You are on page 1of 10

I.

FAMILJA GJUHËSORE INDOEVROPIANE DHE GJUHA SHQIPE

I. GJUHA DHE TIPARET E SAJ


• Gjuha është një dukuri që i shërben gjithë shoqërisë, si një mjet i marrëdhënieve ndërmjet njerëzve, si një
mjet i shprehjes së mendimeve duke u dhënë mundësi njerëzve të merren vesh mes tyre dhe të organizojnë
veprimtarinë praktike shoqërore.
• Gjuha lindi në bashkësinë primitive në procesin jetësor e atë të punës si një nevojë e domosdoshme e
realizimit të marrëdhënieve ndërnjerëzore.
• Format primitive të shfaqjes së saj: shenjat, vizatimet, simbolet….
• Çdo gjuhë ka këto tipare:
a) karakterin shoqëror: ekzistenca, funksionimi dhe zhvillimi i gjuhës janë të lidhura ngushtë me
qenien dhe zhvillimin e shoqërisë që e përdor funksionalisht atë.
b) karakterin historik: zhvillohet, ndryshon e përsoset vazhdimisht, duke u trashëguar nga brezi në brez.
Kujto: tekstet e vjetra, dokumentet e shkruara në kohë të ndryshme, ndryshimet në leksik etj.
c) ligjet dhe rregullat e veta të organizimit dhe të funksionimit: fonemat zanore e bashkëtingëllore
bashkohen sipas rregullave të caktuara duke na dhënë morfema, të cilat bashkohen për të formuar
fjalë, pastaj fjalët me njëra – tjetrën për të krijuar fjali.
II. VENDI I SHQIPES NË FAMILJEN GJUHËSORE INDOEVROPIANE
• Familja gjuhësore është grupimi më i madh i gjuhëve të afërta (burim i përbashkët, material
gjuhësor i përbashkët: fjalë, forma fjalësh, rrënjë etj.). Gjuhët indoevropiane kanë
bashkëpërkime në fjalorin e trashëguar, në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore.
• Degët janë grupime më të vogla brenda një familjeje gjuhësore, të cilat ngërthejnë gjuhë që
mund të kenë lidhje më të ngushta me njëra – tjetrën. Familja gjuhësore indoevropiane ka 12
degë. P.sh.: dega romane (frëngjishtja, italishtja, spanjishtja, portugalishtja…); dega gjermanike
(gjermanishtja, anglishtja, suedishtja, danishtja…) etj.
• Gjuha shqipe është degë më vete në familjen gjuhësore indoevropiane. Përkatësinë e saj në
këtë familje e ka vërtetuar linguisti gjerman Franc Bop, i ndjekur më pas nga G. Majeri, H.
Pederseni, E. Çabej, Sh. Demiraj, I. Ajeti, R. Ismajli etj.
• Shembuj të lidhjes me ilirishten, si paraardhëse e saj: a) faktori gjuhësor: Dalmatia (shq. dele);
Dardania (dardhë); Ulqini (ulk, ujk); Bardus, Barduli (Bardhi, Bardhyli); dasius (dash) etj.
• b) faktori etnografik: xhubleta – vjeshje grash në Malësinë e Madhe; punime me argjend;
gojëdhëna e përralla;
• c) faktori historik: vendbanimi i shqiptarëve të sotëm në trojet antike të popujve ilirë.
III. DIALEKTET DHE GJUHA STANDARDE SHQIPE
Gjuha e një kombi karakterizohet nga variante të ndryshme, të cilat realizohen në territore të
ndryshme, nga folës të ndryshëm.
- Dialekt: të folurit e një krahine me veçori të ndryshme nga të folurit e krahinave të tjera të një gjuhe.
Në shqipen dallohen dy dialekte, kufirin e të cilave e shënon lumi Shkumbin: a) gegërishtja (dialekti
verior): përveç shtrirjes brenda kufirit shtetëror të Shqipërisë, në Kosovë, në një pjesë të Maqedonisë,
në Kosovën Lindore, në Mal të Zi etj.; b) toskërishtja (dialekti jugor): përveç shtrirjes brenda kufirit
shtetëror të Shqipërisë, në Greqi, në krahinën e Çamërisë, në anën e Prespës, Ohrit e Strugës deri në
Manastir.
- Nëndialekt: ndarje e dialektit, ku bëjnë pjesë një grup të folmesh shumë të afërta- grupim i të
folmeve krahinore .
- E folme: varietet i gjuhës, i cili nuk mund të “ndahet” më tej: idiolektet (ligjërimet e individëve të
veçantë); të folmet vendore ( të folmet e fshatrave, të qytezave a të qyteteve të veçanta); të folmet
krahinore ( e folmja e Malësisë së madhe ne Veri apo e folmja e Bregdetit në Jug).
- Gjuha standarde është varieteti i përzgjedhur i një gjuhe , i cili kodifikohet , pranohet e duhet të
përdoret nga të gjithë anëtarët e një bashkësie gjuhësore në praktikën shkrimore e botuese në
letërsi, media, në shkollë e në komunikimin zyrtar të të gjitha institucioneve.
Gjuha shqipe

