You are on page 1of 5

Trajtim i konceptit të subjektit te filozofia badiousiane.

Që në parathënien e veprës “Republika e Platonit”, Badiou përmend konceptin e subjektit në


fillim dhe në fund, në dy linja të ndryshme. Së pari, i referohet subjektit si një mbërje-
absoluti në rastin hegelian dhe heideggerian, kurse së dyti, i referohet ndryshimit të konceptit
të shpirtit me subjektin, një shkëmbim prej qasjes së tij. Për Heidegger, e rëndësishme për
humanitetin/njerëzoren nuk është vetëm shkëputja e lidhjeve të mëparshme, shkëputja e
obligacioneve, e detyrimeve, por esenca e humanitetit të transformohet në atë të njeriut, që do
të bëhet subjekt.1 Koncepti su-bjekt do të thotë ajo që na rri përpara (përballë), që na shtrihet
përpara, që na bën bashkë. Heidegger thekson se koncepti i subjektit nuk ka një lidhje të
posaçme me njeriun, as me vetën e parë unë. Duke i referuar subiectum, do të thotë ajo qenie
që në një mënyrë të qënurit dhe të vërtetë është gjetur, kështu njeriu bëhet referenca e qenies.

Subjekti bëhet i tillë në leximin heideggerian, kur arrin konceptimin e botës. Pasi është bërë
subjekt, ai ka mundësinë për të rënë në individualizëm, për të njohur individualen, nga ana
tjetër, kur është subjekt ka dhe forcën të luftojë individualizmin. Njeriu si subjekt bëhet pjesë
e eksperiencës së jetës dhe është në qendër të çdo reference. Një njeri i tillë do të njohë të
pallogaritshmen dhe për këtë ngre pyetje. Kështu, koncepti i subjektit është një koncept i
periudhës moderne, ndërsa në antikitet manifestohej koncepti i shpirtit. Badiou për të arritur
një lexim më pranë bashkëkohësisë dhe interesit të tij për ngritjen e subjekteve, ka
zëvendësuar konceptin e shpirtit me atë të subjektit.

Subjekti hegelian i përmendur që në nisje, është për të treguar edhe njëherë ndikimin e fortë
që ka pasur Badiou prej Hegel. Për këtë të fundit, për të parë mundësinë e rolit të subjektit, të
shpirtit, të frymës, apo të një unë, arritja e sintezës kërkonte procesin e dialektikës. Pikërisht
për këtë qasje Badiou vlerëson mendimin e Hegelit. Badiou kërkon një ri-vlerësim të
dialektikës kryesisht të moment shekullit XXI. Mungesa e dialektikës solli një pasion për
realen, kjo e shoqëruar me dhunë për Badioun, sidomos në rrafshin e politikës. Esenca e
dialektikës për Hegelin është mohimi. Tek veprat e Platonit, kryesisht tek “Republika” ndihet
prania e dialektikës, e cila shfaqet si një proces progresiv për arritjen e dijes. Mbërritja e disa
hipotezave që ndryshojnë vazhdimisht për të arritur të vërtetën. Hegeli këtë ndërtim të
teksteve me anë të dialogjeve e vlerësonte si pjesa më demostrative e dialektikës. Gjithashtu,
ai vlerëson Kantin për arritjen dhe vënien përballë të antitezave, edhe pse Kanti dështon në
perspektivën e të parit të një teze tjetër që do të realizonte sintezën e të dy antitezave.
1
Shih: Martin Heidegger, Off the beaten track, Cambridge university press, 2002, fq. 66.
1
Dialektika për Hegelin ishte një aufheben, një ngritje që realizohet duke përshkuar
dialektikën që është; tezë, antitezë, sintezë. Në rastin hegelian, substanca (ousia) bëhet
subjekt.

Për Badioun, koncepti i subjektit është kryesor në filozofinë e tij. Një koncept qendror, që
nuk është një substancë specifike, nuk është emërtimi për ndonjë funksion të lartë të njohjes
njerëzore, nuk është as kusht për një eksperiencë a priori. Badiou tek vepra e tij madhore
“Being and Event” e thekson që subjekti për të nuk është substancë apo diçka e reduktuar
materialisht, si dhe një subjekt nuk mund të identifikohet me kafshën. Subjekti nuk
identifikohet me individin social, pjesë e një organizimi kolektiv. Subjekti nuk është një res
extensa, objekt i situatës. Kjo tregon që subjekti nuk është si diçka e dhënë, por është një
operacion që mund të shfaqet ose jo. Për më tepër, subjekti nuk është një unifikim i
eksperiencave të (për)jetuara. Pra, duhet shtuar se subjekti nuk është një realitet specifik.

