You are on page 1of 53

Leksion nr.

14

MEKANIZMAT IMUNOLOGJIKE
TE MBROJTJES

( NDAJ MIKROORGANIZMAVE
JASHTEQELIZORE DHE
BRENDAQELIZORE)

1
Mikroorganizamt jane 2 llojesh dhe jane
mjaft te zgjuara

2
2 llojet e mikroorganizmave patogjene
1. Mikroorganizmat ekstraqelizore, jashteqelizore – jane
antigjene ekzogjene me lokalizim ekstraqelizor
- Mikroorganizmat ekstraqelizore ne baze te permasave
te tyre ndahen ne te medhenj dhe te vegjel
- Ky klasifikim bazohet ne madhesine e
mikroorganizmave dhe diktohet nga fakti nese
mikrorganizmi eshte:
a. aq i vogel sa te mund te fagocitohet nga fagocitet - ky
eshte mikroorganizmi i vogel, ku bejne pjese dhe
bakteriet
b. apo eshte mikrob i madh ekstraqelizore qe nuk mund
te fagocitohen nga qelizat fagocitare, pasi ka permasa
mjaft te medha si p.sh. parazitet
2. Mikroorganizma brendaqelizore – jane antigjene qe
invadojne organizmin tone, qeliza te caktuara te tij
dhe rriten dhe shumezohen brenda tyre 3
2 llojet e mikroorganizmave patogjene

4
2 llojet e mikroorganizmave patogjene

5
Mikroorganizmat ekstraqelizore ne baze te
permasave te tyre ndahen ne te medhenj dhe te
vegjel

6
Mekanizmat
imunologjike te
mbrojtjes
antiinfeksioze ndaj
bakterieve
ekstraqelizore
7
Si realizohet mbrojtja ndaj mikroorganizmave
patogjene ekstraqelizore?
• Ndaj mikroorganizmave ekstraqelizore (me antigjene
ekzogjene me lokalizim ekstraqelizor) mbrojtja
realizohet me ane te imunitetit humoral nepermjet
nderhyrjes se komplementit (rruga klasike) dhe
antitrupave

• Bakteriet patogjene gjate filogjenezes kane zhvilluar nje


sere mekanizmash nepermjet te cilave ato i shpetojne
veprimeve mbrojtese qe ka zhvilluar organizmi yne

• Ne keto mekanizma bejne pjese:


- Evitimi i fagocitozes
- Sfidimi i sistemit te komplementit 8
Ndaj mikroorganizmave ekstraqelizore mbrojtja
realizohet me ane te imunitetit humoral

9
Evitimi i fagocitozes
• Paretet qelizore te bakterieve patogjene jane komplekse
dhe ne mjaft raste rezistente ndaj mekanizmave
mikrobicidale
• Nje faktor i zakonshem me ndihmen e te cilit format
virulente i shpetojne fagocitozes eshte sinteza e nje
kapsule te jashtme, e cila pengon adercen ne qelizat
fagocitare si dhe mbulon ne siperfaqen bakteriale
molekula polisaharidesh, te cilat do te njiheshin nga
receptoret e fagociteve
• P.sh. 10 pneumokoke te inkapsuluar mund te vrasin nje
mi, por nese kapsula hiqet atehere duhen 10000 bakterie
per kete qellim
• Disa mikroorganizma sekretojne ekzotoksina qe
``helmojne`` leukocitet
10
Sfidimi i sistemit komplementar
• Qelizat normale te gjitareve jane te mbrojtura nga
komplementi me ane te protinave rregulluese si CR1,
MCR, DAF, te cilat realizojne shkaterrimin e C3
konvertazes
• Bakteriet nuk i kane keto mekanizma rregullatore dhe si
rrjedhim dhe ne mungese te antitrupave shumica e tyre
aktivizojne rrugen alterne te komplementit duke
stabilizuar C3bBb konvertazen ne siperfaqet e tyre.
Sidoqofte, kapsulat bakteriale ne pergjithesi jane
aktivizues te varfer te rruges alterne te komplementit
• Por, nga ana tjeter disa bakterie kane aftesine te
akselerojne degradimin e C3 ne siperfaqen e tyre
• Disa bakterie te tjera sekretojne enzima qe degradojne
peptide si C5a, i cili luan rol te rendesishem ne
pergjigjen antiinflamatore akute 11
Sfidimi i sistemit komplementar (vazhdim 1)

