzaminimeve - Personave
1. Në përcaktimin e dëmtimeve trupore
(plagosjet, rrahjet);
2. Në përcaktimin e gjendjes sexuale:
3. Në krimet sexuale;
4. Në përcaktimin e moshës dhe identitetit të
një personi;
Ekzaminimet Mjeko-Ligjore
Objektet e Ekzaminimeve - Personave
1. Në përcaktimin e dëmtimeve trupore (plagosjet,
rrahjet);
a. Karakterin e dëmtimit;
b. Mjetin dhe mekanizmin
e shkaktimit dhe shkalla e rëndësisë së tij;
c. Humbjen e aftësisë për punë;
d. Gjendjen shëndetësore;
e. Simulimin, disimulimin, vetëdëmtimin dhe
sëmundjet artificiale;
Ekzaminimet Mjeko-Ligjore
Objektet e Ekzaminimeve - Personave
2. Në përcaktimin e gjendjes sexuale:
a. Të pjekurisë sexuale;
b. Aftësisë sexuale;
c. Virgjërisë;
d. Shtatzanisë;
e. Lindjes dhe dështimit etj
Ekzaminimet Mjeko-Ligjore
Objektet e Ekzaminimeve - Personave
3. Në krimet sexuale;
a. Marrëdhëniet sexuale me dhunë me të
rriturat, me të miturat,
b. Veprat e turpshme –
pederastia, perversionet
sexuale etj;
c. Infektimi me sëmundjet sexualisht të
transmetueshme etj;
Ekzaminimet Mjeko-Ligjore
Objektet e Ekzaminimeve - Personave
4. Në përcaktimin e moshës dhe identitetit të
një personi; 46 XX 46 XY
a. Në çështjet e atësisë
dhe amësisë biologjike
të një fëmije;
23 X 23X 23Y
b. Në çështjet e shkallës së dehjes alkoolike dhe
intoksikimit me lëndë narkotike etj;
Ekzaminimet Mjeko-Ligjore
Objektet e Ekzaminimeve – Provave materiale
biologjike
• Kryhet për të përcaktuar gjurmët e lëngjeve
biologjike si: njolla gjaku, spermë, qime ose
flokë, eshtra, inde ose pjesë organesh,
pështymën, djersën, urinën etj;
Ekzaminimet Mjeko-Ligjore
Objektet e Ekzaminimeve – Materialeve të çështjes

• Kryhet në bazë të dokumenteve hetimore dhe


gjyqësore në rastet e marrjes nën përgjegjësi
penale të personelit shëndetësor për
kequshtrim profesional, përgjegjësia e të
cilëve gjykohet në bazë të dhënave të kartelës
klinike, thënieve të dëshmitarëve apo
dokumenteve tjera që kanë lidhje me rastin;

You might also like