You are on page 1of 4

Fusha: Gjuha dhe Lënda: Letërsi Shkalla: V Klasa:XI

komunikimi
Tema mësimore: Veçoritë e romantizmit. Situata e të nxënit: Lexojmë materiale his-
Gjinitë dhe llojet letrare që solli romantizmi në torike mbi zhvillimin që pati Evropa përpara se
letërsi romantizmi të zhvillohej
Romantizmi në kulturën europiane-
Wikipedia
https://sq.wikipedia.org/wiki/Romantizmi_
në_kulturën_europiane

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave


kyçe: Kompetenca e komunikimit dhe e të
shprehurit Kompetenca e të menduarit
Kompetenca digjitale
Kompetenca personale
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe:
fushës sipas temës mësimore: Drejtime letrare
Nxënësi: Kulti i natyrës
- përcakton vlerat reale të romantizmit dhe Idealizim i pasioneve
hedhjen poshtë të rregullave të tri Analizë subjektive
njësive;
- identifikon frymën që u dha autorëve dhe
veprave të tyre liria për të zgjedhur temën
dhe natyrën e veprës a të konfliktit në të;
- përshkruan ndjenjat që mbizotëronin në
veprat e kësaj periudhe,si u kombinuan
ato me njëra-tjetrën;
- diskuton mbi tonin prekës, karakterin lirik
dhe patetik të veprave të kësaj periudhe;
- Flet mbi gjinitë letrare që u lëvruan gjatë
romantizmit dhe për raportet midis tyre.
Burimet: libri i nxënësit, burime nga Wikipedia. Lidhja me fushat e tjera ose me temat
ndërkurrikulare: arte, kinematografia.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
-Diskutim dhe analizim-Pyetje-përgjigje
. Diskutim. shtrohen për diskutim këto çështje:
- Ndikimi i romantizmit në ditët tona.
- Mesazhet që përcjellin për njeriun personazhet si Kuazimodo dhe Esmeralda.
- Filmat që i kanë marrë subjektet nga veprat e kësaj periudhe.
Nxënësit japin mendimet e tyre duke ilustruar me materiale nga interneti, video, foto ose
informacione të shkruara.
. KLLASTER
Veçoritë e romantizmit

Kulti i Parime të
ndjenjës, reja Heronj të Gjuha
idealizim i letrare Përshkr dhe mjetet
jashtëzakonshë Kulti i figurative
pasioneve,

artistike m në rrethana së Tema e
kaluarës natyrës
imi
analizë të çliruara të piktoresk e pasura
dhe
subjektive nga jashtëzakonshm i gjallë të fuqishme
e botës së skemat e
e brendshme
ngurta
shpirtërore. klasiciste

Dy drejtime
kryesore të
romantizmit

Shkrimtarë patriotë,
energjikë e me ideale të
Shkrimtarë
larta iu kushtuan çështjeve
melankolikë e të
të mëdha, misionit historik
dëshpëruar, të izoluar e
të mbrojtjes së lirisë e të
në vetmi jetuan në
përparimit, fitimit të lirisë
gjirin e natyrës, larg
së popujve; mbrojtën
kauzat përparimtare. njerëzve.
Diskutim dhe analizim.
1. Diskutoni për vlerat reale të romantizmit. Si u hodh poshtë rregulla e tri njësive? Çfarë
fryme u dha autorëve dhe veprave të tyre liria për të zgjedhur temën dhe natyrën e
veprës a të konfliktit në të?
2. Diskutoni mbi tonin prekës, karakterin lirik dhe patetik të veprave të kësaj periudhe.
Cilat janë notat kryesore të romantizmit? Si vlerësohet përmbajtja e tij? Analizoni traditat dhe
risitë e tij në raport me kohën dhe vendet ku u shfaq.
 Pse disa shkrimtarë si Bajroni, Sheli, Hajne, Pushkin u quajtën shkrimtarët e mëdhenj
patriotë?
 Përshkruani ndjenjat që mbizotëronin veprat e kësaj periudhe. Si kombinohen ato me
njëra-tjetrën? Sa vend zënë ato që quheshin tema kryesore dhe si perceptohen këto në
vende e autorë të ndryshëm?

1. Cilat ishin kushtet historike-shoqërore që ndikuan në zhvillimin e rrymës


romantike?
2. Cilat gjini letrare u lëvruan gjatë romantizmit?
3. Si shkrihen heroi dhe poeti te Bajroni?
4. Si e paraqet Shqipërinë rrëfimi i Haroldit?
5. Si e propagandojnë moralin e pastër heronjtë romantikë në veprën e Hygoit?
6. Ç’teknika të rrëfimit kemi në veprën Katedralja e Parisit?
7. Ç’përfaqëson termi Bajronizëm?
: Dalloni burimin e frymëzimit, motivet dhe optimizmin që buron prej kryeveprave lirike të
Gëtes.
Analizoni elemente të metrikës te Gëte dhe Bajroni: rima, ritmi, muzikaliteti, lloji i vargut
etj.
Analizoni tiparet kryesore të shkrimtarëve romantikë.

Si vjen sot te ju heroi i jashtëzakonshëm i kësaj kohe? A jeni dakord me shprehjen se ai


veproi në rrethana të jashtëzakonshme?
 Pse u ngrit kulti i natyrës? Shpjegoni lidhjen njeri-natyrë.
Flisni mbi gjinitë letrare që u lëvruan gjatë romantizmit dhe për raportet midis tyre?

 Pse letërsia e Rilindjes shqiptare dhe Romantizmi shqiptar u zhvilluan në të njëjtën


kohë?
 Dalloni tiparet e romantizmit në letërsinë shqipe?
 Cilat janë tematikat kryesore në veprat e Naimit?
 Cilat janë dy motivet kryesore në poemën e De Radës?
 Cilat janë ato tipare të romantizmit që i shërbyen çështjes kombëtare?
 Dalloni konceptet filozofike në poezitë e Naimit?
 Ç’ndikime pati De Rada nga poezia popullore? Si shkrihen elementet natyrore me ato
njerëzore në veprën e De Radës?
 Përshkruani heroin romantik të De Radës dhe përcaktoni novatorizmin e De Radës.
 Përmendni disa nga notat romantike në vëllimin “Lulet e verës”.

 Pyetje me shtjellim
 Si shtjellohen tiparet e konçizitetit dhe sintetizmit në veprën “Këngët e Milosaos”?
 Shpjegoni duke argumentuar dhe duke e ilustruar me shembuj se si e krijoi Naimi
atdheun poetik.
 Analizoni ngjashmëritë dhe dallimet midis romantizmit në Shqipëri, romantizmit të
 arbëreshëve të Italisë dhe romantizmit evropian.
 Përmblidhni mendimin tuaj mbi interpretimet e kritikës letrare për të dy autorët e
romantizmit shqiptar.
 Argumentoni si materializohet artistikisht ideali i bukurisë te Naimi dhe si shkrihet ai me
 parimet e tjera filozofike.

You might also like