You are on page 1of 3

1.

Ju jeni përgjegjës i një grupi punonjësish që po merren me shtrirjen e tubacioneve të naftës dhe
gazit dhe dëshironi të vlerësoni progresin e punimeve me qëllim që të programoni furnizimin me
materiale të zonës tjetër (pasardhëse ) të punimeve.

Ju e njihni terrenin dhe dispononi të dhëna lidhur me shpejtësinë e punimeve në varësi të terrenit.
Kështu është e thjeshtë të llogaritet koha e hershme dhe e vonshme në të cilën materialet
nevojitet të dërgohen në zonën pasardhëse. Është mjaft e rëndësishme që vlerësimet tuaja të jenë
të sakta. Progresi deri tani ka qenë i mirë dhe në rast se ju do të mbaronit punimet para afatit ju
do të merrni një shpërblim të mirë.

Përdorni modelin e Vroom dhe Yeton për përcaktimin e rrugës që ju do të përdornit për zgjidhjen
e problemit.

2. Ju punoni në departamentin e burimeve njerëzore dhe merreni me një gamë të gjerë problemesh
si teknike ashtu edhe administrative. Nga eprorët ju është kërkuar të zhvilloni një metodë
standarte të regjistrimit dhe transmetimit të informacionit që të mund të përdoret nga të pesë
repartet e uzinës tuaj.

Deri tani janë konstatuar shumë gabime në leximin dhe transmetimin e informacionit. Metodat që
janë përdorur nga repartet kanë qenë të ndryshme dhe si rezultat edhe gabimet kanë qenë të
ndryshme. Variacioni i gabimeve është në varësi të konditave të secilit repart, gjë që do të
vështirësonte krijimin e një sistemi të përbashkët për të gjithë repartet.. Ju keni informacione
lidhur me përqindjet e gabimeve por jo lidhur me konditat specifike apo metodat që gjenerojnë
këto gabime.

Përfitimi nga përmirësimi i të dhënëve dhe transmetimi i saktë i tyre do të ishte shumë i madh.
Kontaktet tuaja me repartet realizohen përmes përgjegjësve të kontrollit të cilësisë, të cilët janë
përgjegjës për informacionin. Ata janë një grup i ndërgjegjshëm dhe i angazhuar për kryerjen sa
më mirë të punës, por tepër i ndjeshëm përsa i përket ndërhyrjes së manaxhimit të lartë në punën
e tyre. Çdo vendim që nuk do të kishte mbështetjen e tyre, do ishte vështirë të kishte sukses.

Përdorni modelin e Vroom dhe Yeton për përcaktimin e rrugës që ju do të përdornit për zgjidhjen
e problemit.

ZGJIDHJA!

RREGULLAT

1. Rregulli I informacionit. Cilësia e vendimit është e rëndësishme dhe drejtuesi ka informacion të


rëndësishëm për ta zgjidhur vetë problemin, AI do të eliminohet.
2. Rregulli I harmonizimit të qëllimeve. Cilësia e vendimit është e rëndësishme dhe vartësit
shpresojnë që zgjidhja e problemit do të çojë në arritjen e qëllimeve të organizatës, GII
eliminohet.
3. Rregulli I problemit të pastrukturuar. Cilësia është e rëndësishme, drejtuesit nuk I mungon
informacioni I nevojshëm për ta zgjidhur vetë problemin, problemi është I strukturuar. Në këto
kushte nuk pranohen AI, AII dhe CI.
4. Rregulli I pranimit. Pranimi I vendimit nuk është kritik për zbatimin dhe mendohet se një vendim
autokratik mund të pranohet, AI dhe AII eleminohen.
5. Rregulli I konfliktit. Nëse pranimi I një vendimi nuk është kritik, është e sigurt që do të pranohet
një vendim autokratik dhe vartësit nuk mund të kenë konflikte për sa I përket pranimit të
zgjidhjeve të problemit, AI, AII, CI mund rë mos pranohen.
6. Rregulli I barazisë. Cilësia e vendimit e rëndësishme, pranueshmëria nuk është kritike dhe është e
sigurt që arrihet me anën e stilit autokratik, AI, AII, CI dhe CII përjashtohen nga zgjedhjet e
mundëshme, GII është më I pranueshëm.
7. Rregulli I prioritetit të pranimit. Pranueshmëria nuk është kritike, sigurohet nga një vendim
autokratik, vartësit mund të jenë të besueshëm, AI, AII, CI, CII nuk pranohen, në këtë rast
përdoret metoda GII.

Rasti 1

Analiza

A=> PO
B=> PO
C=> PO
D=> PO
E=> PO
F=> JO
G=> JO

Shkelja e rregullave

Metoda GII shkel rregullat 6,7


AI, AII, CI, CII nuk shkelin rregullat sipas evidencës empirike zgjedhim nga e majta në të djatht, që do të
thotë zgjedhim metodën AI.

Rasti 2

Analiza

A=> PO
B=> JO
C=> JO
D=> PO
E=> JO
F=> PO
G=> PO

Shkelja e rregullave

AI shkell rregullat 1,3,4,5,6,7


AII shkell rregullat 3,4,5,6,7
CI shkell rregullat 3,5,6,7
CII shkell rregullat 6,7

Metoda që zgjidhet është GII

You might also like