You are on page 1of 6

DISA INSTRUMENTE

-Gajdja ishte një instrument i Afrikës së vjetër veriore të cilin, Nero, një perandor romak, e
importoi në Evropë. Me kalimin e kohës njerëzit e zhvilluan konceptin e instrumenteve
muzikore për të prodhuar melodinë.

-Flauti më i vjetër i zbuluar daton rreth 43.000 vjet më parë.

-Trumpeta më e vjetër mendohet të datojë para vitit 1500 p.K

-Slit drums ose daullet e çara janë përdorur kryesisht në vendet afrikane.

- Talking Drum.Në një libër shpjegohej se ky instrument mori këtë emër pasi afrikanët e
përdornin për të komunikuar në distanca të mëdha.

-Ksilofoni i vjetër është gjetur në shek.IX por mendohen të kenë ekzistuar rreth viteve 2000 p.K

-Pianoja mendohet të jetë krijuar në vitin 1698 nga Bartolomeo Cristofori.

-Melodika mendohet të jetë krijuar në vitin 1950 dhe përdoret për muziken jazz.

-Bakllama është instrument muzikorë kordofon. Ky instrument është përdorur nga kolonialistët
shqiptarë në Turqi në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Nga këta është sjellur tek ne rreth viteve
20-30 të shekullit XIX.
-Çiftelia është një instrument tipik shqiptar. Është e ndërtuar nga druri dhe ka një formë të
zgjatur. Ka vetëm dy tela prej nga edhe e ka marrë emrin "Çift" dhe "Tela" d.m.th. dy tela çift.
Shumicë e kohës përdoret teli i poshtëm. Telat shpesh janë të akorduar në E dhe B. Çiftelia
zakonisht përdoret në dasma apo edhe në koncerte për muzikë popullore.

-Violina është instrument muzikor dhe hyn në grupin e instrumenteve harkore. Ajo ka katër
tela.

Orkestrat janë krijuar mbi bazen e instrumentave muzikorë.Zhvillimi i violinave ishte me të


vërtetë nje triumf i prodhuesve të instrumentave.Italia e veriut ishte qendra e violinbërsve të
shekullit 18,veçanrisht familja Amati në Cremona, Guarneri dhe më vonë mjeshtri i madh dhe
superior ndaj gjithe violinbërsve Antonio Stradivari.Edhe flauti gjatë kohës së Hajdnit bëhet një
instrument stabel i orkestrave.Mozarti shkroi shumë kompozime për instrumentët.Nga
periudha romantike,kompozitorët kërkonin nga prodhuesit nje rritje të ekspresivitetit si dhe të
volumit të instrumentave muzikorë për koncertet në salla më të mëdha.Ndersa muzikantët
synonin të përmirsonin anen teknike dhe të luanin më shpejt dhe me ton më cilsor. Në shekullin
18 , në muziken e dhomës u inkluduan edhe frymorët e drurit me kombinimin e violinës,obosë,
fagotit dhe të flautit.Njeri prej ansambleve të asaj kohe me instrumentistë profesionistë, ishte
ai I Rasumovskit,kuartet i Vienës të cilin e ngriti vetë ky kont e që luante violine e dyte.Më vonë
me sekstetet dhe heptetet zgjerohet muzika e dhomës dheorkestrat.Ne shekullin 20 fillon e
ngjallet interesi për muziken e dhomës por në një dimension më të madh.

Muzika e dhomes ne Shqiperi.

Instrumentet Kordofone - Bakllama është instrument muzikorë kordofon. Ky instrument është


përdorur nga kolonët shqiptarë në Turqi në gjysmëne dytë të shekullit XIX. Nga këtaështë sjellë
tek ne rrethviteve 20- 30 të shekullit XIX. Kitara është një instrument muzikor i familjes
kordofone. Kitara standarde ka gjashtë tela, por edhe kitarat me katër, shtatë, tetë, nëntë,
dhjetë, njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë tela janë në dispozicion.
Dy familjet kryesore të kitarës janë kitarat elektrike dhe kitarat akustike. Tre lloje kryesore të
kitarës akustike janë kitare klasike (me fije najloni), kitare me tela çeliku dhe kitare archtop.

Kitara elektrike është e përdorur gjerësisht në xhaz, blues dhe rock and roll.
Instrumentet popullore Shqiptare

FLETA : Eshte instrumenti me i vjeter ne agjenden e instrumenteve popullore Shqipetare . Me


tingullin magjepes qe leshon ky instrument i thjeshtë , radhitet e para tek instrumentet frymore
. Ne kohet e lashta kur teknika dhe kushtet nuk ishin te mira , shqipetaret argtonin veten dhe te
tjeret me melodinë e fletes se dushkut . Me shumë e perdornin barinjet ku melodia jehonte
bjeshk pas bjeshke , pasi qe fleta ka nje tingull depertues . Me mirë bie fleta e ahut , por nese
nuk gjendet mund te zevendesohet edhe me fletë te tjera si te arres , lejthisë , mollës ,qershise.

FYELLI (BILBILI) I ndertuar nga druri , bilbili është instrument i hijshem dhe mjaft i dashur per
njerzit .Tingëllon bukur dhe ka tinguj te fortë . Eshtë i ndertuar 100 % nga druri , kohet e fundit
po zevendesohet edhe nga plastika dhe alumini , por fyellit te drurit nuk i zevendesohen tingujt
aq te njomë qe leshon per veshin e degjuesit .

