You are on page 1of 10

N

ë apikulturën bashkëkohore dominon mendimi se si periodë


e fillimit të jetës së shoqërisë së bletës mund të mirret koha e
përfundimit të kullotës dhe zvoglimi i gjeneratës së re në zgjua.
Me këtë kanë përfunduar periodat e kaluara dhe në shoqërinë e bletës
kanë mbetur vetëm bletët punëtore dhe mëma e ndërzyer. Pasi që numri
i bletëve punëtore e sidomos gjendja e mëmës bashkë me faktorët
tjerë (ushqimi, gjendja shëndetësore, etj.) drejt për së drejti ndikojnë në
zhvillimin e shoqërisë së bletës, atëherë perioda vjeshtëdimër mund të
mirret si fillimi i jetës së shoqërisë së bletës.

Perioda e vjeshtës dhe e dimrit – Menjëherë pas vjeljes së fundit të


mjaltit, e kjo zakonisht ngjan në disa regjione në fillim të muajit gusht
e në disa të tjera në gjysmën e dytë të muajit gusht, në natyrë ndihet
mungesa e kullotës. Bletët fillojnë të ndjekin mashkujt nga zgjoi, të cilët
gjatë muajit gusht i gjejmë të grumbulluar para verandës së zgjoit, ku
para tyre edhe vdesin. Ky është simptom i sigurt se në natyrë nuk ka
kullotë të mjaftueshme, se bletari duhet të intervenojë me qëllim që të
pengojë paraqitjen e plaçkitjeve nga bletët “hajdute” në bletoren e vet.
Muaji gusht zakonisht duhet të konsiderohet në kushtet tona si periodë
kur fillon përgatitja e bletëve për dimrim.

Me zvoglimin e kullotës në natyrë, mëma zvoglon numrin e vezëve të


pjellura në ditë, gjenerata e re zvoglohet përditë e më shumë derisa të
ndërpritet tërësisht. Bletët punëtore e zvogëlojnë fluturimin në natyrë
gjegjësisht në kullosë. Humbjet e punëtoreve janë normale, mirëpo
pasi që zvogëlohet gjenerata e re, nuk ka përtrirëje dhe numri i bletëve
punëtore në zgjua zvogëlohet dukshëm. Shoqëria e bletës, e cila gjatë
verës i ka pasur 70-80.000 bletë punëtore, thuaja se përgjysmohet dhe në
dimër hyn me një numër të vogël të mizave bletë dhe atë diku 30-35.000
punëtore.

Përgaditja e bletëve për dimërim 1


Së pari pas vjeljes së mjaltit, po që se në shoqëritë e bletëve ekziston
ndonjë sëmundje ose dëmtues, duhet ndërmarrë masat e luftimit me
mjete kimike kundrejt këtyre parazitëve. Kjo jo pse duhet të frikësohemi
se ilaqet që do të përdoren në këtë kohë do të deponohen në mjaltë
për konsumim nga njeriu, por mjaltin e tillë do ta shpenzojnë bletët si
ushqim për nevojat e veta.

Që nga fillimi i gushtit rekomandohet të fillohet me ushqimin e bletëve


me shërbet sheqeri dhe të përfundohet më së largu në fund të muajit
shtator. Ushqimi i bletëve me sheqer bëhet në këtë kohë për dy qëllime:

1. Që bletët të zbërthejnë shërbetin në mjaltë me ndikimin


e fermenteve invertaze dhe amilaze. Shërbeti bëhet në
koncentracion 1:1 (l kg sheqer në 1 litër ujë) gjatë gushtit, kurse 2:1
gjatë shtatorit dhe

2. Me qëllim të nxitjes së mëmës për pjelljen e vezëve në atë


periodë, sepse bletët që dalin në atë kohë (gusht, shtator, tetor)
do të dimërojnë, çka do të thotë se do të kemi më shumë miza për
dimër. Për nxitjen e mëmës për pjelljen e vezëve jipet ushqimi në
sasi nga 250 gram për çdo natë ose nga 0,5 lit. çdo të dytën natë.
Ushqimi më i përshtatshëm për bletën është mjalti me origjinë
nga livadhet, bagreni, trumza ose shërbeti i sheqerit, sepse në këto
lloje të ushqimit nuk ka dekstrinë, materie, e cila nuk tretet lehtë në
organizëm dhe shkakton sëmundjen e quajtur diarea.

