You are on page 1of 10

NOCIONI I VLERES DOGANORE

ÇKA PARAQET VLERA DOGANORE…?

• Vlera doganore paraqet bazë


për aplikim të tarifës doganore
dhe masave tjera, që nuk janë
lidhur me tarifën doganore,
kurse janë rregulluar me
rregulla të veçanta që kanë të
bëjnë me tregtinë me mallra.
• Dispozitat nga Ligji për dogana parashikojnë metoda të
ndryshme për përcaktimin e vlerës doganore, që
patjetër të aplikohen sipas radhitjes precize, kështu si
vijon:
• 1. Metoda e vlerës së transaksionit
• 2. Metoda e vlerës së transaksionit të mallrave identike,
• 3. Metoda e vlerës së transaksionit të mallrave të
ngjashme,
• 4. Metoda e vlerës deduktive,
• 5. Metoda e vlerës përllogaritëse,
• 6. Metoda e informacioneve në dispozicion.
1. METODA E VLERËS SË TRANSAKSIONIT

• Metoda e vlerës së transaksionit të mallrave për herë të


parë përdoret për përcaktimin e vlerës doganore. Me
zbatimin e metodës së vlerës së transaksionit përcaktohet
çmimi i mallrave nëpërmjet transaksionit të realizuar, në
bazë të cilit është realizuar eksporti i mallrave nga shteti
i huaj dhe është importuar në Kosovë. Çmimi i mallrave
mund të përcaktohet nëpërmjet deklaratës për vlerën e
mallrave, faturat ose marrëveshja për shitblerje.
2.METODA E VLERËS SË
TRANSAKSIONIT TË MALLRAVE
IDENTIKE

• Nëse organi doganor nuk mund ta përcaktojë vlerën


doganore nëpërmjet metodës së vlerës së transaksionit,
atëherë ai e aplikon metodën e dytë (metoda e vlerës së
transaksionit të mallrave identike). Kjo nënkupton se
përcaktimi i vlerës së doganës së mallrave do të bëhet
në bazë të vlerës së transaksionit të mallrave identike të
shitur për eksport në Kosove përafërsisht në kohën e
njëjtë, sasi të njëjta dhe në nivel komercial të njëjtë.
3. METODA E VLERËS SË TRANSAKSIONIT
TË MALLRAVE TË NGJASHME

• Aplikimi i metodës së tretë është i njëjtë si metoda e


dytë, me atë dallim që kërkohen informacione për
mallra të ngjashme, e jo mallra identike.
4. METODA E VLERËS DEDUKTIVE

• Aplikimi i metodës së vlerës deduktive për përcaktimin e vlerës doganore të


mallrave mund të dallohet varësisht nga rrethanat, për këtë shkak aplikimi
praktik i kësaj metode kërkon qasje fleksibile. metoda e vlerës deduktive
aplikohet në 2 hapa, dhe atë:
• • përcaktimi i çmimit të unifikuar,
• • përcaktimi i elementeve, që duhet të refuzohen nga çmimi unik i mallrave.

Çmimi unik përcaktohet sipas çmimeve të paguara nga blerësi vendor, gjegjësisht
me thirrjen e shkresave të tij kontabilistike, shkresat nga shitja dhe pagesa,
shkresa nga regjistrimi i zbatuar ose dokumentacione tjera të dhëna në
Administratën e të hyrave publike.
5.METODA E VLERËS
PËRLLOGARITËSE

• vlerës përllogaritëse aplikohet në rast kur


organet doganore i kanë siguruar informacionet
e nevojshme për shpenzimet nga ana e
prodhuesit, gjegjësisht kanë siguruar mundësi
për kontroll të mëtutjeshëm në rast se është e
nevojshme
6. METODA E INFORMACIONEVE NË
DISPOZICION
• Metoda e informacioneve në dispozicion përdoret në raste kur
vlera doganore nuk mund të përcaktohet me 5 metodat paraprake.
Me këtë metodë fitohet vlera përfundimtare doganore dhe gjatë
aplikimit të saj së pari përcaktohet mënyra në të cilën është
përllogaritur vlera e deklaruar. Po ashtu, me këtë metodë mund të
përdoren informacione nga metodat paraprake, gjegjësisht të mos
anashkalohen tërësisht. Me këtë metodë, po ashtu, përcaktohet
nëse shpenzimet për transport dhe siguracion janë përllogaritur në
mënyrë të drejtë si dhe shpenzimet tjera.
Pytje…………………………..
?

FALIMINDERIT

You might also like