You are on page 1of 31

 INSTITUCIONET POLITIKE DHE JURIDIKE NE TOKAT SHQIPTARE

GJATË SHEK.V-XII
Organizimi ekonomik e shoqëror në tokat shqiptare gjatë shek.V-XII

 Në vitin 395 Perandoria Romake u nda në dy pjesë, në të Lindjes dhe të Perendimit.

 Me këtë ndarje katër provincat e Ilirisë së Jugut mbetën në pjesën lindore të perandorisë që u quajt
Perandoria Bizantine me kryeqytet Konstandinopojën.

 Epiri I Ri me qendër Dyrrahun (Durrsin), Epiri I Vjetër me qendër Nikopojën ( Preveza e sotme),
Prevalitania me qendër Shkodrën dhe Dardania me qendër Shkupin. Viti 476 ku u përmbys rendi
skllavopronar dhe u zëvendësua dora-dorës me rendin feudal. Nga fundi I shek.VI ekonomia u zhyt në
një krizë të thellë e cila qoji në shkatërrimin e plot të rendit skllavopronar.

 Shenjat e krizës u shfaqën qysh në fillimin e shekullit të VI. Prodhimi filloi të pakësohej. Për të
kapërcyer krizën skllavopronarët vendosën të heqnin dorë nga format e vjetra të shfrytëzimit të
skllevërve e t’i zëvendësonin me të reja.Një formë e tillë ishte ajo e Pekulit.

 Pekul quhej një ngastër toke, shumë të hollash, anije.

Lufta politike në tokat shqipëtare gjatë shek. V-VII. Përmbysja e Skllavërisë.

 E gjithë periudha e skllavërisë karakterizohet nga një luftë e ashpër e brendëshme dhe e jashtme që
zhvillohej në tokat shqiptare të pushtuara nga Perandoria Bizantine. Të tillë ishin fiste Gjermane të
gotëve e të visigotëve ne shek.V. Në vitinn 441 hunët e Atilës shkaktuan dëme e shkatrrime të
mëdha.Pas tyre në v.461-479 erdhën ostrogotët e Teodorikut; në të shek.V, fiset turaniko-bullgare dhe
më vonë në shek.VI,fiset huno-bullgare e avare.

 Vendosja e sistemit të bashkësive të lira ushtroi ndikim në zhvillimin e mëvonshëm ekonomik e


shoqëror të tokacve shqiptare

3.Organizmi ekonomik e shoqëror I sistemit të bashkësive të lira (shek.VII-VIII)

 Me vendosjen e sistemit të bashkësive të lira, bujqësia dhe blektoria u bënë degët kryesore të
ekonomisë së vendit .Me kalimin e kohës në gjirin e bashkësive të lira filluan të veproninë faktorë
zhvillimi .Në fazën e dytë fitoi epërsi prona private.

 A). Objektët e kulturës së Komanit tregojnë se qyshë në shek.VIII në bashkësitë fisnore shqiptare
ishte bërë diferencimi pasuror.

 B). Ligji agërar bizantin ishte një përmbledhje e së drejtës zakonore bizantine dhe slave që
rregullonte mardhënjet e bashkësive fshatare gjatë shek VIII.Nga ky ligj del se në këtë kohë kujria
(prona e përbashkët )Ishte pakësuar aqë shumë ,sa ligji e përmend vetëm një herë,kurse
bashtina(prona private)ishte forcuar e përmendet shpesh .

 A)). Mistotë-quheshin ata fshatarë që edhe pas humbjes së ngasrave qëndronin për te jetuar në
bashkësinë e tyre ,duke u pajtuar te pasaniku I fshatit si puntorë me mëditje

 B)). Mortitë-edhe këta kishin humbur ngastrat e tokës dhe pajtoheshin si qiramarrës tokash te
pasanikët .

Organizimi ekonomik shoqëror në periudhën feudalizmit te hershem shek.IX-XII

 Lindja e feudalizmit në tokat shqiptare karakterizohet nga dy veqori kryesore :

 Së pari ,feudalizmi lindi jo nga një shoqëri skllavopronare por në gjirin e shoqërisë patriarkale të
bashkësive të lira fshatare .
 Së dyti ,lindja dhe zhvillimi I feudalizmit ,si kudo u bë nëpermjet një lufte te ashpër ndërmjet
fshatarsisë së lire dhe bujarisë së re feudale .

 Bujarët feudalë ose “dinatët “(të fuqishmit) gëzonin të drejtën e pronësisë mbi pjesen më të madhe të
tokave dhe kishin pushtet të plotë ekonomik dhe politik.

 A). Bujaria civile –Fillimishtë lindi nga pasanikët e rinj të fshatit të cilët I rritën “proastite” e tyre dhe I
shëndërruan në qifligje feudale duke shpronësuar fshatarët e varfër .

 B). Bujaria ushtarake

 C). Bujaria kishtare

 (A).Detyrimet ndaj feudalit

 (B).Detyrimet ndaj kishës

 (C).Detyrimet ndaj shtetit

 Fshatarësia e lirë

II E drejta bizantine në tokat shqiptare në shek.IX-XII

 Në fillim të shek.IX në tokat shqiptare u rivendos përsëri sundimi bizantin.Në hapsirë ai ruajti
afërsishtë përmasat e mëparshme .Pas kësaj ,në tokat shqiptare ,për një kohë të gjatë vepronin
paralelisht tri sisteme juridike : e drejta bizantine ,e drejta kishtare e ritit katolikë ose ortodoks dhe e
drejta zakonore vendase

 Kodit të Justinanit (Corpus juris civiles) në v.529-534

 1).Ekloga .Doli në v.726 si përmbledhje normash juridike penale civile .

 2).Ligji agrar.Doli gjatë gjysmes së dytë të shek .VIII. Rregullonte marrëdhëniet shoqërore të
bashkësive fshatare .

 3).Nomokanonet.Përbënin një përzierje normash perandorake (nomos) dhe rregullash kishtare me


karakter të përgjithshëm ( kanune).

 4).Probironi (v.879).Doli pas rishikimit të dytë rrënjësor të Kodit të Justinanit ,si një manual
normash feudale civile ,penale dhe kishtare .

 5).Epanogoga (v.884-886).Përmbante novella të reja dhe trajtonte e zhvillonte më tejë shumë


parime juridike të shpallura më pare.

 6).Bazilika (v.888-889 ).Përmbante një vargë novelash të perandorëve të shpallura për


shkatrrimin e bashkësive fshatare dhe nënshtrimin feudal të pjestarëve të tyre

 7).Krisovulat ose diplomat perandorake me vulë të artë

 8).Libri I Eprakut I përket fillimit të shek .X.Ai përmban norma juridike feudale për qështiet e
organizimit ,të funkisonimit e të kontrollit të korporatave të tregtarëve dhe të zejtarëve

 Institutet kryesore të kësaj natyre që kan gjetur zbatim në tokat shqiptare ishin :Solemnia –u dhuronte
në fillim institucioneve kishtare dhe më vonë edhe bujarëve laikë të drejtën që të vlinin një shumë të
caktuar tatimesh shteterore prej fshatarëve .Aritmosi –që krijonte për bujarin feudale të drejtën e
sundimit mbi një numër të caktuar parikësh ,pa I treguar këta me emër .

 Egzistencën e këtij institute në tokat shqiptare provojnë dy krisovula të fillimit të shek .XI.

 Patronati –ishte një akt juridik individual ,me anën e të cilit perandori u jepte feudalëve të mdhenj
previlegje financiare dhe tatimore .

 Ekusia – me anenën e saj perandori I qlironte feudalët nga pagimi I disa detyrimeve .
 Pronia- me këtë institute ,si rregull perandori I dhuronte bujarit ushtarak të drejtën që të vilte për
llogari .

 III Sistemi administrative bizantin në tokat Shqipare ne shek. IX-XII


Në fillim të shek.IX tokat shqiptare ishin ndarë në disa njësi administrative të quajtura arbondi .

 Kuvendit kurial të qytyetit, duke ushtruar ndikim të madh në vendimet që merrte ky organ .Thema
ishte një njësi tokësore administrative e hallkës më të lartë.Si perfaqësues dhe mëkëmbës I pare i
perandorit ,strategu ishte mbajtës I pushtetit më të lartë në theme.

 Pas strategut ,si organe më të larat të themes ishin nënstrategët

 PRINCIPATAT FEUDALE SHQIPTARE TË SHEK. XII-XV


1. Krijimi i principatave feudale shqiptare

 Bujarët arbëreshë u forcuan ekonomikisht dhe politikisht,

 Fituan tituj dhe poste të larta shtetërore,

 Forcuan lidhjet familjare me anë martesash.

 Aq sa ata nga fundi i shek. XII e panë të mundur shkëputjen nga P.Bizantine dhe krijimin e një shteti të
pavarur.

* Ngjarjet politike që u zhvilluan në fund të shek. XII, si dobësimi i pushtetit qendror bizantin nga lufta për
pushtet pas vdekjes së perandorit Manuel Komneni, i dhanë rast klasës feudale arbëreshe të krijonte
shtetin e vet feudal, PRINCIPATËN E ARBËRISË.

- Shteti mesjetar i Arbërisë mendohet se pati për kryeqytet Krujën, dhe kufijtë e tij ishin: në Veri lumi Mat,
në Jug Devolli, në Perëndim Deti Adriatik dhe nga Lindja lumi Drin.

 Deri më sot njihen tre sundimtarë kryesorë të shtetit të Arbërisë:

- Progoni (1190-1199),

- Gjini (1199-1208), dhe

- Dhimitri (1208-1226).

 Në çerekun e fundit të shek. XIII Arbëria u pushtua nga feudalët francezë (anzhuinët) të cilët zbarkuan
në Durrës më 1272, dhe më 21 shkurt 1272 Karli I, shpalli në Napoli krijimin e “Mbretërisë së Arbërisë”
(Regnum Albaniae), me qendër në Durrës, dhe veten “Mbret i Arbërisë” (Rex Albaniae).

 Pas largimit të anzhuinëve (mesi i shek. XIV) Arbëria ra përkohësisht nën sundimin e shtetit feudal
serb, ku perandori i Serbisë Stefan Dushani nuk e njohu as formalisht ekzistencën e “Mbretërisë së
Arbërisë” por e përfshiu në kufijtë e perandorisë së tij feudale.

 * Balshajt ishin të parët të cilët ngritën shtetin e tyre me qendër në Shkodër dhe kufijt e tij ishin në
Veri një pjesë të Zetës (Malit të Zi), në Verilindje Prizrenin dhe në Jug Beratin, Vlorën dhe Himarën.

 - Pastaj në Shqipërinë e Mesme, nga Mati në Shkumbin, u forcua principata e Topiajve me qendër në
Durrës, pak më vonë u krijuan principata e Artës nën Gjin Bue Shpatën, e cila përfshinte pjesën Jugore
të Shqipërisë, Gjirokastrën, Çamërinë dhe një pjesë të Greqisë.

2. Organizimi ekonomik-shoqëror në Arbëri gjatë shek. XII-XV.

 Marrëdhëniet feudale në Arbëri lindën gjatë sundimit bizantin, aty nga shek. IX-X, ku fillimisht ato u
përhapën në zonat fushore dhe në luginat e lumenjve.

* Nga pikëpamja ekonomike Arbëria gjatë shek. XII-XV ishte një vend bujqësor e blegtoral, dhe në
kuadrin e marrëdhënieve feudale forcat prodhese zhvilloheshin ngadalë, ekonomia ishte e mbyllur, natyrore
etj.
 Zhvillimin më të madh ekonomia feudale në Arbëri e njohu në gjysmën e dytë të shek. XIV, dhe në
përputhje me bazën ekonomike feudale klasat themelore të shoqërisë ishin:

- Feudalët

- Fshatarësia e varur

- Fshatarësia e lirë e zonave malore

- Zejtarët e tregtarët në qytete etj.

1. Feudalët: përbenin klasën sunduese në shoqëri dhe në shtet, ata kishin në zotërim sipërfaqe të mëdha
tokash ku shfrytëzonin punën e fshatarëve të varur ndaj tyre. Vasaliteti kishte një nga mënyrat e lidhjes së
klasës sunduese, në bazë të së cilës një feudal më i dobët (vasali) nënshtrohej ndaj një feudali më të fuqishëm
(suzerenit), dhe kryezoti feudal i quante vasalët “njerëzit e mij” (homines mei).

2. Fshatarësia: gjendej në forma të ndryshme varësie ndaj bujarit feudal, prandaj fshatarësia dallohej
në disa kategori kryesore:

- Në Fshatarë të varur ndaj bujarit feudal (bujkërobërit)

- Në kolonë

- Në fshatarë të lirë.

3. Fshatarët e varur: gjendeshin në shkallën më të lartë të shfrytëzimit feudal dhe detyrimin kryesor i
fshatarësisë së varur ishte pagimi i rentës feudale në natyrë dhe në punë angari ndaj zotërisë së tyre. Kjo
kategori fshatarësh ndeshet në burimet historike të shek. XIII me emrin bizantin parik, në shek. XIV me emrin
serb merop, në shek XV me termin perëndimor servi.

4. Kolonët: këta ishin fshatarë të rrënuar, me ose pa tokë, të ardhur nga fshatra e krahina tjera, të cilët
punonin tokat e feudalit me marrëveshje (kontratë). Kolonët ishin thjesht qiramarrës të tokës që pajtoheshin te
feudali me kushte të rënda për të siguruar mjetet e jetesës.

5. Fshatarët e “lirë”: në Arbëri gjatë shek. XII-XV kanë ekzistuar bashkësitë e fshatarëve të lirë, bujq ose
blegtorë, veçanërisht në zonat malore ku ende nuk kishin depërtuar marrëdhëniet feudale në prodhim.

3. Organizimi shtetëror në principatat feudale shqiptare

 Krijimi i principatave feudale shqiptare të shek. XII-XV u shoqërua me ngritjen e një aparati shtetëror
të përshtatshëm për realizimin e funksioneve të tyre të brendshme e të jashtme.

*Formacioni i parë shtetëror shqiptar në mesjetë, Principata e Arbërisë, ishte organizuar në formën e
principatës, dhe kryetari i shtetit ishte (Princi) që kishte pushtet të drejtpërdrejt vetëm brenda zotërimeve të
veta, ndërsa në pjesën tjetër të shtetit sundonin feudalët vasalë, pothuajse të pavarur.