Që nga gjysma e muajit shtator dhe gjatë ditëve të tetorit kur koha
ftohet, shoqëria e bletës bën përgatitjen për dimër. Nga natyra sjell
propolis me të cilin i mbyllë vrimat e zgjoit, zvogëlon derën (nëse bletari
nuk e ka bërë këtë punë me kohë) me qëllim të mbrojtjes nga të ftohtit.
Shoqëria gjatë këtyre ditëve bënë radhitjen e ushqimit të cilin ia kemi
dhënë më parë, ose nga tepricat e mjaltit që i kemi lënë në zgjua.

Në shoqërinë normale të bletës në vjeshtë nuk ka më meshkuj, kështu


që në dimër hyjnë vetëm bletët punëtore dhe mëma e fekonduar.

Gjatë muajit tetor, kur ende ka ditë të bukura të vjeshtës, bëhet edhe
kontrolli i fundit i shoqërisë së bletës. Ky kontroll bëhet me qëllim të
përgatitjes përfundimtare të bletëve për dimër. Për këtë arsye duhet të
kontrollohet prezenca e mëmës, të hiqen hojet e vjetra dhe boshe, kurse

2 Përgaditja e bletëve për dimërim


në vend të tyre vihen korniza me mjaltë të vulosur. Nëse shoqëria nuk
ka mëmë, jipet mëma rezervë nëse e kemi ose ajo shoqëri përzihet me
shoqërinë tjeter që ka mëmë.

Në këtë kohë shoqëritë vendosen në zgjojet DB, me anën e dërrasës


ndarëse, e cila është pjesë përbërëse e zgjoit, dhe bëhet ngushtimi i
folesë së bletës në aq korniza sa mbulohen me bletë. Pjesa e tjetër që
mbetet zbrazët mbushet me materie të thata si me otavë, kashtë, gazeta
etj., të cilat gjatë dimrit e thithin lagështinë e zgjoit.

Shoqëritë e vendosura në zgjojet LR nëse e kanë forcën mbi tetë


korniza miza blete duhet të dimërojnë në dy kate dhe atë mëma me bletë
të dimëroj në katin e dytë (lartë). Kurse nëse shoqëria është më e dobët
përzihet me ndonjë shoqëri tjetër ose lëshohet në një kat për dimërim.

Dera e zgjoit duhet të ngushtohet deri në 4 cm, sa mund të dalin 34


bletë përnjëherë, kurse gjatë dimrit, kur paraqitet ndonjë ditë e ngrohtë
e me diell, dera duhet të hapet krejtësisht me qëllim që bletët të dalin sa
më lehtë në fluturimet pastruese, pasi që koha e tillë zakonisht në këtë
periodë nuk zgjat shumë dhe bletët duhet ta shfrytëzojnë maksimalisht
për të dalë jashtë. Është mirë që në derë të vihen teneqe e prerë në formë
sharre, e cila e pengon hyrjen e minjëve në zgjoje, kurse nuk e pengon
daljen e bletëve përjashta.

FIG1. Bletorja në muajin Tetor

Përgaditja e bletëve për dimërim 3


Për ruajtjen e temperaturës së zgjoit gjatë dimrit, mbi tavanin e zgjoit
vihen gazeta ose material tjetër i terur, i cili e thithë lagështinë e zgjoit që
krijohet gjatë dimrit pasi që bletët lirojnë avull. Nëse lejojmë që ky avull
të kondenzohet, ai do të kthehet si pika shiu mbi tufën e bletës, për këtë
arsye rekomandohet që gjatë dimrit të lihet ushqimorja plastike, e cila e
largon lagështinë e tepërt nga zgjoi.

