Professional Documents
Culture Documents
am
tadet e procedurës penale – procedura penale sipas rregullit, përbëhet prej këtyre
S stadeve:
1) Procedura penale paraprake (paragjyqësore) që përfshinë fazën e hetimit, të
akuzimit dhe të seancës për konfirmimin e aktakuzës
2) Shqyrtimi gjyqësor me marrjen dhe shpalljen e aktgjykimit
3) Procedura sipas mjetit juridik, dhe
4) Ekzekutimi i sanksionit penal
Dy stadet e para shërbejnë për procedurën penale në shkallë të parë, stadi i tretë për
procedurën penale në shkallë të dytë e nganjëherë edhe në shkallë të tretë, ndërsa stadi i
katërt pason pas përfundimit të procedurës penale dhe i takon të drejtës së ekzekutimit të
sanksioneve penale.
Është me rëndësi të theksohet se e drejta e jonë e procedurës penale njeh tri forma
themelore të procedurës penale në shkallë të parë:
a) Procedurën e rregullt e cila zhvillohet në gjykatë të qarkut dhe në gjykatë komunale
për vepra penale për të cilat është paraparë dënimi mbi 3 vjet burg
b) Procedura e shkurtër sumare e cila zhvillohet në gjykatë komunale për vepra
penale për të cilat është paraparë dënimi me gjobë ose me burgim deri 3 vjet
c) Procedurën ndaj të miturve, e cila varësisht nga pesha e veprës penale, mund të
zhvillohet në gjykatë të qarkut apo në gjykatë komunale.
Autorizimet e policisë – sipas KPP nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm se është kryer
vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, policia ka për detyrë, me vetiniciativë apo
me kërkesë të prokurorit publik, të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme që të gjendet
kryerësi i veprës penale, që kryerësi ose ndihmësi i tij të mos ikë a fshihet, të gjejë dhe të
ruaj gjurmët e veprës penale dhe sendet të cilat mund të shërbejnë si provë, si dhe të
mbledhë të gjitha informacionet të cilat mund të përdoren në PP.
Për të kryer detyrat të cilat është e ngarkuar, policia mund të kërkojë informacione të
nevojshme nga qytetarët; të kryej kontroll të përkohshëm të automjeteve, të udhëtarëve
dhe valixheve të tyre; që për kohë të nevojshme të kufizojë lëvizjen në vendin e caktuar; të
ndërmarrë masat e nevojshme lidhur me identifikimin e personave dhe sendeve etj.
www.valonhasani.do.am -1-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
HETIMI – është faza e parë e stadit të parë të procedurës penale (procedurës paraprake).
Çështja e zhvillimit të hetimit në të drejtat pozitive është rregulluar në mënyra të ndryshme,
kështu që atë diku e zhvillon gjyqtari hetues si subjekt që i takon gjykatës e diku tjetër
hetimi është në kompetencë dhe mbikëqyrje të prokurorit publik. Në të drejtën tonë të
procedurës panel hetimin e zbaton prokurori publik.
Në raste të parashikuara me ligj, policia apo prokurori publik me rastin e ndërmarrjes së
ndonjë veprimi hetimor duhet të kërkojë urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake.
Gjyqtari i procedurës paraprake, në krahasim më ish gjyqtarin hetues, ka kompetenca më
të reduktuara por shumë të rëndësishme. Gjyqtari i procedurës paraprake e drejton
seancën për konfirmimin e aktakuzës.
www.valonhasani.do.am -2-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
Mbyllja e hetimit – varësisht nga rezultati deri te i cili mund të arrihet me ushtrimin e
veprimeve hetimore, hetimi i filluar mund të mbyllet në disa mënyra. Kështu hetimi i filluar
mbyllet kur gjatë zbatimit të hetimit konkludohet se s’ka baza ligjore për vazhdimin e
mëtejmë të procedurës penale për shkak të ekzistimit të pengesave procedurale ose
mosekzistimit të supozimeve procedurale për ndjekje të mëtejme, si dhe kur çmohet se
është arritur qëllimi i hetimit, d.m.th se në bazë të veprimeve të ndërmarra hetimore
konsiderohet se mund të vazhdohet procedura në fazat tjera.
