You are on page 1of 48

LEKSION NR.

16

Tema: Ndërhyrjet terapeutike në imunitet. Klasifikimi. Vaksinat ndaj faktorëve infektive.


Klasifikimi, efektshmëria dhe efektet anësore. Imunoterapia me alergenë

Dr. Erina LAZRI

ALERGOLOGE & IMUNOLOGE KLINIKE


2020
 Me imunizim kuptojmë krijimin e një gjendjeje gatishmërie të sistemit
imunitar me qëllim që të reagojë në mënyrë efikase ndaj një agjenti patogjen
të caktuar.
 Imunizimi mund të arrihet në dy mënyra: aktive dhe pasive.
 Imunizimi aktiv arrihet nëpërmjet vaksinave.
 Vaksinim quhet stimulimi i një individi me përbërës antigjenike në mënyrë që
të modifikohet (fuqizohet apo frenohet) imuniteti në favor të individit!!
 Anigjenet dimë që janë molekula që njihen si të huaja nga
sistemi imun dhe induktojnë një përgjigje imune specifike
ndaj tij.
 Një antigjen stimulon prodhimin e antitrupave dhe / ose
përgjigjen imune qelizore që më pas do të reagojë në mënyrë
specifike me këtë antigjen!!
 Synimi i vaksinimit është që të japi një përqëndrim të
mjaftueshëm të antitrupave dhe qelizave specifike të cilat
mund të aktivizohen dhe të shtohen vrullshëm në një kontakt
të dytë me antigjenin!!
Klasifikimi i vaksinave sipas përmbajtjes që kanë:
1.Vaksina me mikroorganizma të ngordhura. Mënyra më e thjeshtë që i bën mikrobet të
mos japin sëmundje dhe të ruajnë karakteristikat antigjenike të tyre është vrasja e tyre
me një metodë të përshtatshme. Duhet theksuar se që një vaksinë të jetë efektive
individi duhet të ketë shëndet normal. Shëmbuj të tillë janë vaksina e difteri-pertus-
tetanoz.
2. Vaksinat me mikroorganizma të gjallë të zbutur. Janë më efikase. Shembuj të tillë janë
vaksina e poliomelitit, fruthit, rubeolës, tuberkulozit.
3. Vaksinat rekombinante (sub-unit): Të këtij tipi kemi vaksinën e Hepatitit B. Materiali gjenetik që
kodon për antigjenin inokulohet në qelizë ku sintetizohet dhe shprehet në sipërfaqe proteina
(antigjeni) përkatës. Më pas kryhet proçesi i purifikimit, shtimi i aditivëve dhe sinteza e vaksinës.

4. Vaksinat toksoide: Të këtij tipi kemi vaksinat e tetanozit dhe difterisë. Si fillim kryhet purifikimi I
toksinave, më pas kryhet inaktivizimi i tyre nëpërmjet trajtimit kimik. Në vazhdim kryhet proçesi I
shtimit të fluideve dhe aditivëve për të gjeneruar vaksinën.
5. Vaksinat e konjuguara (proteina dhe polisaharide). Shembuj të tillë kemi vaksinat e pneumokokut,
meningokokut.
6. Vaksinat mARN (Pfizer-BioNTech, Moderna). Materiali gjenetik që përmban informacionin për
proteinën Spike të Sars-Cov 2 transkriptohet në mARN e cila paketohet në brendësi të
nanopartikulave lipidike duke gjeneruar përbërësin aktiv të vaksinës mARN.
7. Vaksinat me vector (AstraZeneca). Materiali gjenetik që kodon për antigjenin inokulohet në
një virus të dobësuar që shërben si vector, p.sh adenovirus. Nga transkriptimi dhe translatimi i
materialit gjenetik sintetizohen antigjenet (proteinat) të cilët do të përdoren si përbërës aktiv
në vaksinë.
8. Vaksinat e ADN-së
Vaksinat e bazuara në ADN (vaksinat e së ardhmes), janë një teknikë efikase e
stimulimit të përgjigjes immune humorale apo asaj qelizore ndaj antigjeneve
proteinike. Sekuenca të ADN që kodojnë për antigjene të huaj mund të
inkorporohen në plazmide apo vektorë (si vektorë mund të përdoren viruse apo
baktere të zbutura). Efekte anësore të mundshme përfshijnë formimin e
antitrupave anti-ADN si dhe potenciali i mundshëm i transformimeve të
rrezikshme gjenetike.
GJENERIMI I PËRGJIGJES IMUNE NGA VAKSINA!!!
Çfarë përmban një vaksinë?

