You are on page 1of 2

NJË MUNDËSI PËR TË MBROJTUR PYJET

PAULONIA “Druri i pinceshës” apo “Princesha e drurëve”.


Ing. Gjon Fierza
Agjencia Kombetare e Mjedisit

Pyjet shqiptare, për fat të keq, tashmë nuk arrijnë të realizojnë njërin ndër dy
funksionet kryesore të tyre - atë të plotesimit të nevojave të vendit me material drusor. Ka
shumë arsye objektive dhe subjektive që kanë çuar në këtë gjëndje. Ne kemi sipërfaqe të
konsiderueshme me pyje, por ato kanë një fuqi lendore të pakët dhe cilësisht të ulët,
prodhimtaria e tyre është e vogël. Sipas studimeve të kryera disa viteve më para dhe
inventarit të fundit të pyjeve (2002-2004) rezulton; se akoma vazhdojmë të presim
(shfrytëzojmë) në mënyre; legale dhe ilegale 2.5-3 herë lëndë drusore më shumë se rritja
mesatare vjetore e tyre. Kemi një bilanc negative që cenon rëndë parimin e zhvillimit të
qëndrueshëm të pyjeve, si një ndër burimet natyrore me të rendësishme të vendit. Duhet konsideruar se tashmë
kur energjia elektrike do paguhet rregullisht dhe në fshat, do të jenë pyjet ato që do të përballojnë plotësimin e
nevojave të shtuara për ngrohje e gatim në zonat fshatare, etj. Plotesimi i nevojave për lëndë punimi nga pyjet e
vendit tonë është në sasi teper të vogel, ndërkohë që kërkesat për dru industrial janë në rritje.
Kërkesat për lëndë drusore sidomos për dru zjarri të zonave fshatare dhe të disa qyteteve të medha si:
Korca, Shkodra, Pogradeci, Kukesi, Peshkopia, Kamëza, etj, plotësohen nga pyjet natyrore. Eshtë kjo një ndër
arsyet, pasi afër zonave të banuara, afër rrugëve auto deri në thellësi të masivet pyjore, gjithnjë e më tepër
siperfaqet pyjore po paksohën, ato zhvishen duke ju nënshtruar kështu erozionit dhe degradimit të tyre. Për fat
të keq thuaj se nuk zbatohet asnje kriter silvikulturor në shfrytëzimin e marrjen e druve të zjarrit që përdoren
nga fshatarësia. Nga viti në vit pagesat e tarifes për to ka rënë sa thuaj se ajo nuk paguhet fare. Kjo vlerë në një
vit përllogaritet të jetë mbi 10 milion dollarë. Kjo sasi dhe vlerë jo vetem nuk paguhet nga fshatarësi, por as nuk
llogaritet e evidentohet gjëkundi të paktën si kontribut i pyjeve në jetën sociale të popullsisë.
Marrja e masave për shpëtuar e përmirësuar pyjet që kanë mbetur, favorizimi i ripërtritjes natyrore,
sigurisht duhet të jetë në prioritetin e politikave dhe veprimeve në pyje.
Kaq nuk mjafton! A duhet të kemi dhe një alternativë tjeter për të
mundësuar plotësimin e nevojave për material drusor, për të paksuar
presionin mbi pyjet natyror- sigurisht po. Në raportet e inventarizimit të
pyjeve, në konferenca e samite të ndryshme ku është diskutuar për
pyjet, për kërkesat në rritje për lendë drusore, është nënvizuar si
domosdoshmeri mundësimi i pyllezimeve me drurë pyjor me rritje të
shpejtë i tokave të çveshura, i tokave bujqësore të braktisura të hapura
nga shpyllëzimet, pse jo dhe atyre tokave bujqesore që sot apo në këto
20 vite nuk janë përdorë nga bujqësia.
E vlerësoj si të rëndësishme kultivimin e një druri pyjore që në
gjendje natyrore nuk rritet tek ne. Në shqip mund ti themi “Paulonia”
nga emri latinisht Paulownia (Njihen disa lloje pauloniash si:
Paulownia tomentosa, P.giabrata, P.elongate, P.fargesii, P.fortunei,
