You are on page 1of 3

Përmbledhje pyetje dhe përgjigje nga lënda e fiziologjisë (2)

1. Ҫka paraqet tretja (digjestioni)?


Tretja apo digjestioni paraqet një proces të ndërlikuar fiziologjik gjatë të cilit materiet ushqyese me strukturë të
ndërlikuar me anë të përpunimit fizik dhe kimik transformohen në materie ushqyese më të thjeshta të cilat mund
të thithen (absorbohen) në sistemin gastro intestinal (SGI) dhe të transportohen me anë të limfës dhe gjakut.
2. Ҫka përfshin përpunimi mekanik I ushqimit?
Përpunimi mekanik I ushqimit përfshin thërrmimin,lagien,përzierjen dhe tretjen etj.
3.Ҫka përfshin përpunimi kimik I ushqimit?
Përpunimi kimik I ushqimit nënkupton një sërë të proceseve kimike të njëpasnjëshme të cilat realizohen me anë të
enzimeve,detyrë e të cilëve është që komponimet e ndërlikuara (proteinat,sheqernat dhe yndyrnat) t’I zbërthejnë
në komponime të thjeshta,komponime që mund të resorbohen nga SGI ( sistemi gastro intestinal)
4. Nga çka përbëhet funksioni I sistemit gastro intenstinal (SGI) ?
Funksioni I SGI përbëhet nga : funksioni sekretor,motorik dhe resorbues.
5.Ҫka paraqet funksioni sekretor (I taitjes) I SGI-së ?
Funksioni sekretor (I taitjes) përfshin taitjen e përshtymës,lëngut të lukthit,lëngut të pankreasit,lëngut të zorrëve
dhe të vrerit.
6.Ҫka paraqet funksioni motorik I SGI-së ?
Funksioni motorik përbëhet nga përtypja,gëlltitja,përcjellja e ushqimit prej në pjese të kanalit tretës në pjesën
tjetër të tij.Të gjitha këto realizohen me anë të muskulaturës së SGI-së (muskuj të lëmuar).
7.Ҫka paraqet funksioni resorbues (thithës ) I SGI-së?
Funksioni resorbues (thithës) nënkupton kalimin e materieve ushqyese nga zorrët në gjak dhe në limfë.Në këtë
proces rol kryesor luan mukoza e lukthit,zorrës së trashë dhe të hollë.
8.Ҫka paraqesin fermentet (enzimet) digjestive?
Tretja e materieve ushqyese në SGI kryhet me anë të lëngjeve tretëse nga
pështyma,lukthi,zorrët,mëlçia,pankreasi.Këto lëngje janë të pasura me materie specifike të quajtura
fermente.Fermentet janë materie të cilat I tretin sasi të mëdha të materieve të ndërlikuara në materie më të
thjeshta ( si psh tretin proteinat deri në aminoacide), e në ato procese vetë nuk ndryshojnë-pra janë
biokatalizatorë.
9.Cilat janë vetitë e fermenteve ?
Fermentet veprojnë në sasi të vogla, I shpejtojnë reaksionet kimike të zbërthimit me mijëra herë,pas kryerjes së
reaksionit lirohen të pandryshuara,janë specifike për grupe kryesore të ushqimit ( në karbohidrate veprojnë
amilazat,në proteinat proteazat kurse në yndyrnat lipazat ), kërkojnë kushte optimale për veprim ( temperaturë
38-40 0 C dhe pH të caktuar .
10.Ҫka paraqet pështyma (saliva) ?
Përshtyma (saliva) është produkt I gjëndrave pështymore.Ajo paraqet një lëng të tejdukshëm dhe pak ngjitës me
pH që lehtë anon nga alkalikja ose acidikja.
11.Nga çka përbëhet pështyma ?
Pështyma përbëhet nga : uji ( 98.5-99 %), kriprat minerale ( kriprat e Na,K,Ca etj), jargët (mucini) detyrë e të cilave
është ta mveshin kafshatën dhe t’I mundësojnë kalim më të lehtë gjatë fytit dhe kapërcellit (ezofagut).
12.Ҫka paraqet gëlltitja?
Gëlltitja paraqet veprim I ndërlikuar fiziologjik I cili kalon nëpër tri faza : faza bukale,faringeale dhe faza ezofageale.
13.Funksioni I lukthit në tretjen e ushqimit?
Lukthi shërben si rezervoar I ushqimit dhe si vend ku ushqimi përzihet me lëngun e lukthit duke formuar një masë
gjysmë të lëngshme –hymus.Ushqimi mbetet në lukth 4-6 orë.
14.Cilët janë llojet e gjëndrave të lukthit ?
Në mukozën e lukthit dallojmë tri lloje të gjëndrave : gjëndrat kryesore (të cilat tajojnë enzime,kryesisht
pepsinin),gjëndrat mveshëse (të cilat tajojnë HCl) dhe gjëndrat ndihmëse (të cilat tajojnë jargë-mucin).