- Sundimtari i Arbërisë dispononte jo vetëm pushtetin epror ushtarak dhe administrativ, por ishte njëkohësisht
dhe instanca më e lartë e hierarkisë gjyqësore, dhe pushteti i tij ishte i trashëgueshëm.

 Nga pikëpamja e organizimit shtetëror principatat feudale të shek. XIV ishin monarki feudale dhe
pushteti më i lartë shtetëror i përkiste sundimtarit të principatës.

 * Princat shqiptarë të shek. XIV-XV, si sundimtarë të pavarur kishin oborrin e tyre, ku


mblidheshin feudalët e mëdhenj e të vegjël (zentiluomini boiari), dhe në krye të aparatit shtetëror
qendronte princi, ku pas tij vinin disa funksionarë si:

 - Protovestiari,
 - Vojvoda, dhe

 - Logofeti

1. Protovestiari: trajtonte problemet ekonomike financiare, si mbledhjen e rentës feudale, të taksave, të


doganave, llogaritjen e shpenzimeve për nevojat e principatës e të oborrit etj.

2. Vojvoda: tek Balshajt vojvoda ishte komandant i përgjithshëm i ushtrisë dhe bënte pjesë në organet
qendrore të administratës, kurse tek Muzakajt vojvoda nuk kishte thjesht kuptimin e një udhëheqësi ushtarak,
por edhe atë të komandantit (capitano) të një krahine etj.

3. Logofeti: kryesonte zyrën e kancelarisë së princit, e cila hartonte dokumentet shtetërore, si krisovulat,
traktatet ndërkombëtare, letrat zyrtare dhe private të sundimtarit etj.

 Si organe lokale të administratës shtetërore ishin:

- Krahinari (ishte nënpunës i emëruar nga feudali për qeverisjen e një krahine të caktuar),

- Qefalia (ishte komandant kështjelle ose qeveritar i një qyteti),

- Psari (ishte nënpunës i vogël, i ngarkuar me mledhjen e rentës feudale, të taksave etj).

4. E drejta në principatat feudale shqiptare

 Gjatë mesjetës, në Arbëri kanë vepruar paralelisht disa lloje të drejtash:

- E drejta pozitive (e drejta e krijuar ose sanksionuar nga pushteti),

- E drejta kishtare (kanonike),

- E drejta zakonore etj.

* Pjesa kryesore e së drejtës, që vepronte në principatat feudale shqiptare ishte ajo që rregullonte
marrëdhëniet e pronësisë feudale mbi tokën dhe detyrimet e shumta të fshatarit të varur në forma të
ndryshme ndaj zotërisë së vet.

1. E drejta pozitive (e drejta e krijuar nga pushteti shtetëror): përbëhej nga normat juridike të pushtetit
qendror dhe kishte rëndësi për gjithë vendin dhe shërbente si masë e njejtë për rregullimin e marrëdhënieve
juridike në tërësi, dhe krahas kësaj të drejtë dhe në kuadrin e saj, ekzistonte e drejta e veçantë, që përbëhej
nga privilegjet e dhëna shtresave të ndryshme të klasës sunduese ose individëve të veçantë, nga e drejta e
qyteteve si dhe nga normat juridike etj.

 Burimet e së drejtës pozitive janë:

- Ligjet: (krahas sanksionimit të së drejtës bizantine, feudalët shqiptarë nxorën dhe akte të veçanta
normative në formën e ligjeve),

- Paktet e vasalitetit: (ishin veprime juridike të dyanshme, të përfunduara midis kryezotit dhe
feudalëve të veçantë, normative në formën e ligjeve).

- Diplomat: (ishin dokumente të lëshuara nga mbreti anzhuin ose dogji i Venedikut nëpërmjet të cilave,
personave të caktuar nga klasa feudale ose një kolektiviteti u njiheshin një sërë të drejtash dhe privilegjesh të
caktuara),

- Marrëveshjet ndërkombëtare: (krijimi i principatave feudale shqiptare çoi në zgjerimin e lidhjeve të tyre
ekonomike dhe politike me shtete të tjera të zonës Adriatiko-Ballkanike).

* Institucionet kryesore juridike të së drejtës pozitive janë:

A. “Gjyqet e zotit”: (ishin mjete represioni kundër njerëzve të thjeshtë dhe një mekanizëm mesjetar),

B. Falja: (zakonisht jepej me diploma të posaçme ose përfshihej në paktet e vasalitetit ose në çdo
marrëveshje tjetër midis feudalëve të veçantë dhe pushtetit qendror),
C. C. Pengu njerëzor: (njëra nga palët, zakonisht pala e nënshtruar duhej të jepte në duart e palës tjetër
një ose disa nga djemtë e vet si peng),

D. D. Privilegjet: (e drejta feudale paraqitej si privilegj dhënë grupeve të ndryshme të klasës sunduese ose
rendeve të tjera, madje si një privilegj dhënë personave të veçantë),

E. E. Liritë: (me akt të posaçëm pushteti shtetëror jepte për elementë të caktuar të klasës sunduese “liri”
të veçanta siç ishin liria e hyrjes në qytet, liria e kalimit në tokën e principatës etj),

F. F. Doganat: (rregullimi i tyre bëhej me ligj ose me krisovulë të kryetarit të shtetit),

G. G. Kontratat: (në gjysmën e dytë të shek. XIV u zgjerua sfera e qarkullimit të mallrave dhe filluan të
zbatoheshin kontrata të tilla si, shitja, këmbimi, qiraja, porosia, dhurimi etj).

2. E drejta kishtare (kanonike): kisha në mesjetë, përveç ushtrimit të kultit, ushtronte kompetenca të
caktuara në fushën e së drejtës, ku në juridiksionin gjyqësor të kishës ishte në rradhë të parë, gjykimi i
klerikëve për çdo vepër penale, kurse në fushën civile normat juridike - kishtare rregullonin marrëdhëniet
martesore dhe familjare, çështjet e trashëgimisë etj.

3. E drejta zakonore: ishte një e drejtë popullore, që u përcoll brez pas brezi deri në ditët tona nga tradita
popullore, por mbeti e paregjistruar në ndonjë dokument historik të asaj periudhe.

5. Qytetet shqiptare në mesjetë dhe organizimi i tyre politik

 Gjatë mesjetës në Shqipëri lulëzuan një varg qytetesh me rëndësi, si qendra të zanateve dhe të
tregtisë si: Shkodra, Lezha, Ulqini, Tivari, Durrësi, Vlora, Kruja, Berati etj.

 Dhe shkallën më të lartë të zhvillimit ekonomik, politik e kulturor qytetet shqiptare e arritën në shek.
XIV.

Struktura Klasore

 Qytetet shqiptare të mesjetës ishin qendra të zanateve dhe të tregtisë, edhe pse nuk e kishin humbur
aspektin agrar, dhe në qytete ushtronin mjeshtërinë e tyre zejtarë të ndryshëm, si kovaçë, nallbanë,
saraçë, opingarë, muratorë, , argjendarë, furrtarë, kasapë etj.

 * Me kalimin e kohës në qytetet shqiptare të mesjetës u bë diferencimi i thellë pasuror i popullsisë


dhe në shek. XIII-XV dallohej qartë kufiri midis këtyre shtresave:

 - Popullorët (populares): ishin shtresa më e varfër e qyteteve, ku bënin pjesë kallfët, çirakët që
punonin pranë tregtarëve dhe zejtarëve, punëtorët e krahut etj.

 - Qytetarët (cittadini): përbënin shtresën e mesme të popullsisë, ishin pronarë të mesëm ose të vegjël
të punishteve zejtare, tregtarë etj.

 - Fisnikët (nobiles): përbënin patricatin e qytetit, ishin zejtarë ose tregtarë tepër të pasur, të cilët
kishin në pronësi punishte të mëdha

Administrimi i qyteteve
Komunat qytetare autonome

 Në mesin e shek. XIV u krijuan kushte të përshtatshme për forcimin e mëtejshëm të autonomisë së
qyteteve shqiptare, ku në zbrazëtirën e krijuar me dëbimin e sundimtarëve bizantinë nga Arbëria
(1347) me largimin e feudalëve anzhuinë (1350) dhe me shembjen e perandorisë serbe të Stefan
Dushanit (1355), një pjesë e qyteteve shqiptare, veçanërisht Durrësi, fituan të drejtën e administrimit
si komuna të lira qytetare.

 * Gjatë viteve (1350-1361) ato qeveriseshin nga organet e zgjedhura prej qytetarëve, sepse
mungonte i dërguari i pushtetit qendror, dhe zgjedhjet e organeve të larta të qytetit u jepnin
komunave pamjen e republikave të tipit mesjetar.
Organet e administrimit të qyteteve

 Organi më i lartë i qeverisjes së qytetit, në kuadrin e administrimit me vete, ishte MBLEDHJA E


POPULLIT (universitas), e cila i zhvillonte punimet në sheshin kryesor të qytetit, me pjesëmarrjen e të
gjithë qytetarëve meshkuj në moshë të rritur, pavarsisht nga shtresa në cilën bënin pjesë.

* Këshilli i qytetit: nga mbledhja e popullit dilte këshilli i qytetit, i cili vepronte si organ në drejtimin e punëve
të përgjithshme të qytetit, dhe në përbërjen e tij hynin: qeveritari, gjykatësit, financierët, noteri kancelar dhe
disa nëpunës të tjerë.

* Qeveritari: midis atyre që hynin në përbërjen e këshillit të qytetit vendin kryesor e zinte qeveritari, të cilin e
ndeshim me emrin prior, comes ose podesta, dhe ushtronte funksione administrative, ushtarake dhe
gjyqësore.

* Gjykatësit e qytetit (iudices): gjykonin në kolegj, nën kryesinë e qeveritarit të qytetit, ku në kompetencën e
gjykatësve të qytetit ishin të gjitha çështjet penale dhe civile.

* Financieri (camerai): kishte për detyrë të administronte të ardhurat e qytetit që formoheshin nga taksat,
doganat, gjobat etj. Si dhe të mbante llogaritë për shpenzimet e kryera.

* Noteri kancelar: hartonte aktet e këshillit të qytetit, asistonte në gjykimin e çështjeve penale e civile, ruante
statutin e qytetit dhe mbante korrespodencën zyrtare.

 Përveq organeve të zgjedhura në qytetet shqiptare të mesjetës funksiononin edhe një numër
organesh të emëruara, sikurse ishin milicia, admirali dhe kështjellari.

* Milicia e qytetit: kishin për detyrë të kapnin keqbërësit, të kontrollonin rrjetin tregtar, të caktonin rojën e
natës nga rradhët e qytetarëve etj.

* Admirali: kishte në dispozicion disa anije të armatosura, me të cilat ruante portin, anijet e onkoruara dhe
kriporet.

* Kështjellari (castelan): ishte komandant i kështjellës së qytetit.

E drejta në qytetet shqiptare të mesjetës

 E drejta e qyteteve kishte një sferë të ngushtë veprimi nga pikëpamja territoriale, po kështu edhe ndaj
subjekteve, kjo vepronte vetëm ndaj atyre që ishin qytetarë (cittadini) të një qyteti të caktuar, dhe
burimet kryesore të së drejtës së qyteteve ishin: statutet, diplomat ose krisovulat e sundimtarëve të
huaj, marrëveshjet e ndryshme midis qytetarëve etj.

1. Statutet: ishin akte normative që rregullonin jetën e brendshme të qyteteve shqiptare në mesjetë dhe burimi
kryesor i së drejtës së tyre, poashtu përmbanin norma me karakter kushtetues lidhur me krijimin dhe me
kompetencat e organeve të zgjedhura e të emëruara të qytetit etj, pëveç këtyre statutet përmbanin edhe
norma juridike penale, civile, proceduriale, doganore, tregtare etj.

2. Kontratat: në fushën e qarkullimit civil në qytete njihej e drejta e lidhjes së lirë të kontratave, si shitja e
pasurisë së luajthsme e të paluajtshme, kontrata e qirasë, e huasë, e porosisë, e dhurimit etj, dhe në shitjen e
pasurisë së paluajtshme njihej e drejta e parapëlqimit për fqinjët (ius vicinitatis).

* Detyrimet e qytetarëve: banorët e qyteteve shqiptare të mesjetës ishin të ngarkuar me një sërë
detyrimesh dhe ato ishin dy llojesh:

- Detyrimet personale: (shërbimi i rojës dhe puna angari),

- Detyrimet reale (pasurore): (taksat dhe doganat).

- Shërbimi i rojës: bëhej për ruajtjen e rendit ditën dhe natën si dhe për ruajtjen e porteve të qytetit, dhe kur
personi që kishte radhën nuk paraqitej në shërbim, detyrohej të paguante një shumë të hollash.
- Puna angari: bëhej për ndërtimin e kështjellave, të mureve rrethuese të qytetit, pirgjeve etj.

- Taksat: ishin të shumëllojshme dhe ndryshonin vazhdimisht dhe kishin të bënin me degët kryesore të
ekonomisë në qytete, me zejtarinë dhe tregtinë.

- Doganat: kuptohej çdo pagesë për mallrat që dilnin në tregun e qytetit, ku rëndësi të veçantë kishte dogana
e kripës, si një mall me vlerë për mesjetën.

Bashkimi i Principatave shqiptare

SHTETI I PAVARUR SHQIPTAR

NËN UDHËHEQJEN E SKËNDERBEUT

 Në fund të shek. XIV dhe në fillim të shek. XV turqit osmanë i nënshtruan njërin pas tjetrit feudalët
shqiptarë, por gjatë viteve 1419-1421, turqit filluan regjistrimin e parë të tokave shqiptare dhe
vendosjen e sistemit të tyre feudal ushtarak të njohur me emrin regjimi i timareve.

 * Kryengritja e përgjithshme kundër regjimit të timareve (nëntor 1443), çoi në çlirimin e vendit nga
pushtimi turk dhe në krijimin e principatave feudale shqiptare si formacione shtetërore në vete, dhe
midis tyre vendin kryesor e zinte principata e Kastriotëve me GJ.Kastriotin- Skëndërbeun në krye.

Krijimi i shtetit të përqendruar nën udhëheqjen e Skënderbeut

 Mbas kryengritjes kundër regjimit të timareve, problemi kryesor në plan kombëtar ishte bashkimi i
forcave politike-ushtarake dhe ekonomike të vendit në një front të vetëm e të përbashkët antiturk,
dhe për zgjidhjen e detyrës historike të bashkimit të popullit shqiptar dhe të klasës feudale, kështu
Skëndërbeu organizoi mbledhjen e një kuvendi të përgjithshëm kombëtar, i cili ka hyrë në histori me
emrin Kuvendi i Lezhës.

