You are on page 1of 7

ETIKA DHE DEONTOLOGJIA

MJEKËSORE

Ligjërues: Dr. Naim Uka, Md,FMD


Lënda: Mjekësi Ligjore
ETIKA DHE DEONTOLOGJIA MJEKËSORE
ETIKA:
• Konsiderohet si tërësia e normave të sjelljes, të një shoqërie të
caktuar, klase apo grupi njerëzish.
• Rjedhë nga greqishtja e vjetër (ethos – zakon, normë, parim, e thënë).
• Ndryshe quhet edhe shkenca e “të mires ose të keqes”.
• Etikën si disiplinë filozofike e hasim jo vetëm në mjekësi por edhe në
të gjitha fushat tjera, ku kemi të bëjmë me norma të sjelljes së
individëve.
• Nga kjo rrjedhin edhe etika të veçanta të profesioneve të caktuara si
Etika pedagogjike, Etika juridike e që për ne me rëndësi është Etika
mjekësore.
ETIKA DHE DEONTOLOGJIA MJEKËSORE
ETIKA:
• Konsiderohet si tërësia e normave të sjelljes, të një shoqërie të
caktuar, klase apo grupi njerëzish.
• Rjedhë nga greqishtja e vjetër (ethos – zakon, normë, parim, e thënë).
• Ndryshe quhet edhe shkenca e “të mires ose të keqes”.
• Etikën si disiplinë filozofike e hasim jo vetëm në mjekësi por edhe në
të gjitha fushat tjera, ku kemi të bëjmë me norma të sjelljes së
individëve.
• Nga kjo rrjedhin edhe etika të veçanta të profesioneve të caktuara si
Etika pedagogjike, Etika juridike e që për ne me rëndësi është Etika
mjekësore.
ETIKA DHE DEONTOLOGJIA MJEKËSORE

ETIKA MJEKËSORE:
• Konsiderohet disiplina që studjon tërësinë e
normave të sjlljes, të parimeve morale të
punonjësve shëndetësorë, duke përfshirë një sërë
çështjesh , e në veçanti marrëdhënjet e mjekut me
pacientin, me familjarët, raportet kolegiale të
ndërsjella në mes mjekëve e punonjësve të tjerë
shëndetësorë, dhe normat morale të sjlljes së
mjekut në jetën e përditshme, pra jashtë
institucioneve shëndetësore.
ETIKA DHE DEONTOLOGJIA MJEKËSORE
DEONTOLOGJIA MJEKËSORE
• Është displinë e etikës që merret me detyrimet dhe rregullat që
duhet zbatuar nga individët.
• Përderisa ETIKA studjon parimet e sjelljes gjatë ushtrimit të një
profesioni, DEONTOLOGJIA studjon detyrimet dhe të drejtat gjatë
ushtrimit të profesionit.
• DEONTOLOGJIA MJEKËSORE është disiplina mbi detyrimin mjekësor,
që studjon problemet që kanë të bëjnë me detyrat, kërkesat dhe të
drejtat e punonjësve shëndetësorë, me shkeljen e rregullave dhe
ligjeve mjekësore, me vlerësimin e shkaqeve të këtyre shkeljeve etj.
ETIKA DHE DEONTOLOGJIA MJEKËSORE
BIOETIKA OSE ETIKA BIOMJEKËSORE
• Është displinë e etikës që merret me zgjidhjen e çështjeve,
problemeve dhe dilemave etike, të lindura nga zbulimet e reja
mjekësore:
• Fekondimi in vitro dhe transferimi I embrioneve;
• Eksperimentimi me njerëz;
• Manipulimi I personalitetit dhe ndërhyrja në trurin e njeriut;
• Manipulimi me gjenomin njerëzor dhe inxhinieria gjenetike;
• Eutanazia dhe vetëvrasja e asistuar;
• Transplantimi I indeve dhe organeve;
• Klonimi, eugjenika dhe eugjenizmi etj
ETIKA DHE DEONTOLOGJIA MJEKËSORE
PSIKOLOGJIA MJEKËSORE:
• Nënkupton shtrirjen e njohurive, koncepteve dhe teorive të
psikologjisë së përgjithshme me mendimin dhe veprimtarin e
teorisë dhe praktikës mjekësore;
• Nga njëra anë, mes të sëmurit dhe të afërmve të tij ekziston, nga
ana tjetër, një shkëmbim I tillë mes mjekut dhe infermierit.
• Njohja e botës shpirtërore të të sëmurit dhe ndihmesa sa më e mire
dhe efikase ndaj sëmundjes me të cilën I sëmuri përballet, mund të
konkretizohen vetëm përmes lidhjeve ndjesore-perceptuale,
emocionale si dhe përmes vëmendjes psikologjike.

You might also like