You are on page 1of 9

Sot është një ditë e rezë,që përsëritet moti. Lint vera,lint ngrohtësia,lint Aliu,vetë Zoti...N.H.

F
Shenja të veçantisë . Përjetësisht,koha nxë kohënMoti -motin. Sekondi -sekondën. Ditë e
re:22 Mars. Pjesa e ndritshme:zbritur nga qielli. Shtëpia :hapësira gjelbërore. Pasqyra ku
tejqyrët fytyra:mërmërima pranverore. Përcaktuesi i madhësisë :Rrathët elips. Lëkundje
sizmike . Urat.Qelqore . Hënore. Diellore. Qelqore-ura mbi supe mbajnë copra vargjesh.
Hënore-ura,që mbajnë copra diamantesh në kujtesë. Diellore-ura,që mbajnë copëra
fatesh në pjesë. Llaftari dimërore. Copëra, rrëzimi. Dhimbje,lotësh. Harrimi.Të bëhen një
shpirt,një trup e të jenë të pajtuar...N.H.F.Trendafila të drurëve të harruar .Kanë mugulluar.
Nëpër akullime. Sythe-buavitur. Trajta thellësisht lulërie të habitur. Përgjohet çast vendimtar.
Mbykqyrësi. Mbykqyr proçesin. Siluetë e padukur. Errësirë e fjetur.-Do disa sekonda-ka
thënë. Dekret i pafirmosur, firmë e pavënë. Ora 12,pa dhjetë. Ora 12oo. Dekretfirmosësi
përcjell me transparencë. Një firmosje të çuditshme.Në dhomën –rezidencë. Blic mediash.
Kërcitje faksesh .Kameramanë tv-jeAgjenci lajme në etër, në erë.Aliu. Frymëmarrja e
shenjtorëve. Ndriçimi i shekujve . Aliu-diamant në portën e shpirtit. Citati i profetit
Muhamet :”Unë jam qyteti i dijes,Aliu porta e tij”. “Aliu është trashëgimtari im.” Aliu-
shkronjëndërtuesi i arabishtes. I urti Ali,i fshehti Ali,i bukuri Ali. Përdorur në kohë:”Allah-
Muhamet-Aliu”.Aliu,sizmografi. përcaktuesi i esencave të shpirtit. -“Muhamet-Ali”.Profeti-dhe
trashëgimtari i njohurive diturore. Dhëndëri i profetit. I afërm i Muhametit as. Citime nga
profeti Muhamet :”Pas meje Aliu,do t’ia kjartësoj ithtarëve të mi,atë që është dërguar përmes
meje.Dashuria ndaj tij është besim,ndërsa urrejtja ndaj tij i zbulon dyfytërësin. Allahu më
informoi që Ali ibn Ebu Talibi (Ali), është flamurtar i udhëzimeve,imam i miqëve tëmi dhe
dritë për ata,që do të jenë të dëgjueshëm ndajtij.Ai është testamenti që ia lë amanet atyre
që e ndjekin fenë.Ai,ka qënë i pari,që ka besuar në profetësin time dhe do të jetë i pari,që do
të takohet me mua në ditën e gjykimit. Ai është personi më besnik dhe më i mençur në këtë
popull.Ai e dallon të vërtetën nga gënjeshtra dhe ai është udhëheqësi i besnikëve.Porosit e
profetit Muhamed për Imam Alinë :-Dashuria e Aliut është shpëtim nga skëterra.-Dashuria e
Aliut është shpëtim nga hipokrizia.-Dashuria e Aliut është një bamirësi,që asnjë faj s’mund
ta shlyejë.-E drejta e Aliut mbi këtë komb,është si e drejta e prindërve mbi fëmijtë e tyre.-
Më i miri i vëllazërisë sime është ALIU.Aliu është vëllai im në këtë botë dhe në botën
tjetër.Aliu në trupin tim zë vendin në kokë.Aliu duket në parajsë si yll i mëngjezit.Unë jamë
qyteti i diturisë dhe Aliu është porta e tij.Më i dituri në kombin tim,mbas meje është Aliu.O
Zot nderoje atë që nderon Aliun.Kush do Aliun më kë dashur mua,kush më do mua ka
dashur Zotin,dhe kush urren Aliun më ka urryer mua,kush më urren mua ka urryer
Zotin.Unë jamë qyteti i parajsës dhe Aliu është porta e tij. Ai që do Parajsën të drejtohet nga
porta.Ai që lufton Aliun,ka luftuar Zotin.Urrejtja ndaj Aliut është një faj,që asnjë pendim ose
bamirësi nuk e shlyen.