• Disa specie bakteriale e evitojne lizen duke devijuar


vendin e aktivizimit te komplementit ose mbi nje
proteine te sekretuar ose ne nje pozicion te siperfaqes
bakteriale larg membranes qelizore

• Bakteriet gram-pozitive bartin shtrese te trashe


peptidoglikani, e cila parandalon vendosjen e
kompleksit te sulmit litik C5b-9 ne paretin bakterial
12
Kunderveprimi i organizmit
• Mekanizmat mbrojtes shfrytezojne specifitetin dhe
variabilitetin e molekules antitrupore

• Antitrupat neutralizojne molekulat antifagocitare si


p.sh. ekzotoksinat dhe lidhen ne siperfaqen e
mikroorganizmave duke fokusuar keshtu fiksimin e
komplementit, duke i opsonizuar keshtu per tretje nga
fagocitet si dhe duke i pergatitur per sulmin terminal
nga kompleksi i sulmit membranor te komplementit

• Bakterie te inkapuluara, te cilat i rezisistojne fagocitozes


behen mjaft terheqese ndaj polimorfonukleareve dhe
makrofageve kur mbulohen nga antitrupa
13
Antitrupat neutralizojne molekulat
antifagocitare p.sh. ekzotoksinat

14
Pas fagocitozes nga makrofaget, kompleksi Ag-Ac
shkaterrohet

15
Kunderveprimi i organizmit (vazhdim 1)
• Nenklasat e IgG qe lidhen me fort me receptoret
perkates siperfaqen e fagociteve (si IgG1 dhe IgG3 te
njeriu) e fiksojne gjithashtu mire komplementin
• Nga ana tjeter dhe C3b qe aktivizohet ne siperfaqen e
bakterit ka nje rol te rendesishem opsonizues
• Komplekset imune qe permbajne C3b shprehin nje
aderence imune ne receptoret CR1 te komplementit ne
eritrocite duke formuar keshtu agregate qe
transporohen me pas ne melci per t´u fagocituar
• Receptoret CR1 per C3b jane gjithashtu te pranishem
ne neutrofile, makrofage, limfocite B si dhe ne qelizat
folikulare dentritike
• Se bashku me receptorin CR3 ato kane pergjegjesine
kryesore per pastrimin nga komplekset imune qe
16
permbajne C3
Bakteri vishet nga antitrupa qe kane funksion te
rendesishem opsonizues (favorizues te fagocitozes) per
makrofaget

17
Kunderveprimi i organizmit (vazhdim 2)
• Disa shtame te bakterieve gram – negative, te cilat kane
nje paret te jashtem lipoproteinash jane te ndjeshme ndaj
veprimit baktericidal te serumit te fresket qe permban
antitrupa
• Antitrupi fillon zhvillimin e nje lezioni me ndermjetesine e
komplementit, i cili nga ana e tij lejon veprimin e lizozimes
serike ne paretin e brendeshem prej peptidoglikani te
bakterit duke shkaktuar vdekjen e qelizes
• Aktivizimi i komplementit nepermjet bashkeveprimit te
antitrupit me bakterien do te gjeneroje prodhimin e
anafilatoksinave C3a dhe C5a qe cojne ne daljen
ekstravazale te perberesve te serumit duke perfshire ketu
me teper antitrupa, dhe duke nxitur migrimin kemotaktik
18
te polimorfonukleareve, gje qe ndihmon fagocitozen
Aktivizimi i komlementit nga Ac (antitrupat)
qe veshin bakterin

