You are on page 1of 18

Ligjërata nga lënda

“Ekonomia”
Java 3

20 tetor 2022
Ligjërata – Java 3

BURIMET E NJOHURIVE EKONOMIKE , PARIMET E TË MENDUARIT


EKONOMIK

Literatura: Libri “Ekonomia”, fq. 41-57.


Mendimet ekonomike në periudhën antike

• Mendimi ekonomik ka evoluar krahas evoluimit të njerëzimit.

• Historia e të menduarit ekonomik është pasqyrë e të kaluarës, bazament i të


sotmes, dhe udhërrëfyes për të ardhmen.

• Pikëpamjet ekonomike të periudhës antike:


o Platoni (427-347 p.e.s.) – analizonte problemin e ndarjes së punës, nuk e
lavdëronte tregtinë dhe ishte kritikues i parasë.
o Aristoteli (384-322, p.e.s) – analizonte ndarjen e shoqërisë në shtresa,
favorizonte pronën private dhe propozonte zhvillimin e bujqësisë.

• Pikëpamjet ekonomike të periudhës romake:


o Tiberej – favorizonte bujqësinë, zbatues i reformës agrare.
o Kollumella – ishte kundërshtues i sistemit skllavopronar.

• Pikëpamjet ekonomike të periudhës së feudalizmit (mesjetë):


o Thomas aquinas – themelues i ligjeve kishtare, përfaqësues i kanonistëve.
Shkolla merkanitiliste

• Është paraqitur në Evropën Perëndimore në shek. XV deri XVIII.

• Paraqitja e kapitalizmit të hershëm tregtar.

• Moto parësore e shkollës merkantiliste: “Si të gjindet mënyra më e mirë për


shtimin e pasurisë së shtetit”.

• Merkantilistët ishin të parët që ekonominë e kanë liruar nga premisat etiko-


religjioze duke i dhënë premisa objektive.

• Përfaqësuesit kryesor të shkollës merkantiliste:


 Antoan Monkretjen (në Francë)
 Antonio Sera (në Itali)
 Tomas Man (në Angli)

• Merkantilistët favorizonin tregtinë si aktivitet kryesor ekonomik, para bujqësisë.


Shkolla merkanitiliste

• Parimet e shkollës merkantiliste:



Pasuria e shtetit matet me para, dhe atë me metale të çmueshme;


Deri tek paratë (pasuria), për shkak të prodhimit të kufizuar, kryesisht mund
të arrihet përmes tregtisë së jashtme;


Në tregtinë e jashtme, eksporti i mallrave duhet të jetë më i madh se importi.
Shkolla fiziokrate

• Fiziokratizmi si mendim ekonomik u paraqit në shek. XVII në Itali dhe Angli.

• Franca konsiderohet si atdhe i fiziokratizmit.

• Fiziokratët favorizonin bujqësinë përpara tregtisë.

• Përfaqësues kryesor i shkollës fiziokrate: Fransoa Kene.

• “Toka është burimi i vetëm i pasurisë dhe se bujqësia ato i rritë.”

• Sipas Kenes, ndarja e shoqërisë në klasa:


a) Klasa prodhuese (bujqit);
b) Klasa pronare (mbreti, oborrtarët, aristokratët);
c) Klasa joprodhuese (punëtorët jashtë bujqësisë).
Ekonomia klasike

• Si mendim ekonomik është paraqitur në shek. XVIII deri XIX.

• Hulumtimi i marrëdhënieve kapitaliste të prodhimit

• Depërtimi i kapitalit tregtar në prodhimtari-manifakturë dhe revolucioni


industrial.

• Përfaqësuesit e shkollës klasike:


Adam Smith, David Rikardo, William Pet, Zhan Batist Sej, Robert Malthus, dhe
Sismondi.

• Ekonomistët klasikë për herë të parë objektin e studimit të ekonomisë e


bartën nga sfera e qarkullimit (tregtisë) në sferën e prodhimit material.
Ekonomia klasike

• Adam Smith  “Pasuria e kombeve” (The wealth of nations), 1776.

• Paraqiti ekonominë si disiplinë të veçantë shkencore.

• Koncepti i “dorës së padukshme” (Invisible hand)  konkurrenca e lirë përmes


mekanizmit të tregut.

• Sipas Adam Smith, çmimet dhe sasia e mallrave duhet vetvetiu të


ekuilibrohen në treg, pa ndërhyrjen nga ana e shtetit.
Ekonomia klasike

• Kontributi e ekonomistëve klasikë:


 Sqaruan se pasuria e një kombi nuk qëndron në sasinë e parave, por në sasinë
e të mirave materiale të prodhuara dhe që janë në dispozicion;

 Shpjeguan mënyrën kapitaliste të prodhimit, kamatën, fitimin, rentën e tokës;

 Shpjeguan se vlera e mallit është rezultat i aktivitetit prodhues të subjekteve


ekonomike;

 Çmimi i mallrave dhe shërbimeve formohet në treg (pemes ligjit të ofertës


dhe kërkesës);

 Konkurrenca e lirë është bazament i doktrinës lberale – liberalizmi ekonomik,


doktrina “laissez faire - laissez passez”.
Ekonomia marksiste

• Mendimi ekonomik marksist mbështetet në idetë e Karl Marks, Friedrich


Engels dhe Vladimir Lenin.

• Marks dhe Engels  kritik të mënyrës kapitaliste të prodhimit (ekonomisë së


tregut), konkluduan për domosdoshmërinë e kalimit revolucionar në shoqëri
socialiste-komunizëm.

