You are on page 1of 5

T E M A 1: India ne antikitet

1. Vendndodhja dhe natyra


a) India e lashte ze pjesen jugore te Azise, ne ate territor ku sot shtrihet India, Pakistani dhe Bangladeshi;
b) Territori me i rendesishem, ne aspektin natyror, ne Indi ka qene pjesa veriperendimore, lugina e lumit Ind;
c) Ne veriperendim India, pershkohet nga lumi Ind (nga ku ka marre dhe emrin – greket e emeruan kete lum; sindu (greqisht) - lum), ndersa ne verilindje pershkohet nga lumi Gang, me degen e tij

Brahmaputra;
d) Pjesa me e madhe e territorit indian, gadishulli i Industanit, futet thelle ne oqeanin indian;
e) Ne qender te gadishullit te Industanit ndodhet pllaja e Dekanit e rrethuar nga vargmalet e Gateve Lindore dhe Gateve Perendimore;
f) Klima eshte tropikale dhe subtropikale;
g) Qyteterimi indian ose hinduizmi i ka fillesat e tij ne mijevjecarin III pr.k., ku baza e ketij qyteterimi jane lumenjte Ind dhe Gang;

2. Ekonomia dhe shoqeria


Ekonomia
a) Per shkak te kushteve te mira natyrore, banoret e Indise se lashte merreshin me bujqesi e blegtori, e me pas me zejtari e tregti;

b) Nga mesi i mijevjecarit III pr.k. e ne vazhdim qyteterimi indian ose hinduizmi ka kaluar ne disa faza:

 Harapaja dhe Mohenxho-Daro (2500 – 1300 pr.k.)


– indianet me te hershem qe arriten ne kete vend ishin dravidet, qe ngriten nje qyteterim origjinal ne luginen e lumit Ind;

– zhvillimi i dravideve deshmohet ne 2 qendra te medha te zbuluara nga arkeologjia:


Kultura e Harapase – fshat fushor
Qyteti Mohenxho-Daro

– per periudhen 2500 – 1300 pr.k. dravidet zhvilluan nje bujqesi te perparuar, zejtarine e tregtine;

– nga rrenojat e Mohenxho-Daros deshmohet per nje shoqeri te diferencuar dhe e organizuar me nje shtet ne formen e mbreterise;

– nje vlere e nivelit qyteterues eshte dhe perdorimi i shkrimit hieroglif nga dravidet (ende i padeshifruar);

 Fiset ariane (1300 – 1000 pr.k.)


– dyndje e fiseve ariane (fise indoeuropiane qe flisnin gjuhen sanskritishte) ne territorin indian shkaterruan qyteterimin e dravideve;

 Periudha pas vendosjes se arianeve (1000 – 500 pas Krishtit)


– ne kete kohe filloi nje periudhe e re qyteterimi , ku ata u shtrine jo vetem ne luginen e Indit por edhe ne ate te lumit Gang, madje dhe ne pllajen e Dekanit;
– ekonomia e tyre kishte karakter natyror, prodhohej sa per te konsumuar dhe jo aq per te tregtuar;