19
Sistemi imun sekretor ndihmon mbrojtjen e
mukozave te jashtme
• Lidhja e viruseve dhe bakterieve me qelizat epiteliale te
mukozave eshte esenciale per realizimin e
patogjenicitetit te tyre
• Antitrupat e klases IgA perbejne mbrojtjen specifike te
sekrecioneve mukoze, loteve, peshtymes, sekrecioneve
nazale, zorres, bronkeve, duke mbuluar bakteriet dhe
viruset dhe duke parandaluar keshtu aderencen e tyre
ne epitelin e mukozave
• Gjithashtu, ne makrofaget dhe polimorfonuklearet
ekzistojne receptore me afinitet te larte per IgA, te cilet
realizojne fagocitozen e mikroorganizmave te mbuluar
me IgA 20
Sistemi imun sekretor ndihmon mbrojtjen e
mukozave te jashtme (vazhdim 1)
• Ne qofte se nje agjent infeksioz arrin te kaloje barrieren
e IgA, ai bie ne vijen tjeter te mbrojtjes se mukozave qe
perbehet nga IgE
• Eshte per t´u shenuar qe shumica e IgE-ve serike vjen
pikerisht nga plazmocitet e mukozave dhe e
limfonodulave qe i drenojne ato
• Megjithese ne perqendrime mjaft te ulta IgE eshte e
lidhur fort me receptoret ndaj Fc perkates ne siperfaqe
te mastociteve
• Kontakti me antigjenin con ne clirimin e mediatoreve te
cilet mobilizojne ndermjetes te tjere ne pergjigjen imune
duke gjeneruar si perfundim nje reaksion inflamator
akut 21
Sistemi imun sekretor ndihmon mbrojtjen e
mukozave te jashtme (vazhdim 2)
• Keshtu, histamina duke rritur permeabilitetin vaskular
shkakton daljen ekstravazale te IgG dhe te
komplementit ne vatren inflamatore, ndersa faktoret
kemotaktike te neutrofileve dhe eozinofileve terheqin
qelizat efektore te nevojshem per te eliminuar
komplekset e formuar nga agjenti infeksioz te mbuluar
me IgG dhe C3b

• Lidhja e ketyre komplekseve me receptoret Fc gamma


dhe C3b te makrofageve lokale do te coje ne sekretimin
e peptideve te tjere qe do rrisin me tej permeablitetin
vaskular dhe mobilizimin kemotaktik qelizor 22
Sistemi imun sekretor ndihmon mbrojtjen e
mukozave te jashtme (vazhdim 3)
• Ne qofte se mikroorganizmi eshte teper i madh per t´u
fagocituar, vrasja e tij realizohet nepermjet nje
mekanizmi ekstraqelizor qe pason lidhjen e
komplekseve imune me receptoret e fagociteve per Fc
gama. Ky mekanizem i quajtur citotoksicitet me
ndermjetesi qelizore, ADCC (Antibody dependent cell –
mediated citoxity), vartes nga antitrupat nderhyn ne
infeksionet parazitare
• Pra ekziston nje paralelizem i qarte midis rrugeve me te
cilat anafilatoksinat me prejardhje komplementare nga
njera ane dhe IgE nga ana tjeter perdorin per te nxitur
mastocitet drejt amplifikimit lokal te mbrojtjes ndaj
23
inflamacionit
24
Mekanizmat imunologjike
te mbrojtjes antiinfeksioze
ndaj bakterieve
brendaqelizore si dhe ndaj
viruseve e paraziteve

25
Mbrojtja ndaj bakterieve me lokalizim
brendaqelizor
• Disa lloj bakteriesh si p.sh. mycobacteri i tuberkulozit
dhe i lepres, brucela apo listeria arrijne t´i shpetojne
sistemit imunitar duke u strehuar pikerisht ne
makrofaget
• Keto fagocite mononukleare jane shume te pershtatshem
per keto lloj mikroorganizmash, sepse makrofaget jane
mjaft te levizshem dhe me ane te tyre infeksioni mund te
perhapet ne te gjithe organizmin
• Gelltitja e bakterieve te opsonizuara lehtesohet nga
mbulimi i tyre me IgG dhe C3 fale receptoreve perkates
• Pas futjes se tyre ne makrofag ato e sfidojne kete duke
devijuar aftesine baktericidale te makrofagut ne disa
menyra qe jane si vijojne 26
Mbrojtja ndaj bakterieve me lokalizim
brendaqelizor (vazhdim 1)
• Mykobakteri i TBC p.sh. inhibon fuzionimin e
lizozomeve me vakuolen fagocitare qe permban bakterin
e fagocituar
• Listeria monocitogjene perdor nje lizine te vecante per t
´i shpetuar fagolizozimit dhe per te qendruar lirisht ne
citoplazmen e fagocitit
• Mackaness vuri ne dukje rendesine e imunitetit me
ndermjetesi te qelizave T per vrasjen e
mikroorganizmave brendaqelizore. Kafshet e infektuara
me doza te moderuara te M. tuberculosis e perballojne
infeksionin dhe behen imune ndaj futjeve te mevonshme
te ketij bacili. Ky imunitet mund te transferohet ne nje
marres normal tjeter te paimunizuar me ane te
limfociteve T, por jo te makrofageve apo te serumit te
27
nje dhenesi te imunizuar
Mbrojtja ndaj bakterieve me lokalizim
brendaqelizor (vazhdim 2)
• Ne formen tuberkuloide te lepres kemi nje gjendje
hiperndjeshmerie me ndermjetesine e limfociteve T qe
vihet re me reaksionin pozitiv te vonuar ndaj lepromines