1. Antigjenët mikrobiale
2. Fluide
3. Ruajtësit e sterilitetit
4. Adjuvantët
5. Kontaminues rezidualë nga proçesi i
prodhimit
Adjuvantët
Vaksinat jo të gjalla kanë nevojë për adjuvantë (ndihmës) për të arritur efikasitet të kënaqshëm në
krijimin e imunitetit. Adjuvantët mund të nxisin imunitetin në mënyra të ndryshme:
1.Nëpërmjet efektit depo (përfshihet hidroksidi i aluminit dhe adjuvanti jo i plotë i Freundit). Këto
pengojnë largimin e shpejtë të antigjenit nga vendi i injektimit duke krijuar mundësinë që antigjeni
të jetë në kontakt me organizmin për një kohë më të gjatë, duke rritur kështu përgjigjen imune.
2. Nëpërmjet stimulimit të makrofagëve
3. Nëpërmjet stimulimit të qelizave T citotoksike
4. Nëpërmjet stimulimit të qelizave dentridike
Vaksinat që përdoren sipas Programit të zgjeruar të Imunizimit të OBSH
 Toksoidet e Difterisë dhe Tetanozit janë toksina proteinike që e kanë humbur
toksiciteti e tyre nëpërmjet detoksifikimit me formaldehide.
 Toksoidet në formë të tretur janë imunogjene të dobët dhe në praktikë përdoren
së bashku me adjuvantë (zakonisht kripërat e aluminit).
 Vaksina aktuale e kollës së mirë zakonisht përmban bakterin e plotë të ngordhur të
Bordetella pertussis dhe përdoret si komponente e vaksinës difteri-pertus-tetanoz
(DPT).
 Vaksina e inaktivizuar të hepatitit B (HB) përmban antigjenin sipërfaqësor të HB
(HbsAg).
 Vaksinat e tjera janë vaksina me mikroorganizma të gjallë të zbutur.
Vaksina me bacilin Calmette-Guerin (BCG) përmban baktere të gjalla të BCG, që
është një formë e zbutur e Mycobacterium bovis, shkaktarit të TBC. Vaksina e BCG
nuk ka substanca stabilizuese apo ruajtëse dhe mund të kontaminohet shumë lehtë
pas hapjes së flakonit, ndaj duhet të përdoret shpejt, gjatë një seance imunizimi.
 Vaksina e fruthit përmban viruse të gjalla të fruthit, të një prej linjave të zbutura.
Vaksina e fruthit zakonisht përmban sasi të vogla antibiotikësh (neomicinë,
polimiksinë, kanamicinë, por asnjëherë penicilinë), të cilat përdoren si konservues.
 Vaksina orale trivalente e poliovirusit përfaqëson një përzierje të tre tipave të
ndryshëm të polioviruseve. Stabilizohet me klorur magnezi dhe sukrozë.
 Vaksina ndaj etheve të verdha është një vaksinë e gjallë e zbutur e prodhuar nga
linja e virusit të etheve të verdha.
 Në disa vende përdoren edhe vaksina të tjera si ajo me polisaharidin e
meningokokut dhe vaksina kundër encefalitit Japonez.
Zinxhiri i ftohtë (zinxhiri i ruajtjes)
 Vaksinat janë shumë të ndjeshme ndaj të nxehtit dhe
ngrirjes dhe si të tilla duhet të mbahen në
temperaturat e duhura që nga momenti i prodhimit
dera sa të përdoren.
 Sistemi që përdoret për ruajtjen dhe shpërndarjen e
vaksinave në kushtë të përshtatshme quhet zinxhiri i
ftohtë, i cili përbëhet nga një seri mjetesh dhe
metodash ruajtjeje e transportimi për të krijuar
kushtet e duhura.
Mbajtja e zinxhirit të ftohtë kërkon që vaksinat dhe tretësit e tyre të:
1.Merren tek prodhuesit apo nga aeroporti që në momentin e parë kur ato janë të
disponueshme
2. Të transportohen në 2⁰C - 8⁰C nga aeroporti apo nga një vend ruajtjeje në tjetrin
3. Të ruhen në temperaturat e duhura 2⁰C - 8⁰C në vendet ku ofrohet shërbimi
shëndetësor, të transportohet gjithmonë po në këtë temperaturë në vendet ku
