You are on page 1of 19

KAPITULLI 5

KONCEPTE TË TOMOGRAFISË NUMERIKE

Objektivat:

Të njihemi me konceptet matematike dhe informatike të imazherisë mjekësore


që zbaton tomografinë. Planet e prerjes dhe projektimit, ndryshimi i sistemit
koordinativ, hapërsira e imazhit, Radonit dhe hapësira Furie, koncepte të
retroprojektimit dhe rindërtimit të imazhit, filtrat që përdoren dhe cilësia e
imazhit të rindërtuar

Parimet teorike të tomografisë numerike

Në ditët tona, tomografia përfaqësohet kryesisht nga teknika që jep drejtpërdrejt


imazhe prerjesh nga rindërtimi me ndihmën e kompjuterit duke u nisur nga
imazhet e projektimit. Cilado qoftë mënyra e
përdorur, imazheria tomografike ka për qëllim të
përftojë paraqitjen e prerjeve të organizmit në
rrafshe të ndryshme: prerje
tërthore/transversale, ballore/frontale dhe
shigjetore/sagitale (Fig).

Imazhet e para tomografike janë përftuar në


mënyrë të përafërt me ndihmën e dispozitivëve
Prerjet tërthore (T), radiologjikë duke përdorur marifete mekanike.

Ky lloj rindërtimi është themelor në


ballore (F) dhe shigjetore (S).
skanografi dhe në tomogamagrafi (SPECT dhe PET) që dallohen vetëm nga
mënyra e përftimit të imazheve të projektimit. Në këtë kapitull shpjegohen
parimet e përgjithshme të përbashkëta të tyre.

1
Transformimi i Radonit

i një imazhi analogjik.


Parimi i rindërtimit të një imazhi duke u nisur nga projeksionet e tij është fryt i
punimeve të J. Radonit të publikuara më 1917. Vënia në jetë e tyre mbeti
kryesisht teorike dhe e kufizuar në shembuj akademikë derisa kompjuterët bënë
të mundur kryerjen e llogaritjeve të shumta që kërkonte rindërtimi. Ne do të
përshkruajmë radhazi rastin e imazheve analogjike pastaj të imazheve numerike.

Transformimi i vazhduar i radonit i një imazhi analogjik

Le të shqyrtojmë (fig) një imazh analogjik katror me përmasa h = v, me vlerë


A(x,y) në pikën me koordinata (x,y) në një sistem koordinativ kënddrejtë OX, OY.
Ne duam të “projektojmë”, në një mënyrë që do ta saktësojmë më poshtë, këtë
imazh mbi një drejtëz Dθ që formon me OX këndin θ. Pozicioni i një pike çfarëdo
R të Dθ përcaktohet nga largësia e saj ρ nga origjina O. Duam që vlera numerike
e “projeksionit” në pikën R, që po e shënojmë  ( ) të pasqyrojë shumën e vlerave
të A(x,y) mbi drejtëzën Ë pingule me Dθ dhe që kalon nëpër R. Ky përfundim
merret me anën e integrimit për të gjitha pikat e Ë:

2
 ( ) =  A(x , y ).dl
( x ,y )W

ku dl paraqet gjatësinë e elementit të integrimit mbi Ë. Formula e mesiperme,


paraqet transformimin e vazhduar të Radonit që transformon funksionin e dy
variablave A(x,y) në një funksion të ri të dy variablave  ( ) . Funksioni  ( )
mund të paraqitet si një imazh dypërmasor që quhet sinogramë, me ρ si abshisë
dhe θ si ordinatë. Provohet që tërësia e transformimeve të Radonit të një imazhi
A(x,y), d.m.th. sinograma e tij, përmban që të gjitha të dhënat e nevojshme për
të rindërtuar A(x,y). Me fjalë të tjera, imazhi fillestar mund të rindërtohet
saktësisht, në rast se njihen të gjitha projeksionet e tij  ( ) , për çdo vlerë të θ
dhe ρ. Kjo provë mbështetet në teoremën e profilit qendror të transformimit

3
Furie. Përcaktimi i A(x,y) duke u nisur nga  ( ) , që quhet “problem invers”,
zakonisht bëhet me metodën e retroprojektimit të filtruar.