• Kemi pra nje predominim te pergjigjes imunitare me


limfocite T te tipit Th1, megjithese keta te fundit nuk
arrijne te crrenjosin semundjen

• Si rrjedhoje kjo forme e semundjes karakterizohet nga
lezione me vatra ne te cilat kemi nje numer te paket
mikroorganizmash te gjalle
28
Forma tuberkuloide e lepres

29
Mbrojtja ndaj bakterieve me lokalizim
brendaqelizor (vazhdim 3)
• Forma lepromatoze karakterizohet nga lezione ne te
cilat kemi nje numer te madh mikroorganizmash te
gjalle brenda makrofageve
• Ne kete forme kemi nje reaktivitet te paket te limfocitesh
T ndaj ketyre bakterieve dhe si rrjedhoje prova e
lepromines eshte negative
• Ajo qe mbizoteron ne kete forme eshte pergjigja me
limfocite T te tipit Th2 dhe si rrjedhoje kemi plazmocite
te shumta me nivel te larte antitrupash ne qarkullues qe
nuk kane efekt mbrojtes, sepse bakteriet jane brenda
makrofageve
• Pra eshte e qarte qe eshte imuniteti qelizor luan rol
mbrojtes ndaj M. leprae dhe jo imuniteti humoral 30
Lepra

31
Mbrojtja ndaj bakterieve me lokalizim
brendaqelizor (vazhdim 4)
• Kur monocitet kalojne ne inde te ndryshme per t´u
transformuar ne ´´makrofage´´ rezistente ato jane ne
gjendje qetesie si persa i perket shprehjes se receptoreve
siperfaqesore ashtu dhe funksionit te tyre

• Makrofaget mund te aktivizohen nga stimuj te


ndryshem

• Makrofaget e vatrave inflamatore jane mjaft te rritur ne


madhesi, ne permbajtje me hidrolaza acide, me sekretim
te proteazave neutrale si dhe me funksion fagocitar
32
Mbrojtja ndaj bakterieve me lokalizim
brendaqelizor (vazhdim 5)
• Aftesia e ketyre makrofageve inflamatore per te
ushtruar vrasje te mikroorganizmave brendaqelizore
arrihet vetem kur ata stimulohen ne nje stad tjeter,
aktivizimi kesaj rradhe behet nga faktoret e aktivizimit
te makrofageve qe prodhohen nga limfocitet T specifike
te aktivizuar. Nder keta faktore dallohen interferoni γ
(IFN γ)

• Makrofagu i aktivizuar eshte nje nga qelizat me te


fuqishme te organizmit, i afte per te kryer nje sere
funksionesh mjaft te rendesishme ne inflamacion si
vijon: 33
Faktoret e aktivizimit te makrofageve qe
prodhohen nga limfocitet T specifike

34
Mbrojtja ndaj bakterieve me lokalizim
brendaqelizor (vazhdim 6)
Makrofagu i aktivizuar kryen nje sere funksionesh e
merr pjese ne:
- Inflamacion dhe temperature nepermjet prodhimit te IL-
1, TNF α etj.
- Aktivizim limfocitar: perpunim i antigjenit, paraqitja e
antigjenit, prodhim i IL-1
- Cikatrizim indor
- Demtim indor
- Aktivitet mikrobicidal
- Aktivitet tumoricid

