You are on page 1of 2

5 cilësitë që e bëjnë një menaxher të shkëlqyer

Më poshtë janë 5 cilësi që një drejtues mund të bëjë për t’u konsideruar i shkëlqyer dhe për të tërhequr pas vetes punonjësit
e tjerë dhe të gjithë biznesin drejt suksesit:

1. Zhvillimi i çdo punonjësi. Çdo drejtues duhet të mbajë në mendje se përveç detyrave tradicionale të tij (si për
shembull rritjen e shitjeve, prodhimin sipas objektivave, përmirësim të shërbimit, etj) ka edhe për detyrë që të zhvillojë
punonjësit. Është përgjegjësi e drejtuesit, të trajnojë, këshillojë dhe të zhvillojë vartësit e tij. E bukura është që ndërsa
drejtuesi bën këtë, përveç punonjësve, ndihmon automatikisht edhe veten edhe biznesin drejt realizimit të objektivave
dhe qëllimeve. Prandaj, vetëm një drejtues që e kupton rëndësinë e zhvillimit të punonjësve dhe e realizon me vepra
këtë gjë, mund të jetë i shkëlqyer.

2. Përballimi i menjëhershëm i problemeve. Asgjë nuk është më e rëndë për moralin e një grupi sesa problemet e
paadresuara. Probleme ndërpersonale, çështje të performancës, konflikte midis departamenteve, të gjitha ndikojnë
negativisht tek entuziazmi dhe motivimi i punonjësve. Ata shpërqëndrohen sepse problemet e vogla nuk të lenë kurrë
të qehtë dhe nuk largohen kurrë. Përkundrazi është shumë e thjeshtë që problemet e vogla të kthehen në të mëdha. Për
më tepër kur drejtuesi e injoron një problem, ai humbet respektin e punonjësve dhe pa respekt, askush nuk mund të
drejtojë. Nuk duhet shpresuar asnjëherë që një problem do të zhduket vetvetiu, apo që dikush tjetër do të merret me të.
Drejtuesi duhet të përballet me çdo problem me seriozitet, sado i vogël e i parëndësishëm të duket ai.

3. Shpëtimi i punonjësve “të këqij”. Pothuajse çdo biznes ka nga të paktën një punonjës që ka bërë ndonjë gabim të
dukshëm në punën e tij. Mund të ketë dështuar në plotësimin e një detyre, mund të ketë humbur qetësinë gjatë një
mbledhjeje, ose thjesht mund të mos jetë dot në një hap me të tjerët. Me kalimin e kohës, një punonjës i tillë shihet nga
të tjerët si një “pikë e dobët”. Po ndodhi kështu, sado të përpiqet punonjësi për t’u përmirësuar, presioni i të tjerëve
mbi të është shumë i rëndë për ta bërë atë të mundur. Këtu fillon puna e një drejtuesi të shkëlqyer. Ai duhet ta
mbështesë punonjësin, t’i thotë që e di që po përpiqet dhe se do ta ndihmojë për ta kaluar atë situatë. Duhet të jetë
sigurues dhe t’i jap besim punonjësit të dobët. Kjo nuk nënkupton uljen e standardeve të kompanisë dhe pranimin e një
performance më të dobët nga ai punonjës. Përkundrazi, nga këshillimi drejtuesi duhet të presë që punonjësi jo vetëm të
arrijë në nivelin e të tjerëve, por edhe t’i kalojë ata. Kjo, sepse dëshira dhe vullneti i tij janë të provuar dhe me rritjen e
mundësive, do të rritet edhe performanca e tij. Ndonjëherë kujdesi ndaj një punonjësi të tillë nuk do të ketë sukses, por
një drejtues i shkëlqyer e provon gjithmonë.

4. Shërbim të tjerëve, jo vetes. Kur dikush tregohet mendjemadh, egoist apo sheh interesin personal mund t’ia hedhë
disa herë, por përfitimet e tij janë afatshkurtra. Një drejtues i shkëlqyer nuk duhet të mburret për aftësitë e tij, apo të
marrë meritat e një apo disa punonjësve të tjerë. Nuk duhet lavdëruar vetja për asgjë. Suksesi vjen nga veprimet dhe jo
nga ato që thuhen. Kur një punonjës shkëlqen, edhe biznesi bashkë me drejtuesin shkëlqen. Kur një ekip ia del mbanë,
edhe biznesi me drejtuesin ia dalin mbanë. Por në këto raste nuk duhet që drejtuesi të përgëzojë veten për mbështetjen
që i ka dhënë, por ata, punonjësit. Një drejtues i shkëlqyer të paktën do të vepronte kështu.

5. Të kujtosh gjithmonë nga ke ardhur. Mund të ndodhë të shohësh një sportist të famshëm që i kthen shpinën
dikujt që i kërkon autograf. Dikush mund të mendojë, “Nëse do të isha në vend të sportistit, nuk do ta bëja kurrë diçka
të tillë.” Por në fakt, shumica e drejtuesve bëjnë me punonjësit atë që sportisti bën me fansin e tij. Së pari është fakt që
drejtuesi të jenë të famshëm brenda kompanisë, prandaj punonjësit edhe kur thonë se duan të flasin diçka me drejtuesit
, në fakt ata mund ta bëjnë vetëm sepse kërkojnë të kalojnë pak kohë me ta. Kur vjen një kërkesë e tillë, drejtuesi ka dy
zgjidhje. Mund t’i kthejë kurrizin dhe ta refuzojë. Ose, mund të përfitojë nga ai moment për të motivuar, këshilluar, e
ofruar shpresë për atë punonjës. Nuk duhet harruar që: Sa më shumë ngjit shkallët dikush, aq më tepër ndikim dhe
përgjegjësi ka ai tek/për të tjerët më poshtë. Mënyra se si një drejtues e shfrytëzon këtë gjë, bazuar në cilësitë e
mësipërme, përcakton a kemi të bëjmë me një lider të shkëlqyer apo jo. menaxhimi.