Retroprojektimi i filtruar i vazhduar

4
Retroprojektimi i një projeksioni të veçantë  ( ) , i lidhur me një drejtëz Dθ
përbën “shpërndarjen” mbi një imazh fillimisht të virgjër, të një vlere të barabartë

Retroprojektim në një drejtim Retroprojektim në tre drejtime

Retroprojektimi i vazhduar (shpërndarja).

me  ( ) për të gjitha pikat që projektohen mbi Dθ në pikën R të përcaktuar nga



OR =  (fig). Në rast se shpërndajmë  për të gjitha vlerat e θ të përfshira
ndërmjet 0 dhe 2π, ku çdo retroprojeksion ndërhyn me një peshë pambarimisht
të vogël dθ, përftohet një imazh B(x,y) që quhet imazh i retroprojektimit, i cili
riprodhon aspektet kryesore të imazhit fillestar A(x,y) të ndryshuara nga një
turbullirë/flu e konsiderueshme e cila gomon konturet (fig). Provohet që B(x,y)
është transformimi i imazhit fillestar A(x,y) me anën e konvolucionit nga një
funksion i dispersionit pikësor i trajtës 1/r, ku r paraqet largësinë nga origjina
e koordinata ve (fig). Duke përdorur shënimet e shpjeguara në faqen 42 dhe me
r = u 2 + v2 :

B(x , y ) = A(x , y )  (1 / r ) =  A(x − u , y − v ).


1
.du.dv
D
u + v2
2

5
Rretroprojektimi bën të mundur pra të rindërtohet, duke shfrytëzuar
projeksionet, imazhi B(x,y) “i afërt” me A(x,y). Në mënyrë që riprodhimi të jetë i
përsosur, duhet korrigjuar efekti i funksionit të dispersionit 1/r, dhe pra të
përmbyset efekti i konvolucionit  (1/r).

1/r

Funksion i dispersionit të retroprojektimit.

Ky korrigjim realizohet nga veprimi i kundërt/ invers i konvolucionit, që


quhet “dekonvolucion”. Parimi mbështetet në përdorimin e transformimit Furie
të imazheve A, B dhe të funksionit 1/r. Lidhur me transformimin Furie të një
imazhi po mjaftohemi duke thënë thjesht që ky veprim, i kthyeshëm,
transformon një imazh A(x,y) në një funksion të dy variablave a dhe b që
shënohet F (A). Vlerat e F (A) në pikat afër origjinës pasqyrojnë
ndryshimet/variacionet e ngadalta (frekuenca të ulëta) të A(x,y), që i
korrespondojnë zonave relativisht të njëtrajtshme të imazhit. Në të kundërt,
vlerat në pika larg origjinës pasqyrojnë ndryshimet e shpejta (frekuenca të larta)
që i korrespondojnë imtësive dhe kufijve të objekteve. Transformimi Furie ka
përparësinë të transformojë konvolucionin në shumëzim të thjeshtë; pra me
transformimin Furie marrim:

F (B(x,y)) = F (A(x,y)) ×F (1/r)

Por transformimi Furie i 1/r është


F (1 / r ) = 1 / a 2 + b2 = 1 / d (ku d paraqet largësinë nga origjina në rrafshin a, b) pra:
F (B(x,y)) = F (A(x,y))/d ose: F (A(x,y)) = F (B(x,y)) × d

dhe duke zbatuar transformimin Furie invers F-1:

6
A(x,y) = F-1 (F(B(x,y)) × d)

Transformimi Furie jep kështu një mjet teorik


për të rindërtuar në mënyrë të përsosur A(x,y)
duke u nisur nga imazhi i retroprojektimit
B(x,y): mjafton të bëhet transformimi Furie i
B, të shumëzohet përfundimi pikë për pikë me
largësinë nga origjina d, pastaj të bëhet
transformimi Furie invers për të marrë A.
Meqë veprimi i shumëzimit me d realizon një
“filtrim” të B (që quhet “filtër rampë”), kjo
metodë quhet retroprojektim i filtruar (fig).

Imazh i retroprojektuar (pas retroprojektimit të


imazhit).

7
Filtrimi i pasuar nga retroprojektimi

Mund të provohet
që për të kryer
F (B(x, y )) d , mund
të procedohet në
F rendin e kundërt: të
kryhet për çdo vlerë
të θ transformimi
Imazhi i retroprojektuar Furie i  ( ) (i
konsideruar si
funksion i ρ) që jep
një funksion Sθ(a),
të kryhet
shumëzimi me |a|
dhe të bëhet
F-1
shpërndarja e
funksioneve
Sθ(a).|a| në
Imazhi fillestar hapësirën e Furiesë
(a,b). Më pas
Rindërtimi me anën e retroprojektimit të filtruar, rasti i vazhduar.
mjafton të zbatohet
transformimi Furie
invers për të marrë A(x,y).

