You are on page 1of 1

Bimësia në Rrethin e Matit

Në luginën e Matit shumëllojshmëria e relievit, hidrografia e pasur dhe


klima e përshtatshme, kanë ndikuar në zhvillimin e një bimësie të larmishme.
Këtu rriten 1600 lloj bimësh e drurësh. Përhapja e tyre fillon që nga lumi Mat
e deri te majat më të larta dhe zonalizohet sipas brezave klimaterikë, pra,
kemi tre breza bimorë.

Brezi i parë fillon nga niveli më i ulët i gropës së Matit që nga sipërfaqja e
ujit të liqenit të Ulzës (128m) e deri në latësinë 400m. Në këtë zonë ndodhet
brezi i shkurreve, arat e punuara, kopshtet, vreshtat, parcelat me pemë
frutore. Në këtë brez rriten shkurre me blerim të përhershëm, shqopa dhe
bushi si dhe dëllinja, shkoza, shelgu, plepi, rrushi, pjeshka, fiku, zerdelia etj.

Brezi i dytë ose i mesëm fillon me një ndërthurje të brezit të parë me atë të
dytë dhe arrin deri në lartësinë 600m. Kjo është zona e dushkut, e cila në Mat
mbulon sipërfaqe të mëdha. Këtu rritet: lisi, qarri, bunga, vërrini, frashri,
gështenja, lajthia, arra, caraci etj. Kjo zonë përfshin fshatrat: Derjan, Rremull,
Lis, Kurdari, Cerujë, Klos, Gur i Bardhë, Fullqet, Gurrë etj. Kodrat e këtyre
fshatrave kanë klimë më të freskët nga ajo e zallit.

Brezi i tretë ose i lartë shtrihet në të gjithë shpatet malore në të dy anët e


luginës. Këtu rriten pyje të mëdha me dru lisi, ahu, panje, pishe, bredhi, arneni,
si dhe ndodhen kullotat veriore.

Po kështu, malet e Matit janë shumë të pasura me lloje bari e lulesh për
kullotjen e bagëtive si dhe bimë medicinale (mbi 150) e të rralla për
industrinë mjekësore.

Punoi:
Albion Muça

You might also like