You are on page 1of 26

DËMTIMET NGA

MJETET FIZIKE
(Të MPREHTA)
Ligjërues: Dr. Naim Uka, Md,FMD
Lënda: Mjekësi Ligjore
Dëmtimet (Lëndimet)
• Varësisht nga mjeti që shkakton dëmtimin
ato ndahen në:
1. Dëmtime nga trauma fizike;
2. Dëmtime nga traumat asfiktike;
3. Dëmtime nga traumat termike;
4. Dëmtime nga traumat elektrike;
5. Dëmtime nga traumat kimike;
Dëmtime nga trauma fizike
• Ndahen në:
1. Dëmtime të shkaktuara nga mjetet mbrretëse;
2. Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta;
3. Dëmtime të shkaktuara nga armët e zjarrit;
4. Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e
transportit;
5. Dëmtime të shkaktuara nga rëniet prej së larti;
Dëmtime nga trauma fizike
Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta

 Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e


mprehta, që ndryshe quhen VULNUS
SCISSUM;
 Shkaktohen nga veprimi I objektit apo veglës
me sipërfaqe të mprehtë dhe që veprojnë me
mekanizëm prerës, shpues, prerës-shpues
dhe çarës;
Dëmtime nga trauma fizike
Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta
Mekanizëm prerës

 Dëmtime nga mjetet prerëse, që ndryshe quhen


VULNERA SCISSA, shkaktohen nga mjete që
kanë mekanizëm prerës;
 Thika, brisku, apo copat e xhamit, teneqes etj;
 Gjatësia e plagës është më e madhe se
thellësia;
 Në shumicën e rasteve nuk janë fatale, përveq
në rastet kur atakohen qafa dhe enët e gjakut
voluminoze - shkaktojnë vdekjen.
Dëmtime nga trauma fizike
Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta
Mekanizëm prerës

 Karakteristikë: Kanë buzë të rregullta dhe


kënde të ngushta dhe lëkura përreth plagës
është e pastërt (te plagët ndrydhëse është e
kundërta);
 Në shumicën e rasteve hasen te vetëvrasjet,
ku shihen më shpesh në zonat të zbuluara
për t’u kryer nga vetë viktima: kyçi I duarve,
gropa e parakrahëve dhe qafa;
Dëmtime nga trauma fizike
Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta
Mekanizëm prerës

 Karakteristikë tek plagët vdekjeprurëse:


 Prania e prerjeve “hezituese”, të cilat gjenden në
thellësi dhe paralele me njëra tjetrën;
 Lokalizimi: pjesa e përparme dhe anësore –
majtas kur viktima është djathtak; dhe anasjelltas;
 Drejtimi: nga lartë-poshtë, me pamjen e “bishtit
të dallëndyshes”;
 Spërklat (njollat) e gjakut në dorën pasive;
Dëmtime nga trauma fizike
Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta
Mekanizëm prerës

 Plagët prerëse me motive vrasëse:


 Shfaqen: shumicën e rasteve në qafë dhe janë
vdekjeprurëse për shkakë të hemoragjisë masive
ose embolisë ajrore;
 Shfaqet: e pashoqëruar me plagë“hezituese”,
zakonisht e shoqëruar me plagë “vetëmbrojtëse”;
 Raste të tjera: si një e vetme, e thellë, me buzë
fine;
Dëmtime nga trauma fizike
Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta
Mekanizëm prerës

 Plagët prerëse me motive vrasëse:


 Pozicioni I vrasësit nga mbrapa: plaga ka
fillimin afër këndit të veshit të krahut të dorës
së autorit duke kaluar përpara qafës me
drejtim horizontal dhe kap thellësin
maksimale, për të përfunduar në anën e
kundërt, në një pozicion më të ulët se ai I anës
fillestare.
Dëmtime nga trauma fizike
Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta
Mekanizëm prerës ;

 Plagët prerëse me motive vrasëse:


 Pozicioni I vrasësit nga përpara: drejtimi I saj
është me tendencë të pjerrët dhe më e
shkurtër (sipas dorës që përdor autori)
pozicionet në të majtë ose në të djathtë të
qafës së viktimës;
Dëmtime nga trauma fizike
Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta
Mekanizëm prerës ;

