You are on page 1of 4

Sëmundja e Parkinsonit

Sëmundja e Parkinsonit është sëmundje neurodegjenative progresive, me fjalë të


tjera një sëmundje që vjen nga dëmtimi i ngadaltë i qelizave në qendra të
caktuara të trurit (lënda e zezë në mesencephalon).
Cilat janë shenjat e para? Si mund ta kuptojmë, duke qenë se shfaqet edhe te
moshat e reja?
Shfaqja e sëmundjes është zakonisht shumë graduale dhe shpesh me shenja
jospecifike veçanërisht në fazë të hershme. Shenja të hershme mund të jenë
çrregullime të gjumit, rënie të nuhatjes dhe luhatje të presionit arterial që mund
ta bëjnë një pacient të ndjeshëm nga qëndrimet e zgjatura në këmbë.
Shenja të tjera mund të jenë çrregullime të zakoneve të tualetit, veçanërisht
konstipacioni, apatia, përgjumja gjatë ditës, dhimbje të artikulacioneve dhe të
shpinës.
Diagnoza vendoset në mënyre tipike kur sëmundja shfaqet me disa shenja
karakteristike që janë: ngurtësimi i muskujve apo rigiditeti, ngathtësia në lëvizje
apo bradikinezia, dridhja e anësive dhe kokës,  dhe çrregullimi i reflekseve të
posturës të cilat na ruajnë nga rrëzimet kur ndryshojmë pozicionin e trupit gjatë
aktivitetit ditor.
Këto karakteristika klinike vlerësohen nga mjeku neurolog duke konsideruar edhe
të kaluarën mjekësore të pacientit, për të përcaktuar diagnozën.
Shfaqja e parkinsonit herët, pra në moshë të re, a e bën sëmundjen më të
vështirë për t’u menaxhuar?
Sëmundja shfaqet zakonisht në dekadën e gjashtë dhe të shtatë të jetës. Shfaqja
para moshës 50 vjeç konsiderohet moshë e hershme.
Në këto raste shpeshherë gjenden faktorë familjare apo gjenetike, pra një pacient
mund të ketë të afërm të tjerë në familje të prekur nga sëmundja.
Ecuria e sëmundjes është e variueshme, por në mënyrë tipike vërehet një ecuri e
ngadaltë.
Një nga terapitë kryesore është levodopa, një pararendës i dopaminës, e cila
është substancë që mungon në ganglionet bazale. Efekti i saj është shumë i mirë
në sëmundjen e Parkinsonit, por ky efekt bie me kalimin e kohës. Për më tepër,
sëmundja ndërlikohet dhe me shfaqjen e disa lëvizjeve jo të zakonshme që e
bëjnë edhe më të vështirë trajtimin.
Moshat e reja janë veçanërisht të prekur nga këto fenomene, që në gjuhë
mjekësore quhen diskinezi.
Sëmundja e Parkinsonit karakterizohet edhe nga prekje e funksioneve mendore,
gjë që bëhet më e dukshme me kalimin e kohës. Njëkohësisht pacientët bëhen
më të ndjeshëm dhe fillojnë të shfaqin edhe fenomenin psikotike, siç janë
halucinacionet, veçanërisht ato vizuale.
Si diagnostikohet parkinsoni?
Nuk ka ekzaminime specifike që të çojnë në diagnozë. Rezonanca magnetike
ndihmon për të vlerësuar parenkimen cerebrale dhe nevojitet për të dalluar
patologji të tjera që mund të japin shenja te ngjashme. Një ekzaminim tjetër
imazherik është PET SCAN dhe MR spectroscopy, që mundësojnë vlerësim në
nivel metabolik të qendrave cerebrale, pra ato tregojnë nëse një qendër e caktuar
e trurit po “ushqehet” mirë apo jo. Ekzaminim interesant është dopleri
transcranial, që kryhet në spitalin Hygeia dhe mund të tregojë hiperintensitet në
lëndën e zezë të mesencefalonit.
Si trajtohet sëmundja?
Në faza të avancuara të sëmundjes, pacientët mund të trajtohen me metoda
relativisht të reja, siç është neurokirugjia funksionale apo duodopa, domethënë
dhënia e levodopës në mënyrë të vazhdueshme përmes një pompe direkt në
zorrën e hollë. Trajtimi i sëmundjes së Parkinsonit mbetet një sfidë dhe shpesh
kërkon një punë në ekip.

You might also like