You are on page 1of 15

LEKSIONI XI

URGJENCAT ABDOMINALE

- Abdomeni akut
- Peritonitis
- Perforacioni, okluzioni intestinal
- Fistula gastro-intestinale
- Hemoragji digjestive
Nje game e gjere e patologjive abdominale ben pjese ne kapitullin e urgjencave kirurgjike. Per
arsye shembulli ato mund ti ndajme ne; abdomene acute, patologji hemoragjike te tretjes dhe
abdomen jo traumatik akut (te theksuar).

ABDOMENI AKUT
Nen emertimin e abdomenit te theksuar (abdomen akut) bejne pjese nje sere gjendjesh klinike qe
kane karakter urgjence dhe qe kane te perbashket nje simptomatologji me dhimbje te forta
abdominale dhe ndryshim nga gjendja baze. Shpesh eshte perdorur si sinonim i abdomenit
kirurgjikal, por mjekimi kirurgjikal nuk paraqet zgjidhjen e vetme te ketyre formave qe jo ralle,
kalojne ne terapi mjekesore, te pakten perkohesisht. Ne fakt perfaqeson shfaqjen e nje procesi
patologjik akut ne dem te njerit prej organeve te ndodhura ne brendesine e abdomenit apo
retroperitoneumit. Ai perben rreth 10 % te shkaqeve te shtrimit ne spital me urgjence (te
shtrimit urgjent ne spital).

Behet fjale, pra, per nje fenomen mjaft te zakonshem qe shpesh paraqitet me nje kuader klinik
dramatik qa sa ti imponoj mjekut nevojen e percaktimit te semundjes sa me te shpejte dhe te
sakte te jete e mundur tek shtrati i te semurit. Ne fakt eshte per tu patur parasysh se, ne
revolucionin natyral te simptomave te tilla, shpesh prognoza eshte e rezervuar, por mund te
ndikohet ne menyre positive nga nje nderhyrje e menjehershme mjekesore.

Per arsye diagnoze, grumbullimi dhe interpretimi i te dhenave te anamnezes dhe te shenjave
fizike merr nje rendesi te madhe, sepse te nenvleresosh infeksionet abdominale qe kane si
emerues te perbashket vetem simptomen “dhimbje” eshte jashtezakonishte e gabuar. Nder te
tjera eshte e rendesishme te kujtojme se semundjet sistemike apo patologjite ne dem te organeve
ekstra-abdominale mund te jene pergjegjese te nje kuadri qe stimulon abdomenin akut. Por, ky
per me teper regredon vetem me trajtim mjeksor.

Simptomat dhe shenjat


Tek pacientet me abdomen akut dhimbja perfaqeson shenjen konstante me te dukshme dhe te
rendesise me te madhe diagnostikuese. Eshte e lidhur kryesishte me prekjen e brendshme apo te
kapsules se organeve parenkimatoze, shpim, bllokim, iskemi, inflamim apo hemoragji. Nga
pikpamja klinike dallohen tri tipe te “ dhimbjes”
1 . Dhimbje e brendshme e cila i korrespondon nje stimuli te fibrave te sistemit nervor
autonom qe shkojne tek zorret. Kjo eshte dhimbje e pa kushtezuar dhe prek zona te gjera te
abdomenit.

2. Dhimbja e siperme e cila e ka origjinen tek aktivizimi i fijeve te sistemit nervor te siperm qe
shkojne tek muret abdominale. Ajo lokalizohet me mire, me e kufizuar dhe prandaj eshte me e
kuptueshme .
3. Dhimbja rrezatuese e cila perfaqeson projeksionin ne siperfaqe te dhimbjes se zorreve ne
zonen koresponduese te lekures, zona mund te jete edhe larg nga vatra e infeksionit, prandaj me
e veshtire per tu kuptuar dhe per ti dhene nje drejtim me te sakte diagnostiko-terapeutik. Per nje
inkuadrim korrekt eshte e domosdoshme te hetosh tek karakteristikat e dhimbjes, si lokalizimi,
perhapja, tipi, zgjatja, intensiteti dhe menyra e te shfaqurit. Per lokalizimin eshte e nevojshme te
kujtojme se tek regjioni epigastrik shfaqen dhimbjet qe vijne prej stomakut, duodenit, melcise,
pankreasit dhe rrugeve bilare. Dhimbja mezogastrike mund te kete origjinen prej duodenit distal,
prej mosngrenies, nga ileumi, prej apendisitit, prej ovareve, nga testikujt dhe nga pjeset ne afersi
te uretereve.

Persa i perket dhimbjes rrezatuese, nevojitet te mbahet parasysh se dhimbjet e origjinave te


ndryshme mund te kapen me te njejten fije sekondare, duke perkufizuar manifestimin e saj dhe
ne zone te largeta respektore. Mjafton te mendosh dhimbjet e origjines bilare, qe mund te
irritohen ne shpatull ose ne ate pankreatike, me karakter rrezatues ne brez ose akoma ne ate
uretal, qe projektohet ne drejtim te testikulit. Nisur nga tipologjia dhimbja mund te jete e
ndryshme, e vazhdueshme ose spazmatike. Dhimbja e vazhdueshme eshte karakteristik sidomos
per proceset inflamatore ose neoplaztike te nje organi, e dyta qe ka nje vijueshmeri klinike eshte
tipike ne bllokimin e kanaleve te brendshem, rritjen e presionit endoluminal ose te luhatjeve
vaskulare.

Intensiteti i dhimbjes fillimisht mund te jete i papritur (per disa sek) i shpejte ( ne pak min e
deri ne 1-2 ore) apo gradual (ne shume ore). Intensiteti i stimulimit te dhimbjes mund te jete
dallues i patologjive te vecanta si ne perforacionet gastrike, ne te cilen eshte i forte dhe
befasues, ose ne perforacionet kolike ne te cilat eshte me i rende. Si pefundim simptomatologjia
e dhimbjes mund te shkaktoj reflekse te brendshme qe fillojne nga reflekset e zorreve te holla ne
ngushtim, ashpersimin e mureve abdominal ku eshte present perfshirja peritonale deri ne
shqetesimet diafragmatike (shfaqja e lemzes).

