You are on page 1of 44

UNIVERSITETI “HASAN PRISHTINA” I PRISHTINËS

Fakulteti i Edukimit
PROGRAMI AKM – GJILAN
Programi fillor

TË HARTUARIT E PUNIMIT TË SEMINARIT, TEMËS SË


DIPLOMËS DHE TEZËS SË MASTERIT
(punim diplome)

Udhëheqësi Kandidati
Prof.dr. Bahtijar Kryeziu Arianit Shaqiri

Gjilan, qershor 2015


UNIVERSITETI “HASAN PRISHTINA” I PRISHTINËS
Fakulteti i Edukimit
PROGRAMI AKM – GJILAN
Programi fillor

TË HARTUARIT E PUNIMIT TË SEMINARIT, TEMËS SË


DIPLOMËS DHE TEZËS SË MASTERIT
(punim diplome)

Udhëheqësi, Kandidati,
Prof.dr. Bahtijar Kryeziu Arianit Shaqiri,

Gjilan, qershor 2015


Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

“Gjithmonë për të pasur sukses në temat e diplomës, duhet dhënë me përparësi hulumtime në
fusha ku ka edhe materiale edhe modele për të ndjekur, por që, në të njëjtën kohë, lënë shteg për prurje
e punë vetjake...”

Prof.dr. Gjovalin Shkurtaj (marrë nga libri i cituar)

“...në punimet seminarike studenti ende ushtron të shkruaj mirë, ndërsa te punimi i diplomës studenti
duhet të tregojë që ushtrimi ka qenë i suksesshëm”

Prof.dr. Ali Bajgora (marrë nga libri i cituar)

“Shkalla e njohjes teorike dhe e zbatimit të standardit të gjuhës shqipe në praktikë është bërë çështje e
diskutueshme, jo vetëm në gazeta e revista, në emisione shkollore, jo edhe aq të shpeshta të radios e të
televizionit, por edhe në tryeza e sesione të organizuara nga asociacione dhe institucione të ndryshme
profesionale-shkencore.”

Prof.dr. Bahtijar Kryeziu (marrë nga libri i cituar:49)

...edhe atij iu thaftë, po, goja,


që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore...

Gjergj Fishta, Gjuha shqype

III
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

PËRMBAJTJA
DEKLARATë mbi origjinalitetin e punimit ................................................................................................ VI
PËRMBLEDHJE ........................................................................................................................................ VII
HYRJE ........................................................................................................................................................ 1
1. TË HARTUARIT E PUNIMIT TË SEMINARIT, TEMËS SË DIPLOMËS DHE TEZËS SË
MASTERIT Vështrimi i përgjithshëm ............................................................................................. 2
1.1. Punimi i seminarit ..................................................................................................................... 3
1.2. Tema e diplomës ...................................................................................................................... 4
1.3. Teza e masterit ......................................................................................................................... 5
1.4. Karakteristikat dhe natyra e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së
masterit................................................................................................................................................ 6
2. ÇËSHTJE PRAKTIKE ............................................................................................................................. 10
2.1. Mbledhja e mendimeve .......................................................................................................... 10
2.2. Nxjerrja e pyetjes kryesore dhe pyetjeve mbështetëse Hipoteza e punimit ................. 11
2.3. Shqyrtimi i literaturës.............................................................................................................. 11
2.4. Reflektimi mbi çështjen kryesore ......................................................................................... 12
2.5. Hartimi i përmbajtjes fillestare si plan pune ........................................................................ 13
2.6. Kërkimi i literaturës dhe ndarja e saj sipas rëndësisë ....................................................... 13
2.7. Leximi i literaturës dhe mbajtja e shënimeve ..................................................................... 13
2.8. Hulumtimi shkencor si argument i qëndrimeve tona ........................................................ 14
2.9. Shkrimi i kopjes së parë......................................................................................................... 14
2.10. Rishikimi dhe përmirësimi i punimit ................................................................................... 14
2.11. Shkrimi dhe shtypja e versionit përfundimtar ................................................................... 15
3. STRUKTURA E NJË PUNIMI ............................................................................................................... 16
3.1. Kopertina dhe ballina ............................................................................................................. 16
3.3. Përmbajtja ................................................................................................................................ 17
3.4. Lista e tabelave, e ilustrimeve dhe e figurave .................................................................... 17
3.5. Deklaratat................................................................................................................................. 17
3.5.1. Deklarata mbi origjinalitetin e punimit .......................................................................... 18
3.5.2. Deklarata etike ................................................................................................................. 19
3.5.3. Deklarata e mirëbesimit - (Kërkesa për autorizim) ..................................................... 19
3.6. Përmbledhja ............................................................................................................................ 20

IV
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

3.7. Hyrja.......................................................................................................................................... 20
3.8. Reflektimi mbi çështjen kryesore ......................................................................................... 21
3.9. Shqyrtimi i literaturës .............................................................................................................. 21
3.10. Nxjerrja e pyetjes kryesore – hipoteza .............................................................................. 21
3.11. Metodologjia e përdorur....................................................................................................... 21
3.12. Pjesa hyrëse, apo aspekte të përgjithshme që lidhen me çështjen ............................. 22
3.13. Tema e përpunuar dhe e shtjelluar gjerësisht.................................................................. 22
3.14. Përfundimi.............................................................................................................................. 22
3.15. Rezultatet e arritura.............................................................................................................. 22
3.16. Porositë që dalin nga punimi (rekomandimet) ................................................................. 23
3.17. Kufizimet ................................................................................................................................ 23
3.18. Literatura ................................................................................................................................ 24
3.19. Shënime për autorin ............................................................................................................. 24
3.20. Dokumentet përcjellëse ....................................................................................................... 24
4. ÇËSHTJE TEKNIKE GJATË TË SHKRUARIT TË PUNIMIT TË SEMINARIT, TEMËS SË DIPLOMËS DHE
TEZËS SË MASTERIT ................................................................................................................................ 25
4.1. Vëllimi i punimit ....................................................................................................................... 25
4.2. Numërtimi i faqeve të punimit ............................................................................................... 26
4.3. Formati i letrës dhe të shkruarit e tekstit në të ................................................................... 26
4.4. Referimet dhe shmangja e plagjiaturës............................................................................... 26
4.4.1. Rregullat dhe mënyrat e të cituarit ...................................................................................... 27
4.4.2. Rregullat e të cituarit duke marrë parasysh numrin e autorëve, dhe llojin e burimit . 29
4.5. Bibliografia ............................................................................................................................... 30
5. Përgatitjet për mbrojtjen e punimit të hartuar ................................................................................. 31
5.1. Përgatitja e prezantimit .......................................................................................................... 31
PËRFUNDIMI ........................................................................................................................................... 33
BIBLIOGRAFIA ......................................................................................................................................... 34
libra .................................................................................................................................................... 34
Doracakë........................................................................................................................................... 34
Doracakë në gjuhën angleze .......................................................................................................... 35
Burime nga interneti ........................................................................................................................ 35
JETËSHKRIM PËR AUTORIN E KËTIJ PUNIMI ........................................................................................... 37

V
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

DEKLARATË MBI ORIGJINALITETIN E PUNIMIT

Me anë të kësaj deklarate, unë Arianit Shaqiri, deklaroj se punimi i kësaj diplome
është rezultat i punës sime origjinale dhe është bërë personalisht nga vetë unë.
Asnjë pjesë e këtij punimi nuk është marrë nga askush pa qenë e cituar sipas
standardeve të pranuara.
Po ashtu, vërtetoj se ky punim apo pjesë të tij nuk janë botuar apo publikuar më parë
në ndonjë aktivitet kursi, qoftë nga unë apo dikush tjetër.
Ky material është ideuar dhe dizajnuar duke u bazuar nga burimet e cituara duke i
shfrytëzuar dhe duke u bazuar në burimet e cekura në referenca dhe në literaturën e
shënuar.
Gjithashtu e bëj të qartë se, në bazë të njohurive të mia, punimi im i diplomës nuk
cenon të drejtat e asnjë autorit, në asnjë rast. Dhe për të kundërt të saj, pranoj përgjegjësitë
e mia të cilat do të më ngarkohen nga cilido komision apo organ që eventualisht do të
shqyrtojë ndonjë rast ankese apo mosmarrëveshjeje lidhur me përmbajtjen e punimit, dhe
në të njëjtën kohë pranoj të gjykohem në bazë të rregullores dhe statutit të Universitetit
dhe ligjit mbi të drejtën e autorit.

Data, 30 prill 2015

VI
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

PËRMBLEDHJE

Tema e diplomës të cilën e keni në dorë është hartuar në bazë të metodologjisë hulumtuese-
shkencore me karakter tërësisht teorik.
Synimi ynë kryesor ka qenë hartimi i një punimi të mirë me qëllim të respektimit të
kritereve akademike, siç janë afatet kohore dhe respektimi i standardeve akademike në të
hartuarit e një punimi.
Objektivat e punimit kanë qenë që hollësisht të trajtohen të gjitha aspektet që nga nismat e
para drejt hartimit të një punimi e deri te mbrojtja e tij para komisionit vlerësues.
Këto objektiva i kemi cekur në hyrje të këtij punimi që në fillim të punës sonë, objektiva të
cilat me plot përgjegjësi mendoj që kam arritur t’i përmbush në shkallë të kënaqshme.
Gjatë hartimit të këtij punimi është shfrytëzuar një literaturë e mjaftueshme, duke përfshirë
10 libra si burime të drejtpërdrejta, pastaj doracakë nga universitete e fakultete të ndryshme
nga hapësira shqiptare dhe nga jashtë (në gjuhën angleze), si dhe shkrime të ndryshme të
gjetura në internet.
Punimi është ndarë në gjashtë kapituj duke përfshirë edhe përfundimin.
Në kapitullin e parë në aspekt të përgjithshëm janë trajtuar të tri punimet duke treguar
karakteristikat, të përbashkëtat dhe të veçantat e këtyre punimeve. Në kuadër të këtij kapitulli
janë dhënë edhe pak sqarime për metodologjinë e punës që duhet ndjekur gjatë një hartimi.
Në kapitullin e dytë flitet për aspekte praktike që duhet ndjekur para se të fillohet të
shkruhet punimi dhe gjatë shkrimit të tij, aspekte të shprehura në hapa të veprimit.
Struktura e mundshme e një punimi përbënë kapitullin e tretë, ku në hollësi janë dhënë
sqarime për secilën pjesë të një punimi.
Një prej elementeve gjatë hartimit të një punimi që assesi nuk mund të anashkalohet janë
çështjet teknike të cilat në një masë të kënaqshme janë trajtuar në kapitullin e katërt. Po them
në mënyrë të kënaqshme, për arsye se kanë mbetur edhe shumë çështje teknike pa u trajtuar,
shkaku i rritjes së vëllimit të punimit.
Një kapitull në vete i është kushtuar përgatitjes për prezantimin e punimit para komisionit
vlerësues. Është hartuar ky kapitull duke parë një papërvojë tek kolegët e mi në këtë çështje,
madje në disa raste duke mos e dalluar ç’është një hartim i punimit e ç’është prezantimi i tij.
Dhe për fund është dhënë një përfundim, ku janë shprehur disa rekomandime rreth hartimit
të një punimi çfarë i kemi pasur për temë të trajtimit në këtë punim.
Fjalë kyçe në këtë punim diplome janë: hartim, metodologji, punim seminari, punim
diplome, tezë e masterit, referencë, literaturë.