 Plagët prerëse me motive vrasëse:


 Plagët shumë të thella në qafë shoqërohen me prerje komplete
të trakesë ose laringut, duke lënë gjurmë edhe në trupat e
vertebrave të qafës;
 Plagët “mbrojtëse” shihen në anësitë e sipërme, pjesët e
pëllëmbëve të duarve, ose në kurrizin e parakrahut ose krahëve
nga ana e jashtme e tyre, pasi viktima merr pozicionin mbrojtës
në përpjekje për tu vetëmbrojtur, duke lëvizur duart ose për të
pritur goditjet ose për të mbërthyer thikën e autorit;
Dëmtime nga trauma fizike
Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta
Mekanizëm prerës ;

 Plagët prerëse aksidentale:


 Janë të rralla; shkaktohen nga pakujdesia në procese
të punës me makineri prerëse, që shaktojnë amputime
(gjymtime) të gjymtyrëve;
 Hasen edhe në aksidente automobilistike, ku pjesët e
mprehta të veturës (xhamat e thyer apo copëza
teneqeje dëmtojnë vazat e gjakut, sidomos të qafës;
 Viktima rrezikon të vdes nga hemorhagia (gjakderdhja
e brendshme apo e jashtme)
Dëmtime nga trauma fizike
Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta;
Mekanizëm shpues

 Dëmtime nga mjetet shpuese, që ndryshe


quhen VULNUS PUNCTUM, shkaktohen nga
mjete që kanë maje të mprehtë;
 Thellësia e depërtimit të plagës në trup është
më e madhe se gjatësia e plagës në lëkurë;
 Plaga e jashtme në lëkurë (komponenta e
jashtme) është e dukshme, ndërsa kanali I
plagës në thellësi(komponenta e brendshme)
është I padukshëm;
Dëmtime nga trauma fizike
Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta;
Mekanizëm shpues

 Plagët shpuese mund të jenë:


 Qorre ( pa dalje) duke patur plagën hyrëse
dhe kanalin; dhe
 Tejshkuese (me dalje), duke patur plagën
hyrëse, kanalin dhe plagën dalëse;
Dëmtime nga trauma fizike
Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta;
Mekanizëm shpues

 Mjetet shpuese konsiderohen:


 Thika (mjeti më I shpeshtë), Bajoneta,
Gërshërët, Gjilpëra etj
 Veçoria më dalluese është mungesa e “urëzave
indore”, mbasi mjeti shpues ka mekanizëm
prerës derisa mjeti I fortë, qoftë edhe I majuar
(majë topitëse) ka mekanizëm kryesisht grisës;
Dëmtime nga trauma fizike
Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta;
Mekanizëm shpues

 Plagët shpuese mund të kenë karakteristika


dalluese në vetëvrasje, vrasje dhe ngjarje
aksidentale;
 Vetëvrasje: plagët lokalizohen në parim, në ato
pjesë të trupit që janë të volitshme për tu
vetëgoditur për të shkaktuar një dëmtim
vdekjeprurës, ku vendi më I volitshëm është
regjioni I zemrës në krahror;
Dëmtime nga trauma fizike
Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta;
Mekanizëm shpues
Vetëvrasje

 Parimisht, konstatohen “plagët hezituese”, që


paraqiten në formë të plagëve të cekëta që
gradualisht thellohen, ashtu që plaga e fundit
mbas këtyre është plaga vdekjeprurëse (më e
thella).
 Nuk përjashtohen rastet kur kemi një plagë të
vetme vdekjeprurëse;
Dëmtime nga trauma fizike
Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta;
Mekanizëm shpues
Vetëvrasje

 Në këto raste zgjedhet me kujdes regjioni I


zemrës, midis brinjëve, ku pjesa metalike
pozicionohet me dorën pasive dhe shtyhet me
forcë në thellësi me dorën aktive;
 Karakteristikë është pëllëmba e dorës pasive, e
spërkatur me njolla gjaku.
 Zakonisht në rastet e vetëvrasjeve rrobat janë të
padëmtuara!?
Dëmtime nga trauma fizike
Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta;
Mekanizëm shpues
Vetëvrasje