Nevruzi Sulltan.

Nga folklori bektashi : Çelni sytë e shikoni/Jetën si u bë!/Fletë-fletë ta lexoni/Botën gjer më


një. Mirsevjen, mirsevjen Nevruzi Sulltan !Merhaba,merhaba Nevruzi Sulltan !Pa shikoni
gjithësinë/Me sa bukuri/Sot po pret Imam Alinë/Me gaz dhe liri. Sot lindi dielli natyra po
shkëlqen/Sot ndriti qielli/Se shahu na vjen...Mirësevjen ,o yll/ Mirësevjen o shpresë Sa
shumë të kemi pritur. Bota hijeshohet/ Vishet bukuri/Dimri po largohet/Lind shahu ALI.

Është një dit’ e bekuar,që rrjedh qiejshit bukuria.

Del në shesht Zot’i vërtetë,rrëfen fytyrën e


tija...N.H.F

Veshur në bar e në lule edhe në gjethe,në fletë,Bukuri e Perëndisë ka dal’ e duket në


jetë....N.H.F

Përsiatje:Qarje drurësh. Rënkime lëndësh. Rruzuj lotësh. Nëpër lugje. Të përhershme


ngjarje me qarje kolektive. Elipse rrathësh,agojnë shenja fjalësh. Pjesët e ngrira,do të
shkrihen. Prej mahnisë. Ari qelqor,ndrinë nëpër lëfyte. E bukurisë. Rrapëllima si turbina.
Fryrje sythymesh. Shpërthim sizmik lulërish. Ngazëllim masiv. Ethe. Ehe plot zhaurim.
Lot,poezi.

R-rëfena udhën e mirë/Dërgona në shpirt dritë...N.H.F

…………………………………….

Ujërat. Ujrat e lumenjtë. Lëvizje e ngahershme. E pandalshme.Zhrzhrzhzrzhrzhzr…….

Burimet :burojnë në buronja. Pëllcasin në hënë të ngrënë. Kori i fshatit,i tharë deri në
rrënjë.Udha:është Lindja. Vërshimi: është zbritja në përskuqje të diellit. Shtegtimi :caqe ka
brigjet.Përmes shelgjishteve .

Zot !

Sot

Jam,

Kam

Shoh,

Njoh,

Rronj,

Shkronj...N.H.F

-------------------

DITË E RE

Sot është një dit’ e rezë,që përsëritet moti,

lint vera.lint ngrohësija,lint Aliu ,vetë Zoti.

Është një dit’ e bekuar,që rrjedh qiejshit bukurija,

del në shesht Zot’ i vërtetë,rrëfen fytyrën e tija...

Ngjallen të vdekurit gjithë mal’ e fusha gjelbërojnë,

Qielli qesh,dheu gëzohet dhe luletë lulëzojnë.


Thonë dimëri na prishi,por s’na humbi dot për jetë,

Erdhi kjo dit’ e na gjeti,nuk e la dhenë të shkretë.

Qielli është ndrituar edhe bërë fytyrë-fytyrë,

Veshur në bar e në lule edhe në gjethe,e në fletë,

Bukuri’ e Perëndisë ka dal’ e duket në jetë.

Ujrat po burojnë dhe venë tuke kënduar,

S’shoh gjësendi të përulur,gjithë janë lar’ ë ndruar.

Shqerratë po blegërijnë edhe mëmat kërkojnë,

Zoqtë nër gjethe lëvrijnë dhe këndojn’ e fluturojnë.

Gjithë ç’janë,ngjallen çelen,përsëriten,zbukurohen,

Duhen ,qeshin,rrojnë,preken edhe këndojn’ e gëzohen.

Lint Aliu,tfaqet drita,del Zoti,vjen e vërteta,

Mbleron dheut ëmbëlsira dhë rojit posi bleta.