VII
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

HYRJE

Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës e veçanërisht tezës së masterit janë


punë akademike të cilat kërkohen të punohen nga studenti, si pjesë e një aktiviteti më të
thelluar dhe më serioz gjatë studimeve.
Menjëherë sapo t’i kërkohet studentit që të hartojë një punim, i cilit do nivel qoftë, atë do
ta mbërthejë një “ankth”, nga i cili mendon se nuk do të mund të dalë faqebardhë dhe i
suksesshëm. Por, me një mençuri dhe vetë disiplinë gjatë punës mundësitë për një sukses të
lartë janë të kapshme. Që suksesi të jetë i arritshëm studenti duhet së pari të fitoj njohuri
themelore rreth vetë punës dhe hapave që kërkohen nga ai gjatë hartimit të një punimi
akademik.
Që në hapat e parë kur zgjodha këtë temë për punim diplome, një temë që ka për thelb të
trajtimit vetë mënyrën e hartimit të një punimi seminari, teme të diplomës dhe tezës së
masterit e dija që nuk do të jetë fare një punë e lehtë, por dëshira e madhe që fitoj sa më
shumë njohuri rreth të shkruarit të një punimi akademik bëri që t’i qasem kësaj pune me një
përkushtim shumë serioz.
Dhe dua që kjo temë diplome të ketë vlerë e të mos e humbet atë posa të kryhen procedurat
administrative të mbrojtjes së saj, dhe gjithashtu të vlerën e një doracaku të cilin do ta
shfrytëzoja së pari vetë e më pas kushdo tjetër që dëshiron të hartojë një punim me vlerë.
Fundja ky është mëtimi im.
E që të arrij synimin që kam vendosa që t’i caktoj vetës ca objektiva të cilat shpresoj që do
t’i arrij, fillimisht me ndihmën e Zotit, e pastaj të mentorit tim, e pse jo edhe të kolegëve tjerë
nga të cilët, gjithsesi se do të kërkoj ndihmë dhe përkrahje përgjatë gjithë punës.
Si objektiva, të cilat dua t’i arrij janë:
 Të jap sqarimet e duhura se çfarë është një punim seminari, temë
diplome dhe tezë e masterit;
 Cilat duhet të jenë hapat që duhet ndjekur për një punë të suksesshme;
 Sqarime themelore mbi metodologjinë e punës kërkimore;
 Sqarime mbi formalitet e të hartuarit të një punimi akademik;
 Sqarime mbi çështjet teknike të një punimi dhe
 Kërkesat për finalizimin e një punimi deri te mbrojtja e tij.

-1-
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

1. TË HARTUARIT E PUNIMIT TË SEMINARIT, TEMËS SË


DIPLOMËS DHE TEZËS SË MASTERIT
Vështrimi i përgjithshëm

Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit janë detyra të
cilat duhet t’i kryej studenti, si kusht për të kaluar në një shkallë tjetër të qëllimeve të tij
akademike.
Këto detyra, duke filluar nga më e lehta në natyrën e vetë siç është punimi i seminarit, kanë
për qëllim të përgatisin studentin që të kuptojë botën akademike, të hulumtuarit, të punuarit, të
shkruarit, me një fjalë krijimtarinë shkencore. Këto detyra studenti pothuajse e ka të pamundur
t’i fillojë mbarë dhe të ketë sukses pa mbikëqyrjen dhe kontrollin e mentorit dhe në fund pas
përfundimit të vlerësohet me notë pozitive.
Meqë të hartuarit e punimit të seminarit bëhet gjatë studimeve, pothuajse në secilin kurs,
tema e diplomës është në fakt provimi final ku e merr diplomën për kryerjen e studimeve, si në
shkallën e parë ashtu edhe në shkallën e dytë. Në krahasim mes tyre ka ngjashmëri dhe dallime,
“...në punimet seminarike studenti ende ushtron të shkruaj mirë, ndërsa te punimi i diplomës
studenti duhet të tregojë që ushtrimi ka qenë i suksesshëm”.1
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit janë detyra të
cilat për nga struktura e të shkruarit të punimit janë pothuajse të njëjta, si: ballina, deklaratat,
përmbajtja, përmbledhja, metodologjia e punës2, shqyrtimi i literaturës, hyrje, nxjerrja e çështjes
kryesore apo reflektimi mbi problemin, trajtimi i temës, përfundimi, bibliografia dhe shënime
për autorin. Dallim këtu kemi në përmbajtje dhe vëllim të punëve, hulumtimit dhe vetë
materialit që duhet shkruar dhe gjithsesi në seriozitetin e punës që duhet kryer e rezultatet që
duhet arritur. Për dallimet mes tyre do të flasim gjatë trajtimit të temës në vazhdim.
Veçanti e një pune të mirë gjatë të shkruarit të punimeve në fjalë është se studenti duhet të
ketë parasysh rregullat shkrimit akademik, siç janë:
 shfrytëzimi i literaturës, referimi sipas standardeve të pranuara me qëllim
që të mos bie në kurthin e plagjiaturës;

1
Ali Bajgora, “Hyrje në shkrim akademik”, PROGRAF, Prishtinë, 2010, f.20.
2
Kur bëhet fjalë për metodologjinë, megjithatë këtu kemi një dallim
thelbësor pasi që në punimin e temës së diplomës dhe tezës së masterit
përdoret një metodologji e cila nxitë një kërkim më serioz dhe të bazuar në
fakte konkrete dhe tori shkencore.

-2-
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

 të dijë se çfarë natyre apo karakteri do të ketë punimi i tij;


 njohja e metodologjive të ndryshme të punës gjatë hartimit të një punimi;
 marrja e shembujve dhe argumentimi i tyre me anë të referencave;
 njohja e rregullave drejtshkrimore;
 të ketë një dëshirë të flaktë që punimi i tij të ketë një kulturë gjuhe të
mirëfilltë, ku respektohet në skajshmëri gramatika dhe leksiku i shqipes e të mos
përdoren fjalë e shprehje të huaja.
Që një punim të shkruhet me sa më pak vështirësi, duke respektuar standardet akademike, në
një kohë të pranueshme, me një fjalë të bëhet një punim i mirë, kandidati-studenti duhet të
zgjedhë një temë që i përgjigjet interesave të tij, të ketë burime të cilat mund t’i gjej dhe të
mund t’i përdorë sa t’i nevojiten dhe të punojë me metodologjinë e cila i përshtatet ngritjes së tij
akademike.
Që studenti të bëjë punën si duhet, atij i nevojitet që të ketë sado pak njohuri rreth
Leksioneve amerikane të Kalvinos 3 , të cilat janë: lehtësia, shpejtësia, saktësia, dukshmëria,
shumësia dhe qëndrueshmëria.

1.1. Punimi i seminarit

Tashmë është bërë një kulturë e mirë që në të gjitha fakultetet e universitetit tonë, në
studimet themelore por edhe në master, në të gjitha kurset, që nga viti i parë i studimeve e
tutje, si detyrë kursi të dalë shkrimi i punimit të seminarit. Kjo detyrë është paraparë në plan-
programet e secilit kurs, me anë të cilës profesori i lëndës vlerëson me notë studentin e
angazhuar në punimin e tij, pra vlerësimit përfundimtar në një kurs përveç vlerësimit me test
dhe diku-diku edhe me gojë i shtohet edhe punimi i seminarit.
Po ta themi në vija të trasha, se ç’është një punim seminari dhe për çfarë shërben, dhe çfarë
fitohet nga kjo punë, atëherë shkurt do të mund të përgjigjeshim:
 Punimi i seminarit është punë kërkimore, studimore më e thellë se të studiuarit e
zakonshëm, pasi që si i tillë përqendrohet në një temë të caktuar, duke shfrytëzuar
literaturë më të gjerë;

3
Gjovalin Shkurtaj, Si të shkruajmë shqip (baza të shkrimit
akademik), botim i tretë,MORAVA, Tiranë, 2013, f. 88-98.

-3-
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

 Këtë detyrë e cila në shumë kurse është e detyrueshme, apo një kusht për të
marrë notë të mirë, duhet ta kryej një student, apo një grup i vogël deri në katër veta;
 Puna fillon me caktimin e temës, kërkimin dhe gjetjen e literaturës, marrjen e
shënimeve, bërjen e hulumtimeve, përpunimin e të dhënave dhe nxjerrjen e
përgjithësimeve apo të përfundimeve;
 Më pas të arriturat, i gjithë ai aktivitet i zhvilluar duhet të hartohet në një shkrim
i cili punohet në bazë të standardeve akademike;
 Punimi i përfunduar shtypet në letër dhe me një prezantim shtesë të përgatitur
për punën e bërë mbrohet para profesorit të kursit dhe kolegëve të grupit;
 Si rezultat i kësaj pune, profesori i kursit fiton bindje se studenti ka punuar mirë
dhe po shkon një rruge të mbarë, dhe ku ka vërejtur vështirësi e këshillon për
përmirësime;
 Studenti fiton një gradë më të lartë në atë kurs dhe njëherësh zhvillon aftësitë e
tija duke e ngritur veten në një shkallë më të lartë në botën akademike.4
Dhe për të arritur në pikën kur studenti do të hartojë një punim seminari të mirë atëherë
duhet të ketë udhëzime të detajuara, si për hapat që duhet të ndërmarrë ashtu edhe për
strukturën e punimit që duhet ta hartojë. E këtë mendoj që do t’ia arrij në hapat në vazhdim të
këtij punimi.

1.2. Tema e diplomës

Edhe punimi i diplomës sikurse punimi i seminarit është një punë profesionale e cila
kërkohet të hartohet nga studenti, njëherësh është faza e fundit ku vlerësohen shkathtësitë e
arritura të tij/saj gjatë gjithë studimeve, ku në krahasim me punimin e seminarit, tani duhet të
dëshmojë që mund të kryej punë të pavarur dhe studimore.
Për një punë të mirë në hartimin e temës së marrë, studenti përveç kërkimeve që bën ai
duhet të reflektojë nga përvoja e marrë gjatë studimeve. Hartimi një teme të diplomës zgjatë
më së paku një semestër.

4
Këto qëndrime në aspekt të përgjithshëm vlejnë për të gjitha
punimet dhe atë në të dy shkallët e studimeve.

-4-
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

Punimi i diplomës është punë profesionale akademike me e thelluar dhe më serioze, si i


tillë duhet mbrojtur para një komisioni ku merr pjesë mentori dhe dy apo tre anëtarë tjerë –
profesor universitar të caktuar nga fakulteti përkatës.
Sa i përket karakteristikave edhe për këtë lloj punimi vlejnë rregullat e përgjithshme
akademike gjatë të hartuarit të një punimi profesional akademik.
Një dallim tjetër që e bënë më të dallueshëm nga punimi i seminarit është vëllimi më i
madh i tij, numri më i madh i burimeve të shfrytëzuara dhe më e rëndësishme, origjinaliteti
dhe profesionalizmi më i theksuar. Dhe “Gjithmonë për të pasur sukses në temat e diplomës,
duhet dhënë me përparësi hulumtime në fusha ku ka edhe materiale edhe modele për të
ndjekur, por që, në të njëjtën kohë, lënë shteg për prurje e punë vetjake...”5
Pra, këto prurje të reja le të jenë një kontribut sado i vogël në hambarin e shkrimeve e të
arriturave shkencore nga lëmi apo kursi që hartohet punimi. Një qëllim të tillë ka edhe
hartuesi i kësaj teme të diplomës.

1.3. Teza e masterit

Studimet e nivelit të dytë, janë studime të cilat për më tepër llogariten si një urë për të
kaluar një i diplomuar në botën akademike. Gjatë këtyre studimeve studentët ngarkohen me
detyra të ndryshme gjatë kurseve, por provimi i fundit është një punim diplome që njihet si
teza e masterit. Njihet kështu për shkak të seriozitetit dhe aftësive të studentëve, të cilët tani
më mund të ngritin një tezë e të cilën mund ta argumentojnë mënyrë shkencore.
Çështja e parë që na vjen në mend dhe duhet bërë gjatë përgatitjes së në teze të masterit
apo edhe detyra më të lehta si qe diploma dhe seminari, është caktimi i temës. Në këtë pikë
duhet pasur kujdes, pasi që studenti duhet të zgjedh një temë që shpreh interes për ta njohur
më mirë dhe njëherësh të mund të tregojë diçka nga vetja e të cilën do ta argumentojë me
fakte të bollshme.