Shenjat e tjera qe plotesojne kuadrin klinik dhe pse jo konstant jane bllokimi i lumenit me fece e
gazra (ngjarje qe meriton natyrisht considerate sepse tregon bllokim ose paralize te zorreve deri
ne peritonit), anoreksi, te perziera, te vjella. Kjo e fundit eshte nje simptome e pergjithshme ne
abdomenin akut dhe mund te jete shprehje e nje gjendje te bllokimit ose manifestimit te
reflekseve te zorreve te shaktuara nga nga nje patologji acute abdominale ose retroperotoneale
(pas peritonitit) ku shume semundje jane shkaktare te diarreve. Nje diarre e ujshme mund te kete
si pasoje nje kolit iskemik, ndersa ajo hemoragjike eshte treguese e nje infrakti te zorreve te
holla. Mukozat e gjakosura mund te bejne te dyshosh per nje bllokim, mbyllje mekanike te
zorreve (invaginacion) ose semundje acaruese kronike e zorreve (IBDs).

Shoku dhe pse konsiderohet nje shenje e vonshem tregon perkeqesim, dhe ne disa raste
perfaqeson kulmin e semundjes, shkaterrimin e shpretkes ne dy kohe, barre jashte mitre,
perforacion te aneurizmit abdominal etj: zakonishte shperthen ne kuadrin klinik ose zakonishte
perngjan me nje shok hemoragjik. Testi i abdomit perfaqeson nje pike kyce per diagnozen dhe
eshte mjafte i rendesishem. Kontrolli konsiston ne identifikimin e shtrirjeve anormale te mureve
te zorreve si ne vende te vecanat dhe ne pergjithesi. I rendesishem eshte dhe analizimi i portave
kryesore te hervieve. Prekja eshte hapi i pare i kontrollit duke filluar nga zona te largeta qe nuk
dhembin, pastaj kalohet ne prekje me te forta e te thella.

Ashpersimi, acarimet dhe nje dhimbje e pergjithshme e perhapur jane ne pergjithesi shprehjet e
nje procesi peritoneal. Shenja e Blumberg (dhimbja depressive e mureve abdominal) ve theksin
per percaktimin e ekzistences se nje peritonitis te lokalizuar ose nje gjendjeje bllokimi jo
peritoneal. E rendesishm ne diagnostikim eshte dhe shenja e Rovsing ne rastin e nje apendisiti
akut (presioni ne gropen iliakale ne te majte shkakton dhimbje ne gropen iliakale te djathte.
Shenja psoas (dhembje ne fleksionin inferior) si ai i obturacionit (mpirja e kembes kur perthyet
shkakton dhimbje te pergjithshme), jane tregues te shfaqes se shenjave retroperitoneale. Shfaqja
e abdomenit te trajtueshem nuk tregon gjithmon mungesen e patologjise acute por mund te
pasohet nga ngjarje shendetesore te renda, si infraktet e zorres, bllokimi i tyre sidomos ne fazat
fillestare.
Matjet konsistojne ne percaktimin e prezences se lengut te lire ne kavitetin peritoneal ose te
identifikimit normal te zonave, te trasheshise hepatike qe ne pergjithesi nuk shfaqen per
pneumoperitonitin ne rastet e perforacionit te brendshem. Me shtrirjen (tendosjen ) e zorreve
nga mbyllja (bllokimi), evidentohet tingulli timpanik, ose metalik shume tipik. Shperthimi retro-
vaginal ploteson testin ne abdomenin e trete inferior. Dhimbja e shkaktuar ne shperthim mund
te jete simptomatike e presences se nje abcesi pelvic.

Degjimi mund te jape se fundmi nje informacion te rendesishem te presences se nje peristaltike
dhe mbi intensitetin e sa. Zhurmat rezultojne te zhdukura te devijuara nga norma, nga prezenca e
nje peritonitis te pergjithshem ose ne rastet e nje semundjeje te acaruar te lokalizuar por shume
intense. Hiperperistaltika eshte tipike ne gjendjet e bllokimeve ose te enterokolitit akut.
Megjithate eshte e nevojshme te kujtojme se disa semundje metabolike te renda mund te
shkaktojne paralizen e zorreve ose zhdukjen peristaltike.

Diagnoza
Sot diagnostikimi i infeksioneve abdominale acute ka ndryshuar nga kohet e meparshme duke
filluar nga fazat e diagnostikimit deri ne ato teknike dhe klinike. Sot diagnostikimet jane me ta
avancuara. Ekzistenca ekografike me aparatura te sofistikuara, gjithashtu dhe tomografia e
komjuterizuar kane thjeshtesuar te tere diagnostikimet duke sjelle percaktimin, lokalizimin e
pathologjise ne menyre precise, dhe si rrjedhim percaktimin e terapise ne kohen e duhur.
Ndryshimi i pare per tu bere eshte sigurisht percaktimi nese flitet per nje abdomen akut
kirugjikal ose te trajtueshem me terapi konservative.

Persa i perket percaktimit radiologjik RX te abdomenit ne te bardhe eshte per perdorim ekstrem
per te evidentuar prezencen e ajrit te lene ne abdomen (shenja e perforacionit te zorreve) ose te
zhdukjes se profilit te ileo-psoas. Ekografia si nje metode e thjeshte e identifikimit mund te
dalloje mbledhjet e lengjeve ne kavitetin abdominal, edhe ne rastet e lehta. Nga ana tjeter
ekziston mundesia per te ekzaminuar melcine dhe rruget bilare, pankreasin, shpretken, veshkat
dhe organet pelvike. Shpesh ekzaminohen dhe shenja te patologjise direkte me TAC (tomografi
aksiale e kompjuterizuar). TAC paraqitet sin je vision precis i kavitetit abdominal dhe
permbajtjes se tij duke lejuar ne shumicen e rasteve nje diagnostikim precis.

Keto teknika integrohen ne diagnostikimin endoskopik qe perfaqeson nje test te ezofagut,


stomakut, duodenit e te tere kolonit duke evidencuar nje sere patologjish te ketyre organeve qe
fillojne nga hemoragjite ne gjendje stenotike deri ne mbyllje, bllokim te franche. Akti i fundit
diagnostikues (shpesh dhe akti i pare kirugjikal) eshte nderhyrja me metoden laparoskopike. Me
kete teknike mund te ekzaminohet duke shkaktuar trauma te vogla ne abdomen, organet e
brendshme dhe vazhdon me nje numer nderhyrjesh kirugjikale shpesh dhe te detyrueshme per
zgjidhje te problemeve shendetsore.

