You are on page 1of 68

REPUBLIKA E SHQIPERSIE

UNIVERSITETI ALDENT
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

Lenda: ETIKA DHE DEONTOLOGJIA MJEKESORE

Pedagogu i lendes: Msc.Mirela Tushe

Universiteti ALDENT
Page 1
Etika

Etika në kuptimin e përgjithshëm, konsiderohet si tëresi e normave të


sjelljes.

Është morali i një shoqërie, i një klase të caktuar apo i një grupi shoqëror. Ajo
është disiplina që studjon parimet e moralit. Etika Mjekesore (EM) studjon
normat e sjelljes, parimet morale të punonjësve të shëndetësisë në veprimet e
tyre profesionale. Është rregullator i sjelljeve të punonjësve të shëndetësisë.
EM zbatohet vetem për individët që ushtrojnë këtë profesion dhe që në këtë
kuadër kanë detyrime, përgjegjësi dhe të drejta. Ajo kërkon dhe krijon pastërti
morale tek profesionistët. EM konsiderohet si disiplinë filozofike që trajton
sidomos vlerat, parimet dhe normat e moralit profesional mjekësor dhe te
shëndetësisë, në shoqërinë njerëzore deri tek individi i veçantë.

Principet etike themelore janë:

Principi i bamirësisë: karakterizon gjithë moralin dhe është i bashkëndarë, në


princip por jo në aplikimin e tij. Sipas këtij principi duhet bërë përherë një
veprim që të sjellë përmirësim të pacientit dhe të mos e keqësojë atë. Ky
princip mund të hyjë në konflikt me principin e autonomisë dhe lirisë së
personit. P.sh nevoja per të operuar një të sëmurë kundër dëshirës së tij për t'i
shpëtuar jetën. Nga ky princip rrjedh norma morale e "plotësimit të nevojave
themelore njerëzore".

Universiteti ALDENT
Page 2
• Principi i mos – keqberjes: do të thotë që gjatë ndërhyrjeve mjekësore nuk
arrijmë të përmirësojmë gjendjen e të sëmurit, të paktën të mos e
keqësojmë atë. Si mund ti bëhet keq pacientit? Mund t'i bëhet keq në
mënyrë të pafajshme (dëmtimi i të sëmurit nuk është qëllim por ndodh) për
motive nga më të ndryshmet: neglizhencë, pakujdesi, mungesë
kompetence. Mund ti bëhet keq me qëllim: abuzim fizik, abusim seksual,
abuzim psikologjik, të injoruarit e pacientit.

• Principi i autonomisë: bazohet në respektimin e vullnetit të çdo individi për


të marrë pjesë në vendimet që kanë të bëjnë me ndërhyrjet mbi shëndetin
e tij. Nga ky princip rrjedhin edhe nevoja e informimit të sëmurit për
gjëndjen dhe ecurinë e sëmundjes së tij në mënyre që pjesëmarrja në
vendim të jetë sa më e efektshme dhe e bindur.

• Principi i besueshmërisë: bazohet në domosdoshmërinë e ndershmërisë,


përkushtueshmërisë dhe mbajtjen e fjalës së dhënë. Nga ky princip rrjedhin
normat morale të "Respektimit të sekretit profesional dhe respektimit të i
privatësisë (intimitetit).

• Principi i vërtetësisë: bazohet në faktin që secili nga punonjësit mjekësorë


duhet të jenë gjithmonë në kërkim të së vërtetës dhe ta mbështesin atë.

• Principi i shenjtërisë së jetës njerëzore: është një ndër pricipet më


themelore të shëndetësisë dhe hyn në skenë kur bëhet fjalë për ndërhyrje
që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me jetën e njeriut: aborti, eutanazia,
ashpërsimi terapik. Brenda këtij principi hyn edhe koncepti i Cilësisë së
Jetës.

• Principi i drejtësisë: ka të bëjë me detyrimin moral që çdo individ ka të


veprojë në mënyrë të drejtë dhe të ndershme ndaj çdo personi tjetër. Ka
shumë raste kur ky princip hyn në skenë sidomos kur rezervat financiare të
institutit mjekësor janë të reduktuara dhe duhet vendosur së cili pacient
duhet trajtuar. Në këtë rast përdoren disa kritere: të shpëtohet jeta që
është më e dobishme për shoqërinë, të shpëtohet jeta e pacientit më të ri,
t'i lihet gjithçka rastësisë.

Universiteti ALDENT
Page 3
Deontologjia

Deontologjia është konsideruar si tërësia e detyrave të përcaktuara në


ushtrimin e profesioneve të ndryshme.
Deontologjia Mjekesore (DM). siguron zbatimin e drejtë të profesionit
mjekësor në një shoqëri të caktuar, që nga ana e saj rregullohet nga morali,
ligjet dhe e drejta.

• DM një disiplinë kryesisht praktike është një bashkësi parimesh dhe


rregullash që ekipi mjekësor është i detyruar të zbatojë dhe të respektojë
gjatë ushtrimit të profesionit mjekësor.

Etika Mjekësore dhe Deontologjia Mjekësore

• Këto dy terma Etika Mjekësore (EM) dhe Deontologjia Mjekësore (DM)


megjithëse të dallueshme qartë nga njëra-tjetra. janë të lidhura ngushtë
midis tyre.
• Në shumicen e lëndeve studiohen së bashku duke u bërë kështu objekt i
disiplinës së "'Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore".
• Në praktikën mjekësore dhe atë pedagogjike-mjekesore ato zakonisht
trajtohen së bashku, ndërsa në praktikën disiplinore mjekësore dhe në atë
mjeko-ligjore, zakonisht trajtohen veçmas. EM dhe DM, lidhen në radhë të
parë me të drejten për shëndet, që përbën një nga të drejtat themelore të
qënies njerëzore. Disiplina e EM dhe DM është e lidhur ngushtë jo vetëm
me shkencën e mjekesisë, por edhe me shumë lëndë të tjera, si ato të
drejtësisë, filozofisë, sociologjisë. Psikologjisë, etj.

EM përveç aspekteve teorike trajton marrëdhëniet e profesionistëve


shëndetësor nga ana morale-etiko-juridike që studiohen në disa nivele:

• Në marrëdhënien e personelit mjekësor me të sëmurin e familjarët e tij.


• Në marrëdhëniet midis profesionistëve të grupeve të kujdesit shëndetsor
• Në marrëdhëniet me publikun dhe komunitetin si dhe me shoqërinë dhe
strukturat e saj shtetërore ose jo shtetërore sipas përkatësisë.

Universiteti ALDENT
Page 4
EM trajton parimet themelore në këto marrëdhënie si: autonominë,
bamirësinë, mirbërësinë dhe drejtësinë shoqërore të cilat përbëjnë skeletin
mbi të cilin ndërtohen parimet e kësaj shkence shoqërore.

EM respekton jetën, shëndetin, dinjitetin e çdo pacienti si dhe autonominë e


tij të plotë në vendimmarrjen për problemet e shëndetit, siguron konsentin e
pacientit, pëlqimin e pacientit pas informimit dhe sqarimit të plotë
ndërgjegjesues nga ekipi kurues, siguron ruajtjen e sekretit profesional.

Morali mjekësor nuk lejon dhe as pranon, shfrytëzimin e epërsisë së pozicionit


të privilegjuar që ka profesionisti në mjekësi, në marrëdhëmen me pacientin
apo familjarin e tij, për të përfituar moralisht dhe materialisht në mënyrë të
padrejtë, të pamerituar, të palegjitimuar dhe abuzive.

DM si një etikë e veçantë me profil zbatimor, trajton detyrimin mjekësor, në


marrjen dhe mbajtjen e përgjegjësive për veprimet apo mosveprimet e duhura,
përmbushjen e standardeve në kujdesin mjekësor, sigurinë e mundshme ndaj
rrjedhojave rrezikuese apo dëmtimeve të jetës dhe shëndetit në shërbimet
mjekësore publike dhe në ato private.

DM garanton zbatimin korrekt e kurdoherë të ligjshmënsë, ligjit, të kodit


deontologjik dhe të gjitha rregullave juridiko- administralive që lidhen me
etikën dhe moralin mjekësor, ruajtjen e qëndrueshme të frymës kolegjiale,
ekipore të kujdesit në ushtrimin e profesionit, ku secili ka rolin dhe detyrat e
veta të veçanta profesionale.

Njëkohësisht EM dhe DM trajtojnë në pjesët e tyre speciale probleme etiko-


jundike të vdekjes, teprimit terapeutik, të mjekimeve paliative, të gjendjes
vegjetative, të eksperimentimit te njeriu dhe transplantimeve, inseminimin
artificial, fekondimin in vitro, të drejtat e të sëmurëve, të drejtat e fëmijëve të
sëmurë, veçoritë e të drejtave të sëmurëve mendorë, keq ushtrimin e
mjekësisë, gabimin mjekësor, pakujdesinë mjekësore, krimet mjekësore, etj.

Universiteti ALDENT
Page 5
EM është e detyrueshme për t'u mësuar e studiuar dhe të zbatohet në
praktiken e përditshme në shërbimin ndaj publikut dhe ndaj pacientëve.
Profesionistët bazohen në shkencën mjekësore dhe në ndërgjegjen e tyre. Ata
duhet të bëjnë çdo gjë që është në duart e tyre, për të respektuar dhe
mbrojtur traditat më të vyera të profesionit mjekësor dhe për të praktikuar
vazhdimisht një standard të lartë profesional dhe një sjellje etike të
përshtatshme ndaj të sëmurit, familjarëve dhe ndaj çdo personi tjetër që
kërkon ndihmë.

Çfarë është Bioetika?

Fjala "Bioetikë" vjen nga greqishtja e vjetër " bios"- jetë e "ethos" – etike,
moral, Pra, etika, morali i jetës, mënyra se si ne e shohim jetën, vlerën që ne i
japim asaj.

Bioetika është studimi sistematik i përmasave morale duke përfshirë këtu


vizionin moral, vendimet, mënyrën e sjelljes, udhëzimet etj - të shkencave dhe
të mjekësisë duke vënë në punë një mori metodash etike nën një
këndvështrim ndërdisiplinor.

Bioetika lind si një nevojë e natyrshme për të dhënë shpjegim moral, udhëzime
juridike, njerëzore e politike mjaft problemeve teknologjike, mjekësore,
teknologjike dhe bioteknologjike që duhet të përballojë njerëzimi.

Bioetika ndahet në:

Universiteti ALDENT
Page 6
• Bioetika e Përgjithshme që merret me studimin e bazave etike, është
diskutimi mbi vlerat dhe principet themelore të etikës. Studion burimet
dokumentare të bioetikës (e drejta ndërkombëtare, deontologia, ligji).
Thelbi i bioetikës së përgjithshme është filozofia morale dhe antropologjia.

• Bioetika e Veçantë (Speciale) që analizon probleme të rëndësishme qoftë


në ambjentin mjekësor, qoftë në ambjentin biologjik: inxhenjeria gjenetike,
aborti, eutanazia, ekperimentimi klinik, klonimi human, shtazor e bimor,
organizmat e modifikuara gjenetikisht. Problemet e bioetikës speciale
zgjidhen në kuadrin llogjik të bioetikës së përgjithshme.

• Bioetika Klinike bën analizën konkrete të praktikës kryesore të rasteve të


ndryshme klinike, tregon se cilat janë vlerat që duhet te kihen parasysh,
cilat jane rrugët që duhen ndjekur pa modifikuar vlerat morale.

Metoda e kërkimit shkencor në Bioetikë...

Është një gjë themelore për Bioetikën, për të mos krijuar keqkuptime dhe
mbivendosje te pajustifikuara nga pikëvështrime të ndryshme shkencore,
dallimi i të paktën tre niveleve problemesh:

• Problemet metafizike (ose konceptuale) që kanë të bëjnë me realitetet e


fundme (Zoti, pavdekësia e shpirtit, kuptimi i të qënurit, egzistencës etj)
dhe analiza konceptuale e nocionieve: personi, uni, vdekja, koha, jeta;

• Problemet empirike (ose shkencore):

• Problemet e vlerave (ose etike).

Konsenti (Pëlqimi) i pacientit për mjekim

Universiteti ALDENT
Page 7
Konsenti i pacientëve për t'u ekzaminuar dhe marrë mjekim është zanafilla që
lejon të zhvillohet shkëmbimi midis pacientit dhe personelit mjekësor.
Egzistenca e marrëdhënieve të vazhdueshme nënkupton që konsenti i
pacientëve për t'u ekzaminuar dhe mjekuar, zakonisht duhet nënkuptuar më
tepër sesa shprehet. Për mjekësinë, konsenti është i pranuar, p.sh me hapjen e
gojës për ekzaminim, ofrimin e dorës për matjen e tensionit arterial, marrjen e
gjakut, ose me takimin me punonjësin shëndetësor dhe dhënien e
informacionit rreth sëmundjes. Është gabim të pranohet se konsenti, është i
lidhur vetëm me fillimin e një ekzaminimi ose mjekimi.

Konsenti është një proces dhe jo një ngjarje. Është i rëndësishëm dhe duhet të
vazhdojë diskutimi midis pjesëmarrësve në konsent. Respekti për tjetrin dhe të
drejtat e tij, qëndron në zemrën e problemit të konsentit. Të drejtat diktojnë
që çdo njeri që është kompetent, duhet të vendosë vetë se çfarë ndodh në
trupin e tij. Konsenti mund të jetë i nënkuptuar ose i shprehur qartë. Ai mund
të merret gojarisht ose të shkruhet në një mënyrë formale. Konsenti i pacientit
duhet të jetë vullnetar, i lire nga presionet dhe të arrihet nga një kompetencë
për të vendosur. Konsenti bazohet mbi informacionin e dhënë nga klinicistët e
ekipit mjekues. Që konsenti të jetë i argumentuar, pacienti duhet të njohë
çfarë variantesh mjekimi janë të përshtatshme për të, si edhe të ketë
mundësinë të zgjedhë. Kështu një nga arsyet kryesore për kërkimin e konsentit
të pacientit, ka qenë gjithmonë të sigurojmë që pacienti është i përgatitur, në
mënyrë të veçantë rreth alternativave të mjekimit të rekomanduara nga
mjeku, sipas nevojave individuale të tij. E logjikshme është që një pacienti t'i
tregohet çfarë po bëhet tek ai, që ai të marrë kurajë dhe të vendosë për
gjendjen në të cilën ndodhet. Në të kaluarën, shmangia e zemërimit të
pacientit është parë si një arsye, për të mos u treguar atyre ndërlikimet e plota
as të gjendjes së tyre, ose të varianteve të ndryshme të mjekimit.

Disa herë vetëm të afërmve të tyre u është dhënë informacion i rezultateve të


mundshme.

Disa pacientë, mund të jenë në gjendje të marrin disa vendime për mjekim, të
tjerë jo. Individët jo kompetentë, mund të kenë preferencat e tyre brenda
varianteve të përshtatshme dhe ato duhen përshtatur. Të afërmit e të sëmurit,
Universiteti ALDENT
Page 8
mund të luajnë një rol të rëndësishëm duke ndihmuar në vendimin e pacientit,
por asnjë person tjetër nuk mund të japë konsentin në vend të një adulti (të
rrituri) tjetër.

Konsenti nga të afërmit e një pacienti të pazotin, mbart disa pesha legale të
veçanta. Pikëpamjet e të afërmve të pacientëve, janë të rëndësishme për aq sa
ata besohen që janë të interesuar për mirëqenien e të sëmurit, dhe që mund
të jenë në gjendje të reflektojnë preferencat e pacientit, në kohën kur pacienti
nuk është në gjendje ta shprehë atë. Përveç rëndësisë morale dhe simbolike të
çuarjes përpara të vetëvendosjes së pacientit, bashkëveprimi me pacientin
është kërkesë shumë praktike. Konsenti ka dy qëllime, një klinik dhe tjetri legal.
Qëllimi klinik rrjedh nga fakti që në disa raste bashkëpunimi i pacientit dhe
besimi në efektshmërinë e mjekimit është një faktor i madh kontribues në
suksesin e mjekimit. Mungesa e sigurimit të konsentit të tillë jo vetëm që nuk
do të lejojë përparimin e pacientit dhe stafit mjekësor por zakonisht do ta bëjë
atë shumë të vështirë për të administruar mjekimin. Qëllimi legal është krejt i
ndryshëm. Ai është të sigurojë ata të interesuar (shqetësuar) në mjekimin me
një mbrojtje nga një akuzë kriminale sulmuese ose pretendim civil për dëmtim
ose cënim të personit. Në konsent vend të rëndësishëm zënë diskutimet.
Cilësia dhe qartësia e informacionit që jepet është e një rëndësie të madhe. Kjo
është më e rëndësishme sesa thjesht të kesh një firmë mbi një letër. Format e
refuzimit janë të pavlera n.q.s pacientit nuk i është dhënë informacion i
mjaftueshëm të bëjë një vendim vërtet të informuar në kohën e firmosjes.