REZERVAT E USHQIMIT QË DUHET LËNË


BLETËVE GJATË DIMRIT
Një nga konditat kryesore për dimërimin e mirë të bletëve është që
në zgjua të kemi sasi të mjaftuar të mjaltit të vulosur me cilësi të mirë.
Kur kjo sasi mjalti nuk është siguruar në kohën e kullotës pranverore ose
kryesore, atëherë për atë duhet të mendohet menjëherë pas heqjes së
depove në muajin gusht, duke i ushqyer bletët me shërbet sheqeri më
koncentracion 1:1 sepse në gusht i nevojitet ende sasi e madhe e ujit,
kurse në shtator sherbeti përgatitet 2:1.

Fig.2 Korniza me mjaltë të vulosur

Mjalti që u jipet bletëve për dimërim duhet të jetë i pastër dhe cilësor.
Në të nuk guxon të ketë mjalcë dhe nuk duhet të jetë nga ato lule që
kristalizohet shpejt (luledielli, kolëza, luledylli, gështenja etj.) sepse si
mjalca ashtu edhe mjalti i kristalizuar kanë sasi të mëdha të dekstrinit i cili

4 Përgaditja e bletëve për dimërim


është i pa përshtatshëm për dimërim. Për këtë arsye duhet që menjëherë
në pranverë të ndahen prej deposë kornizat e mbushura mirë me mjaltë
të pastër dhe të vulosur nga lulet e livadheve, bagreni etj. Kështu, ato
ruhen deri në vjeshtë nga dëmtuesit, sidomos molza e dyllit, dhe pastaj
me kontrollin e tetorit u jipet shoqërive të bletëve si ushqim gjatë dimrit.
Ky lloj mjalti shpenzohet nga organizmi i bletës në mënyrë racionale.
Bleta nuk e ndot folenë e vet, por kur të ngritet temperatura e ajrit, ajo del
jashtë zgjoit dhe pastrohet.

Autorët e ndryshëm te bletarisë kanë mendime të ndryshme përsa


i përket sasisë së ushqimit që duhet lënë bletëve gjatë dimrit. Por disa
gjëra janë të sigurta dhe atë: sa më i ftohtë të jetë dimri, bletët për të
mbajtur temperaturën e brendshme të tufës shpenzojnë më shumë
ushqim. Nëse dimri është shumë i butë, mëma fillon më herët pjelljen
e vezëve dhe për ta ushqyer gjeneratën e re, bleta shpenzon më shumë
ushqim. Sa më e dobët të jetë shoqëria e bletës (më pak miza bletë) aq
më shumë shpenzon ushqim gjatë dimrit prapë më qëllim të ruajtjes së
temperaturës në zgjua. P.sh. një shoqëri e bletës që gjatë dimrit ka një kg
bletë, brenda një kohe përkatëse shpenzon një kg ushqim familja me dy
kg bletë nuk do të shpenzoj dy kg ushqim por vetëm 1.5kg ushqim. Nëse
dimri është mesatarisht i ftohtë shpenzimi i ushqimit gjatë dimrit është
mesatar.

Fig.3. Korniza me gjeneratë dhe mjaltë në formë harku

Përgaditja e bletëve për dimërim 5


Ne mendojmë se më qëllim të dimërimit sa më të mirë të shoqërisë
së bletës, rezervat e ushqimit të nevojshëm duhet të sillen nga 18-
25 kg mjaltë kualitativ, pra pa dekstrin dhe që nuk kristalizon shpejt
përndryshe rrezikojmë që shoqëria e bletës të na vdesë nga uria.

