You are on page 1of 48

INSTRUMENTET E PAGESAVE

NDËRKOMBËTARE

Financat ndërkombëtare 1
INSTRUMENTET E PAGESAVE
NDËRKOMBËTARE
1. Përkufizimet dhe karakteristikat
2. Akreditivi dokumentar ndërkombëtar
3. Inkasoja dokumentare ndërkombëtare
4. Dërgesat bankare ndërkombëtare
5. Letra kreditore ndërkombëtare
6. Karta kreditore ndërkombëtare
7. Kambiali ndërkombëtar
8. Çeku ndërkombëtar
9. Garancia bankare
10. Rreziqet në pagesat ndërkombëtare

Financat ndërkombëtare 2
Përkufizimet dhe
karakteristikat
Pagesa ndërkombëtare janë të gjitha format e
pagesave jashtë territorit të shteti.
Pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në pagesa
ndërkombëtare paraqiten bankat afariste të
fuqishme në aspektin institucional financiar me
bonitet e kredibilitet të lartë që i kryejnë në
mënyrë të vazhdueshme obligimet që kane
marrë përsipër.
Objekt afarizmi i pagesave ndërkombëtare janë
transferët e mjeteve nga një vend ( shtet) në
tjetrin sipas bazave të ndryshme, siq janë për
shembull:
Financat ndërkombëtare 3
 pagesat për importin e kryer,
 arkëtimi për eksportin e kryer,
 dërgesat e personave të punësuar në ndonjë
shtet tjetër,
 transferët në bazë të aranzhmaneve kreditore,
 ndihmat dhe transferët e tjerë financiarë mbi
baza jomallore.
Të gjitha këto tranksione kryhen në pjesën më të
madhe përmes pagesave jo të gatshme
(virmaneve), kurse vetëm një pjesë e vogël e
tyre bëhet me para efektive.
Financat ndërkombëtare 4
Mënyra e pagesave jo të gatshme (me virman)
dominon në qarkullimin ndërkombëtar të
pagesave në krahasim me pagesat me efektivë,
ngase kjo mënyrë e pagesave është më e
shpejtë, më efikase dhe më e sigurt.
Instrumentet e pagesave ndërkombëtare, që
sot përdoren me të madhe në qarqet afariste
ndërkombëtare, i ka krijuar praktika afariste e
tregtisë ndërkombëtare pa intervenimin e
drejtpërdrejtë të ligjvënies, kurse, me kohe, ato
përvetësuar gati të gjitha vendet dhe ligjvënësit
e tyre.
Financat ndërkombëtare 5
Qarkullimi ndërkombëtar i mallrave dhe i
shërbimeve është i lidhur ngushtë me pagesat
ndërkombëtare.
Rrjedhat mallore ndërkombëtare gërshetohen me
rrjedhat monetare ngase çdo transaksion të
shitblerjes së kryerjes së shërbimeve e shoqëron
kontratransaksioni që përmbahet në kryerjen e
pagesës së caktuar monetare (me para të
gatshme, me çek, me kambial, me
fletobligacion, me ndonjë zëvendësim (substitut)
tjetër të parave apo me virman.

Financat ndërkombëtare 6
Instrumentet e pagesave
ndërkombëtare, janë:
 akreditivi ndërkombëtar,
 inkasoja dokumentare,
 dërgesa bankare,
 letra kreditore,
 karta kreditore,
 kambiali dhe
 çeku.
Financat ndërkombëtare 7
Akreditivi dokumentar
ndërkombëtar

 Nocioni dhe funksionimi


 Subjektet pjesëmarrëse në
marrëdhëniet tek akreditivi
 Llojet e akreditivit
 Dokumentacioni që i paraqitet bankës
 Likuidimi i akreditivit