aplikohet dhe të mbahen sërish në këtë temperaturë kr rikthehen në qëndrat
shëndetësore.
Qëllimi bazë i aplikimit të vaksinave është: Mbrojtja nga sëmundjet infektive që mund të
shkaktohen nga agjentët përkatës duhet të arrihet përpara kohës kur fëmija të jetë në
rrezik nga sëmundjet në fjalë!!
Kujdes! Nuk rekomandohet përzierja e vaksinave në një shiringë
përpara aplikimit pasi substancat stabilizuese të përdoruara në
njërën vaksinë mund të dëmtojnë efektshmërinë e vaksinës
tjetër!!!
Situata të veçanta
1.Të imunokomprementuarit (përfshihen personat me imunodefiçienca primare dhe
sekondare). Imunodefiçienca sekondare mund të rezultojë edhe nga kequshqyerja,
sëmundjet malinje hematologjike, kimioterapia, dozat e larta dhe të përsëritura të
kortikosteroideve, përpos infeksioneve virale të shtjelluara në leksionin e mëparshëm.
Personat e imunokomprementuar kanë një rrezik të madh të zhvillimit të sëmundjeve të
rënda pas marrjes së vaksinave me mikroorganizma të gjallë të zbutur!!
Vaksinat me mikroorganizma të ngordhura mund tu jepen pa patur frikë për efekte
anësore në personat e imunokomprementuar, edhe pse efektin e kanë më të vogël sesa
tek personat normalë.
Nuk ka kundërindikacione për vaksinime të ndryshme në personat me defiçite të
komplementit, ndërsa në personat me defekte të fagociteve kundraindikohen vaksinat me
bakterie të gjalla.
2. Shtatzania. Në përgjithësi vaksinat me mikroorganizma
të gjallë të zbutur nuk duhet të aplikohen gjatë shtatzanisë
për shkak të rrezikut të mundshëm ndaj fetusit.
Për vaksinat me mikroorganizma të ngordhura nuk ka të
dhëna për rrezikimin e nënës dhe të fetusit.
3. Punonjësit e shëndetësisë, duhet të jenë të imunizuar
që para se të fillojnë punë në spitale ndaj agjentëve të
mëposhtëm infeksioze: hepatiti B, variçela, fruthi, parotiti,
rubeola. Gjithashtu duhet të kryejnë çdo vit vaksinën e
gripit.
Për sa i përket efekteve anësore nga aplikimi i vaksinës,
përmendim reaksionet alergjike dhe temperaturën e lartë.
Imunizimi pasiv
 Mbrojtja ndaj një infeksioni mikrobial mund të meret edhe në mënyrë
pasive.
 Imunizimi në mënyrë pasive bëhet duke administruar plazmë humane të
pasur me antitrupa specifike ndaj mikroorganizmit që duhet të mbrohemi.
 Këto produkte mund të jenë për administrim intramuskular ose edhe venoz.
 Zakonisht imunoglobulinat humane janë përdorur për të realizuar mbrojtje
të menjëhershme ndaj fruthit dhe hepatitit A.
 Gjithashtu ka preparate për injeksione intramuskulare të pasura me
antitrupa ndaj varicela zoster, virusit të hepatitit B si dhe citomegalovirusit.
 Këto preparate mund të jepen si profilaksi përpara ekspozimit si dhe pas
ekspozimit (imunoglobulina antitetanoz dhe anti-rabies).
 Avantazhi i kësaj forme vaksinimi është se siguron një mbrojtje të
menjëhershme tek personi që e ka aplikuar. Disavantazhi është se mbrojtja
sigurohet për një kohë të shkurtër!!
Imunoterapia me alergenë:
 Imunoterapia me alergenë ka të bëjë me injektimin e alergenëve specifikë në pacientët alergjikë, në doza që
rriten në mënyrë progressive derisa me kalimin e kohës të arrihet një dozë që do të sjellë rritjen e tolerancës
së pacientit ndaj alergenit dhe si pasojë minimizimin e simptomave alergjike.