• Mekanizmi i imunitetit me ndermjetesi qelizore eshte tani


i qarte 35
Mbrojtja ndaj bakterieve me lokalizim
brendaqelizor (vazhdim 7)
• Specifiteti i kesaj pergjigje qendron ne nivel te
limfociteve T specifike per antigjenin, i cili paraqitet i
perpunuar ne siperfaqen e makrofagut te infektuar
• Si pasoje e njohjes nga ana e kloneve te limfociteve Th1
te percaktuesve antigjenike specifike per to, do te kemi
clirimin e citokinave nga ana e ketyre limfociteve dhe si
rrjedhoje aktivizimin e makrofageve rajonale qe fitojne
keshtu aftesine te vrasin mikroorganizmat e fagocituar
• Po shpesh makrofaget e infektuar nuk arrijne dot te
realizojne vete vrasjen e mikroorganizmave qe kane
fagocituar. Ne kete rast nderhyjne limfocitet citotoksike
CD8 (+) dhe CD4 (+), te cilet bashke me qelizat NK [te
aktivizuar nga IL2 te prodhuar nga LT CD4 (+)]
36
realizojne vrasjen e ketyre makrofageve ´´te paafte´´
Mbrojtja ndaj bakterieve me lokalizim
brendaqelizor (vazhdim 8)
• Mikroorganizmat e cliruar me pas nga shkaterrimi i
ketyre makrofageve fagocitohen dhe vriten nga
makrofage te rinj te mobilizuar rishtaz dhe te aktivizuar
• Duke patur parasysh keto mundesi potenciale te
imunitetit me ndermjetesi qelizore lind pyetja se perse
disa individe nuk arrijne te crrenjosin infeksionet me
mikroorganizma brendaqelizore si p.sh. mykobakteriet e
lepres apo tuberkulozit, apo te tjere megjithese kane nje
pergjigje te instaluar Th1
• Nje studim i bere ne minj tregoi se kontrolli i rezistences
apo prekshmerise nga keto infeksione realizohet ne 2
alele te ndryshme te nje gjeni te vetem autozomal
37
dominant
Mbrojtja ndaj bakterieve me lokalizim
brendaqelizor (vazhdim 9)
• Gjendja e rezistences eshte e lidhur me nje gjendje te
aktivitetit te larte baktericidik te makrofagut e pavarur
kjo nga limfocitet T. Makrofaget e llojeve rezistente
kane nje shprehje me te rritur te antigjeneve te Kl. II te
KMPI, aktivizohen me lehte nga IFN γ dhe stimulojne
me mire limfocitet T

• Makrofaget e llojeve me te prekshem paraqesin nje efekt


supresor me te madh ndaj proliferimit te limfociteve T
nga antigjenet mykobakteriale

38
Mbrojtja ndaj bakterieve me lokalizim
brendaqelizor (vazhdim 10)
• Kur organizmi ka veshtiresi te eliminoje ne menyre
efikase mikroorganizma intraqelizore si mykobakteriet
per shembull pergjigja kronike imune me ndermjetesi
qelizore ndaj tyre do te coje ne akumulimin e
makrofageve te dendur te cilet clirojne faktoret
angiogjenike dhe fibrogjenike dhe stimulojne formimin
e indit granulomatoz dhe se fundi te fibrozes
• Makrofaget e aktivizuar nen stimulin ndofta dhe te IL-4
transformohen ne qeliza epiteloide dhe fuzionojne ne
qeliza gjigande
• Granuloma qe rezulton perfaqeson nje tentative te
organizmit per te izoluar vatren e inflamacionit kronik
39
Imuniteti ndaj infeksioneve virale
• Gjate dyluftimit te vazhdueshem me sistemin imun,
viruset i ndryshojne vazhdimisht antigjenet siperfaqesore
te tyre
• P.sh. ne rastin e virusit te gripit, mutacionet apo
ndryshimet minore te antigjenicitetit te hemaglutinines
(proteine siperfaqesore virale, nepermjet te ciles virusi
kapet ne qelizat qe i infekton me pas) ndodhin nepermjet
ndryshimeve pikesore te nukleotideve te genomes virale
(drift), ndersa ndryshime madhore (shift) realizohen
nepermjet shkembimeve te materialit gjenetik me viruse te
tjere qe infektojne specie te tjera
• Ndersa ´´drift-i´´ nuk pengon imunitetin mbrojtes
ekzistues, ´´shift-i´´ e ndryshon plotesisht
imunogjenicitetin (cilesia qe ka Ag per te bashkevepruar
me organizmin) dhe si pasoje e gjithe popullata qe ai
infekton eshte e pambrojtur nga ky virus 40
Imuniteti ndaj infeksioneve virale (vazhdim 1)
• Antitrupat qarkullues realizojne mbrojtjen ativirale. Kjo
verehet sidomos ne infeksionet virale ne te cilat koha e
inkubimit eshte relativisht e gjate si p.sh. ne rastin e
poliomelitit apo te rabies (terbimit)
• Antitrupat qarkullues qofte dhe ne perqendrim te ulet i
neutralizojne viruset ne rrugen e tyre jashteqelizore me
ose pa bashkepunimin e komplementit
• Ne disa semundje virale, si ne grip apo ne rrufen e
zakonshme koha e inkubacionit eshte e shkurter pasi
organi shenje i virusit eshte i njejte me porten e hyrjes dhe
nuk kemi faze te ndermjetme te rruges qe pershkon virusi
• Per kete arsye nuk ka kohe per nje pergjigje antitrupore
paresore dhe keshtu prodhimi i shpejte i IFN (interferonit)
eshte mekanizmi me i rendesishem i mbrojtjes antivirale 41
Imuniteti ndaj infeksioneve virale (vazhdim 2)
• Por ndonese titri i Ac serike ndaj ketyre viruseve mund
te jete i ulet, ky nivel mund te jete i larte ne sekrecionet
lokale te mukozave te infektuara si p.sh. ne mukozat
bronkiale apo nazale
• Kjo i dedikohet indit limfoid te lidhur me mukozat ne te
cilin ndodhen antitrupa antivirale (kryesisht te klases
IgA) te cilet mund te jene ne titer te larte ne sekrecionet
mukoze dhe mund te luajne rol te rendesishem sidomos
ne riinfeksionet e mepasme
• Persa i perket rrufave te zakonshme, per fat te keq
riinfeksionet e mepasme jane nga viruse me
antigjenicitet te ndryshem nga ai i pari dhe prandaj dhe
imuniteti i pergjithshem ndaj rrufave te zakonshme
eshte veshtire te arrihet
42
Ndaj viruseve me lokalizim brendaqelizor vepron
imuniteti me ndermjetesi qelizore (limfocitet T)
• Antitrupat lokale apo sistemike mund te bllokojne
perhapjen e viruseve citolitike te cilet clirohen nga qeliza
bujtese sapo kjo eshte vrare nga ky virus