Konsenti është kërkesë e domosdoshme e mjekimit, por ka disa gjendje të


pazakonta ku pacienti nuk mund të japë konsent. Të tilla janë:

• Urgjencat mjekësore.
Punonjësit e shëndetësisë shpesh përballen me situata urgjente ku nuk ka
as kohë as mundësi për të marrë konsentin. P.sh. kur një pacient i
pavetëdijshëm pasi mund të jetë në komë, kërkon mjekim urgjent në
repartin e urgjencës. Në të tilla rrethana mjeku ka të drejtë të kryejë
mjekimin e nevojshëm për të shpëtuar jetën dhe shëndetin e pacientit dhe
pa konsentin e të sëmurit.

Universiteti ALDENT
Page 9
• Minorenët.
Adultët (të rriturit) marrin vendimin për fëmijët, derisa fëmijët të kërkojnë
mjaft sqarime për të vendosur për veten e tyre.

• Aftësi e dëmtuar.
Pacientët që vuajnë nga sëmundje mendore, janë me aftësi të dëmtuar.
Pacientët me paaftësi mendore, nuk mund të përjashtohen nga përfitimet e
mjekimeve. Aftësia për konsent mund të preket nga disa faktorë si
dhembje, lodhje, etj.

• Pacientët e vështirë ose të dhunshëm.


Në praktikën mjekësore janë raportuar edhe rastet e dhunës ose
kërcënimit kundër mjekëve apo personelit tjetër mjekësor. Raste të tilla
ndodhin si në spital edhe në praktikën e përgjithshme. Pacientë të tillë nuk
mund të lihen pa mjekim kur ata kanë nevojë për të. Sipas rrethanave mund
të gjenden zgjidhje të ndryshme. Disa herë të sëmurët nuk janë të
dhunshëm fizikisht por kanë një të folur fyese në një mënyrë që mund të
mërzisin stafin mjekësor dhe pacientët e tjerë. Në disa raste, sjelljet e
dhunës dhe kundërshtimet mund të jenë simptoma të sëmundjes së
pacientit ose efekt anësor i mjekimit, jashtë kontrollit të pacientit. Në këto
raste mund të përdoren masat terapeutike me preparate qetësues.
Kërkohet kujdes i madh, sidoqoftë duhet të sigurohemi që masat e
ndërhyrjes janë kryesisht në interes të sëmurit apo janë përdorur vetëm kur
nevojitet të shmanget dëmtimi i të tjerëve. Është e papranueshme të
kërkojmë lëvizjen e një pacienti vetëm sepse ky person është sjellë keq në
një rast të mëparshëm.

• Konsenti në kontekstin e mësimdhënies


Është marrë si i vërtetë disa herë, që kërkimi ose dhënia e mjekimit në një
spital mësimdhënës nënkupton dhënien e konsentit nga pacientët në një
varg masash të cilat zakonisht lidhen me mësimin.Është e vërtetë, sidoqoftë,
që pacientët nuk janë gjithmonë të ndërgjegjshëm ndaj praktikave mjekësore
dhe nuk mund të supozohet që nënkuptohet marrëveshja me ta. Është e
rëndësishme që të informohet pacienti rreth praktikave të tilla dhe të
kërkohet konsenti i shprehur i tyre pasi praktikat mjekësore mund të
përfshijnë praninë e studentëve në konsultimet.

Universiteti ALDENT
Page 10
• Konsenti i informuar për mjekimet në eksperimentim dhe kërkimet
shkencore
Kur propozohet një studim klinik, pacientëve u nevojitet të dinë rreth
avantazheve dhe gabimeve të mjekimit tradicional si edhe mundësitë e
proves. Në çdo situate të procedurave rriskuese dhe cënuese, kujdesi më i
madh duhet treguar në kuptimin e pacientit për të. Konsenti i shkruar duhet
kërkuar për të gjitha kërkimet shkencore. Është krejt e mundshme për
profesionistët në mundësitë e tyre të përçojnë te pacienti një përmbledhje të
informacionit të vlefshëm. "Deklarata e Helsinkit", kërkon që çdo person
duhet informuar në mënyrë të mjaftueshme për qëllimet, metodat, përfitimet
e parashikuara dhe dëmtimet kryesore të studimit dhe shqetësimet që mund
të sjellë. Në kodin e Nurembergut, ky element kërkon që përpara dhënies së
një zgjidhjeje të pohuar pozitivisht nga subjekti eksperimental, i duhet bërë e
njohur atij natyra, zgjatja dhe qëllimi i eksperimentit, metodat dhe mënyrat
me të cilat ajo do të drejtohet, të gjitha vështirësitë dhe dëmtimet e
arsyeshme që mund të priten, dhe efektet mbi shëndetin e tij ose pamjen që
mund të vijë nga pjesëmarrja e tij në eksperiment.

Të drejtat e pacientit
Përpjekje të ndryshme janë bërë të krijohet një listë ose një pasqyrë (tabelë) e
të drejtave të pacientit. Gjuha për të drejtat presupozon se të tjerë kanë detyrë
të shikojnë ose ndjekin respektimin e të drejtave. Sidoqoftë disa të drejta
mund të jenë absolute derisa të drejtat mund të ndikojnë pozitivisht ose të
bëjnë konflikt me të njëjtën të drejtë të të tjerëve. Në deklaratën e Lisbonës
(1981) të Shoqatës Mjekësore Botërore, vihet theksi në deklarimin e të
drejtave të pacientëve.

• E drejta e autonomisë dhe zgjedhjes.


Autonomia e pacientit nënkupton aftësinë e tyre për të zgjedhur lirisht dhe
kontrolluar me aq sa të munden çfarë po ndodh me ta. Respekti për
autonominë e pacientit ka qenë një nga principet bazë të mjekësisë moderne.
Në disa diskutime e drejta e pacientit për autonomi është parë në një farë
mënyre të jetë në konflikt me besimin e cila në mënyrë ideale duhet të
ekzistojë midis personelit mjekësor dhe pacientëve. Sidoqoftë koncepti i
autonomisë dhe besimit nuk janë gjithmonë të kufizuar reciprokisht. Besimi
Universiteti ALDENT
Page 11
dhe autonomia janë të mbështetura dhe të ngritura me dialog dhe komunikim
të ndjeshëm. Rëndësi ka komunikimi me pacientin dhe kuptimi i pikëpamjeve
të tyre. Pacientët duhet të sigurohen që mjekët propozojnë variantet e
mjekimit duke pasur në mendje interesat e pacientit. Mundësia për konsent në
mjekim është e kundër balancuar dhe nga një e drejtë e pacientit për ta
refuzuar atë. Pacientët mund të zgjedhin mjekun ose personelin tjetër
mjekësor të tyre. Në të njëjtën mënyrë, mjekët, personeli tjetër mjekësor janë
të lirë të pranojnë ose të refuzojnë një të sëmurë, por të kushtëzuar në zotimet
e detyrimeve të tyre profesionale, sic janë: urgjencat ku personeli mjekësor
është i kufizuar etikisht për të dhënë mjekim urgjent dhe në rastin e një
komuniteti të izoluar ku ata janë i vetmi burim për këshilla dhe shërbim
mjekësor.

•E drejta e fshehtësisë

Fshehtësia është një e drejtë thelbësore e cila lejon individët të


vendosin në cilën mënyrë dhe shtrirje, informacioni rreth vetes së
tyre ndahet me të tjerët. Kontrolli personal është në thelb të
legjislacionit duke u dhënë mundësinë pacientëve të lejojnë
në regjistrimet dhe raportimet shëndetësore. Vetëpërcaktimi në këtë
pikëpamje është gjithashtu kryesor në ruajtjen e dinjitetit dhe ndershmërisë
personale. Sidoqoftë në këto raste interesi i publikut duhet parë si më i
rëndësishëm sesa fshehtësia e një individi, por faktet mund të bëhen subjekt i
shqyrtimit të hollësishëm nëse ka një nevojë të vërtetë për përhapje. Me vend
ka qenë thënia: "Ka një ndryshim të madh midis çfarë është në interes të
publikut dhe çfarë ka interes publik". Në rastet e informimit mjekësor, janë të
mundshme aktive të dy interesat, publik dhe privat, në kërkesën për
konfidencialitet. Diferencimi midis të dyjave, mund të jetë i vështirë. Kur
pacientët kanë interesa individuale që detajet e tyre mjekësore të mos
përhapen tek të tjerët, atje është e mundshme të jenë prezent interesat e
publikut. Praktikat mjekësore të mira i bëjnë pacientët të jenë në gjendje të
diskutojnë hapur me mjekun aspekte mjaft të gjera të shëndetit të tyre duke
kuptuar që detajet do të mbahen sekret. Ndonjë përhapje në kundërshtim me
interesat personale është gjithashtu shumë e dëmshme në interesat e publikut

Universiteti ALDENT
Page 12
që kur ai mund të dekurajojë shkëmbimet e sinqerta në të ardhmen. Koncepti i
konfidencialitetit shkon që në kohën e Hipokratit dhe më tej dhe vazhdimisht
është rideklaruar në kode të ndryshme, përfshi kodin ndërkombëtar të Etikës
Mjekësore, e cila thotë që "ekipi mjekësor duhet të mbajë konfidencialitet
absolut mbi të gjitha sa ai di rreth pacientit të tij, edhe pas vdekjes së pacientit.
"Të gjitha ç'ka ai di për pacientin," shkon më tej formulimit të zakonshëm "të
gjitha që ekipi mjekësor mëson në praktikën profesionale", dhe është një
këshillë në përsosje më shumë sesa një këshillë praktike. Pacientët kanë të
drejtë të shpresojnë që informacioni rreth tyre do të mbahet në besim nga
ekipi mjekësor i tyre. Konfidenca është kryesore për besim midis personelit
dhe pacientëve. Pa u'siguruar rreth besueshmërisë, pacienti mund të mos ketë
dëshirë t'i japë mjekut informacionin që nevojitet me qëllim që të sigurojë
kujdes të mirë. N.q.s ju kërkohet të jepni informacion rreth pacienfit, ju duhet
të kërkoni miratimin e pacientit për të hapur informacionin kudo që të mundni,
nëse ju gjykoni që pacienti mund të identifikohet nga përhapja e informaciomt.

T'i kërkosh pacientit pëlqimin në përhapjen e informacionit është pjesë e


komunikimit të mirë midis personelit mjekësor dhe pacientëve, dhe është një
pjesë e rëndësishme e autonomisë dhe fshehtësisë së pacientit.

• E drejta e informimit

Respektimi i informimit të pacientit ka marrë një rëndësi pas luftës së II


Botërore. Pacientët kanë të drejtë të informohen rreth gjendjes ose sëmundjes
nga e cila ata vuajnë. Informacioni është i dobishëm nëse ai është siguruar në
një mënyrë të kuptueshme për dëgjuesit dhe me një ritëm që marrësi mund ta
përpunojë atë. Informacioni mjekësor duhet t'u prezantohet në një mënyrë të
kuptueshme dhe përfshin informacionin rreth diagnozës, varianteve dhe
rezultateve të mjekimit, efektet anësore të zakonshme ose serioze të tij,
kohëzgjatjen e mjekimit. Pacienti duhet informuar rreth ndonjë risku që rritet
në mjekim dhe mund të jetë e rëndësishme për të. I duhen shpjeguar risqet
dhe përfitimet e alternativave të mjekimit dhe të mos mjekimit.

Në deklaratën e Lisbonës deklarohet pozicioni kryesor se: "Pacienti ka të drejtë


të pranojë ose refuzojë mjekimin pasi ka marrë një informacionin e

Universiteti ALDENT
Page 13
përshtatshëm". Sesa pak apo shumë informacion është i mjaftueshëm, kjo
ndryshon për secilin pacient. Nga këndvështrimi etik duhet dhënë aq
informacion sa pacientit i nevojitet ose dëshiron.

• E drejta për një vdekje të mirë

Pacientët kanë të drejtë të kujdesemi me një profesionalizëm të ndjeshëm, të


kujdesshëm, e cila do synojë të kuptojë nevojat e pacientit dhe të mbështet
pacientët që përballen me vdekjen. Mjekimi i pacientëve që janë duke vdekur
duhet bazuar në të njëjtat principe etike si ato te pacientëve të tjerë, duke
respektuar të njëjtat të drejta të autonomisë dhe konfidencialitetit. Njerëzit që
janë duke vdekur kërkojnë kujdes dhe dhembshuri shtesë, por të drejtat e tyre
nuk mund te jenë më të rëndësishme se të të tjerëve. Pacienti nuk ka thjesht
një të drejtë për sigurimin e një kujdesi në stadet terminale, por gjithashtu
pacientët kanë të drejtë të zgjedhin një vdekje me zgjedhjen e eutanazisë
vullnetare. Pacientët kanë të drejtën të lejohen të vdesin me dinjitet kur ata
nuk dëshirojnë mjekim të mëtejshëm. Respekti për autonominë e pacientit dhe
konfidencialitetit nuk duhet të jenë më të pakta në stadet e fundit të jetës së
njeriut, se në stadet e tjera.

•E drejta për mbështetje dhe përkrahje në të drejtat e tij

Në Kodin tonë të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore detyrat e profesionistit


në mjekësi ndaj të sëmurit përmblidhen në kreun e dytë nga nenet 12- 33. Në
qershor 2003 Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë, ka hartuar kartën për të
drejtat e pacientit mbështetur mbi të drejtat e pacientit të theksuara dhe nga
institucionet ndërkombëtare.

Sipas kësaj karte të gjithë pacientët kanë të drejtën e mjekimit.

•Kanë të drejtën e kujdesit për shëndetin e tyre. Ta përfitojnë atë sipas


nevojave, si në rastet akute ashtu edhe në rastet kronike, pa marrë parasysh
aftësinë e tyre për të paguar.

•Të respektohen si qenie njerëzore; të vetëvendosin.

Universiteti ALDENT
Page 14
•Të integritetit fizik dhe mendor, të sigurimit të personit të tyre.

•Të kenë vlerat e tyre morale, kulturore, dhe të respektohen bindjet e tyre
fetare dhe filozofike.

•Të kërkojnë mbrojtjen e shëndetit të tyre, marrjen e masave parandaluese


ndaj sëmundjeve.

•Të respektimit të privatësisë.

•Të informohen plotësisht për gjendjen e tyre shëndetësore, procedurat


mjekësore të propozuara, rreziqet dhe përfitimet nga këto procedura. Pasojat
e mostrajtimit. Diagnozën dhe prognozën e saj, progresin e mjekimit.
Informacioni duhet t'u komunikohet në përshtatje me aftësinë e tyre për të
kuptuar duke shmangur përdorimin e terminologjisë teknike, të
papërshtatshme.

•Pacientët duhet të kenë mundësinë të marrin një opinion të dytë.

•Çdo e dhënë e pacientit duhet të mbrohet. Çdo informacion për gjendjen


shëndetësore të pacientit, diagnozën, trajtimin dhe çdo informacion tjetër të
karakterit personal, duhet të mbahet e fshehtë edhe pas vdekjes.

•Kur pacienti pranohet në një institucion shëndetësor duhet të informohet për


identitetin dhe statusin profesional të personelit të shërbimit si edhe rregullat
me të cilat do të ketë të bëjë gjatë kohës së qëndrimit dhe kurimit të tyre në
këto institucione.

•Është e domosdoshme të merret pëlqimi i pacientit përpara çdo ndërhyrjeje


shëndetësore.

Të mos pranojnë ose të ndërpresin çdo ndërhyrje mjekësore. Pasojat e


mospranimit ose ndërprerjes së ndërhyrjes mjekësore duhet t'u shpjegohen
me kujdes.

Të zgjedhin ose të ndryshojnë mjekun e tyre ose personat e tjerë të shërbimit


mjekësor.

Të njihen me kartelat mjekësore dhe çdo dokument tjetër që ka të bëjë me


diagnozën e tyre, duke pasur të drejtën për të marrë kopjen e tyre.

Universiteti ALDENT
Page 15
Të përfaqësohen në çdo nivel së sistemit të shërbimit shëndetësor, për
çështjet që kanë të bëjnë me planifikimin dhe përmirësimin e shërbimeve.

Të kenë mbështetjen e familjes, të afërmve, miqve gjatë trajtimit dhe kujdesit


në institucion.

Kujdes human deri në fund dhe të vdesin me dinjitet.

RRETH KONVENTËS SË TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE BIOMJEKËSISË

Përpara se të kalojmë në paraqitjen përmbledhëse të dispozitave të Konventës


së të Drejtave të Njeriut dhe Biomjekësinë, po japim një informacion të
shkurtër përgjithësues që i përket të Drejtave e Njeriut dhe atyre të Pacientit.

Fillimisht diçka për të drejtat themelore të pacientëve

Në kuadrin e të drejtave të njeriut, në thelb, të drejtat themelore të


pacientëve, duhen vështruar në një pamje të dyfishtë: së pari, që ata të
marrin trajtimin e duhur mjeko-shëndetësor, dhe, së dyti, të respektohen
integriteti, dinjiteti dhe intimiteti i tyre gjatë trajtimit. Që të dyja, efiçienca
mjekësore nga njëra anë, dhe, të drejtat e njeriut nga ana tjetër, kërkojnë që
pacientët të kenë të drejtën e tyre për t’u vetëpërcaktuar dhe për të vendosur
lidhur me shëndetin e vet.