 Imunoterapia allergen-specifike aplikohet në pacientët me rinit alergjik, konjuktivit alergjik, astmë bronkiale
dhe reaksionme alergjike ndaj hymenoptera venom.

Mekanizmat e mundshëm të veprimit të Imunoterapisë allergen-specifike janë: prodhimi i antitrupave IgG


(bllokuese) allergen-specifike, reduktimi i IgE specifike, kalimi I balancit të citokinave drejt profilit Th1, aktivizimi I
qelizave T-rregullatore etj.
LEKSION NR. 16
TEMA: IMUNOLOGJIA E TUMOREVE.
KARAKTERISTIKAT E QELIZAVE TUMORALE.
ANTIGJENET TUMORALE, KLASIFIKIMI DHE
RËNDËSIA E TYRE. SURVEJANCA IMUNE DHE
ELEMENTËT KRYESORE TË SAJ. IMUNOTERAPIA
NË TRAJTIMIN E TUMOREVE
Hyrje
Tumoret janë rezultat i shtimit të qelizave të reja (neoplazia) në
kushte që normalisht nuk do të shtoheshin nga shumimi i
qelizave dhe rritja indore.
Tumoret ndahen në beninje ose malinje.
Tumoret beninje karakterizohen nga rritja e ngadaltë dhe
kufizimi anatomik. Zakonisht kanë prognozë të mirë!
Tumoret malinje mund të rriten shpejt ose ngadalë.
Karakterizohen nga anaplazia (në të cilën qelizat e humbasin
aftësinë e tyre për diferencim), invazioni i trupit dhe metastazat.
Zakonisht kanë prognozë jo të mirë!
Progresioni nga një qelizë normale në qelizë malinje shoqërohet
me shumë ndryshime fiziologjike, si marrja e potencialit për
shumim të vazhdueshëm dhe humbja e inhibimit të kontaktit.
Antigjenet shoqëruese të tumoreve
Sasia e antigjenit shoqërues të tumorit
rritet me rritjen e tumorit dhe pakësohet Antigjenet tumor specifik (TSA)
me përgjigjen e tumorit ndaj trajtimit.
Këto antigjene gjenden në sipërfaqen e qelizave
Gjithashtu profili antigjenik mund të
tumorale, por jo në qelizat normaletë indeve të së
alterohet, që kupton se mund të
njëjtës origjinë. Mund të jenë onkofetale ose virale.
humbasin antigjenet e dhënë dhe
epitope të reja mund të shfaqen.
Antigjenët onkofetale
Këto antigjene janë të pranishëm gjatë zhvillimit fetal normal por që humbasin
gjatë diferencimit të indeve fetale. Ato nuk sintetizohen gjatë jetës së adultit. Dy
nga antigjenët onkofetale më të sudiuar janë: a-fetoproteina (AFT) dhe antigjeni
karcinoembrional (CEA).
AFT është një alfa globulinë që sintetizohet dhe sekretohet nga qelizat hepatike.
Shumica e hepatomave (tumore të heparit) sekretojnë sasi të mëdha të AFT. Por
AFT gjendet në nivele të larta edhe në serumin e pacientëve me karcinomë të
prostatës, stomakut, teratomat dhe në karcinomat embrionale të testeve.
Monitorimi i nivelit të AFT është një indeks prognostik me mjaft vlerë pas
kirurgjisë dhe kemioterapisë.
CEA shoqëron disa tipe karcinomash, si p.sh karcinoma e kolonit, karcinoma e
pankreasit. Gjithashtu takohet në sasi të matshme në kancerin e mushkërive, gjirit
dhe prostatës. Monitorimi i nivele të CEA ka gjithashtu rëndësi në vlerësimin e
prognozës.
Antigjenet tumorale specifike (TSA) të induktuara nga viruse
TSA me origjinë virale janë ose komponentë proteinikë viralë ose enzima të reja të futura në qeliza për të shmangur replikimin
viral.
Megjithatë roli etiologjik i viruseve është më kompleks sesa një raport shkak-efekt, pasi të njëjtat viruse që janë parë në tumoret
humane gjendet edhe në indet jotumorale.
Antigjenët e virusit Ebstein Barr janë parë në qelizat e pacientëve me limfomë Burkit dhe karcinomë nazofaringeale.
Përgjigja imune ndaj antigjenëve tumorale
Meqenëse qelizat tumorale kanë fituar antigjenë të rinj, ato njihen
nga bujtësi si të huaja!!
Ndaj përgjigja imune synon ta shpëtojë organizmin nga qelizat
tumorale!!
Megjithatë tumori prodhon faktorë të tretshëm që përpiqen të
neutralizojnë përgjigjen mbrojtëse!!
1.Survejanca imunologjike
Koncepti që tumoret janë antigjenike tek bujtësi çon në konceptin
e survejancës immune!!
Me këtë mekanizëm organizmi vazhdimisht pastron veten nga
