You are on page 1of 17

Pankreatiti akut

Dr.Klerida Shehu
Pankreatiti akut
Perkufizim
• Inflamacion akut i parenkimes pankreatike. Kjo
vjen nga shkaqe te ndryshme, te cilat
demtojne strukturen normale te pankreasit
dhe nxisin fillimin e nje proçesi inflamator te
fuqishem.
Shkaqet
• A- Shkaqet me te zakonshem: Pankreatiti akut
ndodh me shume tek personat qe abuzojne me
alkoolin ose tek personat me gure biliare.
• - ne pankreatitin alkoolik, ne duktuset e
pankreasit formohen komplekse proteinike te
kalçifikuara duke bllokuar keto kanale.
Pankreatiti alkoolik eshte me i zakonshem tek
meshkujt qe kane abuzuar me alkoolin per me
shume se 10 vjet.
Shkaqet
• - pankreatiti i shkaktuar nga guret biliar te cilet bllokojne kanalet
mund te sjelle refluks biliar ose intestinal ne duktuset
pankreatike.
• B- Shkaqet me pak te zakonshme:
• - pankreatiti postoperativ
• - trauma abdominale
• - hiperlipidemia
• - medikamentet si: azatioprine, 6-merkaptopurine, estrogjen,
tiazidet, furosemidi, sulfonamidet, tetracikline, acid valproik etj
• -hiperkalçemia
• - uremia etj, infeksionet virale, kanceri pankreasit etj.
Klinika
• Dhimbje e forte abdominale, e menjehershme,
periumbelikale dhe ne kuadrantin e majte te
siperm qe irradiohet ne shpine.
• Nauzea dhe te vjella
• Bark i bute
• Reduktim ose mungese e zhurmave te zorres
• Mase epigastrike, e cila shfaqet shume me vone.
Klinika
• Hemorragji retroperitoneale duke shkaktuar
nje hematome ne umbelikus (Shenja Cullen)
ose nje hematome ne ije (Shenja Turner) dhe
keto vihen re ne pankreatitin hemorragjik.
Klinika
Shenja Cullen Shenja Turner
Diagnoza
• Diagnoza bazohet kryesisht tek shenjat klinike,
sidomos tek pacientet qe kane kaluar me pare nje
pankreatit.
• Dozimi ne serum i amilazes, niveli i te ciles eshte i
rritur.
• Dozimi ne serum i lipazes, nivele te larta.
• Eko abdominale ku vihen re kalcifikimet e pankreasit.
• Skaneri i cili dallon pankreatitin edematoz nga
pankreatiti nekrotizues.
Trajtimi
• Terapia eshte ndihmese dhe konsiston ne dhenien
intravenoze te lengjeve dhe analgjezikeve.
• Nuk duhet te jepet asgje nga goja me qellim qe
intestini te pushoje dhe pankreasi te mos
sekretoje.
• Duhet shmanguar morfina sepse mund te jape
ngushtim te sfinkter oddi, mbyllja e te cilit nuk
lejon kalimin e sekrecioneve pankreatike dhe
biliare.
Trajtimi
• Aspirimi nasogastrik, shpesh perdoret per te
drenuar sekrecionet gastrike dhe per te
limituar stimulimin e pankreasit.
• Ushqimi duhet dhene ne rruge intavenoze me
qellim qe te mos stimulohet sekretimi
pankreatik.
• Nese shkaku eshte guri biliar duhet hequr guri
qe te qetesohet pankreasi.
Komplikacionet
• Pankreatiti hemorragjik
• Abcesi pankreatik
• Pseudocisti pankreatik
• Asciti pankreatik
Pankreatiti kronik
• Inflamacion kronik i pankreasit si pasoje e
demtimit te vazhdueshem te indeve te
pankreasit.
• Shkaqet: pjesa me e madhe e pankreatiteve
akute vjen si pasoje e nje pankreatiti kronik,
shkaqet kryesore te te cilit jane:
• - abuzimi me alkoolin
• - fibroza cistike
• - pankreas divizum
Klinika
• Dhimbje abdominale epigastrike qe shfaqet
pas te ngrenit dhe qe irradiohet ne shpine.
• Malabsorbim i shoqeruar me steatorre dhe
humbje peshe.
• Ikteri si pasoje e edemes dhe fibrozes ne
koken e pankreasit dhe shkakton bllokim te
porcionit pankreatik te duktusit biliar komun.
• Diabeti eshte i zakonshem.
Diagnoza
• Dhimbja e vazhdueshme dhe shenjat e insuficienses
pankreatike ne nje pacient te njohur per pankreatit te
perseritur, sidomos tek konsumuesit e alkolit, sygjeron per
pankreatit kronik.
• Ekzaminime qe duhen kryer jane:
• - Radiografi abdominale, qe tregon per kalçifikime mbi
siperfaqen e pankreasit.
• - testi i stimulimit te sekretimit qe tregon nje nivel te ulet
bikarnonatesh.
• - ERCP (kolangiopankreatografia retrograde) qe tregon
dilatacionet e difuze te duktuseve.
Trajtimi
• Kontrollimi i dhimbjes me analgjezike opioide
nese eshte e nevojshme.
• Zevendesimi i enzimave pankreatike.
• Mund te nevojitet edhe insuline.
• Kirurgjia eshte mundesia e fundit.
Referenca
• Medicine 4th Edition
• Semundjet e brendshme Prof.Dr.Petrit Bara

You might also like