You are on page 1of 1

METODOLOGJIA

Hartimi i këtij studimi është realizuar në formën e një pyetësori të strukturuar e të organizuar i
cili konsiston në mbledhjen e të dhënave. Për tju përgjigjur pyetjeve kërkimore të këtij studimi
janë përdorur dy mjete hulumuntimi të cilat janë pyetësorët dhe vëzhgimet konkrete në shkolla 9
vjeçare e të mesme. Alternimi i ketyre dy mjeteve hulumuntuese jo vetëm mundëson mbledhjen
e të dhënave të larmishme, por edhe rrit besueshmërinë e të dhënave nëpërmjet pyetjeve të
hapura të përgatitura nga hulumuntimi me synimin e vetëm për të garantuar përgjigjet që të
mbulojnë një spektër të gjerë të çështjeve të lidhura me menaxhimin e klasës të trajtuara
gjithashtu edhe në zhvillimin e studimit. Etika e hulumuntimit shoqëror nënkupton pikërisht
krijimin e një marrëdhënie reciproke e respekti midis hulumuntuesit dhe kampionit të
përzgjedhur për të mos cenuar etikën morale midis të dyja palëve si dhe për të respektuar të
drejtat dhe përgjegjësitë e secilit prej tyre. Përzgjedhja e kampionit tek i cili fokusohet ky
studim përbënte një etapë tjetër të rëndësishme në procesin e hulumuntimit. Nga kjo popullatë
e gjerë janë nxjerrë një kampion i rastësishëm prej 128 nxënësish pa pasur parasysh kritere
specifike në përzgjedhjen e tyre.
Për të realizuar këtë studim janë marrë leje pranë drejtorive përkatëse të shkollave. Pilotimi i
këtyre instrumentëve matës u realizua pas përpilimit të formatëve përkatës. Pas pilotimit të
pyetësorëve në shkollat e përzgjedhura u konstatua domosdoshmëria e reduktimit të pyetjeve
të përfshira në seksionin e fundit pasi rezultoi në neglizhencën e mësuesve dhe nxënësve për
plotësimin e të gjitha pikave të përfshira ne to.
Punoi: ELDA HIMA (HYRJE, BIBLIOGRAFIA, PERFUNDIME, REKOMANDIME,
FORMULIM I PYETJEVE TE PYETESOREVE PER NXENESIT, STUDIM I
PYETESOREVE ).
Punoi: MEREME KAPLLANI ( ZHVILLIMI, METODOLOGJIA, FORMULIM I PYETJEVE
TE PYETESORIT PER MESUESIT, STUDIM I PYETESOREVE ).
Punoi: ADELINA DANI ( METODOLOGJIA, STUDIMI I PYETESOREVE,
REKOMANDIME ).
Punoi: FITNETE KOPSHTI ( ZHVILLIMI, BIBLIOGRAFIA ).

You might also like