Studentët në marrëveshje me mësimdhënësit i propozojnë Kolegjiumit të studimeve master


një apo më tepër tituj temash për punimin e tezës së masterit me arsyetimin përkatës, të cilat i
miraton Këshilli i Fakultetit me vendim të veçantë.6

5
Gjovalin Shkurtaj, vepra e cituar, f. 143-143.
6
Doracaku për përgatitjen e temës së diplomës master, Fakulteti i
edukimit, Universiteti i Prishtinës, 2010, f.13.

-5-
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

Karakteristika kryesore e një punimi diplome të masterit nënkupton atë nivel të krijimtarisë
në të cilin studenti temën e marrë duhet ta punoj me metodologji kërkimore-hulumtuese. Në
këtë mënyrë të arriturat apo rezultatet në një fushë të caktuar duhet të qohen tutje nga studimi-
kërkimi që duhet të bëhet.
Për të arritur që detyra e kryer të ketë karakter të një teze 7 apo mikroteze studenti duhet të
arrij të bëjë krahasime, të shpjegojë procese apo dukuri dhe në këtë mënyrë të arrijë të bëjë
përgjithësime, të cilat mund të përdoren për të zgjeruar teoritë. E që një punim të ketë vlerë
dhe të meritojë të njihet si punim shkencor nuk duhet të jetë i zgjeruar në temën që trajton, por
të përqendrohet puna dhe kërkimi në çështje e raste apo procese konkrete.
E nëse në punimin e seminarit duhet një këshillim nga profesori i kursit, në temën e
diplomës nevoja për udhëzime nga mentori është më se e nevojshme, duhet kështu sepse kjo
do t’i kursejë kohë studentit-kërkues. Udhëzimet janë të nevojshme edhe për rrugën apo
kahen që duhet ndjekur.
Hartimi i punimit kërkon angazhim sistematik për të reflektuar në mënyrë analitike dhe
kritike, për të përmbledhur dhe për të shprehur të menduarit në mënyrë të qartë.

1.4. Karakteristikat dhe natyra e punimit të seminarit, temës së


diplomës dhe tezës së masterit

Karakteristikë e përbashkët e punimeve të cilat po trajtohen është se janë punime


hulumtuese-shkencore. Një punim mund të quhet kërkimor apo hulumtues, pasi që kemi të
bëjmë me një sinonim. E me termin kërkim (hulumtim) nënkuptojmë gjurmimin sistematik të
fakteve nga të cilat mund të nxirren parimet dhe ligjshmëritë e caktuara shkencor. 8 Me termin
shkencor nënkuptojmë metodologjinë e punës me anë të së cilës faktet apo njohjet që kemi
gjetur me anë të hulumtimit i verifikojmë dhe argumentojmë me anë të arritjeve shkencore,
gjithnjë duke i respektuar parimet shkencore dhe kërkesave që shtron ajo.

Natyra e një punimi mund të jetë e ndryshme nga një punim tek tjetri dhe atë duke marrë
për bazë qëllimet e studentit, dëshirat e tij, llojin e temës apo edhe natyrën e kursit ku merret

7
Përfundim teorik, që nxirret nëpërmjet përfundimit shkencor të disa
të dhënave dhe që jep në mënyrë të përmbledhur një ide, Fjalori
Elektronik Shpjegues i Shqipe
8
Gjovalin Shkurtaj, vepra e cituar,f. 20.

-6-
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

tema. Nisur nga këta faktorë një punim mund të jetë: punim monografik, punim përmbledhës,
punim teorik, punim historik9apo punim me karakter shkencor.

Punim monografik – nënkupton kur studenti merr një temë rreth së cilës mbledh fakte e
argumente të cilat i trajton në mënyrë të hollësishme. Si detyrë, është jo pak por shumë e
vështirë dhe do kohë më të gjatë dhe njëherësh shfrytëzim shumë të gjerë të literaturës dhe
kërkime në shumë biblioteka, arkiva e burime tjera. Nuk mund të themi se punimi monografik
i një teme të caktuar nuk mund ta merr studenti kur ka për të bërë një punim seminari, temë
diplome apo tezë të masterit, por tërheqim vërejtjen në seriozitetin e problemit, pasi që gjatë
punës duhet pasur kujdes që të mos harrohen fakte, shkrimtarë apo studiues, vende dhe gjitha
ato elemente të vogla apo të mëdha, mungesa e të cilave e dëmton karakterin e punimit. E
studenti duhet të ketë parasysh që tema e tij të jetë sa më e ngushtë. Për një seriozitet të lartë
në një lloj të tillë të punës hulumtuese tërheqë vërejtjen edhe Profesori, Uberto Eco, në librin
e cituar.

Punim me karakter përmbledhës – nënkupton punim të cilin e përgatitë studenti duke


mbledhur materiale, të arritura, fakte, emra etj., të cilat lidhen me temën që po trajton. Një
punim i karakterit përmbledhës, nuk është një punim origjinal, pasi këtu kemi vetëm mbledhje
të fakteve. Pra, faktet e të dhënat nuk janë të studentit që e punon temën, këtu si punë
origjinale llogaritet struktura dhe natyra se si janë tubuar të dhënat dhe në fund çfarë është
dhënë si rekomandim.

Punim me karakter historik – një punim i karakterit të tillë është i nënkuptueshëm, meqë
studenti merr në trajtim një temë që i takon historisë apo të kaluarës njerëzore nga cila do
fushë e studimit. Detyrë e studentit në këtë lloj punimi është që duke analizuar të dhënat e
gjetura bënë radhitjen kronologjike të fakteve lidhur me problemin që trajton dhe në fund
nxjerrë përfundimet.

Punim me karakter teorik – ka në thelb teorinë apo shpjegimin teorik të fakteve e


rrethanave të ndryshme jetësore, qofshin ato shkencore apo shoqërore. Në një punim të tillë
mbretëron shpjegimi që jepet nga studenti duke reflektuar nga hulumtimi i burimeve të
ndryshme. Për të dhënë shpjegime a sqarime teorike mbi një problem të caktuar duhet së pari

9
Shih, Umberto Eco,Si shkruhet një punim diplome. Përktheu nga
origjinali, Shpëtim Çuçka, Dituria, 2006.

-7-
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

një shkallë më e thellë e njohurive të përgjithshme shoqërore a shkencore, më pas duhet pasur
shkathtësitë akademike apo zotësinë e të shprehurit të qartë.
Ky lloj punimi ka vështirësitë e veta pasi që e tërë përmbajtja duhet të jetë abstrakte, dhe
këtu vjen në shprehje leksioni i Kalvinos – dukshmëria,. Përmes këtij koncepti përmbajtja e
shkrimit është e ndërtuar në atë formë ku te lexuesi shfaqen vizione e imazhe pamore.
Sh. Po të kishim një temë në metodologji dhe studenti përmes fakteve, ideve dhe
parashikimeve shpjegon se si do të reagonin nxënësit në rast se punojmë me një metodë të
caktuar pune, cili do të ishte interesimi i tyre dhe se si do të dukej ai interesim dhe cilat do të
ishin rezultatet,me anë të shkathtësive të të shprehurit dhe me një gjuhë të qartë në mendjet e
secilit lexues krijohen imazhe pamore të qarta, por edhe të ndryshme nga njëri tjetri, por që
kuptimi do të jetë i përafërt, kështu të shohin qartë atë çfarë ka dashur të thotë ai.
Punim me karakter hulumtues-shkencor – kemi atëherë kur punimi duhet hartuar me
anë të metodologjisë hulumtuese e shkencore, ku në kudër të kësaj metodologjia janë të
përcaktuara kornizat dhe kërkesat që duhet të përmbajë një punim.
Punimi me karakter hulumtues shkencor dallon nga punimet e lartpërmendura për arsye të
metodologjisë empirike e cila përfshin një përshkrim të mostrës, instrumentet dhe teknikat e
marrjes së informative, procedurat e mbledhjes së të dhënave dhe përpunimit të tyre.

Edhe një nënndarje do të përpiqemi ta bëjmë sa i përket hulumtimit shkencor, ku kemi


hulumtim shkencor tradicional dhe hulumtim veprues 10 . Rruga e hulumtimit, struktura e
punimit janë pothuajse të njëjta, dallim kemi në metodologjinë hulumtuese.
Te hulumtimi shkencor tradicional, së pari zhvillohet hipoteza dhe përmes analizimit të
rezultateve dhe sintetizimit të tyre synohet të nxirren përgjithësime duke provuar hipotezat e
dhëna. Për ta zbatuar këtë kërkesë duhet një përgatitje më e thellë dhe më serioze e njëherësh
të hulumtohet një literaturë më e gjerë dhe në hulumtim me metoda të ndryshme
eksperimentale numri i pjesëmarrësve duhet të jetë më i madh. Me anë të kësaj metodologjie
të hulumtimit, hulumtuesi nuk është pjesë e procesit por e mbikëqyr atë, me një fjalë vepron
nga jashtë.
Te hulumtimi veprues, struktura e punimit e metodat pothuajse janë të njëjta, veçse këtu
dallohet thjeshtësia dhe ana praktike. Nuk kërkohet rishikim aq i madh i literaturës, hipoteza

10
Shih, Eda Vula, Hulumtimi veprues në arsim, Prishtinë, 2010,f. 21.

-8-
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

rrjedh gjatë formulimit të problemit, numri i pjesëmarrësve është relativisht i vogël dhe
njëherësh vetë hulumtuesi është pjesë e procesit.
Dallimi thelbësor e të cilin duhet ditur studentë është se rezultatet e dala nga hulumtimi
tradicional vlejnë për një rreth më të gjerë, kurse te hulumtimi veprues për raste konkrete me
qëllim të përmirësimit të praktikave të punës, qoftë në shkollë apo gjetiu.
Hulumtimi shkencor është i mangët dhe nuk meriton të quhet i tillë pa metodat e teknikat
shkencore, si: anketa, intervista, testi, vëzhgimi, etj.

-9-
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

2. ÇËSHTJE PRAKTIKE

2.1. Mbledhja e mendimeve

Për një punë më të lehtë e për një sukses më të lartë një prej praktikave të mira në punën
akademike është mbledhja e mendimeve. Për temën që kemi caktuar apo për një temë që
afërsisht jemi përcaktuar por nuk po dimë se si do të dukej, cila do të jetë përmbajtja, cila do
të jetë struktura, cilat do të jenë problemet që mund të hasim, është mirë që të rrahim
mendimet. “Studenti mund t’i rrahë mendimet me vete apo me studentë të tjerë, nga të cilët
mund të marrë ide konkrete që e ndihmojnë në përcaktimin e temës.“11
Është mirë që studenti të mbledhë një grup kolegësh dhe t’u tregojë se cila është tema apo
afërsisht çfarë mundë të jetë tema e tij. Prej tyre kërkon se çfarë do të kishin bërë, si do të
gjendeshin në një situatë duke u përpjekur që të vijnë deri te tema, struktura dhe pyetja
kryesore. Studentëve që u kërkohet ndihma u jepen fletë të bardha dhe u kërkohet që të
punojnë ndaras. Detyrë e tyre është që secili të përpiqet të përgatis një pemë të mendjes ku
parashihet struktura e punimit, problemet që mund të hasen dhe më pas të nxjerrë pyetjen
kryesore dhe të përpiqet të formulojë pyetjen kryesore dhe pyetjet tjera mbështetëse.
Puna individuale mund të bëhet duke u bazuar në disa prej këtyre pyetjeve, apo edhe të
tjera, të ngjashme:
 Çfarë të vjen në mendje kur të mendosh se ke për të hartuar një punim?
 Cilët do të ishin hapat e parë që do të ndërmerrje?
 Cilat do të ishin sfidat e para?
 Çfarë problemesh do të kishe trajtuar në këtë temë?
 Me cilat metoda do të punoje?
 Çfarë do të synoje të arrije përmes punimit?
 Cila do të ishte pyetja kryesore dhe pyetjet tjera mbështetëse të cilave do
t’i përgjigjeshe?

