You are on page 1of 1

TEMA 13

Konsiderata klinike dhe biologjike ne realizimin e regjistrimeve te raporteve ndernofullore


dhe transferimi i tyre ne artikulator:

Perberesit e sistemit dhembor jane te lidhura ngushte dhe mund te shihen si njesi funksionale. Ato
perbehen nga nofullat, dhembet, ATM, ligamentet lidhese, muskujt pertypes, gjuha, faqja, buzet dhe
inervimi motor dhe sensor.
Te pacientat pa dhembe mungojne nervat dhe ligamentet periodontal jane te humbura.

Gjate pertypjes, te folurit, frymemarrjes dhe shprehjeve te fytyres ndodhin levizje te ndryshme te
mandibulles, dhe keto duhet te riprodhohen saktesisht ne artikulator ne menyre qe okluzioni i
percaktuar ne instrument te jete i sakte edhe ne gojen e pac.

Percaktimi i permasave vertikale:


Dimenzioni vertikal percaktohet nga dhembet natyral, kur ata jane ne kontakt.
Te Pacientat pa dhembe dhe qe mbajne proteze, permasat vertikale percaktohen nga lartesia e dy
protezave kur dhembet e tyre jane ne kontakt.
Jane dy metoda per percaktimin e raporteve vertikale:
1. Metoda mekanike
2. Metoda fiziologjike

1. Metoda mekanike:
– Radiografia ne profil: perdoret shume pak
– Modelet e dhembeve ne okluzion: montohen modelet diagnistifikuese ne artikulator dhe
behet matja e dimensioneve vertikale
– matjet faciale: mund te perdoren aparate te ndryshme te cilet regjistrojne raportet e kokes me
incizivet qendror vertikalisht dhe anterior-posteriorisht. Metode tjeter eshte matja e
distances nga mjekrra deri te baza e hundes me ndihmen e kalibrit ose kompasit, para heqjes
se dhembeve.

2. Metoda fiziologjike:
Distanca interokluzale eshte distanca nga hapesira ndermjet dhembeve te siperm dhe te poshtem kur
mandibulla eshte ne pocizionin e qetesise fiziologjike (ajo varion 2-4mm e matur ne pozicionin e
premolareve te pare).
Per matjen e dimenzionit vertikal pacienti duhet te rri i qete, me trupin dhe koken pa mbeshtetje.
Pas vendosjes se shabllonave prej dylli pacienti gelltitet dhe e le nofullen te lire. Pacienti duhet ta
lejoj mjekun te ndaje buzet pa levizur nofullat apo buzet qe ta mate distancen interokluzale ne
regjion te premolareve. Ajo mund te matet me ndihmen e pikave me laps apo shiritave ngjites mbi
fytyre.
Nese distanca eshte me e madhe se 4mm ate here permasa vertikale e okluzionit eshte e vogel.
Nese distanca eshte me pas se 2mm, permasa vertikale e okluzionit eshte shume e madhe.
Shabllonat rregullohen derisa mjeku te jete i kenaqur me hapsiren ndermjete harqeve.

Testet e fonetikes per permasen vertikale perfshijne degjimin e te folurit, shqiptimin e tingujve dhe
vezhgimin e raporteve te dhembeve gjate te folurit.
Shqiptimi i Ç , s , dhe j qon dhemebet anterior te mbyllen se bashku.
Nese dhembet kerciten bashke gjate te folurit, permasa vertikale eshte shume e madhe.

You might also like