Trajtimi i suksesshëm mjeko-shëndetësor parakupton si kusht të


domosdoshëm në radhë të parë, një marrëdhënie pacient-mjek, në të cilën
pacienti të arrijë të marrë një informacion të mjaftueshëm dhe plotësisht të
kuptueshëm nga mjeku, që më pas ai vetë të ketë mundësi të vendosë vetë në
mënyrë të pavarur, se çfarë zgjedhje do të bëjë. Përvojat e botës së qytetëruar
kanë vërtetuar se, pacientët që marrin pjesë aktive në zgjedhjen e opsioneve

Universiteti ALDENT
Page 16
të trajtimit të vet, janë më të prirur për të ndjekur me rregullsi porositë
mjekësore, në dobi të shëndetit të vet.

Të drejtat e pacientëve që janë përfshirë në legjislacionin përkatës, si p.sh.: e


drejta e shprehjes të KONSENTIT TË INFORMUAR (pëlqimit për çfarë do të
bëhet me të); e drejta e LIRISË TË ZGJEDHJES nga pacienti të mjekut (dhe
personelit) dhe e institucionit të KSh ku dëshiron të trajtohet; e drejta e
KONFIDENCIALITETIT dhe e NJOHJES me dokumentacionet mjekësore; etj.,
synojnë të sigurojnë që zgjidhjet e problemeve të pacientëve lidhur me
opsionet e mundshme të trajtimit, të arrijnë të bëhen në realitet pjesë në
trajtimet mjekësore të tyre. Kjo d.m.th. që të mund të arrihet që çdo njeri të
jetë në gjendje ta ushtrojë këtë të drejtë gjatë gjithë kohës së ecurisë të
trajtimit të vet mjekësor.

Ndonëse të drejtat e pacientëve trajtohen plotësisht me hollësi në dokumente


zyrtare ndërkombëtare, ne po sjellim më poshtë, për lexuesit e këtij materiali,
vetëm një listë me disa të drejta më kryesore të pacientëve:

1. E drejta për mbrojtjen e jetës


2. E drejta për mbrojtjen e Shëndetit nëpërmjet Kujdesit Shëndetësor (KSh)
dhe të vetëpërcaktimit
3. E drejta për akses të barabartë në sistemin e KSh
4. E drejta për zgjedhje të lirë për ofruesit e KSh (mjek, fizioterapeft,
infermier, mami, farmacist, stomatolog, laborant, etj.)
5. E drejta për zgjedhje të lirë të institucionit (të mundshëm) shëndetësor
6. E drejta për shtrim në spital sipas indikacioneve (gjendjes dhe nevojës)
mjekësore
7. E drejta për shërbime parandaluese - përfshirë Edukimin pë Shëndetin
(EpSh), për shërbime trajtuese, shërbime riaftësuese dhe/ose shërbime
paliative
8. E drejta për shprehjen nga pacienti të Konsentit të Informuar (KI)
9. E drejta për t’iu ruajtur kurdoherë fshehtësia dhe konfidencialiteti
10. E drejta për refuzimin e marrjes/vazhdimit të ndihmës mjeko-
shëndetësore
11. E drejta e transferimit në një shërbim/institucion tjetër

Universiteti ALDENT
Page 17
12. E drejta e daljes vullnetarisht nga institucioni i KSh
13. E drejta për t’u ankuar për KSh
14. E drejta për t’iu respektuar integriteti në KSh
15. E drejta për t’iu respektuar dinjiteti në KSh
16. E drejta e mosdiskriminimit
17. E drejta për t’iu respektuar intimiteti në KSh
18. E drejta për informim për gjendjen shëndetësore
19. E drejta për tërheqjen e Miratimit (Konsentit) të trajtimit
20. E drejta për njoftim paraprak rreth ecurisë së pritshme të sëmundjes
21. E drejta për t’u njohur me dokumentacionet shëndetësore
22. E drejta për t’u larguar nga institucioni shëndetësor
23. E drejta për të marrë pjesë në planifikimin dhe vendimmarrjen për
zhvillimin e shëndetësisë në komunitet e më gjerë
24. E drejta për të vdekur me dinjitet.

Përfitimi i këtyre të drejtave duhet të jetë i sigurt për të gjithë, pa asnjë


diskriminim.

Respektimi i kësaj karte nga institucionet shëndetësore përbën objektivin e


punës së Sektorit të Sigurisë të të Drejtave të Pacientit, Menaxhimit të
Rreziqeve dhe Gabimeve Mjekësore, në Qendrën Kombëtare të Cilësisë,
Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, në Shqipëri. Kjo
qendër, QK-CSA-ISh, është një strukture e re e Ministrisë së Shëndetësisë, me
autonomi tekniko-profesionale në vendimmarrjet e saj. Është krijuar në
Shtator 2005. Është ngritur për të mbështetur Ministrine e Shëndetësisë në
zbatimin e strategjisë Nacionale Shëndetësore afatgjatë, në përmirësimin e
vazhdueshëm të cilësisë së sistemit tonë shëndetësor. Në edukimin dhe
trajnimin e personelit mjekësor dhe partnerëve të tjerë, në lidhje me cilësinë e
kujdesit mjekësor dhe krijimin e një kulture të re për të.

QK-CSA-ISH në Shqipëri, Sektori i Sigurisë të Drejtave të Pacientit, Menaxhimit


të Rreziqeve dhe Gabimeve Mjekësore, ka përpiluar dhe karten e të drejtave
tëfëmijëve të shtruar në spital. Sipas kësaj karte, fëmija shtrohet në spital,
vetëm në rastet kur kujdesi për të cilën ai ka nevojë nuk mund ti ofrohet në
shtëpi ose në spitalin ditor. (për arsye mjekësore, ekonomike apo
shoqërore).Fëmija ka të drejtën të ketë pranë njërin prej prindërve ose
kujdestarin e tij ligjor, gjatë kohës së qëndrimit në spital. Spitali inkurajon

Universiteti ALDENT
Page 18
prindërit të qëndrojnë pranë fémijëve të tyre, duke ofruar të gjitha lehtësirat e
mundshme të akomodimit. Prindërit dhe fëmijët e tyre (sipas moshës), kanë të
drejtë të informohen mbi sëmundjen dhe trajtimin në mënyrë të kuptueshme
dhe të përshtatshme. Çdo vendim mbi shëndetin e fëmijës udhëhiqet nga
interesi më i lartë i fëmijës, dukë synuar pakësimin apo zbutjen në minimum të
stresit fizik, emocional, psikologjik dhe të dhimbjes mbi fëmijën.

Çdo fëmijë duhet të mbrohet nga çdo lloj ekzaminimi dhe trajtimi të
panevojshëm. Shërbimi shëndetësor parësor dhe spitalor organizohen në
mënyrë të tillë që të sigurojnë për fëmijët vazhdimësinë e kujdesit. Prindërit
informohen mbi rregullat e jetës në spital me qëllim që të marrin pjesë aktive
në përkujdesjet ndaj fëmijës së tyre. Fëmijët e shtruar kanë të drejtë të
vizitohen nga të afërmit e tyre, për të cilët nuk ka kufizim moshe. Prindërit dhe
fëmijët e tyre kanë të drejtën për pjesëmarrje në të gjitha vendimet lidhur me
kujdesin shëndetësor që i ofrohet. Për t'u bërë pjesë e procesit të trajtimit pa
dallim dhe nënvleftësim, ata informohen më pare në mënyrë të kuptueshme
dhe të përshtatshme mbi sëmundjen dhe trajtimin që u ofrohet.

Fëmijët nuk duhet të shtrohen në pavijonin e të rriturve. Për të përfituar nga


lojërat, kënaqësitë dhe aktivitetet edukuese, fëmijët duhet të qëndrojnë së
bashku me fëmijët e tjerë që kanë të njëjtat nevoja të zhvillimit. Spitali u ofron
fëmijëve një mjedis të parashikuar posaçërisht, të pajisur, të sigurtë për të
plotësuar jo vetëm nevojat mjekësore, por edhe ato për lojëra, zbavitje dhe
aktivitete. Fëmijëve u ofrohet kujdesi nga një personel i kualifikuar dhe me
aftësi për t'iu përgjigjur nevojave fizike, emocionale, psikologjike dhe të
zhvillimit si të fëmijëve dhe të familjarëve të tyre. Gjatë gjithë kohës fëmijët
trajtohen me takt dhe mirëkuptim. Në çdo rrethanë respektohet intimiteti i
fëmijëve.

Shoqëria e hapur, grupi i kujdesit shëndetësor dhe promocioni i shëndetit.

Universiteti ALDENT
Page 19
Shoqëria e hapur mund të konsiderohet përgjithësisht ajo shoqëri ku njerëzit,
edhe pse të ndryshëm në pikëpamje dhe në interesa, bashkëjetojnë dhe
ndërveprojnë në marrëdhënie juridiko-civile me njëri tjetrin dhe me të tjerët,
duke zbatuar ligjet dhe normat shoqërore me transparence dhe me një
tolerance shoqërisht të pranueshme. Në shoqëritë e hapura, përveç
organizmave të ndryshme të pushteteve qendrore dhe vendore, institucioneve
dhe enteve shtetërore, si dhe sektorit privat, funksionojnë edhe shumë lloj e
organizmash të individëve dhe të bashkësive. Këto lloj organizmash përfshihen
me termin "Shoqëri Civile", si shprehje e zhvillimit dhe e ndjenjës se qytetarisë.
Këto organizime janë konsideruar si organizma joqeveritare dhe ngrenë zërin e
qytetarëve dhe të bashkësive me qëllim që të ndihmojnë ushtrimin në
praktikë, të të drejtave dhe lirive të tyre. Ato përkufizohen si "bashkime
vullnetare" të njerëzve, që organizohen për të vepruar bashkërisht, në
vazhdimësi, për të gjetur në mënyrë demokratike zgjidhjet në problemet që
synon organizata nëpërmjet partneriteteve me aktorë të tjerë sipas
përkatësisë. Të tilla janë organizatat e ndryshme të pacientëve me sëmundje
kronike që ndërgjegjësohen dhe motivohen. Organizata Botërore e
Shëndetësisë orienton në organizimin e shoqatave të pacientëve, për të
vepruar në mënyrë të pavarur si pale e trete në marrëdhënien pacient-kujdesje
shëndetësore. Organizatat e vetë pacientëve ndihmojnë në proceset e
informimit dhe edukimit të pacientëve dhe qytetarëve, ndjekjen e pacientëve
në trajtim, vetëmbështetjen e tyre dhe përfaqësimin të pacientëve si pale në
kujdeset mjekësore. Gjithashtu organizatat e grave, e të moshuarve me logon
"E ardhmja e të gjithëve ndërtuar nga të gjithë", kontribuojnë në plotësimin e
të drejtave të anëtarëve të tyre në kujdesjet mjekësore. Brenda konceptit të
Shoqërisë Civile ekzistojnë dhe disa lloj organizmash të profesionistëve, nga të
cilët më kryesoret janë shoqatat, sindikatat dhe entet publike të
profesionistëve. Shoqatat e profesionistëve kanë synime kryesisht edukative-
profesionale, sindikatat synojnë mbrojtjen e të drejtave lidhur me punën dhe
punësimin, ndërsa entet publike të profesionistëve synojnë mundësimin e
kontrollit të vetë entit të tyre mbi standartdet e profesionalizmit. Zhvillimi dhe
përhapja në dekadat e fundit e parimeve të Promocionit të Shëndetit, në
sistemet shëndetësore dhe sociale, si edhe përfshirja e tyre për vënien në jetë
në politikat e vetë shoqërisë dhe të bashkësive, përbëjnë sfidën më të madhe

Universiteti ALDENT
Page 20
të shekullit të ri në drejtim të shëndetit. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka
pranuar dhe rekomanduar këtë përkufizime:

Shëndet - kuptojmë gjendjen e një mirëqenie të piote fizike, mendore, e


sociale dhe jo thjesht mungesën e sëmundjeye dhe gjymtimeve.

Mjekësi - kuptojmë tërësinë e aplikimeve të shkencave biomjekësore dhe të


shkencave të tjera me synimin për ta shëndoshur të sëmurin, duke e trajtuar
atë në tërë kompleksitetin si "qënie njerëzore".

Shëndetësi - kuptojmë tërësinë e aplikimeve të të gjitha arritjeve të njerëzimit,


në një shoqëri të caktuar, në të mire të mbarëvajtjes e të mirëqënies
shëndetësore të të gjithë shoqërisë.

Nga këto përkufizime, kuptohet që mbrojtja e përmirësimi i shëndetit, nuk janë


probleme e detyrë, thjeshtë e personelit mjekësor e shëndetësor. Janë edhe
vetë njerëzit që në mënyrë të ndërgjegjshme, individuahsht ose si grup, duhet
të njohin faktorët rriskues për shëndetin (gjatë procesit të edukimit), dhe të
dinë të veprojnë për ta mbrojtur atë. Gjerësia e problemeve të shëndetit e
vendos edukimin shëndetësor si shkencë, përpara një situate tepër të
ndërlikuar. Edukimi shëndetësor bëhet gjithnjë e më i nevojshëm për vetë
mjekësinë, individin, grupin e gjithë shoqërinë. Profesionistet e shendetit
duhet tu përgjigjen nevojave të popullatës. Edukimi shëndetësor ka qenë
gjithnjë një proces edukativ, që ka synuar të ndërgjegjësojë njerëzit (si individ
apo grup), për rreziqet, që i kanosen shëndetit të tij dhe t'i mësojë ata si të
mbrojnë shëndetin e tyre e të tjerëve.

Kuptimi etik dhe juridik mbi sekretin profesional mjekësor.

Sekreti profesional mjekësor, në kuptimin etik dhe juridik përbën një detyrim
profesional për të mbajtur të fshehur të dhënat që mësohen gjatë ushtnmit të
profesionit, d.m.th të dhënat që ju ka besuar vetë i sëmuri, dhe ato që keni
pare, dëgjuar ose nënkuptuar. Profesionistët në mjekësi që njihen me jetën e
individit, me aspekte të ndryshme intime të një familjeje etj, duhet t'i mbajnë
sekret ato ndaj njerëzve të tjerë, opinionit publik. Kjo përbën esencën e parimit
të mirbesueshmrise midis personelit dhe pacientit. Marrëdhënia personel
mjekësor-pacient përbën një kontratë midis këtyre dy grupeve shoqërore, e
cila duhet të shoqërohet njëkohësisht me besimin që pacienti duhet të ketë
Universiteti ALDENT
Page 21
kundrejt personelit të tij mjekësor. Principi i mirbesueshmrise është fillesa e
etikës ne praktikën mjekësore. Funksionimi i ktij parimi mbron marrëdhëniet
personel mjek-pacient.

Dispozitat deontologjike dhe juridike aktuale që gjenden në dokumentet e


ndryshme ligjore, kodet deontologjike, etj, me pak përjashtime janë pak a
shumë të ngjashme midis tyre, në lidhje me çështjen e sekretit mjekësor në
ambientet shëndetësore etj. Në përgjithësi ato theksojnë që sekreti mjekësor
duhet respektuar, zbulimi i tij mund të bëhet vetëm kur pacienti jep konsentin
e tij për një veprim të tillë, ose kur kjo mos ruajtje e sekretit është parashikuar
në dispozitat ligjore, etj. Në rastet e shkeljeve të këtyre rregullave nga ana e
personelit mjekësor, merren masa ndëshkimore të karakterit disiplinor, nga
vërejtja deri në heqje të së drejtës së profesionit.

Argumentet që e justifikojnë respektimin e parimit të sekretit mjekësor


mbështeten në faktin se konfidencialiteti synon në radhë të pare të forcojë
lidhjet, komunikimin e profesionistëve me pacientin. Që ta kryejnë sa më mire
dhe me kompetencë misionin e tyre, për personelin mjekësor është e
nevojshme të kenë një informacion sa më të hollësishëm nga pacienti. Nga ana
e tij, pacienti që të flasë sa më lirisht me personelin mjekësor, duhet të jetë i
sigurt që çështjet konfidenciale që do tregojë, do të mbahen sekret.

Në Kodin Penal të R Sh, në nenin 294 parashikohet "Tregimi, përhapja dhe


informimi i fakteve, shifrave,përmbajtjes së dokumenteve apo materialeve që
përbëjnë sekret nga personi që i është besuar ose që ka mundësi të vërë në
dijeni për to për shkak të detyrës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në
pese vjet".

Sekreti mjekësor ndaj opinionit publik.

