You are on page 1of 128

Indi kockor është një nga


indet më të forta të
organizmit.
Indi kockor
Merr pjesë në ndërtimin e
skeletit.

Bën pjesë në indet lidhore, por


dallohet prej të gjithë
varianteve të indit lidhor,
përfshirë atë kërcor, prej
faktit se lënda themelore e
tij përmban kripëra
minerale.

Pra është një formë speciale e


indit lidhor.
■ Kështu kocka shërben si
një rezervuar për kripëra
të ndryshme minerale, në
radhë të parë të
kalciumit dhe fosforit etj.
Indi kockor mbron
organe vitale të
organizmit të njeriut të
tilla, si: truri, mushkëritë,
zemra, palca e kuqe e
kockave, organet
gjenitale

■ Në ndërtimin e kockës
marrin pjesë këto
elemente: qelizat, lënda
themelore, fijet kolagjene
dhe kripërat minerale.
Qelizat e indit kockor

Në qelizat e indit
kockor bejnë pjesë:

1. Qeliza
osteoprogenitore;
2. osteoblastet;
3. osteocitet;
4. osteoklastet.
■ Zakonisht në kockën e
pjekur dalin gjithmonë
mirë në pah osteocitet,
ndërsa gjatë zhvillimit të
kockës dhe ripërtëritjes
së saj vërehen edhe
osteoblastet e
osteoklastet.
■ Këto të fundit takohen
edhe gjatë procesit të
shkatërimit dhe
rindërtimit të kockës.
Qelizat osteoprogenitore (osteogjenike)
■ Janë qeliza të vogla me formë
boshtore. Kanë bërthamë të
zbehtë dhe citoplazëm
acidofile ose lehtësisht
bazofile.
■ Këto përbëjnë numrin më të
madh të qelizave të shtresës së
brendshme të periostit dhe të
endostit.
■ Janë qeliza të padiferencuara
që ndahen me mitozë. Mund
të diferencohen në osteoblaste.
Osteoblastet
■ Janë qelizat që sekretojnë
matriksin organik të
kockës.

■ Vendosen ekskluzivisht në
sipërfaqe të pllakave të
kockëzimit pranë njëra
tjeterës në një shtresë si
qelizat epiteliale.
■ Në fazën aktive të
sintezës së matriksit,
osteoblastet kanë formë
kubike ose prizmatike,
me zgjatime
citoplazma-tike.

■ Qelizat kanë citoplazëm


bazofile, dhe aktivitet të
lartë të fosfatazës
bazike. Kanë të
shprehur REP/K dhe
KG.
■ Bërthama e tyre është e
madhe dhe e
rrumbullakët dhe
vendoset në njërin skaj
të qelizës.

■ Kromatina bërthamore
është e shkrifët.

■ Në bërthamë duket mirë


bërthamëza.

■ Osteoblastet janë qeliza


të polarizuara.
■ Kështu çlirimin e
materialit të
sintetizuar prej tyre
ato e realizojnë në
sipërfaqen qelizore
që është ngjitur me
matriksin kockor.

■ Jashtë fazës aktive


të sintezës së
matriksit kockor,
bazofilia dhe Osteoblasti me proteinat qe sekreton,
aktiviteti i receptoret membranore dhe fosfatazen
fosfatazës bazike alkaline ne siperfaqe
pakësohen.
Matriksi i ri i
rishtassintetizuar nga
osteoblastet fqinjë quhet
komponenti organik ose
indi osteoid.

Osteoblastet mund të
diferencohen dhe
ndërkohë që sekretojnë
matriksin ekstraqelizor të
kockës që i rrethon ato,
osteoblastet shndërrohen
në osteocite.
Osteocitet

Janë qeliza të pjekura të


kockës. Zhvillohen nga
osteoblastet dhe janë pak
më të vogla se ato.
Ngjajnë pak me
osteoblastet nga rrjedhin.
Kanë formën e bajameve.
Osteocitet janë thjeshtë
osteoblaste të rrethuara
plotësisht me matriks.
■ Në qëndër kanë bërthamën
me formë vezake të pasur
me kokrriza kromatine.
■ Në to takohen 1-2 ose më
shumë bërthamëza.
Osteocitet kanë pak
citoplazëm.
■ Vendosen në lakunat që
vendosen ndërmjet pllakave
të matriksit kockor.
■ Në çdo lakunë vendoset
vetëm një osteocit.
■ Nga osteocitet
dalin zgjatime
citoplazmatike që
vendosen në
kanalikulat e
matriksit kockor.

■ Këto zgjatime
lidhen ndërmjet
tyre me anë të
komplekseve të
bashkimit të tipit
gap junction.
■ Nëpërmjet të këtyre
zgjatimeve
citoplazmatike që
komunikojnë ndërmjet
tyre, bëhet i mundur
transporti i lendëve
ushqyese dhe i
metabolitëve nga enët e
gjakut për tek osteocitet.
■ Nëpërmjet të këtyre
zgjatimeve gjithashtu
mund te përcillen
hormonet nga kanalet
haversiane për tek
osteocitet e pllakave të
kockës.

■ Në krahasim me
osteoblastet,
osteocitet kanë më
pak te zhvilluara
organoidet, si:
REP/K, KG.
Gjithashtu dhe
kromatinën e kanë
më të kondensuar.
■ Megjithate osteocitet
ndërhyjnë aktivisht në
mbajtjen e matriksit kockor.
Pra, këto nuk janë qeliza
inerte.

■ Kështu nën efektin e


hormoneve të paratiroides,
këto përfshihen në
rregullimin e përqëndrimit të
kalçiumit në serum.

■ Gjithashtu këto mund të


sekretojnë matriks.
Osteocite ne matriksin kockor
■ Në osteocitet nuk janë
vënë re mitoza. Këto
qeliza konsiderohen si
stadi përfundimtar i
maturimit të qelizave të
linjës së qelizave kockore.