Shoqeria
a) Qeliza baze e shoqerise ishte familja patriarkale, ku babai kishte autoritet te plote mbi anetaret e familjes;
b) Rregullat e funksionimit te marredhenieve familjare percaktoheshin nga drejtuesit e komunes fshatare;
c) Brenda territorit indian u krijuan disa shtete te vecuara nga njeri-tjetri, ne krye te te cileve qendronte mbreti ose raxhai;
d) Shoqeria indiane ishte e ndare ne kasta (grupe shoqerore te formuar nga dallimi shoqeror, qe ishin teper te vecuar e te izoluar ndaj njera – tjetres), te cilat linden si rezultat i:
 ndarjes shoqerore te punes
 diferencimit ekonomik te njerezve
 karakterit te izoluar te ekonomise natyrore
 coptimit politik te Indise
e) Sistemi i kastave ishte shume solid; anetaret e nje kaste nuk mund te kalonin ne nje kaste tjeter;
f) Ne mijevjecarin I p.k. shoqeria indiane ndahej ne 4 kasta shoqerore:
 Brahmanet – kasta me e larte, me te drejta te plota, ku perfshiheshin brahmanet (prifterinjte) dhe familjet e raxhave; nuk paguanin taksa dhe detyrime; mbroheshin nga cdo ligj;
 Kshatret – perfshiheshin fisniket, nepunesit qeveritare dhe ushtaraket; nuk paguanin taksa e detyrime; jetonin me shperblimet dhe dhuratat e raxhave; ne kohe lufte, ishin te vetmit qe
merrnin pjese ne luftime;
 Vaishet – perfshiheshin prodhuesit (bujqit, zejtaret, tregtaret); paguanin taksa e detyrime, por nuk detyroheshin te merrnin pjese ne lufte;
 Shudra – perfshinte shtresen me te ulet te popullsise, qe nuk zoteronte prone dhe nuk kishin asnje te drejte shoqerore; ketu perfshiheshin dhe dasat – sklleverit;
3. Shteti
a) Ne kohen e dravideve, India ishte e organizuar ne formen e nje monarkie absolute, ku mbreti kishte ne dore qeverisjen, ushtrine dhe besimin;
b) Ne shek. X – IV pr.K. India:
 ishte e copetuar politikisht dhe e organizuar ne disa shtete, ne krye te te cileve qendronte raxhai;
 raxhai drejtonte me ndihmen e keshillit te aristokrateve dhe te brahmaneve (prifterinjte);
 posti i raxhait ishte i trashegueshem;
 ne rast luftrash zgjidhej Raxhai i Madh, i cili ishte kryekomandanti i ushtrise se bashkuar te disa shteteve;
c) Pas shek. IV pr.K. India filloi te qeverisej nga dinastite e saj mbreterore, ku dallohen:

 Dinastia e Maureve (322 – 185 pr.K.) – perfaqesiesit e kesaj dinastie ishin:


 Candragupta – themeluesi i dinastise Maure, qe sundoi per 2 shekuj e gjysem
– sipas legjendes, Candragupta vinte nga rradhet e shudres, por fale trimerise dhe aftesive te tij indianet e pranuan si prijes;
– ai kryesonte levizjen clirimtare per te larguar ushtrite e Aleksandrit te Madh dhe ne v. 321 pr.k. ai cliroi vendin;
– pas kesaj fitore Candragupta u shpall mbret i lugines se Indit dhe te Gangut;
– si mbret ai shpalli kryeqytet Pataliputren
– Candragupta krijoi nje perandori te madhe qe perfshinte te gjithe Indine Veriore;
– Nen kete dinasti, India njohu zhvillimin me te madh ne periudhen antike;
 Asoka
– kulmi i zhvillimit te Indise u arrit ne kohen e mbreterimit te Asok-ut, nipi i Candraguptes;
– ai perfshiu ne territorin e tij dhe pllajen e Dekanit, pra ta gjithe Indine;
– Asok-u u mbeshtet me teper tek klasa e vaisheve dhe dobesoi pozitat e brahmaneve dhe aristokracise;
– Ai organizoi shume fushata ushtarake, ku mbeten te vrare qindra mijera indian, prandaj Asoka vendosi te zbuse menyren e mbreterimit dhe te qeverisjes;
– Asoka nxorri mjaft edikte dhe hartoi shume rregulla per drejtimin e shtetit dhe per sjelljen dhe moralin e popullit te thjeshte indian;
– pas vdekjes se Asok-ut, dinastia e Maureve u dobesua deri ne permbysje; India u perca dhe u nda perseri ne mbreteri te vogla;

 Dinastia Gupta (shek. IV - VI)


