You are on page 1of 12

LEKSIONI 30.

IMUNOTERAPIA, LLOJET E SAJ

Imunoterapia aktive ka të bëjë me vaksinimet. Ajo konsiston në stimulimin e


mekanizmave specifikë të mbrojtjes humorale dhe celulare. Vaksinimet japin pra një mbrojtje jo
immediate por të zgjatur (muaj deri në vite).
Imunoterapia pasive ka të bëjë me seroterapinë (ose analogët e saj si psh.
imunoglobulinat humane). Ajo jep një mbrojtje immediate por të përkohëshme, e lidhur kjo me
jetën e antitrupave pasive të transmetuar.

Imunoterapia aktive: Vaksinimet

Kjo ka për synim të parandalojë shfaqjen e sëmundjeve infektive në grupe të caktuar


popullatë apo në individë të veçantë.

Tabela 30.1.

Principi i vaksinimit
vaksinimi stimulon përgjigjen imune adaptive – duke përfshirë (zgjeruar) grupin e qelizave
specifike të memories
infeksioni natyral që shfaqet nxit një përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme

forma e padëmshme e imunogjenit përdoret për vaksinim-këta mund të jenë të vdekur ose
organizma të gjallë të modifikuar, fragmente nënqelizore ose toksoide
adjuvantët e vaksinave rrisin përgjigjen imune

vaksinat duhet të jenë të sigurta, të përballueshme, të nxisin imunitet


Tabela 30.2.

Karakteristikat e vaksinave efektive

Të sigurta Vaksinat nuk duhet të shkaktojnë sëmundje ose


vdekje
Vaksinat mund të mbrojnë ndaj sëmundjeve që
Mbrojtëse shfaqen nga ekspozimi ndaj patogjenëve të gjallë

Jep mbrojtje të Mbrojtja ndaj sëmundjeve duhet të zgjasë për disa


qëndrueshme vite
Disa patogjenë (si poliovirusi) infekton qelizat që
Nxisin antitrupa nuk mund të zëvendësohen (p.sh. neuronet).
neutralizues Antitrupat neutralizues janë shumë të rëndësishëm në
paprandalimin e infeksioneve të qelizave të tilla
Ndaj disa patogjenëve, veçanërisht intraqelizore,
Nxisin limfocitet T është më tepër e efektshme përgjigjja imune e
mbrojtëse ndërmjetësuar nga qelizat
Kosto më e ulët për dozë
Konsiderata praktike Qëndrueshmëri biologjike
Administrim i lehtë
Pak efekte anësore

Tabela 30.3.

Preparatet kryesore antigjenike

lloji i antigjenit shembuj të vaksinave


organizma të gjallë natyral vaksina (e lisë)
bacili i miut (për tuberkulozin; historik)??

të dobësuar poliomieliti (Sabin; vaksina orale e


poliomielitit)*, fruthi*, shytat*, rubeola*, ethet e
verdha 17D; lija e dhenve (virusi herpes 3 human,
BCG (për tuberkulozin)*
organizma jo të viruse poliomieliti (Salk)*, tërbimi, gripi, hepatiti A,
gjallë por të tifoja
padëmtuar
baktere *pertusi, tifo, kolera, murtaja
fragmente polisaharidet pneumokoku, meningokoku, Haemophilus
nënqelizore kapsulore influenzae

antigjenët e hepatiti B*
sipërfaqes
toksoide tetanosi*, difteria*
ADN rikombinante gjen i klonuar dhe i hepatiti B (derivat i enzimës)
shprehur

gjen i shprehur në eksperimentale


vektorë

ADN eksperimentale

anti-idiotip eksperimentale
*standart në shumicën e vendeve

Figura 30.1.
Figura 30.2.
Vaksinat antibakteriale:

Antigjenët e përdorur mund të përbëhen nga:

1 - baktere të ngordhura si vaksina antipertusis (kundër kollës së mirë) dhe antitifoide apo dhe:

2 - baktere të gjalla të dobësuara (jo patogjene) në kultura speciale. Shembull i rastit të fundit
është vaksina e tuberkulozit (BCG) që realizohet me bacilin e tuberkulozit bovin të dobësuar në
pasazhe suksesive në kulturë in vitro. Imuniteti që jep kjo vaksinë është e tipit qelizor me
ndërmjetësinë e limfociteve T.

3 - një lloj tjetër vaksine bakteriale janë anatoksinat bakteriale që përfaqësojnë ekzotoksina të
cilat kanë humbur toksicitetin nëpërmjet trajtimit me formol dhe nxehtësi por jo
imunogjenicitetin. Të tilla vaksina janë anatoksinat tetanike dhe ato difteritike.

4 – ekstraktet ose fraksionet e baktereve: të tillë janë përdorur për vaksinat antikolerike,
antipneumokoksike, antimeningokoksike dhe antihemofilus. Sot kjo formë po përdoret
gjithmonë e më tepër duke izoluar fraksione imunogjene të këtyre vaksinave sa më të purifikuar
dhe duke i konjuguar me adjuvantë imunogjenë si psh. vaksina antipertusike acelulare apo
vaksina antihemofilike.