Hetimet mund të pezullohen (të ndërpriten)m të pushohen apo të përfundojnë.
Pezullimi i hetimit – hetimi mund të pezullohet atëherë kur për zhvillimin e mëtejmë të
procedurës penale paraqiten pengesa procedurale. Para se të pezullohet hetimi mblidhen
të gjitha provat e mundshme lidhur me veprën penale dhe përgjegjësinë penale të të
pandehurit. Nëse pengesa kalon, vazhdohet hetimi.
Pezullimin e hetimit e bën prokurori publik me aktvendim në këto raste:
a) Kur i pandehuri pas kryerjes së veprës penale vuan nga një çrregullim ose paaftësi
e përkohshme mendore ose nga ndonjë sëmundje tjetër e rëndë
b) Kur i pandehuri është arratisur ose ekzistojnë rrethana të tjera të cilat përkohësisht
e pengojnë ndjekjen me sukses të pandehurit.
Përfundimi i hetimit – prokurori e përfundon hetimin kur çmon se çështja është sqaruar
mjaftë në mënyrë që të ngrihet aktakuza. Mirëpo, nëse hetimi nuk përfundon brenda një
periudhe prej 6 muajsh, prokurori publik i paraqet gjyqtarit të procedurës paraprake
kërkesë me shkrim për zgjatjen e hetimit. Gjyqtari i procedurës paraprake mund të
autorizojë vazhdimin e hetimit prej 6 muajsh. Për veprat penale ku parashihet dënimi me të
paktën 5 vjet burgim dhe një zgjatje prej 6 muajsh. Përfundimisht, Gjykata Supreme e
Kosovës, përjashtimisht, mund të autorizojë edhe një vazhdim prej 6 muajsh.
www.valonhasani.do.am -3-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
AKTAKUZA – është akt formal procedural i cili paraqitet gjykatës nga ana e prokurorit
publik ose paditësit subsidar në formë të shkruar, ose përjashtimisht duke e shënuar në
procesverbal të shqyrtimit gjyqësor kur kemi të bëjmë me ndryshimin ose zgjerimin e
aktakuzës.
Aktakuza duhet të përmbajë elementet vijuese: emrin dhe mbiemrin e të pandehurit dhe
shënimet personale të tij; të dhënat lidhur me kohën e qëndrimit në paraburgim; nëse ndaj
tij është caktuar paraburgimi apo ndonjë masë tjetër alternative e paraburgimit etj.
Për propozimin e prokurorit për paraburgimin e të pandehurit apo për lirimin e tij vendos
kolegji prej 3 gjyqtarësh brenda 40 orësh nga ngritja e aktakuzës ndërsa kur i pandehuri
ndodhet në paraburgim e prokurori nuk ka propozim për paraburgim, kolegji duhet sipas
detyrës zyrtare brenda 3 ditëve të vendos nëse duhet vazhduar paraburgimi apo jo.
SHQYRTIMI GJYQËSOR – pasi aktakuza të fitojë formën e prerë, kalohet në stadin e dytë
të procedurës penale, në shqyrtimin gjyqësor në të cilin gjykata, pas shqyrtimit të
gjithanshëm të provave duhet të vendos për arsyeshmërinë e aktakuzës.