 Candragupta Magadha
– pas shek. IV filloi ribashkimi i Indise nga aristokratet e fisit Gupta, nga rajoni i Magadhas ne Indine Veriore;
– perandori i ri i dinastise Gupta te Magadhas u quajt Candragupta per nder te perandorit te pare te maureve;
– nen Candragupta Magadha, India njohu nje tjeter periudhe lulezimi, rendi, qetesie e paqe;
4. Rrymat filozofiko – fetare – Hinduizmi – teresia e ideve fetare e filozofike qe linden ne lashtesi dhe u perpunuan ne Indi, te cilat ishin:
a) Brahmanizmi – Kjo fe i sherbente vetem kastes se brahmaneve, qe e mbanin veten pasues te Brahma-s (perendia e cilesuar krijuesi i gjithesise);

b) Budizmi
 E mori kete emer nga themeluesi i saj Buda;
 Idete e budizmit kundershtonin brahmanizmin;
 Budizmi shprehej se njerezit lindin te barabarte nga natyra, por ato ndryshojne gjate jetes se tyre, duke kundershtuar keshtu brahmanizmin qe shprehej se njerezit nuk ndryshojne per se
gjalli, por vetem pas vdekjes;
 Ne thelb te teorise budiste ishte se ndryshimi eshte gjithnje i pranishem;
 Buda mendoi se zbuloi 4 te vertetat e shenjta:
– dhembja dhe vuajtja jane universale, ato mund t’i ndodhin cdo njeriu;
– vuajtja dhe mundimi shkaktohen nga deshirat dhe lakmite e medha qe kane njerezit ne vetvete;
– e vetmja rruge per te larguar vuajtjen eshte heqja dore nga lakmite dhe deshirat e parealizueshme
– njeriu mund ta ndjeje veten te qete ne rast se iluminohet dhe meshiron qeniet e gjalla
5. Ligji dhe qeverisja
a) Nga v. 1000 – 400 pr.K. India qeverisej nga brahmanet, qe zbatonin ligjet dhe rregullat e shkruara ne “Ligjet e Manuse”, rregulla qe kishin per qellim te nenshtronin kastat e tjera;
b) Pas shek. IV pr.K. qeverisja e Indise u mbeshtet ne parimet budiste;
c) Asoka:
 e shpalli budizmin fe zyrtare dhe ne veprimtarine e tij ai u udhehoq nga mesimet e Budes;
 ngriti mjaft tempuj kushtuar Budes, si dhe caktoi misionare per perhapjen e budizmit dhe jashte Indise;
 ngriti nje keshill budist per te perhapur normat dhe rregullat morale tek indianet;
6. Feja dhe letersia
a) Ne Indine e lashte, besimi i arianeve ishte primitiv dhe dallohej per rite dhe kulte (nderime ndaj perendive), ku me i rendesishmi ishte berja fli e kafsheve dhe njerezve;

b) Me pas u kalua nga ritet dhe kultet ne fe te organizuar, ku e para ishte Brahmanizmi;

 prifterinjte qe perhapnin mesimet e Brahmes u quajten brahmane;


 ideologjia u quajt brahmanizem;
 ishte besim pagan;
 idete e brahmanizmit u shprehen tek “Veda-t”;
c) Nder perendite e arianeve ne Indi permendim:
 Varuna – perendia e qiellit
 Rudra – perendia e semundjeve dhe e sherimit
 Sirja – perendia e diellit
 Vaju – perendia e eres
 Anji – perendia e zjarrit

d) Brahmanizmi:
 besonte ne ndarjen e shpirtit nga trupi dhe ne trasferimin e shpirtit nga nje trup ne tjetrin, por pas vdekjes;
 predikonte persosjen e shpirtit nepermjet bindjes pa fjale;
 permbante rregulla te rrepta ne te ecur, qendrim, veshje, ne te folur; zbatimi i tyre te conte ne nje jete askete;
e) Brahmanizmi nuk arriti te behej feja e te gjithe shteresave te popullsise indiane;

f) Feja qe kundershtonte brahmanizmin ishte Budizmi, e cila:

 predikonte se njerezit per nga natyra lindin te babrabarte dhe vetem gjate jetes mund te ndryshojne;
 kishte ne qender te mesimeve gjetjen e qetesise shpirterore ne njeriu;
 kishte si rit kryesor “Nirvanen” – shkeputja nga realiteti dhe kalimi ne gjendjen enderrimtare;
g) Gjuha e letersise indiane ishte sanskritishtja me 51 shkronja;
h) Vepra me e rendesishme eshte Veda, e shkruar ne disa vellime, ku shkrihen rrefenjat mitologjike me parimet fetaro – filozofike;
i) “Veda” dhe ”Ligjet e Manuse” u bene baza e Brahmanizmit;

7. Shkenca dhe arti


a) Ne matematike – indianet jane te paret qe kane perdorur sistemin e numerimit me dhjete, si dhe kane njohur te paret shifren zero;
b) Ne gjeometri – njehsuan siperfaqet dhe vellimin e trupave;
c) Ne astronomi – pasi studiuan pozicionin e yjeve hartuan kalendarin e tyre vjetor, qe perbehej nga 12 muaj dhe per cdo 5 vjet shtohej nje muaj i trembedhjete;
d) Ne mjekesi – behej kurimi me bime mjekesore, nderhyrje kirurgjikale me anestezi lokale;
T E M A 2: India ne mesjete
Tiparet qe vihen re ne Indi gjate:
1. Shek. VI – XII
a) Pas renies se dinastise Gupta, ne Indi do te mbizoteroje percarja politike dhe coptimi i vendit ne shume mbreteri;
b) Kesaj situate do t’i bashkangjitet dhe rreziku i sulmeve te jashtme, arabe dhe turke, ku:
 Arabet, qe vijne nga Kalfati Arab i Damaskut, do te vendosen ne veriperendim te Indise ose ne Pakistanin e sotem;
 Turqit do te pushtojne pjese veriore te gadishullit te Industanit, pjesen me te madhe te pllajes se Dekanit, si dhe disa zona ne jug;
c) Pas pushtimit arab e turk:
 India do te ndahet ne zoterime myslimane te quajtur sulltanate, me kryeqender Delhin;
 Do te depertoje besimi islam, ndersa budistet dhe hindute, ose do te vriteshin, ose do te ktheheshin ne skllever;
2. Shek. XII – XV
a) Shteti i ri i krijuar ne territorin indian pas ardhjes se turqve do te quhet Sulltanti i Delhit, qe do te kete nje jetegjatesi prej 300 vjetesh;
b) Disa tipare ne zhvillimet e Sulltanatit te Delhit jane:

 Ne zhvillimet politike:
 Sundimtaret e Sulltanatit emeroheshin nga Kalifet e Bagdatit dhe vareshin drejtpersedrejti prej tyre
 vihet re nje paqendrueshmeri si rrjedhoje e luftes per pushtet ndermjet grupimeve te ndryshme feudale
 nderrimi i shpeshte i sulltaneve si rrjedhoje e komploteve dhe vrasjeve
 pamundesia e sulltaneve per te administruar dhe kontrolluar te gjithe territorin e Sulltanatit, ku here pas here feudalet e territoreve te largeta ngrinin krye.

