You are on page 1of 22

PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJES

(V)

Ligjërues: Dr. Naim Uka, Md,FMD


Lënda: Mjekësi Ligjore
PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJES

• Kur gjendet kufoma në rastet të cilat qartë


orientojnë në vdekje të dhunshme, por nuk ka
dëshmitarë okularë të cilët do ta vërtetonin
kohën e saktë të vdekjes.
• Mirëpo, përkundër hetimeve serioze dhe të
hollësishme, është shumë vështirë të
vërtetohet dhe saktësohet me orë dhe minuta
se kur ka përfunduar jeta gjegjësisht kur ka
ndodhë vdekja.
PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJES

• Jo vetëm nga aspekti proceduralo-penal, por


edhe nga këndi I disiplinave të së drejtës
qytetare, përcaktimi i kohës së vdekjes
nganjëherë është i rëndësisë së dorës së parë.
• Ky moment sidomos ka të bëjë me kontestet
civile nga sigurimi jetësorë, kurse është me
interes edhe për procedurën trashëgimore.
PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJES

• Ekzistojnë mënyra dhe elemente të shumta në


bazë të të cilave, përafërsisht përcaktohet koha e
saktë e ndodhjes së vdekjes.
• Metodat e argumentimit të kohës së vdekjes
sistemohen në katër grupe:
1. Ndryshime postmortale;
2. Analizat eksperimentale;
3. Fenomenet e hasura fiziologjike, dhe
4. Gjendja në rrethinën e kufomës.
PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJES
1. NDRYSHIMET POSTMORTALE

• a) Humbja e temperaturës së trupit


• Temperatura e trupit sillet rreth 37°C, pa marrë parasysh
se çfarë rrethanash të temperaturës dhe motit dominojnë
në ambientin e jashtëm.
• Mirëpo, menjëherë pas vdekjes temperatura e trupit
tregon një tendencë që të barazohet me gjendjen fizike
të ambientit.
• Ky barazim i temperaturës nuk e ka bioritmin dhe
harmonizimin e caktuar rreptësisht, meqenëse shpejtësia
e rënies së temperaturës së organizmit varet nga shumë
faktorë.
PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJES
1. NDRYSHIMET POSTMORTALE
• Shpejtësia e rënies së temperaturës së trupit varet
gjithashtu nga konstitucioni (trashësia e trupit, rrobat
që i mban kufoma etj.)
• Kur kriminalisti orientohet me prekje dhe konstaton se
disa pjesë të trupit janë të ftohta dhe lëkura e lagshtë,
kurse me këtë rast temperatura e ambientit është e
zakonshme, prandaj vlerëson se vdekja ka ndodhur
sipas të gjitha gjasave para 18-24 orësh(Shyder).
• Mirëpo nëse trupi është ende i ngrohtë, atëherë
vdekja ka ndodhur para disa orësh.
PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJES
1. NDRYSHIMET POSTMORTALE
• Zakonisht kjo merret si e peraferte, në rrethana të zakonshme
meteorologjike, sikurse trupi të kishte humbur1°C/1 h.
• Në anus futet në thellësi termometri dhe matet temperatura e
pastaj matet temperatura e ambientit ku gjendet kufoma.
• Vlera e konstatuar e temperaturës së trupit të kufomës fitohet nga
temperatura normale e trupit të gjallë ( e cila është përafërsisht
37°C), kurse vlera e fituar shumëzohet me “k”konstanta për
temperaturën e ambientit O°C=1. për çdo 5°C, ngritët për 0,25.
kështu p.sh. tek temperatura e jashtme prej 15°C "k”, bënë 1,75.
• Shembull: temperatura e matur e kufomës i ka 31°C, kurse e ambientit
20°C; nga momenti i vdekjes deri në qasje ndaj kufomës kanë kaluar 12
orë.
PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJES
1. NDRYSHIMET POSTMORTALE