■ Kur osteocitet vdesin,


lakunat mbeten bosh. Së
bashku me to vdes edhe
kocka përreth e cila
zëvëndësohet me ind
kockor të rishtasformuar.
Osteoklastet
■ (Gr. osteon-kockë +
klao-thyej) janë qeliza të
mëdha 20-100 μm me
formë të çrregullt. Quhen
ndryshe dhe qeliza
kockëshkatërruese.
■ Vendosen në sipërfaqe të
trabekulave kockore dhe
ngjyrosen më mirë se sa
vetë kocka. Nuk kanë
aftësi ndarëse me mitozë.
■ Në citoplazmën e tyre kanë
një numër të madh
bërthamash.
■ Numri i bërthamave luhatat
nga 2-100. Secila bërthamë
përmban 1-2 bërthamëza.
■ Forma e bërthamës
ndryshon sipas fazës së
pjekurisë së osteoklasteve.
■ Kur ato janë të reja,
bërthama është me formë
vezake; ndërsa osteoklastet
e vjetëruara bërthamën e
kanë piknotike.
■ Osteoklastet dalin mirë në
pah gjatë zhvillimit
embrional të kockës, si dhe
në rastin e ripërtëritjes e
rimodelimit të saj.

■ Sipërfaqja e osteoklastevë që
merr kontakt me trabekulën
kockore lëshon disa
zgjatime citoplazmike, të
cilat kufizojnë ndërmjet tyre
disa gropëza, apo lakuna që
njihen me emrin lakuna të
Howship.

■ Osteoklastet rrjedhin nga


monocitet.
■ Osteoklastet sekretojnë
hidrolaza acide,
kolagjenaze dhe
enzima të tjera
proteolitike që
ndikojnë mbi matriksin
kockor dhe çlirojnë
prej tij matriksin e
kalçifikuar.

■ Këto qeliza gjithashtu


ndërhyjnë në pastrimin
e mbeturinave të
rezorbimit kockor.
■ Pra këto
mendohet se
rezorbojnë
lëndën themelore
të kockës.
■ Gjithashtu
osteoklastet
luajnë rol dhe në
proçesin e
rimodelimit
kockor.
Lënda themelore (interqelizore)
■ Lënda themelore, apo
matriksi i kockës, prodhohet
nga osteoblastet. Prej tyre
zhvillohen edhe fijet
kolagjene në mënyre të
ngjashme me ato të
fibroblasteve (për të cilat
është folur më parë).

■ Lënda themelore mbush


hapësirat ndërmjet qelizave
(osteociteve) dhe fijeve
kolagjene.

■ Ajo ndërtohet nga lënda


organike dhe inorganike.
■ Përbën 23-24% të
matriksit kockor. Lënda organike
■ Rreth 99% të matriksit
organik e ze kolagjeni i
tipit të I dhe
glukozamino-glikanet e
lëndës themelore.

■ Ndër
glikozaminoglianet e
kockës bëjnë pjesë:
■ kondroitin-4 sulfati,
■ kondroitin 6-sulfati dhe
■ keratan sulfati.
■ Fijet kolagjene nuk
janë të dukshme, por
mund të zbulohen me
metoda të ndryshme
ngjyrimi.

■ Molekula e
tropokolagjenit në fijet
kolagjene ndërtohet
nga një spiral tresh, ku
dy zinxhirë janë alfa 1
dhe një alfa 2.
■ Fijet kolagjene vendosen
midis osteociteve.

■ Të para me ME fijet
kolagjene paraqesin
shiritizimet karakteristike
tërthore.

■ Në sajë të fijeve kolagjene


kocka është shumë e
qëndrueshme ndaj shtypjes
dhe tërheqjes.
Lënda inorganike
■ Bën pjesën më të madhe të kockës (76-77%).

■ Lënda inorganike zë rreth 50 % të peshës së thatë të saj. Në


lëndët inorganike marrin pjesë kripërat minerale të kalciumit,
fosforit, magnezit, natriumit, klorit, fluorit etj.

■ Kriprat minerale të kockës takohen në trajtën e fosfatit të
kalciumit Ca3(PO4)2, karbonatit të calciumit CaCO3, të
fosfatit të magnezit Mg3(PO4)2.

■ Studimet me rreze X kanë treguar që kalciumi dhe fosfori


formojnë kristale të hidroksiapatitit me përbërje:
Ca10(PO4)6(OH)2.
Indi kockor fijeçrregullt (primar)
■ Indi kockor fijeçrregullt
ndërtohet nga:
■ osteocitet,
■ lënda themelore dhe
■ fijet kolagjene.

■ Osteocitet janë të mëdha, të


shumta dhe kanë formë të
çrregullt. Kanë bërthamë të
rrumbullakët dhe të madhe.
■ Osteocitet kanë zgjatime të
trasha dhe të pakta në
numër.
■ Lënda themelore
vendoset ndërmjet
fijeve kolegjene.

■ Ajo përmban më pak


kripëra minerale se
sa kocka e pjekur.

■ Fijet kolagjene
formojnë tufa te
mëdha të trasha, që
vendosen në mënyrë
të çrregullt.
■ Ky lloj i indit kockor formon pjesën më të
madhe të embrioneve të sisorëve.

■ Më vonë ai zëvëndësohet nga kocka e pjekur


(pllakëzore).

■ Në të rriturit takohet në vendin e fiksimit të


tendineve dhe ligamenteve me kocken, në
murin e alveoles së dhembit dhe në labirintin
e veshit të brëndëshëm.

■ Tumoret e kockës fillimisht ndërtohen me


këtë lloj indi kockor.
Indi kockor pllakëzor (sekondar/lamelar)
■ Indi kockor pllakëzor ka
po ato elementë strukturorë
si dhe indi kockor
fijeçrregullt, me ndryshimin
se këtu fijet kolagjene
formojnë shtresa
pllakëzore të holla.

■ Vendosja e këtyre fijeve


është e rregullt në
drejtime të caktuar.
Osteocitet kanë madhësi
dhe formë të njëjtë.
■ Ato vendosen ndërmjet
pllakëzave të kockës,
ose në brendësi të tyre.
Është më i fortë se indi
kockor fijeçrregullt dhe
merr pjesë në
ndërtimin e skeletit të
adultit.

