You are on page 1of 2

ALEKSANDRI MOLOS

Gjatë sundimit të Aleksandrit (342-331 p.e.sonë), Lidhja Molose i zgjeroi shumë


kufijtë e saj në drejtim të krahinave jugore dhe veriperëndimore të Epirit. Nën
kontrollin e Lidhjes hynë tani jo vetëm kolonitë elease, por edhe tërë Kasopia
fqinje, të cilat u bënë aleatë të saj (symnatios), duke gëzuar një farë autonomie
dhe të drejtën që të prisnin monedhat e tyre.
Aleksandri arriti t’i imponojë pushtetin e tij dhe Koinonit të thesprotëve,
deri atëhere i pavarur, megjithëse territorialisht në përfitim të Lidhjes
Molose, e cila ushtronte mbi të presion të vazhdueshëm, për të dalë në det.
Jashtë kontrollit të shtetit molos ende mbetej në këtë kohë Koinoni i
kaonëve, që vazhdoi të ruante pavarësinë e tij. Zgjerimi territorial në
drejtim të pjesës më të zhvilluar nga pikëpamja social-ekonomike të Epirit
dhe në mënyrë të veçantë dalja e tij gjerësisht në det, e fuqizuan edhe më
shumë ekonomikisht dhe politikisht shtetin molos, dhe hapën rrugë për një
intensifikim të lidhjeve sidomos me brigjet perëndimore të Mesdheut.
Në vitin 334 p.e.sonë Tarenti kërkoi nga Aleksandri molos ndihmë
ushtarake, meqenëse po rrezikohej pavarësia e qytetit dhe e aleatëve të tij
nga lukanët. Aleksandrit do t’i jepej mundësia që të përhapte influencën e
Epirit edhe në qytetet e tjera të Italisë së Jugut, për të cilën ishin të
interesuara shtresat sunduese të vendit, që ai përfaqësonte dhe në mënyrë
të posaçme ajo tregtare. Kjo u bë nxitje që Aleksandri të ndërhynte
aktivisht në çështjet e qyteteve greke të Italisë së Jugut. Pasi ia la sundimin
e Mbretërisë Epirote gruas së vet sa kohë që ai do të mungonte, Aleksandri
u nis për në Itali me forca të kufizuara, sipas Aristotelit me 15 anije
ushtarake dhe mjaft anije tregtare. Me të zbritur në Itali, ai e zgjeroi
bërthamën e ushtrisë së tij relativisht të vogël, me forca tarentine si edhe
me mercenarë, me lukanë të dëbuar dhe me kontingjentet që i vunë në
dispozicion qytetet e tjera greke të kërcënuara nga fiset italike.
Në fillim Aleksandri korri një sërë fitoresh kundër lukanëve dhe
samnitëve, futi në dorë Heraklenë, koloninë e Tarentit, Sipontin e Apuljes
etj., dhe për një kohë ai e konsideroi veten sundimtar të plotë mbi to. Nga
kjo pozitë, ai bëri marrëveshje dhe me qytete të tjera, madje dhe me
Romën. Nga vendet e kontrolluara prej tij dërgoi për në atdhe 300 familje
të shquara si pengje. Më vonë lukanët dhe samnitët e morën veten dhe me
forca të shumta të bashkuara, filluan të ushtrojnë përherë e më tepër
presion mbi ushtrinë epirote dhe të aleatëve të saj numerikisht më të pakët,
derisa në dimrin e vitit 331-330 p.e.sonë, pas një beteje të përgjakshme
pranë Pandosisë, jo larg Kozencës, forcat e Aleksandrit u thyen keqas dhe
ai mbeti i vrarë në këtë betejë.
Me rrjedhimet që patën këto ngjarje në Epir mbyllet dhe etapa e parë e
zhvillimit historik të shtetit federativ epirot.

PUNOI:
KLASA:

You might also like