You are on page 1of 4

Shkollat e para shqipe në shekujt XV-XIX

Futja dhe përdorimi i gjuhës shqipe të shkruar u bë nevojë e domosdoshme për


kohën. Populli nuk kuptonte as greqisht, as latinisht e as osmanisht. Kështu filluan
të konkretizoheshin përpjekjet për arsimim në gjuhë amtare. Të qenësishëm këtë
fakt e bëjnë gjurmët që ndeshen më 1632 në dy shkolla të Lezhës, më 1638 në
shkollën e Pllanës, më 1639 në shkollën e Blinishtit, e cila mori përmasat e një
gjimnazi, pasi që në fillim kishte 50 nxënës dhe më 1690 një shkollë tjetër
funksiononte në Velë të Mirditës.[9] Alfabeti latin i përshtatej më së miri gjuhës
shqipe (ndonëse nuk i plotësonte të gjitha kërkesat e përmbajtjes tingullore të
shqipes) dhe kjo ishte një mundësi më shumë për zhvillimin e arsimit shqip në të
gjitha qendrat, përfshirë edhe Shkodrën. Kështu më 1745 funksionoi një shkollë
me 30 nxënës dhe mësues laikë, më 1775 në Sheldi u hap një shkollë tjetër nën
drejtimin e një kleriku vendës. Edhe në qytetin e Shkodrës, më 1789, Filip
Shkodrani hapi një shkollë fillore.
Në Janievë të Kosovës që në shek. XVII ekzistonte një shkollë ku mësohej shqip në
shtëpinë e Andrea Bogdanit, madje informacionet flasin për një shkollë më të
hershme në Lesnicë të Shkupit, më 1584 dhe një tjetër në Strumbull të Gjilanit, të
cilat më shumë se sa shkolla ishin kolegje fetare.
Edhe në Jug të vendit hapja e shkollave mori përmasa të mëdha, por këtu shqipja
mësohej me alfabetin grek. Mësimi i shqipes këtu u bë më i nevojshëm për të
lehtësuar mësimin e greqishtes. Më 1627, prifti Neofil Rodino hapi një shkollë në
bregdetin e Himarës; më 1660 U. Kostandini rihapi shkollën e Dhërmiut; më 1663
një shkollë tjetër u hap në Plasë nga Jan Krisafida dhe më 1703 në Elbasan hapet
një shkollë greke ku dha mësim Dhaskal Todri. Po shqiptarët nuk ishin të kënaqur
me shkolla të këtij niveli. Kështu më 1737, Spiro Strati mori nismën për të hapur
një shkollë në Delvinë të cilën e identifikoi me emrin “Institut diturie” për nxënës.
Jo vetëm kaq, po më 1749 hapet një e ashtuquajtur “Akademi e Delvinës”, në të
cilën mësohej greqisht e latinisht. 
“Bregdetasit i donin këto shkolla sepse nëpërmjet tyre populli gjente mënyrën që
jo vetëm merrte dituri, por edhe bënte përpjekje për të ushtruar gjuhën e vet e
për të përtërirë kulturën kombëtare”. [12]
Shkolla e parë shqipe në Korcë
Kjo ndërtesë vlerësohet të ketë qenë shkolla e parë shqipe në Kosovë

Shkolla e parë shqipe ne Durrës

You might also like