qelizat potencialisht kancerogjene!!
Mekanizmi i flakjes së tumoreve
Përgjigja imune specifike dhe jospecifike, humorale dhe qelizore besohet se
përfshihen në flakjen e tumorit.
1.Limfocitet T të sensibilizuara për antigjenët specifike tumorale përbëjnë barrierën
imunologjike më të madhe kundër kancerit. Qelizat T citotoksike mund të vrasin
qelizat tumorale me kontakt direkt.
2. Limfocitet B marin pjesë në këtë proçes nëpërmjet prodhimit të antitrupave
specifike që mund të ndihmojnë eleminimin e qelizave tumorale. Citotoksiciteti i
ndërmjetësuar nga komplementi, mund të nxitet nga antitrupat, veçanërisht nga
IgM. Antikorpi është gjithashtu i rëndësishëm në citotoksicitetin qelizor antikorp-
dependent (ADCC), në të cilin qelizat efektore janë qelizat natyral killer.
3. Qelizat NK marin pjesë në proçesin ADCC. Ato njohin qelizat tumorale si qeliza
shenjë dhe atakojnë qelizat normale.
4. Makrofagët gjithashtu kur aktivizohen mund të vrasin qelizat tumorale.
Makrofagët e aktivizuar ashtu si qelizat NK dallojnë qelizat tumorale nga ato
normale. Makrofagët prodhojnë shumë produkte antitumorale, si alfa interferoni,
TNF-alfa, beta-interferon etj. Makrofagët sintetizojnë gjithashtu komponentë të
komplementit C1 dhe C5 si edhe faktorët B, D dhe P.
Imunoterapia
Moduluesit imunoterapeutik që përdoren në trajtimin e tumoreve përfshijnë:
1.Antitrupat monoklonale tumor-specifike
2. Infuzioni i limfociteve infiltruese të tumoreve. Këto janë limfocite të aktivizuara in
vitro nëpërmjet bashkëkultivimit me qelizat tumorale dhe IL-2.
3. Infuzioni i komponentëve aktivizues të makrofagëve, si p.sh gama interferoni
4. Përdorimi i antitrupave bifunksionale.
Një antikorp monoklonal ndaj STA konjugohet me një antikorp monoklonal që vepron
me CD3.
CD3 është një markues sipërfaqësor i limfociteve T citotoksike dhe si pasojë e
bashkëveprimit të antitrupit me CD3 limfociti T citotoksik aktivizohet.
LEKSION NR. 18
TEMA: IMUNOLOGJIA E TRANSPLANTEVE. LLOJET E TRANSPLANTEVE. FLAKJA,
KLASIFIKIMI DHE MEKANIZMAT
Hyrje
Transplanti si proçedurë ka të bëjë me transferimin e qelizave, indeve apo organeve
nga një vend në tjetrin.
Personi që e mer transplantin referohet si marrësi, ndërsa personi nga i cili e ka
origjinën transplanti quhët dhënësi.
Qelizat, indi apo organi i transplantuar quhet grafti.
Si burim i transplanteve zakonisht shërbejnë viktimat e aksidenteve, si dhe në disa
raste të afërmit e viktimave.
Ndërkohë që mungesa e organeve është një problem shumë i rëndësishëm, pengesa
kryesore për ta bërë transplantimin një proçedurë mjekësore të zakonshme është
sistemi imun!!
Sistemi imun ka të zhvilluar mekanizma që e mbrojnë organozmin nga agjentë të huaj
për të!!
Tipet e ndryshme të grafteve
1.Autografti është ind i të njëjtit individ që transferohet nga
një vend në tjetrin.
2. Izografti është indi i transplantuar ndërmjet individëve
gjenetikisht të njëjtë (binjakë monozigotë)
3. Alografti është indi i transplantuar midis individëve të së
njëjtës specie, por që janë gjenetikisht të ndryshëm.
4. Ksenografti është indi i transplantuar midis individëve të
specieve të ndryshme.
Autograftet dhe izograftet zakonisht janë të suksesshme për shkak se si dhënësi edhe
marrësi janë gjenetikisht identikë!!
Duke qenë se dhënësi dhe marrësi në rastin e alograftit janë gjenetikisht të
ndryshëm, indi i transplantuar zakonisht njihet si i huaj nga sistemi imun i marrësit
dhe për rrjedhojë edhe flaket!!
Është e qartë se ndryshimet gjenetike midis marrësit dhe dhënësit në rastin e
ksenograftit janë shumë më të mëdhaja!!
Në këtë rast kemi një flakje të fuqishme dhe shumë të shpejtë!!
Dhënësit dhe marrësit të graftit u përcaktohen antigjenet e eritrociteve dhe të KMPI-

