You are on page 1of 10

APENDICITI

AKUT
LINDA BUSHI
ERGESA SELMANI
VLERA RAMADANI
PERKUFIZIMI :

• Apendiciti është një inflamacion akut i apendiksit. Ende


nuk dihet me
saktësi se cili është funksioni i apendiksit, ndërsa ajo që
dimë është
se mund të jetojmë pa të, pa pasoja. Apendiciti është një
sëmundje e
zakonshme, e cila ndodh sidomos nga mosha 10 deri në
30 vjeç, por ka
raste edhe në moshën e vjetër.
Klinikisht, apendiciti paraqet një larmi të
madhe të formave dhe komplikacioneve të
frikshme që mund të shkaktojë, nëse nuk
trajtohet si duhet.
• Në përgjithësi bëhet fjalë për dy lloje apendicitesh, kronik dhe akut:
• – Apendiciti kronik karakterizohet nga një gjendje inflamatore e
apendiksit të zgjatur gjatë kohës që nuk mund të shërohet spontanisht.
Pra personat që vuajnë nga ky lloj apendiciti, kanë dhembje të lehta dhe
të rralla, nga koha në kohë, në pjesën e fundbarkut në anën e djathtë.
• – Apendiciti akut, nga vetë emri, është dhembja e menjëhershme dhe e
madhe e zorrës qorre. Kërkon ndërhyrje urgjente. Në vijim do të
ndalemi te simptomat e kësaj patologjie që prek si meshkujt ashtu edhe
femrat.
Dhembja e barkut

• Apendiciti akut karakterizohet nga një dhembje e fortë dhe e papritur në


fund të barkut në anën e djathtë të tij. Dhembja e barkut fillon rreth
kërthizës e pas disa orësh zhvendoset poshtë në krahun e djathtë.
Dhembja e barkut anash në të djathtë, me kalimin e orëve, bëhet më e
lokalizuar dhe më e fortë. Pacienti dëshiron të qëndrojë në qetësi,
mundësisht pa lëvizur.
Ethet

• Dhembjet e vazhdueshme të barkut ose parehatia e shkaktuar nga


apendiciti shoqërohet pothuajse gjithmonë me ethe të lehta. Në
përgjithësi, temperatura e trupit varion nga 37,2 deri në 38,2 gradë
Celsius; kur kjo i kalon 38,5 është e nevojshme që të shkohet në
urgjencë. Në këtë rast duhet ndërhyrë menjëherë, sepse në këtë pikë,
shpërthimi i apendicitit mund të jetë vdekjeprurës.
Humbja e oreksit ose anoreksia

• Kur një person ndien dhembjet e apendicitit, është e vështirë që të ketë


dëshirë të hajë. Humbja patologjike e oreksit dhe mungesa e ndjenjës
së urisë, vijnë për shkak të vuajtjeve në vazhdim.
Shqetësime në zorrën e trashë

• Apendiciti mund të shkaktojë shqetësime edhe në zorrën e trashë:


diarreja ose kapsllëku bashkohen me dhembjet e shumta të barkut. Në
përgjithësi, diarreja mund të provokohet shumë rrallë nga infeksionet
bakteriale. Kjo ndodh në 10% të rasteve. Ndërsa kapsllëku është
mbizotërues dhe lidhet me fryrjen e barkut, sepse nxjerrja e gazrave
rezulton e vështirë.
Cilat janë arsyet që shfaqen problemet e
apendicitit tek individë të ndryshëm?

• Arsyet janë të ndryshme. Shpeshherë është anatomike, një apendiks i


vendosur në një pozicion anatomikisht jo normal apo i gjatë në madhësi
ose me furnizim të keq vaskular. Gjithashtu prek ata persona të cilët nuk
mbajnë dietë të mirë, sidomos është vërejtur që kjo patologji është më
e shpeshtë tek ata persona që konsumojnë fara me levozhge.
Si duhet të silleni nëse keni këto simptoma

• Në prani të këtyre simptomave, dyshimi se mund të jeni me apendicit


është shumë i madh, megjithatë ju nuk duhet të alarmoheni. Shpesh
shqetësime të tilla të ngjashme ndodhin edhe në rastet e tjera të
çrregullimeve gastrointestinale. Diagnostikimi i apendicitit akut edhe sot
e kësaj dite nuk është i lehtë për t’u bërë, pavarësisht se kjo patologji
është shumë e përhapur te njerëzit. Ndaj drejtojuni mjekut specialist,
nëse ndieni dhembjet dhe vështirësitë e sipërpërmendura.
FALEMINDERIT PER
VEMENDJEN

You might also like