You are on page 1of 11

DËMTIMET NGA

TRAUMAT KIMIKE
Ligjërues: Dr. Naim Uka, Md,FMD
Lënda: Mjekësi Ligjore
Dëmtimet (Lëndimet)
• Varësisht nga mjeti që shkakton dëmtimin
ato ndahen në:
1. Dëmtime nga trauma fizike;
2. Dëmtime nga traumat asfiktike;
3. Dëmtime nga traumat termike;
4. Dëmtime nga traumat elektrike;
5. Dëmtime nga traumat kimike;
Dëmtimet nga traumat kimike

• Veprimi I helmeve të futura në organizëm nga jashtë, duke cenuar


shëndetin apo edhe duke shkaktuar vdekjen quhet HELMIM;
• Sipas veprimit të tyre ndahen:
• Helmet me veprim lokal – që veprojn në vendin e kontaktit të parë
me organizmin, të cilat përveq veprimit lokal shkatërrues edhe
thithen në gjak, duke dhënë veprim helmues në të gjithë
organizmin (acidet, bazat, kripërat e metaleve të rënda, disa lëndë
organike si krezoli, acidi karbolik etj;
• Helmet me veprim të përgjithshëm – veprojnë pasi thithen në gjak
duke u marrë nga goja, frymëmarrja, me injeksione etj (pesticidet,
cianidet, striknina, oksidi I karbonit, medikamentet, drogat, alkooli;
Dëmtimet nga traumat kimike

• Faktorët që ndikojnë në helmimin e organizmit mund


të jenë:
• Të jashtëm: Lloji dhe natyra e lëndës helmuese, cilësia
dhe doza e helmit, tretshmëria e helmit, rrugët e futjes
dhe të eliminimit të helmit, tretshmëria e helmit në
indet dhe lëngjet biologjike të organizmit;
• Të brendshëm: mosha dhe pesha trupore e personit,
seksi, gjendja shëndetësore dhe ajo emocionale,
përdorimi I vazhdueshëm I alkoolit, drogës etj
Dëmtimet nga traumat kimike

• Varësisht nga koha e zhvillimit dhe efektit të helmit në


organizëm, helmimet ndahen në:
• Helmim I shpejtë ose akut: vdekja vie pas disa minutash deri
në 24 orë nga momenti I marrjes së helmit;
• Helmim I ngadalshëm apo subakut: zhvillohet gradualisht dhe
nën efektin e mjekimit si rregull nuk përfundojn me vdekje;
• Helmim shumë I ngadalshëm ose kronik: si pasoje e marrjes
në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme për një kohë të
gjatë të dozave të vogla të helmit (helmimi nga plumbi, droga,
alkooli etj)
Dëmtimet nga traumat kimike

• Mund të jenë të natyrës:


• Aksidentale: ushqimet e ndryshme të konsumuara me afat
të skaduar, helme të ndryshme që mirren nga fëmijët ose
pleqt, gabimisht, insekticidet e ndryshme duke iu nderruar
ambalazhimi etj;
• Vetëvrasja: personat me probleme psikike ose personat me
probleme akute shoqërore, ekonomike, familjare etj;
• Vrasja: e rrallë, zakonisht përdoren llojet e helmeve pa
ngjyrë, pa erë, që treten shpejt në lëngjet indore duke dhënë
vdekjen e shpejtë;
Dëmtimet nga traumat kimike
• Rrethanat e çështjes: Ekzaminimi I vendit të vdekjes dhe
sidomos shenjat klinike që ka manifestuar viktima përpara se
të vdiste, që mund të merren nga familjarët, dëshmitarët ose
nga personeli mjekësor, I cili mund të ketë dhënë ndihmën e
parë mjekësore;
• Të dhënat anatomopatologjike të autopsisë: sipas principit
që grupe të caktuara helmimesh japin kombinime shenjash
në indet dhe organet, që janë të përbashkëta dhe të veçanta;
• Të dhënat e analizës histopatologjike: përmes metodave
dhe aparaturave shkencore moderne, bëjnë të mundur
zbulimin cilësor dhe sasior të lëndës helmuese;
Dëmtimet nga traumat kimike
• Provat materiale: Të vjellurat, gëlbaza, urina,
feçet, itinerari I fundit, që ka bërë I helmuari,
gota, apo shisha nga e cila ka konsumuar herën
e fundit etj;
• Provat për analiza toksikologjike gjatë
autopsisë: lukthi me gjithë përmbajtje, zorrë të
holla rreth 1m dhe zorrë të trasha 0,5m, mëlqi,
veshkë, tru, mushkëri nga 50gr për secilat dhe
gjak dhe urinë rreth 30ml;
Dëmtimet nga traumat kimike
• Helmimet agrokimike : helmet bujqësore (fostoksina si
pesticid per dezinfektime ne bujqesi dhe deratizues,
Granozani, Parationi etj);
• Helmimet nga lëndët destruktive dhe funksionale:
(arseniku- perzihet ne ushqim me qellim vrasjeje, merkuri
ose zhiva – te bardhet te grate ne te kaluaren, cianidi,
oksidi I karbonit – nga qymyri ne ambient te mbyllur;
• Helmimet nga medikamentet: dhenia e terapise se
gabuar, apo perdorimi I gabuar I terapis;
• Helmimet ushqimore – me afat te skaduar
Dëmtimet nga traumat kimike
• Dëmtimet nga droga
• Drogat Narkotike (opiatet) – Morfina, Kodeina,
Heroina, Metadoni etj;
• Drogat Halucinogjene – Marijuana, Hashashi,
Tetrahidrocanabioli, LSD (acidi lisergik dietilamid);
• Drogat stimulante – Kokaina, Amfetamina, Drogat
e klubeve të natës (mdma-ekstazi, ghb-gama
hidroksi butirat, katemina etj);
• Steroidët anabolikë – te sportistët
Dëmtimet nga traumat kimike
• Dëmtimet nga alkooli
• Alkoolistet akut dhe kronik;
• Përqëndrimi në gjak I alkoolit nga 0,5-0,9 g/kg,
shoqërohet me ngadalsim të reflekseve,
vetbesim të tepruar, çrregullim të vetëdijes
• Vlerat mbi 0,5 g/kg- dehjet alkoolike, te shoferët,
sipas kodit të procedurës penale konsiderohen si
të ndaluara dhe të sanksionuara.

You might also like