Në këtë gosti të Zotit gjithë bota janë ftuar,

Të bëhenë një shpirt,një trup e të jenë të pajtuar.

Është dit’ e dashurisë,ditë e vllazërisë,

Dit’ e mbarë e gëzimit,dit’ e bardh’ e miqësisë.

O njeri,paskëraj kurrë fjalë të lig mos thuash,

Po përshëndosh gjithë ç’janë,thuaju :gëzuash,gëzuash !

“Lulet e verës”Naim Frashëri

SOT ËSHTË NJË DITË E REZË

Sot është një ditë e rezë...........................................

Fjala është ditë e rezë.Shqyrtimi më i saktë,është ditë e re.Veçantia e kësaj dite nuk
qëndron se është e njëjtë me ditët parardhëse,as me ditët pasardhëse të një kalendari
stinor.Dita e re përcjell shumë kuptime.Është një dite e re. C’ka do të përbëjë fillesë.Sinori i
saj është i ndryshëm.Duke qënë e atill,është krejt ndryshe.Naimi e quan ditë e rezë dhe jo e
re.Që është e njëjta gjë,por është e zbukuruar në të gjitha kuptimet më këtë fjalëz të tillë të
zgjedhur më mënçuri nga Naimi,pra ditë e rezë.

22 marsi është dita e re.22 marsi,përsëritet në 22 mars të kalendarit gregorian. Moti është
viti,që sjell ditën e re. Me kapitullimin e një viti,viti pasardhës nxjerr lastarët,duke u rifutur në
jetë. Përtëritja,rikthimi është një cikël,ditësh,që mbijnë, por dhe zhduken me shpejtësi të
erës.Dita fshihet në kufij të njëzet e katër orve.Muajt mbyllen në guackën e vet, kur 4 javët
janë harxhuar. Viti,quhet i konsumuar kur 365 ditët firuan .Por rikthimi mbetet i njëjtë.Ka ca
ndalesa të vogla. Një grumbull ngjarjesh e jetësh, që tolloviten nëpër to. Një natyrë e
pastër,që plagoset nga ngjarjet.

Moti ruan po atë distancë nga moti i shkuar. Edhe sikur të shtrihet edhe sikur të vdes,edhe
kur e zë gjumi. Dita në kalendarin tonë është fshirë. Kështu,që pas një moti,pas një mori
ngjarjes mbrijnë përsëri në stacionin nga u nisëm,tepër të ndryshuar. Mot më mot,koha
ngjason me një ëndërr vjeshte. Fytyrëbukur . Në pëllëmbë të yjeve. Por, që këputet e bie.Si
mundet ta kuptojmë se u shkri vjeshta,përveçse me gjethe-rrëzimin,gjethe-harrim,gjethe-
argjend në udhën tonë. Lakuriq nate,drurët tanë. E vdekur bie kështu një ditë nga të tuat
moj vjeshtë!Fshehur gjethezeza, në tendë të gjetheve.

LINT VERA

Stinët na përcaktojnë një cikël vjetor. Por vera prezente në këtë suaz ,zbret për të risjell
fytyrën e saj. Pasqyra ku shikohet vera është ngjyra,tonet e saj. Ajo është stina
mjeshtërore,që do të ndërtoj në disa muaj blerimin në shpirt dhe në lule. Vera është shpirti i
gjethezimit. Fryma e kësaj stine është lulëzimi. Zbritur prej hapësirës,si rrathët,që shtohen
në sipërfaqe uji. Frymëmarrja e ngadaltë e shtruar,e qetuar. Mirëpo,na brenë krimbi i
dyshimit,si zbritka kjo vera,ose ku na u zhduk vera në vjeshtë?Në të vërtetë,një proçes i
madh është,që nuk vjen vetvetiu. Nuk fshihet tek këmbët e urës me erë. Në asnjë portë të
botës nuk rri e kyçur. Naimi e qartëson se nga na zbret vera,stina më e mrekullueshme.

……………

Ver’,o e bukura verë,që na vjen nga i madhi Zot/Me mirësi,me bukuri,me gas të math,me
duar plot/Sikundër çel trëndafilë,e i fal bilbilit zënë,/Ashtu në bije nga qielli një gas në zëmrët
tënë,/Zot i math e i vërtetë për të ushqyer njerinë,/Për të zbukuruar dhenë,për të shtruar
mirësinë,/I dha zjarr e flakë diellit,i fali dhe shinë resë,/Bëri dimrin e verën dhe zemrës son’ i
dha shpresë...