8
Këto përfundime teorike shërbejnë si bazë e rindërtimit numerik në imazherinë
mjekësore, që po paraqesim më poshtë.

9
Transformimi diskret i radonit i një imazhi numerik

Shqyrtojmë një imazh numerik I(l,c), katror me përmasa çifte L = C = N. Edhe në


këtë rast përcaktohet një “projeksion” i Radonit i ngjashëm me rastin e vazhduar.
Projeksioni mbi një drejtëz Dθ është një funksion diskret që merr N vlera:
 (1),  (2 ),... (N ) . Vlera  (i ) është marrë duke mbledhur vlerat e pikseleve që
i
kanë një ndërprerje jo boshe me një bandë/shirit që quhet B , pingul me Dθ dhe
me gjerësi Δ, të barabartë me brinjën e pikseleve (fig). Për secilin nga pikselet e
i
shqyrtuara, shuma ponderohet nga sipërfaqja e ndërprerjes së bandës B me
pikselin. Në rast se kjo sipërfaqe shënohet H (l ,c ) për pikselin (l,c), me një vlerë
i

i
zero në rast se pikseli është jashtë bandës B , transformimi i Radonit diskret
shkruhet:
N N
 (i ) =  I (l ,c ).Hi (l ,c )
l =1 c =1

Transformimi i Radonit i një imazhi numerik.

10
Në imazherinë tomografike numerike nuk mund të merren projeksionet  (i ) për
një vleftë të çfarëdoshme të θ, por vetëm për një numër të fundmë T të drejtimeve
të projektimeve θ1, θ2, ... θT : transformimi i Radonit nuk njihet plotësisht, por
vetëm në disa drejtime. Transformimi i Radonit më pas mund të përafrohet në
çdo pikë me anën e interpolimit, por përcaktimi i tij do të jetë gjithmonë e më

11
pak i saktë ndërkohë që largohemi nga origjina. Projeksionet  (i ) mund të

Imazh numerik 32 × 32 dhe sinograma e tij (16 projektime).

paraqiten në trajtën e një imazhi numerik me përmasa T × N, që quhet


sinogramë, me θ në ordinatë dhe i në abshisë (fig). Le të shqyrtojmë tani
problemin e kundërt/invers: si të përcaktojmë imazhin numerik I(l,c) duke
njohur transformimin e Radonit diskret në një numër të fundmë drejtimesh,
d.m.th. duke njohur  (i ) ;   1 ...T ; i  1 ... N  . Ky problem mund të zgjidhet me
anën e retroprojektimit të filtruar diskret ose me një metodë algjebrike.

12
Metoda e zgjidhjes Iteraktive

• Përpunimi i projektimit të parë. Vlerat e pikselave projektohen ne drejtimet


perkatese
• Përpunimi i projeksionit të dytë. Diferenca midis vlerat te meparsshme dhe
vlerave llogaritura shpërndahen në mënyrë të barabartë në pikselat që
kontribuojnë në këtë projeksion si vlera korrigjuese.
• Përpunimi i projeksioneve vazhdon në të njëjtën mënyrë.

13
Retroprojektimi i filtruar diskret

Në këtë metodë të parë konsiderohet që transformimi i Radonit diskret është një


përafrim i transformimit të vazhduar dhe zbatohet një version diskret i
retroprojektimit të filtruar. Shpërndarja numerike e një projeksioni  (i ) sipas
një këndi të dhënë θ qëndron në shtimin, për çdo i  1...N  , në çdo piksel të
imazhit gjatë rindërtimit të një vlere të barabartë me prodhimin e  (i ) me
sipërfaqen e ndërprerjes së shiritit Biθ me këtë piksel.

Retroprojektimi diskret (16


projektime).