 - Kuvendi u mblodh më 2 mars 1444 në qytetin e Lezhës, që ishte nën sundimin e Venedikut, dhe
mori një sërë vendimesh të rëndësishme,të cilat përcaktuan dhe shprehën bashkimin e tyre në luftë
kundër pushtimit turk, ku më i rëndësishmi ishte vendimi për krijimin e një besëlidhjeje midis
feudalëve shqiptarë me emrin “Lidhja e princave shqiptarë” ose “Lidhja e Lezhës” ku Skëndërbeu u
zgjodh kryetar i saj.

 Njëherit Kuvendi i Lezhës vendosi të krijonte një ushtri shqiptare e cila do të rekrutohej nga
Skënderbeu në principatën e Kastriotëve si dhe nga feudalët e tjerë në zotërimet e tyre të veçanta, me
çrast Skëndërbeu u zgjodh komandant i përgjithshëm i ushtrisë së Lidhjës.

- Lidhja e princave shqiptarë “(Lidhja e Lezhës)” përbënte një aleancë politiko-ushtarake (besëlidhje)
midis bujarëve shqiptarë për mbrojtjen e zotërimeve të tyre feudale me forca të përbashkëta.

* Me gjithë rolin udhëheqës dhe komandues të Skëndërbeut në “Lidhjen e princave shqiptare”, pozita e tij
juridike, nuk ishte ajo e një monarku por e një të pari midis të barabartëve (primus inter pares).
 Nga pikëpamja politike Kuvendi i Lezhës ishte organ i vetëm në shkallë kombëtare brenda të cilit
realizohej bashkimi i popullit shqiptar dhe i klasës feudale shqiptare në luftë kundër pushtimit turk.

 Nga pikëpamja juridike Kuvendi i Lezhës ishte organ kushtetues, që procedoi në krijimin e organeve të
tilla me rëndësi të përgjithshme, si “Lidhja e princave shqiptarë”, komanda unike e ushtrisë nën
udhëheqjen e Skëndërbeut dhe fondet e përbashkëta për përballimin e luftës.

 Ushtria shqiptare, e krijuar për nevojat e mbrojtjes së vendit, si zotërimet e Kastriotëve ashtu edhe të
bujarëve tjerë, ishte një mjet i fuqishëm dhe efektiv kundër partikularizmit feudal.

 Rëndësi të veçantë pati fitorja e madhe që arriti populli shqiptar nën udhëheqjen e Skëndërbeut gjatë
rrethimit të parë të Krujës (1450), e cila rriti edhe më tej autoritetin e Skëndërbeut, si brenda dhe
jashtë vendit.

* Përballë politikës përqendruese të Skëndërbeut një pjesë e feudalëve shqiptarë dolën nga Lidhja e
Lezhës dhe filluan të kërkonin mbështetje te fuqitë e huaja, pra e humbi karakterin dhe rëndësinë e
mëparshme si një aleance politiko-ushtarake e feudalëve shqiptarë për mbrojtjen e zotërimeve të tyre me
forca të përbashkëta.

- Shteti shqiptar, i themeluar dhe i udhëhequr për çerek shekulli nga Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu (1443-1468),
e vazhdoi ekzistencën e tij edhe pas vdekjes së heroit kombëtar, deri në vitin 1478, kur ra Kruja kryeqyteti i tij
dhe kështjella kryesore e mbrojtjes së vendit.

2. Organizimi politik në shtetin e Skëndërbeut

 Shteti i Skëndërbeut përbën një etapë të re në organizimin politik të Shqipërisë në mesjetë, dhe qysh
në fillim si organe me rëndësi të përgjithshme në kuadrin e luftës së përbashkët kundër pushtimit turk,
si Lidhja e princave shqiptarë, Komanda e përgjithshme e ushtrisë, organet e financave etj.

(A). Organet e larta të pushtetit shtetëror

* Shteti i Skendërbeut ishte organizuar në formën e monarkisë feudale të përqendruar dhe sistemi i organeve
të larta të pushtetit përbëhej nga:

- Kryetari i shtetit (monarku),

- Kuvendi i princave shqiptar, dhe

- Këshilli i lartë.

 Kryetari i shtetit (monarku): - pozita e Skëndërbeut në aparatin shtetëror ishte ajo e një monarku
feudal, megjithëse ai nuk e ka përdorur asnjëherë këtë titull. Vetë Skëndërbeu, pas krijimit të shtetit
shqiptar, ka përdorur titullin zyrtar “ZOT I SHQIPËRISË” (Dominus Albaniae) si në korrespodencën e tij
të gjerë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ashtu edhe në vulën e tij zyrtare, plus emrin Skendërbe, që
tregonte gradën e gjeneralit në ushtrinë turke.

 Duke ushtruar funksionet legjislative ai nxirrte akte normative, (dekrete) për shpalljen e mobilizmit të
përgjithshëm të popullsisë, për caktimin e taksave, të doganave dhe të detyrimeve tjera. Si komandant
i përgjithshëm i ushtrisë shqiptare, ai drejtonte personalisht operacionet ushtarake, emëronte ose
shkarkonte kuadrot e saj udhëheqës, kryesonte dhe drejtonte Këshillin e luftës, si organi më i lartë
kolegjial udhëheqës e komandues për problemet e mbrojtjes së vendit. Pushteti i kryetarit të shtetit
ishte i trashëgueshëm.

2. Kuvendi i princave shqiptarë: -nën kryesinë e Skendërbeut, vepronte Kuvendi i princave shqiptarë, si organ
që realizonte bashkimin e klasës feudale shqiptare në tërësi dhe ishte ai organ pushteti që mblidhej herë pas
here për të përcaktuar masat më kryesore me karakter politik, ushtarak dhe ekonomik për mbrojtjen e vendit
nga pushtimi turk.

 Vazhdimi i veprimtarisë së këtij organi edhe pas krijimit të shtetit të përqendruar shqiptar dëshmoi se
ky përqendrim nuk u arrit plotësisht.
 3. Këshilli i lartë: - biografët e Skëndërbeut, M. Barleti dhe Dh. Frengu, përmendin disa herë
ekzistencën e një këshilli, duke dhënë edhe mënyrën e funksionimit të tij.

 * Këshilli i lartë ishte një organ i përhershëm këshillimor pranë Skendërbeut, që mblidhej nën
kryesinë e tij për të shqyrtuar problemet më të rëndësishme të politikës së brendshme dhe të
jashtme. Megjithëse si organ këshillimor, Skënderbeu ishte i detyruar të mbështetej në mendimet e
anëtarëve të këtij këshilli, të cilët përfaqësonin atë pjesë të feudalëve shqiptarë të bashkuar me të për
luftë pa kompromis ndaj armikut.

(B). Organet e administratës shtetërore

 - Nga pikëpamja e kompetencave, organet e administratës shtetërore dalloheshin në organe


qendrore dhe lokale, të lidhura me parimin e centralizimit ndaj pushtetit qendror dhe në përputhje me
funksionet dhe detyrat e shtetit të Skendërbeut, vendin kryesor në sistemin e organeve të
administratës e zinin:

 - Komanda e ushtrisë,

 - Organet e financave, dhe

 - Organet e politikës së jashtme.

1. Komanda e ushtrisë: - komanda supreme e ushtrisë shqiptare ishte përqendruar në duart e Skëndërbeut,
por në kryerjen e kësaj detyre ai ndihmohej nga një organ kolegjial e këshillimor që quhej Këshilli i luftës, dhe
në këtë organ bënin pjesë disa nga kuadrot më besnikë dhe më të aftë nga rradhët e aristokracisë feudale.

* Këshilli i luftës: - ishte organ i operacioneve ushtarake, i strategjisë dhe i taktikës së luftës, ku merrnin pjesë,
përveq oficerëve madhor të Skëndërbeut, edhe komandantë të reparteve të dërguar nga bujarët aleat.

2. Organet e financave: - luftrat e vazhdueshme për mbrojtjen e vendit kërkonin shpenzime të shumta për
armatime, municione, ndërtime kështjellash, furnizime me ushqim, fortifikime etj, dhe për administrimin e të
ardhurave dhe shpenzimet e shtetit shqiptar funksiononte një aparat ekonomiko-financiar, i cili zinte vend me
rëndësi në sistemin e organeve të administratës shtetërore dhe në krye të këtij aparati qëndronte protovestiari,
ku në varësi të tij ishte mbajtësi i thesarit (tesoriere del prencipe).

3. Organet e punëve të jashtme: - për zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombtare funksiononte një aparat i
posaçëm i përbërë nga njerëz të kulturuar që dinin gjuhë të huaja dhe kishin përgaditje juridike. Për realizimin e
lidhjeve ndërkombëtare, Skendërbeu me cilsinë e kryetarit të shtetit, dërgonte në vende të tjera ambasadorë,
të cilët mund të ishin laikë ose klerikë, ato paiseshin me letra kredenciale dhe konsideroheshin përfaqësues
personal të shtetit.

4. Kancelaria: - pranë Skëndërbeut ekzistonte, gjithashtu, një zyrë kancelarie ku shërbenin njerëz të
përgaditur, të cilët siguronin korrespodencën e gjerë të tij, si brenda ashtu dhe jashtë shtetit, përpilonin
dokumentet diplomatike në gjuhë të huaja, dhe shërbenin edhe si përfaqësues të Skëndërbeut si brenda dhe
jashtë vendit këto quheshin edhe logofetë.

5. Ushtria-organet e zbulimit: - fillimisht bërthamën e ushtrisë shqiptare rreth ¾ e përbënin repartet e


mobilizuara nga Skendërbeu në zotërimet e Kastriotëve, pjesën tjetër afërsisht ¼ e dergonin bujarët aleatë,
kurse kuadri drejtues i ushtrisë shqiptare vinte nga rradhët e aristokracisë feudale.

* Ushtria e Skendërbeut ndahej në dy pjesë:

- në ushtrinë e përhershme me pagesë dhe

- në ushtrinë ndihmëse.

- Ushtria e përhershme me pagesë: - përbëhej, në rradhë të parë, nga garda pretoriane, e rekrutuar kryesisht
nga radhët e rinisë krutane, përbënte një armë të fuqishme në duart e Skendërbeut, po ashtu bënin pjesë edhe
repartet e kufirit që komandoheshin nga Moisi Golemi.
- Ushtria ndihmëse: - përbëhej sipas parimit krahinor “burrë për shtëpi”, pra mobilizim i përgjithshëm.

(C). Flamuri, stema dhe vula zyrtare e Skendërbeut

- Familjet e mëdha në mesjetën feudale përdornin stemat si shenjë dalluese të fuqisë dhe madhështisë së
tyre, dhe stema e Kastriotëve paraqiste shqiponjën me dy krerë dhe mbi të një yll me gjashtë cepa.

 Skendërbeu kishte vulë të vogël dhe të madhe. Vula e vogël ishte në formë unaze dhe shërbente për
dokumente personale, kurse vula e madhe kishte formë të rrumbullakët dhe në pjesën qendrore të saj
paraqiste shqiponjën me dy krerë të Kastriotëve dhe mbi të një yll me gjasht cepa.

3. Shteti i Skendërbeut në marrëdhëniet ndërkombëtare

- Lufta heroike e popullit shqiptar nën udhëheqjen e Skëndërbeut e rriti në mënyrë të dukshme prestigjin e
shtetit shqiptar në arenën ndërkombtare, sepse mbronte jo vetëm vendin e vet, por gjithë qytetrimin evropian
nga pushtimi turk, megjithatë, gjatë gjithë periudhës 25 vjeçare të ekzistencës së shtetit të pavarur shqiptar,
Skëndërbeu luftoi për të siguruar ndihmën e nevojshme dhe bashkpunimin ndërkombëtar kundër Turqisë.

- Marrëdhënie më të shumta shteti i tij pati në rradhë të parë me Napolin, Papatin, Venedikun, Republikën e
Raguzës, Hungarinë, Dukatin e Milanos, Burgonjen etj, dhe këto marrëdhënie midis shtetit të Skëndërbeut dhe
këtyre shteteve u zhvilluan mbi fazën e formave dhe të praktikave të njohura të asaj kohe në fushën e
diplomacisë, të cilat kishin arritur një zhvillim të dukshëm në pragun e rilindjes evropiane.

* Rëndësi të veçantë ka Traktati i Paqes me Venedikun i vitit 1448 si dhe Traktati i Gaetës me Alfonsin
e Napolit i vitit 1451.

1. Republika tregtare e Venedikut ishte fqinji më i afërt i shtetit të Skëndërbeut për shkak të zotërimeve të saj
në bregun shqiptar të Adriatikut, dhe duke qenë kështu, Skëndërbeu hyri në marrëdhënie me Venedikun qysh
në ditët e para pas fitores së kryengritjes së pergjithshme kundër regjimit të timareve (1443), mirëpo sundimi i
Venedikut ka qenë vazhdimisht armiqsor, dinak dhe hipokrit ndaj krijimit dhe forcimit të shtetit shqiptar nën
udhëheqjen e Skëndërbeut.

Pas fitores së Skëndërbeut kundër Venedikut, midis Lidhjes së princave shqiptarë dhe Republikës së
Venedikut u lidh Trakti i Paqes më 4 tetor 1448, dhe është dokumenti i parë dhe i vetëm që njohim, në të cilin
Lidhja e princave shqiptarë del si palë dhe si subjekt i pavarur në marrëdhëniet ndërkombëtare.

2. Midis marrëdhënieve ndërkombëtare të shtetit të Skëndërbeut një vend me rëndësi zënë ato që pati me
Alfonsin mbretin e Napolit, të Sicilisë dhe të Aragonës së Spanjës, të cilat u përcaktuan në Traktatin e Gaetës 26
Mars 1451 dhe në bazë të këtij traktati, Alfonsi i Napolit merrte në mbrojtje Skëndërbeun dhe “baronët” e tjerë
shqiptarë farefis me të dhe detyrohej të jepte ndihmë ushtarake dhe financiare për vazhdimin e luftës kundër
Turqisë.

* Përfundimi i Traktatit të Gaetës ishte një hap i rëndësishëm taktik i Skëndërbeut në fushën diplomatike për
të siguruar aleatë në luftën kundër pushtimit turk dhe qëndrimit armiqsor të Venedikut.