Financat ndërkombëtare 8
Nocioni dhe funksionimi
Akreditivi dokumentar u paraqit si:
 krijesë e praktikës tregtare ndërkombëtare
 instrument i qarkullimit të mallrave e i
shërbimeve dhe
 si instrument i pagesave ndërkombëtare.
Se sa është i rëndësishëm akreditivi dokumentar
ndërkombëtar në pagesat ndërkombëtare tregon
fakti se rreth 80% e tregtisë ndërkombëtare
bëhet përmes shfrytëzimit të akreditivit
dokumentar si instrument pagese.
Financat ndërkombëtare 9
Definimi_ trajtimi nga aspekti teorik dhe praktik:
 në kuptimin e ngushtë, paraqet vetëm
marrëdhënie juridike që krijohet ndërmjet
bankës akredituese dhe shfrytëzuesit të
akreditivit;
 në kuptimin e gjërë, është kontratë apo
marrëveshje në bazë (mbështetje) të të cilës
banka që hap akreditivin sipas urdhëresës së
komitentit të vet (urdhërdhënësit) merr përsipër
obligimin se do t'ia bëje pagesën shfrytëzuesit të
akreditivit (personit të tretë), apo se do ta
autorizojë bankën tjeter të bëjë pagesën pas
paraqitjes së dokumentacionit të përcaktuar me
kontratë dhe me akreditiv.
Financat ndërkombëtare 10
Ky instrument i pagesës ka rol të dyfishtë:
 kryen funksionin e mjetit të pagesës, dhe
 kryen edhe funksionin e instrumentit të
sigurimit të kërkesave nga partneri jashtë
vendit.
Si bazë juridike, në të cilën mbështetet akreditivi
dokumentar ndërkombëtar, shërben kontrata
e nënshkruar (përkatësisht kontrata mbi
blerjen e shitjen, kontrata mbi veprën etj.) të
cilën e lidh komitenti i bankës me partnerin e tij
të jashtëm
Financat ndërkombëtare 11
Subjektet pjesëmarrëse
në marrëdhëniet tek akreditivi
Në marrëdhëniet tek akreditivi dokumentar
ndërkombëtar marrin pjesë së paku tri
subjekte:
1) urdhërdhënësi;
2) banka akredituese; dhe
3) shfrytëzuesi i akreditivit.

1)Urdhërdhënësi është person i cili i jep urdhëresën


bankës për hapjen e akreditivit. Në rastet më të
shpeshta urdhërdhënësi është blerës i mallit apo
shfrytëzues i shërbimeve.
Financat ndërkombëtare 12
2) Banka akredituese është banka të cilës i është
dhënë urdhëresa për hapjen e akreditivit
dokumentar ndërkombëtar. Banka akredituese e
hap akreditivin në emër të vet e për llogari të
komitentit dhe në dobi te personit të tretë,
përkatësisht shfrytëzuesit të akreditivit. Pra,
banka akredituese paraqitet në rolin e
komisionarit. 
3) Shfrytëzuesi i akreditivit është personi në dobi
të të cilit hapet akreditivi. Rëndom shfrytëzuesi i
akreditivit është shitës i mallit ose kryerës i
shërbimeve.
Financat ndërkombëtare 13
Llojet më të shpeshta të bankave të
tjera janë:

a) banka e avizimit;
b) banka konfirmuese;
c) banka paguese; dhe
d) banka negociuese.
Financat ndërkombëtare 14
a) Banka e avizimit ka funksionin që ta
lajmërojë shfrytëzuesin e akreditivit se
akreditivi është hapur në dobi të tij dhe ia
komunikon kushtet, sipas të cilave është hapur
akreditivi. Banka e avizimit nuk merr përsipër
kurrfarë obligimi ndaj shfrytëzuesit të
akreditivit.
b) Banka konfirmuese është bankë avizuese e
cila pranon obligimin e mëvetësishëm që
shfrytëzuesit të akreditivit t'ia mundësojë
konsumimin e shumës së akredituar.
Financat ndërkombëtare 15
c) Banka paguese është bankë e autorizuar nga
banka akredituese që si mandat te saj, të paguajë
shumën e akredituar. Po ashtu, banka paguese
është e autorizuar për pranimin dhe kontrollimin e
dokumentacionit të paraqiturnga ana e
shfrytëzuesit të akreditivit.
d) Banka negociuese është bankë e autorizuar nga
ana e bankës akredituese që të blejë kambiale
akredituese. Autorizimi për blerjen e kambialeve
akredituese mund të jetë i posaçëm ne rastin kur
autorizohet vetëm një bankë për negocim, apo i
përgjithshëm kur në rolin e bankës negociuese
mund të paraqitet cilado bankë.
Financat ndërkombëtare 16
Llojet e akreditivit
Akreditivi dokumentar ndërkombëtar mund të
paraqitet në shumë forma të ndryshme që
secila cilësohet me karakteristika të caktuara të
veçanta, dhe ndahen në disa lloje sipas
kritereve të ndryshme.
1. Akreditivi nostro dhe loro
 Akreditivet që happen nga ana e importuesit të
vendit dhe në dobi të eksportuesit të huaj
quhen akreditive shkuese apo nostro.
 Akreditivet që hapin blerësit e huaj në dobi të
eksportuesit të vendit quhen akreditive
ardhëse apo loro.
Financat ndërkombëtare 17
2. Akreditivi me revokim dhe pa revokim
 Akreditivi me revokim është ai lloj i
akreditivit, të cilin banka akredituese në çdo
moment mund ta ndërrojë apo ta shuajë pa
paralajmërim të shfrytëzuesit të akreditivit
përndryshe, akreditivi me revokim nuk mund të
konfirmohet.
 Akreditivi pa revokim është obligim i fortë
dhe i parevokueshëm i bankës akredituese
ndaj shfrytëzuesit të akreditivit. Me këtë lloj
akreditivi, banka akredituese i garanton
shfrytëzuesit të akreditivit se shuma monetare
e shënuar në akreditiv do t'i paguhet
menjëherë pas përmbushjes së kushteve të
kontraktuara.
Financat ndërkombëtare 18
3. Akreditivi dokumentar i konfirmuar dhe i
pakonfirmuar
 Akreditivi dokumentar i konfirmuar është
ai tek i cili banka avizuese konfirmon
akreditivin dokumentar pa revokim që e ka
hapur banka akredituese.
 Akreditivi dokumentar i pakonfirmuar
është ai kur banka korrespondente vetëm e
informon shfrytëzuesin e akreditivit se
akreditivi është hapur, por nuk merr
përsipër kurrfarë obligimi të mëvetësishëm.