11
Elona Boce,Sitë shkruajmë një punim kërkimor,QAD,Tiranë,2004,f,13.

- 10 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

Më pas studenti duhet t’i mbledhë shënimet nga kolegët e tij dhe në tavolinën e tij të punës,
mënyrë të kujdesshme t’i trajtojë secilin mendim veç e veç dhe prej tyre, me siguri që do të
nxjerrë më të mirën e mundshme.
Më lartë treguam një mënyrë të punës përmes ‘pemës së mendjes’, por edhe përmes
teknikës ‘stuhi mendimesh’ do të ishte një fillim i mirë. Kështu mbledhim kolegë që shprehin
gatishmërinë që të na ndihmojnë dhe u tregojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë, cilën temë
duam përafërsisht. Nga kolegët kërkojmë që të shprehin lirshëm fjalë e shprehje që lidhen me
temën. Më pas vazhdojmë tutje duke kërkuar nga ta që të flasim për strukturën e punimit dhe
mundësitë që të zgjedhim rrugën e duhur. Çdo fjalë a shprehje e kolegëve duhet shënuar në
tabelë dhe më pas ato shënime të fotografohen apo të hidhen në letër e, ku prej këtyre fjalëve
e shprehjeve përpiqemi të nxjerrim temën dhe strukturën e punimit.
Në përcaktimin e saktë të temës studenti mund edhe të kërkojë drejtpërdrejt ndihmën nga
mentori i tij. Apo edhe profesor e njerëz tjerë të dijes e shkencës.

2.2. Nxjerrja e pyetjes kryesore dhe pyetjeve mbështetëse


Hipoteza e punimit

Pas shqyrtimit të mendimeve të shprehura nga kolegët, tani më, detyra e parë që duhet të
bëhet është përcaktimi për temën dhe nxjerrja e pyetjes kryesore dhe pyetjeve mbështetëse.
Këto pyetje duhet të formulohen qartë dhe të mos jenë të zgjeruara, pra të kapin çështje apo
pyesin për probleme sa më të ngushta dhe konkrete që lidhen me temën. Studenti duhet të ketë
të qartë që e gjithë puna në hartimin e punimit sillet rreth përgjigjeve që përpiqet t’u japë mu
këtyre pyetjeve.

2.3. Shqyrtimi i literaturës

Shqyrtimi i literaturës nënkupton një veprimtari pak më ndryshe se hulumtimi dhe leximi i
literaturës. Këtë ndryshim do të përpiqem ta shpreh duke treguar se ç’kuptojmë me shqyrtim
të literaturës.
Ne të gjithë pajtohemi që rrallë mund të ndodhë që një temë të trajtohet për herë të parë,
gjithashtu pajtohemi, që rrallë mund të ndodhë që një temë të trajtuar të mos mund ta

- 11 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

zhvillojmë më tutje. E punë e mbarë e çdo studenti do të ishte të shohë se çfarë kanë bërë të
tjerët dhe çfarë mund të bëjë ai, duke mos qenë kopje e askujt dhe njëherësh të përpiqet të
punojë sa më mirë, duke parë përparësitë dhe dobësitë në punimet tjera.
Një punë është nisur mirë por ka shumë gjëra për t’u shtuar, një punë tjetër nuk është nisur
mbarë, por ka elemente që duhet vlerësuar. E ne do të përpiqemi ta gjejmë veten diku aty, disa
të arritura të përpiqemi të shtyjmë tutje me anë të hulumtimit tonë.
Një dobi tjetër e shqyrtimit të literaturës është shikimi i bibliografisë së punës me të cilën
kanë punuar studentët tjerë, pra është një rrugë më e lehtë deri te gjetja e burimeve parësore.
Universiteti ynë, apo ndoshta edhe më gjerë në hapësirën shqiptare mungon një bibliotekë
digjitale ku do të mblidheshin punimet e studentëve, qofshin ato punime seminarike dhe
punime të diplomave të studimeve themelore dhe të atyre master, ku këto punime pastaj të
jenë të qasshme për studentët e tjerë. Po të ishte kështu çfarë dëshirojmë, do të kishim arritur
që në fillim disa objektiva akademike, së pari do të shihnim se si kanë punuar të tjerët, më pas
do të kishim lehtësi në punë pasi nuk do të fillonim nga fillimi dhe më e rëndësishmja
mundësia e plagjiaturës do të ishte më e vogël.
Edhe pse na mungon një bibliotekë e tillë, studentët mund të shfrytëzojnë burime të
ndryshme në internet dhe nga aty të gjejnë sado pak literaturë me punime nga studentë të
tjerë.

2.4. Reflektimi mbi çështjen kryesore

Reflektimi mbi çështjen kryesore është e ngjashme me rrahjen e mendimeve në vetvete,


veçse këtu studenti duhet të reflektojë në përvojën dhe njohuritë e tij, pasi të ketë caktuar
temën dhe të ketë gjetur pyetjen kryesore. Pra, cila është çështja kryesore, çfarë mendimesh
ka për çështjen kryesore dhe të mbajë shënime. Ky hap kryhet para se të filloj të kërkoj
literaturën e nevojshme. Reflektimi mbi çështjen kryesore nënkupton nxjerrjen dhe shënimin
e përshtypjeve që ka studenti për temën e caktuar bazuar në përvojën e tij etj. Ky shënim si
ndjekës i hipotezës së punimit.

- 12 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

2.5. Hartimi i përmbajtjes fillestare si plan pune

Hapi tjetër i rëndësishëm është hartimi i përmbajtjes fillestare. Këtë studenti mund ta bëjë
duke reflektuar nga hapat paraprak, sidomos duke reflektuar nga mendimet që kanë shprehur
kolegët.
Përmbajtja fillestare është një përmbajtje e imagjinuar apo e ideuar nga studenti, duke
paraparë pak a shumë se cila do të jetë struktura dhe përmbajtja e punimit.
Para se të shkojë më tutje, një konsultim i studentit me mentorin e tij do të ishte më se i
nevojshëm, pasi këtu përvoja dhe njohuritë e mentorit do ta ndihmonin së tepërmi studentin
për të caktuar ‘detyrën’ si duhet.
Çdo pjesë e përmbajtjes, apo çdo titull e nëntitull është mirë të shkruhet fletë më vete dhe
kështu të shërbejë si skeda të cilat duhet më pas të plotësohen.
Pas gjetjes së literaturës dhe leximit të saj, të gjeturat dhe qëndrimet që fiton studenti, më
pas duhet t’i hedhë në këto skeda. Duhet pasur kujdes që citimet që marrim nga ndonjë burim,
burimin e tyre ta shkruajmë drejt dhe të plotë. Kjo përmbajtje gjatë punës dhe deri në
përfundim të punimit mund të ndryshojë dhe kjo gjë është e natyrshme pasi që gjëra të reja
mund të dalin gjatë leximit të literaturës apo ca gjëra mund të na duken të tepërta.

2.6. Kërkimi i literaturës dhe ndarja e saj sipas rëndësisë

Puna me seriozitetin më të madh veçse fillon tani, kur studenti duke ndjekur hapat
paraprakë tani më ka të shënuar një listë sado të vogël me literaturë të cilat duhet të kërkohen
e të lexohen.
Këshilla rreth kërkimit të literaturës së pari kërkohen nga mentori e më pas edhe duke
ndjekur kolegët tjerë përmes punimeve të tyre.
Duhet të kemi të qartë, që literaturë nuk janë vetëm librat, por janë edhe revistat, gazetat,
periodikë të ndryshëm, burime nga interneti, etj.

2.7. Leximi i literaturës dhe mbajtja e shënimeve

Është e këshillueshme që leximi të fillojë nga libra që lidhen drejtpërdrejt me temën që po


trajtojmë, dhe literaturë e të dhëna nga burime tjera, si të cekura më lartë.

- 13 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

Për kursim të kohës dhe energjisë në punë studenti duhet të mbajë shënime në skedat e
bëra më parë, ashtu siç theksuam në hapat paraprak (përmbajtja si plan pune). Për çdo shënim
që mbajmë duhet të shënojmë ku e morëm, duke shënuar të dhënat sipas standardeve të
citimeve.

2.8. Hulumtimi shkencor si argument i qëndrimeve tona

Hulumtimi ynë nuk mund të ketë karakter shkencor pa vepruar me metoda e teknika
shkencore. Përgjigjja në pyetjet e hulumtimit më së miri bëhet nëse veprojmë me metoda e
teknika shkencore, ku përgjigjet i argumentojmë me rezultatet e arritura dhe analizimin e
hollësishëm të tyre e më pas duke i sintetizuar të dhëna vijmë në përfundime të cilat duhet të
dalin nga hartimi i punimit tonë. Duhet ta themi fuqishëm që punimi të cilin duhet ta kryej
studenti (prej të cilëve po trajtojmë) më së miri është të punohet me metodologji hulumtuese
shkencore, pra punimi të ketë karakter shkencor.

2.9. Shkrimi i kopjes së parë

Faza e radhës në hartimin e punimit fillon me shkrimin e përmbajtjes, apo kopjes së


parë.
Pasi kemi lexuar një literaturë të mjaftueshme dhe kemi mbajt shënime dhe kemi fituar
një bazë njohurish e qëndrimesh rreth temave e çështjeve që duhet të trajtohen në punim dhe
kemi sjellë rezultate me anë të metodave shkencore, për t’i mbështetur ato qëndrime.
Kopja e parë nuk është e thënë të jetë edhe kopja e përfundimtare, por të themi një
maket i cili duhet gradualisht të marrë formën përfundimtare. Pas shkrimit të kopjes së parë
atë duhet dërguar mentorit për shqyrtim dhe kontrollim. Nga mentori presim vërejtjet dhe
sugjerimet në bazë të të cilave duhet vepruar në vazhdim me punimin tonë.
Një mendim rreth temës është e pëlqyeshme t’u kërkohet edhe disa kolegëve.

2.10. Rishikimi dhe përmirësimi i punimit

Shkrimi i kopjes së parë nuk paraqet përfundimin e punimit, përkundrazi paraqet vetëm
përmbylljen e një kapitulli të punës. Tani detyrë e radhës është të bëhet rishikimi i punimit i

- 14 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

cili përcillet me përmirësimin e gabimeve gjuhësore e teknike. Para se të kalohet në këtë hap
të punës, ekspert të fushës akademike sugjerohet që studenti të mos e prekë punimin e tij për
një periudhë kohore (një apo dy ditë) dhe më pas të fillojë sërish punën tani më në një fazë
tjetër.
Me anë të rishikimit studenti duhet të vështrojë me kujdes, strukturën dhe përmbajtjen
për të parë në mos ka pjesë që janë të tepërta – pjesë që janë jashtë temës së punimit, pjesë që
u duhet ndërruar vendin në punim apo në mos ka mungesa që duhet plotësuar. Dhe si na është
kërkuar nga profesori Bahtijar Kryeziu, gjithsesi rishikimi dhe përmirësimi i punimit të bëhet
në kopje fizike, sepse shpeshherë ka gjëra që nuk mund t’i vërejmë në kopjen elektronike.
Me anë të përmirësimit duhet shikuar procesin në bazë të të cilit studenti përmirëson
punimin nga aspekti teknik dhe gjuhësor. Aspekti teknik nënkupton përmirësimin e punimit
nga gabimet teknike, si: shkronjat e mëdha apo të vogla, kontrollimi i fundfaqeve –citimeve,
kontrollimi i fontit, harmonizimi i kapitujve, titujve e nëntitujve në një standard të vetëm,
rregullimi i përmbajtjes, etj.
Aspekti gjuhësor nënkupton kontrollimin e punimit nga ana gjuhësore, si: ana
morfologjike e fjalëve, ana sintaksore, leksiku i duhur (të mos ketë fjalë të huaja në vend të
fjalëve shqipe). Më pas një detyrë paksa më e vështirë – rrjedhshmëria logjike e fjalëve
brenda fjalive dhe e fjalive brenda paragrafëve e më tutje në një tekst. Pas kryerjes së kësaj
pune tani mbetet që punimi t’ia dërgojmë mentorit dhe të presim vërejtjet nga ai. Nëse ka
vërejtje i plotësojmë ato dhe sërish ia dërgojmë mentorit për kontrollim. Ky kontroll nga ana e
profesorit do të vazhdojë gjer sa të merret miratimi nga profesor dhe më pas të shtypet kopja
fizike.