CILESIA MENAXHER

Si te permiresoni cilesinë e sherbimit ne biznesin tuaj?

Celesi i suksesity per nje biznes sherbimesh eshte te motivoni punonjesit tuaj. Sigurohuni qe te gjithe personat e punesuar
ne biznesin tuaj te dine se cpritet prej tyre, por gjithashtu te jene te intersuar po aq sa ju ne biznesin tuaj. Stafi juaj duhet ta
kuptoje pse doni qe klientet te jene sa me te kenaqur, si te arrijne kete gje dhe gjithashtu te jene te motivuar per nje sherbim
te mire.

1. Mesoni te "degjoni" klientet tuaj. Ti degjoni me te vertete- pyesni se cfare mund te beni per ti ndihmuar. Ky eshte hapi
i pare per te evituar krijimin e problemeve dhe menyra me e mire per te zgjidhur ankesa te mundeshme.
2. Te gjitha ankesat per sherbimin tuaj mendojini si mundesi per tu permiresuar. Synoni te zgjidhni cdo ankese ne
menyre sa me te shpejte dhe eficente.
3. Krijoni nje ambjent ku sherbimi i shkelqyer shperblehet ndersa sherbimi i dobet kritikohet.
4. Beni takime te perjaveshme me stafin ne menyre qe sherbimet e mira te diskutohen dhe nese eshte emundur te
permiresohen.
5. Sigurohuni qe stafi juaj ta di mire se ata jane nje pjese e renesishme e suksesit tuaj.
6. Jepni shembull. Tregoni respekt per cdo person te cdo niveli ne kompanine tuaj.
7. Gjithmone buzeqeshni edhe nese nje klient eshte i pakenaqur, ose eshte i zemeruar, perpiquni ta zgjidhni situaten sa
me me shume gjakftohtesi.

Karriera
Te behesh pjese e RBAL do te thote te jesh ne vendin ku perballesh me sfiden!

Me nje staf prej 1400 punonjesish dhe nje rrjet prej 103 degesh, RBAL eshte nje nga punedhenesit me te medhenj dhe me
te mire ne Shqiperi, qe ofron nje mjedis shume konkurues persa i perket paketes se kompensimit, zhvillimit dhe motivimit
te stafit.

Programi yne i Shperblimit & Mirenjohjes eshte i bazuar ne meritat dhe kontributin e cdo individi, duke promovuar nje
mjedis ku vleresohet performanca e larte.

Trajnimi dhe Zhvillimi eshte nje nga faktoret strategjik ne krijimin e nje stafi te kualifikuar, niveli i ekspertizes dhe
profesionalizmi i te cileve kontribuon ne nje performance me te larte financiare per kompanine. Per kete arsye ne
vazhdojme te ofrojme paketa trajnimi dhe kurse per stafin tone, bazuar ne nje marreveshje paraprake te lidhur mes
punonjesit, supervizorit dhe Burimeve Njerezore.

Pervec asaj “Cka ne i ofrojme stafit”, per ne eshte e rendesishme te kuptojme dhe te kemi vazhdimisht feedback ne lidhje
me menyren "Si ndihen dhe cfare mendojne punonjesit tane".

Ne organizojme vazhdimisht pyetesore lidhur me kenaqesine, motivimin dhe angazhimin e stafit. Me kenaqesi konstatojme
se niveli i kenaqesise dhe i perkushtimit te stafit eshte shume i larte, kryesisht si kombinim i te gjithe ketyre faktoreve.
Rezultatet e ketyre pyetesoreve na nxisin te ecim me tej ne kete rruge dhe na ndihmojne te permiresohemi.

Ashtu si cdo lidhje, marredhenia mes Bankes dhe stafit eshte nje kryqezim i nje investimi dhe fitimi te dyanshem. Eshte nje
marredhenie e cila jo vetem nuk njeh humbje, por perpos rezultateve te shumta sjell produktivitet dhe sukses per te gjitha
palet.

Menaxhimi i Talenteve mbetet gjithashtu nje nga prioritetet tona. Ne kete kuader, Banka Raiffeisen ben perpjekje te
vazhdueshme per te rritur nivelin e motivimit dhe qendrueshmerise te stafit tone, ne menyre qe te maksimizoje
performancen dhe rezultatet e punonjesve.

Ne besojme se nje staf i perkushtuar dhe i motivuar eshte avantazhi yne i vetem konkurrues. Nje avantazh i tille nuk mund
te kopjohet dhe pa te, shumica e iniciativave te korporates behen te veshtira, madje edhe te pamundura.

Ne promovojme ekuilibrin jete-pune, permes nje sere iniciativash, si eventet sportive, mbremjet dhe udhetimet per stafin,
sigurimi privat i shendetit dhe nje mjedis pune miqesor, duke mbeshtetur nenat e reja financiarisht dhe permes orarit
fleksibel te punes.

Fokusi yne kryesor eshte: permiresim i vazhdueshem, kualifikim dhe zhvillim te stafit. Ne do te vazhdojme te
investojme tek njerezit tane, si aseti yne me i vlefshem dhe nje nga kontribuesit kryesore ne suksesin e Bankes.

You might also like