Financat ndërkombëtare 19
4. Akreditivi dokumentar i bartshëm dhe ai jo i
bartshëm
 Akreditivi dokumentar i bartshëm është ai
tek i cili shfrytëzuesi ka të drejtë që
bankës, e cila është caktuar ta bëjë pagesën
apo ta bëjë akceptimin (pranimin),ti japë
urdhëresën që akreditivi në tërësi apo
pjesërisht të bartet në shfrytëzuesin tjetër
(shfrytëzohet më së shpeshti në punët e
ndërmjetësimit ndërkombëtar dhe në punët
komisionare).
 Në rastet kur në akreditivin dokumentar nuk
është e shënuar klauzola se ai është i
bartshëm, atëherë ky është akreditiv
dokumentar jo i bartshëm.
Financat ndërkombëtare 20
5. Akreditivi me domicil në vend dhe jashtë
vendit
 Domicili i akreditivit është vendi i pagesës
ku shfrytëzuesi ka të drejtë t'ia paraqesë
dokumentacionin bankës së autorizuar dhe nga
ajo të kërkojë pagesën. Ky vend mund të jetë
vendi i urdhërdhënësit, vendi i shfrytëzuesit apo
ndonjë vend i tretë.
 Ndërkaq, kur pagesa e akreditivit bëhet te
banka në vendin e eksportuesit apo të
importuesit të huaj, apo në ndonjë vend të
tretë, atëherë akreditivi i tillë, nga aspekti i
importuesit apo eksportuesit të vendit, është
me domicil jashtë vendit.

Financat ndërkombëtare 21
6. Akreditivi rotativ (revolving)
 Akreditivi rotativ shfrytëzohet në
konstruksionet financiare të ndërlikuara.
 Akreditivi rotativ hapet me qëllim që, pas
shfrytëzimit të shumës iniciale akredituese,
të mos ketë nevojë për hapjen e sërishme
të akreditivit tjetër.
Pas kohës së caktuar, shuma akredituese arrin lartësinë
e shumës iniciale akredituese dhe kështu përsëritet
kjo procedurë gjithnjë derisa lartësia e shumës së
tërësishme akredituese të mos arrijë maksimumin e
përcaktuar që më parë apo numrin e caktuar të
përsëritjeve të shumës iniciale akredituese.
Financat ndërkombëtare 22
7. Akreditivi dokumentar akceptues
Për akreditivin akceptues është karakteristike se
shfrytëzuesi i akreditivit, pas paraqitjes së
dokumentacionit të rregullt akceptues, fiton
të drejtën e akceptimit të kambialit, të cilin e
katërhequr në emër të bankës akredituese
apo të urdhërdhënësit, varësisht nga kushtet
e akreditivit.
Banka akredituese është e obliguar ta bëjë
akceptimin e kambialit. Meqë kambialin e tillë
gjithnjë e përcjell dokumentacioni i caktuar,
ky kambial quhet edhe kambial dokumentar.
Pas akceptimit, kambiali i këtillë fillon të
qarkullojë si kambial i mëvetësishëm.
Financat ndërkombëtare 23
8. Akreditivi me pagesë të shtyrë