■ Formë e veçantë e indit


kockor është dentina.
Ajo është me e forte se
indi kockor (shih
dhëmbi).
Histofiziologjia
■ Funksioni mbështetës dhe mbrojtës.
■ Kockat formojnë skeletin. Skeleti ka si funksion kryesor
të mbajë peshën e trupit.
■ Kockat janë vendi i fiksimit të muskujve skeletike, nga
tkurrja e të cilëve bëhen të mundura lëvizjet e
vullnetshme.
■ Kockat e gjata formojnë një sistem levash që rrisin forcën
që lind prej tkurrjes muskulare.
■ Kockat mbrojnë sistemin nervor qëndror (trurin dhe
palcën e kurrizit), palcën e kuqe të kockave, organet e
toraksit, të baçinit etj.
Funksioni rezervë për kalciumin

■ Rreth 99% e sasisë së përgjithshme të


kalciumit lokalizohet në kockat e skeletit.
Përqëndrimi i kalciumit ne gjak është mjaft i
qëndrueshëm.
■ Kalciumi është i rëndësishëm në aktivitetin e
mjaft enzimave, përfshirë ato të kontraksionit
muskulor.
■ Gjithashtu kalciumi ndërhyn në mekanizmin
e koagulimit të gjakut, në permeabilitetin
membranor dhe në adezionin qelizor, etj.
■ Metabolizmi i kalciumit rregullohet nga hormoni
i gjendrave paratiroide nëpërmjet të hormonit
paratiroidien. Ky hormon aktivizon dhe rrit
numrin e osteoklasteve, çka çon në çlirim të
kalciumit. Gjithashtu hormoni kalcitoninë i
qelizave parafolikulare të tiroides, frenon
rezorbimin e kockës. Ndaj efekti i këti hormini
mbi kockën është i kundërt me atë të
parathormonit.
■ Ka dhe një mekanizëm tjetër të aktivizimit të
kalçiumit, që është mekanizëm i shpejtë. Sipas
këtij mekanizmi jonet kalcium transferohen nga
kristalet e hidroksiapatitit për në lëngjet
intersticiale, e prej këtej për në gjak.

■ Shkëmbimet ndërmjet kalçiumit plazmatik dhe atij


në kockë janë mjaft aktive. Është llogaritur që çdo
minutë të jetës, një ndër katër atome kalçium të
gjakut shkëmbehet me një atom kalçium të
kockës.
■ Kocka gjithashtu është vendi i ushtrimit të veprimtarisë
së tyre të hormoneve të tilla si:
■ hormoni i rritjes i hipofizës së përparëme, dhe i
hormoneve seksualë.
■ Kështu hormoni i rritjes ka efekt të drejtëpërdrejtë mbi
pllakën kërcore epifizare të kockava tubulare.
■ Po ashtu hormonet seksuale mashkullore dhe femërore
ushtrojnë efektet e tyre specifike dhe mbi kockën.
■ Mjafton të përmendim këtu ndryshimet e theksuara
ndërmjet pelvisit të femrës dhe atij të mashkullit
(shih faktorët që ndikojne në zhvillimin e kockës).
■ Skeleti i një të riu ka afërsisht 1200 g kalcium. Kjo sasi është e
barabartë me rreth 99% të gjithë sasisë së kalciumit të organizmit.
Vendin e dytë e zë fosfori me 600 g ose 90% të fosforit total të
organizmit.

■ Raporti Ca/P i kockës është afërsisht 2:1.

■ Në rast se prishet metabolizmi i kriprave minerale (nga faktorë të


ndryshëm) dhe organizmi nuk merr sasinë e nevojshme të
kalciumit dhe të fosforit, lënda organike e kockës nuk
mineralizohet në shkallën e duhur dhe zhvillohet osteomalacia ose
rakiti (osteon-kockë dhe malakos-zbutje).

■ Në të tilla raste përmbajtja e kripërave minerale mund të zbresë në


rreth 35% dhe si pasojë kockat zbuten dhe shtrembërohen.
■ Në qoftëse në eksperimet kockës i hiqen
kripërat minerale, d.m.th., bëjmë
dekalcifikimin e saj, atëherë kocka zbutet,
bëhet e flashkët si një tendin, përkulet dhe
pritet me lehtësi.

■ Heqja e kripërave minerale bëhet me acide të


ndryshme, si acid nitrik etj.
■ Ndërsa nëse i heqim asaj lëndën organike (duke e
djegur), kocka ruan formën, por lëvizjet më të vogla
e shkatërrojnë atë dhe e shndërrojnë në pluhur (hi).

■ Prandaj vetëm ndërthurja e lëndës organike me atë


inorganike i jep kockës fortësinë dhe
qëndrueshmërinë karakteristike. Madje më saktë
shoqërimi i hidroksi-apatitit me fijet kolagjene është
përgjegjëse për fortesinë dhe qëndrueshmërine ë
kockës.
Zhvillimi i indit kockor

■ Dallohen dy lloj zhvillimi (formimi) të kockës,


apo osifikimi:

1. osifikimi cipor dhe


2. osifikimi endokondral.

■ Termat osifikimi cipor dhe endokondral


tregojnë mjedisin në të cilin zhvillohet kocka.
■ Osifikimi (zhvillimi cipor) kryhet brenda një cipe, ose
membrane të indit mezenkimal të kondensuar.

■ Ndërsa osifikimi endokondral ndodh në brendësi te


një modeli kërcor.

■ Në të dyja rastet kocka zhvillohet nga osteoblastet, të


cilat sekretojnë enzima dhe lëndë organike
ndërqelizore.

■ Gjithashtu në të dy modelet e zhvillimit, kocka


fillimisht lind si ind kockor fijeçrregullt, dhe më
pas shndërrohet në ind kockor pllakëzor.
■ Indi kockor
zhvillohet nga
mezenkima.

■ Të gjitha
ndryshimet që
pëson mezenkima
deri në formimin e
kockës quhet
osteohistio-gjene
zë.
■ Ky proçes fillon kur grupe të qelizave të
padiferencuara diferencohen në osteoblaste,
që paraprihet nga shumimi dhe grumbullimi i
qelizave mezenkimale rreth një rrjete të
dëndur kapilarësh.

■ Midis kësaj mase qelizash dhe kapilarësh


zhvillohet lënda themelore së bashku me fijet
kolagjene.
Zhvillimi cipor i kockës
■ Këto shpërndahen
në mënyrë të
çrregullt në trajtë të
një rrjete.

■ Më vonë shfaqen
vatra (trabekula) të
përbëra nga matriks
kockor eozinofilik.
■ Me këtë rrugë
zhvillohen kockat e
Pllaka kockore e formuar kafkës, të fytyrës
nga osteoblastet dhë një pjesë e
nofulles së
poshtme.