Subjekti është rezultat i një sërë përcaktimeve që vijnë si rezultat i kontingjencës (rastësi).
Me ndikim nga Lacan e lexon subjektin si rezultat i shumësisë së elementeve. Subjekti në
kontingjencë i themelohet një kontraditë mes gjendjes së fakteve dhe ndërhyrjeve që kërkojnë
të zbulojnë forcat e kësaj gjendjeje. Subjekti është i njohshëm njëkohësisht si unitar dhe
kolektiv. Një unitet nga shumësia e elementëve, që sigurisht është një konstruksion kolektiv.
Subjekti nuk është vetëm një element material, as dhe një garanci për uniformitetin e
eksperiencës. Subjekti nuk është as rezultat as origjinë. Ai është statusi lokal i një proçedure,
një konfigurimi që e tejkalon situatën. Për këtë Badiou përdor shembullin e votuesit, me të
drejtë shprehet se ai nuk është subjekt, sepse ai është i përcaktuar nga vendi që ka dhe që i
kanë dhënë duke mos dal dot nga pozicioni që ka zënë për të tejkaluar situatën. 2 Prandaj,
Badiou e quan një objekt normal dhe jo një subjekt. Nga kjo derivon që subjekti nuk
përcaktohet nga vendi që zë në një vend apo në ndonjë situatë, por nga një sërë aksionesh që
ndërmerr dhe kryen pavarësisht ndërmarrjes që ka, e kjo varet nga ajo se çfarë do të ndodhë
që të mund të tejkalojë situatën. Subjekti është i rrallë, është lokal, singular, dhe pjesë e
konfigurimit të një aksioni që ekziston nën kushtet e një këputje radikale me strukturën
konsistente të situatës, sepse subjekti shfaqet nga ngjarja (eventi). Pjesë e një situate, subjekti
e tejkalon trupin që banon dhe gjuhën që artikulon. Subjekti mes eventit (ngjarjes) dhe të
vërtetës, ai performon gjithnjë vendimin duke shfaqur kapacitetin e secilit prej elementëve.
Subjekti identifikohet nga akti i vendimit që realizon të vërtetën të mishëruar në ngjarje.

2
Shih: Alain Badiou, Being and Event, Continuum, 2005, fq. 107.
2
I rrënjosur në një situatë, në specifiken e saj, vendimi që subjekti merr varet nga diçka që nuk
mund të matet në raport me situatën. 3 Vendimi domosdoshmërisht vendos për një të
pavendosur, andaj nëse vendimi shqetësohet për realitetin e eventit në të njëjtën kohë ai
mbetet i pavendosshëm në vetvete. Edhe pse në këtë gjendje është e rëndësishme të jesh
besnik ndaj një eventi/ngjarje. Për Badioun, të jesh besnik ndaj një ngjarje të së vërtetës prej
të cilit nuk ka prova, po që njëkohësisht është i rrënjëzuar në specifiken e situatës, subjekti
vepron nga një seri vendimesh besnike të cilat inkorporojnë ngjarjen në situatë, por secila
prej këtyre vendimeve është partikulare. Prandaj, nuk ka një dispozicion besnik të
përgjithshëm, po veçse partikular. Besnikëria është një mënyrë e rrënjëzimit të një vendimi.
Aksioni besnik i një subjekti konsiston në dallimin nga një aksioni partikular, e nga ai i
kontingjencës singulare. Të vendosësh për një subjekt, do të thotë të shkëputesh nga ligji i
situatës në të cilën ndodhesh, për rrjedhojë të lidhesh me ngjarjen që sjell ligjet kontingjente
për situatën. Pra, kuptohet që subjekti është gjithnjë ai që vendos për të pavendosshmen. Kjo
duhet kuptuar si një moment kur subjekti merr një vendim pa pasur dijen për të marrë
vendime, duke shkaktuar kështu një shkëputje nga mënyra e përgjithshme e organizimi të
elementëve të një situate.