Për akreditivin me afat të shtyrë të pagesës


është karakteristike se banka akredituese merr
obligimin se, në një kohë të caktuar pas
paraqitjes së dokumentacionit të përcaktuar që
më parë me kontratë, do tia paguajë shumën
akredituese shfrytëzuesit të akreditivit.

Në realitet, te ky lloj i akreditivit bëhet financimi i


urdhërdhënësit për hapjen e akreditivit.

Financat ndërkombëtare 24
9. Akreditivi stand-by
Tek akreditivi stand-by përmbushja e obligimit të
bankës akredituese lidhet me mospërmbushjen e
obligimit të borxhliut ndaj shfrytëzuesit.
Obligimi i bankës akredituese arrin në momentin kur
shfrytëzuesi ia paraqet bankës deklaratën e tij me
shkrim, me te cilën konstatohet se borxhliu nga
kontratat themelore nuk e ka kryer obligimin
monetar deri në afatin e caktuar. Për akreditivin
dokumentar stand-by është karakteristike se atë
nuk e përcjellin as dokumentacioni i mallit as
dokumentacioni mbi transportin, duke përfshirë
këtu edhe letrat negociabile me vlerë.

Financat ndërkombëtare 25
Dokumentacioni që i
paraqitet bankës
Dokumentet më të rëndësishme që
paraqiten në afarizmin me akreditive
dokumentare ndërkombëtare janë:
1)dokumentet për ekspeditimin dhe
dërgimin e mallrave, përkatësisht
për kryerjen e shërbimeve;
2) dokumentet mbi sigurimin;
3) faturat tregtare; dhe
4) dokumentet e tjera.
Financat ndërkombëtare 26
Likuidimi i akreditivit
 Likuidimi i akreditivit dokumentar ndërkombëtar
nënkupton procedurën që zhvillohet pas dërgesës së
mallit, përkatësisht pas kryerjes së shërbimeve dhe
pasi banka t' i ketë pranuar nga shfrytëzuesi
dokumentet e përcaktuara me kontratë.
 Kjo procedurë nënkupton kontrollimin profesional
të dokumenteve të paraqitura si dhe konstatimin
se janë plotësuar kushtet c përcaktuara me kontratë
dhe me akreditiv nga ana e urdhërdhënësit dhe e
bankës akredituese. Në momentin kur shuma e
shënuar në akreditiv paguhet apo kur akreditivit i
kalon afati i vlefshmërisë, akreditivi dokumentar
ndërkombëtar konsiderohet i likuiduar. 

Financat ndërkombëtare 27
Inkasoja dokumentare
ndërkombëtare

 Nocioni
 Pjesëmarrësit në punët e inkasos
dokumentare dhe marrëdhëniet
juridike midis tyre
 Funksionet e inkasos dokumentare
  Llojet e inkasos dokumentare
 Prezentimi i dokumentacionit dhe
arkëtimi
Financat ndërkombëtare 28
Nocioni i inkasos
dokumentare
Inkasoja dokumentare ndërkombëtare - është
instrument i pagesave ndërkombëtare tek i cili,
sipas kontratës mbi inkason dokumentare, banka
merr obligimin se në bazë të urdhëresës dhe për
llogari të komitentit të saj (shitësit,
urdhërdhënësit) do të arkëtojë kërkesat monetare
që ka marrë ai kundrejt ndonjë personi të tretë
(blerësit, trasatit) - me dorëzimin e njëkohshëm të
dokumenteve të caktuara.
Ndërkaq, komitenti obligohet se për këtë do t'i
paguajë bankës provizionin dhe shpenzimet që ka
pasur gjatë kryerjes se urdhëresës dhe
instruksioneve të urdhërdhënësit.
Financat ndërkombëtare 29
Pjesëmarrësit në punët e inkasos
dokumentare dhe marrëdhëniet
juridike midis tyre
Ne inkaso dokumentare ndërkombëtare marrin
pjesë këta persona:
a) urdhërdhënësi, i cili e angazhon bankën e
tij me qëllim që t'i arkëtojë kërkesat;
b) banka shpërndarëse - remitent; dhe
c) banka inkaso, e cila është e obliguar që
trasatit (kryerësit të pagesës) t'ia paraqesë
dokumentet dhe nga ai të kërkojë arkëtimin e
kërkesës monetare.