■ Në shtresën e
kondensuar të
qelizave
mezenkimale, pika e
fillimit të proçesit të
osifikimit quhet
qëndra primare e
osifikimit.
■ Këto renditen njëra pas
tjetrës në njëshkolonë
(sikur të ishin qeliza
epiteliale) në periferi të
trabekulave kockore.
Osteoblastet sekretojnë
lëndën themelore dhe
tropokolagjenin.

■ Kur lënda themelore i


rrethon plotësisht
osteoblastet, këto
shndërohen në osteocite.
■ Trabekulat shtohen me
shpejtësi, trashen dhe
formojnë një labirint
delikat që përfshin në
brëndësi të tij enë gjaku
dhe qeliza mezenkimale.

■ Në një stad të caktuar të


këtij proçesi, qëlizat
mezenkimale pësojnë një
seri ndryshimesh dhe
shndërohen në qeliza
osteoblaste.
mezenkime

kocke
■ Lindja e osteoblasteve, e lëndës
themelore dhe e osteociteve shënon
formimin e kockës.

■ Në këtë stad zhvillimi, lënda themelore e


kockës nuk përmban ende kripra minerale
(kalcium, fosfor, magnezium); për këtë
arsye indi i formuar quhet ind osteoid,
d.m.th. ind i ngjashëm me kockën. Më vonë
fillon mineralizimi i tij.
Osifikimi
■ Osifikimi është rezultat e tri proceseve:

1. Shndërrimit të osteoblasteve në osteocite;

2. Prodhimit të lëndës themelore; dhe

3. Mineralizimit (kalcifikimit) të indit osteoid.

Gjatë zhvillimit të këtij procesi, ndërhyn


fosfataza bazike.
■ Mezenkima që
ndodhet në periferi të
kockës së ardhshme,
formon periostin.

■ Ndërsa ajo pjesë e


mezenkimës që nuk i
nënshtrohet proçesit
të osifikimit jep
endostin.
Zhvillimi (osifikimi) endokondral i kockës
■ Osifikimi endokondrial
kryhet në brëndësi të
kërcit hialin.

■ Forma e kërcit në të cilin


kryhet ky lloj osifikimi,
shërben si model për
kockën që do të formohet.

■ Në këtë mënyrë zhvillohen


kockat e gjata të skeletit, si
p.sh.: humerusi, femuri,
tibia etj.
■ Në përgjithësi
osifikimi
endokondral
konsiston në dy
faza:

■ Në fazën e parë
kondrocitet e
modelit kërcor
hipertrofohen dhe
destruktohen. Kjo
bën që mjaft
lakuna të
veçohen nga
septe të matriksit
kërcor të
kalçifikuar.
■ Në fazën e dytë një
fillesë osteogjenike e
përbëre nga qeliza
osteoprogenitore dhe
kapilarë gjaku
penetrojnë nëpër
hapësirat e lëna nga
kondrocitet e
degjeneruara.

■ Qelizat
osteoprogenitore më
pas diferencohen në
osteoblaste që formojnë
një martriks oseoz në
mbeturinat e matriksit
kërcor.
Vatra primare
■ Në këtë mënyrë e osifikimit ■ Qëndra e parë e
në vëndin ku më kockëzimit
parë ishte kërc, shfaqet në
fillon të shfaqet diafizë dhe kur
ind kockor. mbaron ajo,
fillon kockëzimi i
■ Vëndi ku fillon epifizave. Kufiri
dhe vazhdon që ndan indin që
procesi i është i formuar
osifikimit quhet nga ai që do të
vatra apo pika e formohet quhet
kockëzimit. vija e
kockëzimit.
■ Vatra sekondare e osifikimit
■ Gjatë zhvillimit të kockës, në periudha të caktuara,
kryhen një sërë procesesh që pasojnë njëri-tjetrin.

■ Të dhëna në mënyrë kronologjike dhe didaktike,


këto periudha zhvillimi janë:

■ 1. periudha mezenkimale;
■ 2. formimi i modelit kërcor;
■ 3. rritja e modelit kërcor;
■ 4. kockëzimi perikondral;
■ 5. periudha e degjenerimit;
■ 6. osifikimi endokondral;
■ 7. formimi i osteoneve.
1. Periudha mezenkimale
■ Në periudhën e
hershme të zhvillimit
brendamitror, në
vendin ku do të
zhvillohet kocka
tubulare shfaqet
mezenkima.
2. Formimi i modelit kërcor
■ Fillon në muajin e dytë të
jetës brendamitrore.
■ Qelizat mezenkimale
shkëputin lidhjet ndërmjet
tyre, humbasin zgjatimet dhe
fillojnë të shumohen me
shpejtësi.
■ Më vonë këto marrin formën
vezake dhe shndërrohen në
kondroblaste e më tej në
kondrocite.
■ Rreth trupit të tyre shfaqet lënda themelore dhe,
së fundi, nga mezenkima diferencohet kërci
hialin, i cili dalëngadalë merr pamjen e modelit të
kockës së ardhshme.

■ Ky stad quhet stadi i formimit të modelit


kërcor.

■ Në periferi të modelit kërcor qelizat mezenkimale


formojnë perikondrin, që në siperfaqe ka
shtresën enëfijore, kurse në brendësi ka qeliza
të padiferencuara, të afta të shndërrohen në
qeliza osteo/kondro-gjenike.
3. Rritja e modelit kërcor
■ Bëhet në gjatësi dhe në
gjërësi. Rritja në gjatësi
bëhet me mënyrë
intersticiale. Ky proces
është më i shprehur në
skajet e modelit, se sa në
qëndër të tij. Ndërsa trashja
e modelit bëhet me rritje
apozicionale. Në këtë
proces marrin pjesë qelizat
e shtresës së brendëshme
të perikondrit, të cilat
diferencohen dhe në anët e
modelit formojnë pllakëza të
reja kërcore.
4. Osifikimi perikondral
■ Krahas ndryshimeve të mësipërme, tek
embrioni, në një kohë të caktuar të
zhvillimit brendamitror, shfaqen enët e
para të gjakut.
■ Kjo përkon me fundin e muajit të tretë të
zhvillimit brendamitror.
■ Më pas këto marrin zhvillim të
vrullshëm.
■ Këto rrethojnë modelin kërcor.
■ Në prani të këtyre enëve, e veçanërisht
të kapilarëvë të gjakut, qelizat e
padiferencuara të shtresës së
brendëshme të perikondrit diferencohen
në osteoblaste.
■ Osteoblastet
sekretojnë lëndë
themelore dhe, kur
këto rrethohen
plotësisht prej saj,
shndërrohen në
osteocite.