Universiteti ALDENT
Page 22
Stafi mjekësor është përgjegjës tek pacienti, për konfidencialitetin dhe
sigurimin e informacionit të marrë në një konsultim mjekësor. Informacionet e
mirëbesuara gjatë punës profesionale, nuk duhen perdonar ose përhapur për
ndonjë qëllim tjetër nga kujdesi klinik për pacientin me të cilin lidhet
informacioni. Gjatë veprimtarisë profesionale personeli njihet me të dhëna
intime të jetës ose trupit të të sëmurit, të cilat nuk është aspak e përshtatshme
të dihen nga të tjerët. Të tilla janë çrregullimet funksionale të sferës seksuale
të pacientit, perversionet e ndryshme seksuale, mangësitë e ndryshme të
zhvillimit psikosomatik, sëmundjet e organeve urinare, disa sëmundje
neuropsikike, sëmundjet e lëkurës, ulja e aftësive për të parë ose dëgjuar, etj.
Objekt i sekretit mjekësor të përgjithshëm janë e konsiderohen edhe të dhënat
e nxjerra prej dokumenteve mjekësore, sic janë kartelat klinike apo regjistrat,
rezultatet e analizave me karakter konfidencial, zbulimi nga personeli i
kuptimit të fjalëve të përdorura me shkurtim te terminologjisë mjekësore, të
posaçme (në të shkruar dhe në të folur), sidomos për sëmundje të rënda dhe
të pashërueshme që traumatizojnë të sëmurin dhe familjarët. Personeli
mjekësor në këto raste është i detyruar të respektojë Sekretin profesional, jo
vetëm në planin etik por edhe ligjor. Për ndryshe do të cënoheshin rende
marrëdhëniet normale e të sinqerta midis personelit mjekësor dhe të sëmurit,
do të prekeshin rende interesat dhe personaliteti i të sëmurit, do të dëmtohej
vetë autoriteti i profesionistit.

Në kodin tonë deontologjik parashikohet se sekreti mjekësor është një e drejtë


e të sëmurit (interes vetjak), por edhe e drejtë e çdo mjeku dhe ndihmësit të tij
(interes publik). Sekreti është "një pronë e të sëmurit" i cili jo gjithmonë njeh
përmbajtjen e sekretit. Nga ana tjetër, nuk duhet quajtur as pronë e mjekut
dhe as e personelit tjetër mjekësor. Ata janë vetëm "depozituesit" e sekretit
dhe nuk u lejohet të përhapin Sekretin me përjashtim kur detyrohen nga ligji
Natyrisht në kuptimin e ruajtjes së sekretit nuk duhet shkuar deri në
absurditet. Mjeku dhe ndihmësit e tij, kur e gjykojnë të nevojshme, mund të
japin ndonjë informate ose shpjegim që duhet te mjeku i familjes, familjarët, e
të sëmurit, etj. Kodi i Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore Shqiptare, ruajtjen e
sekretit e përshkruan ne nenin 21. "Të dhënat që mësohen gjatë kryerjes së
detyrës, konsiderohen si të fshehta mjekësore. Me dëshirën e të sëmurit, të
Universiteti ALDENT
Page 23
dhënat mbahen të fshehta edhe ndaj familjarëve dhe personave të tjerë,
madje edhe pas vdekjes së të sëmurit. Përjashtim bëjnë rastet kur sekreti
përbën rrezik për shëndetin dhe jetën e të tjerëve".

Informacioni personal shëndetësor përhapet me konsentin e të sëmurit tek ata


persona që duan të dinë me qëllim për të siguruar kujdes shëndetësor ndaj të
sëmurit. Informacioni duhet përhapur:

• Për të parandaluar dëmtimin e ndonjë personi tjetër.


• Për të parandaluar një risk serioz në shëndetin publik.
• Kur përhapja kërkohet nga autoritetet shëndetësore ose për të monitoruar
efektshmërinë e shërbimeve të kujdesit shëndetësor. Përhapja e
informacionit lejohet ne kushtet e mëposhtme:
• N.q.s pacienti jep konsent. Pacienti mund të japë konsent të argumentuar,
kur ai di me saktësi çfarë informacioni rreth tij do të përhapet.
• Kur është konsideruar të jetë në interesat e pacientit që informacioni duhet
përhapur, por/ose është e pamundur, ose medikalisht e padëshiruar të
kërkohet konsenti i pacientit.
• N.q.s ligji kërkon (dhe jo thjesht lejon) doktcrin dhe ndihmësin e tij të
përhapë informacionin, sic e kërkon ligji.
• N.q.s personeli mjekësor ka si një detyrë të rëndësishme ndaj shoqërisë të
përhapë informacionin, p.sh: kur një profesionist në mjekësi zbulon (merr)
informacion rreth akteve terroriste.
• N.q.s përhapja është e nevojshme për të parandaluar një risk serioz ndaj
shëndetit publik, n.q.s një pacient që vuan nga një sëmundje serioze
infektive refuzon të marrë masa paraprake për të parandaluar infektimin e
të tjerëve ose kushtet e një punëtori
• tregojnë që të tjerët mund të ekspozohen ndaj një dëmtuesi serioz të
shëndetit në vendin e punës.
• Në disa situata, për qëllime kërkimesh mjekësore të veçanta. Kodi i Etikës
dhe Deontologjisë Shqiptare trajton zbulimin i sekretit profesional. "E
fshehta mjekësore e të sëmurit zbulohet në rastet kur fshehja e tyre
rrezikon jetën e të sëmurit ose kur kërkohet nga një organ i njohur me ligj.
Kur të dhënat mjekësore përdoren për t'u publikuar, identiteti i të sëmurit
nuk duhet të zbulohet". Ka raste kur pacientët mund të autorizojnë
përhapjen e informaciomt tek një i trete, kur p.sh: ata kërkojnë raport
mjekësor për punësim ose sigunm. Konsenti për përhapje është i
argumentuar vetëm n.q.s pacienti kupton natyrën dhe pasojat e përhapjes.
Në termin praktik, është jo funksionuese dhe e padëshirueshme për

Universiteti ALDENT
Page 24
personelin mjekësor, t'u imponohen pacientëve të tyre rreth vendimeve të
tilla. Mjekët, sidoqoftë duhet të bëjnë përpjekje të verifikojnë që pacientët
njohin ndërlikimet, kur përhapja e informacionit është parashikuar e
dëmshme për ta. Pacientët mund të mos kuptojnë natyrën e informacionit
të vlefshëm dhe kjo shpesh, bën të autorizojë përhapjen pa kërkuar sqarime
mbi raportimet. Disa raste sekretesh apo sëmundjesh të cilat rrezikojnë
jetën dhe shëndetin e të sëmurit, dhe prekin interesat e shoqërisë, nuk
mund të mbahen sekret, por kallëzohen menjëherë tek organet
kompetente. Lejohet të shkelet konfidencialiteti për të mbrojtur njerëzit e
tjerë.
• Situatat ku lejohet përhapja e informacionit pa konsentin e të sëmurit, janë:
• Kur pacienti është i aftë të marrë informacion, por nuk shfaq interes të dijë
detajet.
• Informacioni i mirëbesuar mund të përhapet te njerëzit e afërt të pacientit
me qëllim për kujdestarët të ndihmojnë pacientin për të menaxhuar
gjendjen. Kur pacienti nuk jep konsent për shkak të paaftësisë së tij,
informacioni ndahet me kujdestarët e tij.
• Abuzimi mbi fëmijët dhe të vjetrit.
• Më të vështira janë rastet në të cilat pacienti nuk duan që informacioni i
mirëbesuar, të përhapet edhe pse mund të jetë në
• interes të pacientit dhe ndoshta dhe të të tjerëve, n.q.s informacioni është
mbi dhunën. Abuzimi mbi fëmijët dhe të moshuarit mund të përfshihet në
këtë kategori.
• Abuzimi me njerëzit e paaftë. Vendimi nëse po apo jo përhapjes së
informacionit, është veçangrisht i vështirë në rastet kur një pacient nuk
mund të vlerësohet i aftë për të dhënë ose mos dhënë, mbajtur konsentin e
përhapjes. Një situate e tillë mund të harriet kur një doctor beson që një
pacient mund të bëhet viktimë e abuzimit sexual ose dhunës. Në këto
situata interesat mjekësore të pacientëve janë të larta dhe mund të
kërkojnë që personeli të përhapë informacionin në personat apo autoritetet
e përshtatshme.
• Raste vdekjesh ose dhunë në rrethana të dyshimta.
• Vdekjet e papritura.
• Vdekjet e grave shtatzana nga aborti.
• Raste lindjesh fëmijë ilegalë ose me vese të rënda të lindura.
• Rastet e dëmtimeve traumatike aksidentale ose kriminale në vendin e
punës, në rrugë.
• Sëmundjet infektive si AIDS, kolera, fruthi, tifoja, dizanteria, hepatitis viral,
etj Kur gjendja mjekësore e pacientit paraqet një risk për të tjerët, personeli
Universiteti ALDENT
Page 25
duhet, kudo që munden, të kërkojnë të bindin pacientin ose të ndërpresin
të gjitha sjelljet e tyre të cilat vendosin në risk të tjerët, ose të përhapin
informacionin, ose të japë konsent për stafin ta veprojnë për përhapjen.
• Rastet e vdekjeve apo dëmtimet e shëndetit nga gabimet mjekësorei
pakujdesit mjekësore dhe krimet mjekësore të kryera me qëllim.
• Disa sëmundje psikike (skizofrenia, epilepsia, etj) që janë potencialisht të
rrezikshme për të kryer krime.
• Alkoolistët dhe të droguarit në stade të rrezikshme shoqërore nga
degradimi.

Kuptimi etik dhe ligjor i gabimeve mjekësore.

Përgjegjshmërinë e sistemit shëndetësor në kohët e sotme, e përbejnë dy


elementë të domosdoshëm, të ndërlidhur e të plotësuar me njëri tjetrin. Ai i
informimit të detyruar të pacientëve dhe qytetarëve për gjithçka që është
bërë, që po bëhet dhe mund e do të bëhet me ta dhe ai i detyrimit, i cili
mundëson të bëhen ato që duhen, ashtu sic duhen, në kohën e duhur, tek
personat e duhur. Por gjatë ushtrimit të profesionit, profesionisti në mjekësi
edhe mund të gabojë. Gabimet mjekësore janë pjesë e praktikës mjekësore.
Kjo dukuri është pranuar qysh në fillesat e këtij profesioni kur thuhej: "Herrare
humanum est" që përkthehet: "Të gabosh është njerëzore!" Gabimi
konsiderohet si një komponent i paevitueshëm i realitetit njerëzor. Shqyrtimi
dhe zgjidhja e problemeve të gabimeve mjekësore luan një roi të madh në
mbarëvajtjen e Sistemit Shëndetësor të një vendi. Problematika e tyre është e
shumtë: mjekësore, juridike, mjeko-ligjore, etike, ekonomike, sociologjike, etj.

Gabime Mjekësore Konsiderohen të gjitha defektet ose të metat që vihen re


gjatë ushtrimit të profesionit mjekësor nga ana grupeve të kujdesit
shëndetësor. Nocioni etiko-juridik i tij sot përmblidhet: " Gabim mjekësor
quhet një veprim ose mosveprim i profesionistit në mjekësi i kryer me
mirëbesim, por që nuk përmban demente pakujdesie". Në vendet e zhvilluara
gabimin e konsiderojmë jo vetëm si një komponent të paevitueshëm të
realitetit njerëzor, por dhe si një burim për njohjen dhe gjetjen e
përmirësimeve që duhen bërë, për të evituar përsëritjen e rrethanave që e
kanë çuar personin të gabojë dhe për të ndërmarrë iniciativa në nivelé të
Universiteti ALDENT
Page 26
ndryshme institucionale, për të garantuar asistencë sanitäre që redukton
ndodhinë e gabimeve. Është shumë e rëndësishme të njohim dhe të pranojmë
se edhe sistemi shëndetësor mund të gabojë duke krijuar rrethana ku mund të
verifikohet një gabim (stresi, teknoJogjia pak e njohur...) të cilat qëndrojnë
latente deri kur një gabim i punonjësit i bën të manifestueshëm. Ngjarjet jo të
mira në praktikën mjekësore kur mundësohen nga sjelljet njerëzore, duke ia
atribuar incidentin një sjelljeje jo të mire, parandalohen me përmirësimin e
njohjes së përgatitjes profesionale individuale. Kur gabimet mundësohen nga
kushtet në të cilat gabimi ndodh, masat për të rregulluar adresohen drejt
problemeve të fshehura dhe të thella dhe drejt një rimodelimi të procesit të
kujdesit shëndetësor. Gabimet duhet të konsiderohen si një burim kuptimi për
të parandaluar përsëritjen e rrethanave që kanë çuar në kryerjen e gabimit. Të
nxitësh kulturën e të mësuarit nga gabimet dhe të mos i fshehësh ato, është
një strategji me përfitime; këtë ka demonstruar eksperienca në shumë vende.
Në vendin tone shkaqet e gabimeve mjekësore janë të shumëllojshme ato
shtohen dhe nga: pamjaftueshmërinë e dijeve dhe përvojës mjekësore, niveli i
sotëm akoma jo i përsosur i shkencave mjekësore, kushtet objektive konkrete
si mungesat në aparatura diagnostikuese, medikamente, ekzaminime
laboratorike, puna ne zonat e largëta malore.

Në praktikat terapeutike ose mjekuese, hasen dy forma të gabimit. Gabimi


tekniko- mjekues ndodh kur gjatë zbatimit direkt të nderhyrjes ndiqen
procedura të gabuara, si pasojë e mungesës së përvojës, mungesa në
aparatura, pasojë e refuzimit nga i sëmuri i metodës së mjekimit.

Gabimi diagnostik ndodh me shpesh kur i sëmuri nuk pranon të kryejë


ekzaminimet plotësuese të nevojshme. Risku klinik është mundësia që një
pacient të bëhet viktimë e një ngjarje jo të mire, të pësojë një dëm të
çfarëdoshëm apo një çrregullim, qoftë edhe pa dashur, nga kujdesjet e ofruara.
Fatkeqësia mjekësore mund të mos shkaktohet nga gabimi ose pakujdesia e
profesionistit ne mjekësi dhe hasen me tepër në rastet kur nuk ka qenë e
mundur objektivisht të parashikoheshin pasojat e veprimeve të ndryshme
mjekësore.

Pakujdesia Mjekësore

Universiteti ALDENT
Page 27
Pakujdesi mjekësore janë veprimet ose mosveprimet të pakujdesshme të
personelit mjekësor në format e vetëbesimit të tepruar, ose neglizhencës, të
cilat kanë shkaktuar dëmtimin e shëndetit ose vdekjen e pacientit. Pakujdesia
mjekësore është një çështje mjekësore-juridike komplekse, ku drejtësia shpesh
është e paaftë të zgjidhë drejt dhe në mënyrë të balancuar midis të drejtave të
pacientit dhe vlerave të Irrise së profesionistit në mjekësi në ushtrimin e
profesionit.

Koncepti pakujdesi në planin etik dhe social krijon një situate "të besimit të
humbur" ndaj personelit mjekësor. Një akuzë për pakujdesi mjekësore është
një eksperiencë e hidhur për një profesionist në mjekësi. Pakujdesia ka
parametrat dhe limitet e saj ligjore. Në parim, kur një person merr përsipër të
kryejë një shërbim ndaj një tjetri, ligji e detyron ta kryejë atë ashtu sic duhet,
me kujdesin e duhur, dhe nëse ai është profesionist në një fushë të caktuar,
është i detyruar ta kryejë me aftësitë që ia dikton profesioni.

Nga pikëpamja juridike, pakujdesia paraqitet në dy forma: Forma e vetëbesimit


të tepruar, kur personi ka kryer një veprim ose mosveprim të parashikuar, se
nga vepra mund të vijnë pasoja shoqërisht të rrezikshme, por me
mendjelehtësi ka shpresuar t'i ndalojë.

Forma e nënvleftësimit, kur nuk i ka parashikuar këto pasoja, megjithëse sipas


rrethanave të çështjes, mund dhe duhet t'i parashikonte.

Format më klasike të pakujdesisë janë mjekimi i pakujdesshëm ose punimi i


pakujdeshem ne rastin e punimit te nje proteze, dhe mosdhënia e ndihmës.

Mosdhënia e ndihmës mund të kryhet me dashje ose nga pakujdesia

Krimi mjekësor

Universiteti ALDENT
Page 28
Krimet mjekësore të kryera me qëllim janë shfrytëzimi i profesionit mjekësor
për të kryer akte kriminale në dëm të shëndetit dhe jetës së pacientëve, etj.

Krimi mjekësor i kryer me qëllim, konsiderohet atëherë kur personeli


shëndetësor përdor njohuritë profesionale për të kryer akte kriminale në dëm
të shëndetit dhe jetës së njerëzve dhe të interesave shoqërore. Qëndrimi i
pakujdesshëm në punë (detyrë), ku si pasojë e neglizhencës, rrezikohet ose
vdes një i sëmurë. Krime mjekësore që konsiderohen si vrasje janë ato raste
kur personell ndihmës, duke perdonar njohuritë dhe mjetet mjekësore, me
dashje direkte, i shkakton dëmtim të rende, deri në vdekje personit.

Kodi Deontologjik dhe Penal kundër Shkeljeve Mjekësore

Në legjislacionin tone penal parashikohen një sërë norma ligjore në fushën e


shëndetësisë, që janë rregulla sjellje të detyrueshme, që rregullojnë
veprimtarinë e ndërgjegjshme profesionale të personelit mjekësor, ndikojnë
duke urdhëruar ose ndaluar ato veprime që dëmtojnë shëndetin, jetën e të
sëmurëve, ose cënojnë veprimtarinë e rregullt të institucioneve shëndetësore.