KAVALLI :

Instrument i vjeter , menjeher pas fletes , i shpikur nga shqipetaret e koheve te lashta . Me
tinguj të permallshem dhe mallengjyes ze vend te rendesishem ne sferen e muzikes folklorike.
SURLA :Eshtë mjaft e vjeter dhe e perdorur edhe ne ditet e sotme .Perdorej dhe vazhdon te
perdoret neper dasma dhe ahengje te gezueshme . Ndertohet nga druri , ndersa pipat i ka nga
kashta (Mbeturina gjatë fshirjes së grurit) . Më se shumti percillet me tupan (daulle) , por mund
te kombinohet edhe me instrumente te tjera gotitese si me def , tarabuk etj.

SHARKIA Vegel muzikore popullore zakonisht me pese tela (2+1+2). Ka kasen te punuar nga nje
cope e vetme druri dhe bishtin e gjate me 14 perde. Perdoren edhe tipa te tjere sharkie, deri
me 12 tela dhe 22 perde. Tingujt e sharkise jane te thelle dhe kumbues. Me sharkine
shoqerohen ne menyre heterofonike nje pjese e mire e kengeve lirike dhe epike, te kenduara
nga burrat, si dhe valle te ndryshme popullore. Shquhet si nje nder veglat me komplekse,
perdoret e vetme ose ne formacionet orkestrale si vegel kryesore. Loja perqendrohet kryesisht
mbi telin e pare, dy te tjeret mbajne iso. Ne hyrjet dhe fundet e frazave perfshihet edhe teli i
trete, duke i dhene tonin nenbazal. Kjo krijon nje nga efektet kadenciale me karakteristike te
kesaj vegle. Sharkia bashkohet me vegla te tjera zakonisht me cifteline, fyellin, dajren dhe
qemanen (violine). Sharkia 12 teleshe eshte perdorurne formacione instrumentale me te gjera
si vegel udheheqese. Sharkia eshte e perhapur ne Tropoje, Kukes, Diber, ndersa treva kryesore
e saj eshte Gjakova me rrethet. Gjendet edhe ne zonat e Komunes se Pejes, Drenices,
Prishtines, Prizrenit, ne Podrime si dhe ne zonat e Hasit.
Orkestra simfonike është orkestër e përbërë prej 80-100 instrumentistëve, të ndarë në katër
seksione kryesore: harkorët, frymorët , frymorët e tunxhit dhe perkusionet. Repertori i këtij
formacioni orkestral është i larmishëm dhe përpos ekzekutimit të veprave të formacionit më të
vogël se ai standard ekzekutohen edhe vepra për formacion edhe më të madh si për solistë e
orkestër (koncerte) dhe vepra vokalo instrumentale, me ç’rast këtij formacioni i bashkëngjiten
edhe kori dhe solistët vokal (kantata, oratoriumi etj.).Me instrumentet muzikore solo dhe në
grup.Nga bashkimi i disa instrumenteve të njëjta ose të ndryshme krijohen formacione të
larmishme muzikore.Formacioni instrumental i përbërë nga të gjitha instrumentet ,me të cilat
jemi njohur deri tani,quhet orkestër. Orkestra e parë është formuar rreth viteve 1600,kur në
oborret mbretërore muzikantët dhe kompozitorët krijonin muzikë kryesish për instrumentet e
harqeve.Në vitet që pasuan,këto formacione muzikore dhe pjesët e kompozuara u pasuruan
edhe me instrumente të tjera,si:instrumentet me goditje,me frymë dhe ato të perkusionit,duke
formuar kështu orkestrën simfonike bashkëkohore. Orkestra simfonike bashkëkohore përbëhet
nga të gjitha instrumentet ,ku numrin më të madh e ka familja e harqeve(rreth
60instrumente,32 prej të cilave janë violina).

Orkestrat frymore në Shqipëri janë më të vjetrat e gjithë formacioneve muzikore. E para u


themelua në 1878 në Shkodër. Gjatë shek. XX këto formacione u ngritën pothuajse në çdo
qytet. Ishin shkollë prej nga dolën kompozitorë e muzikantë që u bënë nismëtarë për krijimin e
shkollave artistike. Në vitet e tranzicioninit, në të shumtën e rasteve, u shpërbënë, por kohët e
fundit komunitetet artistike dhe bashkitë po i mbështesin duke i vënë në shërbim të zhvillimit
të turizmit kulturor.

Orkestra është e ndryshme nga ansambli i faktit se në rastin e parë, të njëjtat mjete janë të
kombinuara në grupe, duke luajtur në unison, që është një melodi e zakonshme. Në rastin e
dytë, çdo muzikant është një solist - luan rolin e saj. "Orchestra" - një fjalë greke dhe do të
thotë "katin e valle." Ajo ishte vendosur në mes të skenës dhe audiencës. Kjo faqe është e
vendosur kor. Ajo dukej si një gropë moderne orkestër. Dhe me kalimin e kohës, muzikantët
filluan të vendosen atje. Dhe emri i "Orkestrës" mori ekipet-instrumentistë.

Llojet orkestra:Symphony,String,Bronzi,Jazz,Variety,Orkestra FolkInstrumente,Ushtarak,School.


Instrumentet muzikore

Instrumentet kordofone.

You might also like