Mbi te gjitha duhet kujtuar dyshimi per hemo-peritonit, e cila eshte pika e ekspolorimit klasik.
Kjo eshte nje praktike medico-kirurgjikale e ekzekutimit te thjeshte, duke ndjekur pacientin qe
nga shtrati dhe kur ska rrezik, deri ne emergjencat kirurgjikale. Vec shenjave te dhimbjeve te
pershkruara ne paragrafin kushtuar simptomave ne fazen e diagnostikimit, eshte e rendesishme
te vleresosh kushtet e pergjithshme te pacientit me teste hemato-klinike qe mund te tregojne
ndryshime te numrit te leukociteve, anemise dhe luhatjeve elektrolitike.

Me nje rendesi te vecante rezultojne dhe vleresimi i pulsit, presionit arterial, frymemarrjes se
shpeshte dhe temperatures. Rritja e frekuencave kardiake shoqeron qe ne fazat e para nje
peritonit dhe ne rastet e hemoragjive. Presioni arterial eshte tregues i gjendjes se volemise edhe
pse duhet pasur parasysh qe ne fazat e fillimit mund te rezultoje, ne forme, te larte ose te ulet.
Frakuencat apo rritmet e frymemarrjes zakonisht te shtuara mund te shnderrohen (te
ndryshojne) ne proceset peritoneale ose ne shtrirjen abdominal. I rendesishem eshte edhe
vleresimi i gjendjes se hidratimit te pacientit.

PERITONITI
Ky eshte nje proces inflamator i perhapur ose i kufizuar, i provokuar nga prania ne kavitetin
abdominal te baktereve, nga sekrecionet e tubit tretes ose nga shfaqja e baktereve ne gjak.
Dallohen format septike te provokuara nga bakteret, perforacioni gastrik ose i zorreve, plage te
brendshme te abdomenit, dhe format klinike qe provokohen nga pankreasi ose kistet
pankreatike, hemoperitonitet, uroperitonitet, coloperitonitet, peritonitet chilose. Pasojat me te
shpeshta perfaqesohen nga proceset e acaruara (proceset inflamatore te organeve abdominal), te
organit abdominal (apendesit, kolecistitit, pankreasit etj) peforacionet e zorreve (ulcerat gastro
duodenale, nga bllokimet nga manovrat endoskopike), hemoragjite (trauma te shpretkes, barrat
jashte mitres, trauma te melcis etj).

Te rralla jane peritonitet primitive bakteriale te shaktuara nga dobesimi i imunitetit ose te
alergjise (mos reagimit) nga semundjeve te tjera. Mund te jene te lokalizuar ose te perhapura. Ne
te parat, procesi inflamator perfshin te tere serosen. Ne format e lokalizuara mekanizmat e
mbrojtjes arrijne te kufizojne inflamacionin qe mbetet i kufizuar. Nga kendveshtrimi klinik
dallohen dhimbjet abdominal. Ne format e lokalizuara simptomatologjia e dhimbjes limitohet ne
porcione qe ne te shumten e rasteve eshte i percaktuar. Reagimi i zorreve te inflamuara eshte
tipik, me grumbullin e lengjeve ne xhepat apo kthesat e lumenit me jashqitje dhe gazra. Kuadri
plotesohet nga anoreksia, te perziera e te vjella.

Shpesh kushtet e pergjithshme te pacientit shoqerohen me ethe, hypotension, takikardi


paroksizmale. Nga testet hemato-kimike dallohet rritje e nivelit te leukociteve (leukocitoze).
Peritoniti duhet te konsiderohet gjithnje nje patologji e rende derisa luhatjet qe e shoqerojne
shfaqen ne tere organizmin. Format e diagnostikuara ne kohe kane nje prognoze te mire nese
trajtohen kirurgjikisht sakte. Format me te perhapura jane nxjerre nga vdekshmeria e
ndryshueshme qe varet nga nje sere parametrash si mosha, kushtet e pergjithshme, shkaku i
acarimit (etiopatogjenza). Ne format e perhapura pacientet mund te shoqerohen nga nje gjendje
“shoku septic” ose mos funksionim i mjaftueshem i organeve, dhe te dyja kane prognoze jo te
favorshme. Trajtimi duhet te tentoje te largoje agjentet acarues te peritonitit ne masat e
ndermarra mjeksore-kirurgjikale sipas rasteve.

PERFORACIONI

Perforacioni ka lidhje me organet e te ushqyerit, ne traktin tretes (stomaku, duodeni, zorres se


holle dhe kolonit). Me te ralla jane ato kolicistike qe duke u verifikuar ne episode inflamatore
japin ne pergjithesi si rezultat nje proces peritonik. Etiologjia e perforacionit ka si baze kalimin
e permbajtjes se traktit tretes ne kavitetin peritoneal. Shperndarja e sekrecioneve sjel nje dem
septiko-klinik, kjo ne baze te structures anatomike te prekur. Kjo varet nga tipi i shperndarjes
bakteriale. Ne linje teorike pritet qe perforacioni i zorres se holle te sjell alternime kimike ndersa
ai i zorres se trashe alternime te natyres septike.
Perforacionet e te gjitha organeve mund te sjellin trauma te hapura ose te mbyllura nga nderhyrja
e materialeve te mprehta pse si pasoje e proceseve patologjike te lidhura me keto organe. Here
tjeter mund te jene provokuar na ekzaminimet endoskopike ose nga heqja endoskopike e masave
me dimensione te vogla. Fistulat pas operacioneve perfaqesojne nje ngjarje te gjeneralizuar.
Perforacionet gastrike ose duodenale jane sigurisht forma me spontane te perseritshme.
Perforacioni ne pergjithesi kur nuk nderhyjne faktore jatrogjene, eshte pasoje e nje ulcere ose
komplikacion i nje neoplazie. Ato qe vijne nga patologjia ulcerose, vijne ne menyre progressive
duke depertuar ne tunika muskularis dhe tunika serosa. Perforacionet ideale jane shume te ralla.

Mund te vijne me baze traumatike per nga semundja Crohnn, nga nje divertikul i lindur
(congenito), nga nje divertikul Meckel (ku shpesh gjejme gastrite ektopike me prezencen e
ulceres qe mund te shkaktoje komplikacione identike me keto te ulcerave gastrike tipike ose
duodonale), te ralla ne keto. Dhe tumoret pse te rralla mund te jene tipike ne kete patologji te
zorreve. Format me te shpeshta jane nekrozat iskemike qe vijne nga lloje te ndryshme.
Perforacioni kolik ka te njejten shenje si ai gastric. Perforacionet mund te jene dytesore sipas
patollogjive te ndryshme qe godasin organin. Semundja divertikulare eshte teper unike
(perforacioni eshte tipik tek semundjet divertikulare).