Kur një shkelje mjekësore përbën faj dhe rrjedhimisht konsiderohet si krim,
atëherë kodi penal me dispozita të veçanta i ka përcaktuar qartë dhe prerë, sic
janë konkretisht: "Mjekim i pakujdesshëm", neni 97, "Mosdhënia e ndihmës"
neni 98, "Shpërdorimi i detyrës" neni 248, "Dëmtimi kriminal" neni93. Baza e
shkeljeve mjekësore që ngarkon profesionistin në mjekësi me përgjegjësi
penale është Pakujdesia dhe Dashja Kriminale, që do të thotë: Mjeku,
Stomatologu ose personeli ndihmës ( laborant, farmacist, infermier,
fizioterapeft) të ketë kryer një veprim ose mosveprim nga pakujdesia ose me
dashje. Si pasojë e këtyre shkeljeve mund të kemi një dëmtim (pasojë) si në
shëndetin (dëmtim i rëndë), rrezikim të jetës, ose dhe vdekje.

Të ketë një lidhje shkakore midis dëmtimit dhe veprimeve ose mosveprimeve
të pakujdesshme, ose të kryera me qëllim.

Universiteti ALDENT
Page 29
Refuzimi i mjekimit

Pacienti adult që do të marrë një mjekim duhet të japë pëlqimin e tij. Ai mund
të vendosë si për ta pranuar mjekimin e propozuar ose dhe ta refuzojë atë. Në
rastin e fundit kemi të bëjmë me refuzim të mjekimit. Pacientët kane të drejtë
të refuzojnë mjekimin për arsyet të cilat mund të jenë racionale, joracionale,
ose dhe pa arsye. Në të tilla raste ekipi mjekësor duhet të kërkojë të
shpjegohen moti vet e pacientit për refuzim dhe të korrigjojë ndonjë
keqkuptim, të shpjegojë pacientin për riskun e rritur të mos mjekimit dhe nëse
kërkohet të shpjegojë edhe variantet e tjera të mjekimit. Refuzimi i mjekimit
mund të ketë pasoja të rënda, bile edhe vdekjeprurëse për pacientin.
Tensionon marrëdhëniet e pacientit me personelin e tij shëndetësor. Në këtë
rast personeli mjekësor duhet të respektojë vendimin e pacientit, vendim ky që
për personelin mjekësor nuk është në të mire të pacientit. Parimi i pavarësisë
që ngre pacienti hyn në konflikt me parimin e mirëbirësisë që e udhëheq
praktikën mjekësore. Nuk jepet mjekim kundër dëshirës së një pacienti
kompetent edhe nëse ai nevojitet për shpëtimin e jetës së tij.

Refuzimi i mjekimit përbën një problem etik më shumë për ekipin mjekësor
sesa për pacientin, i cili tashmë e ka marrë vendimin e tij- Ekipi mjekësor
gjendet në vështirësi kur pacienti refuzon mjekimin jetë shpëtues. Ekipi
mjekësor duhet të kushtojë vlerësim të kujdesshëm aftësisë së pacientit për të
vendosur në kohën kur vendimi është marrë. Në rastin e një pacienti të rritur,
ekipi mjekësor që në fillim duhet t'i tregojë pacientit të dhënat mjekësore në
lidhje me sëmundjen, mjekimin e propozuar, në mënyrë që pacienti të jetë
krejtësisht i sqaruar për vendimin që do të marrë. Kur pacienti refuzon
mjekimet jetë-zgjatëse ekipi mjekësor duhet të kërkojë sqarimin e arsyeve të
pacientit dhe të korrigjojë ndonjë keqkuptim. Pacienti duhet të mire
informohet për efektet potenciale të mos mjekimit dhe gjithashtu duhet të
sigurohet që kujdesi mbështetës dhe mjekimi i dhimbjes do të jenë të vlefshme
për të gjatë gjithë kohës. Në mënyrë të qartë kur një individ ka vendosur të
refuzojë mjekimin, ose me keq, kur dëshiron të vdesë, personeli mjekësor nuk
duhet të dalë në përfundimin se është dëmtuar kompetenca e pacientit për të
vendosur. Megjithatë, kur ekziston ndonjë dyshim, është vitale dhe e drejtë të

Universiteti ALDENT
Page 30
bëhen hapa për të vërtetuar nëse pacienti është kompetent kur ai zgjedh
variantin i cili duket qartë në kundërshtim me interesat dhe mbijetesën e tij.
Sot theksohet rëndësia e zbatimit të të drejtave themelore të pacientit për të
pranuar ose flakur variantet e mjekimit që u ofrohen.

Disavantazhi më i dukshëm i të zgjedhurit të një direktive jo përfituese është


që pacienti mund të zhgënjehet në parashikimin e gjendjeve të veçanta në
rastin e tij dhe kjo mund të rritë konfuzionin në dëshirat e tij. Pacienti duhet të
zbulojë fazën e semundjes së tij, si dhe mundësinë e varianteve të mjekimit.
Duhet të sigurohemi që pacienti që dëshiron të zgjedhë direktivat jo
përfituese, të jetë i mirëinformuar dhe se vepron në përfitimin e këshillave
mjekësore. Rekomandohet gjithashtu që iniciativat të bëhen pjesë e një
dialogu të vazhdueshëm midis ekipit mjekësor dhe pacientit kështu që të dyja
palet të jenë të informuara dhe për opsionet e tjera. Pacienti mund të bëjë
zgjedhjen e duhur mbi bazën e informimit rreth diagnozës, prognozës, dhe
varianteve të mjekimit. Pacientit mund dhe t'i jepet kohë për të përpunuar
informacionin. Nuk duhet perdonar presion mbi pacientin. Në rast se refuzimi i
mjekimit është dhënë nga një pacient i aftë mendërisht në kuptimin juridik, ai
nuk duhet të kundërshtohet. Pavarësia e pacientit duhet të jetë parësore. Çdo
pacient ka të drejtë që të refuzojë një mjekim në kushtet e lejuara nga ligji.
Qëndrimi etik i ekipit mjekësor në rastet e refuzimit të mjekimit, është dhe në
varësi të llojevetë ndryshme të mjekimeve. Pacientëve zakonisht u kërkohet të
firmosin një deklaratë ku të deklarohet se ata kanë refuzuar mjekimin dhe
marrin përgjegjësitë e refuzimit te këshillave mjekësore. Kjo deklaratë do ketë
vlerë legale të mjaftueshme nga sa informacion i është dhënë të sëmurit. Do
jetë e pavlerë nëse ekipi mjekësor nuk i ka dhënë pacientit informacionin e
mjaftueshëm. Për një person të rritur me paaftësi mendore refuzimin e
mjekimit e paraqesin personat e trete (bashkëshorti, fémijët). Pacientët e
papërgjegjshëm dhe ata që vuajnë nga dëmtime të rënda mendore nuk mund
te veprojnë në mënyrë të pavarur. Në këto raste çështja e refuzimit të
mjekimit zgjidhet nga gjykata. Në rastin e sëmundjeve terminale, ka një
tendencë që të pranohet kërkesa e bërë nga personat e trete për ndalimin e
mjekimit. Fjala terminal kërkon interpretim dhe në disa raste individët mund të
refuzojnë mjekimin, n.q.s është jokompetent, edhe pse vdekja nuk është
kërcënuese. Në rastin e sëmundjeve joterminale, për të cilat ekziston një

Universiteti ALDENT
Page 31
trajtim mjekësor që mund të shpëtojë jetën e pacientit, është tendenca që të
urdhërohet kryerja e këtij mjekimi. Në rastin e një pacienti me sëmundje
mendore që refuzon të marrë medikamentet, zbatohet shtrimi i detyruar në
një institucion psikiatrik. Refuzimi i mjekimit të rekomanduar në disa raste
mund të tregojë që janë dëmtuar marrëdhëniet ekip mjekësor-pacient. Në
praktikën mjekësore krijohet një konflikt midis pacientit, ose personit të tretë
përfaqësues së tij, dhe personelit mjekësor. Konflikt ky që dëmton
marrëdhëniet e tyre. Megjithatë ky konflikt shpesh zgjidhet në mënyra të
ndryshme. P.sh tërheqja e një ekipi mjekësor në favor të një ekipi tjetër dhe
ekipi i mëparshëm të mos tregojë abandonimin e pacientit që ka refuzuar
mjekimin me ta.

Teprimi Terapeutik

Me teprim terapeutik do të kuptojmë përdorimin sistematik nga personeli


mjekësor i të gjitha mjeteve mjekësore (terapisë intensive), me qëllim për të
zgjatur jetën e një të sëmuri në stadin terminal, pa shpresa reale të
përmirësimit të gjendjes së tij. Detyra e ekipit mjekësor është të ruajë cilësinë
e jetës përmes qetësimit të ndjenjës së dhimbjes. Kur mjekimi nuk është i
suksesshëm, variantet e mjekimit mund të lidhen me tepër me/ose zgjatjen e
një periudhe të kufizuar të jetës ose synon të sigurojë një cilësi më të mire të
mbijetesës. Në përgjithësi duhet të mbizotërojë zgjedhja e pacientit, por nëse
pacienti është jokompetent, ekipi mjekësor së bashku me të afërmit e pacientit
mund të veprojnë në interesin më të mire për pacientin. Konsenti i të afërmve
të pacientit është i vlefshëm jo vetëm legalisht por shpesh të afërmit janë në
gjendje të reflektojnë çfarë pacienti mund të ketë dëshiruar. Në rastet e
inkompetencës totale, sic është kur pacienti është jo i ndërgjegjshëm, një
vendim për mos mjekimikin mbështetet shpesh nga të afërmit e tij duke
reflektuar çfarë ata besojnë të jetë në interesat e pacientit. Në vendimin nëse
administrimi i mjekimit jetëzgjatës është në interesat më të mira të pacientit,
ekipi mjekësor duhet të marrë në konsideratë tre faktorë kryesorë:

•Mundësinë e zgjatjes së jetë nen gjendjen humane dhe të rehatshme.

Universiteti ALDENT
Page 32
•Vlerësimin e pacientit rreth jetës dhe mënyrën me të cilën duhet jetuar.

•Kundërveprimin e mundshëm të pacientit ndaj sëmundjes,vuajtjes dhe


ndërhyrjeve mjekësore.

Problemi etik ka të bëjë me refuzimin ose pranimin e teprimit terapeutik. Për


këtë është e nevojshme që të njihen më pare konceptet e cilësisë së jetës dhe
të drejtës për të vdekur. Koncepti i cilësisë së jetës përdoret në rastet kur jeta
e njeriut mbahet me mjete teknike, me anën e teprimit terapeutik, në kushte
artificiale. Sipas këtij koncepti jeta nuk duhet të zgjatet. Nuk është e
pranueshme që të mbrohet karakteri i shenjtë i jetës, pa u kujdesur dhe për
cilësinë e kësaj jete. Një profesionist në mjekësi nuk mund të jetë në detyrim
absolut të zgjasë jetën e pacientit me të gjitha mënyrat pa pare cilësinë e jetës
së pacientit. Opinionet e pacientit rreth zgjatjes së jetës mund të formulohen
mbi bazën e vlerësimit të cilësisë së jetës" që duhet të shpresojë nga mjekimi i
bërë.

Koncepti i së drejtës për të vdekur, i lidhur ngushtë me aplikimin e teprimit


terapeutik, pranon se njeriu si një qënie e lire dhe e pavarur, mund të heqë
dore nga të gjitha të drejtat, duke përfshirë dhe të drejtën për të jetuar. Me
kusht që kjo zgjedhje të jetë e lire dhe pas një informimi të piote të pacientit.
Pikëpamja që lejon përdorimin e teprimit terapeutik, mbështetet në
argumentin e mospranimit të shkurtimit të jetës në çfarëdolloj rrethanash, për
shkak të karakterit të shenjtë të saj. Disa mendojnë se kur ka një shqetësim
real nëse një mjekim i propozuar është në interesat më të mira të pacientit,
mjekimi duhet të mbahet. Ndërsa pikëpamja që e refuzon teprimin terapeutik
mbështetet në pranimin e së drejtës për të vdekur me dinjitet si dhe konceptin
e cilësisë së jetës.

Mjekimet palliative

Universiteti ALDENT
Page 33
Në fundin e jetës pranohet sigurimi i një kujdesi Standart palliativ dhe
përkrahja, qëllimi i të cilëve është të mbështesim dhe përgatisim pacientin dhe
familjarët për afrimin e paevitueshëm të vdekjes. Mjekimet ose kujdesjet
mjekësore palliative përbëjnë tërësinë e veprimeve, të destinuara për të
lehtësuar shenjat e një sëmundje të pakurueshme, me ecuri drejt stadit
terminal. Mjekimet palliative kanë për qëllim të pakësojnë simptomat e
sëmundjes, sidomos dhimbjen, por pa vepruar mbi shkakun e saj. Në këto raste
ecuria e sëmundjes drejt stadit terminal parashikon ardhjen e vdekjes në një
kohë të afërt. Vdekja nuk është një pamjaftueshmëri e mjekësisë dhe e
aftësive të personelit mjekësor. Kujdesjet shëndetësore shtrihen ne të gjitha
stadet e jetës së pacientit deri në vdekjen e tij. Nga profesionistët në mjekësi
kërkohet të sigurojnë një kujdes me cilësi të mire gjatë gjithë kohës. Një vdekje
e mire është rezultat i një pjese e veçantë të kujdesit të mire shëndetësor.
Ekipi mjekësor duhet të mbështesë dhe jo të braktisë pacientët që janë duke
vdekur. Rëndësia e këtyre veprimeve njihet me emrin e kujdesjeve palliative
dhe theksohet nevoja e kontrollit të dhimbjeve dhe simptomave. Nuk
konsiderohet që një profesionist në mjekësi të arrijë një "vdekje të mire" në
qoftë se kjo nënkupton ndihmën për të pasur një vdekje premature. Në
kujdesjet mjekësore palliative përfshihen dhe format e ndryshme të veprimeve
psikologjike dhe shpirtërore, sistemi i përkrahjes për ketë të sëmurë, në
mënyrë që jetën që u ka ngelur të kalojnë në mënyrë sa më aktive. Në këto
kujdesje përfshihen edhe ndihmat që i jepen familjes së të sëmurit për të
përballuar sëmundjen e afërmit të tyre. Problemet etike kanë të bëjnë me
marrjen e vendimit për kryerjen e mjekimeve palliative, me të drejtën e të
sëmurit për të mësuar të vërtetën dhe me rolin që kanë këto kujdesje për
kurimin e të sëmurit. Në rastin e kryerjes së mjekimeve palliative është e
nevojshme kryerja e një diagnostikimi të saktë të një sëmundje të
pakurueshme, me ecuri drejt stadit terminal. P.sh tek pacientët me lloje të
ndryshme kanceri, me SIDA etj, të arrihet të bëhet një diagnostikim i saktë,
ecurisë së semundjes së tyre. Një sëmundje mund të jetë e pashërueshme, por
nuk është e sigurt që ecuria e tyre po shkon drejt stadit terminal. Pasiguria e
diagnozës e vështirëson përcaktimin e veprimeve me të mira që duhen kryer
në interes të pacientit.

Universiteti ALDENT
Page 34
E drejta e të sëmurit për të mësuar të vërtetën, e detyron ekipin mjekësor që
t'i japë të sëmurit informacionin rreth diagnozës dhe ecurisë së semundjes, në
bazë të të dhënave të sakta dhe jo të përshtypjeve, në mënyrë që i sëmuri të
zgjedhë vetë për mjekimin. Tregimi te pacienti i të dhënave të semundjes
duhet bërë duke ruajtur respektin për të. Nganjëherë mund të jetë nevoja që
këto informacione t'u jepen me pare të afërmve të pacientit. Edhe në këto
raste ekipi mjekësor nuk duhet të harrojë të drejtën e të sëmurit për të mësuar
të vërtetën.

Kujdesjet palliative si mjekimé janë veprime që kryhen për ta lehtësuar


personin që vuan. Kanë të bëjnë me rezultatin që ato do të kenë tek të
sëmurët përsa i përket ruajtjes së dinjitetit dhe pavarësisë së tyre. Dhimbja
mbi të cilën veprojnë zakonisht këto mjekime, nuk duhet kuptuar vetëm në
përbërësen e saj somatike, por duhetparë më gjerë, pasi i shkakton të sëmurit
krahas vuajtjes fizike edhe një vuajtje morale.