15.SI është përbërja e lëngut të lukthit?
Lëngu I lukthit është pa ngjyrë I tejdukshëm dhe përbëhet nga : acidi klorhidrik (HCl), fermentet,mucini,kriprat
minerale dhe uji.
16.Roli I acidit klorhidrik në tretjen e ushqimit në lukth?
Acidi klorhidrik I cili gjendet si I lirë dhe si I lidhur për proteinat.Roli I tij në lukth është I shumëfishtë: krijon pH 1-
1.5 I cili është optimal për veprimin e fermenteve të lukthit,posaçërisht të pepsinit (duke aktivizuar pepsinogjenin
joaktiv në pepsin aktiv),vepron në proteinat duke I zbutur dhe duke I transformuar në formë më të përshtatshme
për tretje të mëtutjeshme, ka rol baktericid ( I zhduk bakteriet që arrijnë në lukth përmes gëlltitjes),ndikon në
lëvizshmërinë e rregullt nga lukthi kah duodeni.
17.Cilët fermente bëjnë pjesë në përbërjen e lëngut lukthor ?
Pepsini - është ferment proteolitik (që tret proteinat).Ai fillon tretjen e proteinave duke I transformuar ato në
albumoza dhe peptone.Labfermenti - e ngjiz qumshtin( e shëndron në djathë) dhe në këtë mënyrë qumështi
qëndron më gjatë kohë në lukth,gjë që I jep kohë pepsinit që të ndikojë në proteinat e qumështit.Lipaza – e lukthit
I tretë yndyrnat e emulguara të qumështit deri në glicerin dhe acide yndyrore.
18.Roli I mucinit tek lukthi ?
Mucini apo jargët kanë për detyrë që ta mbrojnë mukozën e lukthit nga HCl I cili tajohet në të.
19.CIlat janë fazat e mekanizimit të taitjes të lëngut të lukthit ?
Mekanizmi I tajitjes së lëngut të lukthit kalon nëpër tri faza:faza cefalike ( e kokës), faza e lukthit ( faza kimike) dhe
faza e zorrëve .
20.Sqaro fazën cefalike të taitjes së lëngut të lukthit ?
Faza cefalike (e kokës) ëhstë fazë refleksive e tajitjes.Shikimi në ndonji ushqim të këndshëm,aroma e tij apo vetëm
biseda për ushqim shkakton tajitje të shtuar të lëngut të lukthit tek njeriu I urritur.Kjo tajitje pra fillon para hyrjes
së ushqimit në SGI,prandaj quhet tajitje psiqike ose refleks I kushtëzuar I tajitjes.Pasi ushqimi të depërtojë në gojë
ai I ngacmon receptorët e gojës duke shkaktuar impulsë nervore që përcillen deri te qendrat përkatëse në trurin e
vazhduar e prej këtu me anë të nervus vagus shkojnë deri te gjendrat e lukthit duke shkaktuar tajitje të cilën e
quajmë tajitje me refleks të pakushtëzuar.
21.Sqaro fazën e lukthit (fazën kimike) të tajitjes së lëngut të lukthit?
Faza e lukthit ( faza kimike ) fillon me depërtimin e ushqimit në lukth.Nga ushqimi në lukth nxiten ngacmime
mekanike dhe kimike të cilat rezultojnë me prodhimin e më të madh të hormonit gastrin.Ai me anë të gjakut arrin
deri te mukoza e lukthit dhe shkakton tajitje më të madhe të lëngut të lukthit.
22.Sqaro fazën e zorrëve të tajitjes së lëngut të lukthit?
Faza e zorrëve fillon me depërtimin e ushqimit nga lukthi në zorrën dymbëdhjetëgishtore.Pas këtij momenti tajitja
e lukthit inhibohet (frenohet) me anë të mekanizmave nervorë ( refleksi eneterogastrik) me pjesmarje të
simpatikusit dhe parasimpatikusit ( si pjes përbërëse të sistemit nervor vegjetativ) si dhe nëpërmjet mekanizmave
humorale (me tajitje të hormoneve enterogastrin,holecistokinon-pankreozimin dhe sekretin.
23.Cilat janë funksionet motorike të lukthit ?
Funksionet motorike të lukthit janë: lukthi shërben si rezervoar I sasive të mëdha të ushqimit deri në momentin e
transportit të tij në pjesët distale të SGI,përzierja e ushqimit me sekretet e lukthit dhe formimi I masës gjysmë të
lëngshme- hymus, transporti I ngadalshëm I ushqimit në duodenum (zorra dymbëdhjetë gishtore)
24.Llojet e lëvizjeve të lukthit?
Egzistojnë dy lloje të lëvizjeve të lukthit : 1. lëvizjet tonike- që paraqiten çdo 20 sekonda që kanë për detyrë
përzierjen e ushqimit në lukth. 2. Lëvizjet peristaltike me detyrë që ta shtyjnë ushqimin jashtë lukthit,në drejtim të
duodenumit.Këto lëvizje paraqiten 3-6 herë.