3. Shteti shqiptar nën udhëheqjen e Skëndërbeut në marrëdhëniet me shtetet tjera ka zbatuar një sërë
normash juridike – ndërkombëtare që njiheshin në atë periudhë historike, ku krahas traktatit, në marrëdheniet
midis shtetit shqiptar dhe shteteve të tjera është përdorur edhe zakoni ndërkombëtar, po ashtu janë
respektuar një sërë rregullash e parimesh të njohura nga e drejta e luftës, si pjesë përbërëse e së drejtës
ndërkombëtare të atëhershme.

4. E drejta në shtetin e Skendërbeut

1. Karakteristikë e përgjithshme e së drejtës në shtetin e Skendërbeut.

* E drejta që ka vepruar në shtetin e Skëndërbeut ishte e tipit feudal, ajo i përgjigjej shkallës së
zhvillimit të forcave prodhuese dhe tipit përkatës të marrëdhënieve në prodhim, si e tillë e drejta që ka vepruar
në shtetin e Skëndërbeut paraqitej si një e drejtë privilegji, dhe ajo sanksiononte pabarazinë ekonomike,
politike dhe juridike midis klasave dhe shtresave të ndryshme të shoqërisë, madje ndërmjet individëve të
veçantë nga radhët e klasës sunduese.
- Privilegjet e bujarëve feudalë përbënin një të drejtë të veçantë dhe një përjashtim në kuadrin e së drejtës
pozitive që vepronte brenda vendit.

 Krahas së drejtës laike të krijuar ose të sanksionuar nga pushteti qendror, e drejta pozitive ekzistonte
dhe ruhej si edhe e drejta zakonore që vepronte aktivisht në të gjitha zonat e vendit si dhe e drejta
kishtare (kanonike) për nje kategori të caktuar çështjesh.

 2. E drejta e krijuar nga pushteti qendror dhe degët e saj:

* Burimet historike letrare dhe arkivore dëshmojnë për ekzistencën e një të drejte mjaft të zhvulluar në
Shqipëri gjatë periudhës së Skendërbeut, e cila njihte dhe zbatonte disa nga institucionet kryesore të së
drejtës penale dhe civile.

* Një nga degët kryesore në sistemin e së drejtës ishte e drejta penale e periudhës së Skendërbeut e cila
njihte nocionin e krijimit dhe të mbrojtjes së nevojshme, po ashtu kjo e drejtë parashikonte disa lloje
denimesh në përputhje me shkallën e rrezikshmërisë së veprës penale ku dënimet veçanërisht të rënda
zbatoheshin për krijimin e spiunazhit dhe të tradhëtisë.

- E drejta penale parashikonte këto denime:

- Dënimin me vdekje,

- Dënimin me burgim të përjetshëm,

- Dënimin me konfiskim të pasurisë,

- Dënimin me konfiskim të pronave tokësore etj.

 Në fushën e së drejtës civile njiheshin dhe zbatoheshin institute me rëndësi të përpunuara prej kohësh
nga e drejta romako-bizantine të tilla ishin:

- Përfaqësimi me ose pa prokurorë,

- kontratat e llojeve të ndryshme etj.

* Një pjesë e rëndësishme e së drejtës civile në shtetin e Skëndërbeut ishte ajo që rregullonte marrëdhëniet
kontraktore po ashtu për kalimin e mallrave nëpër territorin e shtetit të Skendërbeut, tregtarët e huaj paguanin
taksa dhe dogana

* Martesa: - në rradhët e bujarisë feudale shqiptare ishte, në rradhë të parë, një akt politik, ajo synonte të
forconte pozitën politike dhe ekonomike të familjes feudale si dhe të siguronte kalimin e zotërimeve të tyre te
trashëgimtarët ligjorë, dhe kështu martesa e Skendërbeut me Donikën, vajzën e Gjergj Arianitit, kishte për
qëllim të forconte lidhjet midis këtyre dy familjeve të mëdha feudale, në luftë kundër Turqisë.

 Në fushën e trashëgimisë njihej:

- Trashëgimia ligjore, dhe

- Trashëgimia testamentare.

3. E drejta kishtare (kanonike)

 Zbatimi i kësaj të drejte realizohej nga klerikët, të cilët ushtronin kultin fetar si dhe funksione
gjyqësore, penale e civile, për një kategori të caktuar çështjesh, njëlloj si në principatat feudale
shqiptare.

* Në fushën e së drejtës penale në kompetencën e kishës ishte gjykimi i klerikëve për çdo vend të kryer si dhe
gjykimi i laikëve për vepra penale që kishin të bënin me respektimin e kultit, dënimi i heretikëve, disa krime
kundër martesës dhe familjes etj.

* E drejta kanonike romake njihte nocionin e krimit kundër fronit papal dhe si dënim kryesor për këtë krim
ishte shpallje e fajtorit “i pabesë” dhe mallkimi i tij publik, pastaj si dënime plotësuese jepeshin:
- Ndalimi i shërbimeve fetare,

- Privimi nga të gjitha të drejtat,

- Konfiskimi i pronave tokësore të dhëna nga kisha,

- Ndalimi i rentës feudale etj.

4. E drejta zakonore shqiptare në shek. XV

* Krahas me të drejtën pozitive, të nxjerrë ose të sanksionuar nga pushteti qendror, në shtetin e Skendërbeut
vepronte edhe e drejta zakonore shqiptare për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore.

- E drejta zakonore që ka vepruar në trevat e Kastriotëve (Mat, Krujë, Dibër) njihet deri në ditët tona si
“Kanuni i Skëndërbeut”, me gjase ajo që ka vepruar në pjesën veriore dhe verilindore të Shqipërisë me afërsisht
atje ku shtrihej edhe principata e Dukagjinëve, njihet me emrin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.

 Për sa i përket gjakmarrjes, mund të themi se në shek. XV, në kushtet e luftës çlirimtare kundër
Turqisë, u zëvendësuan tri norma të vjetra kanunore me tri të reja:

- “për një të mirë dy të kqinj”-- “si i miri dhe i keqi janë njësoj”,

- “gjaku shkon për fis”--- “gjaku shkon për gisht”,

- “gjaku ngel për faj”--- “gjaku nuk ngel për faj” etj.

INSTITUCIONET OSMANE DHE PASHALLËQET FEUDALE SHQIPTARE

I.INSTITUCIONET OSMANE

1.Rendi shtetëror

 Shteti turk ishte një monarki apsulute teokratike. Kryetari I shtetit ishte sulltani që ka kuptimin e
sovranit. Ky kishte dhe titullin kalif qe do të thotë zëvendës I profetit ose padishah ( mbret, mrojtës)
që ka kuptimin e perandorit etj.

 Zëvendës të sulltanit ishin Veziri I madhë për pushtetin civil sheb-ul-islami për pushtetin fetar.

 Kadiaskeri ishte kryetari I gjykatës ushtarake dhe realizonte drejtësinë në përgjithësi.Kadiaskerë kishte
dy : një për Anadollin dhe një për Rumelinë.

 Defterdari ishte ndimësi që merrej me administrimin e financave. Nixhanxhiu kishte për detyrë të
hartonte kanunet ( ligjet laike). Divani ishte organ kolegjal I veshur me atributet e qeveris.

 Sheb-ul-islami kishte pushtet të madh konsiderohej gati I barabartë me vezirin e madh.Ai ishte
udhëheqës I aparatit klerikal.

 Njësia më e lartë administrative në shtetin turk, pas këtij organizimi, ishte ejaleti.Njësi të tilla kishte tre
në Evropë.

 Gjdo ejalet ndahej në sanxhaqe.Në krye te qdo sanxhaku qëndronte sanxhakbeu.

 Sanxhaku ndahet në njesi të vogla që quheshin kaza.

 Zakonisht në kazatë kishte një kadi, I cili realizonte drejtësinë dhe mbikqyrte përmbushjen e detyrave
dhe të urdhërave të pushtetit më të lartë nga punonjësit lokalë .Ndër këta ishte edhe subashi,
funksionar që relizonte detyrën e shefit të policis në qytete dhe I nënshtrohej kadirit.

 2.Rendi shoqëror. Regjimi I timareve

 Klasa feudale sunduse në perandorinë Osmane përbëhej nga tri shtresa themelore nga feudalët
ushtarak feudalët laikë të paisur me feude dhe klerikët.
 Ndikimin më të madh nga jeta shoqerore politike kishin Ulematë dhe ajanët.

 1.Ulematë ishin njerz që fillimisht merrshin me studimin e librit të shejtë.

 2.Ajanët ishin fisnik funksionarë të ngarkuar me detyra të mbikqyrjes.

 Në shek. I në persandorin osmane tokat e pushtuara u shpërdaheshin me titull individual:

 1.Tok ushtrie

 2.Tok haraqie

 Regjimi I timarëve më von sulltani e rezervoj për vete si përfaqsues I shtetit të drejtën e pronësis mbi
tokën.

 Timari jepej në administrim e shfrytëzim feudalit që quhej spabi ( kalors).

 Detyrimet e fshatarit ishin të dy llojshme për feudalin spahi dhe pëe shtetin.

 3.E drejta osmane

 Gjatë pushtimit turkë në shqipri, ashtui si dhe në gjithë perandorin osmane kanë vepruar këto norma
juridike. a) Sherjati

 b.) Kanunametë ose ligjet laike Kapitulacionet

 Dizpozitat e përgjithëshme e së drejtës civile- Fëmija gjer në moshën 7 vjeq konsiderohej I pa aftë dhe
I pa zotësi për të vepruar.

 Martesa për muslimanët quhej detyrim moral.

 Martesa lidhej në pranin e dy dëshmitarëve madhorë. Kushtë thelbësor qe ipej për martes ishte
shpërblimi që jepte nga bashkëshorti.

 Familja gruja ishte nën autoritetin e burrit ajo I nënshtrohej sundimit të tij të plotë.

 E drejta penale dallohej për karakterin e saj të ashpër Talioni mund të zbatohej për vrasjet dhe
plagosjet kur e kërkonin I dëmtuari ose personat e afërt e të vrarit.

 Krime për të cilat parashikohej lloji dhe masa dënimi ishin: kundërshtimi I autoriteteve publike,
mohimi I fejës , dënoheshin me vdekje dhe me konfiskimin e pasuris.

 Veprat e tjera penale dënoheshin nga Kadiu sipas qmuarjes së lirë.

 Prcedura – shqyrtimi I qështjeve penale dhe civile bëhej para kadiut I cili vepronte si gjygjetar I vetem.

 Rol të rëndësishëm në përpunimin dhe zhvillimin e së drejtës muslimane ka luajtur Muftiu dhe Kadiu.

 Muftiu ishte funksionar I shtetit me përgaitje në fushën telogjike dhe juridike.

 Muftiu kishte si funksion egzekutiv të jepte fetva, d.m.th përgjigjëje për qështjet juridike të
diskutushme.

 Kadiu ishte funksionar I ngarkuar me realizimin e drejtësis në emër të sulltanit.

 Kadiu lëshonte vërtetime (bygjete) për vprime të ndryshme juridike.

 b.Kanunamet krahas me sheriatin, në perandorin osmane zbatoheshin edhe noramt e tjera të


sanksionuara në periudha të ndryshme nga sulltani.

 Nxerrja e kanunanëve u praktikua gjerësisht në kohën e mehmetit të dyt dhe të Sulejman Kanuniut
1520-1560.
 Përveq kanunamëve ku trajtoheshin qështjet themelore të regjimit feudal ushtarak turk dhe që kishin
fuqi për të gjithë perandorin.

 Përveq kanunamëve si forma themelore të lidhënjës të pushtetit qëndror nxirreshin edhe dispozita
për administrimin e shtetit e ishin Berati dhe Fermani.

 Berate ishte aktë që nxerrej nga sulltani për emrimin e një personi në një postë shtetror.

 Fermani ishte aktë që nxerrej gjithashtu nga sulltani për qështje konkrete të organizimit të
administratës.

 Kapitulacionet ishin marrveshje të pa barabarta ndërmjet turqis dhe shtetëve evropjane.

 Kapitulacionet ishin një tërsi drejtash imunitetësh e previlegjësh në dobi të shtetëve evropjane, turqia
ka pasur marrveshje të tilla me Gjenovën Francën, Anglinë, etj.

II. PASHALLËQET FEUDALE SHQIPTARE

 1.Karakteri I pashallaqëve

 Për shkakë të rënjës së vazhdushme të fuqis osmane dhe dopsimit të autoritetit të saj në shqipëri
normat themelore të vendosura nga qeveria nuk zbatoheshin.

 Për kto nuk mund të realizoheshin pa përmbysjen në praktik rregulla të vëna nga pushteti qëndror.

 Feudalët interesoheshin për zbatimin vetëm të atyre rregullave që ishin të domosdoshme për të
diciplinuar shoqërin.Në këtë luftë feudalët më të fuqishëm tërhiqnin feudalët e vegjël, tarafet e
esnafëve, fshatarsi e malësive.

 Si përfundim I këti konflikti që kishin shpërthyer në gjirin e vetë klasës feudale familjet më të fuqishme
që u quajtën ogjaqe vendosën vullnetin e tyre mbi familjet feudale më të dobëta.Familjet e fuqishme
rivale që aspironin të merrnin pushtetin e krahinës kishte nëpër të gjitha sangjaqet.

 2.Pashallëku I shkodrës

 Me pushtimin e Shqipëris së veriut turqit krijuan sangjakun e shkodrës.

 Në shek.XVII ky sangjak përfshinte 6 kazaj, Shkodrën Tivarin, Ulqinin, Podgoricën, Plavën, dhe Mali I Zi.

 Anarkia feudale si dekuri e përgjithëshme dhe pasoj e dopësimit së pushtetit qëndror Osman si dhe
fuqizimi politik dhe ekonomik të klasës feudale përfshiu Sangjakun dhe Shkodrën.

Bushatlinjët ishin një familje shqiptare që morrën pjesë në konfliktet feudale të mdhenjë për të vëne në
dorë pushtetin në pashallëkun e Shodrës.

Një nga përfaqësuest e kësaj familje ose Mehmet Pash Plaku udhëheqës I tarifit esnafor të tabakëve.

Në periudhën Mahmut Bushatliut të ashtuquajturit Karamahmut që u ba sundimtar I vitin 1776 pashalluku


I Shkodrës arriti autonomin më të plot.