RIPËRTËRITJA

Ripërtëritja ka një pikë.Vera,zgjatimet e saj. Krahët, trupi,këmbët,fustani.Pushteti i saj,që


shtrihen në hapësirën gjithkund. Kjo lëvizje marramëndëse rinis në një çast të vetëm. Në
ardhje të 22 marsit. Ardhja e kësaj dite ka një kuptim. Ripërtëritja. Është ringritje. Ringritja
është rrëzim i dimrit. Forma,mënyra,shpërndarja. Një operacion i tërë stinor,gjelbëror,që
vera ruan në labirinthe të saj. Ringrihet një stinë e tërë. Rikonstruktohet gjithçka.
Lulembushur. Tone të mrekullueshme. Dielli kthehet e ngrohë në hise të saj. Por i tërë ky
proçes, zanafill ka një ditë. Ardhjen e 22 marsit. Dekreti i mërmërimës pranverore ka
emrin,frymën, dhe firmën e firmëvënësit. Vera pa këtë dekret ,si stinët e zinxhirit stinor,është
si pritja kudo,që do të harronte së reshturi,të priste veten e vet.

Copëra dimri :Flasin gojët.

Dimri. Në mos është,ka pjesë nga lugati. Ky zemërkeq me piskama uluritëse si lukuni ujqësh
të xhindosur,që hënën në mos vërtetë,copë-copë do ta bënin. E kërrusur nata. Shira tërbimi.
Stërbimi. Dëborë, akullim,cingrimë. Dimri maskarrallëk,por si sinonim i afrohet fjala
fukarrallëk.

Copëra vere.

Mërmërima pranverore. Përgjithësisht shpërthimi i arit limfatik është ora më rëndësishme,ora


e pazakontë e një stine. I gjithë ky operacion,konsarkon frymën e Zotit.Hapësira e saj është
pakufishmëria. Fytyra e saj :pamatësia. Bukuria :pafundësia.

ARDHJA E ALIUT

Dita e shënuar “Sulltan Novruzi”.

Aliu është fryma-bashkë e gjithë shenjtorëve,që kanë vizituar tokën.Ardhja e Aliut është 22
Marsi.Por,që zbret në mjegullina të kohërave në mes shekulli të VI.Profeti Muhamed as ,i
kushtonë këto rradhe :

“Unë jam ,qyteti i dijes,Aliu porta e tij”.Aliu,trashëgimtari im.Pas meje Aliu,do t’ia kjartësoj
ithtarëve të mi,atë që është dërguar përmes meje.Dashuria ndaj tij është besim,ndërsa
urrejtja ndaj tij i zbulon dyfytyrësit.Allahu më informoi,që Ali ibn Ebu

Talibi është flamur i udhëzimeve, imam i miqëve të mi dhe dritë për ata,që do të jenë të
dëgjueshëm ndaj tij.

Është ditë e re.Naimi e thërret :dit’ të bekuar .Ajo ditë ka marrë urtësit e Zotit.Është e
shënuar,që në rrënjë të jetës.Ka ca trokitje,që thyejnë qelqin e zemrës së ngurtësuar .

Zbret qetësisht pa tulatje fare,duke gdhendur emrin :ringjallje.

Ringrihen nga gjumi i rëndë dimëror.

Ringrihen nga errësira e labirintheve.

Ringrihen nën vështrimin tuaj në çaste lulëzimi.

Ringrihen duke parë me siguri,identifikimin tek vetja në çaste trishtimi.

Ringritje në pranverë,pas fryrjes së sytheve.

SHPËRTHIMI

Oshëtimë e rëndë.E madhe forca e gjëmimit.


1-shpërthim fontane.Indetifikohet sërisht lastari më i ri.

2-shpërthim sizmik.Identifikohet lulëria jashtë mbulesës dimërore të gjetherisë.

3-Qarje drurësh.Në momente trishtimi.Hapje zemrash.Curg lotimi.Buis lulëzimi.

