You are on page 1of 13

INVESTIGIMI MJEKOLIGJOR

PËRBALLË KRIMEVE KUNDË


SHËNDETIT

Ligjërues: Dr. Naim Uka, Md,FMD


Lënda: Mjekësi Ligjore
Shkalla e dëmtimeve trupore
• Kriteret e klasifikimit të dëmtimeve trupore:
1. Mjekësor;
2. Juridik;
Kriteri mjekësor bazohet në diagnozën e llojit të
dëmtimit, si në vështrimin anatomic ashtu edhe
në atë funksional, duke vlerësuar shkallën e
dëmtimit që trauma I ka shkaktuar organizmit
dhe sidomos të rrezikshmërisë për jetën në
momentin e shkaktimit.
Shkalla e dëmtimeve trupore
• Shembull:
• Plagë (thyerje e kockës apo madje edhe plagë
amputuese) e konstatuar në gishtin e vogël të
dorës, në pikëpamje anatomike kualifikohet në
dëmtime të lehta trupore.
• Mirëpo, nëse I dëmtuari me profesion është pianist,
atëherë humbja e aftësisë profesionale kthehet e
përhershme, pasi që ekzekutimi pianistic kërkon
detyrimisht funksionimin e të gjithë gishtërinjëve.
Shkalla e dëmtimeve trupore
• Kriteret e klasifikimit të dëmtimeve trupore:
1. Mjekësor;
2. Juridik;
Kriteri juridik në Kodin Penal të Republikës së
Kosovës, neni 185, precizon lëndimin e Lehtë
trupor, neni 186, precizon lëndimin e Rëndë
trupor dhe neni 187, precizon pjesëmarrjen në
rrahje.
Lëndim I rëndë ose plagosje e rëndë
• Rrezikim të jetës së personit tjetër ose “i rrezikshmërisë për
jetën në çastin e shkaktimit”
Nënkupton ato dëmtime që rrezikojnë seriozisht jetën e të
dëmtuarit në momentin e veprimit të mjetit traumatic, po të mos
jepet ndihma e kualifikuar mjekësore;
Dëmtimet e tilla konsiderohen: plagët të shoqëruara me thyerje të
hapura të kokës, plagët depërtuese në hapësirat e kraharorit,
barkut dhe shtyllës kurrizore me dëmtime të organeve të
brendshme; shembja trurore, gjendja e shokut traumatic dhe
hemoragjik, termik, elektrik, toksik etj; dëmtimet e enëve të
mëdha të gjakut; frakturat e hapura dhe thërmuese të kockave të
gjata etj.
Lëndim I rëndë ose plagosje e rëndë
• Paaftësim ose dobësim I përkohshëm të një organi ose pjese
të trupit të personit tjetër
Nënkupton çdo dëmtim që pason drejtëpërsdrejti me humbjen
anatomike ose funksionale përgjithmonë të një organi të
rëndësishëm, qoftë I jashtëm apo I brendshëm;
Dëmtimet e tilla konsiderohen: humbja e dorës ose këmbës;
paraliza e tyre; humbja e një organi të çiftëzuar (veshkë), humbja
e aftësisë për të folur; humbja e shikimit (verbimi) qoftë edhe nga
një sy; humbja e dëgjimit (shurdhimi) në të dy veshët te të rriturit
ose qoftë edhe të një veshi te fëmijët nën moshën 8 vjeç; humbja
e aftësisë seksuale për Bashkim seksual ose për fekondim etj.
Lëndim I rëndë ose plagosje e rëndë
• Shëmtim I përhershëm
Nënkupton kryesisht fytyrën dhe ka të bëjë me dëmtime të
pjesëve të ndryshme dhe të dukshme të saj si hunda, buzët e
gojës, veshët etj;
Termi shëmtim më tepër ka të bëjë me një concept estetik
dhe juridik se sa mjekësor;
Nëse një dëmtim I përhershëm I një pjese të caktuar të
fytyrës, përbën një shëmtim, atëherë kjo është çështje që
vendoset nga gjykata, duke marrë edhe mendimin e
specialistëve të fushave si kirurg, kirurg plastikë, estetikës,
fotografë, piktorë, skulptorë etj.
Lëndim I rëndë ose plagosje e rëndë
• Paaftësim ose dobësim I përhershëm ose I madhë
Nënkupton ato pasoja që lidhen me humbjen e
përhershme të aftësisë së përgjithshme (fizike ose
psikike) për punë në masën mbi 30%.
Ky përcaktim mjekoligjor realizohet duke u mbështetur
në pasojat përfundimtare të dëmtimeve, bazuar në
përllogaritjen në përqindje të humbjes së aftësisë për
punë sipas tabelave të përshkallëzimit të invaliditetit,
ku kufiri minimal I dëmtimeve të rënda është 30%.
Lëndim I rëndë ose plagosje e rëndë

• Ndërprerje e shtatëzanisë
Konsiderohet si një pasojë e rëndë, për shkakë
të ndërprerjes së dhunshme të një barre
normale, pavarësisht nga mosha e shtatëzanisë,
por edhe nga pikëpamja e “vrasjes së një fëmije
në miniature”
Lëndim I lehtë trupor ose plagosja e lehtë

• Kushdo që personit tjetër I shkakton lëndim


trupor I cili rezulton në: Dëmtimin e
përkohshëm ose dobësimin e një organi a
pjese të trupit të personit tjetër; Zvogëlimin e
përkohshëm të aftësisë së personit tjetër për
të punuar: Shëmtimin e përkohshëm të
personit tjetër ose dëmtimin e përkohshëm të
shëndetit të personit tjetër..”
Lëndim I lehtë trupor ose plagosja e lehtë

• Nga kënvështrimi mjekoligjor këto dëmtime


përfshijnë të gjitha dëmtimet që nuk I plotësojnë
kriteret e dëmtimit të rëndë trupor dmth që nuk
paraqesin rrezikshmëri për jetën në momentin e
shkaktimit, nuk sjellin ndonjë pasojë paaftësimi
ose dobësimi të përhershëm apo ndonjë gjymtim
si dhe dëmtim tjetër të shëndetit që të
shoqërohet me humbje të përhershme të aftësisë
së përgjithshme në punë në masën mbi 30%.
Lëndim I lehtë trupor ose plagosja e lehtë

• Dëmtime të lehta do të konsiderohen ato plagë,


fraktura apo dëmtime të tjera, të cilat në ecurinë e
tyre të zakonshme dhe me një mjekim të
zakonshëm shërohen relativisht shpejt (kufiri
minimal 9 ditë) dhe nuk lënë pasoja të rëndësishme
në të ardhmen. Këtu do të përfshihen frakturat e
mbyllura dhe më të vogla të kafkës, pa dëmtime të
trurit apo cipave të tij; frakturat e kufizuara të
brinjëve, thyerjet e kockave të hundës pa çvendosje
të fragmenteve kockore etj.
Pjesëmarrje në rrahje ose rrahja
• Kushdo që merr pjesë në rrahje e cila rezulton
me vdekje ose lëndime veqanërisht të rënda
trupore të një ose më shumë personave, për
pjesëmarrje në rrahje dënohen..”
• Nënkupton si pjesëmarrje në dhunim fizik ndaj
një ose më shumë personave, që sjell pasoja të
rënda deri në vdekjeprurëse, por që nga ana
subjective autori pjesëmarrës në rrahje nuk e
ka dashur ardhjen e kësaj pasoje.

You might also like