• Por vetem antitrupat, jane zakonisht te paafte te


mbrojne nga viruset te cilet dalin ne forme sythi nga
qeliza e infektuar dhe ketu menjehere infektojne qelizen
prane pa qendruar ne hapesiren jashteqelizore

• Ne kete grup perfshihen viruset: ortomikso (v. i


influences), herpes (simplex, varicela-zoster, citomegalo,
Ebstein-Barr= EBV), paramikso (parotiti, fruthi), virusi
i rubeoles etj. 43
Ndaj viruseve me lokalizim brendaqelizor vepron
imuniteti me ndermjetesi qelizore (limfocitet T) – vazhdim 1
• Rendesia e imunitetit me ndermjetesi qelizore per t´u
sheruar nga infeksioni me keto lloj virusesh nenvizohet
nga pamundesia e femijeve me mangesi primare te
limfociteve T per te luftuar keto viruse, ndersa te
semuret me mangesi te antitrupave por me imunitet
qelizor te paprekur i luftojne ata me sukses
• Njohja e qelizes se organizmit te infektuar nga nje virus
dhe vrasja sa me e hershme e saj jane dobiprurese per
mbrojtjen nga ky virus
• NK, qelizat qe marrin pjese ne pergjigjen imune te
lindur luajne nje rol te rendesishem ne mbrojtjen ndaj
ketyre viruseve (virusi i variceles, EBV, etj.) 44
Ndaj viruseve me lokalizim brendaqelizor vepron
imuniteti me ndermjetesi qelizore (limfocitet T) –
vazhdim 2
• Siperfaqja e nje qelize te infektuar nga viruse te
ndryshem peson modifikime qe e bejne me atraktive per
qelizat NK

• Keto te fundit, pas kontaktit membrane me membrane


me qelizen shenje realizojne vrasjen e kesaj te fundit ne
menyre jospecifike per antigjenin