2.11. Shkrimi dhe shtypja e versionit përfundimtar

Pas marrjes së vërejtjeve nga mentori dhe eventualisht nga ndonjë koleg apo
profesionist tjetër, i bëjmë përmirësimet e cekura dhe ia dërgojmë edhe njëherë mentorit për
miratim. Pasi të marrim lejen për shtypje të kopjes përfundimtare e bëjmë atë dhe puna jonë
me hartimin e punimit ka përfunduar.
Tani na mbetet edhe një detyrë tjetër, përgatitja e prezantimit për mbrojtjen e punimit
tonë. Për këtë çështje do të flasim më poshtë në një kapitull të veçantë.

- 15 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

3. STRUKTURA E NJË PUNIMI

3.1. Kopertina dhe ballina

Kopertina është mbulesa apo kapaku i një


punimi dhe e punuar me letër të fortë për të
mbrojtur punimin.
Ballina është pjesa e punimit e cila është e
ngjashme me kopertinën dhe vjen menjçher pas
kopertinës dhe është në letër të hollë, sikurse e
tërë përmbajtja.
Në praktikën tonë akademike që të dyja këto
pjesë të një punimi kanë të njëjtën përmbajtje. E
ndryshme nga praktika jonë në disa doracakë të
universiteteve të huaja, megjithatë kishte
ndryshime mes këtyre dy pjesëve ku në kopertinë
kishte shumë pak të dhëna, kurse në ballinë kishte
të dhëna më të hollësishme për temën, kursin,
mentorin etj. 12
E si përfundim për këtë çështje ne duhet ta ndjekim praktikën tonë, (fundja kjo qe edhe
kërkesa e mentorit tim) të cilën po e mbështes me një citat nga prof. Gjovalin Shkurtaj
(2013:179) “Në temat e diplomës, mikrotezat dhe tezat e doktoratës kapaku me ballinën kanë
të njëjtën përmbajtje”

12
për më tepër shih literaturën e cekur në bibliografi për doracakët e universiteteve të
huaja.

- 16 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

3.3. Përmbajtja

Përmbajtja është ‘harta e një punimi’. Në të janë të dhëna qartë kapitujt, titujt e nëntitujt e
punimit. Dizajnimi i përmbajtjes së një punimi është një punë shumë e lehtë dhe e saktë nëse
kemi sado pak njohuri në programin MS Word, edhe nëse jo atëherë më poshtë po e
paraqesim rrugën e duhur për t’ia arritur këtij qëllimi me shumë lehtësi.
Si hap i parë dhe vendimtar studenti duhet që çdo kapitull, titull e nëntitull të punimit ta
rregullojë me stil të veçantë. Stilet janë në menynë ‘Home’. Ku për kapitujt vendosim
‘Heading 1’, për titujt e rangut të dytë ‘Heading 2, dhe për nëntitujt ‘Heading 3’.
Pasi të kemi kryer këtë veprim në gjithë materialin e punuar, hapi tjetër ka të bëjë me
vendosjen e përmbajtjes në mënyrë automatike, dhe për këtë duhet vepruar kështu: fillimisht
kaloni në faqen menjëherë pas ballinës dhe e vendosni kursorin në fillim të faqes, tani shkoni
te menyja ‘References’ dhe klikoni ikonën ‘Table of Contetnts’ dhe përzgjidhni mundësinë e
parë që ju ofrohet. Tani përmbajtja e punimit tuaj është vendosur.

3.4. Lista e tabelave, e ilustrimeve dhe e figurave

Në një punim shkencor, sidomos me karakter hulumtues shkencor, tabelat, figurat dhe
ilustrimet i japin gjallëri dhe në të njëjtën kohë janë argumente vizuale në mbështetje të
teorisë gjatë hartimit të një punimi. Lista e tabelave dhe e figurave vendoset më vete pas
përmbajtjes dhe veçmas nga njëra tjetra për të mos krijuar huti te lexuesi. Dhe një listë e tillë
vendoset vetëm nëse në punim ka më tepër se tri tabela, figura, apo ilustrime.

3.5. Deklaratat

Një deklaratë e shkruar dhe e firmosur nga studenti që ka bërë punimin tregon për
seriozitetin dhe vetëdijen e lartë akademike të tij. Në të gjitha fakultetet, e sidomos në
studimet e nivelit të dytë kërkohen me doemos deklaratat dhe firmosja e tyre nga studenti që
ka punuar temën.
Deklaratat janë tri formash, të cilat gjithashtu kanë edhe për qëllim të shprehin qëndrime
për aspekte të ndryshme. Kështu kemi: deklaratën mbi origjinalitetin e punimit, deklaratën
etike dhe deklaratën e mirëbesimit.

- 17 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

3.5.1. Deklarata mbi origjinalitetin e punimit

Deklarata mbi origjinalitetin e punimit është një dëshmi me anë të së cilës kandidati që
ka bërë shkrimin e punimit të seminarit, të diplomës apo tezës së masterit, garanton se punimi
i tij/saj është punë origjinale e kryer sipas standardeve të pranuara akademike.
Deklarata mbi origjinalitetin mund të jepet në formë të gatshme dhe unike të përgatitur
nga fakulteti përkatës, apo edhe të hartohet nga vetë kandidati. Në rastin e dytë kandidati
duhet të ketë parasysh që deklarata duhet të përfshijë:

 Garancitë se punimi është bërë nga vetë kandidati, dhe në deklaratë të ceket titulli
i punimit;
 Se punimi si tërësi apo pjesë të tij nuk janë publikuar më parë, apo mbrojtur më
herët;13
 Se nuk ka plagjiaturë dhe çdo fjalë, shprehje, tekst, figura, diagrame etj. që janë të
huajat janë dhënë burimet siç kërkohet në bazë të standardeve akademike;
 Të shpreh gatishmërinë e tij që të përballet në çfarëdo situate në rast kontestimi të
punimit si tërësi apo të ndonjë pjese të tij.14

DEKLARATË

Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim me titull _____________________


_________________________________________________________ është shkruar prej meje, nuk është
prezantuar asnjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i tëri ose pjesë të
veçanta të tij. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër përveç rasteve të cituara
dhe referuara.

Emri mbiemri dhe


nënshkrimi i studentit Prishtinë, ------------------

--------------------------------------------

Fig. 1: Shembull i dhënë nga Fakultetit Ekonomik i Universitetit “Hasan Prishtina”

13
Gjovalin Shkurtaj, vepra e cituar,f. 30.
14
Shih, LIGJI Nr. 04/L-065 PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E
PËRAFËRTA

- 18 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

3.5.2. Deklarata etike


E ndryshme nga deklarata mbi origjinalitetin e punimit është deklarata etike. Them e
ndryshme pasi që dallojnë në qëllimet dhe lëndën që trajtojnë apo marrin parasysh. Kështu
derisa përmes deklaratës mbi origjinalitetin e punimit autori mohon plagjiaturën dhe
përdorimin e sërishëm të materialit, në anën tjetër përmes deklaratës etike autori shpreh
angazhimin dhe besnikërinë se të dhënat e mbledhura nga subjekte të ndryshme do të ruhen në
mirëbesim.

Ta bëjmë të qartë, që deklarata etike ka të bëjë me punimet e ndryshme akademike të


cilat janë punuar me metodologji hulumtuese dhe teknika të hulumtimit për nxjerrjen dhe
përpunimin e të dhënave, kështu një prej këtyre metodave është edhe hulumtimi veprues.15

Deklarata etike është deklaratë personale dhe ka të bëjë me mënyrën e qasjes në hulumtimin
tuaj. Kjo deklaratë u jepet të gjithë atyre që përfshihen në projekt, bile edhe kolegëve apo miqve më të
afërt nëse janë pjesë e projektit. Kjo paraqet një nga pjesët që kërkon vëmendje kur fillohet një proces
hulumtimi. si të dhënat, angazhimet, besimet, idetë, kërkesat, etj. nuk do të keqpërdoret apo nuk do të
përdoren ndryshe nga ajo që është rënë dakord në fillim.(Eda vula, vepra e cituar, f. 28)

3.5.3. Deklarata e mirëbesimit - (Kërkesa për autorizim)


Që një punim të dalë sa më frytdhënës dhe më origjinal dhe nëse ka për bazë
metodologjinë hulumtuese, lipset paraprakisht të bëhet një kërkesë mirëkuptimi që në thelb ka
mirëbesimin ndërmjet hulumtuesit dhe subjekteve udhëheqëse apo përgjegjëse në
institucionin ku kryhet hulumtimi.

Përmes marrëveshjes së mirëkuptimit merret leje dhe kërkohet që gjatë hulumtimit të


mos pengohet apo ndërpret procesi.

Kështu nëse kemi të bëjmë me një punim i cili për themel të ndërtimit të tij ka raportet
shoqërore apo gjendjen e një shtrese të caktuar, apo cilado temë tjetër me karakter shoqëror;
apo edhe tema me karakter administrativ, atëherë studentit (në këtë rast hulumtuesit) i duhet të
siguroj një leje për hulumtim të papenguar.16

15
Shih, Eda Vula,Vepra e cituar,f.28-29.
16
Doracaku për përgatitjen e temës së diplomës master, Fakulteti i
edukimit, Universiteti i Prishtinës, 2010,f.30.

- 19 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

3.6. Përmbledhja

Në shumë punime shkruhet si parathënie, apo abstrakt si fjalë e huaj. Është një prej pjesëve
kryesore të punimit dhe gjithashtu është pjesa e punimit e cila duhet të shkruhet pasi të jetë
përfunduar e tërë puna rreth temës dhe si pjesë zë vend menjëherë pas përmbajtjes.
Përmbledhja paraqet vetë punimin në miniaturë dhe lexuesit i jepen informatat e
përgjithshme për punimin. Të themi se një individ nuk ka kohë ta shfletojë të tërë materialin,
atëherë vetëm përmes përmbledhjes duhet të marrë aq informata sa ta kuptojë përmbajtjen,
qëllimin dhe rekomandimet e dala.
Në përmbledhje shkruhet për karakterin e punimit, metodologjinë që është përdorur,
qëllimin e punimit, vështirësitë që ka hasur autori. Të themi që kjo ishte pjesa, apo paragrafi i
parë.
Pjesa tjetër përmbledhjes është më e drejtpërdrejtë me punimin ku studenti përpiqet të
shkruaj në pak fjalë për secilin kapitull dhe qëllimet që e ka shkruar atë kapitull.
Nëse në punim ka pasur edhe punë me teknika të ndryshme të mbledhjes së të dhënave dhe
përpunimit të tyre, është mirë që ta përshkruajmë në pika të shkurtra ecurinë e punës dhe
përvojën që kemi pasur.
Dhe në fund mbetet të shkruhet pak fjalë për rekomandimet e dala nga punimi.
Përmbledhja në punimet të cilat po i trajtojmë nuk është e pëlqyeshme të ketë më shumë
se një faqe.

3.7. Hyrja

Edhe hyrja është pjesë e kryesore e strukturës së një punimi. E ngjashme me përmbledhjen,
por e veçanta e saj qëndron në faktin se hyrja shkruhet e para, akoma pa filluar të kërkohet e
grumbullohet materiali.
Në hyrje studenti duhet të jetë i qartë dhe i shkurtër dhe në anën tjetër motivues për
lexuesin. T’i tregojë lexuesit se si erdhi deri te tema që po shtjellon, pse e zgjodhi këtë temë
dhe si mendon ta hartojë punimin.
Në hyrje shkruhet për planin e punës, metodologjinë e punës kërkimore, metodat e teknikat
e hulumtimit shkencor, objektivat që synohen të arrihen, kujt i drejtohet ky punim dhe a ka
për qëllim që punimit të ketë vlerë që të qëndrojë edhe përtej mbrojtjes së tij.