Subjekti realizon një shkëputje, por njëkohësisht prodhon një konsistencë të re. Ky modus
besnik e bën aksionin e subjektit jo vetëm këputës së një lidhjeje, por edhe të vërtetën e një
ngjarjeje e kthen në një akt besnikërie që prej të cilit nis afirmimi i të vërtetës i mishëruar në
ngjarje. Në këtë hapësirë besnikëria shkëput dhe (ri)lidh elemente, por nuk i rilidh sipas një
krijimi të supozuar partikuluar. Kjo hapësirë e re larg të qeni një gjendje e re e fakteve që do
të ndërronte të vjetrën me të renë, në të kundërt një modus organizimi aktual, të një aksioni të
pafundëm që kërkon të (ri)prodhojë lidhjet midis elementëve. Këtu lexohet dhe problemi me
revolucionin që është jo organizimi i një gjendje barazie, por organizimi i lidhjes midis të
gjithë elementëve të situatës të cilët kanë një kapacitet të barabartë për t’u shkëputur nga
gjendja prezente, e për t’u organizuar në një situatë. Që të gjithë elementët të jenë të
barabartë, e të numërohen si pjesë e pjesës, kërkohet një karakteristikë e brendshme,
kapaciteti i të gjithë elementëve që të performojnë nën kushtet e një ngjarjeje dhe operatorit
besnik të lidhjes. Një shkëputje nga mënyra aktuale e prezantimit, që bazohet në klasifikim të
thjeshtë, me arsyen që të llogariten gjithsecili për vlerën që kanë në një situatë.

3
Shih: A. J. Bartlett & Justin Clemens, Alain Badiou key concepts, Acumen, 2010, fq. 43.
3
Për të krijuar shkëputjen, një subjekt duhet të ketë një trup të pajisur me pjesë efektive të afta
të operojnë në një situatë, saktësisht duhet thënë se duhet një trup i organizuar, organik. Nëse
subjekti është i konfiguruar, i pozicionuar në situatë, i inkorporuar në ngjarje dhe situatë
kërkon trupin si instrument specifik për çdo inkorporim të mëtejshëm. Kjo tregon rëndësinë e
trupit që nuk është një objekt si gjithë të tjerët, po një subjekt singular, një trup ndihmesë për
të vërtetën. Saktësisht me anë të trupit subjekti do të vendosë këputjen me situatën në të cilën
ndodhet. Trupi si i përkundërt me konceptimin deleuzian duhet të jetë me organe, që do të
thotë një organizim organik, ku çdo pjesë ka rëndësinë e veçantë për saqë është pjesë e së
tërës, dhe do të mjaftonte një pjesë të kishte probleme për t’u humbur i gjithë organiciteti i
trupit.

Një trup i organizuar në pjesë që ka fuqinë të reagojë në situatën kontingjente. Trupi i


mishëruar si subjekt për Badioun është proletariati. Proletari, si fillim merret si një figurë e pa
stabilizuar, më pas një proletar që gjithnjë është një trup i sëmurë që vuan kushtet që ia
përcakton borgjezia. Së fundi, proletari bëhet një trup që i mbijeton kapitalizmit, duke
prodhuar një ndarje të re, një trup të ri. Ky i fundit do të krijojë vetëm një përjashtim, atë të
organizimit kapitalisto-borgjezë. Mbi të gjitha, trupi i ri në një mënyrë a një tjetër do të bjerë
në ullirin e një organizimi të ri të formave të dominimit në shoqëri. Vërtetohet edhe njëherë
tjetër që trupi, në këtë rast i proletarit, do të shërbejë për shfaqen e subjektit. Kujdes duhet
treguar për partin si trup, e cila jo domosdoshmërisht pasohet me shfaqen e subjekteve të saj.
Mbërrihet në një aksiomë përmbledhëse se për t’u shfaqur një subjekt i duhet ndihmesa e një
trupi.