25.Ҫka paraqet procesi I të vjellurit ?
Ky ëhstë një akt refleksiv I ndërlikuar me anë të të cilit përmbajtja e lukthit dhe e pjesës fillestare të zorrëve hidhet
jashtë nëpërmjet gojës dhe pjesërisht hundës.Paraqet refleks mbrojtës me të cilin organizmi mbrohet nga materiet
e ndryshme toksike (helmuese) që gjenden në ushqimin e gëlltitur.
26.Ҫka paraqet lëngu pankreatik?
Lëngu pankreatik tajohet nga tërëmishëza në duodenum.Për 24 orë tajohen 1.5-2 L ,është I tejdukshëm dhe pa
ngjyrë ,pa erë me pH 7.8-8.4.
27.Cilat enzime janë të pranishëm në lëngun pankreatik?
Në lëngun pankreatik I gjejmë këto fermente : 1. Proteazat (fermente që I tretin proteinat) nga të cilat më të
rëndësisëm janë : tripsin ( I cili në lëngun pankreatik gjendet si tripsinogjen joaktiv,e të cilin në zorrët e aktivizon
një ferment tjetër-enterokinaza), himotripsin dhe karboksipolipeptidaza.
2. Amilazat (fermente që I tretin sheqernat ) janë : amilaza (e cila e tretë amidonin deri në disaharidin maltoza) dhe
maltaza ( e cila e vazhdon tretjen e maltozës deri në monosaharidin glukozë)
28.Ҫka paraqet vreri (bili)?
Vreri (bili) paraqet produkt të tajitjes nga qelizat e mëlçisë (hepatocitet).Dallojmë dy lloje të vrerit:
1.vreri nga mëlçia ka ngjyrë të arit (nga prania e bilirubinit).Hepatocitet në mëlçi prodhojnë bilin I cili gjatë tretjes
në zorrën dymbëdhjetëgishtore (duodenum) derdhet në të.Jashtë tretjes ky bil nëpërmjet ductus cysticus deri në
vesica fellea (tëmthi) ku koncentrohet dhe transformohet në
2. Vrerin nga tëmthi I cili ka ngjyrë të gjelbërt në të verdhë ( për shkak të biliverdinit I cili është transformuar nga
bilirubini).Vreri përpos bilirubinit dhe biliverdinit përmban ujë,acide
yndyrore,kolesterol,lecitin,mucin,bikarbonate,fosfate,kloride etj.BILI NUK ËSHTË LËNG I TRETJES SEPSE NUK
PËRMBAN FERMENTE POR PRANIA E TIJ ËSHTË E DOMOSODOSHME PËR TRETJEN E YNDYRNAVE .
29.Cili është roli I bilit në tretjen e ushqimit?
Në prani të vrerit (bilit) aktiviteti I të gjitha fermenteve (e posaçërisht të atyre qka tretin yndyrna) zmadhohet.Nën
ndikimin e thartirave të vrerit yndyrnat emulgohen gjë që e shpejton tretjen e tyre për 20 herë.
30.Cilat enzime janë të pranishëm në lëngun e zorrës së hollë ?
Enzimet të pranishme në lëngun e zorrëve janë : 1.amilazat (fermente që I tretin karbohidratet):maltaza dhe
izomaltaza,saharaza dhe laktaza. 2. Lipazat të cilat I tretin yndyrnat 3. Proteazat (fermente të cilat I tretin proteinat
) janë të përfaqsuara me eripsin ( ferment që I tret albumozet dhe peptonet deri në aminoacide) dhe peptidaza që
I tretë peptidet deri në aminoacide.
31.Cilat janë lëvizjet e zorrës së hollë ?
Lëvizja (motorika) e zorrëve përbëhet nga : 1. Lëvizjet pendulare (segmentale) të cilat realizohen me ndihmën e
shtresës muskulore cirkulare të zorrës të cilat kontraktohen në segmente të caktuara të zorrës,duke I dhënë asaj
pamjen e “rruazave”. 2. Lëvizjet peristaltike e shtyejnë himusin në drejtim të zorrës së trashë.Fjala është për lëvizje
të ngadalshme në formë të valës.
32.Cili është funksioni I mëlçisë (heparit)?
Mëlçia është gjëndra më e madhe në organizëm.Ajo është “laboratori qendror” I trupit sepse kryen më se 500
funksione.Këto funksione mund t’I ndajmë në : 1. Roli sekretor (taitjen e vrerit),2. Roli metabolik ( metabolizmin e
karbohidrateve,proteinave,yndyrnave,mineraleve,ujit,vitaminave) 3. Roli deponues ( deponimin e
vitaminave,hekurit,glikogjenit), 4. Neutralizimi I toksineve (materiet helmuese që arrijnë në mëlçi nga rrethi I
jashtëm apo I brendshëm), 5. Pastrimi I gjakut, 6. Koagullimi I gjakut,

You might also like