- 20 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

Pra, siç po kuptohet hyrja shkruhet për të treguar se çfarë duam të punojmë dhe njëherësh
me gjuhën tonë të përpiqemi që ta mbajmë të motivuar lexuesin që ta lexojë punimin të tërin.

3.8. Reflektimi mbi çështjen kryesore

Se çfarë kuptojmë me reflektimin mbi çështjen kryesore e sqaruam në kapitullin paraprak,


këtu na mbetet që ta fuqizojmë faktin që kjo pjesë duhet të jetë pjesë kryesore e secilit punim
dhe gjithsesi të shkruhet në fillim, para se të fillohet me hulumtim dhe përpunim të fakteve. Si
një pjesë e punimit, mund të përfshihet në hyrje, por unë jam këmbëngulës që të shkruhet
veçmas nga hyrja, sepse, megjithatë ka dallime me hyrjen.

3.9. Shqyrtimi i literaturës

Edhe për këtë pjesë kemi treguar më lartë se çfarë kuptojmë, por këtu na mbetet që me
këmbëngulësinë më të madhe t’i sugjerojmë kolegëve-studentë që gjithsesi të shohin dhe
analizojnë atë çfarë kanë shkruar të tjerët, si kanë punuar ata. Dhe në pak fjalë ta shprehin
mendimin e tyre për këtë çështje në punim që janë duke hartuar.

3.10. Nxjerrja e pyetjes kryesore – hipoteza

Në kapitullin paraprak edhe këtë e trajtuam, veçse edhe për këtë po tregojmë hapat dhe
detyrat konkrete që duhet kryer studenti sa i përket kësaj pjese të punimit. Në pak fjalë edhe
këtu duhet të tregojë se si erdhi deri te pyetja kryesore, pse e zgjodhi këtë pyetje dhe cila është
hipoteza e punimit.

3.11. Metodologjia e përdorur

Secili punim ka metodologjinë e tij, me anë të së cilës është hartuar punimi dhe është
ardhur deri të nxjerrja e qëndrimeve apo përgjigja në pyetjet e punimit. Në këtë pjesë shkruhet
qartë cila ishte metodologjia e përdorur, cilat ishin teknikat dhe argumentohet, popullacioni,
cila është hipoteza dhe arsyetimin, pse është vepruar me këtë metodologji.

- 21 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

3.12. Pjesa hyrëse, apo aspekte të përgjithshme që lidhen me


çështjen

Çdo punim dhe tema të cilën e trajton ai punim ka aspekte të përgjithshme të cilat është
mirë të theksohen në punim. Këto aspekte janë të ditura dhe të arritura të pranuara për të
gjithë, në një aspekt është dije publike. Kjo pjesë e punimit është pararojë e temës që do ta
trajtojë dhe organizojë studentit, duke fituar dije e njohuri nga hulumtimi i literaturës.

3.13. Tema e përpunuar dhe e shtjelluar gjerësisht

Këtu paraqitet bërthama e temës që jemi duke e hulumtuar dhe mbështetur me studime
konkrete., njëherësh është e dhe pjesa që zë më së shumti hapësirë të punimit. Kjo pjesë është
mirë të ndahet e organizohet në kapituj duke bashkuar brenda kapitujve trajtesa që kanë lidhje
më të ngushtë logjike e problemore. Duke ia bashkangjitur pjesën paraprake përbën trungun e
punimit, krejt atë që kemi punuar, hulumtuar e vërtetuar shkencërisht.

3.14. Përfundimi

Çdo punë që nisë ka hyrjen, aspektet e përgjithshme, shtjellimin e hollësishëm të një


problemi dhe në fund përmbylljen, apo rrumbullakimin e punëve. Përfundimi është pjesë e
punimit, ku studenti nuk duhet të zgjatet e stërzgjatet, por shkurt dhe qartë në një gjysmë faqe
apo një të tërë ta bëjë përmbylljen. Në hyrje studenti shkruan se çfarë planifikon të bëjë dhe si
mendon ta bëjë, kurse në përfundim lehtësisht me fjalë të veta duhet ta përmbyllë punimin.
Pra siç mund të kuptohet përfundimi përfshinë pjesë teorike, ku studenti bënë një sintetizim të
gjithë aktivitetit të tij.

3.15. Rezultatet e arritura

Nga shumë autorë librash e doracakësh, rezultatet e arritura udhëzojnë që të përfshihen në


pjesën ku shkruhet përfundimi dhe të jenë pjesë e saj. Edhe nëse është kështu, atëherë
rezultatet e arritura nga kërkimi dhe metodologjia shkencore, disi është mirë të jenë të ndara
nga pjesa teorike e përfundimit.

- 22 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

Rezultatet e arritura, si pjesë e veçantë e strukturës së punimit,duhet të përfshijë fakte, të


ditura, rezultate të sakta të dala nga metodologjia shkencore e përdorur gjatë hulumtimit. Në
këtë pjesë duhet të tregohet se qëndrimet tona, apo hipoteza në temën e masterit ishte e saktë
apo jo. Pra, rezultatet janë, numrat, të dalat nga i tërë aktiviteti.

3.16. Porositë që dalin nga punimi (rekomandimet)

Nga aktiviteti që kemi bërë gjatë hulumtimit dhe hartimit të një punimi, kemi fituar bindje
e qëndrime dhe dije të cilën nuk e kishim para se të fillojmë punimin. Këto dije dhe qëndrime
me dëshirë duam t’i përcjellim te të tjerët, apo në anën tjetër, nëse kemi hasur në vështirësi
apo pamundësi për të kryer a studiuar një dukuri apo proces, japim porosi për të tjerët që ta
vazhdojnë tutje atë proces a veprimtari, apo të kenë kujdes e të mos e praktikojnë, nëse për atë
kemi arritur të vërtetojmë se është e dëmshme.

3.17. Kufizimet

Kufizimet janë pjesë e cila në shumë punime del si e domosdoshme. Po ku mund të ndodhë
që të jepet kjo pjesë e punimit dhe pse?
Në një proces të vazhdueshëm shoqëror, siç është arsimi, ku ka zhvillime nga më të
ndryshmet nga një vend në tjetrin dhe në anën tjetër dinamikë të zhvillimit, studentët mund të
bëjnë hulumtime të ndryshme me qëllim të përmirësimit të praktika të gjertanishme. Këtë ata
e kanë praktikuar me metoda të hulumtimit dhe gjatë këtyre aktiviteteve kanë vërejtur që një
veprim a tjetër, për t’u kryer duhet kushte e rrethana më të veçanta. Dhe këtu qëndron poenta
e hulumtimit, ku si një lloj porosie për të tjerët janë edhe kufizimet në bazë të të cilave
studenti ofron fakte se për të gjithë ata që dëshirojnë që ta zbatojnë një praktikë të mirë që
kanë zbuluar më parë duhet patjetër t’i plotësojnë disa kritere, që në të shumtën e rasteve
mund të mungojnë.
Me anë të kufizimeve në anën tjetër mund t’i tregohet lexuesit edhe për vështirësitë që ka
hasur gjatë hartimit të këtij punimi, edhe pse kjo anë e kufizimeve lehtësisht mund të jetë
pjesë e përfundimit.

- 23 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

3.18. Literatura

Literatura është pjesë e domosdoshme e punimit ku jepet e shkruar qartë bibliografia e


punës. Çdo burim i përdorur, i cituar përgjatë punimit apo jo; i shfrytëzuar për plotësim mate-
riali apo vetëm për frymëzim – marrje të ideve, të gjitha duhet shënuar në fund të punimit.
Literatura duhet ndarë sipas kategorive: libra, revista, doracakë e periodikë të ndryshëm
apo burime nga interneti. Gjithashtu literatura mund të ndahet në atë të huaj dhe në literaturë
në gjuhën amtare.
Për të dhënë literaturën duhet vepruar në bazë të standardeve të pranuara, ku universiteti
ynë si duket punon me standardin e ofruar nga “APA Style”17. Për më tepër shiko nëntitullin
4.4.1.

3.19. Shënime për autorin

Edhe kjo është pjesë e domosdoshme një punimi, sidomos e punimit të diplomës dhe tezës
së masterit e më tutje. Në këtë pjesë jepet një e dhënë kronologjike për autorin e punimit.
Shkrimi duhet të jetë në vetën e tretë njëjës dhe të ketë për temë jetëshkrimin për autorin,
duke shënuar kryesisht për veprimtarinë arsimore gjer në këtë pikë, te mbrojtja e këtij punimi
dhe rezultati që del nga kjo.

3.20. Dokumentet përcjellëse

Dokumentet përcjellëse janë pjesë shtesë e punimit me anë të së cilave autori e përcjell
punimit e tij. Me anë të këtyre dokumenteve lexuesit të interesuar për më tepër i jepet edhe
më tepër informacion.
Si dokumente përcjellëse, mund të jenë rregullore, ligje, e broshura të cilat edhe janë
përdorur si burime por edhe janë shumë të nevojshme për rekomandimet dhe rezultatet që
dalin nga hartimi i punimit.

17
Shih, http://www.apastyle.org/

- 24 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

4. ÇËSHTJE TEKNIKE GJATË TË SHKRUARIT TË PUNIMIT TË


SEMINARIT, TEMËS SË DIPLOMËS DHE TEZËS SË MASTERIT

4.1. Vëllimi i punimit

Kur bëhet fjalë për vëllimin e një punimi, qoftë ai punim seminari, temë e diplomës apo
tezë e masterit, nuk kemi ndonjë standard apo qëndrim të njësuar. Vëllimi i një punimi të
rangut të njëjtë ndryshon nga një fakultet te tjetri, apo edhe mes kurseve të të njëjtit fakultet,
apo dhe në tema të ndryshme brenda një kursi. Por te shumë doracakë që kam shfletuar, dhe
ashtu edhe logjikisht e pranuar, dihet se një punim seminari ka një vëllim më të vogël kundrejt
një teme të diplomës, sikundër edhe tema e diplomës ka një vëllim më të vogël me tezën e
masterit dhe nuk mund dhe nuk bënë të jetë ndryshe. Vëllimi i një punimi korrespondon me
shkallën e ngritjes akademike të një studenti.
Për të ditur vëllimin e një punimi në disa doracakë kërkohet të shikohet numri i fjalëve18 që
ka e në disa të tjerë numri i fletëve. Si vëllim i punimit merren vetëm faqet që kanë numra
arabë.
Për numërtimin e fletëve të një punimi shiko nëntitullin pasues.
Nga doracakët që kam shfletuar në gjuhën angleze ka dallime por ne po japim minimumin
dhe maksimumin për secilin punim.
Lloji i punimit Numri minimal i faqeve Numri maksimal i faqeve
Punim seminari 12 15
Punim diplome - baçelor 20 50
Punim diplome - master 60 100

Të dhënat në këtë tabelë rrjedhin nga një numër doracakësh në gjuhën angleze, të gjetur në
internet.

Teza duhet të ketë 12 000 – 15 000 fjalë, Doracaku për përgatitjen


18

e temës së diplomës master, Fakulteti i edukimit, Universiteti i


Prishtinës, 2010, f. 15.

- 25 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

4.2. Numërtimi i faqeve të punimit

Numërtimi i faqeve bëhet në dy seksione. Seksioni i parë është pjesa mbështetëse


(mbuluese) e tekstit të temës, e cila numërtohet me numra romakë, pa i shënuar me numra dy
faqet e para (kopertinën dhe ballinën). Dhe seksioni i dytë përfshinë tekstin që është punuar
tema dhe kjo pjesë numërtohet me numra arabë, duke filluar nga numri 1.
Në seksionin e parë me numra romakë përfshihen: kopertina, ballina, përmbajtja, lista e
tabelave (nëse ka më shumë se tri tabela), lista e figurave (nëse ka më shumë se tri figura),
shkurtesat, mirënjohja, falënderimet dhe përmbledhja. Pjesa tjetër i takon seksionit të dytë.