P.taiw-aniania, etj. Si vënd i origjines kësaj bime konsiderohet Azia. Nga pamja paulonia, ngjason shumë me
katalpen e cila tek ne rritet si dru zbukurues në parqe e lulishte. Paulonia është kultivuar për here të pare në
Europë në fillim të viteve 1800 e importuar nga Azia. Pema paulonies e lulëzuar është shumë e bukur. Është
mbjellë në mjediset e gjelbra dhe shpesh me dedikim për persona të vecantë pasi ajo rritej shpejt. Edhe ne
kopshtin e gruas së bukur aristokrate ruse- Anna Pavlovna u mbollën disa bimë paulonie. Ajo, jo vetem e pelqeu
por e promovoj shumë zhvillimin e sajë duke dhënë emrin “Paulonwia”, kështu është quajtur “Pema e
Princeshës”. Në Japoni, vijon tradita; pas lindjes së një vajze, mbillet një paulonia, nga kjo do merret druri për
mobilje të nuses, etj. Në vlerësim të sajë paulonia është quajtur dhe “Pema e zogut Phoenix”, ose “Pema e
njerëzimit”, kjo falë cilësive botanike si druri me rritje më të shpejtë sot në botë. Për lloje të kesaj gjinie janë
kryer shumë studime ku janë prodhouar kultivarë të ndryshëm, për të përshtatur për klima të ndryshme në gjith
botën.
Me këtë shkrim, dua që të jem një zë më shumë në mbështetje të disa nismave private që duan të fillojnë
të kultivojne këtë dru në Shqipëri. Nga strukturat shteterore në nivel qëndror dhe vendor, nismat duhen
mbështetur jo vetëm në lehtësim të procedurave administrative por dhe me financime. Fermerët shqiptar (ata që
për një mijë e një arsye i lënë tokat djerr) të mund të njihen me ketë kulturë drusore, me vlerat, cilesitë që
zoteron, të njohin praktikat agropyjore dhe të fillojnë ta kultivojnë. Se pari të mund të plotësojne nevojat e tyre
me lëndë drusore, pastaj të jënë të aftë të futën në treg.
Ky dru, tashmë në botë po kultivohet në sipërfaqe të madhe, plantacione me paulonie po shtohen; në
toka me pronësi private dhe ato shteterore ku permenden: Kina, Japonia, Spanja, Italia, Bullgaria, Serbia, etj, në
dy vitet e fundit dhe në Maqedonia. Dy vite më parë dhe në Bushat-Shkoder ka pas një nisëm private serioze, në
siperfaqe të vogel është kultivuar paulonia. Njw siperfaqe eksperimental prej një hektari në Gjirokaster, po
ndiqet me shumë kujdes nga specialisti i pyjeve ing. Kleanthi Mandi, etj. Tashmë kjo bimë pra ka filluar tw
njihet dhe paraqet interes që duhet mbeshtetur.
Paulonia është e vlerësuar per rritjen e shpejtë në një kohë të shkurter dhe volumin e madh të biomasës
që ofron, kërkesat ekologjike modeste, me përshtëshmeri të madhe ndaj ekstremeve të temperturave, cilesinë e
lartë të drurit dhe mjedisit të lulëzuar që krijon. Mundësia që të kultivohet në toka me cilësi të ndryshme,
rezistenca ndaj temperaturave ekstreme, qendrueshmeria ndaj sëmundjeve të ndryshme të bimëve, ka zgjeruar
kultivimin e saj në tërë botën. Paulonia është mjaft e përshtatshme që të mbillet në hapësirat e mëdha
industriale, në zonat e djegura, terrenet rrëshqitëse dhe vendet ku janë prerë drunjtë, etj.
Kultivimi nuk kërkon shumë njohuri teorike dhe
investime të mëdha. Ajo llogaritet si kulturë drusore me
efektivitet të lartë ekonomik, diku krahasohet dhe rezulton
se është rreth 1.5 herë më e leverdishme se ulliri. Ajo
përveç biomasës, prodhon sasi të madhe të nektarit të cilin