Realizohet pra shpërndarja për T projeksionet θ1, θ2, ... θT dhe merret një
imazh J(l,c) i afërt me I(l,c) por i degraduar nga një turbullirë e trajtës 1/r si në
rastin e vazhduar (fig.). Restaurimi i imazhit I(l,c) përdor një filtrim të J(l,c) që ka
për qëllim të eliminojë turbullirën. Si në rastin e vazhduar, ky filtrim përdor tri
etapa:

– transformim Furie diskret i J(l,c): K(a,b) = F (J(l,c)) ;

– shumëzim me filtrin rampë d = a + b : K (a ,b) = K (a ,b). a + b


2 2  2 2

– transformim Furie invers i përfundimit: I(l,c) # F-1 (K*(a,b)).

Llogaritja numerike e transformimit Furie diskret përdor algoritme të shpejta


(Fast Fourier Transform ose FFT që bën të mundur për shembull një llogaritje 32
herë më të shpejtë për një imazh 256 × 256) dhe eventualisht procesorë
informatikë të specializuar.

Zgjedhja e filtrit

14
Përdorimi i filtrit rampë d = a + b nuk jep përfundime të mira për shumë arsye:
2 2

rampa e përsosur duhej të ishte e pafundme, gjë që nuk mund të realizohet në


një kompjuter. Nga ana tjetër, një filtër që shumëzon vlerat në hapësirën e
Furiesë me largësinë nga origjina përforcon/amplifikon frekuencat e larta (që ,
siç e kemi përmendur, i korrespondojnë pikave larg origjinës) dhe përforcon
kështu të gjitha zhurmat. Në praktikë përdoret një filtër φ zgjedhja e të cilit
përbën një vështirësi për metodat tomografike mbasi nuk ekziston filtër i
përsosur, që të riprodhojë saktësisht rastin e vazhduar. Këto filtra janë të afërta
me një rampë për vlerat e vogla të d pastaj bëhen gradualisht zero për vlera të
madha të d, gjë që bën të mundur pakësimin e efektit të frekuencave të larta

Filtrat e rindërtimit dhe rezultati i tyre; në abshisë, largësia d nga qendra

në përqindje të largësisë së ndërprerjes, ndërsa në ordinatë φ(d).


(fig). Vlera e d mbi të cilën vlerat e filtrit merren të barabarta me 0 quhet vlerë e
ndërprerjes. Ajo korrespondon, në hapësirën Furie, me frekuencën maksimale
(frekuenca e ndërprerjes) që merret parasysh gjatë rindërtimit. Në rast se ulet
frekuenca e ndërprerjes, imazhi i përftuar është i lëmuar, më pak i prekur nga
zhurma, por kontrasti dhe kufijtë/konturet e objekteve të dukshme
mjegullohen/hijezohen.

15
Filtrimi i pasuar nga retroprojektimi

Si në rastin diskret është e mundur gjithashtu të merret transformimi Furie për


çdo projeksion diskret  (i ) , të shumëzohet me një filtër të përshtatshëm, të
bëhet shpërndarja e funksioneve të marra pastaj të merret transformimi invers i
përfundimit. Kjo metodë ka përparësinë që llogaritjet mund të bëhen gjatë kohës
së realizimit të projeksioneve. Në vend që të përdoret transformimi Furie, mundet
gjithashtu të praktikohet një filtrim i drejtpërdrejtë i projeksioneve me anën e
veprimit të konvolucionit.

Cilësia e imazhit të rindërtuar

Cilësia e imazhit të rindërtuar varet sigurisht nga detektori që përfton


projeksionet diskrete. Ajo varet gjithashtu nga numri i projeksioneve të
regjistruara/marra (për të rindërtuar në mënyrë të kënaqshme një imazh N × N,
teorikisht duhet të merren πN/2 projeksione). Përkeqësimi i cilësisë së
rindërtimit kur zvogëlohet numri i projeksioneve është ilustruar në fig. Saktësia
Imazhe të retroprojektuara

4 projektime 8 projektime 16 projektime 32 projektime

Imazhe të filtruara

4 projektime 8 projektime 16 projektime 32 projektime

Cilësia e rindërtimit sipas numrit të projektimeve: Imazhi fillestar është projektuar pastaj rindërtuar
me anën e retroprojektimit pastaj filtruar nga një filtër Hamming, për 4, 8, 16, dhe 32 projektime.
Për vizualizim është përdorur një korrespondencë gama = 0.7

e llogaritjeve dhe lloji i filtrit të përdorur janë gjithashtu elemente të


rëndësishme. Janë propozuar shumë algoritme të përmirësimit të rindërtimit të
thjeshtë që ne paraqitëm.