4.3. Formati i letrës dhe të shkruarit e tekstit në të

Të tri llojet e punime të cilat jemi duke i trajtuar shkruhen në letër të formatit A4 , dhe atë
shkruhet vetëm në njërën anë.
Margjinat duhet të jenë 2.5 cm në të gjitha anët, përveç anës së majtë e cila së paku duhet
të jetë 3 cm për shkak se materiali duhet të lidhet dhe teksti i shkruar të jetë në mes.
Për trupin e tekstit, përdoret Times New Roman, madhësia 12, hapësira mes rreshtave 1,5.
Shënimet për ilustrimet dhe figurat, gjithashtu duhet të jenë në stilin Times New Roman.
Stili për Titujt dhe nëntitujt duhet të jetë Arial, kurse për tekstin në fusnota duhet të
përdoret Courier New, madhësia 11, hapësira me rreshtash single. 19 Ne zgjodhëm këtë
kombinim, por nuk është e thënë të jetë gjithsesi kështu dhe jo ndryshme, kemi edhe fonte
tjera (me qindra), por duhet zgjedhur një font që është i lexueshëm dhe nuk e lodhë lexuesin
gjatë leximit.

4.4. Referimet dhe shmangja e plagjiaturës

Plagjiatura – ndodhë atëherë kur gjatë hartimit të një punimi marrim tekst, fotografi,
ilustrime, statistika, etj. nga një burim dhe më pas nuk i referohemi burimit. E përkthyer në
fjalorin e përditshëm kjo do të thotë vjedhje, e këtu kemi të bëjmë me vjedhje intelektuale –

19
Norwegian University of Science and Technology,Faculty of Computer
Guidance, Department of Microsoft Word, Formatting your Master's
thesis in Microsoft Word- A comprehensive guide, Trondheim, July
2013.

- 26 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

vjedhje të krijimtarisë së një autori dhe përvetësimit të saj për qëllime tonat. Plagjiatura mund
të bëhet me apo pa vetëdije, por në të dy rastet është e dënueshme. Nuk mund të ndërtohet një
punim me pjesë të huaja, çoftë ato edhe si ide pa i cituar apo pa u referuar te burimi ku e kemi
marrë dhe qartësuar saktë cilën pjesë e kemi marrë.
Në anën tjetër, në praktikën akademike, nuk mund të paramendohet të hartohet një punim
pa pasur në vete referenca, apo citime nga burime të ndryshme.
Referencat - janë burimet me anë të së cilave në punimin që po hartojmë tregojmë se nga
rrjedh citati, qoftë ai i shprehur në shkrim apo lloj ilustrimi a diçka tjetër, apo kur kemi
perifrazuar një mendim të tjetrit.
Të hartosh një punim me karakter akademik, e të thuash se unë jam i pari dhe i vetmi, apo
çfarë po them, unë nuk ka thënë askush më parë, me të vërtetë është budallallëk. Kjo vetvetiu
dëshmon nevojën që në punimin tonë të kemi burime të marra nga jashtë. Dhe këtë po e forcoj
me mendimin e prof. Majlinda Nishku, ku në mes tjerash lë të kuptohet se studenti duhet të
përdorë referimet “për të treguar se është bërë një hulumtim i plotë dhe i gjithanshëm i temës
dhe keni njohuri të shëndosha për të. Kjo i rritë vlerën përfundimeve dhe rekomandimeve,
sepse ato janë të mbështetura në një bazë të gjerë njohurish.(Nishku, 2004: 65).

Referencat janë dy llojesh: referenca kur në punimin tonë marrim një citat të huaj dhe më
pas citojmë saktë burimin dhe duke perifrazuar mendimin apo idenë e një autoriteti shkencor
si argument për qëndrimin tonë, apo për rezultatet e arritura nga hulumtimi.
Citatet - janë fjalë e shprehje të thëna nga një autoritet e të cilat, me besnikërinë më të
madhe e paraqesim në punimin tonë, të futur mes thonjëzash e të shënuar me shkronja të
pjerrëta (italike) dhe duke e cituar saktë burimin apo duke i shënuar të dhënat në fundfaqe
(fusnota).
Perifrazimet - janë mendimet, thëniet apo qëndrimet e autorëve të tjerë të thëna me fjalët
tona, por gjithnjë duke i theksuar fjalët apo tekstin e huaj me shkronja të pjerrëta (italike).
E thënë ndryshe, citate janë ligjëratat e drejtë, kurse perifrazimi ligjërata e zhdrejtë.

4.4.1. Rregullat dhe mënyrat e të cituarit

Sikurse edhe aktivitetet tjera gjatë të hartuarit të një punimi, edhe të cituarit e perifrazimi
janë të rregulluara në bazë të standardeve të pranuara akademike. Bile kësaj pune i kushtohet

- 27 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

kujdes edhe më i madh. Në hapësirën shqiptare mungon një kod i njësuar shqiptar20 dhe për
pasojë kemi një laramani në këtë pjesë të punës akademike.
“Sistemet më të shpeshta të referncimit studiues janë:
 Sistemet “autori-data”- siç janë sistemi Harvard, APA,MLA etj.;
 Sistemi numerik – siç janë Chikago, Turabian, Vancouver, Footnote, Oxford Style.” 21
Sipas sistemit të parë kemi referimin në tekst, kurse sipas sistemit të dytë kemi referimin
në fundfaqe. Kjo temë diplome është punuar sipas traditës sonë akademike, që më shumë
shkon ka sistemi i dytë.
Në vazhdim do të përpiqem që të jap sqarime për referencat në bazë të sistemit të parë,
kurse për sistemin e dytë, e kam lënë si shembull vetë punën tonë në këtë punim diplome.

Kur citojmë burimin në tekst burimin e referuar e fusim brenda kllapave duke e shënuar
edhe faqen nga rrjedhë citimi. Sqarimet shtesë lexuesi mund t’i gjej në bibliografinë e
punimit.

20
Shih, Majlinda Nishku, “Si të shkruajmë – procesi dhe shkri et fu ksio ale” CDE, Tira ë, 2004, f. 72.
21
Ali Bajgora, vepra e cituar, f.101.

- 28 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

4.4.2. Rregullat e të cituarit duke marrë parasysh numrin e autorëve, dhe llojin
e burimit

Kur citojmë një burim te i cili ndryshon numri i autorëve, atëherë edhe gjatë referimit të
burimit ndryshojnë rregullat. Bazuar në stilin APA për të qenë më të shkurtër dhe njëherësh
për të paraqitur një mendim më të qartë e më të kapshëm po e paraqesim në tabelë:
Numri i autorëve Referimi për burimin nga është marrë citmi, ...
Bahtijar Kryeziu, Si të flasim dhe si të shkruajmë drejt,
Referimi në Hera I
Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2006, f. 26.
fundfaqe
Një autor Hera II Bahtijar Kryeziu, Vepra e cituar, f. 38.
(Kryeziu, 2006, f. 46)
Referimi në tekst
Ose, (Kryeziu, 2006: 46)
Jashari,Ali & Bahtijar Kryeziu, Gjuhë amtare,
Referimi në Hera I
Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2011, f.461.
fundfaqe
Dy autorë Hera II Jashari,Ali & Bahtijar Kryeziu, Vepra e cituar, f. 462.
(Jashari & Kryeziu, 2011, f. 34)
Referimi në tekst
Ose, (Jashari & Kryeziu, 2011: 46)
R. Bejtullahu, M. Bicaj dhe R. Rrustemi, Njeriu dhe
Hera I natyra 4, botim i tretë, Libri shkollor, Prishtinë, 2008,f.
Referimi në
109.
Tre autorë fundfaqe
Hera II R. Bejtullahu, M. Bicaj dhe R. Rrustemi, “Vepra e cituar”
f. 64.
Referimi në tekst (Bejtullahu, Bicaj e Rrustemi, 2008:109)
Hera I Ahmeti dhe të tjerët, Diferencimi dhe Individualizimi,
Referimi në
Katër e më 2011, f.9.
fundfaqe
shumë Hera II Ahmeti dhe të tjerët, Vepra e cituar, f.11.
Referimi në tekst (Ahmeti dhe të tjerët, 2011:9)

Kur citojmë të njëjtin burim dy herë radhazi dhe në të njëjtën faqe, atëherë vetëm shënojmë
shkurt, Po aty.
Sa i përket llojit të burimit, duhet theksuar që për të hartuar një punim, studentit i duhet
hulumtojë të dhëna nga burime të ndryshme, si: libra, revista, monografi, dorëshkrime,
periodikë të ndryshëm burime nga interneti, etj.

- 29 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

Vetëm te librat titulli shkruhet me shkronja të pjerrëta, kurse të tjerat elemente dhe radha e
secilës pjesë të burimit që i referohemi janë të njëjta. Një gjë duhet ditur kur bëhet fjalë për
burimet marra nga interneti atëherë duhet të kopjojmë edhe adresën e saktë, si në shembullin e
mposhtëm.
Mbiemri,Emri (viti, muaji, data e publikimit). Titulli i artikullit. Titulli i revistës. Faqe(t).Botuesi,
adresa elektronike. 22
Bejtja,Pajtim(nëntor 2014), Shqipja standarde dhe realiteti ynë gjuhësor, Revista Mësuesi, f. 8-9.
MASHT. http://www.masht-gov.net/advCms/documents/revista_mesuesi_27.pdf
Te sistemi i dytë të dhënat për referimin shënohen në fundfaqe, kurse mënyra e shënimit të
këtyre burimeve është e njëjtë.23

4.5. Bibliografia

Bibliografia është pjesa e fundit përbërëse gjatë hartimit të një punimi. Në bibliografi jepen
të gjitha burimet që janë shfrytëzuar gjatë hartimit të një punimi. Të dhënat për burimet e
shfrytëzuara duhet të jenë të sakta dhe të plota dhe të radhitura sipas një standardi që kemi
punuar gjatë gjithë hartimit të punimit, duke ndjekur traditën tonë akademike.
Edhe te rregullimi i bibliografisë ka një rend që duhet respektuar, kështu burimet nga librat
shkruhen të parat pastaj burimet nga revista, gazeta etj., që kanë qenë të printuara dhe në vete
të ndara jepen burimet nga interneti. Është mirë që në bibliografi të ceken vetëm burimet që
janë hulumtuar dhe që lidhen me temën që kemi punuar. Radhitja e burimeve bëhet sipas
rendit alfabetik.
Mund të ndodhë, dhe është normale, që një burim e kemi lexuar por gjatë punës nuk kemi
cituar apo perifrazuar ndonjë gjë nga ky burim por atë duhet shënuar në bibliografi.
Sipas kërkesave akademike numri i burimeve që duhet referuar ndryshon varësisht prej
llojit të punimit. Kështu për një punim seminari mjaftojnë që të ketë së paku 10 burime, për
tema të diplomës në studimet themelore mbi 10 burime dhe për tezën e masterit 25 deri 50
burime. 24

22
Shembull i marrë në internet në bazë të stili APA,
http://www.easybib.com/reference/guide/apa/newspaper
23
Një sqarim mjaft të stërholluar ka dhënë Prof.dr. Ali Bajgora në
veprën e cituar.
24
Doracaku për përgatitjen e temës së diplomës master, Fakulteti i
edukimit, Universiteti i Prishtinës, 2010,f. 15.

- 30 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

Për të parë një shembull se si duhet vepruar me bibliografinë, ndiqe shembullin e dhënë në
bibliografinë e këtij punimi.

5. PËRGATITJET PËR MBROJTJEN E PUNIMIT TË HARTUAR

Një punim i hartuar mirë padyshim që është qëllimi i parë dhe i fundit i një studenti, por
puna e mirë kërkon pas edhe një mënyrë të mirë dhe të fuqishme për ta mbrojtur para atyre që
na vlerësojnë dhe audiencës.
Duhet sqaruar që një punim i hartuar i cilit do nivel qoftë nuk mund të mbrohet pa e pasë
përgatitur paraprakisht një prezantim për atë punim me anë të projektorit dhe të punuar në
PowerPoint.
Që të përgatisim një prezantim të mirë, së pari duhet t’i njohim kërkesat dhe kriteret që
kërkohen nga profesori i kursit (te punimi i seminarit), nga mentori (te tema e diplomës dhe
teza e masterit).Gjithashtu duhet t’i njohim dhe t’i respektojmë kërkesat nga udhëzuesi për
punimin e diplomës dhënë prej fakultetit.