Rregullimi i brendisë së zgjoit për dimërim- pë t`u ndihmuar bletëve


që të përgaditen sa më mirë për dimërim, në rend të parë duhet t`u
rregullohet brendësia e zgjojeve. Kjo ka për qëllim që gjatë stinës së ftohtë
bletët të mos jenë të detyruara të lëvizin për të arritur deri te ushqimi.
Ka raste kur thuhet me habi: “Bleta kishte vdekur, kurse në zgjua kishte
mbetur një sasi e madhe e ushqimit e pashfrytëzuar, sa për t`u kaluar
edhe një dimër”. Kështu ka ndodhur për shkak se ushqimi ka qenë larg
tufës së bletëve, kurse nga të ftohtit tufa nuk ka mundur të transeferohet
deri te rezervat e ushqimit në zgjua.

Fig.4 Skema për rregullimin e rezervave të ushqimit për dimërim.

Të theksojmë edhe këtë, përveq rezervave të ushqimit në mjaltë,


bletët duhet të kenë edhe rezerva të bukës së bletës. Pa bukë blete, nuk
ka shtim të bletës gjatë kohës kur ato gjenden të mbyllura në zgjoje.
Buka e bletës përbëhet nga pjalmi i luleve i përzier me mjaltë dhe i kon-
servuar në qelizat e hojeve.

6 Përgaditja e bletëve për dimërim


Në mesin e zgjoit vendosen kornizat me hoje, të cilat janë të mbushu-
ra me mjaltë cilësorë deri në gjysmën e sipërme të tyre (e kanë formën
e harkut). Duke shkuar nga qendra e zgjoit në të dy anët në kornizat e
ardhshme, shkallë-shkallë, sasia e mjaltit në hoje vjen duke u rritur, siç
e tregon skica jonë.

Ndër kornizat e vendosura me mjaltë në zgjua, duhet të jenë edhe së


paku dy korniza me hoje në të cilat bletët kanë konservuar për dimër
bukë blete. Hojet e tepërta largohen nga zgjoi. Në zgjua vendoset një
kornizë e mbështjellë me gazetë, që shërben për thithjen e lagështisë
gjatë stinës së dimrit, kur bënë ftohtë. Pastaj vendoset dërrasa ndarëse.
Hapësira ndërmjet dërrasës ndarëse dhe murit të zgjoit mbushet me
material ngrohës (jastëk të mbudhur me otavë, gazeta të bëra duq ose
stiropor).

Me qëllim të sigurimit të ajrosjes sa më të mirë nëse dera e zgjoit


është e kthyer nga lindja, atëherë zgjoit i hiqet një kornizë në anën e
veriut ose nëse është zgjoi me derë nga jugu, atëherë hiqet korniza në
anën perëndimore të zgjoit.

Përgaditja e bletëve për dimërim 7


Figura 5. Bletore në dimër

Gjatë dimrit në bletore duhet të sigurohet qetësi e plotë. Bleta është


shumë e ndieshme dhe shumë lehtë shqetësohet, çka ndikon në tërë
shoqërinë, sepse si të ndahet nga tufa dimërore, nëse është shumë
ftohtë, një numër i madh i bletëve mund të ngriret. Qetësinë e bletëve
e prishë çdo gjë që sillet rreth ose mbi zgjua, qoftë edhe zogu e lëre më
maca, pula, qeni apo ndonjë shtazë tjetër. Në bletore mund të hyjë dhe të
lëvizë nëpër të vetëm bletari me kujdes të madh.

Nganjëherë ngjan që gjatë dimrit bie shumë borë dhe zgjojet që i kemi
në natyrë apo oborr të shtëpisë, t’i mbulojë bora. Bora e tillë është izolues
i shkëlqyeshëm i temperaturës, kështu që nuk bën dëm por vetëm dobi,
sepse i mbron bletët nga të ftohtit. Për këtë arsye bora nuk duhet të
pastrohen nga zgjojet, por vetëm mund ta heqim borën para derës së
zgjoit, sepse ekziston rreziku që në derë të formohet akulli, i cili e pengon
hyrjen e ajrit në zgjua.

8 Përgaditja e bletëve për dimërim

You might also like