Keto patologji shpesh shfaqen ne mase abcesi, keshtu dhe pergjigja inflamatore mund tja lere
vendin nje peritonitis te pergjithshem duke u shoqeruar me nje ngarkese bakteriale ne kavitetin
abdominal. Edhe kanceret mund te kene te njejtat komplikacione, duke prekur edhe serozen e
zorreve dhe ashtu si episode e perforacionit mund te ndjekin te njejten rruge te rektokolitit
ulceroz ose te semundjes Crohnn. Duhet pasur parasysh edhe perforacionet jatrogene, nga
endoskopia ne vecanti per heqjen e polipeve te kolonit. Me kete simptome, geneza nuk eshte
direkte por mbivendoset pas nekrozes parciale te pareteve, qe vjen si pasoje e perdorimit te
elektrobisturise. Ne raste te rralla perforacioni mund te jete dhe pasoje e hapjes se tubave te
drenazhit, e migrimit interabddominal te protezave (te vendosura per te trajtuar hernien
inguinale), e perforacionit te dializes peritoneale ose dhe heqjen e kateterave.

Simptomatologjia

Karakterizohet nga dhimbje acute ne perforacionet pas-deudonale, nga efektet toksike dhe
erosive te permbajtjes endoluminale ne serozat peritoneale. Ne demtimet kolike dhimbja shfaqet
me ngadale, ne perforacionet e lira ne abdomen kuadri radiologjik i drejtperdrejte (kurre ne
sulfat bariumi) eshte patognomonik; ekziston gaz i lire qe perqendrohet lart, ne zonat poshte
diafragmes.

Infarkti intestinal

Ky term nenkupton alteracionet vaskulare acute qe sjellin nekroze te permasave te gjera te


zorreve ardhur nga bllokimet arteriole ose venoze te mezenterit. Bllokimi arterial verifikohet si
emboli qe formohen tek pacientet me fibralacion atrial, duke filluar nga aneurizma ose nga vatrat
aterosklerotike superior duke percaktuar nje zone pak a shume te gjere te iskemise se zorreve.
Oclusione vasale mund te verifiokohen edhe nga tromboza, ne te shumten e rasteve mbi
ateromat qe jane prezente ne nivelin e bifurkacionit te arteries mesenterika me aorten abdominal.
Efektet e fluksit arterior te penguar jane te ndryshme ne baze te pozicionit te trombit dhe kohes
se shperthimit. Ne rastet me te favorshme harkata e riolanit, mund te plotesoje nje pjese te
deficitit hemodinamik, vecanerisht ne rastet e instaurimit te ngadalte.

Ne zhvillimin e qarqeve lidhes kuadri klinik mund te jete asimptomatik ose me shpesh te
manifestohet ne abdomen klaudicatio klasik; me dhimbje post-partiale, te perziera e te vjella,
luhatje te jashteqitjes, gjak ne fece etj. Me bllokimin akut te arteries vihet re nje demtim organic
nga infarkti ne traktin intestinal, dhe si pasoje shperthen papritur nje dhimbje e nivelit te
kuadranteve abdominal medial, nganjehere me te vjella dhe nje manifestim gradual te nje kuadri
ileo paralitik, te cilat duken dhe nga nivelet hidroaerike te zorreve ne Rö direkt ne abdomen.
Zhdukja e peristaltikes te zorreve mund te paraprihet nga nje shkarkese e shkurtet diarreike, me
raste hemorragjike, karakteristike ne shoqerimin e saj me dhimbje acute ne kardiopartike dhe me
nderprerjen e zhurmave peristaltike pra mund te jete patogonomike per infarktin e zorreve.

Duhet cituar ne fund te fundit se dhe trombozat e arteries mesenterika inferior, qe mund te
bllokohet ne pergjithesi nga nje tromboze me baze aterosklerotike ose aneurismatike te aortes
duke sjelle te ashtuquajturen iskemi kolo-rektale, ne pergjithsi me pak simptomatike se format e
meparshme por njelloj te rezikshme. Forma me e rezikshme e infarktit te zorreve eshte bllokimi
qe perfshin te gjitha lidhjet e arteries mesenterike. Kuadri anatomopatologjik eshte kontradiktor
me shenjat e mbushjes se organit me gjak ndjekur nga fenomeni i gangrenes. Kuadri klinik i
bllokimit venoz duke e krahasuar me ate arterial ka shperthim me te fshehte dhe te ngadalte.
Nderhyrja kirurgjikale eshte e domosdoshme ne fazat e avancuara te nekrozave te brendshme;
prognoza e subjekteve jo te trajtuara fatale.
Diagnostikimi i parakohshem i infarktit venoz mund te lejoje nje nderhyrje me medikamente
fibrinolitike dhe antikoagulante, per te trajtuar kete patologji, per te ulur demin dhe per te
parashikuar nderhyrjen kirurgjikale. E rendesishme eshte te dihet qe gjendja dhe vleresimi i
efikasitetit te trajtimit mjekesor mund te vleresohet edhe me ekzaminimin laparoskopik.
Rezultatet e nderhyrjes kirurgjikale qe megjithse shpesh shoqerohen me vdekje, nuk pengojne
perseritjen e episodeve iskemike. Infarkti i zorreve vec te tjerash ai masiv kerkon thuajse gjithnje
sakrifikimin e gjere te zorreve. Ne sindromat e zorreve te shkurtra kontributi i te ushqyerit
kryesisht parental korrigjon disekuilibrat hidro-elektrolitike e metabolike per nje kohe te
limituar. Megjithkete eshte per tu shenuar mundesia e transplantimit te zorreve, qe eshte akoma
ne fazat kerkimore.