Në pashallukun e Shkodrës kan vepruar tri lloj normash juridike:

a. Sheriati ose ligjet

b. E drejta kishtare

c. E drejta zakonore

Në vitin 1831 pashallëku I Shkodrës morri fund dhe si njësi administrative gjysëm autonome dhe u vendos
ktu administrate e rregullt turke.

3.Pashallëku I janinës
Në vitin 1787 Ali Pash Tepelena Pasha I tër hallës pa ndonjë porosi pa pëlqimin e qeveris qendrore pushtoi
janinën dhe vendosi këtu sundimin e tij faktik.

Në vitin 1788 porta e lartë u detyru ta ligjësoj këtë pushtim në formë të veqant.

Për të konsiliduar sundimin e tij në pashallëkun e posafërmuar Aliu kushtoj në radhë të parë vëmendje
likuidimit të kundërshtarve politik.

Për të zhdukur një nga shkaqjet e prishjës së rendit morri masa drastike kundër zakonit të gjakmarrjes.

 Përfundimisht ai u bë krenar gati I një të tretës së gjith tokës në perendim, ai kishte qifligje në Vlorë,
Delvin, Qamëri. Artë etj..

 Pashalluku I Janinës në sundimin e Ali Pash Tepelenës nga pikpamja organizative kishte tiparet e një
shteti por pushteti shtetëror në këtë pashallëk nuk ishte original në kuptimin juridik.

 Pashalluku I Janinës nën sundimin e Aliut ishte një zotrim feudal Aliu persekutoi shpronsoj, zhduku ose
nënshtroi feudalet e mdhenjë që ishin kundërshtart e tij.

 Pashallaku I Janinës nën sundimin e Ali Pash Tepelenës nga pikpamja e karakterit kombëtar ishte
zotrim feudal autonom shqiptar.

 Aliu kishte si program të formonte një shtet shqiptar nën sundimin e tij personal.

Organizimi administrative pushteti në pashallëk ishte I centralizuar dhe I përqëndruar në duart e Ali Pash
Tepelenës.
Në gjith teritorin e pashallukut punojn në baz të urdhërave që shpesh I hartonte vet.
Bujurdit ishin forma kryesore në të cilin realizohej funksioni ligjë vëns si gjdo pashë që mbante titullin e vezirit
Aliu kishte formuar një organin kshillimor që quhej divan.
Drejtësia Ali Pasha nuk preku organizimin e drejtësis që gjeti ne pashallukun e tij.
Qështjet penale dhe civile shqyrtoheshin dhe zgjedhëshin nga këto organe:
a)Kadiu
b)Pleqësia e fshatrave ose komunitetëve
Ali Pash Tepelena në vitin 1822 u vra bashk më të ra edhe pashallaku qe krijoji dhe drejtoi për 34 vjet.

E DREJTA ZAKONORE SHQIPTARE

1. Kuptimi i së drejtës zakonore shqiptare, burimet dhe parimet e saj kryesore.

* E drejta zakonore shqiptare është një e drejtë popullore e pashkruar, e transmetuar brez pas brezi nga
tradita gojore që ka shërbyer për rregullimin e marrdhënieve juridike gjatë shekujve në vëndin tonë. Ajo nuk
është krijuar nga ndonjë person i vetëm, as nga ndonjë organ i vetëm legjlislativ (parlament).

• Termi “kanun” ka prejardhje greko-bizantine. “Nomokanun” quheshin normat juridike-fetare që


nxirreshin nga Perandoria e Bizantit.

• Fjala “kanun” në Shqipërinë e Veriut, ashtu si dhe fjala “venom” në Shqipërin e Jugut, kishin fillimisht
kuptimin e një norme juridike.

• Në literaturën juridike përdoren zakonisht dy terma: e drejta zakonore ose e drejta kanunore; hera
herës përdoret edhe një term i tretë: e drejta dokësore (nga fjala shqipe doke), por ky nuk është term
krejtësisht i sakt, sepse me këtë kuptojmë normat morale dhe ato juridike.

• * E drejta zakonore iliro-shqiptare është shumë e lashtë, Edit Durham një albanologe e shkëlqyer, ka
thënë se “ligjet dhe kanunet që atribohen Lekës, duket qartë së janë më të hershme se sa shekulli
XV, pra koha kur thuhet se ai ka jetuar. Ndoshta atyre ligjeve u janë bindur luftëtarët e panjohur më
armë bronzi që dalin nga varrezat parahistorike”.
• E drejta zakonore ka vepruar në mënyrë të vazhdushme në vendin tonë që nga koha e lashtë e deri në
mesin e shekullit XX.

• Pas pushtimit osman të Shqipërisë, në shumë krahina të vendit u rigjallëruan format e lashta të
organizimit fisnor; bashkë më të u gjallërua dhe u përtri e drejta zakonore shqiptare. E drejta zakonore
shqiptare ka evoluar vazhdimisht që nga kohët më të lashta deri në ditët tona në përputhje me
kushtet historike, ekonomike e shoqërore.

• * E drejta zakonore shqiptare përbënte një sistem të plotë juridik, ajo rregullonte jetën e njeriut nga
lindja deri në vdekje.

• * E drejta zakonore shqiptare karakterizohet nga uniteti dhe diversiteti (shumëllojshmëria). Ajo është
unike sepse i përketë një populli. Në të njëjtën kohë, e drejta zakonore shqiptare karakterizohet nga
diversiteti. Kanunet që u përkasin krahinave të ndryshme përmbajnë veçori lokale e që janë mjaftë të
spikatura.

• Burimet kryesore të së drejtës zakonore shqiptare janë:

• a. Kanuni i Lekë Dukagjinit: ka vepruar në malësinë e Veriut, kryesisht në krahinën etnografike të


Dukagjinit, në rrethinën e Shkodrës, si dhe në Kosovë. Kanuni i Lekë Dukagjinit (KLD) u mblodh dhe u
kodifikua nga Shtjefën Konstandin Gjeçovi në fund të shek.XIX. KLD, u botua i plotë në Shkodër në vitin
1939 nga etërit françeskanë.

• Gjeçovi e mblodhi KLD nga goja e popullit. Shumica e normave juridike janë pasqyrë e kohës, por atje
ka edhe dispozita që u referohen epokave të ndryshme. KLD ështe burim kryesor i së drejtës zakonore,
sepse përmban korpusin më të plotë e të ruajtur më mirë. Lënda është ndarë në 12 libra. Në KLD
përzihen hera-herës norma të së drejtës kanunore me ato të së drejtës zakonore. Dihet se e drejta
kanunore dhe e drejta zakonore ishin dy sisteme juridike krejt të ndryshme.

• b. Kanuni i Skënderbeut: ka vepruar kryeshit në krahinat e Krujës, Matit, Dibrës që ishin trojet e
principatës së Kastriotëve. Kufijt e veprimit të tij në hapsirë shtriheshin edhe ne jug, deri në Elbasan e
Librazhd. Kanuni i Skënderbeut është mbledhur e kodifikuar nga Dom Frano Illia gjatë viteve 1936-
1966 dhe është botuar në gjuhën shqipe në vitin 1993.

• * Kanuni i Skënderbeut është i njëjtë me Kanunin e Lekë Dukagjinit në institucionet themelore, por
gjithashtu ka edhe shumë veçori lokale dhe institucionale që nuk gjenden në kanunet e tjera. Në
kanun janë përfshirë edhe disa norma të Sheriatit, të cilat kanë hyrë në jetën e përditshme, pas
islamizimit të një pjese të popullsisë.

• c. Kanuni i Lekë Dukagjinit – varianti i Pukës: është mbledhur dhe kodifikuar nga etnografi Xhemal
Meqi. Ky kanun ka vepruar në krahinën e Pukës. Sipas një hipoteze Puka dhe Mirëdita kanë qenë djep i
Principatës së Dukagjinëve dhe njëkohësisht epiqendër e trevës së ardhshme të Dukagjinëve. KLD -
varianti i Pukës, ka ngjashmëri më kanunin e Lekë Dukagjinit sepse i përket një trungu.

• d. Kanuni i Lumës: është mbledhur dhe kodifikuar nga etnografi Shefqet Hoxha. Ka vepruar në
krahinën etnografike të Lumës në rrethin e Kukësit dhe është ruajtur si një kanun i plotë, i veçantë dhe
shumë orgjinal. Ky kanun ka dallim me kanunin e Lekë Dukagjinit sepse i përketë vetëm një krahine.

• e. Kanuni i Labërisë: ky kanun është mbledhur nga etnografi Rrok Zojzi. Ky kanun ka vepruar në
krahinën e Labërisë, e cila si nocion gjeografik ka qënë më e gjerë nga sa është sot. Kanuni i Labërisë
njihet në popull edhe më emrin “Shartet e Idriz Sulit”.

* E drejta zakonore shqiptare ngrihej mbi disa parime themelore që përbenin shtyllat e përhershme të saj, si:

barazia e njerëzve nga gjaku,

1. nderi vetjak,

2. Mikëpritja,
3. dhe besa.

4. a. Barazia e njerëzve nga gjaku: sipas këtij parimi: “Në kanu të maleve gjithsa djelm të lejnë, njehen
të mirë e nuk veqohen prej njani tjetrit. Shpirt për shpirt, se dukën e falë zoti”. Njerëzit ishin të
barabartë në të drejta dhe detyrime ndaj kanunit dhe ai i trajtonte ata njësoi: “Si i miri dhe i keqi kanë
një çmim”.

5. b. Nderi vetjak: për këto arsye KLD theksonte: “Ai të cilit iu muer ndera xehet i dekun kah kanuja”.
Nderi nuk ishte thjesht një e drejtë e njeriut, ai ishte një parim themelor

6. c. Mikëpritja: për mikëpritjen KLD theksonte: “Shpia e shqyptarit asht e zotit dhe e mikut”. Miku pritej
me të gjitha nderimet, dhe po sa hynte në shtepi ishte nën mbrojtjën e zotit të shtepisë.

7. d. Besa: ose fjala e dhënë në të drejtën zakonore nuk ishte thjesht një kategori etike, por një
institucion juridik dhe një nga parimet themelore.

2. MARRËDHËNIET FAMILJARE

 Familja patriarkale dhe roli i saj në shoqërinë fisnore

* Në krahinat ku vepronte norma e së drejtës zakonore celula bazë e shoqërisë ishte familja patriarkale.
Familja patriarkale e organizuar sipas së drejtës zakonore shqiptare kishte disa tipare kryesore:

a. Ajo ishte bashkësi njerëzish me lidhje gjaku në vijë mashkullore (nga babai) ose të bashkuar me anë të
marteses. Brenda së njëjtes familje jetonin disa breza.

b. Familja patriarkale kishte një ekonomi të përbashkët. Te ardhurat e përbashkëta mblidheshin dhe
administroheshin nga kryetari i familjes, “i zoti i shtepisë”.

c. Pushteti i burrave mbi gratë e familjës. Burrat ishin bashkëpronar në tërësi mbi pasurinë e familjes. Gratë
konsiderohëshin “të ardhura”, kurse vajzat si “derë e huaj” dhe nuk kishin pjesë në pasurinë e babait.

d. Pushteti i “të zotit të shtepisë”. Shprehje e pushtetit kolektiv të burrave ishte pushteti i “të zotit të shtepisë”
mbi të gjithë anëtarët e familjës.

e. Ndarja e punës, organizimi i mbrendshëm dhe solidariteti ndërmjet anëtarëve të familjes. Çdo familje
patriarkale kishte një ndarje pune dhe një organizim të mbrendshëm të vendit.

* Në përmbledhjen e tij “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, Sh. Gjeçovi jep këtë përcaktim të familjes: “Familja asht nji
të mbledhun gjymtyrësh, të cilat gjallisin nën një kulm, qëllimi i të cilave asht të shtuemt e gjindjes nëpërmjet
martesës, të mkanbunit e tyne kah zhdrivillimi i shtatit e kah zhvillimi i mendes e shises”. I zoti i shtepisë
kishte të drejta dhe detyra të shumta. Po ashtu edhe anëtarët e familjes ose “robt e shtëpisë” kishin të drejtat
e veta.

Shkuesia dhe fejesa

* Fejesa ishte ndër institutet kryesore të së drejtës zakonore familjare. Fejesa ishte një marrëveshje midis
familjes së djalit dhe të vajzës për martesën e fëmijëve të tyre, e cila sillte detyrime për të dy palët.

• Një lloj i veçantë i fejesës, jo aq nga mënyra se sa nga objekti ishte ajo që quhet tramkazim (ndërrim)
vajzash. Fejesat bëheshin në moshë shumë të re.

* Kanunet parashikonin disa pengesa, ato ishin:

a. Lidhjet fisnore (nga babai) dhe lidhje gjinore (nga nëna): kanunet mbanin qëndrim të prerë e të
rreptë ndaj fejesave mes vajzave e djemëve me lidhje gjaku.

b. Lidhje rituale: me lidhje të gjakut barazoheshin edhe lidhjet rituale, të cilat ishin vëllamëria dhe kumbaria.
Në të drejtën zakonore nuk njihej feja e palëve si pengesë për martesë.
• Shkuesia ishte ndërmjetësia që bëhej nga një person i tretë (shkuesi) ndërmjet familjes së djalit dhe të
vajzës për lidhjen e fejesës. Për lidhjen e fejesës shiheshin, para së gjithash, cilësitë e familjes së djalit
dhe të vajzës.

* Lidhja e fejesës realizohej në disa faza që ishin pak a shumë të njëllojta për të gjitha kanunet e veriut:

a. Dhënia e fjalës: kishte rëndësi në aspektin moral, por nuk sillet ende rrjedhoja juridike.

b. Groshi i zakonit: pas arritjës së marrëveshjës dhe piheshin kafet, familja e djalit i jepte familjës së vajzës një
shumë të vogël të hollash që quhej “groshi i zakonit”.

c. Shej, “Nishanet”: për këto kanune dhënia e “shejit” ose e “nishaneve” shënonte çastin e lidhjes së fejesës.

* Shkaqet e zgjidhjes së fejesës mund të ndaheshin në dy lloje:

a. Zgjidhja e fejesës me deshirën e palëve: zgjidhja e fejesës ishte një e drejtë e vetëm e djalit dhe e familjes së
tij.

b. Zgjidhja e fejesës me vdekjen e njerit prej të fejuarve: në këtë rast lidhja e krijuar ndërmjet dy familjeve
zgjidhej në mënyra të natyrshme.