Në disa raste medikamentet qetësuese dhe anksiolitike mund të jenë e vetmja


mënyrë për të lehtësuar vuajtjet dhe dhimbjet e pacientit kanceroz.
Medikamente të tilla nuk mund të mos jepen. Lehtësimi i dhimbjeve me
përdorimin e opioideve dhe sedativeve në të tilla doza që jeta e pacientit do të
ose mund të shkurtohet. Përdorimi i këtyre medikamenteve qetësues nuk do
të çojë në mënyrë të paevitueshme në shkurtimin e jetës. Prioritet i pare, në
stadet e fundit të jetës duhet të jetë veprimi mbi dhimbjet dhe qetësimi i
simptomave. Pak prej pacientëve mund të kërkojnë para kohe për fundin e
jetës së tyre n.q.s ata ndjehen të sigurtë për një fund plot me dhimbje dhe kjo
arrihet në shumicën prej tyre. Disa pacientë mund të zgjedhin të durojnë një
shkallë dhimbjeje. E tillë zgjedhje është në përputhje me autonominë e
pacientit dhe pranon konceptin e vazhdimit të mëtejshëm të kujdesit. Refuzimi
i pacientit për të kontrolluar dhimbjen, si propozimi për refuzimin e mjekimit,
dühet respektuar dhe nuk prek të drejtën e pacientit për te marre kujdes
përkrahës ose qetësues ose te ndryshoje mendjen ne çdo kohë lidhur me
refuzimin. Detyra e ekipit mjekësor gjatë përdorimit të mjekimeve palliative ka
si qëllim ruajtjen e dinjitetit dhe pavarësisë të pacientit.

Gjendja vegjetative
Universiteti ALDENT
Page 35
Nga një dëmtim i rëndë i trurit, pas një aksidenti ose hemorragjie me
prejardhje të ndryshme i sëmuri kalon në gjendjen komatoze. Një person që
arrin të dalë nga një gjendje kome e zgjatur disa ore ose disa muaj duke e
ruajtur jetën në saj të mjekimeve intensive, qëndron me sy hapur një pjesë të
dites, fillon të ketë një frymëmarrje të pavarur,të mos ketë më nevojë për
mjekime intensive, por me humbje të çdo aftësie njohjeje, shprehjeje dhe
ndërgjegjeje, në këtë rast i sëmuri do të konsiderohet se ndodhet në të
ashtuquajturën gjendje vegjetative.

Gjendja vegjetative persistente (e përhershme) konsiderohet si një forme


mbijetese shumë e varfér nga pikëpamja cilësore, me humbje të njohjes së
trurit, cortexit cerebral, për të cilën nuk ia vlen të vazhdohet më mjekimi ose
ushqyerja. Prandaj, një njeri në një gjendje të tillë është më mire që të lihet të
vdesë. Megjithatë ekziston edhe një pikëpamje tjetër, e përhapur më shumë
në Europe, sipas së cilës në gjendjet vegjetative nuk lejohet ndërprerja e të
ushqyerit. Problemet etike të gjendjes vegjetative kanë të bëjnë me
diagnostikimin, vërtetimin e irriversibilitetit, (pakthyeshmris), nivelin e
ndërgjegjes së këtyre të sëmurëve, mjekimin e perdonar dhe çështjen e
vazhdimit apo të ndërprerjes së ushqimit. Një pacient në gjendjen vegjetative
persistente (të përhershme), mund të mbijetojë për dekada dhe mund të mos
shikohet si i sëmurë terminal.

Diagnostikimi i gjendjes vegjetative mbështetet në faktin se ajo karakterizohet


me daljen nga koma dhe paraqitjen e pacientit të "zgjuar" ose në "gjendje
gjumi", me mungesë në funksione: nuk flet, nuk zbaton asnjë urdhër, nuk
reagon kundrejt stimulimeve. Vërtetimi i këtyre shenjave kërkon një vëzhgim
të kujdesshëm dhe për një kohë të gjatë. Është i nevojshëm bashkëpunim i
ngushtë ndërmjet personelit mjekësor dhe familjarëve. Diagnoza
përfundimtare e gjendjes nuk bëhet gjatë muajve të pare dhe duhet të merret
parasysh mundësia e vlerësimit premature për pacientin që të jetë në gjendjen
vegjetative persistente dhe nga mjekimet ata mund të përfitojnë. Etikisht
trajtimet mjekësore mund të ndërpriten kur i sëmuri në gjendje persistente
vegjetative ka qenë diagnostikuar për një kohë të gjatë, (12 muaj). Kur gjendja

Universiteti ALDENT
Page 36
vegjetative është diagnostikuar është një shumë e vështirë për mjekët të
vlerësojnë interesat më të mira për pacientin.

Vërtetimi i pakthyeshmrisë është i rëndësishëm, sepse gjendjet vegjetative nuk


janë gjithmonë të pakthyeshme. Gjendja vegjetative do të konsiderohet e
pakthyeshme, kur pas një viti përpjekjesh nën mjekimin intensiv dhe nën
stimulimin për ta zgjuar, pacientët s'kanë fituar asnjë lloj aftësie për fu
shprehur. Nëse vërtetohet plotësisht ireversibiliteti (pakthyeshmëria), duhen
bindur familjarët e të sëmurit që të heqin shpresën për ndonjë përmirësim të
mundshëm. Ekipi mjekësor ka për detyrë që të fitojë besimin e të afërmve të të
sëmurit dhe gjithashtu t'i ndihmojë ata në kapërcimin e kësaj situate të
vështirë. Kur pacienti është totalisht jokoshient (i pavetëdijshëm), dhe nuk ka
më asnjë shpresë për çfarëdo përmirësimi të kësaj gjendjeje, në këto raste do
të jetë e vështirë të themi që është në interesat më të mira të pacientit që
mjekimi duhet ndërprerë. Kur mjekimi i të sëmurit ka vetëm zgjatjen artificiale
të jetës, kjo nuk është në interesat më të mira të pacientit. Në rastet e
mjekimeve të gjata, lodhëse, dëmtimet e tij, cilësia shumë e varfër e jetës, e
cila mund të zgjatet për pacientin edhe nëse mjekimi është i suksesshëm,
mund të gjykohet të mos jetë në interesat me të mira të pacientit, fillimi ose
vazhdimi i mjekimit jetë-zgjatës. Është detyra e ekipit mjekësor, që të fitojë
besimin e të afërmve të të sëmurit. Çështja e ndërprerjes apo vazhdimit të
ushqyerjes, është problemi më i diskutueshëm nga pikëpamja etike. Diskutime
ka nëse ushqyerja artificiale duhet trajtuar si mjekim ose e ndarë nga trajtimi
me medikamente. Disa e konsiderojnë ushqyerjen artificiale dhe hidratimin si
mjekim mjekësor. Për vazhdimin e ushqyerjes në gjendjen vegjetative
persistente ka qëndrime të kundërta. Qëndrimi i pare, përkrah vazhdimin e
ushqyerjes me mjete artificiale (sonda nazogastrike ose tubi i gastrostomisë që
e fut ushqimin drejtpërdrejtë në stomak), sepse ky i sëmurë ka një përfitim, që
të mbetet ende gjallë. Qëndrimi i dytë, përkrah ndërprerjen e ushqyerjes. Sipas
këtij qëndrimi, ushqyerja artificiale e një të sëmuri të tillë nuk sjell Përfitim për
të sëmurin, është i pavlerë. Në këtë rast i sëmuri duhet të lihet të vdesë.

Eutanazia

Universiteti ALDENT
Page 37
Ekipi mjekësor ka për detyrë t'i sigurojë pacientit një vdekje të paqtë dhe
dinjitoze me vuajtjet më minimale të mundshme.Eutanazia është një term me
prejardhje nga greqishtja e vjetër, dhe ka kuptimin vdekje e mire, vdekje e butë
dhe pa vuajtje. Eutanazi nenkuptohet "Përdorimi i procedurave që bëjnë të
mundur shpejtimin ose shkaktimin e vdekjes për ta çliruar një të sëmurë të
pakurueshëm nga vuajtjet ekstreme, apo për çdo motiv tjetër të karakterit
etik". Ky përkufizim i etikës përmban dy koncepte: Koncepti i veprimit, d.m.th i
kryerjes së veprimeve pozitive ose negative "për t'i dhënë fund jetës", pra për
të shpejtuar ose provokuar me qëllim, vdekjen".

Koncepti i qëllimit: "Dhënia fund e vuajtjeve të të sëmurit ose parandalimi i


tyre nga mëshira".

Në vendin tonë, eutanazia është e ndaluar. Ajo konsiderohet si një vrasje e


zakonshme, e parashikuar në nenet përkatëse të kodit penal. Edhe në nenin 20
të Kodit Deontologjik thuhet se "mjeku, personeli ndihmës duhet të bëjnë
përpjekje për të lehtësuar vuajtjet e të sëmurit. Ata nuk kanë asnjë të drejtë të
shpejtojnë vdekjen e tij". Nuk ka asnjë rast në Shqipëri të përdorimit të
eutanazisë aktive dhe gjithashtu kjo çështje është ende pak e njohur për
publikun. Tek ne janë të shpeshta rastet e eutanazisë pasive. Ajo haset më
tepër tek të sëmurët ose të dëmtuarit e pashërueshëm, ku ekipi mjekësor për
shkak të nivelit të shërbimit që ofron, është i detyruar të përdorë mjekime që
nuk janë në gjendje të zgjasin jetën e të sëmurit.

Eutanazi pasive, konsiderohet lënia e një të sëmuri rende në një stad terminal,
pa i dhënë ndihmën mjekësore, me qëllim që të vdesë. Nga pikëpamja etike,
eutanazia pasive e një të sëmuri në një stad terminal është e papranueshme.
Me stad terminal, nënkuptohet pjesa e fundit e jetës të një njeriu, që i
korrespondon një periudhe kohore më të gjatë se agonia, ku ecuria e
sëmundjes, pavarësisht nga mjekimi, përfundon me vdekjen e pacientit, edhe
sikur kjo të vijë pas një kohe të gjatë, p.sh: në disa raste gjendjesh vegjetative
kronike.

Nga pikëpamja etike, është krejtësisht e pranueshme ndërprerja e një mjekimi


që kishte për qëllim zgjatjen e një jeté të padurueshme, duke shpejtuar kështu

Universiteti ALDENT
Page 38
ardhjen e vdekjes. Por nga pikëpamja juridike ky veprim nuk është i
pranueshëm. Për të kapërcyer këtë pengesë juridike, pas diskutimesh të
shumta, në SHBA për herë të pare u përdor testamenti i jetës.

Testamenti i jetës, ose testamenti biologjik, përbën një dokument të shkruar


prej një personi të rritur, të aftë mendërisht, në prani të dy dëshmitarëve, ku
jepen udhëzimet në lidhje me mjekimet që

do t'i përdoren në momentet e fundit të jetës, kur personi do të bëhej i paaftë


për të marrë vendime për veten e tij. Zakonisht ky dokument shoqërohet me
kërkesën për të drejtën e vdekjes me dinjitet. Në dallim nga testamenti i
zakonshëm, që hyn në fuqi pas vdekjes së personit, testamenti i jetës vepron
kur pacienti është ende gjallë, por i paaftë pëf të shfaqur vullnetin e tij.
Zakonisht ky dokument bëhet në rastet e sëmundjeve vdekjeprurëse të sigurta
si p.sh: kancer i pashërueshëm. Ky dokument kundërshton përdorimin abuziv
të teknologjisë së re mjekësore, që zgjat agoninë dhe vuajtjet e pacientit,
përmban kërkesën për një vdekje të denjë, të bute dhe natyrale, me një
lehtësim të efektshëm të dhimbjeve. Ky dokument, i vlefshëm për një periudhe
pesë vjeçare, hyn në fuqi 14 dite pas përpilimit të tij dhe mund të tërhiqet në
çdo moment. Testamenti i jetës mbështetet në parimin e respektimit të të
drejtave dhe lirive individuale, të paprekshmërisë së personit, të zbatimit të
parimit të pëlqimit, si për të pranuar ashtu edhe për të refuzuar një mjekim.

Eutanazia Aktive, nënkupton ndërhyrjen e një personi të tretë (mjek apo


personel ndihmës) për t'i dhënë fund jetës. Eutanazia aktive si nga pikëpamja
etike, ashtu dhe juridike, jo vetëm nuk lejohet por edhe dënohet. Argumentet
etike për moslejimin e tij mbështetet në faktin që jeta e njeriut ka një karakter
të shenjtë. Fetë ortodokse, myslimane, dhe sidomos ajo katolike e dënojnë në
mënyrë të rreptë eutanazinë aktive. Për të gjitha organizmat mjekësore,
urdhrat e mjekëve të vendeve të ndryshme, eutanazia aktive dënohet. Vetëm
shoqata mjekësore Holandeze e lejon eutanazinë aktive. Argumenti i dytë ka të
bëjë me rrezikun e abuzimeve që mund të bëhen në këto raste, për të kaluar
më pas në shkaktimin e vdekjes të të sëmurëve mendore, atyre me sëmundje
të pashërueshme, të pleqve, që bëhen barre e rende. Argumenti i tretë, i
karakterit psikologjik, ka të bëjë me problemin, nëse eutanazia kryhet për të
Universiteti ALDENT
Page 39
lehtësuar vuajtjet ekstreme të të sëmurit, apo për të shmangur vuajtjet e një
personi të tretë që nuk mund të durojë të asistojë gjatë vuajtjeve të të sëmurit.
Ky objeksion është i vlefshëm, sidomos kur eutanazia kryhet pa dijeninë e të
sëmurit dhe në rastet për të zhdukur provat e një gabimi profesional.

Vetëvrasja (suicidi).

Me vetëvrasje do të kuptojmë veprimin e një personi për të shkaktuar vdekjen


e vet, për t'i shpëtuar një situate të padëshiruar për të. Ndryshimi i vetëvrasjes
nga eutanazia qëndron ne faktin se vdekja shkaktohet nga vetë pacienti, jo nga
ekipi mjekësor.

Në vendin tonë nga pikëpamja juridike, vetëvrasja nuk lejohet. Megjithatë kodi
penal në nenin 95 në lidhje me vetëvrasjen shprehet:

Shkaktimi i vetëvrasjes ose tentatives se vetëvrasjes të një personi si rrjedhoje


e trajtimit te keq sistematik që prekin rende dinjitetin, te kryera nga personi që
e ka ne vartësi materiale apo çfarëdolloj varësie tjetër, dënohet me gjobë ose
burgim gjer pesë vjet. Sipas këtij neni bëhet ndjekje penale në rastet e nxitjes
së vetëvrasjes, nga trajtimi i keq sistematik.

Personeli laborant dentar për të shmangur problemet etike juridike në lidhje


me profesionin që ushtron duhet të njohë detyrat përkatese dhe ti zbatojë ato
me përpikmëri.

DETYRAT E PERSONELIT LABORANT DENTAR

Universiteti ALDENT
Page 40
- Të bashkëpunojë me mjekun stomatolog, koleget dhe klientin për të
marrë si shpërblim pëlqimin dhe kënaqësinë e pacientit mbi punën e
kryer
- Të edukohet profesionalisht dhe të zhvillojë dijet e tij në vazhdimësi për
të përmiresuar aftësitë dhe kompetencat profesionale
- Të japë siguri dhe të krijojë besimin e pacientit
- Të jetë korrekt dhe i përgjegjshëm për të shmangur gabimet
- Të komunikojë me të tjerët duhe ruajtur parimet etike, kodin profesional
- Të kujdeset për cilësinë dhe të punojë me përgjeshmëri
- Të kujdeset për higjienën personale, të materialeve, mjeteve,
aparaturave të punës dhe ambientit
- Të mirëmbajë dokumentacion të rregullt në lidhje me pacientin/klientin
- Të mos përsërisë gabimet e kryera më parë
- Të njohë dhe të dijë të punojë me teknologjitë e reja të kohës
- Të plotësojë në maksimum kërkesat e pacientit në lidhje me punimin që
të kryen
- Të plotësojë rolin e tij profesional për promovim, parandalim, ruajtjen e
shëndetit.
- Të respektojë kohën e duhur për punimin dhe përfundimin e një
materialiali të dhënë
- Të respektojë të drejtat e pacientit
- Të ruaj sekretin profesional
- Të zbatojë me përpikmeri udhëzimet, procedurat dhe aktivitetet
përkatëse që rekomandon mjeku stomatolog.

ETIKA E INFERMIERES NË SPITALET TONA

Universiteti ALDENT
Page 41
1. Infermierja respekton sekretin profesional
2. Infermierja njeh të drejtat e të sëmurit për informim dhe angazhohet t'i
respektojë ato
3. Infermierja duhet të përshtatet me mentalitetin dhe gjendjen shpirtërore të
të sëmurit
4. Roli i infermieres është të vlerësojë nevojat e të sëmurit në kompleksitetin
e situatave në mënyrë të vazhdueshme
5. Infermierja respekton etikën dhe vlerat specifike në profesionin e saj
6. Ajo bashkëpunon më të gjithë pjesëtarët e ekipit të kujdesit shëndetësor
për të mirën e të sëmurit
7. Infermierja është përgjegjëse të ndjekë formimin e saj për të arritur
kompetencat e saj profesionale.