QIELL-BUKURIJA

Naimi thotë :…që rrjedh qiejshit bukuria...

E dykuptimtë?Ku i dihet!Ta vërtetojmë.

…qiejshit-bukuria.

E para:rrjedh qiell-bukuria.Zbrazet bardhësia.I keni parë sytë një ditë pranvere?Pasqyrë


ndriçojnë.Lyer me nektar hëne.

Qielli.Re bardhoshe me forma misterioze.Figura ëngjëllore. Dritëxixëllonjash.

E dyta :Rrjedh qershia. Në shtatë kopshte ka rënë nuri.Është duke buçitur mërmërima.Vals
lumturie.

Bimësia,harlisja, gjelbërimi,lulëria,gjethërimi.Ikur mërzitja. Dimriqafëthyer.

Qershia,shndërit nga ngjyra e kuqe.E mbytur lulëria në lule.

Dhe huqe.Ngjeshur.Eveshur.Kaparosur.E ngrehosur. Kullarosur.

Kanë lënë msn :Në sfilatën “mërmërima pranverore”ora 18 -tung.

PAVDEKSHMËRIA

...Del në shesht Zot’ i vërtetë,rrëfen fytyrën e tija...N.H.F

Frymëmarrja e Zotit.Naimi thotë :Ngjallen të vdekurit gjithë mal’ e fusha gjelbërojnë......

Poeti Naim, në sytë e zhbirimit ka lenten e panteizmit.Shpirti,që rron.Ai shtegëton.Poradeci


ka ribërë rrugëtimin :Fluturoj dhe shtergu i fundit madhështor me shpirt të
gjorë.........................Për ku kështu,rrugëton ky shpirt i ikur në rrugën e braktisur ? Noton në
erë !Në të shtatin qiell.O Zot eja më merr!

...Nga i gjalli e ka nxjerr/Të vdekurin Zoti vetë.

Nga i vdekur përherë/Të gjallën prapë në jetë.

...Tek i biri jetëgjati/Që rron sot në këtë jetë.

Është pshehur i ati/Kjo është fjal’ e vërtetë. N.H.F


DUARTË E MOTIT TË ARTË

Naimi këndonte :Qielli qesh,dheu gëzohet dhe luletë


lulëzojnë............................................................................

Rrëzime gjethesh në vjeshtë.Është parapërgatitje stine-ardhje.Bëjnë gjumin kapicë si roje


karakollesh.Shtrihen dunicë.

Naimi u thotë :luletë vjet ishin tharë/Po prapë sivjet u ngrinë/Jan’ ato që ishin më parë/Te
Zoti ven’,andej vinë...

Naimi u tregonte :Thonë dimri na prishi,po s’na humbi dot për jetë...

Naimi këndonte :Nga vera dimrin nxjerrim/Duart’ e motit të arta/Nga dimri prapë verën/Me
lule si prush të zjarrta !

Erdhi kjo ditë ?Vargëzim naimjan :Erdhi kjo dit’ e na gjeti nuk e la dhenë të shkretë...

Ardhja e ditës së verës.Ardhja e dritës së Zotit.Libri i shenjtë shqyrton fjalin,Zot’ i


botëve.C’ka ka një kuptim të mistershëm këtu për të tjera botë.Toka është dheu ynë,ka
mbijetuar,ngase Zoti,ditët e tij i pruri.Një nga ditët e tij,që frymë i jep tokës,është dita e verës.

PASQYRA

...Qielli është ndrituar edhe bërë si pasqyrë...Pasqyra qiellore është shëmbëllim.Pasqyra


konfirmon, kaltërsin qiellore.

FARA

...Dheu është zbukuruar,bërë fytyrë fytyrë...N.H.F

Toka është lëruar.Brazda dhe brazda palosura.Të kafejta në krahë sigurisht.Të zeza
mjerisht.Të përmbysura rrënjësisht.Ugar i pambyllur.Fshatarka me kanistër në kokë.Farë në
ugar.Në hije,flenë qetë,gjumë dumicë.Në muzg,fryn era e pelave.

FLETA

..Veshur në bar e në lule edhe në gjethe,në fletë..N.H.F.