Martesa

• Në përmbledhjën e KLD të Sh. K. Gjeçovit jepet ky përkufizim i martesës: “M’u martue më kanun do’
me thanë m’u ba shpi, me ia shtue shpis nji rob ma tepër, sa për krah të punve, sa për të shtume të
fmive”.

• * Në KLD dallohen katër mënyra të kryerjes së martesës:

• a. Martesa me kurorë, e pëlqyer nga feja dhe Kanuni i Lekës: është fjala për martesë monogame, të
kryer me shkuesi që përforcohej më vonë me vënien e kurorës te të krishterët e ritit katolik dhe
ortodoks. Në popullsinë myslimane riti i vënies së kurorës nuk egzistonte.

• b. Martesa mbi kurorë: Krijohej atëherë kur burri, krahas bashkëshortes së ligjshme, merr një grua të
dytë, mbi kurorë. Poligamia krijohej, gjithashtu, nga martesa me gruan e vëllaut të vdekur (levirati).

• c. Martesa me grabitje: ishte një nga mënyrat më të lashta të lidhjes së martesës që ka ekzistuar te
shumë popuj të botës. Në të drejtën zakonore shqiptare ajo njihej si një nga mënyrat e kundërligjshme
të lidhjes së martesës, “kundra kanujet”, dhe nuk ishte shumë e përhapur.

• d. Martesa me provë: ishte një martesë fakti. Palë, familja e djalit dhe e vajzës, merreshin vesh që
vajza ose gruaja e shkurorëzuar të shkonte në shtëpinë e djalit e të bashkëjetonin si bashkëshortë, por
pa lidhur martesë.

• * Sipas së drejtës zakonore shqiptare e drejta e zgjidhjes së martesës i përkiste në mënyrë pothuajse
ekskluzive burrit. Dalloheshin tri shkaqe kryesore që parashikoheshin nga të gjitha kanunet shqiptare:

• a. Shkelja e besnikërisë bashkëshortore: burri e zgjidhte martesën në çdo rast. Kur gruaja kapej ne
flagrancë, “cip mbi cip”, me një burrë tjetër vritej në vend bashkë me partnerin.

• b. Vjedhja: përvetsimi i çdo sendi të huaj, vjedhja, “bracallëk”, brenda familjes ose jashtë saj shihej si
një veprim i rendë, çnderues, sidomos për gratë.

• c. Mungesa e virgjërisë: treguesi më domethënës i nderit të gruas ishte virgjëria. Gratë të cilat nuk e
plotësonin këtë kërkesë ktheheshin në shtëpinë e atit dhe martesa zgjidhej menjëherë.

• d. Shkaqe të tjera të zgjidhjes së martesës: një shkak i tillë mund të ishte steriliteti i grave. Burrat
mund të ndanin gruan edhe kur ajo nuk ishte e zoja të kryente punët e shtëpisë e të rriste fëmijët, kur
e koriste burrin etj.
MARRËDHËNIET E PRONËSISË DHE DETYRIMET

 1. Subjektet e së drejtës civile

* Subjektet e së drejtës janë personat që mund të marrin pjesë në marrëdhëniet juridike më cilësinë e
mbajtësve të të drejtave subjektive dhe të detyrimeve juridike përkatëse. Përveç personave, si subjekte të së
drejtës paraqiteshin edhe disa kolektiva njerëzish të organizuar në fshat si familja e madhe, vëllazëria, fisi si dhe
kisha e xhamia.

2. Pronësia e përbashkët

* Institucioni i pronësisë së përbashkët mbi mjetet e prodhimit dhe në radhë të parë mbi tokën është një
institut mjaft i lashtë që shfaqet në një shkallë të caktuar të zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Nga pronësia e
përbashkët përfitonin vetëm antarët e fisit, të vëllazërisë dhe të fshatit.

• Mënyra me anën e të cilave fitohej pronësia e përbashkët mbi tokën ishin të ndryshme:

a. Fitimi më gjak,

b. Fitimi me hudhjen e “gurapeshti”,

c. Fitimi “me bartjen në shpinë të rasës së gurit”,

d. Fitimi “më nguljen e sëpatës”.

3. Prona private e shtëpisë

* Prona private e familjëve të veçanta njihej dhe mbrohej prej së drejtës zakonore shqiptare. Sigurisht kjo nuk
përjashtonte egzistencën e llojeve të tjera të pronës, si atë të përbashkët, atë feudale etj.

4. Kufizimet e pronës private

• Kufizimet e pronës private në të drejtën zakonore shqiptare kanë qenë të shumta, sidomos në fazën e
parë të lindjës e të zhvillimit të saj. Kufizimet kryesore të pronës private në të drejtën zakonore ishin:

a. E drejta e parapëlqimit në blerje,

b. E drejta e kullotjes në tokat pronë private,

c. E drejta e kalimit në toka pronë private,

d. E drejta e kalimit të ujit për vaditjen e tokave,

e. Kufizimet e tjera të pronës private.

5. Kontratat

* Ndër llojet e kontratës kemi pasur:

a. Kontrata e uprisë,(ndihmë njëri tjetrit).

b. Kontrata e shitjes,

c. Kontrata e qinosisë.(e ngjashme me qiranë).

E DREJTA ZAKONORE PENALE


A – Pjesa e përgjithshme

1. Kuptimi i veprës penale

* Me figurë të veprës penale kuptojmë tërësinë e elementeve, objekteve e subjekteve te marra së bashku. Për
anën objektive të figurës së veprës penale kishte rëndësi koha dhe mënyra e kryerjës së veprës.

2. Bashkëpunimi dhe përgjegjësia e bashkëpunëtorëve


* Sipas kanuneve, për të pasur bashkëpunim në krim kërkohej patjetër të ekzistonte dijenia, marrëveshja e
mëparshme midis bashkepunëtorëve.

• Kanuni i Lekë Dukagjinit njihte këta lloj bashkëpunëtorësh:

a. Dorasi (ekzekutori),

b. Simahueri (ndihmësi),

c. Ndjekësi (ndërmjetësi).

3. Faza e zhvillimit të krimit

* Kanosja dhe përgatitja për krim nuk sillnin përgjithësi, megjithëse kanunet e njohin nocionin e
përgaditjës, kur flasim për pritën në vrasje.

4. Dënimi

* Në të drejtën zakonore penale shqiptare gjenden gjurmët e rendit primitiv që pasqyroheshin në


ekzistencën e masave shtrënguese të tilla si gjak-marrja, si dhe shihet evolucioni i kalimit te denimet penale, si
gjoba, denimi më vdekje etj.

5. Gjakmarrja: më gjak-marrje duhet kuptuar vetëm rastin kur vrasja bëhet për të marrë gjakun e një përsoni të
vrarë ose të palgosur më parë. Sipas KLD; “gjaku shkon për gjak”.

5. Llojët e dënimeve

* Ndër llojet e dënimeve kemi:

a. Denim me vdekje,

b. Denim me debim,

c. Denim me gjobë,

d. Denim me djegje të shtepisë, renimin e pasurisë, të prerit e pemëve dhe lenjën e tokës djerrë,

e. Denim me leqitje (veqim, bojkotim).

Pjesa e Posaçme

* Pjesa e posaçme e së drejtës zakonore penale shqiptare është tërësia e normave, të cilat
parashikojnë figurat konkrete të krimeve si dhe llojin e masën e denimeve për çdo krim. Dhe kemi krime:

1. Krime kundër përsonit:

a. Krimet kundër jetës,

b. Krimet kundër shëndetit,

c. Krimet kundër nderit dhe dinjitetit të përsonit,

d. Marrëdhëniet seksuale me dhunë.

2. Krimet në fushën e marrëdhënieve martesore e familjare:

* Kanunet njihnin si krim martesën e ndaluar (brenda fisit) dhe martesën me grabitje. Për burrin që
martohej pa vënë kurorë, KLD nën ndikimin e së drejtës kanunore, parashikonte këto denime:

a. Shtëpia i digjej dhe toka i mbetej djerrë,

b. Dëbohej e nuk kthehej në vendin e vet derisa të largonte gruan.

5. PROCESI GJYQËSOR
* Ndër proceset kryesore mund të veçojmë:

a. Vënia në lëvizje e çështjes në pleq,

b. Hetimi paraprak sipas normave zakonore,

c. Barra e provës,

d. Kapucari, “këpucëgrisuri” sipas Kanunit të Labërisë,

e. Porota, “bashkëbetarësh”,(mosbesimi)

f. Gjykimi,

g. Kundërshtimi i vendimeve.

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT

1. Kriza lindore që shënoi kulmin e vet në luftën ruso-turke të vitit 1877,

2. dhe në Kongresin e Berlinit të vitit 1878,

 e vuri Lëvizjen Kombëtare Shqiptare para një situate të re të krijuar nga rrëziku i drejtpërdrejtë i
aneksimit të tokave shqiptare nga monarkitë e Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

 Populli shqiptar, gjatë përiudhës historike të vet, ka disa ngjarje me rëndësi të madhe për mendime të
larta. Në këto rrethana në Prizren u formua Lidhja Shqiptare e vitit 1878-1881, e cila mori përsipër dy
detyra të mëdha historike:

 Luftën për ruajtjen e tërësisë së tokave shqiptare kundër coptimit të tyre në dobi të
monarkive shoveniste ballkanike dhe sigurimin e autonomisë së Shqiperisë,

 dhe Krijimin e një shteti të njësuar shqiptar.

 - Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte faktori i parë i rëndësishëm që përmbysi kuptimin e keq të
Europës oxidentale rreth popullit shqiptar.

 - Po ashtu këkesa për bashkimin e trojeve shqiptare dhe për paprekshmërin e tyre ishte tregues i
qartë i formimit të ndërgjegjes kombëtare, të vetëdijes që Shqipëria ishte një etnitet i veçantë në gjirin
e P. Osmane.

Formimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

• Lidhja Shqiptare e Prizrenit u formua me 10.06.1878, nga përfaqësues të krahinave të ndryshme të


Shqipërisë, midis të cilëve kishte:

a) çifligarë feudalë,

b) myslimanë,

c) krerë malësorësh,

d) elementë borgjezë,

e) dhe njerëz nga shtresa popullore.

f) Aktet e para themeluese të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të miratuara më 18 qershor 1878 -in:

- “Kararnameja” (Libri i Vendimeve): - ishte një akt që përcaktonte programin e Lidhjes, por njëkohësisht
përmbante edhe dispozita normative që u drejtoheshin si pjesëtarëve të saj, ashtu edhe të tjerëve, dhe që në
nenin 1 përcaktohej qëllimi i Lidhjes, që ishte mbrojtja me çdo mjet i tërësisë territoriale të vendit.

- “Talimati” (Urdhëresa): -ishte një urdhëresë për organizimin e administratës dhe të ushtrisë së Lidhjes, që
u nxor në zbatim të Kararnamesë.
* Evolucioni i idesë së autonomisë që nga themelimi i Lidhjes Shqiptare e deri në shkatërrimin e saj, pasqyron
evolucionin e vetë Lidhjes, diferencimin në radhët e saj.

- Masat e hollësishme që parashikon Kararnameja dhe sidomos Talimati për organizimin e Lidhjes:

 Është për përgatitjen e një ushtrie kombëtare,

 ndëshkimin e dezertorëve,

 të të arratisurve nga fusha e luftës,

 të dëmtuesve të popullsisë,

 rekuizimin e sendeve të nevojshme për mbrojtjen etj, tregojnë se që në themelimin e saj Lidhja
Shqiptare praktikisht merrte përsipër funksione qeverisëse, nëpërmjet organeve të saj qendrore dhe
lokale dhe ushtrisë së vet.

 Por vija kryesore që karakterizoi veprimtarinë e Lëvizjes Kombëtare, dhe të organizatës së saj
përfaqësuese, Lidhjes së Prizrenit, ishte edhe në këtë periudhë ajo e autonomisë, në kuadrin e
Perandorisë Osmane, çka d.m.th. se kjo vijë përligjej nga dëshira për të ruajtur tërësinë e tokave
shqiptare si rrjedhojë e njohjes së status quo-së në vetë Perandorinë Osmane nga shumica e Fuqive të
Mëdha.

 * Programi i Lëvizjes Kombëtare për autonominë e Shqipërisë erdhi duke u zhvilluar, duke u pasuruar
me përmbajtje të re.

 Qëndrimit refraktar të Portës së Lartë ndaj problemit të autonomisë iu kundërvu një lëvizje e gjerë
popullore në tërë Shqipërinë, dhe kjo çoi brenda një kohe shumë të shkurtër, pothuajse në të gjitha
krahinat e Shqipërisë, e në radhë të parë në Kosovë, në realizimin faktik të kërkesave të parashtruara:

- refuzimi i pagimit të taksave në dobi të administratës së huaj,

- kundërshtimi për të dërguar ushtarë në rekrutim,

- përzënia e nëpunësve turq nga gjykata dhe nga institucionet qeverisese,

- ngritja e organeve të Lidhjes Shqiptare etj.

 Qëndresa e shqiptarëve u bë më e ashpër në shkurt e mars të vitit 1880, sidomos në Kosovë u


zhvilluan përpjekje midis forcave të Lidhjes Shqiptare dhe ushtrisë së rregullt turke.

- Ky proces revolucionar ndeshi jo vetëm në kundërshtimin e Portës së Lartë, por edhe të krahut të
djathtë të vetë Lidhjes, të përfaqësuar nga çifligarët më reaksionarë dhe nga disa klerikë të lartë.

* Kuvendi i Gjirokastrës 23.07.1880, duku u bërë interpreti i ndjenjave të masave popullore që po e


realizonin në praktikë kërkesën e autonomisë, miratoi një platëformë të re që përfaqësonte pozitën më të
përparuar për sa i përketë organizimit të shtetit shqiptar autonom, në raport me P.Osmane.

 Kjo platformë, që u miratua nga Kuvendi i Gjirokastrës, i doli përpara rrezikut konkret të kapitulimit të
Portës së Lartë ndaj pretendimeve greke dhe rëndësia e saj parimore ishte e madhe sepse ajo shprehu
qartë idenë e krijimit të një shteti shqiptar me një status ndërkombëtar.

Realizimi faktik i autonomisë

 Rishtruarja e platformës së Gjirokastrës, ultimatumi që ju dërgua Stambollit se shqiptarët do t`a


shpallnin vetë autonominë, në qoftë se nuk ju jepej nga qeveria turke, çuan në rrokullisjen e
mëtejshme të pozitave të administratës osmane.