■ Lindja e
osteoblasteve, e
lëndës themelore
dhe e osteociteve
shënon formimin e
pllakëzave
(trabekulave)
kockore.
■ Pllakëzat kockore të
porsaformuara, rrethojnë
modelin kërcor në nivelin e
diafazës në trajtën e një
mënge apo manshete.

■ Osteocitet vendosen në
brendësi të trabekulave dhe
shpërndahen në lëndën
themelore, kurse osteoblastet
ndodhen në periferi të
pllakëzave kockore të
rreshtuara në njëshkolonë.
■ Meqë trabekulat kockore
u zhvilluan nga
perikondri, procesi quhet
osifikim perikondral.

■ Në këtë periudhë
zhvillimi, perikondri
shndërrohet në periost.
5. Periudha e degjenerimit
■ Formimi i manshetës
kockore rreth
diafazës pengon
furnizimin me lëndë
ushqyese të kërcit,
që nuk ka enë gjaku.

■ Për këtë arsye në


qëndër të modelit
kërcor kondrocitet
fillojnë të
degjenerohen.
■ Ato zmadhohen,
vakuolizohen, cipa e
qelizave prishet dhe në
prani të fosfatazës
alkaline, kërci kalcifikohet.
Si pasojë, qelizat vdesin,
kurse lënda themelore
shkrihet. Në këtë mënyrë,
kërci në qëndër të diafazës
degjenerohet. Prej tij
mbeten vetëm mbeturinat
me rezistente në trajtë
shiritash.
6. Osifikimi
endokondral
■ Lënda themelore e kërcit
të kalcifikuar në qëndër të
modelit kërcor vendoset në
trajtë rripash të çrregullt,
që kufizojnë ndërmjet tyre
hapësira me përmasa të
ndryshme.
■ Indi kockor që zhvillohet
në brëndësi të diafazës,
rreth shiritave të kërcit të
degjeneruar, është rezultat
i osifkimit endokondral.
■ Procesi zhvillohet në këtë mënyrë: nga periosti në
drejtim të kërcit të degjeneruar vërshojnë
osteoklastet, osteoblastet, enët e gjakut dhe
qelizat mezenkimale. Çdonjëri prej këtyre
elementëve ka një funksion të caktuara.
■ Osteoklastet shumohen dhe sekretojnë
enzime, që shkrin kërcin e degjeneruar dhe
nëpërmjet fagocitimit e pastrojnë atë.

■ Osteoblastet sekretojnë lëndë themelore (mbi


mbeturinat e kërcit) dhe kur rrethohen prej saj
shndërrohen në osteocite.
■ Nga osteoblastet, lënda themelore dhe
osteocitet zhvillohen trabekulat kockore.
Ky proces, meqë zhvillohet në brëndësi
të modelit kërcor, quhet osifikim
endokondral.
■ Ky proces shtrihet nga qëndra e diafizes në
drejtim të epifizave. Kapilarët e gjakut depërtojnë
ndërmjet trabekulave kockore dhe në periudha të
caktuara kalojnë në kanalet e Haversit, ndërsa
qelizat mezenkimale formojnë palcën.
7. Formimi i osteoneve
■ Kapilarët e gjakut, që mbërrijnë në qëndër të
diafazës, futen nëpër hapësirat e kockës, të cilat
me vonë shndërrohen në kanalet e Haversit.
Rreth këtyre kanaleve osteoblastet sekretojnë
lëndë themelore dhe formojnë pllakëza
bashkëqëndrore.
■ Ndërmjet dhe brenda tyre ndodhen osteocitet.
Lindja e kanaleve të Haversit dhe e pllakëzave
kockore bashkëqëndrore shënojnë periudhën e
formimit të osteoneve.
■ Në qëndër të diafizës kocka përthithet (rezorbohet)
nga osteoklastet dhe në vend të saj formohet kanali
palcor.

■ Qelizat mezenkimale depërtojnë në brendësi të kanalit


dhe formojnë indin prej nga do të lindin qelizat e para
të gjakut (palcen).

■ Në këtë mënyrë, kanali mbushet me palcë.

■ Në palcë depërtojnë enët e gjakut dhe nervat.


■ Osifikimi i pjesës diafizare të një kocke të gjatë zgjat
deri në mbarim të jetës fetale.
■ Nga vatra e parë e kockëzimit ose e diafizës formohet
trupi i kockës.

■ Diafiza ndahet nga epifiza me anë të kërcit të


rritjes, ose kërcit të lidhjes (kërci epifizar).

■ Ky ndodhet në sektorin e metafizës. Në një kohë kur


procesi i kockëzimit shtrihet në tërë diafizën, fillon
procesi i osifikimit edhe në epifizat.
■ Vendi i takimit të diafizës me epifizën quhet
metafizë
Osifikimi i epifizave
■ Në ditët e fundit të jëtës brendamitrore, ose menjëherë
pas lindjes fillon procesi i osifikimit të epifizave. Më parë
në epifizën proksimale dhe pastaj në atë distale.

