You are on page 1of 3

Projekt

Tema: Obeziteti
Çfarë është obeziteti?

Obeziteti konsiderohet një situatë jonormale, ku ka depozitim


të tepërt të yndyrës në trup. Kjo ndodh nga marrja e tepërt e
ushqimit, dmth të energjisë së tepërt.

Nga vjen obeziteti?

Obeziteti vjen nga shumë shkaqe, por shkaku themelor është


ngrënia e tepërt. Obeziteti mund ti ndodhë të gjithëve.

Faktorë që lidhen me obezitetin janë:

• Stresi, lodhja, trishtimi


• Mosha
• Çrregullime hormonale
• Nderprerja e pirjes se duhanit (kjo nuk do te thotë që të pini
duhanin është mirë)
• Mbajta e kileve të tepërta të shtatzanisë
• Trashëgimia
Çfarë është BMI?
BMI ose Indeksi i masës trupore është një tregues që përcakton
statusin e peshës mesatare të një personi. Për të llogaritur
Indeksin e masës suaj trupore masni peshën (në kg) dhe
pjesëtojeni atë me gjatësinë tuaj (në katror) (në kg/m2).

5 nivelet e masës trupore

• Nëse raporti del më pak se 18.5 jeni nën peshë


• Nga 18.5 – 24.9 jeni i shëndetshëm
• Nga 25-29.9 jeni mbi peshë
• Nga 30-39.9 jeni obezë
• Nga 40+ jeni shumë obezë gjë që vë në rrezik jetën tuaj
Trajtimi i obezitetit

Obeziteti trajtohet duke humbur peshën dhe duke e mbajtur


atë konstant. Qëllimi juaj është të ulni IMT-në tuaj në atë që
është e përshtatshme për moshën, gjininë dhe gjatësinë tuaj.
Për gratë, beli duhet të jetë jo më shumë se 88.9 cm. Për
meshkujt, ky numër është 101.6 cm. Humbja e peshës është ajo
qe shumica e njerëzve luftojnë. Disa mund ta bëjnë këtë me
dietë dhe stërvitje, disa mund të kenë nevojë të ndryshojnë
ilaçet e tyre dhe disa mund të kërkojnë operacione.

You might also like