 Ne zhvillimet ekonomike:
 Toka ishte e ndare ne ngastra te vogla ose te medha qe ishin nen pronesine e feudaleve vendas (raxhate), te cilet i paguanin sulltanit nje takse te caktuar
c) Ne fund te shek. XIII – fillim shek. XIV, Sulltanati i Delhit u trondit se tepermi nga sulmet mongole
 Ushtria mongole njihej me emrin “Hordhite e Arta” dhe kryesoheshin nga prijesi i tyre Cingis Han ose Hani i Madh
 Per aq kohe sa Sulltanati do te drejtohet nga Cingis Han do te kete kete emer, por do shnderrohet ne nje principate te thjeshte si shume te tjera
 Pas vdekjes se Cingis Han, pasardhesi i tij do te themeloje nje perandore te re mbi sulltanatin e Delhit (qe pushon se ekzistuari ne fillim te shek. XVI), te quajtur Perandoria Mongul
(vjen nga fjala mongol), i drejtuar nga Akbar, i cili:
– kur erdhi ne pushtet, ishte vetem 13 vjec, drejtoi per 50 vjet, ku ne qender te politikes se tij ishte kompromisi per te bashkuar ne nje perandori te vetme popuj me
gjuhe, besime dhe kulture te ndryshme;
– i kushtoi vemendje te vecante artit, kultures dhe arsimit;
– ne politiken e tij mbizoteronte toleranca fetare, duke shpallur lirine e besimit, si dhe anulloi taksat per besimtaret jomysliman;
3. Kultura mesjetare indiane dallohet per:
a) Bashkjetuan prane njera-tjetres dy kultura krejt te ndryshme: hindu dhe islame
b) Bashkimin ne nje te elementeve te kultures arabe, indiane dhe turke, duke realizuar keshtu integrimin kulturor
c) Ne pikture vihej re perdorimi i ngjyrave persiane, simbolika indiane dhe perpikmeria arabe
d) India e shek. XIV do te shnderrohet qender e kultures aziatike, sepse shume filozof, letrare, piktor etj. do te gjejne strehim ne Indi, kur vendet e tyre do te rrezikohen nga sulmet e Cingis Hanit.
e) Filloi te perdoret nje gjuhe e re e quajtur urdu – perzierje e gjuheve indiane e perse;

T E M A 3: Qyteterimi indian ne kohet moderne. Fillimi i kolonizimit te Indise


1. Faktoret qe cuan ne dobesimin e perandorise ishin:
a) Qeverisja autokratike dhe e qendersuar e perandorise;
b) Paaftesia dhe mosperkushtimi i perandoreve per te drejtuar dhe per te realizuar interesat mbarekombetare e mbareshoqerore, si dhe perfshirja e oborrit perandorak ne nje jete ekstravagante;
c) Problemet qe filluan te shfaqen ne perandori per shkak te perberjes heterogjene te popullsise (popuj me identitet dhe perkatesi fetare te ndryshme);
d) Pasardhesit e Akbarit nuk kishin aftesine e tij ne drejtim, si:
 Perandori Jahan, pasi shpall veten Shah, u kujdes me teper per zhvillimin e artit;
 Perandori Aurangzebi, pasi:
– ndaloi praktikimin e besimit indus
– rivendosi taksat per jomyslimanet
– i privoi te drejtat fisnikeve indiane
shkaktoi anarki e rebelime duke dobesuar me tej perandorine mongule.

2. Fillimi i kolonizimit
a) Europianet e pare qe hyne ne kontakt me indianet ishin portugezet e me pas holandezet; kjo ndodhi ne fillim te viteve 1500, qe shenon fillimin e tregtise me Indine;
b) Ne shek. XVII, perparesi ne marredheniet me Indine siguruan Shoqerite Tregtare Britanike e Franceze te Indise Lindore;
c) Me pas keto Shoqeri ndryshuan karakterin e tyre tregtar, duke organizuar forca ushtarake, ku u rekrutuan edhe indiane (te quajtur sipaje); si dhe organizuan dhe sistemin administrativ e gjyqesor;
d) Me keto organizime Shoqerite u shnderruan ne “shtet brenda shtetit”;
e) Por midis Shoqerise Britanike dhe asaj Franceze kishte rivalitet per te siguruar sa me shume pozita sunduese ne Indi, prandaj u zhvillua Lufta 7-vjecare (1756 – 1763), qe perfundoi me fitoren e
britanikeve;
f) Fundi i luftes 7-vjecare shenon periudhen e vendosjes se sundimit britanik ne Indi, i cili:
 mori atributet qeverisese mbi baze territoriale mbi popullsine indiane;
 fitoi te drejten e mbledhjes se taksave;
g) Por meqe nepunesit e Shoqerise Tregtare Britanike u perfshine ne korrupsion dhe lane mbas dore punet administrative, parlamenti britanik, ne v. 1773, vendosi te kontrolloje veprimtarine e Shoqerise,
si dhe emeroi Guvernatorin e Pergjithshem te Indise;
h) Keshtu u vendos sistemi i dyfishte i qeverisjes ne Indi: nga Shoqeria Tregtare dhe Parlamenti Britanik;

