You are on page 1of 3

Lënda: Model-marrje/ Patrona

Mësimdhënisi : Laura Ukshini

Marrja e përmasave për gra


1. Gjoksi - përmasa merret duke filluar nga pika më e lartë e gjoksit duke mos lejuar që
metri të krijojë hark në pjesën e prapme.
2. Beli - përmasa merret duke kaluar metrin lirshëm përeth belit.

Pasi keni marrë përmasat e belit, lidhni një llastik rreth belit. Kjo bën të mundur marrjen e
përmasave vertikale në mënyrë të saktë.

3. Vithet ( Kukat)- përmasa merren në pjesën më të gjerë të vitheve duke u ulur afërsisht
21 cm nga vija e belit.
4. Gjërsia e kurrizit (Shpatullat)- uluni 15 cm nga rruaza e parë e qafës. Në këtë pikë
merrni përmasën nga njëra shpatull në tjetrën.
5. Gjërsia e kraharorit (Toraksi)- uluni 7cm nga gropa e qafës. Në këtë pikë merrni
përmasën.
6. Supi- përmasa merret duke u filluar nga qafa deri tek kocka e supit.
7. Perimetri i qafës- përmasa merret në bazën e qafës duke prekur edhe kockat e kraharorit.
8. Penca- është përmasë standarte.
9. Perimetri i krahut- krahu duhet të jetë i përkulur me dorë në bel.
10. Perimetri i dorës- përmasa merret duke e lënë metrin të lirshëm.
11. Nga qafa tek beli- përmasa merret duke u nisur nga rruaza e parë e qafës,duke u ulur deri
te llastiku i lidhur në bel.
12. Pjesa e përparme deri tek beli- përmasa merret duke u nisur nga mesi i supit, duke
kaluar mbi pikën më të lartë të gjoksit dhe duke u ulur deri te beli.
13. Thellësia e gavadurës- Është përmasë standarte.
14. Gjatësia e fundit- përmasa merret duke u nisur nga llastiku i lidhur në bel deri në
gjatësin e dëshiruar.
Shënim: Mateni gjatësin nga beli në dysheme në pjesën e përparme dhe të pasme për të
parë nëse trupi është i balancuar.
15. Nga beli tek vithet – përmasa merret nga llastiku i vendosur në bel deri tek vija e
vitheve.
16. Nga beli deri në dysheme- përmasa merret nga beli në dysheme.
17. Masa në karrike ( Gjiri) – personi duhet të ulet në karrike. Përmasa merret nga beli në
karrikë.
18. Gjatësia e mëngës- dora vendoset në bel në mënyrë që krahu të jetë i përkulur. Përmasa
merret duke u nisur nga kocka e supit, duke kaluar mbi bërryl deri te kyçi i dorës.

You might also like