Okluzioni intestinal ileo (ileusi)


Okluzioni intestinal ileo eshte nje syndrome qe provokohet nga nderprerja e progresionit te
permbajtjes se zorreve. Dallojme nje forme mekanike qe shkaktohet nga nje pengese, nga ileo
paralitik qe vjen nga mosfunksionimi i duhur i zorreve dhe sjell mungesen e peristaltikes. Ne
disa situata te vecanta mund te ndodhe shoqerimi i te dy tipologjive, gje qe sjell vehtiresi ne
diagnozen diferenciale.
Oklusioni mekanik.
Ileusi mekanik mund te shkaktohet nga bllokimi, stenoza, kompresioni, perthyerja dhe
perdredhjet. Bllokimet i detyrohen prezences se nje pengese te brendshme ne lumenin e zorreve.
Kjo eshte nje ngjarje eshpeshte dhe mund te shkaktohet nga nje tumor vegjetant, nga fekalomat,
kalkula te medha te futura ne zorre qe kane ardhur nepermjet fistulave bilio-digestive, bezoari
etj. Stenozat jane rezultat i nje patologjie te tipit inflamator ose neoplazik qe ngushtojne
kufizojne lumenin e zorreve ose rezultat i riparimit kirurgjikal jo idonea ose e komplikuar me
shenja cikatriciale. Kompresionet vijne pergjithesisht nga proceset neoplazike mbi organet e
aferta qe mbeshteten mbi muret e zorreve.

Ndersa angolaturat jane dytesore, nga problemet aderenciale qe mund te verifikohen si pasoje e
aderencave post-kirurgjikale ose post-inflamatore. Me termin “strangolamento” kuptojme
mekanizma te ndryshme occlusive, si volvolo, invaginazioni i zorreve dhe bllokimin e nje porte
herniarie, qe kane te perbashket faktin e percaktimit te vuajtjeve te renda vaskulare. Nga
pikepamja fizpatologjike okluzioni intestinal eshte pergjegjes per disa alternime te ekuilibrave
hidro-elektolitik. Nderprerja e kalimit te permbajtjes enteriko te zorres nxit nje pergjigje
kundervepruese. Energjike e te zgjatur ne tentative per te shmangur pengesen. Keshtu procesi ne
format kronike recidivante con ne zgjerim progresiv te anseve mbi pengesen dhe si pasoje sjell
nje zgjerim progresiv te anseve gje qe shkakton nje demtim iskemik te indeve.

Hipoksia dhe demtimi indoor provokojne humbjen e likideve ne lumenin e zorreve, gje qe sjell
nje dehidratim te shpejte si pasoje e nje hipovolemie absolute qe po te mos trajtohet si duhet sjell
nje “shok” hipovolemik. Gjate kalimit te likideve ne zorre kemi humbje te elektroliteve, ne
vecanti humbje klori, sode (natriumi) e potassio “kaliumi”, dhe si pasoje shkakton ndryshime ne
tkurshmerine e muskujve dhe ne percjellshmerine e fibrave nervore. Vec te tjerave deficiti i
kaliumit sjell pasoja te renda ne funksionin kardiocirkulator. Ne format e perdredhjes demi
iskemik akut eshte shume i rende. Ky con drejt dhe ne pak ore nga gangrene dhe me pas nga
perforacioni ne peritonit i hapur me kuadrin klasik te shenjave te abdomenit akut.

Ne format e okluzionit pa deme vaskulare (sub-akute, kronike, perseritese, te shpejte) dhembja


eshte gjithnje e pranishme dhe e lidhur me hiperperistaltiken edhe pse kjo eshte me episode
paroksistike. Te vjellat jane nje vecori pak a shume konstante, te hershme ne okluzionet e larta
proksimale duke pasur parasysh ato distal duke perbere edhe simptomatologjine ne rastet me te
renda. Ne rastet e okluzioneve distale mund te shfaqen te vjella fekaloide. Alvo (kalimi) eshte i
mbyllur me jashteqitje e gazra. Ndonjehere mund te kete edhe jashteqitje te feceve pas instalimit
te kuadrit klinik, shenje vetem e zbrazjes ne pjesen poshte pengeses, pasoje e shkaterimit te
mukozes dhe jo e hapjes se kalimit. Ne kuadrin sub-akut te abdomenit ben pjese ne pergjithesi,
meteorizmi, si shkak i shtrirjes se aneve te zorreve ne maje si pasoje e pengeses. Kjo shenje eshte
prezente si ne ileusin mekanik qofte dhe ne ate funksional. Ne te paren meteorizme mund te jete
me i theksuar ne disa pika se ne te tjerat sipas lartesise se pengeses.

Diagnoza

Eshte se pari klinike e bazuar ne te dhenat nga anamneza dhe nga ekzaminimi. Shpesh shfaqen
ethe dhe leukocitoze. Ekzaminimet e para shpesh konfirmojne dyshimet per ileus. Ekzaminimi
radiologjik direkt ortostatik tregon prezencen e niveleve hidroareike. Trajtimi eshte
domosdoshmerisht kirurgjikal duke konsistuar ne heqjen e shkaktareve te okluzionit dhe ne
zvendesimin e humbjeve hidroelektrilike, kusht ky qe perfaqeson kuadrin e perpjekjes
terapeutike te gjitha gjendjeve oklusive. Ne okluzionet ezofageale, te rrugeve biliare
enterokolike, rikanalizimi mund te perfitohet ne momentin e pare me nderhyrjen endoskopike
permes ndihmes se lazerit, me ane te zgjerimit ose futjes se protezave

Ileusi paralitik.
Ileusi paralitik ka si moment fiziopatologjik kryesore acarimin peritoneal. Ky gjendet ne te tera
sindromat e peritonitit te perhapur. Edhe plaget e thella te abdomenit dhe pa demtime te organit
mund te jene pergjegjese per ileusin. Ne te njejten menyre mund te konsiderohet nderprerja e
peristaltikes qe pason ne ditet qe vijne pas nje nderhyrjeje laparotomik. Midis shume faktoreve
etiologjik pergjegjes te ileusit paralitik nje pjese e tyre lidhet me patologjite retroperitonale te
veshtira per tu diagnostikuar shpesh te panjohura, pikerisht per manifestimin klinik me te
dukshem te ileusit paralitik. Duke kujtuar qe edhe marrja e shume medikamenteve ose abuzimi
me to provokon paralizen e zorreve.
Mungesa e kontraktimeve peristaltike duket dhe ne okluzionet mekanike dhe atehere zorra per te
perballuar demtimin, sforcohet aq shume sa mund te pesoje nje paralize te vonshme. Diagnoza
eshte klinike totalisht dhe konstaton mungesen e progresionit te peristaltikes te zorreve (mungesa
e zhurmave te zorreve, kalimi i mbyllur nga fecet e gazrat). Mund te kete te perziera e te vjella.
Meteorizmi ndryshe nga fromat mekanike eshte i perhapur ne te gjithe abdomenin. Format
adinamike (funksionale) edhe pse mund te duken pa interes kirurgjikal jane gjithnje pasoja te
peritonitit te perhapur ose shprehje te patologjive kirurgjikale inflamatore intra ose retro
peritoneale.