Tabela 30.4.

Vaksinat toksike

organizmat vaksina shënime


Clostridium tetani toksinë inaktive (formalinë) tre doza, precipitat i alum???;
rritet çdo 10 vjet

Corynebacterium zakonisht jepet me tetanosin


diphtheriae
Vibrio cholerae toksinë, nën-njësi B disa herë e kombinuar me
organizma të ngordhura

Clostridium perfringens toksinë inaktive (formalinë) për qengjat e porsalindur


Tabela 30.5.

Nën-njësitë e vaksinave
organizmi shënime
virusi virusi i hepatitit B antigjen i sipërfaqes që mund të purifikohet nga
gjaku i transportuesve ose shndërrohet në
enzimë me anë të teknologjisë së ADN
rikombinante
baktere Neisseria meningitidis polisaharidet e kapsulës ose konjugatet e grupit
A dhe C janë të efektshme; grupi B nuk është
imunogjenik
Streptococcus pneumoniae 84 serotipe; vaksinat me polisaharidet e
kapsulës përmbajnë 23 serotipe; konjugatet me
pesë ose shtatë serotipe bakteresh janë të
testuara
Haemophilus influenzae B vaksinat me konjugat të mirë janë të
disponueshme

Vaksinat antivirale:

Antigjenët e përdorur mund të jenë:

1 – Viruse të përafërt me antigjenicitet të kryqëzuar dhe jo patogjene. Shembulli është vaksina e


parë e përdorur që në 1796 nga Jenner që është vaksina e lisë. Virusi i përdorur është ai i lisë së
lopës që s’është patogjen për njeriun.

2 – Viruse të inaktivizuar: të tillë janë vaksina antipoliomielitike injektabël (Salk), vaksina


antirabike si dhe vaksina antigripale.

3 – Viruse të gjallë të dobësuar: Avantazhi i tyre vjen nga fakti që ato persistojnë duke u
replikuar në organizëm pa prodhuar efekte patogjene. Imunogjeniciteti i këtyre vaksinave është
shumë i fortë dhe jetëgjatë. Të tillë janë virusi i poliomielitit i Sabin (oral), i fruthit, rubeolës,
shytave (parotitit).

4 – Fragmentet virale: Vaksina e hepatitit B është shembulli i një antigjeni sipërfaqsor të


purifikuar dhe inaktivizuar.
Tabela 30.6.

Vaksinat me organizma te plote inaktive


sëmundja shënime
viruset poliomeliti preferohet në Skandinavi; e sigurt në?????

terbimi mund të jepet pas ekspozimit me antiserum pasiv

gripi specifik për llojin

hepatiti B vaksinë me virus të dobësuar


bakteret pertusi mund të shkaktojë dëmtim të trurit
(e diskutueshme)

tifo rreth 70% mbrojtje

kolera mbrojtje e dyshimtë, mund të kombinohet me


fragmente toksike
murtaja mbrojtje vetëm për një kohë të shkurtër

ethet Q????? mbrojtje e mirë

Figura 30.3.

Tabela 30.7.
Vaksinat me organizma të gjallë të dobësuar
sëmundja shënime
viruset poliomeliti tipi 2 dhe 3 mund të kthehet, gjithashtu vaksinë
me virus inaktiv
fruthi 80% i efektshëm

shytat

rubeola tani jepet tek të dy gjinitë

ethet e verdha i stabilizuar që në 1937

lija e dhenve kryesisht në leukoza

hepatiti A gjithashtu vaksinë me virus inaktiv


bakteret tuberkulozi i stabilizuar që nga 1961; gjithashtu pak
mbrojtje ndaj leprozës

Tabela 30.8.

Problemet e sigurisë me vaksinat


lloji i vaksinës problemet potenciale (të shembuj
mundshme) të sigurisë
vaksina me virus të kthim të tipit të vjetër veçanërisht Tipi 2 dhe 3 i
dobësuar poliomelitit
disa sëmundje në pacientët me vaksina, BCG, fruthi
imunodeficiencë

infeksion persistent lija e dhenve,

hipersensititivitet ndaj antigjenëve fruthi


viralë

hipersensititivitet (mbindjeshmëri) fruthi, shytat


ndaj antigjenëve të vezës
vaksina me organizma të gjallë (aktivë) poliomelit në të shkuarën
organizma të
ngordhur inaktive kontaminim me enzima??? hepatit B

kontaminim me viruse të kafshëve poliomelit

kontaminim me endotoksina pertusi


Tabela 35.9.