 * Pikërisht në këto rrethana realizimi faktik i autonomisë arriti shkallën më të lartë në ri-organizimin e
Lidhjes Shqiptare duke menjanuar përkrahësit e portës, dhe me kthimin, në janar 1881, të Komitetit të
Lidhjes në Qeveri të Përkohshme “Guverne e Përdorme”.
Organizimi gjyqësor në kohën e Lidhjes Shqiptare

• Ushtrimi i pushtetit nga ana e Lidhjes Shqiptare u shpreh, përveç të tjerave, edhe në realizimin e
funksioneve gjyqësore, ku në aktet e para të Lidhjes Shqiptare nuk bëhej fjalë për gjyqe kombëtare
shqiptare, por normat ndëshkimore që parashikonin këto akte nënkuptonin krijimin e një sistemi
juridik të veçantë.

• Ky problem është trajtuar në mënyrë të qartë në programin e Lidhjes Shqiptare të botuar në


“Terxhumani Shark” më 15 shtator 1878, ku në pikën katër të këtijë programi kërkohej krijimi i gjyqeve
me njerëz që njohin gjuhën e popullit.

• Në Kosovë, që në mars të vitit 1878, në një varg kuvendësh ishte parashtruar këkesa që sulltani të
lejonte krijimin e gjykatave shqiptare dhe shprehte haptas mosbesimin në gjykatat e sulltanit.

Karakteristikat e Lidhjes Shqiptare

dhe rëndësia e saj historike

 Realizimi faktik i autonomisë dhe bashkë më të edhe Qeveria e Përkohshme morën fund në prill 1881,
kur Lidhja Shqiptare u mbyt në gjak, nga forcat e shumta osmane të komanduara nga Dervish Pasha.

 Qeveria e Përkohshme Shqiptare pati egzistencë të shkurtër por veç kësaj ajo nuk pati as një njohje
ndërkombëtare.

 Por Lidhja Shqiptare ishte një organizatë politike me karakter dhe qëllime kombëtare çlirimtare, dhe
njëkohësisht ka rëndësi në rolin që luajti, me parimet që mbrojti, u bë prekursore e një praktike të re
që u afirmua në shkallë ndërkombëtare, në një epokë të më vonshme.

 Lidhja Shqiptare nuk arriti të realizojë programin e saj për krijimin e shtetit autonom kombëtar,

 dhe as të ndalojë grabitjen e tokave shqiptare të Veriut nga shtetet shoveniste fqinje,

 por kjo nuk e ulë aspak vlerën e madhe historike të kërkesave programatike të Lidhjes dhe sidomos të
luftës së saj për krijimin e Shtetit Kombëtar Shqiptar.

 Lëvizja dhe parimet kombëtare të Lidhjes së Prizrenit, në sy të Botës dhe në faqet e Historisë dhanë
rezultatet që shënojmë më poshtë:

- Bashkimi i gjithë elementëve shqiptarë pa ndryshim feje e krahine,

- Formulimi i projektit për një autonomi Kombëtare,

- Shfaqja e nevojës për gjuhën letrare shqipe në dokumentat zyrtare dhe politike për të parën herë,

- Shfaqja e një fuqie-armate për një qëllim kombëtar,

- Marrja parasysh e kësaj fuqie kombëtare prej shteteve ndërkombëtare.

 Shteti I pavarur shqiptar ne vitet 1912-1914.

 1.Shpallja e Pavarësisë së shqipërisë dhe krijimi I Qeverisë Kombëtare të Vlorës.

 Pas dështimit të kryengritjeve shqiptare të vitit 1911 -1912 Ismajl Qemali u përpoq të bindë
qeveritarët turq me forcën e argumenteve për të pranuar njohjen e kombësisë dhe të autonomis së
Shqipërisë.

 Mirpo qeveria turke vazhdoi të bënte veshin e shurdhër ndaj kërkesave te shqiptarëve .
 Ne Tetor të vitit 1912 me shperthimin e luftës së par ballkanike trupat monarkive të gadishullit shkelin
teritorin Shqiptar .

 Në situatën e re të krijuar Ismajl Qemajli siguroi përkrahjen e fuqive të lidhëjes Trepalëshe të austro –
hungarisë italis dhe Gjermanis të cilat ishin të ndërgjegjshme se prapa ushtrive serbe qëndronte rusia .

 Ideja e shpalljes së pavarësis gjeti përkrahjen e plotë të popullit shqiptar .

 Në pamundësi që kuvendi të mblidhej ne Durrrës ku autoritetet turke nxorren pengesa delegatët nga
viset e ndryshme të Shqipërisë u drejuan për në Vlorë .më 28Nëntor 1912u zhvillua mbledhja
historike.

 Kryetar I kuvendit u zgjodh Ismajl Qemali ku ne kuvend propozoi “Të bëhet Shqipëria më vete nën një
Qeveri të përkohëshme të zgjedhet pleqësia ,të dergohet nje komision ne Evropë për të mbrojtur
cështëjen shqiptare përpara mberetrivetë mëdha .

 Akti I lindjes së shtetit shqiptar të pavaruar nuk ishte një aktë ndërkombëtar ,por një aktë I
brendëshëm .

 Qeveria kombëtare e Vlorës dhe organizimi I aparatit shtetëror deri në janar 1914.

 Në fushen politike duhej ngritur administrata shtetërore të sigurohej njohëja nderkombtare.

 Ne fushën ekonomike duhej merreshin jo vetëm masa të programuara afatgjata për të nxjerrë vendin
gradualisht nga mjerimi ‘

 Në fushën e arsimore e kulturore duheshin të siguruar kushtet minimale për të filluar procesin e gjatë
e të vështir të likujdimit të injorancës ndaj arsimit .

 Fazat e para të organizimit të shtetit shqiptar dhe aktet e tij ligjislative janë përcaktuar në vendimet e
kuvendit Kombëtar .

 Kuvendi I zhvilloi punimet më 28.Nëntor deri më 7 Dhjetor 1912.ku u zgjodh edhe qeveria e
përkohëshme kryetar të Qeverisë së përkohësheme I zgjedhur nga kuvendi Ismajl Qemali I takoi të
formaoj qeverin .

 Organi tjeter që u zgjodhi Kuvendin kombëtar ishte Pleqësia e përbër prej 18 vetash dhe e kryesuar
nga kleriku musliman Vehbi Dibra .

 Në fillim territori ku shtrihej pushteti I qeveris së Vlorës ishte një zonë jo e gjërë e Shqipërisë së jugut
që perfshinte përveq Vlorës Fierin Lushënjen Beratin dhe Gjirokastrenë

 Bashkimi me Qeverin e Vlorës I zonave të Tiranës të Durësit dhe disa pjesve të shqipris së mesme që
ndodhëshin nën ndikimin e Esat Pashë Toptani u reaizue kur pasha u be minister I Punëve të
brenshëme .

 Në Qershor 1913 Qeveria shpall një rregullore mbi formimin e Milicis Shqiptare për mrojtjen e vendit
deri sa te formaohet ushtria .

 Organi me lartë ekzekutivë funkcionin në territorin e prefekturës ishte prefekti , në cdo prefektur do te
funkciononte keshilli administrativ I kryesuar nga prefekti .

 Organ tjeter ishte këshilli I përgjitheshëm I prefekturës I përbër nga antarët “natyror” (ex officio ) si
këshillatar drejtoret e sektoreve .

 Organizim të njejtë si prefektura kishte edhe nënprefektura ku vepronin nënprefektet I varur


drejtëperdrejt nga prefekti dhe keshilli administrative.

 3.Problemi I shtetit shqiptar ne politikën e fuqive të mëdha .

 Pas shapllëjes se pavarësis qeverija kombëtareu vu përball detyrave të ngutëshme e të rëndësishme


edhe ne fushën epolitikës së jashtëme .
 Turqia nuk e njohu pavarësinë shqiptare por u kufizue me një deklarat se njihte Shqipërin si principatë
autonome me nje princ nga familja perandorike osmane.

 Pamvarësin e shqipërisë e kundërshtonin me këmbëngulje Serbia dhe Mali I zi dhe Greqia të cilat
donin ta ndanin ne mes veti.

 Për të shqyrtuar cështjen shqiptare në dy anët e saj themelore përcaktimin e pozitës politiko juridiketë
shqipëris dhe caktimi I kufujve të saj ne dhjetor 1912u mblodh konferenca eAmbasadorëve nën
kryesin e [ërhershëme të ministrit të jashtëm të Britanisë së Madhe.

 Konferenca për një kohë të gjatë u mor me caktimin e kufijve të shqipërisë ne këtë u ndeshën interest
Austrio-Hungarisë dhe të Rusis .

 Projekti I austro- hungareze I paraqitur ne vitin dhjetor 1912 përfshinte kufijte e shqipërisë ,Pejen
Gjakovën Prizerenin Dibren Strugën Ohërin dhe Janinen

 Me 2 Janar 1913 Qeveria e Vlorës I parashtroi konferencës një memorandum për kufijtë e propozuar
do të niseshin nga kufiri atëhershëm me Malin e Zi dhe do te përfshinin bashkë me rrethin perkatëse
qytetit të Pejës Mitrovicës ,Prishtinës ,Bujanovcit Preshevës Shkupit Manastirit Follornisë ,Kosturit
Janines paramithesë dhe Prevezes .

 Pas pazarllëqeve të gjata dhe prapaskenesh të vazhdueshme konferenca e Ambasadoëve vendosi


përfundimishtë mbi kufijtë ë shqipërise duke sanksionuar shkputjen nga trungu amtar të Kosovës dhe
tokave shqiptare në Macedoni ,dh Camërisë .

 Me 29 Korrik 1913 konferenca vendosi që Shqipëria të shpallet princpatë autonome sovrane dhe
trashigimore që të përjashtohej cdo lidhëje suzerenitetitme turqin që shqiprija të shpallet asnjanëse
nën garancionin e gjashtë fuqive të mëdhadhe që kontrolli I administratës civile dhe I financave të
Shqipëris ti ngarkohet komisionit nderkombëtar.

 Në nentor 1913fuqit e mëdha vendosen që princi I Shqipërisë të behej princi gjerman Vilhelm fon Vid.

 Komisioni nderkomtar I Kontrollit

 Komisioni nërkombtarë I kontrollit e filloi veprimtarin e vet nga mesi I tetorit 1913 pas mjaft
bisedimesh ishte vendosur që selia ta kishte ne vlorë .

 Komisioni nderkobëtar I kontrollit duke mos lënë rastë pa u perzier në veprimtarin e Qeveris I bëri
kësaj presione të vazhdueshme për rihapjen e shkollave greke të mbyllura prej saj.

 Përpara këtij qëndrimi armiqësor të KNK sikurse u tha edhe më larte qeveria e përkohëshme e
kryesuar nga Ismajl Qemali u deyrua të jap dorëheqje .

 Ishte qartë se fuqitë e mëdha që I bënë varrin Qeverisë së Vlorës ,mbështeteshin në elementet
antikombëtar si Esat Pasha të gatshëm për ta vënë në ankand pavarësin e Shqipëris .

 Shteti shqiptaër nën Vidin dhe Statuti organik I Shqipëris

 Me 21 Shkurt 1914 nje delegacion shqiptari caktuar nga KNKdhe I kryesuar nga Esat Toptani I dorëzoi
Princ Vidit Kuroren e Shqipëris .

 Me 7 Mars Vidi arriti ne Dursë me 17 Mars e ngarkoi Turhan Pashë Përmetin formimin e qeveris e cila
perfshiu konservator .

 Ne te vërtet nën regjimin e Vidit u riafirmuar varësia e Shqipëris nga fuqit e mëdha dhe nga organi I
KNK.

 Kjo pozit e varur e shqipërisë që e cungonte në thelb sovranitetin e saj u pasqyrua edhe në statutin
organic të shqipërisë .

 Shteti shqiptaër nën Vidin dhe Statuti organik I Shqipëris


 Me 21 Shkurt 1914 nje delegacion shqiptari caktuar nga KNKdhe I kryesuar nga Esat Toptani I dorëzoi
Princ Vidit Kuroren e Shqipëris .

 Me 7 Mars Vidi arriti ne Dursë me 17 Mars e ngarkoi Turhan Pashë Përmetin formimin e qeveris e cila
perfshiu konservator .

 Ne te vërtet nën regjimin e Vidit u riafirmuar varësia e Shqipëris nga fuqit e mëdha dhe nga organi I
KNK.

 Kjo pozit e varur e shqipërisë që e cungonte në thelb sovranitetin e saj u pasqyrua edhe në statutin
organic të shqipërisë .

 Statuti u hartue ngaKNKnë bazë të vendimeve të Konferences së Ambasadorëve dhe

 U miratue me 10 Prill 1914 AI përmbahet nga 216nene të ndara 17krerë.

 Princi kishte kompetenca të gjëra në raportë me Ansamblenë Kombëtare .

 Për sa I përkiste administratës locale Shqipëria ndahej në 7 sanxhaqe (prefektura që ishin ;Shkodra
,Elbasani Dibra Durrësi ,Berati Korca dhe Gjirokastra .Sanxhaqet ndaheshin ne Kaza
(nënprefektura)dhe keto nahije (komuna)

 Në krye të administratës së sanxhakut ishte mytesarifi I cili përgjigjej para ministrit te punve të
brenshëme .

 Mytesarifi kryesente këshillin e sanxhakut .

 Kazaja administrohej nga një kajmekan I cili ndihmohej nga këshilli I kryesuar prej tij.

 Nahija përbëhej nga një grup fshatrash të lidhur gjeografikisht dhe ekonomikisht me një popullësi që
mund të shkonte në tërësi 4000-7000vetë.

 Forcat e arëmatosura të principatës përbëheshin nga xhandarëmeria orgaizimi I së cilës I ishte besuar
një mission Hollandez dhe nga milicia .
organizimi gjyqësor përfshinte këto hallaka, Këshillin e pleqëve ,gjykatësit paqetues ,gjykata e shkallës
së parë ,gjykata e apelit.

 Një kre I veqant I statutit trajtonte problemet pronsisë mbi token ,pasurit e patundëshme ndaheshin
ne

 1. Pasuri private që I perkitnin personave fizik dhe juridik .pasuri publike dhe shtetërore ,pasuri publike
ose shtetërore

 3. Pasuri te kishave ose vakëfeve të lëna në trashigin e instuticioneve fetare shkollore .

 Cungimi efektiv I sovranitetit të shtetit shqiptar u pa qartë menjëher pas shpallëjes së statutit në
marrëdhëniet me Greqin dhe me bandat vorioeporitëve të organizuar prej saj.