Fistula gastroenterik
Fistula enterike perfaqeson nje patologji lidhese midis nje porcioni cfaredo te traktit
gastrointestinal dhe lekures (fistulave te jashtme) dhe organeve te tjera te brendshme, hapesires
peritoneale, zonave retroperitoneale dhe toraksit (fistula e brendshme). Mbi bazen e kritereve
etiopatogjenetike mund te dallojme fistulat kongenitale (te lindura) dhe acquisite (te fituara).
Keto te fundit te ndara ne menyre inflamatore, parazitare, bakteriale, neoplazike te provokuara,
traumatike, kirurgjikale. Me shfaqjen e formacioneve te tilla duhet kryer nderhyrje kirurgjikale
ne 75-85% te rasteve, dhe ne pjese te vogla dhe ngjarje spontane ne paciente me semundje
diverticolare te kolonit dhe me IBDs.

Tiparet dalluese per te vleresuar patologjine fistulare jane lokalizimi topografik (ezofageal,
gastric, duodenal, kolik, biliar, pankreatik), trajektimi (i thjeshte ose i perbere), koha e shfaqjes
(e hershme ose e vonshme) dhe aftesia mbajtese e ulet apo e larte, nga sasia e materialit qe fistula
drenon ne njesine e kohes (24 ose 48 ore). Dyshimi ne diagnose lind ne momentin e pare nga
kontrolli i imet i pacientit. Dalja e permbajtjes TGI mund te behet permes kanaleve te lekures ose
ne paciente te operuar me ane te tubave te drenazhit ose plages kirurgjikale. Ushqyerja e
pacientit duhet te vleresohet ne baze te gjendjes te tij te pergjithshme. Soministrimi i ngjyrueseve
vitale si blu metileni npm SNG ose nga goja, sherben per te vleresuar kohen e kalueshmerise se
kontrastit nga momenti i marjes deri ne eliminimin e tij, nepermjet lekures ose nga drenazhet.

Per studimin e anatomo-funksional (tiparet e vendodhjet e fistulave) jane te dobishme sipas


rasteve dhe studimeve radiologjike ose me m.d.cidrosolubile, klizma e thjeshte, ekotomografia e
kompiuterizuar spirale e distriktit abdomino-plevik (me mundesine e pozicionimit te tubit te
drenazhit TC e udhehequr dhe fistulografia per fistulat e brendshme te lekures). Trajtimi i
fistulave te zorreve eshte i lidhur me faktore te ndryshem, si kushtet e pergjithshme te pacientit
(te vete patologjise, semundjeve shoqeruese), gjendja e te ushqyerit si ne gjendjen fillestare(para
ose pas operimit), qe ne fazat e trajtimit, tipologjia e fistules (vendndodhjet). Terapia shtrihet nga
ajo medikale deri ne ate kirurgjikale dhe parakirurgjikale.

Nese nga trajtimi mjekesor fistulat rezultojne parazitare e bakteriale dhe nga ana tjeter dalin
ngjarje spontane eshte sugjestiv nje trajtim terapeutik kirurgjikal. Deiscenza anastomike kerkon
nje vleresim jo gjithnje te lehte per te pasur ne skemat e formatuara. Ne fund te trajtimit te
deishences se provokuar duhet patur ne considerate dhe kunderindikacionet e cdo lloj sjelljeje
conservative te treguara ne acronimo FRIEND (trup i huaj, rrezatim, acarim, epitelizim,
neoplazi) me kequshqyerje te shtuara e sepsi, per keto te fundit ne fakt trajtimi i zgjedhur mbetet
vetem ai kirurgjikal. Sistemi parashikon identifikimin e nje ose me shume drenazheve qe jane te
pranishme ne deishentet anastomotike.

Nisur nga pervoja per te mos mbledhur materiale enterike ne abdomen, tubi i drenazhit duhet te
jete i lidhur me nje aparature te frymemarrjes (aspiruese) me presion sub-atmosferik (262,2 dhe
337,5 mmHg) matur ne dhomat e poshtme SOTTOVUOTO. Nje nderhyrje e dobishme do ishte
edhe perdorimi i nje dreni tjeter permes te cilit te kryhej shpelarja me solucione antiseptike ose
antibiotike. Me vazhdimin e trajtimit te fistules dhe mbylljes graduale te saj behet zvendesimi i
tubave me te tjera te diametrave progresivisht ne ulje. Ndersa fistula enterokutanea duhet te
shoqerohet me eviscerazione, sistemi do te jete me shume kompleks, ansat e ekspozuara duhen
mbuluar me gazra te vajisura duke bere perjashtim ne zonen e fistulizuar.
Trajtimi ne kete rast eshte shume me kompleks dhe ansat e ekspozuara duhen vajisur me gazra te
njome duke bere perjashtim ne zonen e fistules. Pra aplikohen drenazhe mbi paretet laterale te
laparatomise dhe ne rajonin e perifistulizuar duke drenuar jashte nga pjesa e poshtme e plages. E
gjitha mbulohet me material mjekimi hidrofore, ne menyre qe te mos kete humbje termike. Me
pjesen e brendshme te plages aty ku dalin jashte drenazhet dhe mblidhen sekrecionet organike,
aplikohet nje pllake kolostomie qe e lidhin me sistemin e aspiracionit duke ber epunen e dhomes
se poshtme bosh. Aq sa kompleks eshte trajtimi, aq qarte tregon se eshte i duhur per pacientin ne
kushte kritike te pergjithshme per te cilet akti kirurgjikal eshte me shume vlera mjeko-ligjore, se
me vlera curative.