Shqipja standarde

Toskërishtja Gegërishtja

Verilindore Labërishtja Çamërishtja Veriperëndimore Jugore Verilindore

Të folmet e Italisë, Greqisë, Bullgarisë e


të Ukrainës Të folmet e Dalmacisë
IV. DREJTSHKRIMI I GJUHËS SHQIPE DHE PARIMET E TIJ

 Kongresi i Manastirit (1908) finalizoi përpjekjet e Rilindësve për hartimin e një alfabeti të vetëm, i cili
përdoret edhe sot.

 Komisia Letrare Shqipe e Shkodrës (1916-17), përzgjodhi elbasanishten si gjuhë të shkrimit letrar.

 Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968) , miratoi njëzëri përdorimin e gjuhës së vendit “amë” si gjuhë
e përdorimit publik.

 Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972), përzgjodhi dhe kodifikoi përdorimin e variantit të
sotëm të shqipes standarde.

 Veprat kodifikuese: “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), “Fjalor drejtshkrimor i gjuhës shqipe”
(1976), si dhe mjaft fjalorë të gjuhës shqipe (1981, 1984, 2002, 2006).

 Norma drejtshkrimore përbën një nga hallkat e procesit normëzues të një gjuhe. Drejtshkrimi ose
ortografia (nga gr. orthos – i drejtë dhe grapho – shkruaj) është një sistem rregullash që përcaktojnë:
1) shkrimin e fjalëve dhe të morfemave të tyre (rrënjëve, parashtesave, prapashtesave, mbaresave); 2)
shkrimin e fjalëve njësh, ndaras dhe me vizë në mes; 3) përdorimin e shkronjave të mëdha; 4) ndarjen
e fjalëve në fund të rreshtit.
 Parimet mbi të cilat mbështeten rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe:
1. Parimi fonetik që është parimi themelor i drejtshkrimit. Sipas këtij parimi fjalët shkruhen ashtu
siç shqiptohen në ligjërimin letrar. P.sh.: shqiptohet nënë dhe shkruhet nënë, lodër- lodra, i vogël
– i vogli, i sotëm – e sotme, besë – besnik, kokë - kokulur, bashkë - bashkautor etj.
2. Parimi morfologjik kërkon që fjalët dhe pjesët e tyre përbërëse të shkruhen njësoj, pavarësisht
nga ndryshimet tingullore që shkaktohen prej ligjeve fonetike që veprojnë sot në shqipen. Kështu,
ruhet struktura e fjalëve dhe njësia e trajtave të tyre: pjesë – pjesëtoj –pjesëtar; copë – copëtoj –
copëtim; s’ dua ; i sotshëm; fshatarë; shitës; vetëshërbim; pjesëmarrje etj.
3. Parimi historik - tradicional merr parasysh traditën e hershme shkrimore, e cila nuk i përgjigjet
drejtshkrimit të sotëm. Ky parim zbatohet:
a) te fjalët: këqyr, bërryl, gërryej, kërrus, kërrabë, tëharr, tëholl;
b) te emrat mashkullorë me ë- fundore: atë, kalë, brumë, dyllë, mjaltë, burrë, ballë ;
c) te fjalët me prejardhje të huaj: diagonale, funksion, alkool, koordinatë etj.
ç) te fjalët: shlyej (por çlirim), shmang (por çmontim), shndrit, shndërroj (por çnderim).
 Drejtshkrimi është i lidhur në mënyrë të ndërsjelltë me drejtshqiptimin. Në këtë lidhje të
dyanshme drejtshkrimi është parësor dhe ndihmon në zotërimin e normës drejtshqiptimore.
V. NJOHURI TË PËRGJITHSHME PËR MORFOLOGJINË
Morfologjia (gr. morphe = formë dhe logos = fjalë, dije, shkencë), si degë e gramatikës
studion:
a) format e ndryshme që marrin fjalët gjatë përdorimit dhe të kuptimit të këtyre formave;
b) klasifikimin e fjalëve në klasa fjalësh apo kategori leksiko – gramatikore që quhen pjesë të
ligjëratës;
c) strukturën morfologjike të fjalëve – morfemat dhe llojet e tyre;
ç) tipat kryesorë të fjalëformimit.
Pra, objekt i studimit të morfologjisë është fjala, e cila studiohet edhe si pjesë e ligjëratës, edhe nga
pikëpamja e formave dhe kuptimeve gramatikore përkatëse, edhe nga pikëpamja e strukturës, si edhe
nga pikëpamja e formimit.
Morfologjia lidhet ngushtë me sintaksën, si dy degë të gramatikës: formave gramatikore në
morfologji u përgjigjen funksione të caktuara sintaksore dhe anasjelltas, raportet sintaksore ndërmjet
gjymtyrëve shprehen me anë të formave gramatikore të fjalëve, si p.sh.: raportet kundrinore
(kundrinori i drejtë shprehet me formën e rasës kallëzore pa parafjalë; kundrinori i zhdrejtë me
formën e rasës dhanore etj.).
Morfologjia lidhet ngushtë edhe me fonetikën. Formimi i shumësit dash : desh, dorë : duar ose
dallimi i vetave jap : jep, marr : merr, realizohen në sajë të ndërrimeve fonetike.
 Kuptimet gramatikore dhe format gramatikore