• Teoria e Marks dhe Engles ka mbetur në domenin e vështrimeve teorike, pa


verifikim praktik.

• Zbatimin e mësimeve teorike të Marksit dhe Engelsit në praktikë i bëri


Vladimir Lenin (më 1917, me Revolucionin e Tetorit, Rusi).

• Socializmi në ish-Bashkimin Sovjetik u shndërrua në një pushtet të plotë


politik dhe ekonomik në duar të shtetit (partisë komuniste).
Ekonomia marksiste

• Karakteristikat e modelit socialist-komunist në ish-Bashkimin Sovjetik:


 Marrëdhëniet shoqërore dhe sistemi ekonomik ishin të mbështetura mbi
pronë shtetërore (kufizimi i pronës private, probleme me efikasitetin
ekonomik);

 Shteti u shndërrua në subjektin kryesor si udhëheqës i proceseve ekonomike


(sistemi i planifikimit centralist të ekonomisë);

 Eliminimi i mekanizmit dhe ligjeve të tregut (caktimi i çmimeve në treg në


mënyrë administrative);

 Subjektet parësore ekonomike ishin ndërmarrjet shtetërore.


Ekonomia neoklasike

• Avancimi i mendimeve të ekonomisë klasike të Adam Smith.

• Përfaqësues kryesor: Alfred Marshall, Jozef Shumpeter, J. Klark, V. Pareto, L.


Valras, etj.

• Fokusi kryesore i ekonomistëve neoklasik: fenomeni i inovacioneve dhe


rëndësia e ndërmarrësve.

• Ekonomistët neoklasik analizojnë dhe studiojnë problemet e ndryshme që


lidhen me:
 ambientin jetësor,
 deficitin shtetëror,
 ofertën dhe kërkesën e parasë dhe mallrave, etj.
Ekonomia kejnsiane

• John Maynard Keynes (1883-1946)

• Vepra e tij “Teoria e përgjithshme e punësimit, kamatës dhe e parasë”

• Doktrina e intervencionizmit shtetëror

• Keynes e trajtonte ekonominë nga prizmi i makroekonomisë

• Shteti, si bartës i politikës ekonomike, duhet të realizojë disa qëllime:


o
sigurimin e shtimit të përhershëm të produktit shoqëror dhe të ardhurave
kombëtare (GDP-së);
o
arritjen dhe mbajtjen e punësimit të plotë të fuqisë punëtore;
o
sigurimin dhe ruajtjen e stabilitetit në treg (çmimet, ofertë, kërkesën, etj.).
Ekonomia kejnsiane

• Masat që duhet ndërmarrë shteti sipas konceptit Kejnsian:


1. Në kushtet e ekzistimit të papunësisë, shteti duhet të stimulojë të gjitha
format e konsumit;
2. Shteti duhet të udhëheqë politikën e rishpërndarjes së të ardhurave
kombëtare, me qëllim të zbutjes së problemeve sociale në shoqëri (aplikimi i
tatimit progresiv apo shtimi i ndihmave sociale).
3. Banka Qendrore duhet të aplikoj politikë aktive të normave të kamatës.

• Keynes konsiderohet si shpëtimtar i kapitalizmit

• Dy qëndrimet parësore të veprës së Keynes:


 Recesioni në ekonomi mund të eliminohet përmes politikës qeveritare të
punësimit të plotë;
 Në ekonomitë e tregut është e mundur të paraqitet shfrytëzimi i
pamjatueshëm i kapaciteteve dhe papunësia.
Neoliberalizmi

• Neoliberalizmi përfaqëson mendimin bashkëkohor ekonomik të fund shek. XX

• Dy konceptet kryesore të neoliberalizmit:


o
Kundështon nevojën e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi
o
Mbronë tezën e vetërregullimit automatik të ekonomisë së tregut

• Përfaqësuesit kryesor të neoliberalizmit: Friedrich Hayek, Milton Friedman, F.


Mayer, G. Heberler, etj.

• Milton Friedman (Shkolla monetariste apo Shkolla e Çikagos)


Neoliberalizmi

• Sipas teorisë monetariste të Milton Friedman:


 Përdorimi aktiv i politikës monetare nga shteti jo vetëm që nuk siguron
punësim të plotë, përkundrazi shkakton destabilizim të mëtejshëm;
 Ndërhyrja e shtetit në ekonomi dëmton funksionimin normal të mekanizmave
të sektorit privat;
 Liria ekonomike është bazament i secilit sistem efikas kapitalist;
 Argumentet kundër tregut të lirë shprehin mungesën e besimit në vet lirinë;
 Shteti duhet të ketë rol minimal, por racional në ekonomi.
Ekonomia moderne

• Ekonomia moderne paraqet përzierje e ekonomisë kejnsiane dhe neoklasike.

• Përfaqësuesit kryesor: John Kenneth Galbraith, Paul Samuelson, Joan


Robinson, Terli Mings.

• John Galbraith (1908-2006) – kritikues i teorisë liberale, nga ekonomistët më


të lexuar dhe autoritativ të shek. XX.

• Pikat më esenciale ku mbështeten mësimet e Galbraith:


o
Korporatat e mëdha multinacionale, de fakto, janë sektor i planifikuar i
ekonomisë;
o
Dominimi i sovranitetit të prodhuesit mbi sovranitetin e konsumatorit;
o
Oferta dhe kërkesa nuk janë karakteristikë e ekonomisë se sotme amerikane;
o
Sistemi kapitalist patjeter duhet të reformohet, të zbatohet nacionalizimi i
industrisë dhe sistemi i planifikimit.
Ju faleminderit!

Pyetje dhe sqarime shtesë!

You might also like