Ne fazat fillestare pacientet mbeshteten nga te ushqyerit parenteral total gjate trajtimit aty ku
shihet funksionimi i mire i sistemit dhe kanalizimeve te pranishme, kalohet ne sistemin e
ushqyerjes enterale me pare dhe pastaj te ushqyerit ose, me nje diete hiperproteinike dhe
hiperkalorike bazuar ne ushqime te zgjedhura. Venia ne perdorim te ketij sistemi ka nevoje per
monitorim te kujdesshem ditor te pacientit mbi menyren si funksionon dhe eshte pershtatur ne
organizem, c’te reja ndodhin deri ne momentin e mbylljes te fistules. Mjeku ne cdo moment te
trajtimit duhet te vendose per nderhyrjen kirurgjikale duke gjykuar nga situatat shendetesore,
komplikacionet septike, hemorragjite dhe konkluzionet etj.

Hemorragjite digjestive
Klasifikimet e hemorragjive te kanalit te ushqyerit perbejne ne vetevete nje patologji te
rendesishme per rastet e shpeshta ne popullate. Shtimi i rasteve per vete etiologjite e ndryshme
kerkone vec te tjerash ne shumicen e rasteve nje nderhyrje multidisiplinore. Klasifikimi i
hemorragjive te traktit digjestiv bazohet ne; aspektin e humbjes se gjakut dhe rruges se
shperhapjes, teresise se humbjes dhe modalitetit te shperhapjes, vendndodhjes, pamjes se gjakut
dhe rruget e perhapjes, rruget orale (hematemeza), vjellje e materialit hemorragjik qe vjen nga
gjakosja e pjeseve superiore (te siperme) te aparatit tretes (ne piken e Treitz ose ndryshe ne
junksioni duodeno-jejunal) me ngjyre te kuqe nese hemorragjia ka qene e shpejte dhe masive,
dhe me ngjyre kafe n.q.se procesi ka qene i ngadalte dhe materiali hemorragjik i eshte nenshtruar
perpunimit nga lengu gastritik.

Rruget anale (melena), shperhaja, dalja e feces me ngjyre te zeze nga transformimi i pigmenteve
tematike nga sekrecionet digjestive dhe bakteriale te flores te zorreve. Eshte pergjithsisht nje
gjakosje diskrete (>80ml) ne fillim te valvoles ileo (cekale) qorre. Mund te shprehet dhe me
hemorragji te origjines distal. Kusht i nevojshem qe te manifestohet melena eshte, ne cdo rast
gjendja e gjakut ne brendesi te kanalit tretes per nje kohe te mjaftueshme per te ndodhur
transformimi tretes i pigmenteve hematike. Gjaku occulto: shprehje e gjakosjes modeste kronike
ne fece e zbuluar kjo ne analizat laboratorike. Enterorragia: shperhapja e gjakut te kuq i fresket
pergjithesisht nga demtimi i zorreve (ne piken e lidhjes Treitz) por me shume kolike, kur
vendndodhja e demtimit eshte zona ano-rektale atehere flitet per proktoragji. Ne shume raste
mund te jete shprehje e gjakosjes massive dhe kjo con ne nje ritje shume te shpejte te transitit ne
zorre me aktivitet peristaltic te shtuar duke shmangur funksionin e tretjes.
Vendndodhja e hemoragjise.
Hemoragji te siperme, origjina ne maje siper lidhjes Treitz (supramesocolike). Hemoragji te ulta
kane origjinen ne piken e Treitz (sottomesocolike). Kompozimi, ardhja dhe zgjerimi statistikave
te referuara (perberja, ndodhja dhe perhapja e rasteve te referuara) nuk eshte thjesht identifikimi i
demtimeve te shumta pergjegjese te origjines se hemoragjise digjestive. Vendndodhjen
supremazokolike te hemorragjise e gjejme ne, ulceren peptike, gastroduodenopati acute erosive,
varicet e ezofagut e gastritet nga hipertensioni portal, sindromat Mallory Weiess (lacerazione
kardiake induktuar nga te vjellat), ezofagiti, divertikulitet, neoplazite e traktit digestive te siperm,
hemofilia, djegiet si pasoje e gelltitjes te bazave, gelltitjes te trupave te huaj, hemorragji stomaku
te brendshme spontane, demtime jatrogene angiodisplazi aneurismatike ose protetike.

Semundjet sistemike (uremia, myeloma, amiloidoza, inflamacioni i indit lidhor, policitemite,


sepsis). Semundje hemorragjike, trajtime antikoaguluse. Vendndodhjen submezokolike te
hemorragjise e gjejme: ne semundjet hemorroidale, ragade, divertikulare (divertikukoza),
semundje inflamatore te zorreve angiodisplazite infarct i zorreve, ulcera peptike te zorreve
(Zollinger Ellison), ulcera solitare Volvolo, divertikuli i Mekel, invaginacion, demtime
jatrogene.

Semundje hemorragjike. Trajtimi i antikoaguluese. Nga kontrollet dhe studimet e bera disa
semundje jane te shpeshta dhe pergjegjese per shperthimet hemoragjike. Natyra e humbjes dhe
modaliteti i perhapjes shprehet me: hemoragjine persistente kronike, humbje te vogla te
vazhdueshme e te shoqeruara me anemi sideropenica (sideropenike) duke u shfaqur me melena
ose gjak akut. Hemoragji acute masive, manifestohen me hematemeze ose enteroragji e
shoqeruar me disekuilibrin hemodinamik ose gjendje shoku.

Diagnoza duhet te dale duke vleresuar teresine e hemorragjise, identifikuar tipin e patologjise
pergjegjese, lokalizuar vendndodhjen e demtimit specific, perjashtuar ose jo prezencen e
demtimeve te zones se gjakosur. Ky mund te quhet procesi ose hapi i pare i vleresimit te
gjendjes qe ndikon ne mbledhjen e te dhenave te duhura anamnestike per nje test sasior e cilesor
te materialit hematik te marre, nje vizite mjekesore te orientuar sipas te dhenvae te perfituara, nje
monitorim i parametrave jetesore (T.A., diureze,) dhe me pas pritjen e rezultatit nga analizat
laboratorike.

Faza e nivelit te dyte parashikon zbatimin dhe ekzekutimin e praktikes instrumentale mjekesore
duke pritur te dhenat e duhura per vendosjen e terapise qe do te ndiqet. Gjate fazes se pare eshte i
nevojshem analizimi i te dhenave te marra, hapja e nje rruge venoze (qendrore dhe periferike)
dhe nese duhet nje sonde nazogastrike. Anamneza familjare konfirmon prezencen ose jo te
polipozave familjare dhe te koagulopatise se trasheguar. Behet dhe anamneza fiziologjike per te
vleresuar stilin e jetes dhe higjenen personale. Me mbledhjen e te dhenave anamnestike eshte e
mundur berja e diagnoses. Veme re se jane me te perhapura tek moshat e reja semundjet ngjitese
infective te zorreve, invaginacionet, polipozat, divertikuli i Meckel, ndersa tek te vjetrit shfaqen
shpesh demtimet hemorragjike, neoplazite dhe divertikulozat.