• b) Përcaktimi i kohës së vdekjes në bazë të shtangësisë (rigor


mortis) dhe njollave së kufomës (lividiteti kufomor)
• Njollat e kufomës siç u konstatua më lartë shfaqen prej një
gjysmë ore deri në tri orë pas vdekjes, edhe atë në pikat më të
ulëta të trupit duke e ndjekur ligjshmërinë fizike të forcës së
peshës.
• Shtangësia para së gjithash fillon të zhvillohet në nofulla dhe
fytyrë dhe atë 3-5 orë pas vdekjes; gradualisht lëshohet poshtë
trupit, në qafë, gjoks, duar, stomak dhe këmbë ashtu që në afat
prej 8-12 orësh i përfshinë muskujt dhe tërë trupin.
• Në gjendjen e shtangur trupi zakonisht mbetet 24 orë, e
nganjëherë deri në 3 ditë.
PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJES
1. NDRYSHIMET POSTMORTALE

• Shtangimi e lëshon trupin gradualisht me të njëjtin


ritëm sikurse që e ka përfshirë atë, ashtu që në
intervalin kohorë 8-10 orë plotësisht e lëshon atë.
• Faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e shtangimit :
 pas stresit të madhë emocional;
 kur personi vdes papritmas dhe menjëherë pas
rraskapitjes fizike;
 tek personat shumë të thatë;
 temperatura të jashtme shumë të ulëta.
PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJES
1. NDRYSHIMET POSTMORTALE

• Shtangimi kufomor është fenomen specifik


postmortal kur p.sh. shuplaka e dorës në çastin e
vdekjes gjendet në pozicion të shtrëngimit;
• Zakonisht kjo ndodh me rastin e kapjes së shkopit,
mbajtëses, hunit, thikës apo revoles në dorë, kurse
me ndodhjen e vdekjes edhe më fuqishëm e
shtrëngon dorën.
• Tek vetëvrasësi arma është e shtrënguar fortë gjë që
nuk është rast me të vrarin dhe kur p.sh. arma i futet
në dorë pas vrasjes.
PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJES
1. NDRYSHIMET POSTMORTALE
• c) Shkatërrimi i kufomës nga insektet (Entomology)
• Me njohjen solide të disa llojeve të insekteve dhe
zhvillimit të larvave të tyre- edhe në atë mënyrë
mund të vlerësohet se sa orë është kufoma e vjetër.
• Mirëpo asgjë e veçantë nuk fitohet në përcaktimin e
kohës së vdekjes më tepër se sa që arrihet me
vlerësimin e zakonshëm.
• Kufomat e varrosura tregojnë shkallë të ndryshme
në pikëpamje të shpejtësisë së shkatërrimit.
PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJES
1. NDRYSHIMET POSTMORTALE
• Natyrisht në shpejtësinë e procesit të
shkatërrimit të kufomës së varrosur do të
ndikojnë shumë faktorë siç janë: kondicioni fizik i
të vdekurit, lloji dhe qëndrueshmëria e arkivolit
dhe lloji i dheut në të cilin është varrosur trupi.
• Përvojat tregojnë se trupat astenik dhe thatanik
shkatërrohen shumë më ngadalë se sa që është
rasti me trupat e plotë dhe personat adipozë.
PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJES
1. NDRYSHIMET POSTMORTALE
• Gjithashtu edhe në tokë ranishtë kufomat ruhen gjatë
(për shkak të tokës së rrallë dhe depërtimit më të
lehtë të ajrit), derisa në arkivol shumë më shpejtë
shkatërrohet kufoma.
• Shyder paraqet shembullin se e me rastin e
zhvarrosjes , madje 3 vjet pas varrimit ka hasurnë
kufomë relativisht mirë të ruajtur, kurse në anën tjetër
edhe kufoma të cilat vetëm pas disa javësh varrimi,
kanë ndryshuar shumë (janë kalbur).
• Rashka – Rudnica (shembuj)
PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJES
2. ANALIZAT EKSPERIMENTALE NË KUFOMË

• Në stadin e hershëm pas vdekjes mund të nxiten


ngacmime në kufomë dhe në bazë të atyre
fenomeneve të konstatohet koha e kaluar nga çasti i
vdekjes. Në atë mënyrë mund të nxiten reaksionet
në vijim:
• - skopolaminomi dhe pilokarpinomin nxisin
ngacmimin e bebëzës 4 orë pas vdekjes;
• - deri në 30 orë pas vdekjes reagojnë gjëndrat e
djersitjes duke tajuar djers pas injektimit të
adrenalinës;
PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJES
2. ANALIZAT EKSPERIMENTALE NË KUFOMË