■ Në qendër të kërcit epifizar kondrocitet hipertrofizohen,


ndërsa lënda themelore ndërmjet tyre pakësohet,
kalcifikohet dhe pastaj enëzohet.
■ Zona ku ndodh osifikimi quhet qëndra e dytë e
osifikimit, sepse pikërisht në këtë zonë fillon
zhvillimi i kockës. Pjesa e kërcit që kalcifikohet
shkatërrohet dhe pastrohet (rezorbohet) nga
osteoklastet.
■ Në vendin e kërcit që zhduket, osteoblastet
depozitojnë lëndë kockore. Në zonën e osifikimit
epifizar depërton arteria epifizare e cila lëshon
degëzime të shumta. Nga epifiza del vena me të
njëjtin emër.
■ Kerci epifizar gradualisht zëvëndësohet
krejtësisht nga kocka, me përjashtim të një
zone kërcore që mbetet ende ndërmjet
epifizave dhe diafizës. Ky është disku
epifizar, disku i rritjes ose disku i
lidhjes.
■ Të dyja proceset e osifikimit, të atij diafizar
dhe epifizës zhvillohen në drejtim të
njëri-tjetrit. Pika e takimit është disku
epifizar.
■ Disku epifizar ka drejtim të tërthortë dhe është i
trashë rreth 1,5-2 mm. Në rast se i bëhet një
prerje që të kalojë në tërë trashësinë e diskut
epifizar (d.m.th. nga epifiza në drejtim të
diafazës), në studimin mikroskopik do të vihen
re se ai është kërc hialin i organizuar në këto
zona:
■ 1. Zona e kërcit rezervë është zona ngjitur me
kockën e epifizës. Përmban kondrocite me
madhësi të ndryshme, të cilat shpërndahen në
lëndën bazale në mënyrë të çrregullt. Në disa
sektorë kërci hialin ndahet prej kockës epifizare
nga disa hapësira të mbushura me enë gjaku.
■ Zona e kërcit hialin rezervë nuk merr pjesë në rritje,
por shërben për fiksimin e diskut në kockën e
epifizës dhe lejon kapilarët për ta ushqyer atë.
■ 2. Zona e shumimit ose kollonave është një zonë
shumë aktive dhe përbëhet nga kondrocite të reja.
Qelizat shumohen me mitozë dhe formojnë grupe
izogjene si kollonat monetare. Këto kollona qelizore
kalojnë paralel me boshtin gjatësor të kockës.
■ Ndërmjet kolonave lënda themelore paraqitet në trajtë
rrypash të hollë. Kjo zonë qelizore ka rëndësi të veçantë,
sepse prishja e drejtimit të kolonave, si dhe trashja e tyre
dëshmojnë për çrregullim të kockës dhe për fillim të
sëmundjes së rakitit. Në bazë të trashjes së kolonave
dhe prishjes së drejtimit të tyre mund të gjykohet për
praninë e rakitit.
■ 3. Zona e kondrociteve të hipertrofizuara ka kondrocite
të mëdha, gjithashtu të vendosura në trajtë kollonash. Në
citoplazmën e tyre depozitohet glikogjen dhe fosfatazë
alkaline. Matriksi ndërqelizor është i pakët dhe vendoset
në formë shiritash të hollë ndërmjet kondrociteve.
■ 4. Zona e kondrociteve të kalcifikuara është zona më
e thellë dhe më e hollë e diskut epifizar. Përmban më
pak kondrocite dhe pjesa më e madhe e tyre janë të
kalcifikuara, të vdekura.

■ Kjo zonë vjen në kontakt të drejtpërdrejtë me kockën


diafizare. Ndërmjet kondrociteve formohen septe
ndarëse dhe më vone kanalëza.
■ Në këtë zonë vërehet një depozitim i theksuar i kripërave të
kalciumit. Lënda themelore ka pamje të ndryshme.

■ Disa vatra përgatiten për procesin e kockëzimit, kurse disa


të tjera janë më të përparuara.

■ Procesi i osteogjenezës është shumë aktiv (i përparuar) në


afërsi të pjesës diafizare të diskut dhe çon në formimin e
indit kockor.
■ Në zonën e kondrociteve të kalçifikuara, kur kondrocitet
vdesin së bashku me to shkaterrohen edhe shiritat e lëndës
themelore që ndodhen midis tyre.

■ Megjithatë, disa shirita që janë më të qëndrueshëm nuk


shkatërrohen, por mbeten si strumbullarë dhe rreth të cilëve
depozitohet indi kockor nga osteoblastet që vijnë nga
diafiza.
■ Osteoblastet rreshtohen në siperfaqe të shiritave të
lartpërmendura dhe vazhdojnë të depozitojnë me
shpejtësi lëndë kockore.

■ Pikërisht në këtë kohë, në pjesën diafizare të diskut


epifizar, formohen trabekulare kockore, të cilat me
kalimin e kohës shtohen, trashen dhe çojnë në rritjen e
mëtejshme të diafizës.
■ Përmbledhtazi mund të themi se duke filluar nga zona e
shtyllave deri në zonën hipertrofike shtohet sasia e
glikogjenit, e fosfatazës alkaline dhe e kalciumit.

■ Kur mbaron procesi i osifikimit në diafizë dhe në


epifizë, disku epifizar vazhdon të qëndrojë dhe
shërben për rritjen e kockës në gjatësi.
■ Një kockë e gjatë, që të
arrijë madhësinë, formën
Rritja e kockës
dhe ndërtimin e saj
përfundimtar, duhet të rritet
në gjatësi dhe trashësi. Rritja
e kockës bëhet më ngadalë
dhe zgjat shumë kohë. Ajo
fillon në etapat e hershme të
zhvillimit embrional dhe
mbaron afërsisht në moshën
20-25 vjeç, periudhë në të
cilën zhduket edhe disku
epifizar.
■ Kocka rritet në gjatësi në sajë të diskut epifizar. Në
rast se një kocke i heqet disku epifizar, ajo
ndërpret rritjen në gjatësi.

■ Në disa raste patologjike disku epifizar osifikohet


para kohe dhe nga ky shkak anësite mbeten të
shkurtra. Kur në raste të caktuara disku dëmtohet,
rritja e kockës përkatëse pengohet dhe për pasojë
ndodh pabarazia në rritjen e gjymtyreve.
■ Rritja e kockës në trashësi bëhet nga periosti.
Ky mbulon siparfaqen e jashtme të diafizës, si
dhe faqet anësore të epifizave. Qelizat e shtresës
së brëndshme të periostit vazhdojnë të formojnë
pllakëza kockore. Këto vendosen pas
njëra-tjetrës dhe nisen nga periosti në drejtim të
endostit.
Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e
kockës