3. Vecorite e zhvillimit te Indise


a) Ne fillim te shek XIX, India u nda ne 2 pjese:
 2/3 e territorit administrohej nga shoqeria tregtare e quajtur India Britanike;
 1/3 e territorit administrohej nga princet e quajtur Principatat Vesale;
b) Vecorite e administrimit kolonial britanik ne Indi ishin:
 Punesimi ne administraten britanike dhe te shume nepunesve indiane;
 Hapja e shkollave te mesme me programe angleze dhe mesimi zhvillohej ne anglisht;
 Ndalimi i zakoneve vendase, si: ndalimi i sutieses (vetedjegia e gruas kur i vdiste burri), flijimi i vajzave te poraslindura;
 Heqja e barrierave tregtare midis shteteve dhe unifikimi i matjes se peshes;
 U likujdua prona shteterore feudale dhe administratoret e saj u shpallen pronare private;
 Krijimi i ushtrise anglo-sipaje;
c) Jo te gjitha reformat britanike u mirepriten nga indianet, prandaj sipajet u hodhen ne nje kryengritje ku kerkonin rikthimin e perandorit mongul, por kryengritja u shtyp;

d) Kryengritja e detyroi Britanine t’i jepte fund sistemit te dyfishte te qeverisjes: nga Shoqeria tregtare e Indise Lindore dhe Guvernatori i Pergjithshem; ky i fundit u zevendesua nga nenmbreti per Indine

dhe ne v. 1876, parlamenti britanik shpalli mbretereshen Viktoria, perandoreshe te Indise; te gjithe shtetet indiane u bene pjese e Perandorise Britanike;

4. Shnderrimet e kryqezuara
a) Sundimi britanik ne Indi ne Indi solli zhvillime qe kishin rrjedhoja te dyfishta: pozitive dhe negative;

Anet pozitive Anet negative


 U bene investime ne infrastrukture, ku India u pajis me rrjetin rrugor me te persosur ne Azi;  Shume artizan indian falimentuan pasi produktet e tyre artizanale nuk konkuronin dot ne treg
 U ndertua sistemi postar; telegrafi mundesonte lidhjen e Indise me Britanine; mallrat tekstile te fabrikave britanike;

 U realizuan investime dhe ne dege te industrise, si ne ate mekanike, metalurgjike, etj.  Shkollat qe u hapen ishin shume te pakta, prandaj analfabetizmi vazhdonte te ishte i larte;

5. Lindja e nacionalizmit – Krijimi i Kongresit Kombetar


a) Shkaku i krijimit
 Ne kuader te uesternizimit, shume indiane nga shtresa e larte u arsimuan ne Britani, ku u njohen me ideologjite perendimore, si: liberalizmi, kostitucionaizmi, nacionalizmi vetevendosja,
veteqeverisja e kombeve, etj; keshtu indianet e arsimua u ndergjegjesuan per gjendjen ne te cilen jetonin;
 Idealet e qyteterimit perendimor per qeverisje demokratike e vetvendosje u bene burim frymezimi per organizimin e levizjeve nacionaliste ne Indi;