• 4-6 orë pas vdekjes reagojnë muskujt në


ngacmim mekanik;
• Muskujt e ngacmuar me rrymë elektrike
reagojnë me shtangie, deri në 8 orë pas
vdekjes;
• Rezultati i spermave të gjalla deri në 72 orë
pas vdekjes.
PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJES
3. TË NDALUARIT (nderprerja) E FENOMENEVE FIZIOLOGJIKE

• a) Përmbajtja e lukthit
• Në konstatimin e kohës së vdekjes gjatë obduksionit
është shumë e rëndësishme të analizohet përmbajtja
e lukthit.
• Nëse në lukth konstatohet prezenca e ushqimit me të
mbeturat e patretura, obducenti me lehtësi do të
konstatoj kohën nga momenti i marrjes së racionit të
fundit sa ka qenë gjallë.
• Krahas kësaj do të identifikohet lloji I ushqimit të
marrë.
PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJES
3. TË NDALUARIT (nderprerja) E FENOMENEVE FIZIOLOGJIKE

• a) Përmbajtja e lukthit
• Tretja e ushqimit në lukth zgjatë 4-6 orë.
• Nëse lukthi është plotë ushqim të patretur,
kjo është shenjë se vdekja ka ndodhur
menjëherë pas marrjes së ushqimit.
• Mirëpo nëse lukthi është plotësisht i zbrazët
atëherë vdekja ka ndodhur së paku 4-6 orë
pas racionit të fundit.
PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJES
3. TË NDALUARIT (nderprerja) E FENOMENEVE FIZIOLOGJIKE

• b) Sasia e urinës në fshikëz


• Nëse fshikëza e urinës është plotë urinë,
vdekja ka ndodhur para agimit, apo
megjithatë personi i lënduar për vdekje ka
qenë në komë para se të ketë ndodhur vdekja.
• Mirëpo, nëse fshikëza e urinës është plotësisht
e zbrazët atëherë na orienton në faktin se
vdekja ka ndodhur para mëngjesit.
PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJES
3. TË NDALUARIT (nderprerja) E FENOMENEVE FIZIOLOGJIKE

• c) Gjatësia e qimeve të mjekrës


• Qimet e mjekrës rriten përafërsisht 0,5mm. në
ditë.
• Duke pasur parasysh këtë fakt gjatë
obduksionit rruhet mjekra dhe me micrometer
matet gjatësia e qimeve pastaj llogaritet se sa
kohë ka kaluar nga momenti i rrojës së fundit.
PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJES
3. GJENDJA RRETH KUFOMËS

• Ndryshimet më impresive në rrethinën e kufomës të cilat pothuajse


rregullisht shënohen janë:
 koha të cilën e tregojnë orët (ora e dorës apo e murit, gjegjësisht e
tavolinës nëse janë të ndalura, çfarë kohe tregojnë?);
 data e shënuar në ambalazh të ushqimit të prishur dhe pijeve -
(qumështit dhe prodhimeve të tij, tiketat në shishe lëngjesh, birrave;
 gjendja e ushqimit të përgatitur;
 Shënimet e shkurta në ditar apo kalendar;
 Gazetat e fundit-data e tyre;
 Fahu postar dhe përmbajtja e tij;
 Llambat elektrike të ndezura, radio apo TV.
PËRCAKTIMI I KOHËS SË VDEKJES
3. GJENDJA RRETH KUFOMËS

• Nëse kufoma është gjetur në ambient të


hapur- arë, kopsht, malë vëmendja duhet të
përqendrohet :
• - ndryshimet në tokë nën kufomë;
• - gjendja e fletëve nën kufomë-klorofili i tyre
(ndryshimet ndodhin brenda 1 jave);
• - bari i tharë apo i zverdhur nën kufomë;
• - bari i mbirë i rritur pranë dhe rreth kufomës

You might also like