Anamneza patologjike ka si qellim evidentimin e semundjeve te meparshme, te traktit tretes ose


te koagulopative, nga nderhyrjet kirurgjikale te meparshme, me ose pa pozicionimin arterial
protezike. Shkaqet e stresit (sepsis, djegie, trauma, demtime neurologjike) uremia episode e
vjelljes, tenezmat, gelltitjes te gelbazave. Ekzaminimi objektiv eshte nje moment i rendesishem i
procesit te diagnostikimit aq dhe orientues nga te dhenat e mara per te percaktuar lokalizimin e
hemorragjise me procedurat e duhura (te jashtme, muko-kutane, orale, anale) dhe me ane te
prekjes per te zbuluar gjendjen e patologjise se brendshme. Nuk eshte e thene te ulesh
gjakderdhjen duke observuar sasine e gjakut te nxjerre pasi ai mund te kete dale nga substancat
organike, monitorimi i parametrave vital jep te dhena mbi gjendjen reale te humbjeve te gjakut.

Ketu shenjat e par ate hipovolemise perfaqesohen nga hipotensioni ortostatik, me pas deri ne
shokun hipovolemik deri ne takikardine sinusale. Modaliteti i perhapjes dhe vecorite e materialit
te nxjerre jane tregues te vendndodhjes se hemorragjise. Analizat laboratorike
(emocromocitometrico (HCT),koagulimi, funksioni i veshkave (renal), dhe hepatic, glicemia,
elektrolitet, Astrup-i) ne oret e para nuk japin te dhena te pritshme mbi teresine e hemorragjise.
Humbja ne kete kuader e plazmes dhe rruazave te kuqe te gjakut nuk percakton nje luhatje te
parametrave te gjakut, perfaqesojne gjithsesi nje tabele ose kuader te kushteve te pergjithshme te
shendetit.

Ne 24-48 ore shkalla e anemizacionit ka vlere klinike te rendesishme sepse per cdo pike ne renie
te hematokritit kemi humbjen e 100ml gjak. Pasi percaktohen hidhemi ne fazen e dyte te
realizimit te endoskopise (EGDS per demtimet sopramesocolike (sopramezokolike),
kolonoskopi, sigmoidorektoskopi per demtimet colo-rektali) e ne raste te zgjedhura berjen e
testeve angiografike (per demtimet e zorres).

Terapia

Cdo procedure terapeutike duhet te zbatohet qe te vendose riekuilibrin tek pacienti dhe
nderprejen e hemorragjise. Numri i madh i semundjeve eshte ne gjendje te percaktoje
gjakderdhjen e aparatit tretes qe shpesh eshte shkaktar madhor i semundshmerise, dhe ne te
njejtin pacient imponojne nje ndjekje multidisiplinore si te tilla nuk mund te standartizohen.
Pjesa me e madhe e hemorragjive te aparatit tretes zgjidhen, por ne 20% te rasteve ato perseriten
duke mbartur keshtu me vete edhe riskun e vdekjes. Nderhyrjet terapeutike jo-invazive
realizohen nepermjet korrigjimit te volemise, me lengje, gjak, barna antisekretiv antiacide, ulja e
fluksit splanknik (somatostatina e derivative sinteze, β bllokues).
Mjetet terapeutike invasive

Mjetet terapeutike invasive jane mekanike (sonda hemostatike e Sengstaken Balkemore),


radiologjike, infusion angiografik farmakollogjik selektiv, embolizim selsektiv. Pozicionimi
TIPSS (transjugularintrahepatic, portosystemic, shunt).

Endoskopia

Trajtimi i origjines se hemoragjise: terapi hemostatike locale, terapi sklerozituese, lidhje (ligim),
terapi termike kirurgjikale ne rast te deshtimit te terapive jo-kirurgjikale, ne rastet e hemoragjise
massive. Hemostaze me suturim direkt. Rezeksion gastric, te zorreve, kolike tipike ose te
aplikuar sipas nevojes, varice gastroesofageale, transeksioni i variceve te ezofagut, vagotomi te
zgjedhur.

Infermieristika

Detyrat e infermierit per te ndihmuar pacientin me abdomen jane :


- Vleresimi i kushteve te pergjithshme te pacientit (faciesit, kolorimit, gjendjes se
ndergjegjes, djersitjes, teresise se dhimbjes).
- Mbledhja e te dhenave anamnestike per semundjet dhe terapite ne zbatim.
- Inspeksione te abdomit dhe portave herniare, okluzion intestinal, abdome globoso i
tendosur, timpanico peritonit; emboli me akte te frymemarjes.
- Patologji vaskulare acute iskemike, me pasiente teresisht te acaruar nga dhimbjet.
- Patologji vaskulare acute hemorragjike, vleresimi i pulsit.
- Monitorimi i presionit arterial e Fc (monitorimi i TA dhe FK).
- Monitorimi i temperatures te trupit.
- Vleresimi i funksionimit te frymemarrjes (FR) ECG.
- Pergatitja per analiza te shpejta hematologjike.
- Pozicionimi i terapise dhe sigurimi i nje rruge venoze periferike dhe marrja e
sol.fiziologjike rehidratuese.
- Pozicionimi i SNG e vleresimi i permbajtjes se materialeve biliare, gjendjeve okluzive,
intestinale, peritonitis pankreatiti, material fecaloide, okluzione te zorreve, gastropati
hemorragjike, patologji iskemike acute vaskulare.
- Mbledhja e te dhenave ne lidhje me patologjine.
- Kontrolli i sasise e cilesise se diurezes.

Asistenca pre-operatore
Realizohet me, pozicionimin e kateterit vezikal. Trikotomi abdominal, pastrimi abdomenit.
Furnizimi me terapi antibiotike, analgjetike dhe preanstetike sipas ndikimeve te mjekut.

Literatura
“Kirurgji e Pergjithshme”
Fq. 165 - 182.

You might also like