b) Permbajtja
 Kongresi Kombetar, qe me vone u quajt Partia e Kongresit, u themelua nga indianet e arsimuar ne perendim
 Synimi i Kongresit ishte ndyshimi i politikes britanike ne Indi dhe jo sigurimi i pavaresise kombetare;
 Kerkesat e Kongresit ishin:
– E drejta e indianeve per te zene poste te larta ne aparatin shteteror;
– Ndermarrja e masave per zhvillimin e industrise vendase;
– Zhvillimi i arsimit te pergjithshem e te lire per te gjithe femijet indiane
– Pakesimi i shpenzimeve ushtarake
 Ne vitin 1906, Kongresi paraqiti nje program te ri qe permabnte 2 kerkesa te njohura si:
– Svaraxhi (vetepushtet) – nenkuptonte veteqeverisjen e Indise ne kuadrin e Perandorise Britanike;
– Svadeshi (veteprodhim) – nenkuptonte forcimin e pozitave ekonomike te sipermarrjes indiane;

T E M A 4: Qyteterimi indian ne periudhen bashkekohore.

1. Gandizmi
a) Aspiratat e indianeve per formimin e shtetit te pavarur kombetar u rriten pas Luftes se Pare Boterore, prandaj u rrit dhe veprimtaria e Kongresit Kombetar Indian, ku figura kryesore ishte Mohandas

Gandi;
b) Gandizem do te thote platforma politike per sigurimin e veteqeverisjes se Indise hartuar nga Gandi;
c) Idete e Gandit ishin:
 Kunder dhunes dhe organizimit te luftes se armatosur per te siguruar veteqeverisjen e Indise;
 Mbronte organizimin e quajtur “mosbindje civile” dhe ”qendrese pasive” te indianeve, qe britaniket te detyroheshin te njihnin pavaresine e Indise;
 “Mosbindje civile” dhe ”qendrese pasive” do te thote:
– Bojkotimi i institucioneve zyrtare dhe shkollave britanike;
– Mosblerje e mallrave britanike dhe mospagimi i taksave; indianet do te blinin vetem mallra te prodhimit vendas, sidomos te atij artizanal;
– Organizimi i manifestimeve paqesore dhe faljeve publike;
 Ne kuader te manifestimeve masive u organizua fushata e kripes, e drejtuar nga vete Gandi, qe simbolizonte zhvillimin e te gjithe prodhimit vendas per mallrat e konsumit;
d) Pasojat e “mosbindje civile” dhe ”qendrese pasive” ishin:
 Bojkotimi i mallrave britenike solli rritjen e prodhimit vendas;
 Britaniket u detyruan te bejne leshime; parlamenti britanik miratoi Aktin e Qeverisjes se Indise, sipas se ciles provincat fitonin autonomi me “qeverisje te pergjegjeshme e llogaridhenese
perpara elektoratit”;
 India fitoi te drejten per te mbrojtur prodhimin vendas nepermjet vendosjes se taksave doganore;
 Ne v. 1947 u publikua deklarata e qeverise britanike “per dhenien e pushtetit indianeve”;

2. Sistemi i demokracise ne Indi


a) Pas sigurimit te pavaresise kombetare, ne Indi u konsoliduan tiparet e qeverisjes konstitucionale dhe demokratike;
b) U hartua kushtetuta (me voluminoze ne bote – 395 nene dhe 8 shtojca), qe sanksiononte:
 Qeverisjen republikane e demokratike, si nje qeverisje nga perfaqesuesit e te qeverisurve, te zgjedhur me ane te votes;
 Qeverisjen federale, si perpjestim i pushtetit midis qeverise qendrore dhe shteteve rajonale;
 Shekullarizimin – nuk lejonte ndonje nga shtetet te copetohej mbi bazen fetare;
 Garantimi i lirive dhe te drejtave te individit dhe ndalimi i diskriminit fetar, racor, gjinor, klasor, etj.
 Pluralizmin partiak, ku partia me e madhe vazhdonte te ishte Kongresi Kombetar;
c) Ne v. 1980, India hyri ne “Epoken e hapesires kozmike” dhe u rradhit si vendi i 6 ne bote qe leshonte raketa e satelite;

You might also like