■ Në zhvillimin dhe rritjen e kockës


ndikojnë një sërë faktorësh që janë:
1. faktorët kimikë
2. hormonalë
3. vitaminikë
4. mekanikë.
■ Faktorët kimikë: gjatë zhvillimit dhe rritjes së
kockës organizmi ka nevojë për kriprat minerale
të kalciumit dhe të fosforit. Kur këto janë të
pamjaftueshme në gjakun e fëmijës, kalcifikimi i
lëndës themelore të kockës ngadalësohet ose
ndërpritet fare. Një dukuri e tillë kërkon kujdes
në periudhën e barrës, në mënyrë që ushqimi i
gruas gravide, përveç të tjerash, të jetë i pasur me
këto kripra.
■ Në procesin e osteogjenezës, rol qëndor luan fosfataza
bazike.
■ Hipoteza më e hershme, që e lidh rolin e kësaj enzime
me proçesin e kalçifikimit të indeve, është formuluar nga
Robinson më 1920.
■ Fosfataza bazike prodhohet nga qelizat osteoblaste.
■ Sipas hipotezës së mësipërme, fosfataza bazike bën
hidrolizimin e komponimeve organike të fosforit.
■ Nga ky veprim çlirohen jonet fosfat.
■ Si rezultat i aktivitetit enzimatik, përqëndrimi i joneve
fosfat në pikat në të cilat do të kryhet precipitimi i
fosfatit të kalçiumit, rritet.
■ Së fundi bëhet fjalë dhe për rolin e mundëshëm të
makromolekulave të glikoproteinave të kockës
lidhëse të kalciumit.
■ Ekziston dhe një teori e tretë që përpiqet të interpretojë
mekanizmin e kalçifikimit.
■ Kjo teori bazohet në praninë e disa vezikulave të
matriksit, që janë parë në kërcin e kalcifikuar, në indin
osteoid dhe në predentindë.
■ Këto janë vezikula me madhësi rreth 100 nm që ka të
ngjarë të sekretohen nga osteoblastet.
■ Këto vezikula mund të akumulojnë fosfat kalçiumi
nëpërmjet të transportit aktiv.
■ Pas këtij akumulimi këto vezikula çahen dhe përmbajtja e tyre
shërben si vatra mbi të cilat shtohet fosfat kalçiumi dhe jone të
tjera që së bashku formojnë kristalet e hidroksiapatitit.
2. Faktorët hormonalë
■ Hormoni i rritjes së lobit të përparmë të hipofizës (hormoni
somatotrop) ndikon në zhvillimin dhe rritjen e kockave.

■ Në raste patologjike, kur sasia e hormonit somatotrop


shtohet, në të vegjëlit zhvillohet sëmundja e gjigandizmit. Kjo
karakterizohet nga rritje të kockave të gjata, rritje të organeve
të brëndshme dhe, në përgjithësi, të përmasave të trupit mbi
kufijtë e normës. Në rast se shtimi i hormonit vepron pas
osifikimit të kërcit epifizar, d.m.th. kur ka përfunduar rritja e
kockës, atëhërë shfaqet sëmundja e akromegalisë. Kjo
sëmundje shoqërohet me zmadhim të pëllëmbëve të duarve,
të shputave të këmbëve, me rritje të hundës, së nofullës të
poshtme, të gjuhës etj.
■ Kur hormoni i rritjes nuk prodhohet
në sasi të mjaftueshme, ndërpritet rritja
e mëtejshme e organizmit dhe fëmija
mbetet i shkurtër, (nanizmi).
■ Hormoni i paratiroides (parathormon) rregullon përmbajtjen e
kalciumit në gjak. Kur parathormoni shtohet, kockat humbasin
kalcium (dekalcifikohen) dhe përqëndrimi i tij ne gjak rritet,
ndërsa ajo e fosforit ulet. Parathormoni nxit shumimin e
osteoklasteve, si dhe veprimtarinë e tyre osteolitike. Osteoklastet,
si qeliza kockëshkatërruese që janë, çlirojnë nga kocka kalciumin,
që kalon në gjak.

■ Në metabolizmin e kalciumit merr pjesë edhe hormoni


tirokalcitoninë. Tirokalcitonina ka veprim të kundërt me
parathormonin. Ajo inhibon (frenon) veprimin osteolitik
(rezorbues) të osteoklasteve dhe në këtë mënyrë ul nivelin e
kalciumit në gjak.

■ Në zhvillimin e kockës ndikojnë edhe hormonet estrogjene (në


vezore), si dhe ato androgjene (të testis).