Gjatë përdorimit në ligjërimin tonë fjala shpreh një kuptim leksikor të caktuar. Këtij kuptimi i
shtohen edhe një a disa kuptime të përgjithshme gramatikore, nëpërmjet të cilave shprehen lidhjet
e kësaj fjale me fjalë të tjera në fjali. P.sh.:
Rrugët e qytetit tim shkëlqenin nga flamujt e vendosur kudo, forma rrugët, përveç kuptimit
leksikor të njohur, shpreh edhe kuptimet gramatikore të gjinisë (femërore), të numrit (shumës), të
rasës (emërore), të trajtës (e shquar). Kështu, kuptimet e mësipërme gramatikore të formës rrugët,
bashkë me kuptimin leksikor kategorial e përcaktojnë përkatësinë e saj në klasën e emrave.
• Format gramatikore janë mjeti shprehës i kuptimeve gramatikore.
• Format që marrin fjalët gjatë ligjërimit quhen fjalëforma.
• Fjala ka paradigmën e saj. Paradigma e fjalës është tërësia e formave që merr një fjalë gjatë
përdorimit në fjali.
• Shqipja ka kategoritë gramatikore të gjinisë, rasës, numrit, shquarsisë e pashquarsisë, vetës,
kohës, mënyrës, diatezës.
 Pjesët e ligjëratës
• Sipas veçorive të përbashkëta leksiko – gramatikore, të gjitha fjalët e gjuhës grupohen në klasa
a kategori leksiko – gramatikore, që quhen pjesë të ligjëratës.
1. emri; 2. mbiemri; 3. numërori; 4. përemri; 5. folja; 6. ndajfolja; 7. parafjala; 8. lidhëza; 9.
pjesëza; 10. pasthirrma.
• Për klasifikimin e tyre në pjesë të ligjëratës mbështetemi në këto kritere:
a) kriteri leksikor:
1. fjalë kuptimplota: emrat, mbiemrat, foljet, ndajfoljet, numërorët, përemrat.
2. fjalë jokuptimplota: parafjalët, lidhëzat dhe pjesëzat.
3. fjalë thirrmore: pasthirrmat.
b) kriteri morfologjik:
1. pjesë të ndryshueshme të ligjëratës: emri, mbiemri, përemri, numërori, folja.
2. pjesë të pandryshueshme të ligjëratës: ndajfolja, parafjala, lidhëza, pjesëza, pasthirrma.
c) kriteri sintaksor:
1. fjalë të mëvetësishme: emri, mbiemri, numërori, përemri, folja, ndajfolja (këtu mund të
futet edhe pasthirrma).
2. fjalë të pamëvetësishme: parafjala, lidhëza, pjesëza.
USHTRIMI 1

Ç’pjesë të ligjëratës janë fjalët me të pjerrëta? Thoni cilat janë të ndryshueshme e cilat të
pandryshueshme.

Qerpikët e zinj, lëshuar mbi ata sy të shkruar, dukeshin sikur ishin vënë aty, si frëngjitë e dritareve, për
të ruajtur pasuritë që fshiheshin brenda. Lëkura e bardhë e fytyrës, e parrahur nga era dhe dielli, pati
humbur bukurinë e dikurshme. Shtati, i pavrarë nga punët e bujqësisë, ishte hedhur sa ishte hedhur, si
ai lastari në pranverë dhe pastaj kishte qëndruar, sikur të priste të binte dielli, për të marrë sulm të ri.
Tani, edhe ajo përkulje pakëz përpara, të cilën Vita e pati marrë zakon nga koha kur fshihte me druajtje
nishanet e vajzërisë e që i jepte atë hije nazike, thuajse qe zhdukur dhe trupi pati marrë zhdërvjellje, si
ajo kulpra e pyjeve, atje tek bën të përpjetë të arrijë sa më parë diellin. Dashuria sikur i kishte dhënë të
drejtë të zbulonte bukuritë e saj.
(J. Xoxa, Lumi i vdekur)

You might also like