Fleta e rrushit.a-fotosinteza,proçesi fiziologjik i gjethes.1 m2 gjethe ,absorbon 6.23 gram


amidon në 13.5 orë.b-frymëmarrja.100 gjethe.Në 24 orë.Shpenzon 4 gr sheqer.

c-transpirimi.1m2 sipërfaqe gjethore.Në 24 orë.Transpiron 1.5 litër ujë.


BUKURIA

...Bukuri e Perëndisë ka dal’ e duket në jetë..N.H.F.

Perëndi e bukurisë.Bukuri e Perëndisë.Nuk e themi dot bukurinë e saj.Nuk e përshkruajmë


dot Perëndinë.

DELJA

...Shqerrat po blegërijnë edhe mëmat kërkojnë

Zoqtë nër gjethe lëvrijnë dhe këndojn’ e fluturojnë...N.H.F

Te lisat e teqes,mërxen kopeja.Hije i bëjnë trupit të vetë.Një rreth i pagabueshëm.Kokën


fusin në mes.Qengjat bardhosh, mbyllin thithkat.Nën lisa të teqes mërxejnë pllajat.

“Me llaja çoban me llaja..”e ç’vete isoja.Thëllëza ra në qafë të mbretes.Laureshat me gjethe


të tharra.Rikonstruktojnë shtëpinë ,për të kaluar verimin.

BLETA

...Mbleron dheut ëmbëlsira dhe roit posi bleta...N.H.F

Bleta:Mbretëresha.E hershmja.E përlotur prej dhimbjes.E reja.E mjegulluar nga


pushteti.Ngre një legjislacion ideal.Kërcënimi tmerrues.Asnjë rival i gjallë.Mbretëron e vetme
në këtë mizëri.Riprodhon.1000 vezë në ditë.Bleta mashkull.mbars mbretëreshat.Bleta
punëtore,shërbëtore. Gjashtëdhjetë mijë.

Bleta punëtore:Cdo mëngjes merr shërbimin.Ngrihet nga aeroporti -zgjua.Syri si hipnozë,


konfirmon nektar. Rikthehet në shtëpinë e dylltë.Kërcim ngazëllyes.Apo ritual
mistik?Vallëzim maramëndës.Rituali shqyrton. Është gjetur nektar.Fluturojnë me shpirtin
ngadhnjimtar.Linja ajërore.Vijë e drejt.Si autostradë. Pozicioni i diellit.Në mes.

dita e thërmijës së shënuar

Ardhja e 22 Marsit.Ditëlindja e Aliut.Ardhja e dritës. Ripërtëritja e jetës.

Edhe pemët i falen kësaj dite të :”thërmijës së shënuar”.

Madje më këtë ritual falje ka diçka mistike.Misterioziteti mbulon këtë çast të rrallë në histori
të jetëve.Falja e pemëve është për krijuesin e tyre.Ai i zgjoi nga gjumi dimëror.Pemët këtë
natë gjethet ulin në tokë.I falen dritës misterioze,që u dha jeten e tyre.

22 Mars,në Kryegjyshatë.

Ardhjen e Sulltan Nevruzit.Prisnim në mesnatë.


Një rrëfenjë e hershme :

Një fshatar me gomar.Nga puna në shtëpi.

Kthehej në mesnatë.Gomarin e lidhi tek pralli.

U kthye, ra në shtrat .Fjeti gjatë.U zgjua afër agut.

Mori litaret dhe samar.Bëri nga prralli.

Kërkoi,por s’e gjeti dot gomarin. Uluriu.Derëziu.

-Mos ma ka çarë ujku?-pyeti.

E shoqja nga avllia.

-O varizë.Kthe pak kokën lartë!

Fshatari pikasi gomarin varur tek pralli,lart në qiell.

Shqeu sytë.

-C’ditë është, e bekuar qënka kështu sot ?

-Është Nevruz,-tha gruaja.Ku e lidhe gomarin ?e pyeti.

-Tek pralli.Ah i ziu,s’vura re.Pralli ishte ulur,falej përdhe.

Kur çasti u dha,pralli u ngrit.

Së bashku më degët e rënda gomari u ngjit.Fytyrën në qiell.

C’farë shenje misterioze mbahet në këtë ditë të thërmijës së shënuar?

You might also like