Financat ndërkombëtare 30
Nocioni i inkasos
dokumentare
Në kryerjen e punëve inkaso paraqiten këta
pjesëmarrës:
l) shitësi-eksportuesi, i cili mund të
jetë person
fizik apo juridik.;
2) banka e shitësit - eksportuesit
3) banka e arkëtimit jashtë vendit
4) blerësi - importuesi

Financat ndërkombëtare 31
Funksionet e inkasos
dokumentare

Inkasoja dokumentare është pagesa e çmimit


krahas dorëzimit të njëkohshëm të
dokumenteve. Si e tillë, inkasoja dokumentare
bën pjesë në pagesa të njëkohshme me
dërgimin e mallit. Me këtë rast, shitësi është i
siguruar nga rreziku që blerësi eventualisht
ta marrë mallin para se ta bënte pagesën e
çmimit blerës.

Financat ndërkombëtare 32
Inkasoja dokumentare, ngjashëm me akreditivin
dokumentar, përveç funksionit të mjetit për
pagesë, ka edhe funksionin e mjetit për
sigurimin e pagesës, ngase blerësi mund ta
marrë mallin vetëm pasi ta ketë paguar çmimin
blerës.
Pagesa përmes inkasos dokumentare bëhet më
shpesh kur shitësi dyshon në aftësinë paguese
të bierësit.
Llojet e inkasos
dokumentare
Kriter për klasifikim inkasos dokumentare merret
dokumenti me të cilin tregohet ekzistimi i
kërkesës që arkëtohet përmes inkasos. Në këtë
kontekst dallohen:
a) inkasoja "e pastër", kur kërkesa shprehet në
formë të letrës me vlerë e cila mund të jetë
kambial, çek, konosman, etj.;
b) inkasoja "dokumentare", që nënkupton
arkëtimin e letrave me vlerë së bashku me
dokumentet e mallit, si dhe arkëtimin e
dokumenteve të mallit pa letra me vlerë.
Financat ndërkombëtare 34
Përveç kësaj, varësisht nga roli ndërmjetësues
i bankës dhe obligimi i saj në punën inkaso,
dallohen:
 a) Punët inkaso nostro, ku banka e vendit
paraqitet si bankë e urdhërdhënësit nga i
cili i pranon dokumentet për arkëtim; dhe
 b) punët inkaso loro,ku banka e vendit
paraqitet si bankë inkaso, e cila

Financat ndërkombëtare 35
Prezentimi i dokumentacionit
dhe arkëtimi
Banka inkaso ia prezanton me kohë dokumentet
trasatit me qëllim që të kërkoje nga ai që të
bëje pagesën.
Duhet dalluar rastet kur dokumentet janë të
pagueshme:
 me të parë, banka inkaso duhet f ia prezantojë
dokumentet menjëherë trasatit, ndërsa
 ne afat te caktuar, ato janë të pagueshme
brenda afatit te caktuar, banka inkaso ia
prezanton ato më vonë trasatit.

Financat ndërkombëtare 36
 Në rastet kur dokumentet prezantohen me
kambial, që është i pagueshëm më vonë,
atëherë në urdhëresën për arkëtim duhet të
shënohet klauzola: dokumentet duhet të
prezantohen së bashku me akcept apo me
pagesa.-
Dërgesat bankare
ndërkombëtare

 Nocioni i dërgesave
 Pjesëmarrësit në realizimin e
dërgesave
 Llojet e dërgesave

Financat ndërkombëtare 38
Nocioni i dërgesave
bankare ndërkombëtare
Dërgesa bankare ndërkombëtare është
urdhëresë me shkrim apo telegrafike e një banke
që i jepet bankës tjetër për pagesën e shumës
së caktuar saktësisht të parave personit të
caktuar, përkatësisht shfrytëzuesit.

Në qoftë se banka urdhëruese gjendet në një


vend, kurse banka shfrytëzuese ne një vend
tjetër, atëherë dërgesa e këtillë bankare
quhet dërgesë bankare ndërkombëtare.