• Prodhimi i INFγ gjate infeksionit viral mbron lokalisht


qelizat nga ky infeksion, por aktivizon gjithashtu dhe
qelizat NK si dhe nxit shprehjen e molekulave te KMPI
ne keto qeliza 45
Ndaj viruseve me lokalizim brendaqelizor vepron
imuniteti me ndermjetesi qelizore (limfocitet T) – vazhdim 3
• Limfocite T citotoksike luajne nje rol te rendesishem ne
mbrojtjen antivirale duke vrare qelizat e infektuara nga
virusi qe i sensibilizon ato dhe duke qene specifike vetem
per ato qeliza qe kane KMPI te klases I te ketij individi
• Veprimi i tyre kerkon sigurisht nje sensibilizim paraprak
gjate te cilit gjenerohen LT citotoksike specifike, te cilet ne
nje kontakt te dyte me te njejtin virus aktivizohen me
shpejtesi duke penguar perhapjen e virusit
• Pas nje infeksioni natyral viral kemi nje pergjigje imune te
fituar si me antitrupa ashtu dhe me limfocite T citotoksike
e cila eshte mjaft afatgjate ndersa imunizimi artificial
p.sh. vaksinimi me viruse te vrare te influences prodhon
antitrupa, por jo limfocite T citotoksike dhe mbrojtja
46
eshte afatshkurter
Limfocite T citotoksike vrasin qelizat e
infektuara nga viruset

47
Ndaj viruseve me lokalizim brendaqelizor vepron
imuniteti me ndermjetesi qelizore (limfocitet T) –
vazhdim 4
• Antitrupat antivirus veprojne dhe me ane te nje
mekanizmi tjeter - ADCC (Antibody dependent cell
citoxity) ku perseri futet ne loje mekanizmi vrases i
qelizave NK (Qelizat NK lidhen me qelizen shenje me
ane te IgG qe mbulojne qelizen shenje, pasi qelizat NK
kane receptore per fragmentin Fc te IgG)

• Edhe komplementi mund te marre pjese eliminimin e


pjesezave virale ne ciklin e tyre ekstraqelizor
48
Qelizat NK lidhen me qelizen e infektuar nga virusi me ane
te IgG qe mbulojne qelizen shenje dhe realizojne
shkaterrimin e saj

49
Pergjigja imune ndaj infeksioneve parazitare
• Parazite (pushtojne inde te organizma te gjalle, rriten,
ushqehen aty) jane te llojeve te ndryshem dhe i ndajme ne:
- Parazite protozoare, jane gjallesa njeqelizore heterotrofe,
organizma qe nuk mund te zhvillohet ne menyre te
pavarur, dhe qe e sgurojne energjine dhe ushqimin
nepermjet substancave organike te gatshme. Ne kete grup
bejne pjese: plasmodiumi, leshmania, tripanozoma,
toksoplazma
- Parazite shumeqelizore ose helmintet – ne kete grup bejne
pjese: shistozomat, trikinela, askaridet, oksiuret, etj,
- Pergjigja imune ndaj cdo paraziti eshte mjaft e gjere, por
ne pergjithesi pranohet se kur paraziti invadon gjakun
pergjigja kryesore eshte humorale, ndersa ndaj paraziteve
qe rriten brenda indeve (p.sh. leshmania, toksoplazma)
zakonisht imuniteti mbrojtes eshte qelizor 50
Pergjigja imune ndaj infeksioneve parazitare
(vazhdim 1)
• Nje shenje karakteristike e reaksionit imun ndaj
infeksioneve mund te jete dhe eozinofilia nga (e nxitur
nga IL-5) dhe rritja e nivelit serik te IgE-ve (e nxitur
nga IL-4)

• Pra duket se kemi nje pergjigje imune me vartesi nga


TH2 (qe prodhon IL-4, IL-5)

• Sekretimi lokal i IgE nga depertimi i parazitit rrit


inflamacionin lokal te nevojshem per mobilizimin e
metejshem te faktoreve humorale mbrojtes nga sektori
intraqelizor 51
Pergjigja imune ndaj infeksioneve parazitare
(vazhdim 2)
• Eozinofilet luajne nje rol mbrojtes nepermjet
citotoksiciteetit me vartesi nga antitrupat, ata kane
receptore per pjesen Fc te IgG dhe nepermjet tyre
lidhen me parazite te mbuluar me IgG
• Si pasoje, granulat e eozinofileve (proteina madhore
bazike) kalojne ne brendesi te parazitit duke provokuar
ngordhjen e ketij te fundit
• Te dhena te tjera kane treguar se ne citotoksicitetin
antitrup-vartes te eozinofileve marrin pjese dhe IgE-te
dhe IgA-te
• Per parazite me lokalizim intraqelizor si toxoplazma
gondi mbrojtja behet me LTh1 dhe makrofage.
Limfocitet prodhojne citokina si IFNγ dhe TNF alfa qe
52
stimulojne makrofaget
Eozinofili dhe qeliza te tjera lidhen me qelizen e infektuar
nga me ane te Ac qe mbulojne qelizen shenje

53

You might also like