■ Zhvillimin e kockës e pengojnë hormoni ACTH i hipofizës dhe


kortizoni i gjëndrës mbiveshkore.
■ 3. Vitaminat: Vitamina D merr pjesë në rregullimin e
metabolizmit fosfo-kalcik.
■ Në eksperimentet e bëra në kultura qelizore është vënë re që
nëse indet kockore kultivohen në një medium të pasur me
kalçim, por të varfër në vitamenie D, atëherë kalçifikimi nuk
kryhet normalisht.
■ Ndërsa in vivo mungesa apo pamjaftueshmëria e saj shkakton
ulje të nivelit të Ca në gjak.
■ Në këto raste kalciumi ekzogjen që marret me anë të ushqimit
nuk thithet në zorrë, nuk kapet nga kocka dhe nuk thithet në
veshkë; kurse thithja e fosforit në kanalëzat e veshkës ulet në
mënyrë të theksuar.
■ Një çrregullim i tillë te fëmija shkakton sëmundjen e rakitit,
ndërsa në të rriturit osteomalacinë, që shoqërohet me
zbutjen e kockave.
■ Kurse sasitë e shtuara të kësaj vitamine janë toksike dhe mund
të çojnë në kalçifikim të mjaft indeve të buta.
■ Vitamina C është esensial për sintezën e
kolagjenit nga osteoblastet dhe osteocitet.
■ Pamjaftueshmëria e vitaminës C në organizëm
dobëson veprimtarinë e osteoblasteve, pengon
fibrilogjenezën, ul aktivitetin e fosfatazës bazike
dhe në këtë mënyrë ndërpritet formimi i
pllakëzave kockore.
■ Në kockat e adultit matriksi i kockës rrallohet dhe
zhvillohet osteoporoza.
■ Ndërsa në kockat në rritje dhe në rast frakturash
të kockave të adultit, rritja dhe depozitimi i indit
kockor pengohet si rezultat i dëmtimit të
fibrilogjenezës së fijeve kolagjene.
■ Vitamina A gjithashtu lidhet me shpërndarjen dhe
aktivitetin e osteoblasteve dhe të osteoklasteve e për
rrjedhojë me ekuilibrin e prodhimit dhe të rezorbimit
të kockës.
■ Kjo vitaminë është esensiale për rritjen normale të
kockës në përgjigje të mekanizmave feed back që
veprojnë në kockë.
■ Në rast pamjaftueshmërie të vitaminës A,
sinteteza e matriksit kockor nga osteoblastet
çrregullohet.
■ Ndërsa në kushtet e sasive të shtuara të vitamines A,
osifikimi i kërcit të rritjes përshpejtohet, pa u
shoqëruar nga rritja e këtij kërci.
■ Për pasojë kërci epifizar shpejt zëvëndsësohet nga
kocka dhe zgjatja e trupit ndërpritet.
■ 4. Faktorët mekanikë: kocka ka arkitekturë të
përsosur. Njëherësh ajo paraqet një ind dinamik
me një aktivitet të lartë plastik. Ajo i përshtatet
kërkesave të organizmit duke përballuar peshën
dhe presionin që ushtrohet mbi të. Zhvillimi dhe
struktura arqitektonike e saj i përgjigjet veçorive
funksionale.
Ripërtëritja e indit kockor
■ Në rast dëmtimi apo thyerje të kockës, kocka rindërtohet.
Kjo lidhet me aftësitë e theksuara ripertëritëse të saj.
■ Ritmet e rigjenerimit janë disproporcionale me moshën.
Kur kocka thyehet, ajo ndahet në dy segmente: proksimal
dhe distal.
■ Forca goditëse që thyen kockën dëmton tërësinë e periostit,
si dhe indet e buta që e rrethojnë, si p.sh.: muskujt, enët e
gjakut, të limfës dhe nervat.
■ Në vendin e thyerjes së kockës, ka hemorragji,
nga e cila më vonë formohet hematoma,
ndërsa indet e buta preken nga inflamacioni
akut.
■ Në vatrën e thyerjes (të frakturës) ndodh
enëzgjerim dhe një pjesë e plazmës del jashtë
(eksudat) së bashku me neutrofilet.
■ Në një periudhë të dytë dalin monocitet dhe
limfocitet.
■ Si pasojë e dëmtimit të enëve të gjakut, kocka
nuk ushqehet si më parë dhe nekrotizohet jo
vetëm në vendin e thyerjes, por edhe në një fare
distance nga vatra e frakturës.
■ Rreth dyzet e tetë orë pas thyerjes së kockës,
qelizat që marrin pjesë në rindërtimin e kockës
aktivizohen, shumohen me mitozë në mënyrë të
theksuar.
■ Numri i këtyre qelizave sa vjen e rritet. Ato
quhen qeliza osteogjenike. Në to bëjnë pjesë:
qelizat e shtresës së brëndshme të periostit,
qelizat e endostit, të palcës së kockës dhe të
kanaleve të Haversit.
■ Qelizat e shtresës së brëndshme të periostit (të të
dyja segmenteve) janë të padiferencuara.
■ Këto shumohen dhe formojnë shirita që vërshojnë
"si llave" në drejtim të vatrës së frakturës.
■ Qeliza të tilla vijnë edhe nga endosti. Shiritat
qelizorë shtrihen si në sipërfaqe (nën periostin),
ashtu edhe midis segmenteve të frakturave.
■ Shiritat shërbejnë si urë që bashkon dy segmentet e
kockës dhe në të njëjtën kohë marrin pjesë në
formimin e indit të ri që quhet kallus.
■ Periosti formon kalusin e jashtëm, endosti të
brëndshmin, kurse ndërmjet tyre zhvillohet kalusi i
ndërmjetëm.
■ Nga qelizat osteogjenike zhvillohen osteoblastet të
cilat sekretojnë lëndë themelore, si dhe material
tjetër për formimin e fijeve kolagjene.
■ Osteoblastet shndërrohen në osteocite.
■ Krahas lindjës së qelizave kockore, zhvillohen edhe
enët e gjakut.
■ Nje javë pas thyerjes, nga shumimi i osteoblasteve
dhe nga lënda e sekretuar prej tyre formohen
pllakëzat (trabekulat) e reja të kockës.
■ Brenda pak ditëve qelizat e periostit dhe të
endostit shumohen me ritme kaq të shpejta, sa që
kalusi që bashkon dy segmentet e kockes del më
mirë në pah.
■ Qelizat e periostit mund të diferencohen në
osteoblaste ose në kondrocite.
■ Kjo varet nga mjedisi përreth, nëse ai është i
enëzuar ose jo.
■ Osteoblastet diferencohen në brëndësi të vatrës së
frakturës, ku enët e gjakut janë më të zhvilluara,
ndersa kondroblastet shfaqen në sipërfaqe të
kalusit.
■ Në këtë sektor enët e gjakut që vijnë nga periosti
zhvillohen me ritëm jo të shpejtë.
■ Për këtë arsye qelizat e padiferencuara të periostit
për pamjaftueshmëri të lëndëve ushqyese
shndërrohen jo në osteoblaste, por në
kondroblaste e më tej në kondrocite.
■ Këto formojnë kërc hialin.
■ Por ky është i përkohshem, sepse ai dalëngadalë
zëvëndësohet me ind kockor.
■ Një dukuri e tillë vërehet edhe gjatë zhvillimit të
kockës (shih zhvillimi endokondral i kockës).
■ Indi i ri që formon kalusin quhet ind osteoid.
■ Ky është i butë dhe nuk përmban kripëra minerale.
■ Në një periudhë të caktuar në indin osteoid
depozitohen kripërat e kalciumit, të fosforit dhe të
magnezit.
■ Pas mineralizimit ai bëhet më i ngjeshur e më i
fortë. Ngjitja e segmenteve të kockës behët pa lënë
shënjë, pa cikatriks.
■ Kalusi në vatrën e frakturës është i trashë,
por pas rimodelimit pjesët e tëpërta të tij
përthithen dhe kocka fiton trashësinë e saj
fillestare. Pjesët e tepërta të kalusit
përthithen nga osteoklastet.

■ Në fillim, kocka e formuar rishtaz është e


tipit sfungjeror, ndërsa me vonë
zëvëndësohet me ind kockor kompakt.
Osifikimi dhe kalçifikimi
■ Osifikimi dhe kalcifikimi janë dy pjesë të një procesi
që pasojnë njëri-tjetrin. Fillimisht kryhet osifikimi dhe
më pas kalcifikimi.

■ Nganjëherë fjala osifikim përdoret gabimisht për


kalcifikim dhe anasjelltas. Në të vërtetë, fjala osifikim
nënkupton proceset që kanë të bëjnë me formimin e
indit kockor, si pjesëmarrjen e osteoblasteve që
sintetizojnë dhe sekretojnë matriks kockor.
■ Në këto raste zhvillohet indi osteoid. Ndërsa fjala
kalcifikim do të thotë vendosje e kripërave të kalciumit
etj., në indin osteoid

You might also like