Në shqyrtimin gjyqësor paditësi dhe i akuzuari mund t’i përsërisin të cilat kryetari i trupit
gjykues nuk i ka miratuar. Në anën tjetër palët dhe i dëmtuari edhe pas caktimit të
shqyrtimit gjyqësor mund të propozojnë prova të reja, ndërsa kryetari i trupit gjykues edhe
pa propozimin e palëve gjithashtu mund të urdhërojë mbledhjen e provave të reja për
shqyrtim gjyqësor.
www.valonhasani.do.am -4-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
Rrjedha e shqyrtimit gjyqësor – pas përgatitjeve për shqyrtim gjyqësor të kryera nga
kryetari i trupit gjykues, ditën kur është caktuar shqyrtimi gjyqësor hapet seanca në të cilën
duhet të bëhet zbardhja e gjithanshme dhe e plotë e çështjes penale. Rrjedhimisht gjatë
shqyrtimit gjyqësor duhet të analizohen të gjitha faktet për të cilat gjykata konsideron se
janë të rëndësishme për gjykim të drejtë.
Gjithë veprimtaria e shqyrtimit gjyqësor përmblidhet në: fillimin e shqyrtimit gjyqësor dhe
deklarimin e të akuzuarit lidhur me akuzën, në procedurë provuese dhe në fjalën
përfundimtare të palëve.
www.valonhasani.do.am -5-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
Shtyrja dhe ndërprerja e shqyrtimit gjyqësor – si shkaqe të cilat imponojnë nevojën për
shtyrje të shqyrtimit gjyqësor paraqitën nevoja për paraqitje të aktakuzës së re, nevoja për
përgatitjen e mbrojtje (nëse zgjerohet apo ndryshohet aktakuza), nevoja për mbledhjen e
ndonjë prove të re, ose kur gjatë shqyrtimit gjyqësor vërtetohet se te i akuzuari, pas
kryerjes së veprës penale është paraqitu çrregullim ose paaftësi mendore e përkohshme
ose kur ekzistojnë pengesa të tjera për zbatimin e suksesshëm të shqyrtimit gjyqësor. Për
shtyrje të shqyrtimit gjyqësor vendos trupi gjykues me aktvendim me të cilin, sipas
mundësisë, caktohet edhe dita kur duhet të vazhdohet shqyrtimi gjyqësor.
Aktgjykimi – është vendim gjyqësor i cili merret dhe shpallet në emër të popullit dhe,
njëherit, përfaqëson zbatimin e kodit penal në një rast konkret. Nëpërmjet tij zbatohen
masat e shtrëngimit shtetëror kundër atyre që është vërtetuar se kane kryer ndonjë vepër
penale. Aktgjykimi i formës së prerë ka fuqinë e ligjit për çështjen konkrete penale që
është zgjidhur me të dhe si i tillë është i detyrueshëm për të gjithë. Dhënia e aktgjykimit
është e drejtë ekskluzive e gjykatës. Ai jepet pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor. Vetëm
në raste të pakta shqyrtimi gjyqësor i filluar, apo çështja e shtruar në te zgjidhet me
aktvendim, si bie fjala kur hedhet akuza sipas nenit 384 të KPP ose kur shqiptohet masa
edukuese ndaj të miturit.
Llojet e aktgjykimit – në seancën për këshillim dhe votim, varësisht nga situata konkrete,
gjykata mund të shqiptojë aktgjykim meritor dhe jomeritor. Aktgjykimi meritor është ai
aktgjykim me të cilin çështja kryesore zgjidhet tërësisht. Si aktgjykim meritor konsiderohet
aktgjykimi lirues dhe aktgjykimi dënues. Aktgjykimi jo meritor (aktgjykimi formal) është
aktgjykimi me të cilin refuzohet akuza. Me këtë lloj aktgjykimi gjykata fare nuk lëshohet në
zgjidhjen dhe vendosjen e çështjes kryesore për të cilën është filluar procedura, por për
arsye se në rastin konkret është paraqitur ndonjë pengesë, gjykata jep aktgjykim me të
cilin refuzohet akuza.