FILOZOFIA E INFERMIEREVE NË SPITALET TONA

1. Personi i sëmurë është në qendër të interesit të infermieres


2. Infermierja e konsideron të sëmurin si qenie njerëz ore unike. Ajo respekton
jetën e tij, dinjitetin dhe të drejtat e tij, pa marrë parasysh kombësinë,
besimin, moshën, seksin origjinën shoqërore dhe bindjet politike
3. Infermierja e merr të sëmurin në global për ta njohur në planin fizik, psikik,
shoqëror dhe kulturor.
4. Infermierja siguron përkujdesje globale të individualizuara, informacionin
dhe edukimin e pacientit
5. Infermierja ndihmon që i sëmuri dhe familjarët të përshtatën me spitalin
6. Infermierja i referohet 14 nevojave themelore të Virgjinia Henderson
7. Infermierja kontribuon në vlerësimin e profesionit të saj

KODI ETIK-DEONTOLOGJIK I INFERMIEREVE,

MAMIVE, FIZIOTERAPFTEVE NE SHQIPERI

Universiteti ALDENT
Page 42
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Në mbështetje të Ligjit Nr. 9718, date 19.04.2007, të Kuvendit të Republikës së


Shqipërisë, Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Infermierëve, Mamive dhe
Fizioterapeftëve të Shqipërisë miraton "Kodin Etik-Deontologjik të
Infermierëve, mamive dhe fizioterapeftëve në Republiken e Shqipërisë", si më
poshtë:

Neni 1

1. Infermieri, mamia, fizioterapefti është profesionist i kujdesit shëndetësor, i


cili është i pajisur me diplome, dëshminë e arsimimit përkatës në bazë të
profesionit infermier, marmi, fizioterapeft, të njohur nga Ministria e Arsimit
dhe Shkencës dhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe që duhet të jetë i
regjistruar në Regjistrin Profesional pranë Urdhrit Infermier, Marni,
Fizioterapeft të Shqipërisë.

2. Infermieri, mamia, fizioterapefti është përgjegjës i kujdesjeve infermierore


në ekipin e profesionistëve të shëndetit.

3. Kujdesi infermieror është shërbimi ndaj individit dhe kolektivit. Kujdesjet


infermierore realizohen nëpërmjet ndërhyrjeve specifike, të pavarura dhe
plotësuese, nëpërmjet bashkëpunimit dhe partneritetit infermier, marni,
fizioterapeft, mjek, pacient, familjar.

4. Përgjegjësia e infermierit, mamisë, fizioterapeftit konsiston në përkujdesjen


infermierore, në parandalimin, në lehtësimin e dhimbjeve, në aspektin kurativ,
në edukimin shëndetësor ndaj individit në respektin për jetën, shëndetin, lirinë
dhe dinjitetin.

5. Infermieri, mamia, fizioterapefti, për të kryer në mënyrë të ligjshme


profesionin e tij, duhet të zbatojë me korrektësi Ligjin nr. 9718, date

Universiteti ALDENT
Page 43
19/04/2007, Nenin 5 të tij, për t'u regjistruar në Urdhrin e Infermierit të
Shqipërisë dhe për të zbatuar me korrektësi, gjatë ushtrimit të profesionit, të
gjitha kërkesat e Statutit dhe Kodit Etik-Deontologjik, duke iu përgjigjur në
kohë të gjitha detyrimeve financiare (kuotizacionet) që rrjedhin prej tyre.

6.Kodi Etik-Deontologjik i infermierëve, mamive dhe fizioterapeftit, i udhëheq


ata në zhvillimin e identitetit profesional dhe në angazhimin për një sjellje të
përgjegjshme nga ana etike. Është një "instrument" komunikimi që informon
pacientin mbi sjelljet dhe kujdesjet që mund të priten nga infermieri, mamia,
fizioterapefti gjatë ushtrimit të profesionit.

7.Infermieri, mamia dhe fizioterapefti, me pjesëmarrjen në organizatat që e


përfaqësojnë, tregon pjesëmarrjen e tij në grupin profesional dhe pranimin e
vlerave që përmban Kodi Etik-Deontologjik i infermierëve, mamive dhe
fizioterapeftëve, si dhe angazhimin për t'i zbatuar ato në sjelljen e përditshme.

Neni 2

Detyrimet e etikës profesionale

1. Infermeri, mamia, fizioterapefti e konsideron shëndetin si një e mire


themelore për individin dhe për interesat e kolektivit.

2. Infermieri, mamia, fizioterapefti angazhohet për kujdesin për shëndetin me


anë të promocionit, parandalimit, kurimit, rehabilitimit dhe lehtësimit të
vuajtjeve.

3. Infermieri, mamia, fizioterapefti ndihmon të gjithë personat që kanë nevojë


për trajtim dhe kujdesje në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga mosha,
kushtet social-ekonomike dhe nga lloji i sëmundjes.

4. Infermeri, mamia, fizioterapefti vepron ndaj individit duke respektuar vlerat


fetare, ideologjike dhe politike, pa dallim kulture, etnie dhe seksi.

5. Respekti ndaj të drejtave themelore të njeriut dhe i parimeve të etikës


profesionale, ushtrimi i profesionit me moral të pastër dhe me ndërgjegje

Universiteti ALDENT
Page 44
profesionale, si dhe njohja e zbatimi në praktikë i "Betimit të Infermierit", janë
kushtet themelore për marrjen përsipër të kujdesjeve infermierore.

6. Infermieri, mamia, fizioterapefti me sjelljen, paraqitjen dhe me veshjen e tij,


duhet të rrezatojë kulturë dhe të krijojë besueshmëri tek individi - pacienti.
Infermierja dhe mamia janë të detyruar që, në vendin e punës, të paraqiten me
uniformen e caktuar nga institucioni, e cila duhet të jetë e pastër, e rregullt, pa
bizhuteri penguese për kryerjen e detyrës (varëse, vathë, unaza, etj), me tualet
të lehtë, me thonj të prerë dhe me këpucë të sheshta. Në uniformen e saj,
gjithmonë duhet të ketë të dukshme karten me identitetin profesional.

7. Uniforma është detyrim brenda institucionit. Dalja jashtë institucionit me


uniformen e punës është e dënueshme. Ky veprim ul dinjitetin e punonjësit
dhe rrit rreziqet për pacientin. Punonjësit e sallave të operacionit,
reanimacioneve dhe të gjithë kabineteve, ku kërkohet sterilitet i veçantë,
duhet të përdorin uniformat përkatëse.

8. Sjellja korrekte dhe komunikimi me pacientin e familjarët është aspekt tjetër


etik i profesionionistëve të shëndetit. Sjellja korrekte brenda gjithë normave
dhe rregullave të detyrës së caktuar, komunikimi me qetësi, me siguri dhe
brenda kompetencave të caktuara është detyrë e çdo punonjësi të
shëndetësisë. Çdo tejkalim i këtyre normave është i dënueshëm.

9.Profesionisti i kujdesjeve infermierore të mos kërkojë dhe të mos pranojë në


asnjë forme ryshfet për punën e kryer. Të mos stimulojë apo të ndërmjetësojë
dhënien e tij. Për çdo veprim apo për mosveprim të tillë ai mban përgjegjësi të
rende.

10. Në ushtrimin profesional angazhimi i infermierit, mamisë, fizioterapeftit


është që të mos dëmtojë të tjerët, por t'i orientojë veprimet e tij drejt aftësisë
profesionale, në të mirën e individit që kërkon dhe prêt kujdesje infermierore.

11. Në rastet e konflikteve të shkaktuara nga ndryshimet e thella etnike e


kulturore, infermieri, mamia, fizioterapefti angazhohet për të gjetur zgjidhjen e
duhur nëpërmjet dialogut e vullnetit të mire, në bazë të parimeve etike të
profesionit dhe me ndërgjegje profesionale.

Universiteti ALDENT
Page 45
12. Infermieri, mamia, fizioterapefti aktivizohen për të gjetur rrugëzgjidhje
edhe kur këto kujdesje infermierore zhvillohen në kushte jo të favorshme
profesionale apo në raport me marrëdhëniet me individin, ndaj në këto raste
shfrytëzohen në maksimum burimet e tjera njerëzore.

13. Infermieri, mamia, fizioterapefti të ruajë reputacionin dhe figurën morale,


duke qëndruar larg veseve që e dëmtojnë atë (alkooli, droga, imoraliteti). Për
çdo rast të provokimit moral, të paraqitjes në punë në gjendje të alkoolizuar
ose nën efektin e ndonjë substance të jashtëligjshme, ai/ajo mban përgjegjësi
të rende.

14. Në rastet e konfliktit duhen mbivlerësuar interesat e të asistuarit


(pacientit).

15. Infermieri, mamia, fizioterapefti mund të zhvillojë dhe forma vullnetare për
kujdesjet infermierore, konform ligjeve në fuqi. Është i lire të bëjë falas punën
e tij, por të marrë dhe të mbajë përgjegjësi profesionale për kujdesin që jep
dhe t'i përmbahet me korrektësi zbatimit të Kodit Etik-Deontologjik.

16. Infermieri, mamia, fizioterapefti në situata urgjence duhet të japë ndihmën


në kohën e duhur, aktivizohet përkohësisht për të garantuar asistencën e
nevojshme për kujdesjet infermierore dhe mban përgjegjësi në rast të
mosdhënies së saj.

17. Në raste ngjarjesh madhore e fatkeqësish, infermieri, mamia, fizioterapefti


vihet në dispozicion të autoriteteve kompetente për të dhënë kontributin e vet
sipas rastit.

18. Ushtrimi i profesionit nuk duhet të jetë i kushtëzuar nga presionet ose
interesat personale të diktuara nga personat e asistuar (individi - pacienti), nga
operatorët e tjerë, nga shoqata, apo organizma të ndryshëm.

19. Infermieri, mamia, fizioterapefti mban përgjegjësi gjatë ushtrimit të


profesionit në bazë të detyrave dhe kompetencave, të përcaktuara nga
Ministria e Shëndetësië. Në rast të tejkalimit të këtyre kompetencave, me
veprimet apo mosveprimet e tij, mund të shkaktojë dëmtime serioze në
shëndetin e individit - pacientit, për pasojë mban përgjegjësi të rende. Në çdo
rast, kur ai e shikon të arsyeshme, duhet të kërkojë konsulencë të mëtejshme

Universiteti ALDENT
Page 46
tek profesionistët e tjerë dhe tek eprorët e tij. Sheh bashkëpunimin si
mundësinë më të mire për t'u bërë balle problemeve të të asistuarit (individit
-pacientit).

Neni 3

Formimi i vazhdueshëm profesional i profesionistëve infermier, marni,


fizioterapeft

1. Infermieri, mamia, fizioterapefti e ka për detyrë dhe të drejtë që të kërkojë


formim të vazhdueshëm profesional, të kërkojë të njihet me praktikat e reja në
kujdesjet infermierore, mbi të cilat nuk ka eksperiencë. Formimi i
vazhdueshëm është i detyrueshëm me ligj. Çdo profesionist duhet të gjejë
mundësinë dhe të mbështetet nga eprorët për të plotësuar kreditet e
nevojshme në formimin e vazhdueshëm profesional.

2. Infermieri, mamia, fizioterapefti plotëson njohjet e tij, pikërisht nëpërmjet


marrjes së informacioneve dhe kontakteve të vazhdueshme, mban qëndrim
kritik mbi përvojën e deritanishme dhe në punët kërkimore me qëllim
përmirësimin e kompetencave të tij në fushën e kujdesjeve infermierore.

3. Infermieri, mamia, fizioterapefti bazon veprimet e tij mbi njohjet e vlefshme,


në bazë të nivelit të kompetencave, duke garantuar dhënien e kujdesjeve
infermierore në cilësinë më të mire të mundshme dhe, për t'i përballuar ato në
mënyrë sa më të dobishme për të asistuarin (individin - pacientin), që kërkon
kujdesje infermierore.

4. Infermieri, mamia, fizioterapefti merr pjesë në formimin e vazhdueshëm


profesional, nxit dhe aktivizon kërkimin, bën informimin dhe komunikimin me
transparence të piote, si dhe i përhap rezultatet me qëllim përmirësimin e
kujdesjeve infermierore.

5. Infermieri, mamia, fizioterapefti njeh detyrat dhe limitet e kompetencave


për ushtrimin e profesionit, duke shmangur kështu pasigurinë profesionale dhe
përgjegjësinë.

Universiteti ALDENT
Page 47
6. Infermieri, mamia, fizioterapefti e ushtron profesionin duke zbatuar rregullat
dhe udhëzimet e miratuara nga Ministri i Shëndetësisë në: a) "Kujdesjet
Infermierore", Dokument themeltar I (1, 2,3,4, 5, 6) me nr. 1716/1,12, /3, /4,
IS, lb, prot; date 11/06/2004; b) "Protokollet e kujdesjeve infermierore në
shërbimin spitalor", Dokument Themeltar II, me nr. 558, date 16/12/2005; c) "
Urdhrat e Ministrit të Shëndetësisë dhe Rregullat tekniko-administrative për
Kujdesjet infermierore në shërbimin spitalor", nr. 117, date 29/03/2006, si dhe
gjithë legjislacionin në vazhdim, që ka lidhje me profesionin e tij.

7. Infermieri, mamia, fizioterapefti nuk duhet të abuzojë me mundësinë që i


krijon profesioni dhe nuk duhet të bëjë eksperimente pa baza ligjore, të cilat
rrezikojnë jetën e të asistuarit (individit - pacientit) dhe kolektivit.

8. Infermieri, mamia, fizioterapefti aktivizohet për zgjidhjen e dilemave etike


që ndeshen në punën e përditshme e në çdo moment i referohet Kodit Etik-
Deontologjik dhe, nëse është e nevojshme, kërkon konsulencë profesionale
dhe institucionale.

Neni 4 Relacioni infermier – pacient

1. Infermieri, mamia, fizioterapefti nxit nëpërmjet promocionit dhe edukimit


mënyrat (format) e jetës së shëndetshme për individin dhe promovon
përhapjen e një kulture të shëndetit me qëllim aktivizimin dhe mbajtjen e
relacioneve të drejta ndërmjet shërbimeve shëndetësore mjekësore,
operatorëve të tjerë dhe personit të asistuar (individit - pacientit).

2. Infermieri, mamia, fizioterapefti dëgjon, informon dhe përfshin personin e


asistuar (individin - pacientin), duke vlerësuar me të njëjtën mënyrë dhe
nevojat e kujdesjeve infermierore për të, deri në nivelin e sigurimit të
asistencës së garantuar, duke i dhënë mundësi të asistuarit (individit -
pacientit) që të shprehë zgjidhjet e tij personale.

3. Infermieri, mamia, fizioterapefti respekton mendimin e të asistuarit


(individit - pacientit), lehtëson marrëdhëniet me personat më të rëndësishëm
që përfshihen në planin e kurimit.
Universiteti ALDENT
Page 48
4. Infermieri, mamia, fizioterapefti ka për detyrë që të jetë i mirinformuar mbi
planin diagnostikues e terapeutik dhe për ndikimin dhe lidhjen që këto kanë
mbi planin e kujdesjeve infermierore, në lidhje me personin e asistuar
(individin -pacientin).

5. Infermieri, mamia, fizioterapefti në ndihmë dhe në mbështetje të pacientit


në zgjedhjet terapeutike, garanton informacione relative në planin e
kujdesjeve infermierore dhe përshtat gjuhën e komunikimit të tij me atë të
aftësisë së pacientit për t'u mirëkuptuar. Informimi vazhdon deri në atë
moment kur individi - pacienti përvetëson informacione klinike dhe të
përgjithshme dhe është i ndërgjegjshëm për zgjedhjen e të drejtës së tij për të
mos qenë më i informuar.

6. Infermieri, mamia, fizioterapefti siguron dhe kujdeset për ruajtjen e


informacioneve relative ndaj të asistuarit (individit - pacientit) deri në atë pikë
që i përket kujdesjeve infermierore.

7. Infermieri, mamia, fizioterapefti garanton vazhdueshmërinë e kujdesjeve


infermierore nëpërmjet drejtimit efikas të mjeteve informative dhe dorëzimit
korrekt të shërbimit.

8. Infermieri, mamia, fizioterapefti respekton sekretin profesional, jo vetëm


për detyrim juridik, por edhe për bindje vetjake; si një përgjigje konkrete ndaj
besimit, që i asistuari (individi - pacienti) krijon tek infermieri, mamia,
fizioterapefti.

9. Infermieri, mamia, fizioterapefti nxit në çdo kontekst të kujdesjeve


infermierore kushtet sa më të mira që të jetë e mundur të komfortit psiko-fizik
e social të të asistuarit (individit - pacientit) dhe të familjarëve të tij.

10. Infermieri, mamia, fizioterapefti vepron deri kur qëllimi i ndihmës fizike,
psiko -sociale dhe farmakologjike të kenë një veprim të efektshëm dhe të
motivuar ndaj individit -pacientit.

11. Infermieri, mamia, fizioterapefti e konsideron dhënien e kujdesit


infermieror si një zgjidhje të bashkërenduar e të domosdoshme, duke marrë
parasysh interesin e të asistuarit (individit - pacientit).

Universiteti ALDENT
Page 49
12. Infermieri, mamia, fizioterapefti vepron duke pasur në konsideratë
opinionin e familjarëve për të vegjëlit, në përputhje me moshën dhe shkallën e
pjekurisë së gjykimit, për sa u përket kujdesjeve infermierore.

13. Infermieri, mamia, fizioterapefti angazhohet dhe nxit kujdesjen ndaj


individit dhe në kushte që e kufizojnë zhvillimin ose shprehjen e vetvetes së tij,
kur familja dhe kushtet ku jeton nuk janë të përshtatshme ndaj nevojave të tij.