5.1. Përgatitja e prezantimit

Kriteret e përgatitjes së një prezantimi nuk janë edhe aq të gjata dhe të vështira, por veç
duhet pasur vullnet dhe njohuri në të punuarit me programin PowerPoint apo të ngjashëm.
Së pari duhet njohur doracakun e dhënë25 nga fakulteti, nëse ka këtë pikë (prezantimin e
punimit), përndryshe kërkojmë literaturë tjetër apo bisedojmë me mentorin për përmbajtjen,
kohën dhe mënyrën e prezantimit.
Siç e ceka edhe më lartë një prezantim duhet të përgatitet në PowerPoint dhe duhet të jetë
planifikuar koha e prezantimit 10 -12 minuta.
Prezantimi duhet të ketë vëllimin e tij në varësi të kohës dhe përmbajtjes që ka punimi.
Faqja e parë

25
Doracaku nga fakulteti i Edukimi i Universitetit të Prishtinës nuk e ka të cekur këtë pike. Unë e gjeta dhe do të
përpiqem të punoj në bazë të doracakëve tjerë të cekur në bibliografi.

- 31 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

 ka ballinën e punimit (të tregohet cila është tema, kush ka punuar dhe kush po e mbron dhe
cili është mentori)
Faqet tjera vijojnë

 Arsyetimin e trajtimit të kësaj teme (pse është marrë kjo temë)


 Përshkrimi i punës gjatë hartimit të punimit (vështirësitë dhe ndihmesat nga të tjerët-
falënderimet, mirënjohjet)
 Metodologjia e përdorur (cila ka qenë rruga dhe mënyra e punës gjatë hartimit të
punimit)
 Cilat dolën rezultatet nga hulumtimi (nëse është punuar me metodologji hulumtuese)
 Cilat janë rekomandimet e dala nga punimi dhe sugjerimet për të tjerët që këto
rezultate t’i qojnë tutje;

- 32 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

PËRFUNDIMI

Për të arritur të hartohet një punim i mirë shkencor duhet angazhim serioz, hulumtim i
një literature jo të vogël dhe ndjekje e udhëzime për punë akademike.
Studenti duhet ta ketë parasysh që para vetes ka një punë të madhe, kryerja e së cilës
nuk e dobëson por ia shton njohuritë dhe profesionalizmin, prandaj duhet ta bëjë me një
vullnet të pa thyeshëm.
Se sa do të arrihet kjo, varet nga shumë faktorë, e më të rëndësishmit janë:
 Sa do të ketë, studenti njohuri rreth shkrimit akademik dhe kulturës gjuhësore;
 Cila do të jetë shkalla e bashkëpunimit ndërmjet mentorit dhe vetë studentit;
 Çfarë teme do të shtjellohet në punim dhe çfarë karakteri do të ketë;
 Cili do të jetë vullneti dhe pasioni i studentit për temën e zgjedhur;
 Sa do të jetë numri i burimeve që do të shfrytëzohen si literaturë;
 Sa punime të afërta do të kenë punuar studentët tjerë më parë;
 Cila është shkalla e njohurive rreth kompjuterit dhe programeve kompjuterike për
të përgatitur punimin; etj
Prandaj në përfundim të këtij punimi uroj që studentët në punën e tyre akademike të
gjejnë temën që do ta punojnë me dëshirë e zell të madh, njëherësh uroj që paraprakisht të
kenë apo fitojnë njohuri nga shkrimi akademik dhe të kenë lehtësi në hartimin e punimit dhe
rezultat të lartë në mbrojtje të punës së tyre.

- 33 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

BIBLIOGRAFIA

libra

Ali Bajgora, Hyrje në shkrim akademik, Prograf, Prishtinë, 2010.


Bahtijar Kryeziu, Si të flasim dhe si të shkruajmë drejt, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2006.
Bob Mathews & Liz Ross, Metodat e hulumtimit- udhëzues praktik për shkencat sociale dhe humane,
Universiteti i Birminghamit, përkthyen në shqip: Majlinda Nishku dhe Ilir Nishku, Botoi në shqip CDE,
Tiranë, 2010.
Eda Vula, Hulumtimi veprues në arsim, Prishtinë, 2010.
Elona Boce, Si të shkruajmë një punim kërkimor, QAD, Tiranë, 2004.
Gjovalin Shkurtaj, Si të shkruajmë shqip (baza të shkrimit akademik), botim i tretë,MORAVA, Tiranë,
2013.
Majlinda Nishku, Si të shkruajmë – Procesi dhe shkrimet funksionale, QAD, Tiranë, 2004.
Mid’hat Shamiq, Si shkruhet vepra shkencore, Përktheu nga origjinali, Nexhat Ibrahimi, Logos-A, Shkup,
2005.
Rami Memushaj, Shqipja standarde – si ta flasim dhe ta shkruajmë, botim i dytë, Toena, Tiranë, 2004.
Umberto Eco, Si shkruhet një punim diplome. Përktheu nga origjinali, Shpëtim Çuçka, Dituria, 2006.

Doracakë

Kolegji Evropian Dukagjini Udhëzues- Si të shkruhet punimi seminarik, punimi i diplomës, master dhe i
doktoraturës, 2011.
http://www.dukagjinicollege.eu/T%C3%AB_diplomuarit/Udh%C3%ABzues_per_punim.pdf

Universiteti “Aleksander Xhuvani”, Elbasan, Manual për punimin e diplomës master,.


http://www.uniel.edu.al/english/rregullore/Manual_per_punimet_shkencore.pdf
Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Fakulteti i Edukimit, Doracak për punimin e diplomës – tezës
së masterit për studentët e programeve ‘Mësimdhënia dhe kurrikula’ dhe ‘Udhëheqja në arsim’,
Prishtinë, 2010.
http://drejtore.weebly.com/uploads/1/1/4/6/11467098/doracak-per-punimin-e-diplomes.pdf.pdf
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina, Fakulteti i inxhinierisë mekanike Udhëzim për përgatitjen e propozim
temës së masterit

- 34 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

https://www.academia.edu/9650046/Si_te_pergaditet_Propozimi_p%C3%ABr_Punim_Diplome_M
asteri_dhe_Doktorate

Universiteti i Sporteve i Tiranës, Udhëzues për punimin e tezave të diplomave për studentët e të tre
niveleve të studimeve universitare,Ttiranë, shkurt 2014
http://www.ust.edu.al/ust/images/PDF/udhezuesi.pdf
Universiteti i Tiranës, fakulteti i Ekonomisë, Udhëzues për temën e diplomës – viti akademik 201-2013,
http://inovacione.al/Inovacione/Materialet_files/Udhe%CC%88zues%20pe%CC%88r%20Teme%C
C%88n%20e%20Diplome%CC%88s%20-%20Departamenti%20i%20Menaxhimit.pdf

Doracakë në gjuhën angleze


Prof. Dr. Thorsten Hennig-Thurau, Style Guide Formal guidelines on writing academic papers (Seminar
papers, Bachelor’s, Master’s, and Diploma theses), February 1, 2013.
http://www.marketingcenter.de/lmm/teaching/theses/Style-Guide-LMM-9.3-English.pdf

Harald Grethe, Guidelines for Preparing a Seminar Paper or Thesis, October 23, 2006.
http://www.agrar.hu-
berlin.de/de/institut/departments/daoe/ihe/WS06/Guidelines_for_Seminar_Papers_and_Theses.p
df

Publication Manual of the American Psychological Association (APA) 6thEditionWriting Style Workshop
http://www.utsa.edu/trcss/docs/APA%206th%20Edition.pdf

Norwegian University of Science and Technology, Faculty of Computer Guidance, Department of


Microsoft Word Orakeltjenesten, NTNU IT, Formatting your Master's thesis in Microsoft Word A com-
prehensive guide, Trondheim, July 2013.
https://innsida.ntnu.no/documents/10157/124399535/Formatting+your+master%27s+thesis+in+
Microsoft+Word/03c81406-f69f-4caf-8cbd-cfe3bc9c6300

Burime nga interneti

Dr. Avzi mustafa, Qëllimi i punimit të diplomës dhe i punimeve të seminarit


http://www.forumishqiptar.com/threads/137688-Si-t%C3%AB-shkruajm-nj%C3%AB-punim-
diplome-dhe-punime-t%C3%AB-seminarit
Prof.dr.Bekim Baliqi, Njohurite shkencore dhe metodat e kerkimit shkencor.
https://www.scribd.com/doc/49873438/Njohurite-Shkencore-Dhe-Metodat-e-Kerkimit-Shkencor
Dr. Sc Imërlije Alili, Metodologjia e punës hulumtuese shkencore,
http://sis.kolegji-
ispe.org/Uploads/SKRIPTA_METODOLOGJIA%20E%20PUN%C3%8BS%20HULUMTUESE%20SH
KENCORE_1.pdf

- 35 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

Prof Dr. Halim Gjergjizi, Universiteti Dardania, Fakulteti ekonomik, Udhëzime metodologjike për punime
seminarike, Prishtinë, Tetor, 2011
http://www.slideshare.net/Menaxherat/udhezime-per-pune-seminarike-2011-15508268

Akademia e studimeve të avancuara universitare ASAU Programi i studimeve për shkallën akademike
magjistër i shkencës së biznesit, Metodologjia e kërkimit shkencore për biznes, Prishtinë, 2009.
http://fakultetiekonomik.weebly.com/uploads/2/0/1/3/2013588/skripta-
metodologjiehulumtimeve.pdf
Prof.dr. Ali Jakupi, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti ekonomik, studimet profesionale master, departa-
menti: financa dhe banka, metodologjia e punës kërkimore shkencore, Ligjërata të autorizuara Prisht-
inë, 2005.
http://www.slideshare.net/Menaxherat/metodologjia-kerkimore-shkencore-prof-dr-ali-jakupi

- 36 -
Të hartuarit e punimit të seminarit, temës së diplomës dhe tezës së masterit punim diplome

JETËSHKRIM PËR AUTORIN E KËTIJ PUNIMI

Arianit Shaqiri u lind më 17.7.1978 në Gjilan kurse me banim të përhershëm është në


Përlepnicë të Gjilanit. Është baba i tri vajzave.

Shkollën fillore e mbaroi në Përlepnicë, të mesmen, (gjimnazin matematikor-natyror)


e mbaroi në Gjilan. Pas përfundimit të Gjimnazit regjistrohet në Shkollën e Lartë Pedagogjike
në Gjilan, në të cilën diplomohet në korrik të vitit 2001.

Në pamundësi të punësimit si mësimdhënës, fillon të punojë punë të ndryshe nga sfera


ekonomike dhe e ndërtimtarisë. Por, assesi duke mos e humbur shpresën se një ditë do të kapë
ditarin në dorë.

Në vitin akademik 2010/2011 pranohet student në Fakultetin Juridik të Universitetit


“Hasan Prishtina”, fakultet të cilin e mbaron në qershor të vitit 2014.

Në mars të viti 2012 fillon punën si mësimdhënës i mësimit klasor në shkollën fillore
“Skënderbeu” në Kmetoc, ku vazhdon të punoj edhe sot.

Në rrjedhat e ngritjes profesionale të mësimdhënësve pranohet në programin AKM


(Avancimi i Kualifikimit të Mësimdhënësve), në vitin akademik 2013/2014. Deri më tani i ka
përfunduar të gjitha provimet e parapara duke dalë me një notë mesatare 9.2. Dhe ky punim
diplome është provimi i fundit nga ky program.

Prej kohës sa është pranuar si mësimdhënës, Arianiti ka ndjekur një mori kursesh të
akredituara nga MASHT, fakt që e bënë atë ta ngritë performancën si mësimdhënës.

- 37 -

You might also like