Vaksinat të kufizuar në grupe të caktuara


sëmundja vaksina grupe të përshtatshme
tuberkulozi BCG në vendet e tropikut-që në lindje;
UK-10-14 vjeç; USA-në rastet e
rrezikut

hepatiti B antigjen i sipërfaqes persona në rrezik (mjekët,


infermierët etj.), narkomanë;
homoseksualë meshkuj; tek
individët mbartës të njohur

tërbimi të ngordhur (inaktivë) në rrezik (punëtorët e kafshëve);


pas ekspozimit
meningiti polisaharide udhëtarët
ethet e verdha të dobësuar
tifo, kolera të ngordhur ose me mutacione
hepatiti A të ngordhur ose të dobësuar

gripi të ngordhur në rrezik: të moshuarit


penumokoku polisaharide të moshuarit
pneumonia
lija e dhenve të dobësuar fëmijët me leukoza
Tabela 30.10.

Sëmundjet për të cilat nuk ka vaksina


sëmundjet problemet
viruse HIV variacion antigjenik; imunosupresion?

herpes virus rrezik për riaktivizim? (por lija e dhenve shfaqet


e sigurtë)
adenoviruse, rhinoviruset serotipe të shumta
baktere stafilokoku vaksina të hershme jo të efektshme (antibiotikët
grupi A i streptokokut veprojnë më mirë)

Mycobacterium leprae (BCG jep pak mbrojtje)

Treponema pallidum nuk njihet nga sistemi imun


(sifilisi)

Chlamidia spp. vaksina të hershme jo të efektshme


funge Candida spp. nuk njihet nga sistemi imun (nuk ka përgjigje
Pneumocystis spp. imune)

njëqelizorë malaria variacion antigjenik

tripanozomiaza-sëmundja e variacion antigjenik ekstrem; imunopatologji;


gjumit; sëmundja e Chagas autoimunitet; eksperimente inkurajuese

leishmanioza
krimba skistomiazis eksperimentet në kafshë janë inkurajuese

onchocerciasis nuk njihet nga sistemi imun

IMUNOTERAPIA PASIVE

Principi:

Ai konsiston në injektimin e një individi të antitrupave të sintetizuar në një individ


paraprakisht të imunizuar. Produktet e para kanë qenë serume humane që vijnë nga të sëmurë
konvaleshentë ose kafshë të hiperimunizuara paraprakisht. Në të dy rastet kemi të bëjmë me
seroterapi. Më pas këta serume janë zëvendësuar gradualisht nga gamaglobulina serike të
përftuara me precipitim dhe që janë ose polivalente (globale) me origjinë serike ose placentare,
ose specifike me prejardhje nga subjekte të hiperimunizuar të cilëve u bëhet plazmaferezë.
Tabela 30.11.

Imunoterapia pasive

sëmundjet burimi i antitrupave indikacione

difteria, tetanosi njeriu, kali profilaksi, trajtim

lija e dhenve njeriu trajtim i imunodefiçiencave

gangrenë nga djegja nga kali pas ekspozimit


gazi,botulizmi, kafshimi
gjarprit, thumbi i akrepit
tërbimi njeriu pas ekspozimit (plus vaksina)

hepatiti B njeriu pas ekspozimit

hepatiti A, fruthi grup imunoglobulinash profilaksi (në udhëtime), pas


njerëzore ekspozimit

Përdorimi:

Në përdorimet me karakter terapeutik, objektivi kryesor është shpejtësia e veprimit në një


sëmundje infektive në të cilën nuk mund të pritet të bëhet vaksinimi. Kjo psh. është përdorur në
fruth apo në tetanos në fillim të infeksionit në individë të pavaksinuar.

Në infeksionet e rënda kryesisht në individë të imunodeprimuar, të djegur etj. është


shpesh e nevojshme futja e imunoglobulinave apo plazmës për të ngritur aftësitë mbrojtëse të
imunitetit humoral.

Gjithashtu futja e imunoglobulinave intravenoze është një nga mjetet kryesore terapeutike në
mangësitë imunitare humorale.

Së fundi, një efekt të padiskutueshëm kanë treguar imunoglobulinat polivalente intravenoze në


trombocitopenitë idiopatike dhe në sindromin e Kawasaki si dhe efekti i tyre është duke u
provuar dhe në shumë sëmundje autoimune.
Tabela 30.12.

Imunoterapia jo-specifike
burimi shënime
mikrobial kultura bakteriale i përdorur nga Coley (1909) kundër tumoreve
të filtruara

BCG pak i efektshëm kundër tumoreve


citokinat IFN-α i efektshëm për hepatitin kronik B, hepatitin C,
herpes zoster, papiloma virus, profilaksi ndaj
ftohjes së zakonshme (gjithashtu ndaj disa
tumoreve)

IFN-γ i efektshëm në disa raste ndaj sëmundjes së


granulomatozës kronike, lebrozës, leishmaniozës
(kutane)

IL-2 leishmanioza (kutane)

G-CSF ripërtëritje e palcës kockore pas mjekimeve


citotoksike
inhibitorët e TNF (antagonist) shoku septik
citokinave IL-1 antagonist malarie në gjendje të rëndë (cerebrale)?
IL-10
G-CSF, faktori stimulues i kolonisë granulocitare; IFN, interferon; IL interleukina; TNF,
faktori i nekrozës tumorale

You might also like