14. Infermieri, mamia, fizioterapefti, kur vëren keqtrajtime ose privime në


drejtim të të drejtës së individit dhe që janë me pasoja për shëndetin, duhet të
vërë në përdorim të gjitha mjetet për ta mbrojtur atë dhe të informojë në
kohën e duhur të gjitha autoritetet kompetente.

15. Infermieri, mamia, fizioterapefti aktivizohet për të lehtësuar shenjat e


sëmundjes, në veçanti, në rastet kur janë të parandalueshme. Angazhohet dhe
shfrytëzon përdorimin e iluzionit vetëm në rastet e vlerësuara me kujdes dhe
mbi treguesit specifikë shëndetësorë.

16. Infermieri, mamia, fizioterapefti kujdeset për individin - pacientin


pavarësisht nga gjendja e tij klinike, qoftë edhe në fund të jetës së tij, e
vlerëson inkurajimin ambientai, fizik, ekologjik, relational, shpirtëror.

17. Infermieri, mamia, fizioterapefti mbikëqyr të drejtën e mos tejkalimeve


diagnostikuese dhe terapeutike, të cilat janë jo të përshtatshme me konceptin
e rëndësisë së jetës së të asistuarit (individit - pacientit).

18. Infermieri, mamia mbështet familjarët e individit - pacientit, në momentin


e humbjes së jetës dhe më pas. Në mungesë të tyre, ata janë të detyruar të
zbatojnë rregullat e institucionit për kufomën: e zhveshin, shtrijnë, rregullojnë
fytyrën dhe e shoqërojnë në morg kufomën.

19. Infermieri, mamia, fizioterapefti nuk merr pjesë në trajtimet e fundit për
provokimin e vdekjes së të asistuarit (individit - pacientit) qoftë dhe kur
kërkesa i vjen direkt

nga i interesuari, nga familjarët ose nga të tjerët.

20. Infermieri, mamia, fizioterapefti konsideron dhënien e gjakut dhe të


organeve një shprehje të solidaritetit.

Universiteti ALDENT
Page 50
21. Infermieri, mamia, fizioterapefti vihet në shërbim për favorizimin e
informacioneve dhe mbështet personat e përfshirë në dhurimin dhe në
marrjen e organeve, konform legjislacionit shqiptar në fuqi.

Neni 5 Pakti infermier-pacient

Une, si infermier, angazhohem në marrëdhëniet e mia me të asistuarin


(individin - pacientin) në:

T'I PARAQITEM që në takimin e pare, t'i shpjegoj kush jam une dhe çfarë mund
të bëj për të.

TE DI kush është i asistuar (individi -pacienti), ta njoh, ta thërras në emër dhe


mbiemër.

T'I BËJ NJOHJEN nëpërmjet kartelës së identifikimit tim personal.

TË JAP PËRGJIGJE qartë dhe saktë për adresën e personit (individit - pacientit)
në organet kompetente.

TË FORMULOJ INFORMACIONIN që të

ndikoj në nxitjen e kujdesit për të asistuarin (individin - pacientin) me personat


e shërbimit shëndetësor.

TT GARANTOJ kushte më të mira higjieoike të ambientit.

TA FAVORIZOJ në mbajtjen e marrëdhënieve sociale dhe familjare.

TË RESPEKTOJ rregullat dhe zakonet e tij sipas etnisë dhe besimit fetar.

TË NDIHMOJ (individin - pacientin) në përballjet në mënyrë të ekuilibruar dhe


dinjitoze dhe për të kapërcyer veprimet e zakonshme të tij: të hajë, të lahet, të
lëvizë, të flejë, kur ai/ajo nuk është në gjendje t'i kryejë vetë.

TE ASISTOJ individualisht në nevojat e tij, të jetoj me problematikën e individit


-pacientit - të gjej mundësinë e zgjidhjes dhe të veprojmë së bashku në
zgjidhjen e problemit.

Universiteti ALDENT
Page 51
T'I MËSOJ cilët janë komponentët favorizues dhe jo favorizues të shëndetit, në
respekt të zgjedhjes së mënyrës (stilit) së jetës.

TT GARANTOJ kompetencat etiko-profesionale dhe njerëzore në zgjidhjen më


të favorshme të paraqitjes së tij në vendin ku do të kryhet asistenca.

TË RESPEKTOJ dinjitetin e tij, t'i jap siguri dhe t'i garantoj shpëtimin e jetës.

TA DËGJOJ me vëmendje dhe ta këshilloj kur ka nevojë.

TT QËNDROJ PRANË kur vuan, kur ka frikë, kur medikamentet dhe teknikat nuk
mjaftojnë.

TA NXIS dhe të jem pjesëmarrës i iniciativave që çojnë në përgjigjet më të mira


në kujdesjet infermierore ndaj të asistuarit (individit - pacientit).

TË MOS STIMULOJ,

TË MOS NDËRMJETËSOJ, TË MOS KËRKOJ

TË MOS PRANOJ

asnjë lloj ryshfeti, në asnjë lloj forme për shërbimin e kryer ose për diferencim
të tij.

Neni 6 Relacionet profesionale me kolegët dhe operatorët e tjerë

1. Infermieri, mamia, fizioterapefti bashkëpunon me kolegët dhe me


operatorët e tjerë, të cilët i njeh dhe respekton mbështetjen specifike, në
brendësi të ekipit.

2. Infermieri, mamia, fizioterapefti kujdeset për dinjitetin e vet dhe të kolegëve


nëpërmjet sjelljeve, të cilat shprehin respekt dhe solidaritet. Veprohet kështu
derisa ndryshueshmëria e opinioneve nuk pengon planin e kurimit gjatë
kujdesjeve infermierore.

3. Infermieri, mamia, fizioterapefti ka detyrë

Universiteti ALDENT
Page 52
të vetëvlerësojë, të parashtrojë veprimet e tij dhe të verifikojë cilësinë e
kujdesjeve infermierore, deri në fund të ushtrimit të profesionit.

4. Në ushtrimin e autonomisë së profesionit infermieri, mamia, fizioterapefti i


përmbahet normave dhe sjelljeve që rrjedhin nga Kodi Etik-Deontologjik i
infermierëve, mamive dhe fizioterapeftëve.

5. Infermieri, mamia, fizioterapefti kujdeset për kualifikimin e tij profesional


dhe nëpërmjet respektimit të normave që rregullojnë reklamën shëndetësore
për kujdesjet infermierore.

6. Çdo vendim për abuzim ose për sjellje, që bie në kundërshtim me Kodin Etik-
Deontologjik për infermierin, marnine, fizioterapeftin është i detyruar t'i
shënohet në Karten e Regjistrimit në Regjistrin Profesional pranë Urdhrit të
Infermierit.

Neni 7 Raportet me institucionet

1. Infermieri, mamia, fizioterapefti, në nivelé të ndryshme përgjegjësie,


kontribuon në zbatimin e politikave shëndetësore dhe në zhvillimin e
Kujdesjeve Infermierore në Sistemin Shëndetësor, duke perdonar drejt aftësitë
profesionale, deri në garantimin dhe në respektimin e të drejtave të të
asistuarit (individit - pacientit).

2. Infermieri, mamia, fizioterapefti, në nivelet e ndryshme të përgjegjësisë


përballë mungesave ose çrregullimeve, parashikon dhënien e informacionit
dhe të komunikimit sa më të shpejtë që të jetë e mundur, për të rikrijuar
përsëri një situate të favorshme për të asistuarin (invidin - pacientin).

3. Infermieri, mamia, fizioterapefti u drejtohet personave kompetente dhe


autoriteteve profesionale të çdo lloji, të cilët janë të aftë të gjykojnë kujdesjet
infermierore ose cilësinë, si dhe kujdesjet e veçanta me efekte mbi të
asistuarin (pacientin).

4. Infermieri, mamia, fizioterapefti ka detyrë dhe të drejtë të informojë pranë


Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, situatën në të cilën ekzistojnë rrethanat
Universiteti ALDENT
Page 53
ose kushtet që vazhdojnë të pakësojnë cilësinë e kujdesjeve infermierore dhe
të kërkojë mbështetjen ligjore nga Organet e Urdhrit për të drejtat e tij
profesionale.

5. Infermieri, mamia, fizioterapefti duhet të kërkojë nga insti tu cioni përgjegjës


krijimin e kushteve për dhënien me cilësi të kujdesjeve infermierore dhe për
mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të vet.

Neni 8 Rregullorja e gjykimit profesional

Qëllimi:

Kjo rregullore ka për qëllim të qartësojë dhe të saktësojë mënyrën e


organizimit dhe të funksionimit të Komisioneve të Gjykimit Profesional në nivel
rajonal dhe në qendër, në mbështetje të Statutit dhe në zbatimin me
korrektësi të Kodit Etik-Deontologjik nga të gjithë profesionistët e kujdesjeve
infermierore, duke zbatuar sanksionet e caktuara për çdo rast shkeljeje të tij.

Organizimi:

Organizimi i Komisioneve të Gjykimit Profesional bëhet nga Këshillat Rajonalë


në nivel Rajonal dhe nga Këshilli Kombëtar në nivel Qendror.

Pranë Këshillit Rajonal krijohet Komisioni i Gjykimi Profesional, i përbërë nga 5


profesionistë të zgjedhur nga Institucionet Shëndetësore të Rajonit.

Për Këshillin Kombëtar krijohet një Komision Kombëtar i përbërë nga 7


persona: 4 persona të zgjedhur dhe të miratuar në Këshillin Kombëtar, 1 jurist i
UISH, 1 anëtar kryetar i UISH-së së rajonit ku ka ndodhur problemi dhe 1
anëtar përfaqësues i UISH i Këshillit Rajonal në distriktin ose institucionin
përkatës.

Komisionet e krijuara vihen në lëvizje me një urdhër me shkrim të presidentit


rajonal ose Kombëtar kur ka ankimim nga pacientët apo familjarët e tyre, kur
ka një raport nga inspektorët përkatës apo nga grupet e kontrollit të
organizuar nga UISH ose në bashkëpunim me institucionet e Ministrisë së
Shëndetësisë.

Universiteti ALDENT
Page 54
Funksionimi i Komisionit të Gjykimit Profesional:

Komisioni në takimin e pare zgjedh Kryetarin dhe Sekretärin e tij.

Kryetari drejton seancën dhe firmos vendimet përfundimtare.

Sekretari mban protokollin dhe gjithë dokumentacionin e duhur, përgatit dhe


firmos vendimet përfundimtare.

Fillimisht, njihet me problemin që do të gjykohet: ankesë, raport apo


evidentime të ndryshme që paraqiten.

Për çdo rast gjykohet dhe vendoset në veçanti me shumicë votash.

Në fund hartohet vendimi përfundimtar, i cili firmoset nga të gjithë anëtarët.

Vendimi hartohet në 3 kopje: (1 kopje arshivohet, një kopje i jepet personit të


interesuar, 1 kopje i dërgohet Këshillit Kombëtar).

Ky vendim ka të drejtë të apelohet në Këshillin Kombëtar brenda 30 ditësh,


mbas të cilës merr formen e prerë.

Sanksionet që parashikohen për shkelje të neneve të Kodit Etik-Deontologjik të


UISH

Sanksioni 1

Mosparaqitja me uniformën e caktuar dhe mosmbajtja e kartës së identitetit


profesional ose dalja me uniforme jashtë vendit të caktuar, përbën shkelje të
Nenit 2, pika 6 dhe 7, dënohet me vërejtje, gjobë 2 000-20 0000 lekë.

Sanksioni2

Universiteti ALDENT
Page 55
"Pritja dhe komunikimi jo i mirë me pacientët, familjarët dhe kolegët", përbën
shkelje të Nenit 2, pika 8 dhe dënohet me gjobë, 2 000- 20 000 lekë dhe me
ulje në detyrë 6 muaj deri në një vit.

Sanksioni 3

"Mosdhënia e kujdesit të duhur dhe mosrespektimi i pacientit, pavarësisht


moshës, ngjyrës apo nga bindjet e tij" përbëjnë shkelje të Nenit 2, pika 4 dhe
dënohet me gjobë nga 3 000-30 000 lekë, ulje në detyrë ose përjashtim nga
UISH nga 1-6 muaj.

Sanksioni 4

"Kërkimi, stimulimi, ndërmjetësimi, marrja e ryshfetit në çfarëdo lloj forme",


është shkelje e Nenit 2, pika 9 dhe dënohet me 5 000-100 000 lekë gjobë, me
ulje në detyrë dhe me përjashtim nga UISH 6-12 muaj.

Sanksioni 5

"Ulja e reputacionit dhe figures morale nëpërmjet provokimit apo përdorimit


të drogës, alkoolit apo imoralitetit", përbën shkelje të Nenit 2, pika 13 dhe
dënohet me gjobë 10 000-100 000 lekë ose përjashtim nga UISH për një
periudhë 1-3 vjeçare.

Sanksioni 6

"Pakujdesia në kryerjen e detyrës, tejkalimi i kompetencave që kanë sjellë


dëme serioze në shëndetin e pacientit", përbëjnë shkelje të Nenit 2, pika 19
dhe dënohen me përjashtim nga UISH dhe ndjekje penale.

Sanksioni 7

Universiteti ALDENT
Page 56
"Mostrajtimi i kufomës dhe mosdërgimi i saj në morg, në mungesë të
familjarëve", përbën shkelje të Nenit 4, pika 18 dhe dënohet me gjobë 5 000-
100 000 lekë dhe me përjashtim nga UISH për 3-6 muaj.

Sanksioni8

"Mosdhënia e ndihmës së pare në raste urgjente apo fatkeqësish natyrore në


kushte të pajustifikueshme" përbën shkelje të Nenit 2, pika 17 dhe dënohet me
përjashtim nga UISH për 6-12 muaj.

Sanksioni 9

"Shkeljet e Kodit Etik-Deonologjik dhe të Statu tit të UISH, mosmarrja në kohë


e lejes për ushtrimin e profesionit ose mospagimi i kuotës së caktuar, në më
shumë se 6 muaj", përbëjnë shkelje të Nenit 1, pika 5 dhe dënohen me gjobë
nga 5 000-100 000 lekë ose me përjashtim nga UISH për 6-12 muaj.

Sanksioni 10

"Ushtrimi i profesionit pa u anëtarësuar në UISH" përbën shkeljen e Ligjit Nr.


9718, date 29/04/2007 dhe dënohet me gjobë 100 000 lekë ose çohet për
ndjekje penale.

Neni 9

Për të gjitha rastet e dënimit, anëtarët e UISH kanë të drejtë apelimi në


Komisionin Qendror të Gjykimit Profesional brenda 30 ditëve, në të kundërt,
vendimi merr forme të prerë, me përjashtim të vendimevé për përjashtim nga
UISH, të cilat marrin formen e prerë pas gjykimit në Komisionin Qendror të
Gjykimit Profesional dhe pas firmosjes nga Presidenti i UISH, ndaj të cilit
Universiteti ALDENT
Page 57
anëtari ka të drejtë t'i drejtohet gjykatës brenda 15 ditëve nga marrja e
njoftimit, mbas të cilit vendimi merr forme të prerë.

Neni 10 Dispozita përfundimtare

1. Ky Kod Etik-Deontologjik i UISH u hartua në mbështetje dhe në zbatim të


Ligjit Nr. 9718, date 29/04/2007 të Kuvendit të Shqipërisë, të Statutit të UISH
dhe në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut (Karta Sociale Europiane
e Ndryshuar, 1999. K.E).

2. Kodi Etik-Deontologjik u bëhet i njohur gjithë anëtarëve të UISH. Ai është i


detyrueshëm për zbatim për të gjithë profesionistët e kujdesjeve, por edhe për
të gjithë studentët e këtyre profesioneve gjatë zhvillimit të praktikave
mësimore. UISH bëhet garant për informimin dhe zbatimin e tij.

3. Normat Etike-Deontologjike dhe sanksionet që përmban ky Kod hyjnë në


fuqi 6 (gjashtë) muaj pas miratimit të tij.

4.Mos zbatimi i Kodit Etik-Deontologjik ndeshkohet me sanksionet e


mesiperme.

Miratohet ne Keshillin Kombetar te UISH me vendim Nr.4, dt 08/11/2008

Literatura

Universiteti ALDENT
Page 58
UISH, Dokument themeltar, Ligji, Statuti, Kodi, 2010

Vjollca Koko, Migena Ramaj (red.) Etika mjekësore : leksione të përshtatura për
studentët e Seksionit të Infermierisë në Univ. "Eqrem Çabej", Gjirokastër :
Argjiro, 2007

Bardhyl Cipi, Etika dhe mjekësia ligjore

Universiteti ALDENT
Page 59
Universiteti ALDENT
Page 60
Universiteti ALDENT
Page 61
Universiteti ALDENT
Page 62
Universiteti ALDENT
Page 63
Universiteti ALDENT
Page 64
Universiteti ALDENT
Page 65
Universiteti ALDENT
Page 66
Universiteti ALDENT
Page 67
Universiteti ALDENT
Page 68

You might also like