You are on page 1of 11

LEKSION NR 8

TEMA: KOMPLEKSI MADHOR I PAJTUESHMËRISË INDORE DHE ANTIGJENËT LEUKOCITARE


TË NJERIUT. NDËRTIMI, LOKALIZIMI DHE FUNKSIONET. MEKANIZMI I PARAQITJES SË
ANTIGJENËVE

PEDAGOGU I LËNDËS:
DR. ERINA LAZRI
-ALERGOLOGE & IMUNOLOGE KLINIKE
 Kompleksi madhor i pajtueshmërisë indore (KMPI) është një kompleks gjenesh që kodohen
në krahun e shkurtër të kromozomit të gjashtë tek njeriu (ku njihet edhe me emërtimin
HLA=Human Leucocyte Antigen).

 Karakteristikë kryesore e këtare gjeneve është polimorfizmi alelik i tyre, pra brenda të
njëjtës specie, grupe të ndryshme individësh bartin alele të ndryshme të lokuseve të
njëjtë!!

 Funksioni kryesor i këtij kompleksi gjenesh është kodimi për molekula membranore në
sipërfaqen e mjaft qelizave të organizmit, molekula të cilat luajnë rol të rëndësishëm në
përgjigjen imunitare!!
KMPI e ndajmë në 3 regjione kryesore gjenetike (regjioni i klasës së I, II, III)!!
Regjioni i klasës së I të KMPI

 Në këtë regjion kemi 7 lokuse, ndër të cilët 3 lokuse janë më kryesoret (HLA-A, HLA-B,
HLA-C) sepse kanë shprehjen qelizore dhe imunogjenicitetin më të lartë!!!

 Këto gjene kodojnë për një varg polipeptid që quhet vargu alfa dhe që është i shprehur në
sipërfaqen e të gjithë qelizave me bërthamë të organizmit!!

 Ky varg përbëhet nga 3 domene ekstraqelizore të cilat janë homologe me domenet e


imunoglobulinave, të cilat duke filluar nga domeni më distal quhen alfa-1, alfa-2, alfa-3!!
 Në nivelin e domenit alfa-3, këtij vargu i bashkohet me lidhje jo-kovalente një varg që quhet beta-2
mikroglobulinë, i cili gjithashtu ka homologji me domenet e vargjeve të imunoglobulinave!!

 Pra molekula e klasës së parë të KMPI përbëhet nga vargu alfa dhe beta-2 mikroglobulina!!

 Në domenin alfa-1 dhe alfa-2 (të cilët kanë polimorfizëm alelik), vendoset polipeptidi antigjenik!!

 Të gjithë qelizat me bërthamë të organizmit shprehin molekulat e klasës së parë të KMPI por më
tepër këto molekula janë të shprehura në qelizat limfoide!!
Struktura e molekulave të klasës së I dhe të II të KMPI-së
Regjioni i klasës së II të KMPI

 Molekulat e klasës së dytë janë gjithashtu glikoproteina transmembranore, janë të përbëra


nga një varg alfa dhe një varg beta.

 Domenet më afër membranës qelizore, ato alfa-2 dhe beta-2, kanë palosjen karakteristike
të imunoglobulinave, ndërsa ato alfa-1 dhe beta-1 i ngjajnë domeneve alfa-1 dhe alfa-2 të
klasës I duke formuar një gropëz ku vendoset polipeptidi antigjenik!!

 Lokuset ku kodohen gjenet e klasës së II të KMPI tek njeriu janë HLA-DP, HLA-DQ, HLA-DR.

 Molekulat e klasës së II të KMPI janë të shprehura kryesisht në Limfocitet B, qelizat


dentridike dhe makrofagët!!
Regjioni i klasës së III të KMPI

 Në këtë regjion kodohen një sërë molekulash të komplementit si dhe të TNF, molekula këto
që nuk janë në sipërfaqen qelizore por në plazëm ose sekretohen nga qeliza të ndryshme të
aktivizuara.
Funksionet e molekulave të KMPI Klasa I

1.Ato funksionojnë si shënjues qelizore të vetes (self marker), të cilat mundësojnë që qelizat e
infektuara të organizmit (ose të transformuara si p.sh nga proçeset tumorale), të njihen nga
limfocitet T të vetëm këtij organizmi!!
Kjo ndodh sepse receptorët TCR të këtyre qelizave janë edukuar në timus që të njohin një
antigjen të huaj vetëm kur ky u paraqitet nga një qelizë antigjen paraqitëse që shpreh në
sipërfaqen e saj molekulat e KMPI së vetes.

2. Funksioni kryesor i molekulave të KMPI të klasës së parë është paraqitja e antigjeneve


endogjene Limfociteve T citotoksike!!
Antigjene endogjene quhen antigjenet që përdorin aparatin biologjik të qelizës për tu
sintetizuar!!
Bëjnë pjesë antigjenët virale, autoantigjenet dhe antigjenet tumorale!!
Limfocitet T citotoksike kryejnë efektin citotoksik mbi qelizën (e të njëjtit organozëm), që i
paraqet antigjenin endogjen të lidhur me molekulat e klasës së I të KMPI!!
Funksionet e molekulave të KMPI të klasës së II

 Funksioni kryesor imunologjik i këtyre qelizave është paraqitja e antigjeneve ekzogjene


Limfociteve T helper!!

 Antigjenët ekzogjene janë ato antigjene që i vijnë organizmit nga jashtë dhe që kanë
aftësinë të shumëzohen në organizëm në mënyrë të pavarur nga aparati biologjik i qelizave
të tij.

 Antigjenet ekzogjene i ndajmë në jashtëqelizorë dhe brendaqelizore.

 Antigjene ekzogjene jashtëqelizore (si psh koket piogjene:streptokoku, pneumokoku,


stafilokoku).

 Antigjene ekzogjene brendaqelizore (si psh mykobakteret, kandida, toksoplazma).


 Dallimi kryesor midis antigjeneve endogjene dhe ekzogjene është se
antigjenet endogjene përpunohen dhe paraqiten nga të gjitha qelizat me
bërthamë të organizmit, ndërsa antigjenët ekzogjene përpunohen dhe
paraqiten vetë nga qelizat e specializuara antigjen paraqitëse, si qelizat
dentridike, makrofagët, limfocitet B!!!

You might also like