Financat ndërkombëtare 39
Që te mund të kryhet në mënyrë të rregullt,
dërgesa bankare ndërkombëtare duhet të
përmbajë këto elemente themelore:
 emrin dhe adresën e bankës urdhëruese;
 datën dhe numrin e urdhëresës dërguese
bankare;
 shumën dhe shenjën e valutës që duhet
paguar;
 emrin e urdhërdhënësit;
 emrin dhe adresën e shfrytëzuesit te dërgesës
bankare;
Financat ndërkombëtare 40
 qëllimin e dërgesës bankare;
 kushtet e pagesës (në rastet kur është
fjala për dërgesat bankare të
kushtëzuara);
 emrin dhe adresën e bankës paguese;
 në ngarkesë të kujt bien shpenzimet e
bankës paguese (sipas rregullit,
shpenzimet i heq shfrytëzuesi i
pagesës).
Financat ndërkombëtare 41
Pjesëmarrësit në realizimin e
dërgesave
Në pagesat që bëhen përmes dërgesave bankare
ndërkombëtare, marrin pjesë disa subjekte:
1) Urdhërdhënësi, i cili i jep urdhëresën bankës
afariste që t'i bëjë pagesën e shumës së caktuar
shfrytëzuesit;
2) Banka afariste, si ndërmjetësuese, e cila kryen
pagesën në mënyrë të mëvetësishme apo përmes
korrespondentit të saj në vendin e shfrytëzuesit;
3) Banka korrespondente, e cila kryen pagesën
sipas instruksioneve të bankës ndërmjetësuese; dhe
4) Shfrytëzuesi, si person fizik apo juridik, të cilit
banka korrespondente ia bën pagesën sipas kërkesës
së tij.
Financat ndërkombëtare 42
Llojet e dërgesave
Ndër pagesat ndërkombëtare janë të
njohura këto dërgesa bankare:
 Dërgesat bankare nostro e loro,
 Dërgesat bankare mallore e jomallore,
 Dërgesat bankare të kushtëzuara dhe e
pakushtëzuar.
 Dërgesat bankara konvertibile
 Dërgesat bankare kliringe
 Dërgesa bankare të rëndomta
 Dërgesa bankare telegrafike
Financat ndërkombëtare 43
Letra kreditore
ndërkombëtare

 Nocioni dhe rëndësia


 Pjesëmarrësit dhe pagesa me anë të
letrës kreditore
 Llojet e letrës kreditore

Financat ndërkombëtare 44
Nocioni dhe rëndësia
Letra kreditore nuk është instrument pagese i
mallrave në tregtinë ndërkombëtare, por
kryesisht shfrytëzohet me rastin e udhëtimit
jashtë vendit, në mënyrë që të evitohet
rreziku nga humbja apo plaçkitja e parave.
 
Letra kreditore është urdhëresë me shkrim e
bankës së vendit, e cila e autorizon
korrespondentin c saj jashtë vendit që
letërprurësit t'i paguajë menjëherë apo
pjesë-pjesë shumën e shënuar brenda afatit të
shënuar.
Financat ndërkombëtare 45
Pjesëmarrësit dhe pagesa
me anë të letrës kreditore
Në punët me letra kreditore marrin pjesë
këto subjekte:
1) urdhërdhënësi i emetimit të letrës
kreditore;
2) banka emetuese e letrës
kreditore;
3) banka paguese e letrës kreditore;
4) shfrytëzuesi i letrës kreditore.
Financat ndërkombëtare 46
Letra kreditore, në rastet më te shpeshta,
përmban këto elemente qenësore:
 emrin dhe selinë e emetuesit të letrës kreditore;
 emrin dhe selinë e bankës paguese;
 emrin e shfrytëzuesit;
 shumën maksimale që mund të paguhet;
 datën e emetimit dhe afatin e vlefshmërisë;
 numrin rendor të letrës kreditore;
 nënshkrimin e personit të autorizuar për
vërtetimin e letrës kreditore dhe vulën e bankës
emetuese.

Financat ndërkombëtare 47
Llojet e letrës kreditore

Në praktikë janë dallojmë disa forma


të letrës kreditore e që ndahen në këto
lloje kryesore:

1) letra kreditore e rëndomtë;


2) letra kreditore qarkore; dhe
3) letra kreditore tregtare.

Financat ndërkombëtare 48

You might also like