 Qeveria e Vidit me gjithë lëkundjet përpara padërejtësive dhe shkeljet flagrante të sovranitetit të saj
që permbante protokolli e ratifikoi atë ne Qershorin 1914.në këtë gjendje të rëndë e gjeti shtetin
shqiptar lufta e parë botërore që shpërtheu në fillim të gushtit 1914.

Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri

SHTETI DHE E DREJTA GJATË REGJIMIT TE A.ZOGUT

 -ORGANIZIMI SHTETËROR NË PREPUBLIKËN E V. 1925-1928

 Faza përgatitore
 Më 24 dhjetor 1924, A.Zogu, duke synuar t’I japë një pamje të ligjshme puqit të tij, e quajti atë “
Triumf të legalitetit”( ligjshmërisë).

 Shpallja e Republikës. Miratimi I Statusit Themeltar

 Në përfundim të bisedimeve rreth formës politike të shtetit, në seancën e 21 janarit 1925, Kuvendi
Kushtetues vendosi njëzëri të shpallë Republikën Shqiptare.

 Më 31 janar, pasi miratoi gjashtë nenet e para të Statutit.

 “Shqipenia asht Republikë Parlamentare e kryesume prej një Kryetari”.

 Organet e larta të pushtetit Shtetëror

 Duke ndjekur shembullin e kushtetutave klasike borgjeze, Statuti Themeltar I Republikës Shqiptare në
ndërtimin e dispozitave mbi organizimin shtetëror pranon ndarjen e pushtetit në: ligjëvënës, egzekutiv
dhe gjyqësor.

 Organet Ligjvënëse

 Me Satutin Themeltar të Republikës u pranua struktura dy dhomëshe e Parlamentit. Kështu funksioni


ligjvënës u nda misis dhomës së deputetëve dhe senatit.

 Dhoma e Deputetëve

 Kjo dhomë përbëhet prej 57 vetësh, të cilët u zgjodhën më 17 maj, 1925, sipas dispozitave te Ligjit “
Mbi zgjedhjet e deputetëve”, që përcaktonin se zgjedhjet për anëtarët e kësaj dhome do të bëheshin
në bazë të sistemit të tërthortë dyshkallësh.

 Kryesia (paria) e dhomës së deputetëve- ishte organi I brendshëm më i rëndësishëm I kësaj dhome, që
zgjedhej nga gjiri I saj në qelje të gjdo sesioni dhe vazhdonte veprimtarinë e vet deri në fillim të tjetrit.

 Komisionet- nga gjiri I dhomës së deputetëve ishin krijuar edhe nëntë komisione të brendshme të saj,
siq ishin komisioni I drejtësisë, I buxhetit, I punëve të jashtme, I ekonimisë kombëtare, I lujeve dhe I
ankesave etj.

 Senati

 Senati përbëhej prej 18 vetash, nga të cilët, parimisht, dy të tretat duhet të zgjidheshin nga populli,
sipas dispozitave të një ligji të posaqëm , por që, po në bazë të nenit 9 të Statutit Themeltar u caktua
nga Kuvendi Kushtetues, ndërsa një e treat u emërua nga Kryetari I Republikës.

 Mbledhja e përbashkët e të dyja dhomave Asambleja Legjislative

 Ndryshimi , shtesat dhe interpretimi zyrtar I dizpozitave të statutit Themeltar mund të bëhen vetëm
nga mbledhja e përbashkët e të dyja dhomave ligjëvënse, duke zbatuar procedurën e përcaktuar në
nenin 141. Dhomës së Deputetëve dhe e Senatit emërohej edhe Asamble Ligjislative.

 Organet ekzekutive

 Në nenin 8 të Statutit Themeltar thuhej se : “ Pushteti përmbarues I përket vetëm kryetarit të


Republikës, I cili ushtron me anën e ministrave

 Kryetari I Republikës

 Pozita juridike dhe kompetencat e kryetarit të republikës ishin përcaktuar sidomos, në nenet 69 deri
83 të Statutit Themeltar.

 Trupi ministror ( qeveria)


 Me hyrjen në fuqi të Statutit të lartpërmendur, u ndryshua struktura drejtuese e qeverisë dhe sistemi I
forumit të saj. Kryetari I republikës ishte njëkohësisht kryetar I qeverisë dhe kishte të drejtën t’I
emëronte e t’i shkarkonte nga detyra ministrat.

 c. Ministritë

 Çdo ministry, si organizëm I lartë e I specializuar I administratës shtetërore drejtohej nga ministri
përkatës spipas parimit ë udhëheqjes personale, por duke u ndodhur në varësinë e drejtpërdrejtë
kryetarit të republikës.

 d. Këshilli kontrollues I financave

 ky instuticion ishte një organ I lartë I specializuar I administrates shtetërore, I cili kishte si detyrë
kryesore ushtrimin e kontrollit të posaqëm mbi gjendjen dhe mbi llogarinë financiare të qdo organi
shtetëror.

 Organet gjyqësor

 Gjatë gjithë periudhës së kësaj republike nuk u vu në jetë ndonjë reform gjyqësore, por u ruajt, me
disa ndryshime në kompetencat, sistemi gjyqësor I mëparshëm, që ishte krijuar me ligjin, dt. 28 janar
1923 “Mbi organizimin e gjyqëve”.

 Gjatë kësaj periudhe vepronin edhe gjykatat fetare të secilit nga të tre besimet, por tashti ato ishin
kompetetnte të shqyrtonin e të zgjidhnin vetëm qështjet e lidhura me padi për: a) Kurorëzim. b)
Shkurorëzim c) Detyrim.

 Gjykata Ushtarake e Posaqme: Gjatë vitit të parë të republikës, në shkodër vepronte Gjykata
Ushtarake e Posaqme, e cila ishte krijuar më 1 shkurt 1925, me një dekretligj të veqantë dhe përbëhej
nga tre officer, dy anëtarë civilë dhe një prekuror civil.

 Gjykata e Posaqme Politike: Me hyrjen në fuqi të “Ligjit ndëshkimor për falje politike” që u miratua më
23 dhjetor 1925, në Tiranë u krijua Gjykata e Posaqme Politike.

 Gjykata e Lartë e Shetit: Sipas nenit 57 të Statutit Themeltar nga gjiri I Snatit me dekret miratues të
kryetarit të Republikës krijohej Gjykata e Lartë e Shtetit, e cila përbëhej nga pesë senator dhe nga
kryetarët e degës penale e civile të Gjykatës së Diktimit.

II. ORGANIZIMI SHTËROR NË MONARKINË E V. 1928-1939

 . Organet e larta të pushteit dhe të administratës shtetërore

 a) Mbreti

 dispozitat e shumta dhe të hollësishme të Statutit Themeltar mbi pozitën juridike dhe kompetencat
funksionale tëmbretit, përshkohen tërësisht nga kujdesi I posaqëm për të sanksionuar rolin e A.Zogut
si zot I gjithëfuqishëm I tërë jetës dhe veprimtarisë së këtij regjimi monarkik shqiptar.

 b) Parlamenti

 parlamenti përbëhej nga një dhomë e vetme me gjithsej 57 deputetë, të zgjedhur me votime të
tërthortë e për një periudhë katërvjeqare.

 Këshilli I Ministrave

 Pozita juridike dhe kompetencat kryesore të qeverisë ishin përcaktuar hollësisht në dispozitat e .
Statutit Themeltar.

 Ç) Ministritë

 Gjatë viteve të monarkisë zogiste, egzistonin e vepronin vetëm këto shtatë ministry e Punëve të
Brendshme të Drejtësisë e Punëve të Jashtme e Financave, e Arsimit . e Punëve Botërore, e Ekonomisë
KOmbëtare.
 d) Këshilli I Shtetit

 ky organ I lartë I administratës shtetërore u krijua për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar me
dispozitat e Statutit Themeltar të mbretërisë, si dhe me dispozitat e ligjit organic të tij.

 Këshilli I Shtetit ndahej në tri seksione: a) të drejtësisë; b) të administratës; c) të financës, ekonomisë


dhe komunikacionëve.

 e) Këshilli KOntrollues

 gjatë periudhës së monarkisë, gjendja juridike dhe kompetencat e këtij instuticioni qëndror të
kontrollit financiar ishin caktuar në Statutin Themeltar si dhe ne ligjin dt.23.4.1929 “ Mbi organizimin e
këshilli kontrollues”.

 . Organet locale të administratës

 Sitemi I ndërtimit si dhe format dhe metodat e veprimtarisë së organëve locale të administratës
shtetërore mbështetëshin në një centralizim burokratik shumë të rreptë, që I vinte ato në gjendje
varësie të plotë ndaj organëve më të larta.

 Perfektët dhe nënprefektët

 Prefektët dhe nënëprefektët emëroheshin nga mbreti mbi propozimin e ministrit të Punëve të
Brendshme.

 Këshilli I komunës

 Sipas dispozitave të ligjit të lartpërmendur, qdo komunë në juridiksionin e saj përfshinte një numër të
caktuar fshatarësh.

 Këshilli I pleqësisë së fshatit

 Në gjdo fshat vepronte këshilli I pleqësisë, që përbëhej nga kryeplaku ( kryetar) dhe nga katër ose më
shumë antarë.

 Bashkësia

 Në qendër të qdo prefecture dhe të sisa nga nënprefekturat kryesore vepronte dhe bashkia, e cila
kishte për detyrë të merrej me ndëertimin e mëtjeshëm, zbukurimin, pastrimin dhe zbatimin e masave
higjieno sanitare e te mirëmbajtjes së qytetit.

 4. Organet gjyqësore

 Me ligjin “Mbi organizimin e drejtësisë” që hyri në fuqi më 1 prill 1929, d.m.th. në të njejtën kohë me
Kodin Civil, sistemi gjyqësor I zakonshëm përbëhej nga:

 Gjykata e Paqit të cilat shin krijuar e vepronin në qendrat e qdo prefetture dhe nënprefekture, e duke
u ndarë, sipas rëndësisë përkatëse në tre kategori ( klasa). Çështjet penale e civile të kompetencës së
saj, duke qenë I përbërë nga një gjyqtar I vetëm. Gjykata e Paqit ishin kompetente të shqyrtonin gjithë
kundërvajtjet penale dhe gjdo delikt ( krim) për të cilat ligji parashikonte një dënim me burgim deri tre
vjet ose me gjobë deri në katër mijë franga ari.

 Gjykatat e shkallës së parë vepronte në cdo qendër prefecture.

 Gjykata fillore. Gjyqtari fillor gjykonte vetë, në shkallë të parë, të gjitha qështjet penale.Gjykata
kolegjiante përbëhej nga një kryetar dhe dy anëtarë dhe ishin kompetente të gjykonte të gjitha
qështjet penale për krime ( delicate) për të cilat ligji parashikonte dënime me burgim mbi tre vjet ose
me gjobë mbi katër mijë franga ari, të gjitha qeshtjet civile ose tregtare të pavlerësuëshme, si edhe ato
me vlerë mbi gjashtë mijë franga ari.

 Gjykata e Diktimit përbënte hallkën më të lartë të sisteit gjyqësor dhe e kishte qendrën në Tiranë. Kjo
gjykatë ndahej në dy degë, civile e penale.
 E DREJTA NË PERIUDHËN E REPUBLIKËS DHE TË MONARKISË

 Zbatimi I përkohëshëm I legjislacionit Osman dhe zëvendësimi I tij me një legjislacion kombëtar të
përparuar ishin shtruar qysh nga të Qeveria Kombëtare Vlorës nv. 1912.

 E drejta kushtetuese

 Statute Themeltar I Republikës Shqiptare ( 1925) përbëhej nga 142 nene, të ndara në katër krer që
titulloheshin përkatësisht: I) Formimi I shteit, II) Disopzita të ndryshme , III) Të drejtat e qytetarve , IV)
Dispozita të mbrame.

 Statute Themeltar I Mbretnisë Shqiptare ( 1928).Përmbante një pjes hyrëse të shkurtër dhe 234 nene
të ndara në dhjetë tituj.

 E drejta administrative

 E drejta administrative e regjimit zogist ishte tërsia e normave juridike që rregullonin organizimin,
kompetencat dhe veprimtarin e organëve të administratës shtetërore zogiste, si dhe kontrollin mbi
punën e secilës hallkë të aparatit administrative.

 E drejta financiare

 Kjo degë e së drejtës kishte sigurim të drejtpërdrejtë të saj një numër të madh ligjësh dhe aktësh
normative të tjera, që rregullonin proqesin e përgatitjes, të miratimit dhe të zbatimit të buxhetit, si
dhe aspektet e veqanta të tërësisë së mardhënjëvë në lidhje me tatimet, taksat dhe të ardhurat
shtetërore të tjera.

 Tatami mbi prodhimin bujqësor ( e dhjeta) – Ky tatim quhej e dhjetë sepse përbënte një të dhjetën e
prodhimit bruto të cdo are dhe rregullohej tërsisht sipas dispozitave të një ligji shum të vjetëruar të
Perandoris Osmane.

 Tatami mbi begatinë ( xhelepi), mbi kafshët e trasha dhe të punës.- Për gjdo kokë bagëti të imët
paguhej një tatim në dobi të shtetit.

 Marrdhëniet familjare

 Përsa I përket marrëdhëniëve familjare dhe një sërë marrdhëniësh të tjera shoqërore të rregulluara
prej tij, tipar karakteristik I këtijë kodi, sikurse edhe I kodëve civile klasike të asaj kohe, ishte
sanksionimi I pabarazisë së gruas, iferioriteti dhe diskriminimi juridik I saj në fushat e ndryshme të
jetës shoqërore.

 E drejta procedural civile

 Burim më I rëndësishëm I së drejtës procedural civile shqiptare, gjatë dhjetëvjecarit 1929 deri 1939
ligji “ Mbi shtojcën e dytë të procëdures civile” .

 E drejta tregtare

 Burimet themelore të së drejtës tregtare janë tre ligje: Kodi Tregtar ( 1932); ligji “ Mbi aplikimin e
Kodit Tregtar” ( 1932) dhe dekretrregullorja “Mbi aplikimin e dispozitave të Kodit Tregtar që u përkasin
shoqërive me aksione” ( 1934).

You might also like