Një aktgjykim njëkohësisht nuk mund të jetë edhe aktgjykim meritor edhe aktgjykim
formal, sikurse nuk mund njëkohësisht për të njëjtën vepër ndaj të njëjtit kryerës të jepet
edhe aktgjykimi lirues edhe ai me të cilin shpallet fajtor.
www.valonhasani.do.am -7-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
Aktgjykimi refuzues – ose formal e jep gjykata kur në rrugë për zgjidhjen e çështjes
kryesore paraqitet ndonjë pengesë procedurale. Më këtë lloj aktgjykimi çështja kryesore
mbetet e pazgjidhur. Sipas nenit 389 të KPP aktgjykimin me të cilin refuzohet akuza
gjykata e merr:
1. Kur paditësi është tërhequr nga akuza nga hapja deri në përfundim të shqyrtimit
gjyqësor
2. Kur i dëmtuari tërhiqet nga propozimi për ndjekje
3. Kur i akuzuari për të njëjtë vepër penale është dënuar me vendim të formës së
prerë, ose është liruar nga akuza, ose procedura kundër tij është pushuar me
aktvendim të formës së prerë. Këtu kemi të bëjmë me të ashtuquajturën res
iudicata-çështje e gjykuar.
4. Kur vepra penale është parashkruar ose vepra përfshihet me amnisti ose falje, ose
kur ekzistojnë rrethana të tjera që përjashtojnë ndjekjen penale.
Aktgjykimi lirues (Liberator) – aktgjykimi lirues si aktgjykim meritor gjykata e jep kur në
procedurë të zhvilluar ligjërisht konstaton se:
1. Vepra më të cilën i akuzuari nuk përbën vepër penale
2. Ekzistojnë rrethana që përjashtojnë përgjegjësinë penale
3. Nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar,
me c’rast gjithashtu duhet të jepet aktgjykimi lirues. Aktgjykimin lirues duhet dalluar
nga lirimi nga dënimi sipas KPK, sepse me rastin e zbatimit të institutit të lirimit nga
dënimi i akuzuari shpallet fajtor me aktgjykimin dënues, por lirohet nga dënimi.
www.valonhasani.do.am -8-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
Shpallja e aktgjykimit – bëhet në emër të popullit. Shpalljen e bën kryetari i trupit gjykues
në praninë e palëve dhe të pjesëmarrësve tjerë duke lexuar publikisht diapozitivin dhe
duke komunikuar shkurtimisht arsyet e aktgjykimit.
www.valonhasani.do.am -9-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
MJETET JURIDIKE – janë veprime procedurale, me të cilat palët dhe personat e tjerë të
autorizuar në procedurë, e atakojnë vendimin të cilin e konsiderojnë jo të drejtë dhe jo të
ligjshëm dhe kërkojnë që gjykata e mjetit juridik, pasi të vërtetojë bazueshmërinë e
thënieve të tyre, të ndryshojë ose ta prishë atë me vendim të vet.
Në procedurën penale është e nevojshme të bëhet dallimi ndërmjet mjetit juridik në
kuptimin e gjerë dhe mjetit juridik në kuptimin e ngushtë.
Mjetet juridike në kuptimin e gjerë përfshinë, përveç mjeteve juridike në kuptimin e
ngushtë edhe kërkesa të tjera të lejuara me ligj (p.sh kundërshtimi i aktakuzës, ankimi,
lutja për kthimin në gjendjen e mëparme etj).
Mjet juridik në kuptimin e ngushtë konsiderohen të gjitha mjetet juridike me të cilat
atakohet vendimi gjyqësor. Mjetet juridike në kuptimin e ngushtë mund të radhiten sipas
kritereve të ndryshme. Ato ndahen në mjete të rregullta dhe jo të rregullta juridike.
Mjeti i rregullt juridik ushtrohet kundër vendimit i cili ende nuk e ka fituar formën e prerë
dhe si i tillë e pengon arritjen e formës së prerë, derisa gjykata e shkallës së dytë (në disa
raste edhe ajo e shkallës së tretë) të merr vendim lidhur me të.
