You are on page 1of 7

PROJEKT

HULUMTIM RRETH NJË AUTORI TË ROMANTIZMIT


– GEORG GORDON BYRON
AUTOR I ROMANTIZMIT .

• Xhorxh Gordon Bajroni lindi në Londër më 22 janar 1788, në një familje aristokrate të
rënë nga vakti. Mësimet e para i mori në Aberdin. Më 1801, në Harrou studioi gjuhët
greke e latine, historinë dhe letërsinë angleze. Më 1805 filloi studimet në universitetin e
Kembrixhit. Më 1809 zuri vendin e tij në Dhomën e Lordëve, ku u shqua për idetë
përparimtare. Po këtë vit ndërmori një udhëtim nëpër Europë, dhe shkroi Çajld Haroldin.
Në vitin 1823 Bajroni u nis për në Greqi ku u bë frymëzues i luftës për pavarësi
kombëtare të Greqisë kundër turqve. Nuk arriti të shikonte çlirimin e saj sepse u sëmur
nga ethet dhe vdiq në Mesolongj më 19 prill 1824 në moshën 36-vjeçare.
DISA NGA VEPRAT E TIJ ;

• Veprat e tij kryesore janë: vëllimet poetike “Vargje që arratisen” dhe “Orë
përtacie”; vjershat Ëndrra, Errësira, Prometeu; poemat Gjauri, Nusja e Abidosit,
Korsari, Lara, Rrethimi i Korinthit dheParisina etj
VEPRA
ÇAJLD HAROLD – BAJRON, ANALIZË E VEPRËS!


Vepra është botuar më 1812 dhe përmban përshtypjet e udhëtimit të Bajronit, të cilat
përfshiheshin në ditarin e udhëtimit të autorit. Eshtë model klasik i poemës romantike, ku
lirika gërshetohet me epikën dhe linja tregimtare mplekset me meditimet e poetit. Lirizmi
shpaloset në përshkrimin e natyrës mesdhetare, në meditime. Me ndjenjë të thellë
përshkruhen peizazhet romantike të Spanjës, bukuria e ashpër e Shqipërisë zakonet e
traditat shqiptare, si dhe e kaluara e shkëlqyer e Greqisë. Poema zien nga urrejtja, përmes
së cilës godet politikën reaksionare të monarkive evropiane. (ai ngrihet kundër ndërhyrjes
franceze në Spanjë dhe kundër pushtuesve osmanë. Flet me keqardhje për Greqinë që po
i shuhej shkëlqimi i dikurshëm, përmes një sarkazme therëse, madje dhe përmes
kushtrimit të hapur.
MESAZHI KRYESOR ;

• . Sikurse iluministët Bajroni kërkon nga arti vërtetësi , jetë dhe e sheh poezinë si mjet
transformues dhe edukues. Ai i kundërvihet idesë së largimit nga termat shoqërore dhe
dobësimit të rolit aktiv të poetit, përmes veprës së tij. Ushqen urrejtje për tiraninë dhe
simpati për popujt e shtypur dhe pas pelegrinazhit nëpër Evropë, ai shndërrohet në
luftëtar për lirinë kombëtare të popujve.
LËNDA; LETËRSI
• Punoi ; Xhesika Turshilla
• Pranoi ;ms Alma Dida
• Klasa; Xl C

You might also like