bletët e mbledhin pa vështirësi ku prej tij prodhojnë mjaltë
cilësor, një bimë e rritur e paulonies llogaritet të jepë mbi
50 kilogram nektar. Vlera e përdorimit, në zonat industriale
është; se kjo pemë çliron dhjetë herë më shumë oksigjen se
çdo dru tjetër duke krijuar një mjedis më të pastër. Pas disa
cikle prdhimi në një siperfaqe, paulonia mundëson së
tepërmi edhe përmirësimin e cilësisë së tokës për kultura të
tjera. Rritja shumë shpejtë, prodhimi i konsiderueshm i biomasës duke arritë deri 400 m3/ha, kapaciteti për të
fiksuar shumë gaz karbonik dhe vlera zbukuruese janë cilësi që ja rrisin vlerën paulonies. Sasia e gazit
karbonik (CO2) fiksuar nga një pyll paulonie me gjethe, pas një viti e gjysëm jetë, arrinë në 10 -11 ton për
hektar. Këto vlera janë jashtëzakonisht të rëndësishme, ato janë shumë të mëdha, të krahasuara me specie të
tjera me rritje të shpejtë që zhvillohen në të njejtat kushte ekologjike.
Vlera e industriale dhe tregtare që zotëron ky “dru fabrikë” konsiston kryesisht cilesitë e drurit të prerë, si
një lëndë shumë e përdorëshme, me rezistencë të lartë, që duron lagështirën, përdorim në prodhim mobiliesh,
në industrinë e anijeve, prodhimin e instrumenteve muzikore, prodhimin e peleteve për ngrohje, etj. Kultivimi i
paulonies në sipërfaqe të gjerë dhe nga shumë vende në botë, ka nxitur kërkuesit shkencor, kultivuesit dhe
tregtaret, që jenë të organizuar në institucione profesionale dhe shoqata të ndryshme, që promovojnë dhe
mbështesin rritjen e saj. Tashmë ofrohen për kultivim, paulonia hibride të çertifikura e të patentuara, ato kanë
kapacitet të pazëvendësueshëm në prodhim biomase, në prodhimin e oksigjenit. Gjethet e saj prodhojnë edhe
pleh natyral (humus) shumë cilësorë.
Skema e mbjelljes dhe agroteknika që do zbatohet, varën nga qellimi final që do ketë plantacioni. Në kushte
të mira të krijimit të plantacionit me 600 drurë për hektar, druri do të arrijë lartësinë mbi 20 metra me perimetër
të trungut 42-45 centimetra. Në një periudhën prej 5 -7 vjet, do të jetë i gatshëm për përdorim industrial. Pas
prerjes se gjithë drurëve (vjeljes materialit drusor) në këtë moshë, plantacioni do të ripërtrihet nga llastrët që
dalin nga rrënjet e mbetura në tokë. Kështu nga e njejta rrenjë fillestare mund të kemi shtatë apo dhe më shumë
cikle prodhimi. Pas nevojës për qarkullim të sipërfaqes, rrenjet duhet të shkulën përdorën e perpunohen për
energji. U tha shkurt për paulonien, mund të thuhet dhe hulmëtohet gjatë, tashmë për të ka mjaft botime dhe
përvoja të kultivimit. Edhe nismetarët që duan të mbeshtesin dhe mundësojnë kultivimin e sajë në Shqipëri,
kanë filluar dhe po publikojnë materiale për përdorim praktikë për të kultivuar këtë, ata ofrojne material
mbjelles dhe asistencë teknike në kultivimin e paulonies.
Në histori kjo u quajt si “Pema e Pinceshes, por sot ajo po kultivohet dhe perdoret gjërësisht duke u
emertuar si “Pema e njerëzimit”. Edhe në Shqipëri është e mundur dhe e nevojshme të kultivohet në sipërfaqe të
medha sa më shpejt kjo pemë. Disa nevoja sidomos per lendë djegese plotesohen shpejt nga ky lloj I kultivuar,
duke paksuar prerjet e pyjeve natyrore të Shqiperisë. Tetor, 2015

You might also like