You are on page 1of 10

Trajtimi i kariesit të smaltit

Prof.asoc. Blerina Zeza


Përkufizim: kariesi proçes kronik i indeve të forta të dhëmbit(smalt, dentinë, cement) i cili përparon
deri në shkatërrim të tyre; mund të zhvillohet në çdo sipërfaqe dhëmbi ku lihet të veprojë
biofilmi(pllaka dentare) për një periudhë të gjatë dhe ku faktorë lokalë si dieta, higjena orale, sasia
dhe cilësia e pështymës, niveli i fluorit lokal dhe faktorë të përgjithshëm(faktorë socio-ekonomikë,
bashkëpunimi i pacientit, gjendja e përgjithshme shëndetësore)që ndikojnë në faktorët lokalë,
favorizojnë demineralizimin kundrejt remineralizimit.

remineralizim
Vlerësimi i rrezikut për karies
Faktorët e rrezikut Rrezik i lartë
1. Historia sociale • Nivel i ulët ekonomik
• Mungesë informimi
• Përkujdesje jo e rregullt dentare vetiake apo profesionale
• Vakte të shpeshta të ndërmejtme
• Nivel i lartë kariesi ndër fëmijë e të njëjtë familje
• Pritshmëri të ulta dentare

2. Historia mjekësore • Marrja afatgjatë e medikamenteve me përmbajtje sheqeri(kariogjenike)


• Kserostomia(radioterapi, sindromi Sjögren, artriti reumatoid,
medikamente:antidepresant, antipsikotikë, antihipertensivë, diuretikët, çrregullimet e
ushqyerjes)
• Sëmundje sistemike
• Aftësi të kufizuara
Vlerësimi i rrezikut për karies
Faktorët e rrezikut Rrezik i lartë

3. Zakonet dietike Konsumimi i shpeshtë i karbohidrateve kariogjene


4. Kontrolli i pllakës • Higjena orale vetjake
dentare • Higjena profesionale

5. Pështyma • Sasia e pakët


• Aftësi buferike e ulët
• Numër i lartë i S. mutans dhe Lactobaleve
Vlerësimi i rrezikut për karies
Faktorët e rrezikut Rrezik i lartë

6. Fluori • Zona pa prani fluori


• Mospërdorimi i suplementeve të fluorit
• Pasta dhëmbësh pa fluor
4. Zona ose faza të eruptimit të • Dhëmbë jo të eruptuar plotësisht
dhëmbit • Fisura të thella
• Zona nën pikën e kontaktit
5. Të dhëna klinike • Lezione të reja të shumta
• Heqje të parakohshme për arsye kariesi
• Punime të shumta, përfshirë zonën anteriore
• Përsëritje të shpeshta të mbushjeve
• Aparate ortodontike
• Proteza të lëvizshme
Diagnoza
• Pas 1 javë nën veprimin e pllakës dentare: asnjë ndryshim
makroskopik, por mikroskopikisht kemi zgjerimin e hapësirave mes
prizmave të smaltit dhe shtimin e porozitetit të tyre në sipërfaqe
• Pas 2 javësh nën veprimin e pllakës dentare: me tharjen me ajër të
sip.dentare vihet re lezioni i bardhë opak i cili mikroskopikisht
shtrihet deri në mes të shtresës së smaltit
• Pas 3-4 javësh nën veprimin e pllakës dentare: lezion i bardhë opak i
zbutur i dukshëm në sip. dentare të lagur, i cili mikroskopikisht
shtrihet deri në dentinë
• Sip. poroze tregon një lezion aktiv, ndërsa sip. e errët dhe e lëmuar
tregon një lezion inaktiv
• Sonda me majë duhet përdorur pa forcë për të mos dëmtuar
strukturën e demineralizuar
• Radiografitë në kafshim përdoren për diagnozën e kariesit
ndërdhëmbor
Kariesi i smaltit
Çfarë ndodh me kariesin e smaltit pas
largimit të pllakës?
• Demineralizimi ndodh më theksuar nën sipërfaqen e smaltit:
a)shtresa mbrojtëse e kutikulës së fituar e përbërë nga
makromolekula që nuk depërtojnë dot më thellë; b) kristalet më pak
të tretshme të fluorapatit krahasuar me ato të hidroksiapatitit
• Rimineralizimi ndodh vetëm në rastet kur shtresa sipërfaqësore
mbetet e plotë (vizivisht pas 3-4 javësh)
• Rikthimi i shkëlqimit, lëmueshmërisë dhe largimi i ngjyrës së bardhë
kryesisht pasojë e largimit të shtresë së butë poroze nga përdorimi i
furçës së dhëmbëve
Trajtimi
• Informimi, instruktimi dhe motivimi i pacientit
• Menaxhimi i faktorëve të rrezikut
• Aplikimi profesional i fluorit lokal
• Aplikimi profesional i silanteve
• Mbushje në rast formimi kaviteti

You might also like