 Pëveq dëmtimeve të krahrorit, plagët shpuese


në bark dhe në qafë janë të rralla, ndërsa
goditjet në kokë me karakter vetëvrasës janë
akoma më të rralla;
Dëmtime nga trauma fizike
Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta;
Mekanizëm shpues
Vrasje

 Me motive vrasjeje, përgjithësisht hasen plagë


të shumfishta, të përhapura në regjione të
ndryshme dhe me thellësi shpimi, thuajse
uniforme, të lokalizuara kryesisht në pozicionet e
pasme të trupit (shpinë, zverk, por edhe në
kraharor dhe bark);
 Përveq plagëve vdekjeprurëse, në regjionin e
duarve, pjesën e jashtme të parakrahëve dhe
krahëve, konstatohen plagët shpuese mbrojtëse.
Dëmtime nga trauma fizike
Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta;
Mekanizëm shpues
Vrasje

 Karakteristikë te këto plagë janë:


 Dëmtimet e shumfishta dhe të thella në
regjionet e trupit ku gjenden organet jetësore,
zemra, mushkëritë etj;
 Plagët shpuese në regjionin e qafës dhe të
kokës janë të rralla, te sulmet vrasëse;
Dëmtime nga trauma fizike
Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta;
Mekanizëm shpues
Aksidentale

 Janë më të rralla, dhe zakonisht I konstatojm


kur një person rrëzohet në një objekt me
maje, ose kur një objekt I tillë e godet
personin (makineri prodhimi), apo kur ndonjë
person goditet nga kafshët me brirë;
 Regjionet më të atakuara janë gjoksi dhe
gjymtyrët e sipërme;
Dëmtime nga trauma fizike
2. Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta;

 Prania apo mungesa e mjetit shpuese në vendin e


ngjarjes nuk dtth apriori përcaktues I karakterit të
vdekjes (vetëvrasje, vrasje apo ngjarje aksidentale;
 Në rastet e vetëvrasjeve, mjeti mund të largohet
nga familjarët apo nga vetë viktima para se të
humb ndjenjat, që të maskojë karakterin e vdekjes;
 Poashtu mjeti mund të lihet qëllimisht në vend
ngjarje, për të ngritur alibinë e një vetëvrasje;
Dëmtime nga trauma fizike
2. Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta;

 Lëvizja e personit të plagosur pë vdekje varet


nga:
 Shkalla e dëmtimit të vazave të gjakut,
vaskularizimi I organit të dëmtuar, sasia e
gjakut të humbur (gjakderdhje e brendshme
apo e jashtme), si dhe nga koha e humbjes së
gjakut;
Dëmtime nga trauma fizike
Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta;
Mekanizëm çarës

 Dëmtime nga mjetet çarëse, që ndryshe quhen


VULNERA SECATA, shkaktohen nga mjete të
rënda, që kanë një teh relativisht të mprehtë,
si sëpata, kosat, hanxharët etj;
 Plaga ka pamjen prerëse të një ulluku të
pykëzuar, me buzë të rregullta dhe kënde;
 Lopata, shati etj- shkaktojnë më tepër shtypje
se sa prerje të indeve, duke dhënë më tepër
karakteristika shqyese sesa prerëse;
Dëmtime nga trauma fizike
Dëmtime të shkaktuara nga mjetet e mprehta;
Mekanizëm çarës

 Plagët vdekjeprurëse çarëse, kryhen me


qëllime vrasëse dhe lokalizohen kryesisht në
kokë fytyrë, qafë, shpatulla dhe shumë rrallë
në kraharor dhe bark;
 Rastet aksidentale janë të shumta dhe
shkaktohen si rezultat I aksidenteve me mjete
lundruese apo avionëve;
 Vetëvrasjet me mjete çarëse janë unikale dhe
konstatohen te të sëmurët psiqik;

You might also like