Mjetet jo të rregullta juridike përdoren kundër vendimeve të cilat kanë fituar formën e
prerë. Rrjedhimisht kundër të njëjtit vendim në të njëjtën kohë nuk mund të paraqitet edhe
mjeti i rregullt edhe mjeti juridik i jashtëzakonshëm.
Si mjet i rregullt juridik konsiderohet ankesa kundër aktgjykimit dhe ankesa kundër
aktvendimit, kurse mjet i jashtëzakonshëm juridik kërkesa për rishikimin e procedurës
penale, kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit dhe kërkesa për mbrojtjen e
ligjshmërisë.
Mandej, mjetet juridike ndahen në mjete evolutive dhe jo evolutive. Karakteri evolutiv i
mjetit juridik donë të thotë se lidhur me mjetin juridik të paraqitur duhet të vendosë gjykata
e rangut më të lartë nga ajo qe e ka dhënë vendimin i cili sulmohet.
Ekziston edhe ndarja në mjete juridike suspenzive dhe jo suspenzive. Mjetet juridike kanë
karakter suspenziv kur e pezullojnë (ndalin) ekzekutimin e vendimit gjyqësor, kurse u
mungon kjo karakteristikë kur ato nuk ndalin ekzekutimin e vendimit. Ankesa kundër
aktgjykimit gjithëherë ka karakter suspenziv, kurse ankesa kundër aktvendimit, parimisht e
ka këtë karakteristikë, por te disa aktvendime ankesa nuk ka karakter suspenziv (ankesa
kundër aktvendimit mbi paraburgimin, mbi marrjen e lejes se udhëtimit etj.). mjetet e
jashtëzakonshme nuk kanë karakter suspenziv, edhe pse, sipas rrethanave të rastit
konkret, gjykata mund të vendos pezullimin e ekzekutimit të vendimit derisa të përfundojë
procedura lidhur me atë mjet juridik.
www.valonhasani.do.am -10-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
Përmbajtja e ankesës – forma e ankesës është e përcaktuar me ligj. Sipas ligjit ankesa
duhet të përfshijë:
1. Të dhënat për aktgjykimin i cili ankimohet
2. Arsyet (bazën) e animimit të aktgjykimit
3. Arsyetimin e ankesës
4. Propozimin për prishje të tërësishme ose të pjesërishme të aktgjykimit ose për
ndryshimin e tij dhe
5. Nënshkrimin e ankuesit
Bazat e ushtrimit të ankesës - sipas nenit 402 aktgjykimi mund të ankimohet për shkak
të :
a) shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale;
b) të shkeljes së kodit penal;
c) të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike;
d) të vendimit mbi sanksionin penal sekuestrimit të dobisë pasurore, shpenzimeve të
procedurës penale, kërkesave pasurore juridike si dhe për shkak të cendimit mbi
shpalljen e aktgjykimit nëpërmjet shtypit radios ose televizionit.
www.valonhasani.do.am -11-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
----Shkeljet e ligjit penal – grupin e dytë të bazave për ankesë e përbëjnë shkeljet e kodit
penal ose të ndonjë dispozite tjetër penale të cilat kanë të bëjnë me moszbatimin ose
zbatimin e gabuar të ndonjë dispozite lidhur me ekzistimin e veprës penale, me
përgjegjësinë penale ose me sanksionin penal.
Sipas nenit 404 shkelja e kodit penal ekziston nëse është cenuar kodi penal në cështjen:
a) nëse vepra për të cilën i akuzuari ndiqet është vepër penale; b) nëse ekzistojnë
rrethana që përjashtojnë përgjegjësinë penale; c) nëse ekzistojnë rrethana që përjashtojnë
ndjekjen penale; d) nëse lidhur me veprën penale e cila është objekt i akuzës, është
aplikuar ligji i cili nuk mund të aplikohet; e) nëse në marrje të vendimit për dënim, dënim
alternativ, vërejtje gjyqësore ose në marrjen e vendimit për masën e trajtimit të
detyrueshëm për rehabilitim apo për konfiskim të dobisë pasurore të fituar me vepër
penale gjykata ka tejkaluar kompetencat ligjore; f) nëse janë shkelur dispozitat mbi
llogaritjen e paraburgimit dhe dënimit të mbajtur.