Ndryshimet e antigjeneve të grupit të gjakut dhe të KMPI-së janë përgjegjëse për
reaksionet më të forta të flakjes!!
Fillimisht dhënësit dhe marrësit e mundshëm studiohen për pajtueshmëri sipas
sistemit ABO. Antigjenet e grupeve të gjakut ABO shprehen në eritrocite, qeliza
epiteliale dhe qeliza endoteliale.
Përcaktimi i antigjeneve të KMPI-së të marrësit dhe dhënësit mund të bëhet me anë
të testit të mikrotoksicitetit.
Rëndësia e përputhshmërisë së KMPI-së për suksesin e transplantit tashmë është e
konfirmuar.
Jetëgjatësia e një grafti varet më së shumti nga përputhshmëria e molekulave të klasës
së II-të të KMPI-së!!
Flakja e ndërmjetësuar nga imuniteti qelizor realizohet në dy faza
Flakja e graftit shkaktohet kryesisht nga imuniteti qelizor ndaj aloantigjeneve (që janë
kryesisht molekula të KMPI-së) që shprehen në qelizat e graftit!!
Në këtë rast janë gjetur të implikuar si tipi i hipersensitivitetit të vonuar ashtu edhe
reaksionet e citotoksicitetit të ndërmjetësuar nga qelizat.
Proçesi i flakjes së graftit mund të ndahet në dy stade:
1.Faza e sensibilizimit, në të cilën limfocitet që njohin antigjenët e huaja të graftit
fillojnë të proliferojnë.
2. Faza e efekteve, në të cilën ndodh edhe shkatërrimi i graftit nëpërmjet
mekanizmave imune.
Reaksionet e flakjes së graftit kanë kohëzgjatje të ndryshme në varësi
nga lloji i organit të transplantuar si dhe të llojit të përgjigjes imune ndaj
tij!!
Reaksionet hiperakute të flakjes ndodhin brenda 24 orëve të para pas
kryerjes së transplantit!!
Reaksionet akute të flakjes zakonisht fillojnë në javët e para pas kryerjes
së transplantit!!
Reaksionet e flakjes kronike mund të ndodhin në një interval kohor të
gjatë duke filluar që në disa muaj deri në disa vite pas kryerjes së
transplantit!!

You might also like