Nevoja për trupin do të kuptohet si një kërkesë e subjektit, pa të cilin nuk ka se ku të


manifestohet. Pa trupin subjekti do të mbetej gjithnjë në një gjendje inkonsistente. 4 Në
kapitullin mbi Ruson, Badiou është kundër çdo identifikimi të subjektit me kafshën, si dhe
kundër konceptimit kafshë politike për subjektin. Trupi do të jetë politik, dhe veçse i tillë, ku
në një seri aktesh ai do të tregojë konsistencën kundrejtë çdo inkonsistence. Trupi si subjekt
politik në fushën politike merr një pozicionim efektiv, për të cilën organizon në situatë
pasojat e ngjarjes në përshkrimin e terrenit të ngjarjes politike të ndodhur. Trupi është rruga
që bën të mundur një subjekt të jetë konsistentë në një situatë pa u pasuar nga të qenit thjesht
një objekt normal. Subjekti që këmbngul në mishërimin e një trupi, i dhënë në një pjesë të
situtatë si pasojë e ngjarjes. Badiou shpalos idenë që subjekti është ai që bën të mundur çeljen

4
Shih: Steven Corcoran, The Badiou Dictionary, Edinburgh University Press, 2015, ff. 30-37.
4
e një eventi (ngjarje), që zë vend në një situatë, trupi në të cilën subjekti ekziston, shtrirja e
ekzistencës së tij duke ruajtur kapacitetin për të performuar frakturën lokale të anoncuar nga
ngjarja. Mbi të gjitha tek Badiou përpiqet të tejkalohet dikotomia subjekt-objekt, ajo lidhja e
ngushtë mes tyre, sepse në konceptimin badiousian po flasim për krejt tjetër gjë.

Duke iu referuar Lacan-it, Badiou e sheh trupin me dy funksione. Së pari, thjesht si objekt në
një botë që i reziston gdhendjeve subjektive, dhe së dyti, si element esencial për inkorporimin
e subjektit brenda në situatë. Trupi varet nga subjektit, ndërsa subjekti varet nga konsistenca e
trupit. Subjekti ka nevojë për një trup të organizuar dhe secili nga pjesët të jetë efektiv. Secili
prej organeve në varësi të ngjarjes, dhe efikasiteti që provohet pikë pas pike. Kështu trupi
gëzon një plotëri, dhe çdo hapje e tij e re është një e tashme e re. Në këtë mënyrë subjekti
është një moment i fundëm, një manifestim, pra subjekti është i fundëm kurse e vërteta e
pafundme. Subjekti është i manifestuar lokalisht. 5 Gjithnjë subjekti është origjinë për Badiou,
me këtë status lokal si proçedurë e konfiguruar për aksesin në situatë. Subjekti ka besim në
vetvete, dhe tek dija, por kujdes, jo tek ajo enciklopedike. Megjithëkëtë subjekti si matës i të
resë që do të vijë, e situatës që do të vijë.

Duhet ritheksuar edhe njëherë që subjekti është i fundëm, dhe organizues i fragmenteve të
ekspozimeve të një të vërtete që është universale, që në mënyrë indiferente i adresohet të
gjithë elementëve të situatës. Si i tillë, edhe pse i rrallë subjekti nuk është asnjëherë i izoluar.6
Ai është në kushtet e situatës po edhe të ngjarjes, dhe më specifikisht merr pjesë në
sekuencën e dedikuar, e të fundme, si pasojë e ngjarjes. Pra subjekti, është në mënyrë
kontingjente i fundëm, po dhe esencialisht i fundëm. E vërteta që prodhohet është e kulluar,
formale, nuk ka një përmbajtje specifike dhe është e përjetshme. Ngjarja nuk mund të jetë
partikulare, ajo është universale, universalja është lidhja e vetme me ngjarjen. Çdo subjekt
është koordinuar për barazi dhe për universalitetin, orientimi universal në këtë mënyrë është
për heqjen e partikulariteteve, por jo të singulariteteve, sepse singularja, afirmimi i saj është
qendra e barazisë, ku kjo e fundit bazohet tek vetë singularja. Subjekti mbetet singular, po ai
manifestohet sa herë që ngrihet pyetja për universalen.

5
Alain Badiou, Being and Event, vep. e cit., fq. 17.
6
A. J. Bartlett & Justin Clemens, Alain Badiou key concepts, vep. e cit., fq. 46.
5

You might also like