www.valonhasani.do.am -13-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
Rigjykimi – kur gjykata e shkallës së dytë duke vendosur lidhur me ankesën ose kryesisht
e prish aktgjykimin e shkallës së parë, të gjitha shkresat e lëndës ia kthen gjykatës së
shkallës së parë për gjykim të serishëm. Mirëpo me rëndësi është të theksohet se pas
zbatimit të veprimeve procedurale të sugjeruara nga gjykata e shkallës së dytë, gjykata e
shkallës së parë merr aktgjykim në mënyrë të pavarur.
www.valonhasani.do.am -14-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
c) GJ.II ndryshon aktgjykimin e GJ.I me të cilin i akuzuari është liruar nga akuza dhe ka
dhënë aktgjykimin me të cilin i akuzuari shpallet fajtor.
Vendimi gjyqësor i formës së prerë, sipas rregullit, është definitiv dhe i pandryshueshëm.
KPP përjashtimitsht lejon mundësinë e atakimit të aktgjykimit të formës së prerë me mjete
të jashtëzakonshme juridike. Atakimi i aktgjykimit me mjet të jashtëzakonshëm juridik
mund të bëhet për shkak të lajthimeve të natyrës faktike apo gabimeve juridike.
Me përjashtim të rasteve sipas nenit 442 i KPP, vendimi gjyqësor i formës së prerë mund
të ndryshohet me mjete të jashtëzakonshme juridike vetëm në favo të personi të dënuar.
Mjete të jashtëzakonshme juridike janë: 1. Rishikimi i procedurës penale, 2. Kërkesa për
zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit, 3. Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.
www.valonhasani.do.am -15-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
www.valonhasani.do.am -16-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
www.valonhasani.do.am -17-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
më të ultë. Kjo kërkesë nuk ka karakter suspenziv. Për këtë kërkesë vendosë Gjykata
Supreme e Kosovës.
www.valonhasani.do.am -18-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
www.valonhasani.do.am -19-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
Shqyrtimi i vërejtjes gjyqësore – Kodi penal i Kosovës e njeh vërejtjen gjyqësore si një
sanksion të llojit të posacëm e cila mund të shqiptohet ndaj kryerësve të veprave penale të
një rrezikshërie shoqërore relativisht të vogël, te të cilat është paraparë dënimi me burgim
deri në një vit ose dënimi me gjobë, që janë kryer nën kondita të atilla lehtësuese të cilat
bëjnë që ato të jenë vecanërisht të lehta. Vërejtja gjyqësore mund të shqiptohet edhe për
vepra penale për të cilat është paraparë dënimi deri 3 vjet burgim nëse ato vepra penale
konkretisht është paraparë mundësia e shqiptimit të vërejtjes gjyqësore.
Vërejtja gjyqësore shqiptohet me aktgjykim. Kundër aktgjykimit mbi shqyrtimin e vërejtjes
gjyqësore mund të paraqitet ankesë për shkak të shkeljes së dispozitave të KPP, shkeljes
së kodit penal, vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike si dhe për shkak
të mos ekzistimit të rrethanave që arsyetojnë shqiptimin e vërejtjes gjyqësore.
www.valonhasani.do.am -20-
Copyright ©Valon R.Hasani – për më shumë skripta dhe libra vizitoni faqen www.valonhasani.do.am
Kompetenca e gjykatës për të mitur –Për zhvillimin e procedurës penale për të mitur
përparësi i jepet vendbanimit të të miturit (forum domicili), e kur i mituri nuk ka vendbanim,
ose ai nuk dihet atëherë gjykata e vendqëndrimit të tij.
www.valonhasani.do.am -21-