16
Përafrimi algjebrik

Në këtë metodë të dytë konsiderohet që ekuacioni ne paragrafin 10.5, paraqet


një varësi lineare ndërmjet N2 të panjohurave I(l,c). Teorikisht mund të llogariten
që të gjitha të panjohurat, dhe pra të përcaktohet me saktësi imazhi numerik
I(l,c), me kusht që të kemi po aq relacione të pavarura sa edhe të panjohura. Por
njihen T × N vlera të  (i ) , pra problemi ka teorikisht një zgjidhje në rast se T ×
N ≥ N2, ose T > N. Kjo mënyrë trajtimi ndeshet me faktin që numri i të
panjohurave të sistemit është tepër i madh (65 536 për një imazh 256 × 256) dhe
nuk mund të përdorë metodat klasike të zgjidhjes së ekuacioneve lineare,
prandaj kërkohet përdorimi i metodave iterative (që përsëriten shumë herë).
Parimi i metodave iterative qëndron në nisjen nga një imazh numerik a
priori (për shembull i njëtrajtshëm) dhe në llogaritjen e projeksioneve të tij në po
ato drejtime si gjatë përftimit real. Më pas krahasohen këto projeksione të
llogaritura (simuluara) me projeksionet e përftuara realisht dhe modifikohet
imazhi numerik në mënyrë që të zvogëlohet shmangia ndërmjet simulimit dhe

17
realitetit. Kjo procedurë përsëritet derisa ndryshimi ndërmjet projeksioneve të
simuluara dhe reale të jetë mjaft i vogël. Metodat iterative kërkojnë vëllim të
madh pune dhe kanë nevojë për kapacitete të fuqishme llogaritjeje. Ato kanë
përparësinë e rëndësishme që mund të marrin parasysh fare lehtë, gjatë
simulimit, që të gjitha veçoritë e mënyrës së përftimit (dobësimin, ndreqjet
gjeometrike, karakteristikat e detektorit). Duke pasur parasysh përparimin e
kapacitetit llogaritës të kompjuterëve, këto metoda kanë të ardhme të madhe.

Rindërtimi në drejtime të tjera prerjeje

Ne kemi përshkruar parimin e rindërtimit numerik të prerjeve tomografike


tërthore. Duke u nisur nga një seri prerjesh tërthore ngjitur me njëra-tjetrën,
artifica informatike bëjnë të mundur të paraqitet një prerje në një drejtim të
çfarëdoshëm të hapësirës. Për një prerje ballore për shembull, vendosen ngjitur
në një kolonë që të gjitha imazhet tërthore, për të përftuar një imazh të ri (fig)

Rindërtimi në drejtime të tjera prerjeje: Vijat homologe të imazheve


tomografike tërthore të një degëzimi vaskular janë rigrupuar

Cilësia e imazheve

Megjithë sukseset e mahnitshme të pamohueshme, imazheria tomografike


numerike ka disa kufij teorikë dhe praktikë:
– numri i projeksioneve dhe i pikave të përftuara është i kufizuar, gjë që dikton
një kufi teorik të rezolucionit hapësinor të imazheve që mund të përftohen;
– llogaritjet janë në themel të përafërta edhe sikur të bëhen me një saktësi të
konsiderueshme (gabimet e rrumbullakimit);
– spektri Furie është i kufizuar dhe përmban gabimet numerike të cungimit (që
shkakton lëkundje dhe dukuri vezullimi tek imazhi i rindërtuar);
18
– mungesat e vijimësisë së sinjalit (p.sh., në skanografi në rast protezash
metalike) nuk trajtohen në mënyrë të kënaqshme nga teknikat e filtrimit që
punojnë në një spektër të kufizuar frekuencash. Ato pasqyrohen në përftimin e
artefakteve që degradojnë në mënyrë të konsiderueshme imazhin e rindërtuar;
– kampionimi nuk është i njëtrajtshëm për shkak të dukurive të difuzionit dhe
të dobësimit të rrezeve X ose gama;
– lëvizjet e pacientit si rrjedhojë e qarkullimit të gjakut dhe frymëmarrjes nuk
janë të papërfillshme dhe përbëjnë burime artefaktesh;
– së fundi metodat e përdorura për përftimin e imazheve futin në mënyrë të
qenësishme zhurma të cilat pasqyrohen në mënyrë herë të parashikueshme dhe
herë të paparashikueshme tek imazhi përfundimtar.

19

You might also like